2012-12-17

TRE EMRA SHQIPTARË QË NUK GJËNDEN ASKUND





RIZA LAHI
 
 TRE EMRA SHQIPTARË QË NUK GJËNDEN ASKUND
 
                                                        “E HIDHNIM N’ANMIKUN NËPËR GJI I QITIN”
                                                                                                              esse
 
Këtë varg te Mjedës  e njohim të gjithë. Nënat shqiptare, qësapo lindin bebet e tyre, krahas qumështit të gjirit, u mëkojnë fëmijëve edhe nga një pikëz, pak e nga pak, ithtësrë për armiqtë; ne shqiptarët njihemi proverbialisht si liridashës ; si popull që  nuk duron dhunën e të huajit dhe ky është tipar I mrekullueshëm I yni.
Mirëpo, krahas “hidhnimit “ për anmikun, krahas virtyteve të tjera të padiskutueshme,  nganjëherë nënat tona, nëpër gji…
   Para se të lindë fëmija, prindërit mendojnë edhe për emrin e fëmijës. Për emrin e asaj qënieje aq të dashur për prindërit…Këtu, tek emrat tanë do të ndalemi pak…tani.
  Ndër shqiptarët, ndeshen emra gjithfarësh. Një pjesë shprehin dëshirën e prindërve që fëmia e tyre të jetë i apo e bukur, sa t’i ngjajë një luleje, një shpendi apo insekti; të jetë i fortë, sa t’i ngjajë një kafshe të egër, të jetë aq imënçur e i ditur sa t’i ngjajë një personazhi apo një tjetri, një paraardhësi të shquar apo një kryetrimi të njohur.
Sidomos mes kosovarëve prej kohësh bëhet një përzgjedhje sh e vecantë e emrave të fëmijëve. Sapo u pat kthyer nga një turne në Kosovën e para ’90 Adelina Mamaqi, kur…u mbush Koosva me emra bebesh Adelina. Atje gjejmë emra visesh nga Shqiëpëria, lumejsh e qytetesh, deri edhe kombiunacione si “Getoar”.
Nga ana tjetër, jo rrallë ndeshim edhe emra që u vihen fëmijëve pa iu ditur kuptimi, mjafton që të tingëllojnë ëmbël dhe bukur.
Në zona të caktuar shqiptare , zakonisht zona fshatare të njohura për pragmatizëm shumë të kualifikuar e të suksesshëm për mjaft dhelpërorë të huaj , janë ndeshur edhe emra si “Tito”, “Lenin”, “Stalin”, “Molotov”, “Vishinski”…deri edhe emra japonezë apo kinëzë. Tregojnë, psh, se kur Nazifi vdiq, nëna, ndërsa qante mbi kufomën e të birit, sa pa dy shokë të të ndjerit që qenë afruar, vazhdoi kështu : “O Lenin, o Stalin, shokët e Nazifit tim”… Janë vënë re jo pak raste që, me ndryshimin e konjukturave, njerëzit kanë ndryshuar emrat; si në Greqi, psh. “ Nikos baglas” e kam emrin , i tha në Greqi një punëdhënësi shkodrani AL, i cili,ishte e pamundur të gjente punë si shokt e tjerë prej emrit të një shënjti mysliman, që kishte.
    Ndër shqiptarët është vënë emri “Et’hem”, “Mahmut”, por homologë të këtyre emrave,përkatësisht “Kalë” ,”Elefant”, nuk shihet të jetë përdorur. Po ashtu, jo vetëm që nuk gjënden emrat shqiptarë homologë, por, me siguri nuk ua kanë ditur kuptimin emrave “Hajdar” apo “Dylber”baballarët dhe nënat shqiptare, pa ua kanë vënë pa ngurrim fëmijëve të tyre edhe kësi emrash të trashëguar.
Shqiptarët edhe mund ta kenë përdorur të sharën “Edepsëz”, por homologia e saj, “Bythpalarë” nuk gjindet tek ata, sikurse edhe fjala e sakte shqipe “kurvë” apo “prostitutë”. Nqs flasim për shoqata homoseksualësh që janë bërë aq të fuqishme sot në Evropë, sigurisht që kryet e vëndit këto shoqata duhet t’ua japin , se e meritojnë, jenicerëve të shek 15 të cilët , edhe pa patur shoqata, pa paguar kuotizacione, e kanë njohur për mrekulli artin e pderastisë dhe çoku kanë dërguar ndonjë “selam” edhe në qytetet shqiptare Kavajë, Elbasan a Gjakovë.... Nejse…Kaluam. E kemi fjalën te emrat e njerëzve, që shprehin një psikologji të caktuar kombëtare, popullore, apo të ambientit.
