Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/26

Të martën në orën 9:00 në fshatin Gjurgjicë të Malishevës, pikërisht, në vendin dhe kohën, kur është planifikuar të përurohet pjesa tjetër e autostradës Vërmicë-Merdare, për nder të festës së 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ne ish-bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës e Naser Krasniqit, do të organizojmë protestë masive në shenjë pakënaqësie me rastin e arrestimit të bashkëluftëtarëve


Ish-luftëtarët e Brigadës 121 “Kumanova” kanë paralajmëruar protestë për të kundërshtuar paraburgimin e deputetit Fatmir Limaj dhe të tre bashkëluftëtarëve të tij pas kthimit të rastit “Kleçka” në rigjykim. Edhe Dega e Shoqatës së Veteranëve të Ushtrsië Çlirimtare të Kosovës në Malishevë nesër proteston kundër arrestimit të shokëve të luftës për rastin “Kleçka”.

“Të martën në orën 9:00 në fshatin Gjurgjicë të Malishevës, pikërisht, në vendin dhe kohën, kur është planifikuar të përurohet pjesa tjetër e autostradës Vërmicë-Merdare, për nder të festës së 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ne ish-bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës e Naser Krasniqit, do të organizojmë protestë masive në shenjë pakënaqësie me rastin e arrestimit të bashkëluftëtarëve”, thuhet në njoftim.

Ish-luftëtarët e Brigadës 121 “Kumanova” kanë reaguar me rastin e paraburgimit të deputetit Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarëve, duke e vlerësuar tinzarë dhe joligjorë vendimin e Gjykatës Supreme.

“Të shtunën në mënyrë mashtruese dhe duke u anashkaluar të gjitha procedurat ligjore, katër bashkëluftëtarëve tanë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh në orët e vona të mesnatës.

Ne, bashkëluftëtarët e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës dhe Naser Krasniqit jemi tepër të indinjuar me rastin në fjalë, ngaqë kemi të bëjmë me shkelje flagrante të drejtësisë, në veçanti të drejtave të njeriut, të cilët u futën brenda në mënyrën më mashtruese të mundshme. Bashkëluftëtarët tanë janë të pafajshëm, pafajësinë e tyre e ka vërtetuar gjykimi fer i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë në maj të këtij viti, me shpalljen e vendimit lirues nga të gjitha akuzat, kështu që asnjëherë nuk mund të pajtohemi me vendimin e Gjykatës Supreme që këtë rast ta kthejë në rigjykim.

Tendencat e vazhdueshme të prokurorit Salustro, që me çdo kusht bashkëluftëtarët tanë t’i fusë në burg, edhe pse argumentet kanë treguar të kundërtën në maj të këtij viti, mirëfilli dhe ashiqare shihet se kemi të bëjmë me ndërhyrjet politike në drejtësi”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Edhe Dega e Shoqatës së Veteranëve të Ushtrsië Çlirimtare të Kosovës në Malishevë nesër proteston kundër arrestimit të shokëve të luftës për rastin “Kleçka”.

“Protesta organizohet ne Malishevë prej orës 12:00 deri në orën 13:00. Me këtë rast njoftohen të gjithë veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve, si dhe nxënësit, studentët, punonjësit dhe qytetarët për pjesamrrje në protestën gjithëpopullore”, , njofton Këshilli Organizativ i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Malishevë.

Lipjani e shpall qytetar nderi shpetimtrain e Kosovës gjeneralin amerikan Wesley Clark




Gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili e udhëhoqi fushatën e NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë në vitin 1999, me një ceremoni zyrtare është shpallur të hënën qytetar nderi i Lipjanit. Gjenerali Clark është thënë se s’ka pasur tani mundësi të jetë fizikisht i pranishëm në ceremoninë e shpalljes, mirëpo ka premtuar se ai do të jetë në Lipjan për të pranuar dekoratën me fillimin e stinës së pranverës, më 2013. “Gjenerali Clark ka përcjellë falënderimin e tij për shpallje dhe ka premtuar se do të jetë në këtë sallë në pranverën e vitit që vjen për të pranuar pranuar dekoratwn”, ka njoftuar kryesuesi i KK-së, Lulzim Rrustemi.

