Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/29

S’ka përgjime të prokurorëve as gjyqtarëve



Kush bashkëpunon me mediet nga sektori i drejtësisë, qoftë ai prokuror apo gjykatës, i përgjohet telefoni. Kështu u raportua ditë më parë në mediat e shkruara në vend. Madje u tha se për këtë është nxjerr edhe një vendim me të cilin u ndalohet prokurorëve dhe gjyqtarëve që të bashkëpunojnë me mediat edhe dhjetë vite pasi ta lënë detyrën.
Këto shkrime kanë ngjallur frikë të burimet e informacionit. Por, një informatë e tillë del të jetë jo e vërtetë. S’ka përgjime të prokurorëve as gjyqtarëve.

Indeksonline ka kontaktuar me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe me Prokuroritë e vendit, të cilët kanë mbetur të habitur me një artikull që është publikuar në njërën prej të përditshmeve tona.
Aishe Qorraj – Berisha, zëdhënëse e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka deklaruar për Indeksonline se Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk ka lëshuar asnjë urdhër për askënd dhe se nuk ka fare dijeni për përgjime të tilla.
Po ashtu, prokurori i shtetit nuk ka informatë se është kryer ndonjë përgjim i paligjshëm pa urdhër të prokurorit apo gjykatës.
Liridonë Kozmaqi- Hajdaraj, zëdhënëse e Prokurorisë së Kosovës, ka deklaruar se, Prokuroria nuk autorizon dhe as nuk e bën përgjimin e telefonave.
“Prokurorët e Shtetit nuk kanë dhënë asnjë urdhër për përgjimin e ndonjë zyrtari të sistemit prokurorial apo sistemit gjyqësor që ka bashkëpunuar me mediat”, ka deklaruar ajo.
Përgjimin e telefonit, masë kjo e fshehte teknike e hetimit dhe vëzhgimit, një prokuror i shtetit mund ta urdhëroj vetëm në raste të ngutshme, kur pritja e urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake do të rrezikonte sigurinë e hetimeve ose jetën dhe sigurinë e të dëmtuarit, dëshmitarit, informatorit ose anëtarëve të familjes së tyre.
“Urdhrin e përgjimit të telefonit e lëshon vetëm gjyqtari i procedurës paraprake në kërkesë të prokurorit. Asnjë prokuror i shtetit nuk ka paraqitur kërkesë për përgjimin e telefonit të ndonjë zyrtari të sistemit prokurorial e as gjyqësor sepse ai bashkëpunon me mediat”, ka thënë Kozmaqi- Hajdaraj.
Nga dita e publikimit të një artikulli i thirrur në burime anonime, gazetarët po e kanë më të vështirë të arrijnë deri të informata.

EULEX: Përgjimet e telefonatave i bëmë ne

“Jakupovski”, “Zagarët” e Malishevës dhe Droja për Humbje Kontrolli (video)

Misioni Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) konfirmoi se përgjimet telefonike të kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së, nuk janë të montuara.

Misioni i EULEX-it tha për Gazetën Jeta në Kosovë se këto biseda telefonike të publikuara në internet, kanë të bëjnë me një proces gjyqësor që ende është duke vazhduar.

Por Zyra për Media e EULEX-it në përgjigjen zyrtare për Gazetën Jeta në Kosovë nuk tregon se kush është personi, personat apo çështja në të cilën prokuroria e këtij misioni është duke hetuar.

"Rrjedhja e materialit konfidencial është një çështje serioze dhe një shkelje serioze e besimit që lidhet me procedurat e një rasti gjyqësor që është në vazhdim”, tha EULEX-i.
EULEX: S’janë të montuara, i bëmë ne
Pas dhjetë orësh, të enjten ata mundën të japin përgjigje në lidhje me këto përgjime të publikuara në internet.

“Siç kërkohet proceduralisht, materiali në lidhje me këto procedime ishte dorëzuar nga Prokuroria e EULEX-it tek ekipi mbrojtjes dhe në gjykatë”.

Në këtë mënyrë, EULEX-i konfirmon se këto përgjime nuk janë të montuara, por ato janë bërë nga ana e prokurorisë së tyre.

Zyra për media e EULEX-it tha se “materiali pastaj është shfaqur në sferën publike”.

“Nga ana e saj, Prokuroria e EULEX-it ka vepruar në mënyrë legale dhe korrekte, si dhe në bazë të ligjit”.

EULEX-i tha se “është për të ardhur keq që disa palë e kanë lëshuar në mënyrë të paligjshme këtë material për t’u parë nga publiku”.

Qeveria e Kosovës i ka quajtur të enjten përgjimet “të fabrikuara”.


Çitaku: Ky është shantazh - pushka top ju bëftë!

Pas rrjedhjes së disa ‘përgjimeve telefonit’ të zyrtarëve të lartë të PDK-së, ku përfshihet kryeministri Hashim Thaçi, shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci, ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe kryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku, vetëm ministrja Çitaku është deklaruar.
Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook se “vërtetësinë e ‘telefonatave të përgjuara’ do ta thotë gjyqi”.
“As nuk e kam ndërmend ta komentoj vërtetësinë e "telefonatave të përgjuara" . Por, ideja që beteja politike mund të shkojë aq larg sa të inskenohen situata të tilla me qëllime puro politike është e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.
“Ky është shantazhim. E shantazhet nuk i pranoj. Pushka top ju beftë. Po e di që dike kam me e dërgu në gjyq, po ende s’po di ke. Me vije keq vetëm për familjen dhe miqtë e mije, qe shkaku i pozitës sime, kanë pasur shumë kokëçarje sot”, ka përfunduar ministrja Çitaku.

Në Kosovë përgjohen 700-1.000 veta në muaj

“Jakupovski”, “Zagarët” e Malishevës dhe Droja për Humbje Kontrolli (video)

Në Kosovë nuk ka ende ligj për përgjimin e telefonave. Zgjerimi i kompetencave në disa resorë sigurie e drejtësie për të kërkuar përgjim i ka shndërruar masat e fshehta të përgjimit të telefonave në një industri të keqpërdorimeve. Shifrat e përgjimit janë enorme 700-1.000 persona përgjohen në muaj, përderisa 80 për qind e aktakuzave aktualisht ngriten mbi masën e përgjimit

Akoma pa u përmbyllur hetimet ku ishte përfshirë masa e fshehtë e përgjimit të telefonit, Skënder Gashi, ish- sekretar permanent i Ministrisë së Transportit, ishte njoftuar se po përgjohej. Rrëfimet e dala nga përgjimi në vitin 2011 kishin vërshuar ministrinë. Fjala ishte për një ndikim të tij të kalohej në provimin për patentë shofer një femër (F.G.) që thuhej se kishte afërsi me të.

Kjo bisedë ishte nxjerrë nga policia dhe nga punonjësit e PTK. Ndaj këtij personi nuk është ngritur aktakuzë. Gashi thotë se në rastin e tij të gjithë kanë abuzuar. Ligjërisht ai është dashur të thirret në gjykatë dhe në prani të tij të shkatërrohet materiali përgjues, e kjo nuk ka ndodhur.

Në Kosovë nuk ka akoma ligj që rregullon mirëfilli çështjen e përgjimit të bisedave telefonike dhe menaxhimi i materies së përgjimit nga përgjegjësit në rastet si ky tregon se paligjshmëria dhe abuzimi janë vënë në raporte mirëkuptimi.

Fati i bisedave telefonike në transkriptet e përgjimit

Përderisa përgjimi i Gashit figuron të jetë bërë me lejen e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, një tjetër komunikim telefonik i një zyrtari në këtë ministri pritet ta sqarojë një prokuror i EULEX-it. Kjo u përket hetimeve për rastin më të madh deri më tani të dyshimeve për korrupsion, ku supozohet të jenë keqpërdorur 80 milionë euro në Ministrinë e Transportit.

Në këtë proces hetimesh ndaj ish- ministrit Fatmir Limaj është prezantuar nga prokuroria një komunikim me sms që ka për kryepersonazh ish- shefin e kabinetit të tij, Endrit Shalën.

Burime nga prokuroria dhe shtylla e Krimit në polici kanë pohuar se adresa e këtij materiali është në Policinë e Kosovës. Ndërsa personi që dyshohet se ka gisht në nxjerrjen e këtij komunikimi, në materien e të cilit ka pasur ndryshim të dhënash, është një polic me emrin F. Rexha, në atë kohë polic i njësisë Anti Drogë.

Në gjykatë e prokurori nuk konfirmojnë të jetë dhënë leje për masën e përgjimit apo nxjerrje e komunikimeve në këtë rast. Ngjarja që pretendohej të përdorej si inkriminim i Shalës dhe shefit të tij Limaj në shkëmbimet e sms-ve në numrin e Shalës dhe një biznesmeni nga Gjilani F.Z., është janar-mars 2009. Rrëfimi që nis dhe përfundon me mesazhet origjinale ka vetëm një sms kontestues, një shifër prej 500 mijë eurosh që F.Z. përmendte për degën e Partisë Demokratike në Gjilan.

Materiali që sipas avokatit të Limajt, Tahir Rrecaj i kishte shkuar më herët Limajt kur ishte ministër dhe ishte zhdukur nga shtëpia e tij, ishte rigjetur në prokurori. Nga ky version del që biznesmeni F.Z. i thotë Shalës se ka mbetur i pakënaqur nga një darkë e krerëve të PDK -së që nuk e kishin ftuar atë.