Prof.dr.Jakup Krasniqi paraburgosjen e Fatmir Limajt e quan masakër të drejtësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një deklaratë për RTK duke komentuar vendimin për mbajtjen në paraburgim të ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt, lidhur me rastin ”Kleçka”, ka deklaruar se ky është një vendim i padrejtë dhe i motivuar politikisht. Ai madje e ka cilësuar këtë vendim si “masakër e drejtësisë” në Kosovë.

Ndërkaq zyrtarë të EULEX-it kanë zgjedhur që për rastin ”Kleçka” dhe vendimet e fundit të mos deklarohet përmes kamerës. Përmes një përgjigje me shkrim për RTK-në, ky mision ka mohuar që vendimet e komponentës së drejtësisë të ndikohen nga politika apo kushdo tjetër.

“Absolutisht jo. Ky ishte një vendim gjyqësor dhe siç kemi theksuar më parë, gjyqtarët dhe prokurorët janë plotësisht të pavarur në veprimet e tyre ndjekëse dhe gjykimet e bazuara në ligj. Ata veprojnë në parimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe gjyqësori nuk është i ndikuar nga ndonjë aktor politik lokal apo ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Sipas tyre, në vendimin e fundit kanë ndikuar rrethanat e reja pas rikthimit të rastit ”Kleçka” në rigjykim. Sipas EULEX-it, tani që dëshmitë e dëshmitarit X janë marrë si të pranueshme, gjykata konsideron rrezikun e ndikimit të të pandehurve në prova si dhe rrezikun që ata të largohen.

Ndërkohë vendimin e drejtësisë, avokatët mbrojtës e kanë cilësuar si një vendim që rrezikon pavarësinë e gjyqësorit dhe vetë sigurinë e qytetarëve. Shkalla e parë kishte vendosur pafajësinë e të gjithë të pandehurve në rastin ”Kleçka” në marsin e këtij viti. Pas kthimit të rastit në rigjykim, procesi gjyqësor për këtë rast penal pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

Kundër paraburgimit të Limajt dhe tre të tjerëve kanë reaguar edhe shoqatat e veteranëve të luftës së UÇK-së. Ata e kanë cilësuar këtë akt si të montuar dhe politik. Muharrem Xhemajli i kësaj shoqate i ka thënë RTK-së se EULEX-i përmes veprimeve të tilla po mundohet të mbulojë dështimet e veta.

Dr.Bajram Rexhepi pret zbardhjen e plotë të rastit të pasaportave



Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha sot se Ministria ka vënë gjithçka në dispozicion të hetuesve të EULEX-it për të zbardhur rastin e pasaportave.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka folur në një konferencë për shtyp rreth dyshimeve që zyrtarë të lartë të kësaj ministrie janë involvuar në rastin e pasaportave, për të cilin rast tashmë ka një të akuzuar. Rexhepi tha se është shprehur i gatshëm të bashkëpunoj me EULEX-in, për ndriçimin e rastit.

“’Unë i kam hap dyert si zbatues të ligjit ne së pari duhet të pastrojmë oborrin tonë. Në atë drejtim ne edhe po veprojmë kemi kërkuar nga EULEX-i , të hetojmë çdo individ që dyshohet, të kenë në dispozicion krejt dokumentacionin çka kërkojnë dhe pres me të drejtë që sa më shpejt të zbardhet ky rast dhe kush do qoftë që është i involvuar ta merr dënimin e merituar”,tha ministri Rexhepi.
Bajram Rexhepi<br />Ministër i Punëve të Brendshme
Ministri, Rexhepi tha se kishte tërhequr vërejtjen te të punësuarit në ministri që çdo njëri të përmbush në mënyrë korrekte detyrën e tij, megjithatë disa gjëra nuk kanë shkuar si duhet tha ai.