“Shoq. unë i kam dhënë 5 mijë euro për partinë ti e din, i ke pa vetë e ata m... kanë thirrur të tjerë“. Ky ishte mesazhi që në versionin që posedon prokuroria kishte pësuar metamorfozën më inkriminuese duke u shndërruar nga 5 mijë në 500 mijë euro. Pasi materiali kishte rënë në dorë të Limajt, për t’ia dokumentuar shefit të tij se ishte i kurdisur, Shala kishte marrë nga PTK versionin origjinal të komunikimit të tij telefonik.

Ngjarjet në ministri po rrokulliseshin drejt paketave milionëshe ku dyshohet akoma se i ka abuzuar Limaj & Co. Ndërkohë që polici F.Rexha kishte lëshuar policinë për të marrë një punë në PTK, ku është edhe tani.

Ky ish polic ka një version tjetër, krejtësisht mohues. “Kjo është trillim. Kurrë askund nuk mund të ketë asnjë dëshmi se unë kam nxjerrë mesazhe aq më pak montu sms e biseda”, ka thënë Rexha. Por, as ai dhe as PTK nuk sqarojnë punësimin e tij në PTK sa çel e mbyll sytë.

Prokuroria që ka urdhëruar verifikimin e komunikimeve pritet të vendosë rreth tyre. Këtë verifikim e ka kërkuar edhe mbrojtja e Limajt. Rrecaj ka thënë se bëhet fjalë për një montim të porositur. “Është një dokument që është falsifikuar në polici me porosi të dikujt. Kemi kërkuar verifikimin e tij deri në Monaco dhe prokuroria duhet të nisë hetimet edhe mbi këtë“, ka thënë Rrecaj.

Personazhi i sms-ve Endrit Shala nuk ka dashur të komentojë këtë histori. Ai është përgjigjur shkurt se do të bëjë padi. Por, nuk ka sqaruar se ndaj kujt. Nga misioni për sundim të ligjit i BE-së nuk kanë folur nëse kjo do të pranohet si provë e as nëse ka pasur urdhëresë për përgjim apo nxjerrje telekomunikimesh.

As në Policinë e Kosovës nuk ka kanë dashur të flasin për sigurinë e përgjimit, përfshirjen e policëve në abuzim me materialin përgjues rrjedhimisht as për rastin e Rexhës. Një përgjigje e ardhur përmes zëdhënësit thotë se ”policia përgjon me lejen e gjykatës”.

Kur është pyetur për rastin e Rexhës ish shefi i Shtyllës së Krimit, Gazmend Hoxha, ka pohuar se ka dëgjuar për këtë dhe ka thënë se “me sa di ai (F.R.) nuk ka qenë në polici kur thuhet se ka ndodhë ai marifet”.

Kryeprokurori i Qarkut në Prishtinë Aleksandër Lumezi shfaq hapur brengën se segmenti që mund të abuzojë më shumë me përgjimin është policia. “Kemi pasur zyrtarë të policisë që kanë nxjerrë të dhënat. Disa kanë aktakuza. Mund të ketë edhe të tjerë. Një gjë dihet që jo gjithçka mund të jetë e sigurt”, thotë ai.

Lumezi madje thotë se çështja e përgjimeve nuk është diçka për t’u ndier rehat. “U them qytetarëve që kanë ankthin se gjithkush gjithkënd po e përgjon se kjo nuk ndodh. Megjithatë këtu thuhet se janë mbi 30 shërbime spiunazhi dhe çështja e përgjimit të paligjshëm nuk them që nuk mund të ndodhë“, thotë ai.

Në shumë raporte të organizatave të ndryshme është thënë se përgjime të paligjshme në Kosovë kanë bërë shërbime spiunimi si IHPSO që drejtohej nga Ramë Maraj i afërt me LDK, dhe nga SHIK-u i afërt me partinë në pushtet PDK. Por, deri më tani askush në Kosovë nuk e ka marrë mundimin të hetojë këto dy shërbime.

Lejet për përgjim, manteli ku fshihen parregullsitë

Shtegu tjetër i abuzimit është mundësia e keqinterpretimit apo fshehjes së të dhënave gjatë transkriptimit të bisedave të përgjimit. Ajo që është parë në disa leje të dhëna për përgjim është se gjykatësit mund të lajthiten nga policët hetues. Kjo sidomos kur kërkohet që bashkë me kërkesën për përgjim të një numri të mund të futen edhe numra të tjerë.

Një shembull të kësaj në gjykatë e kanë treguar në rastin e djegies së ndërtesës së shoqatës “Drenusha”, në Viti, ku 12 numra përnjëherë ishin kërkuar të përgjohen. Ndërsa Lumezi përmend përfshirjen e policëve në nxjerrje informacioni të përgjimit. Rastet si këto që përmend prokuroria për përfshirjen e policëve në nxjerrje informacioni gjithsesi kanë shtuar ankthin për sajim e komplote.

Ndonëse pjesëtarë të policisë kanë treguar raste kur gjatë bastisjeve në pista dyshimi u kanë gjetur të hetuarve kopjet e urdhëresave për përgjim që supozohet të jenë nxjerrë nga prokurorët.

Pavarësisht se Prokuroria, Gjykata e as policia nuk japin të dhëna, burimet brenda operatorëve telefonikë flasin se mesatarisht 700 deri 1.000 përgjime bëhen në muaj përmes 12 njësive të policisë.

Që me përgjime është tepruar e konfirmon kryetari i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë Hamdi Ibrahmi.

Pa dhënë shifra ai thotë se gjykata është vërshuar nga kërkesat për përgjime telefonash. “E them lirisht se ka shumë më shumë kërkesa se që duhet. U kam kërkuar gjykatësve të kenë kujdes me to. Kjo është kërkuar edhe nga Këshilli Gjyqësor. Mendoj se ka dozë të tepruar të përgjimeve”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka thënë se Prokuroria e di sa për qind e gjithë aktakuzave bëhen mbi masën e përgjimit. Këtë shifër nuk ka pranuar ta japë Prokuroria e Shtetit. Por, sipas monitorimeve të proceseve gjyqësore dhe raporteve të prokurorisë del se 80 për qind e aktakuzave ngriten përmes përgjimit.

Megjithatë kryeprokurori Lumezi që nuk jep shifrat nuk mendon se po teprohet me kërkesat për përgjime. Gjithashtu kreu i Gjykatës së Qarkut, Ibrahimi, thotë se është komplet e panjohur pjesa e lejeve për përgjim që lëshohen nga gjykatësit e EULEX-it. ”Ne nuk kemi qasje në këto vendime”, thotë Ibrahimi.

Përgjimi aktualisht rregullohet me Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale dhe bie në segmentet e policisë, gjykatës, prokurorisë, doganave dhe Agjencinë e Inteligjencës.

Kodi Penal, neni 257, parasheh përgjimin kur ekziston dyshim i bazuar se një ose më shumë persona kanë kryer ose kanë tentuar të kryejnë vepër penale e dënueshme me mbi katër vjet burgim. Kjo në rast se informacioni do të ndihmonte në hetimin e veprës penale dhe ai nuk do kishte mundësi të merrej me veprime të tjera hetimore.

Megjithatë gjykatësit që japin vendime për përgjim apo nxjerrje të sms-sve nuk janë në gjendje të kontrollojnë ligjshmërinë e procesit dhe as mbrojtjen e materialit nga keqpërdorimi.

Më tepër se kontrollin Gjykata e Prokuroria e kanë hallin tek dhomat e dëshmive në polici ku ruhet materia përgjuese. Këto janë kthinat ku skandalet e vjedhjeve të dëshmive janë bërë rutinë dhe nuk është zbardhur asgjë. Të vetmit rreth të cilëve mbeten dyshimet e hapura janë pjesëtarët e policisë. Pohimeve se policia është bërë pararojë e abuzimeve me provat nuk mund t’u bëhet argat më i mirë.

Ruzhdi Jashari, shef i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, rrëfen se përmes përgjimeve ndodh shkelja e të drejtave të njeriut për privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale. “Përgjimi mbetet një mënyrë tjetër abuzimi ku është e vështirë të mbikëqyret“, thotë Jashari.

Prokurorët e gjykatësit konfirmojnë se materialet e përgjimit shpesh dërgohen të pakrasitura nga bisedat intime. Por, një gjë nuk kanë mundur të konfirmojnë Prokuroria e as Gjykata. Asnjë person asnjëherë nuk është thirrur siç obligon ligji (neni 265 i KPP) që pasi të përfundojnë hetimet t’i tregohet se ka qenë i përgjuar për këtë apo atë rast për t’u shkatërruar në prezencë të tij materiali i nxjerrë nga përgjimi i telefonit. Këtë obligim ligjërisht nuk e ka vetëm AKI.

Abuzimi me masën e përgjimit, mjegullimi dhe shfrytëzimi shpesh në mënyrë gangsterioze i informatave hetuese kanë lënë shumë shteg për dyshime e pasiguri.

Tagri i dëshmive

Një hetues tjetër që gjithashtu ishte përgjuar rrëfen se nuk është thirrur kurrë nga organet e drejtësisë për t’u shkatërruar materiali i përgjimit. Ky hetues që nuk ka dashur të citohet me emër ka të deponuar një padi për një ish-punëtor të PTK-së me emrin Burim Doqi dhe dy ish kolegë të tij (policë të huaj) për nxjerrje të komunikimeve telefonike, e dënueshme sipas nenit 176 të KPK.