“Disa gjëra gradualisht po zënë vend megjithatë këto janë çështje të hetimeve. Në momentin kur ka fitua kompania edhe një herë e ceku që kam thënë e kanë fitua në bazë të ofertës më të mirë dhe mos të tentojnë dikë me korruptua për arsye se do të jeni viktimë. Pra ja kam tërheqë vërejtjen megjithatë disa gjëra kanë dalë”, tha Rexhepi.

Rexhepi tha se shkarkimi i këshilltarit të tij nuk lidhet me rastin e pasaportave, ndërsa ka falënderuar Policinë e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndryshe, në konferencë u bë e ditur se Policia e Kosovës gjatë një aksioni në Pejë, konfiskoi 35 kg substancë narkotike të llojit marihuanë dhe arrestoi dy persona, ndërkaq për krime kibernetike po ashtu janë arrestuar dy persona në Prishtinë.

Mos komentoni veprimet e EULEX-it për rastin “Kleçka”

1



Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar nëpërmjet një deklarate thekson se e kupton ndjeshmërinë dhe emocionet lidhur me rastin e fundit të EULEX-it. Megjithatë, ai po ashtu dëshiron të theksojë se politikanët dhe institucionet politike duhet, për çështje parimore, t’u shmangen komentimeve për rastet që vazhdojnë.

Parim themelor i çdo shoqërie moderne, demokratike, sipas tij, është mosndërhyrja në proces gjyqësor. Ai ka thënë se gjykatësit veprojnë në mënyrë të pavarur, prokurorët veprojnë në mënyrë autonome, dhe të akuzuarit janë të pafajshëm derisa të dëshmohet fajësia e tyre. Vendimet e prokurorëve dhe gjykatësve të EULEX-it kurrë nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë të motivuara politikisht.

”Ne të gjithë e dimë se në mënyrë që Kosova të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së, sundimi i ligjit duhet të forcohet dhe të respektohet. BE-ja bashkë me të gjitha instrumentet e saj, përfshirë EULEX-in, është këtu për të ndihmuar. Unë e mbështes plotësisht EULEX-in në misionin e tij. EULEX-i dhe stafi i tij po ashtu mbështeten plotësisht edhe nga të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë Zhogar.



2.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka paralajmëruar kushte të reja për rrugën e vendit të tij drejt Bashkimit Evropian.

I pyetur nga mediat serbe nëse kushtet që pret kanë të bëjnë me Kosovën, ai është përgjigjur pozitivisht, ndonëse nuk ka dhënë detaje.

“Kur bëhet fjalë për negociatat me Prishtinën, përfitimi ynë do të ishte që Kosova të mbetet tërësisht në përbërje të Serbisë dhe unë të jem president në Prishtinë. Kosova nuk mund t’i merret kurrë Serbisë”, ka thënë Nikolliq.

Sipas tij, Serbia është shtet i rregulluar dhe e gatshme të bëhet pjesë e BE-së.

Bashkimi Evropian nuk i ka dhënë Serbisë datën e negociatave për anëtarësim, duke i vënë si kusht kryesor normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, kanë mbajtur dy raunde bisedimesh në Bruksel, nën praninë e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.


3.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se “mirëpret vendimin e EULEX-it që, nën dyshimet për krime lufte, të arrestojë Fatmir Limajn”.

“Kërkojmë që të gjithë personat e akuzuar për krime lufte, të sillen para drejtësisë. Kujtojmë se për drejtësi presin mbi 1,000 serbë dhe joshqiptarë të tjerë të vrarë nga viti 1999 e deri më sot”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Të shtunën, gjykata Supreme e Kosovës i ka caktuar deputetit dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Masa e paraburgimit për Limajn dhe tre të tjerë të akuzuar, Naser Krasniqi, Nexhimi Krasniqi dhe Naser Shala, ka të bëjë me rastin e njohur si “Kleçka”, që ndërlidhet me akuzat për krime lufte.