Prokuroria ende nuk ka dhënë vendim për këtë lëndë. Ndërsa PTK nuk ka dhënë përgjigje për rastin e Rexhës e as të Doqit.

Menduh Abazi, zëdhënës i PTK-së, ka pohuar se ka pasur disa raste dyshimesh në punëtorët që punojnë tek shërbimi i përgjimit të cilëve u është ndërruar vendi i punës. Kjo ka qenë stacioni i parë i dyshimeve për abuzim që nuk është shkuar më tej. “Derisa nuk ka prova apo veprime nga organet e gjyqësisë ne nuk kemi mundur të bëjmë më shumë”, arsyetohet Abazi.

Sipas KPP, urdhri për përgjim të shpejtë mund të bëhet nga prokurori në rastet kur koha deri te lëshimi i vendimit të gjykatës rrezikon hetimet ose jetët e njerëzve. Ky urdhër humb fuqinë nëse gjykatësi brenda 24 orëve nuk jep leje me shkrim.

Ligji për telekomunikimet, sipas prokurorisë, lë mangësi rreth procesit të përgjimit në tri dimensione ku shtrihet hetimi i telekomunikimit: përgjimi i telefonave, regjistrimi i thirrjeve telefonike dhe përgjimi përmes rrjetit kompjuterik.

Në këtë paqartësi aktualisht po gjendet operatori IPKO, i cili vazhdon të ketë fërkime me institucionet e sigurisë dhe gjyqësorit rreth rigjenerimit të sms-ve dhe qasjes në të dhëna. Ky operator nuk mundëson rigjenerim të sms më tepër se 6 muaj dhe kjo u lehtëson punë përdoruesve të numrave të saj të përfshirë në krim.

Zyrtarët e IPKO-s thonë se po kryejnë obligimet ligjore. Me këtë operator vetëm EULEX duket se e ka zgjedhur problemin rreth procedurave hetimore.

Ekrem Hoxha, shef i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, “nuk ka njohuri” nëse operatorët telefonikë në ofrimin e këtij shërbimi po bien ndesh me ligjin, duke treguar shpërfilljen e ART-së ndaj kësaj situate.

Operatorët e telefonisë mobile vazhdojnë të mbesin fushë e pakontrolluar. Askush-askujt nuk i ka kërkuar llogari për përmasën e shkeljeve dhe njerëzit që punojnë në segmentin e përgjimit, që shpesh nuk u bëhet kurrfarë verifikimi. Parlamenti, autoriteti që mund të formojë komision special për inspektim të kompanive, nuk i ka shkuar asnjëherë ndërmend për këtë.

Një draftligj mbi përgjimin tani ka filluar të punohet nga Zyra e Kryeministrit. Florin Krasniqi, që kryeson Komisionin parlamentar për mbikëqyrje të AKI, dhe Ahmet Isufi, që kryeson atë për Siguri Publike, po presin që ky ligj t’u ofrojë “mundësi më të mëdha” për ta kryer këtë obligim ligjor.

(Artikulli është mbështetur nga fondacioni danez për gazetari hulumtuese SCOOP. Përgjegjësinë për këtë shkrim e mbajnë autorët dhe SCOOP-i)

Përgjimet kush i bëri në Qeveri?

“Jakupovski”, “Zagarët” e Malishevës dhe Droja për Humbje Kontrolli (video)Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka rënë në një përgjim gjatë bisedave me shefin e grupit parlamentar të partisë së tij, Adem Grabovci. Thaçi gjatë bisedës kryetarin e kuvendit Jakup Krasniqi e quan “Jakupovski”, derisa heziton të shkojë në Malishevë për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e PDK-së nga frika se mos po “ia gjigav kush”. Në një e-mail, që u është dërguar medieve, janë përgjimet telefonike të regjistruara në audio, dëgjohen duke biseduar zyrtarët më të lartë të PDK-së, përfshirë edhe ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli.

Në një bisedë tjetër dëgjohet duke folur Vlora Çitaku me Grabovcin. Ajo thotë se sa të jetë Jakup Krasniqi do të jetë problem, ndërsa Grabovci i kërkon t’i punësojë dikë si praktikant në Ministrinë e saj.


    

Më “atraktivi” duket Sami Lushtaku, i cili të sharat nuk i heq nga goja. Ai e quan Krasniqin qen dhe e pyet Grabovcin se pse nuk po e shkarkon partia. Ndërkohë, Grabovci i raporton për çdo detaj Kadri Veselit.

Si u bënë këto përgjime. Nga kush janë të autorizuara ato. Këtë do ta mësoni gjerësisht në “Kohën Ditore” të së premtes.

Menjëherë pas bërjes publike të përgjimeve , ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila e ka dënuar këtë akt, duke e quajtur falsifikim dhe të paligjshëm, si dhe ka kërkuar ndriçimin me urgjencë të këtij akti skandaloz dhe kundërligjor.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër publikimin e përgjimeve të falsifikuara dhe joligjore të bisedave telefonike, të cilat gjoja janë bërë ndërmjet zyrtarëve të lartë institucional.