Limaj dhe të tjerët janë shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ka qenë EULEX-i më pas që ka kërkuar rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme.

Rihapjen e procesit, EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”.

Bashkimi me familjen europiane qëllimi i Shtetit shqiptar


100 vjetori, Tirana nis festimet me përurimin e mozaikut të flamurit
Në kuadër të këtyre festimeve policia ka marrë një sërë masash, ku nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në segmentet rrugore, sheshet, si dhe në afërsi të objekteve, ku do të zhvillohen aktivitetet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Lulzim Basha: Bashkimi me familjen europiane qëllimi ynëI lartë aq sa muajt bëjnë një shekull, i punuar me gurë natyral të mbledhur në vendet e betejave më të përgjakshme nga artisti Gëzim Hidri, mozaiku i vendosur po në të njëjtin vend, ku në 26 nëntorin e 1912 Refik Toptani ngriti flamurin në Tirane përurohet pikërisht për të përkujtuar këtë datë.
Në fjalën tij gjatë përurimit kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha duke kujtuar me mirënjohje firmëtarët e Pavarësisë së Tiranës tha se qëllimi ynë është bashkimi me familjen evropiane. Në praninë e familjeve autoktone Basha tha se pa kontributin e të cilëve Tirana nuk do të ishte sot qyteti që rrezaton shpresë dhe besim anë e mbanë kombit.
Aktivitetet e nisura në këtë ditë të shënuar kanë vijuar në rrugën “Murat Toptani” me panairin “Blej produkte shqiptare”
Programi i aktiviteteve 26 – 28 11. 2012

Data 26 nëntor 2012 


10:00 – Nisja në shesh e Tortës së Pavarësisë (Shkallët TKOB)

11:00 – Ngritja e flamurit në Tiranë 100 vjet më parë – Inaugurimi i mozaikut të flamurit

11:30 Nisja e Panairit “Blej produkte shqiptare” (rruga “Murat Toptani”)

11:30 – Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana” (Vendndodhja: trotuari përpara GKA)

12:00 – Koncert me grupe rok (Vendndodhja: rruga “Murat Toptani”) (gjithë ditën)

17:00 – Ceremonia e inaugurimit të shqiponjës/sheshit (Vendndodhja: Rreth-rrotullimi i Doganës)

18:30 – Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceçato (Vendndodhja: TKOB)

20:00 – Koncert me këngë patriotike me këngëtarë e grupe rep (Vendndodhja: rruga “Murat Toptani”)


Data 27 nëntor 2012 

10:00 – Vazhdon Panairi “Blej produkte shqiptare”

10:00 – Vazhdon përgatitja e tortës

10:00 – Koncert me këngëtarë të rinj (rruga “Murat Toptani”)

11:00 – Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)

15:00 – Ceremonia e përurimit të shtatores së heroit Adem

Jashari (Vendndodhja: Rruga e Durrësit)

20:00 – Koncert me grupe roku me këngë patriotike (Rruga “Murat Toptani”)


Data 28 Nëntor 2012 

Festimet në Tiranë nga ora 10:00 – 14:00 SHESHI “SKËNDERBEJ”

Ceremonia e prerjes së tortës (Vendndodhja: TKOB)

Hedhja e parashutistëve me Flamurin Kombëtar RRUGA “MURAT TOPTANI”

Panairi “Blej produkte shqiptare”

Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore

Ekspozita “100 vjet Tirana” – trotuari i GKA

LULISHTJA TE PARKU “RINIA” (TE SHATËRVANI) – KËNDI I FËMIJËVE

Telajo për pikturën me temë “100 vjet pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)
Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, Shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj.)
Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)

Animatorë (lojëra, pikturime në fytyrë, tullumbace)

Foto point me personazhe të Pavarësisë

LULISHTJA “TRE VËLLEZËRIT FRASHËRI”

Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, Shkolla
e Baletit)

URA TE RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”

Performancë e Cirkut

RR. “ISMAIL QEMALI” (PEDONALE)

Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla

muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit

PERGJATE BULEVARDIT “DESHMORET E KOMBIT”

Photo point me personazhe historike

Rreth 100 animatorë të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnë
Policia e Tiranës përmes një deklarate për mediat ka informuar për segmentët dhe ndalim-parkimin e automjeteve në datën 28 nëntor në kryeqytet,datë kur do të kulmojnë edhe festimet për 100 vjetorin.