Qeveria kërkon me urgjencë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës dhe të EULEX-it ndriçimin e këtij akti skandaloz dhe kundërligjor.

Publikimi i përgjimeve të tilla të fabrikuara me qëllim të shantazhimit të personaliteteve institucionale dhe jetës së tyre private është vepër e kundërligjshme dhe e dënueshme. Për më tepër, veprimet e kësaj natyre janë përpjekje e drejtpërdrejt e mekanizmave të caktuar vendorë dhe disa ndërkombëtarëve për të shantazhuar dhe sabotuar bartësit institucionalë dhe funksionimin normal të institucioneve tona shtetërore”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Policia e Kosovës: Përgjimet nuk i bëmë ne

“Jakupovski”, “Zagarët” e Malishevës dhe Droja për Humbje Kontrolli (video)


Lidhur me publikimet e përgjimeve të bisedave telefonike kinse të zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilat janë publikuar në internet,ka reaguar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë këto incizime nuk janë realizuar nga Policia e Kosovës.

“Policia ka ndërmarre veprime të menjëhershme hetimore dhe në konsultim me prokurorin përkatës ka iniciuar hetimet nga njësitet e specializuara policore që merren me hetimin e rasteve të kësaj natyre. Bazuar në ligjet e Kosovës autoriteti i vetëm për dhënien e urdhrit për përgjime është gjyqtari i procedurës paraprake dhe të gjitha përgjimet e tjera joligjore dhe të falsifikuara konsiderohen veprime të kundërligjshme dhe për këtë PK-ja, do të ndërmerr veprime policore ndaj kryerësve të veprave të tilla penale”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës do të kërkon hetim nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës për videot e publikuara të kinse përgjimeve mes kryeministrit Hashim Thaçi, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit dhe ministres së Intgrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

"Publikimi i përgjimeve të tilla të fabrikuara me qëllim të shantazhimit të personaliteteve institucionale dhe jetës së tyre private është vepër e kundër- ligjshme dhe e denueshme. Për më tepër, veprimet e kësaj natyre janë përpjekje e drejtëpërdrejtë e mekanizmave të caktuar vendor dhe disa ndërkombëtarëve për të shantazhuar dhe sabotuar bartësit institutcional dhe funksionimin normal të institucioneve tona shtetërore" thuhet në reagimin e qeverisë.

Ndërkohë disa portale të papërgjegjshme në Kosovë kanë njoftuar se në kanalin e internetit Youtube janë postuar disa audio-incizime ku dëgjohen telefona të anëtarit të kryesisë së PDK-së si dhe shefit të grupit parlamentar të kësaj partie Adem Grabovci me disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie.

Emri i kanalit që i ka postuar është informatorikosova. Në postimin e parë dëgjohet një telefonatë me ministren për Integrime Vlora Çitakun ku i kërkohet asaj që t’ia kryej një favor duke i mundësuar një të afërmi të Grabovcit që të vijoj praktikën në këtë ministri.

Më pas janë edhe disa postime tjera ku Grabovci bisedon edhe me kryeministrin Hashim Thaçin, me ish shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin si dhe me kryetarin e komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

U vlerësua durimi i zotit Haradinaj dhe i bashkëluftëtarëve të tij

Haradinaj mbërrin në aeroportin e Prishtinës (video)

1.


Përkrahës të Liderit të AAK’së, Ramush Haradinajt, kanë dalë për ta pritur atë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Reporteri i ExpressOnline thotë se ata po vallëzojnë nën tingujt e tupanave dhe surleve.

Haradinaj u lirua sot në mëngjes nga Tribunali i Hagës, si i pafajshëm për akuzat për krime lufte.

Rreth orës 17: 15 – 18:00 pritet që aeroplani që bart liderin e AAK’së dhe dy bashkëluftëtarët e tij të aterojë në Aeroportin e Prishtinës.



2.


Këshilli Organizues për pritjen e Kryetarit të AAK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton të gjithë përfaqësuesit e medies dhe opinionin publik se Ramush Haradinaj pritet të arrijë në aeroport në ora 17:00, me një fluturim të veçantë nga Holanda.
Ramush Haradinaj mbërrin në shtëpi
Ramush Haradinaj tha përmes avokatit të tij Ben Emmerson se është "koha për pajtim" dhe se do të “garantojë të drejtat dhe pjesëmarrjen e plotë të serbëve në jetën politike të Kosovës".

Pas vendimit, Emmerson u tha gazetarëve se "Haradinaj do të udhëheqë qeverinë që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, çfarëdo gjuhe që flasin, pa marrë parasysh se prej nga vijnë dhe pavarësisht nga kombësia e tyre”.

"Është koha për pajtim", tha Haradinaj përmes avokatit të tij.
Siç njoftoi avokati, Haradinaj do të ballafaqohet ashpër, kudo, me korrupsionin në Kosovë.


3.


Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka arritur në Aeroportin e Prishtinës. Të pranishëm janë kryeministri Hashim Thaçi, nënkryetari i AAK-së Blerim Shala, ministri Agim Çeku si dhe zëvendës kryeministrat Behgjet Pacolli dhe Hajredin Kuçi.

Këtë rradhë e kryeson bashkëshortja e tij Anita Haradinaj me të cilën ai u përshendet më së pari.


4.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj tashmë ka mbërritur në shtëpinë e tij në lagjen "Arbëria" në Prishtinë ku është pritur nga familjarët dhe qytetarë të shumtë.
....

Mirë se erdhe në Kosovën e pavarur ish-kryeministër, kështu iu drejtua kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Sot për qytetarët e Kosovës, para së gjithash për z.Haradinaj si dhe për familjen e tij është nja lajm i gëzueshëm si dhe për luftën e drejtë.
U vlerësua durimi i zotit Haradinaj dhe i bashkëluftëtarëve të tij. Ky është plotësim i festës së 100 vjetorit. Në emrin tim personal, të qytetarëve të Kosovës, të gjithë miqve ndërkombëtarë iu dëshiroj punë të mbarë në jetën politike aktive. Jam i bindur se çdo familje ndan të njëjtin gëzim” ka thënë kryeministri Thaçi.

Ndërkohë, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë për mikpritjen.

“Falënderoj për mirëpritjen për mua dhe bashkëluftëtarët e mi. Drejtësia ka konfirmuar edhe një herë se rruga ka qenë e gjatë por e drejtë. Jam gëzuar për arritjet e jam mërzitur për sfidat dhe problemet që i ka pasur Kosova” ka thënë Haradinaj

4.


Emmerson: Del Ponte do të hetohet
E di se ka kohë që nuk ju kam folur, e kemi çka me i thonë njëri-tjetrit. Por, fjalët dua t’i kursej, e punët jo. Do të jem në punë tash e tutje. Zoti e bekoftë Kosovën, ka thënë Ramush Haradinaj, duke iu adresuar qytetarëve që festojnë lirinë e tij, në Sheshin “Nëna Tereze” në Prishtinë.
Avokati mbrojtës i Haradinajt, Ben Emmerson, nuk mundi ta marrë fjalën nga fishekzjarrët e ndezur në Shesh. Haradinaj u drejtohet sërish qytetarëve.
“Faleminderit shumë. E kam me mua një mik. Kur kam filluar procesin gjyqësor. Nuk i kuptoja procedurat. Më tha që në rrethana tjera kisha ecur pas teje, e tash ec ti pas meje. Unë kam ecur këto tetë vjet pas tij. Ai është Ben Emmerson”.
Emmerson tha se sot bëhen shtatë vjet qëkur ka ardhur për herë të parë në Kosovë.
“Gjatë kësaj beteje të vështirë e kam ndier veten si mik të Kosovës. Dhe nëse më lejoni e dëshironi, me dëshirë do të bëhesha qytetar nderi i Kosovës”, ka thënë ai.
“Sot në mëngjes bëra deklaratë në emër të Ramush Haradinajt. Në atë deklaratë i bëra thirrje Carla del Pontes që t’i kërkoj falje edhe Ramushit, edhe Kosovës. Por, ajo nuk kërkoi falje sot. Për mediat serbe në këtë thirrje ajo qeshi. Zonja del Ponte kjo nuk është qesharake. Nuk është shaka. Dhe, nëse kjo është përgjigja juaj e vetme kjo tregon se sa seriozisht e merrni përgjegjësinë tuaj në një gjykatë ndërkombëtare për krime të luftës”.
Meqë del Ponte nuk kërkoi falje, Emmerson thotë se tani kalojmë në fazën e dytë.
“Sot pasdite Sir Geoffrey Nice, prokuror në rastin e Milosevicit, e akuzoi për shkelje të rënda dhe gjykime të gabuara politike. Ai e ka akuzuar se ka injoruar këshillat e avokatëve të saj dhe se e ka kënaqur politikisht Beogradit. Dhe ai ka bërë thirrje që të zhvillohen hetime të pavarura për vendimet që ka marrë më 2004 dhe 2005, kur ka ngritur aktakuzë kundër Haradinajt. Pres që thirrja për hetime të mbështetet edhe një prokuror i lartë për krime lufte, sepse ata e kuptojnë profesionalizmin dhe drejtësia. E mbi të gjitha e kuptojnë integritetin”.