Bllokimet e segmenteve rrugore dhe ndalim parkimi për datën 28 Nëntor 2012
• Nuk do lejohet parkimi dhe levizja automjeteve nga sheshi “Rilindja” deri tek sheshi “Skenderbej”

• Do bëhet bllokimi e levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve ne segmentin rrugor te rruges “Bardhok Biba”.

• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i tyre ne segmentin rrugor te rruges “Urani Pano”.

• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve ne segmentin rrogor nga kryqezimi i rruges “Barrikada” me rrugen “Dibres”, deri tek sheshi “Skenderbej”.

• Do behet bllokimi e levizjes se mjeteve ne segmentin rrogor nga Kryqezimi i rruges “Luigj Gurakuqi” me rrugen e Barrikadave (tek kryqezimi i 9-katsheve), deri tek sheshi “Skenderbej”.

• Do bllokohet levizja e mjeteve ne segmentin rrugor Kryqezimi i Bulevardit “Zogu i Pare” me rrugen ‘Fortuzi” deri tek sheshi “Skenderbej”.

• Bllokohet segmenti rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit’ me Minsitrisne e Mbrojtjes deri tek sheshi “Skenderbej”.

• Bllokohet sekmenti rrugor nga kryqezimi i rruges se “Kavajes” me rrugen “Kont Urani” deri tek sheshi “Skenderbej”.

• Do kete kufizime te levizjes se mjeteve pergjate Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, Photo point me personazhe historike dhe rreth 100 animatore te veshur me veshje popullore e personazhe te lidhura me festen te cilet do te organizojne lojra dhe shperndajne flamur.
Nga ora 18.00 deri ne 22.00 do behet bllokimi i levizjes se mjeteve dhe nuk do lejohet parkimi i mjeteve ne segmentin rrugor nga kryqezimi i Bulevardit “Deshmoret e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek sheshi “Nene Tereza” (per koncertin permbylles ne sheshin “Nene Tereza).

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vizituar sot Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz dhe ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.




Me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi tha se zhvillimet e fundshekullit të kaluar në Kosovë, janë rezultat i përpjekjeve 100-vjeçare të gjeneratave të ndryshme, sukses ky i sublimuar falë formimit të lëvizjes kulmore ushtarake çlirimtare të popullit shqiptar, të udhëhequr nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari.

Kryeparlamentari Krasniqi bëri homazhe në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari”


Kryetari Krasniqi tha se i gjithë kombi shqiptar, e në mënyrë të veçantë pjesa e shqiptarëve të Kosovës, po e feston 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, edhe falë kësaj sakrifice të madhe që është bërë në këto troje, për lirinë e të gjithë shqiptarëve të kësaj hapësire, e jo vetëm të saj. Prandaj, shtoi Krasniqi, kjo është një ngjarje që na bën të ndihemi krenarë për lavdinë e brezave.
"Vijmë këtu për t'i nderuar, për t'i kujtuar dhe për t'i falënderuar ata që na mundësuan që 100-vjetorin e pavarësisë ta festojmë të lirë, të pavarur dhe sovran në trojet tona", u shpreh kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Pas homazheve, kryetari Krasniqi vizitoi edhe familjen Jashari, ku u prit nga kryefamiljari i saj, Rifat Jashari.
Kryetari i Kuvendit, gjithashtu, mori pjesë edhe në manifestimin që u organizua me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...