Avokati i haradinajt e mbështet këtë propozim për hetim ndaj sjelljes së Carla del Pontes.
“Por, unë shkoj më tej. Në bazë të përvojës në Tribunalin e Hagës ajo është emëruar të punojë për krimet e supozuara në Siri. Ajo nuk mund të punojë në këtë detyrë të re derisa të përfundojnë hetimet për këtë sjellje të keqe të saj. Meqë nuk është përgjigjur në kërkesën që të kërkojë falje, atëherë duhet të heq dorë nga Siria derisa të përfundojnë hetimet kundër saj. Dhe, nëse refuzon të largohet vullnetarisht, atëherë do t’i kërkoj Këshillit për të Drejtat e Njeriut që ta pezullojnë atë”.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj u është drejtuar qytetarëve të shumtë të cilët janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë duke falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Haradinaj deklaroi se ai do të punoj për ngritjen e qeverisjes, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

"E di që nuk jemi parë moti dhe kemi shumë çka të flasim, por unë si gjithmonë do të kursej fjalët por edhe jo punën" ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Fjalimi i Haradinajt është përcjellur gjatë nga duartrokitje, brohoritje dhe fishekzjarre nga qytetarët.

Ata kanë thirr emrin e tij në shenjë respekti dhe përkrahje.

LIBRI PA TITULL



Iljaz PROKSHI


LIBRI PA TITULL

I zhvendos dollapët e librave 
Të thyej vrazhdësinë si etikë
A s’është kjo gjëmë e të pafatëve

Vetëm pranë unit tim e mallkimit
Ndiej fëshfërimën e gjetheve nga era
Ç’më plas një gaz i zemëruar i trishtë

Para marrëzisë qyteti hesht as di përse
Ndanë pyllit të vetmisë shpëtoj e çuditem
Me të dalë duke dëgjuar fraza të rreme
Nga ata që shkruakan natën pakuptim 

Më infekton një hije para pasqyrës
Me zhurmë makabre s’hyhet në parajsë
As këmbë botës më kot nuk i sillem 

Kuarteve të zymta ëndërrojnë të zhdukurit
Me orë seç vendos e zhvendos fotot e tyre
Kurrë më të mos jem robër në flakë

Ç’më vjen të rihap të gjitha dritaret e botës

Në ballinën e fundit të librit një varg ta vë
Kujtoj se mbaroi botë e apokalipsit

I radhis sërish ato të pakta hieroglife
Pa ndonjë estetikë varros kotësinë e mohimit
Më paskëshin mashtruar engjëjt dhe ëndrrat

Apo mbase një muzë e përgjunjur do më vijë



QIELL I DASHURISË 

Në qoftë se më puth
do m’i fshish lotët kristal 
do e ndiej aromën e një princeshe 
mund te them se qenka "E shkruar" 
sepse gjithçka ndodh këtu 
veç dëborë sa nuk bie 
Unë shëtis rrugëve 
dhe një shi i bukur më lag 
shikoj orën 
akrepat kane kaluar 24-shin 
të vetmuar kemi mbetur
duke u larguar si tej reve
ku mua me mbulojnë kujtimet 
yjet dhe krahët e tu 
Por bota si gjithherë e gjerë 
mbetet shpesh pa fjalë 
si pa fjalë një erë fryn 
dhe shkund fletët e blirëve në qytet 
kërkoj dikush të më flasë 
një shpresë e çuditshme 
shpërthen si llavë 
tani i llaftaruar fshihem diku 
duke u munduar te vij tek ty 
e ti ik e ik si pa kokë a e di 
apo gjen strehë
në qiellin e dashurisë sonë blu 


SHËN VALENTINI I VETMUAR 
( Rinës) 

Si te therras moj Rine 
kuptohet s'di cfare te them 
mendova se ke ikur 
dhe me kot ia them sages sime 

S'do flas shume per Shen Valentinin 
per mua s'pat dite te tille 
sikur te dy e ndjenim veten te vetmuar 
si ne nje ishull te humbur 
ne detin e paane 

Karafili i djeshëm 
ka nisur te vyshket mbase 
ben nje te mire ndac moj engjell 
me duaj si une ty 
le te shpetojne buzet pa u ngrire 

I lene si nje beduine 
skaj botes ne ekzaltim 
i lenduar shpirterisht si Shen Valentini 
pres nje fjale 
oh nje fjale te kendshme 
qe te ma thuash 

Mbase tretesh ne mendime dhe ti 
e une rri i shqetesuar 
duke kenduar e dashur 

Kujtoj ata sy si deti 
e dua te lahem me permallim 
kujtoj shikimet e buzqeshura 
buzet tua dhe floket 
kujtoj hapat e tu te ngadalte 
ne kete qytet te cuditshem 

Oh nuk eshte cudi qe nje dite 
duke te puthur te digjem i teri 
e te falenderoj zotin 
qe te zbulova ne kete shekull

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...