Megjithse një popull detar, shqiptarët nuk e kanë përdorur emrin “Oktapodh”, siç e përdorin grekët. Në shqiptarët nuk ndeshet edhe emri “Bashogovna” – “Kokëmut”, siç ndeshet te serbët, ama ndeshen emrat “Keqan”, “Turk”, “Dërro” ( ky i fundit edhe në formën e mbiemrit)etj, që ua kanë vënë fëmijëvë, për të mos i zënë syri i keq. Te ne ndeshen edhe emra si “Mbarime”, “Sose”, “Makurr”, për të shprehur dëshirën e ndërprerjes thuajse të dhunëshme procesin e lindjes së fëmijëve të tjerë. “ Mos qesh, se “Qëni” ka ra për liri”, më mërmëriti në vesh një mik në një vaki, kushtuar rënies heroike të një djali kosovar por me emrin “Qën”.
Në shqiptarët ende nuk ndeshet emri “Modest”, megjithse, kjo fjalë ka hyrë edhe në fjalorin e gjuhës sonë, ama ndeshet emri “Gafurr”. Pra, në vënd që fëmia të rritet modest apo shpirtdhëmbshur  - “Klement”, më mirë të jetë gafurrs, pa, që u bërtet të tjerëve dhe ata e kanë frikë. Vërtetë unë ende nuk kam mundur të gjej ndonjë emër në gjuhën shqipe, të jetë homolog i “Klementit”- zemërdhimbshur apo “Modest”!!!
 Nga ana tjetër, në zonat tona,  gjënden edhe tre emra; janë emra të ndryshëm  nga vendosja e tingujve, por thuajse sinonimë, se shprehin një dëshirë shumë interesante ; të njëjtën dëshirë.
   Ndërsa më kish lindur ideja të shkruaja këtë esse, u kam dërguar emaila miqve të mi në Greqi, Mal të Zi, Rumani, Itali, Turqi, ShBA, Gjarmani, Irlandë për t’I pyetur nëse egzistonte në popujt atje ndonjë emër njeriu në gjuhën vëndasve, që të kishte një kuptim apo të përafërt me kuptimin në shqip të këtyre tre emrave që përdoren te ne. Nga Turqia nuk kam marrë ende përgjigje, as nga Italia, por…Ja, nga Gjemania:  “ Gjermanët nuk e kanë dëshirë këtë lloj…bukurie”. Nga SHBA, një grua shqiptare që kish pyeur edhe të vjehrrën irlandeze më tha edhe në telefon : “Zilie? Hinajete? Lakmi? Pra, “ Greedy”? Qyqja!…Bah, e pamundur”. Nga sërbishtja – “ Jaja, vetëm njikja fjalë asht serbisht dhe nuk e përdorin kund te e njerzit…Hiç mos u lodh Rizo me pvet ma gjatë, se nuk e din ma mirë serbishten se unë kurrkush në tanë Ulqinin” Nga Rumania – një shqiptaro romun , me nënë romune, që , pa asnjë egzagjerim, e flet shqipen e maleve të Sharrit si vëndallinjtë,  nuk i kuptonte dy nga të tre sinonimet.E kemi fjalën pra për emrat tanë “Hinajete”,” Zilie” që, ndër meshkuj, konverton në “Lakmi”
Pra, në psikologjinë e shqiptarëve ende ruhet ndër prindër të caktuar të ndonjë krahine të caktuar dëshira për të lakmuar, për ta patur zili , deri në urrejtje atë që ka rezultate për t’u patur zili nga një sy ziliqar apo lakmitar.
Si rezultat I kësaj psikologjie spiegohen rastet e panumurta te ne kur, atij apo asaj që ka arritur rezultate, sidomos spektakolare, sulen t’I bëjnë të zezën, nganjëherë edhe miqtë më të afrët. T’i ‘ngrijë buzëqeshja në buzë”. Ai që, pavarësisht se nuk e ka emrin, as Lakmi e as Zilie apo Hinajete, por që është rritur me psikologjinë për të vëhtruar me sy ziliqar, në vënd që të gëzohet me shpirt për rezultatet e shokut apo mikut a, qoftë dhe rivalit të vet, ai apo ajo nuk gëzohet. Dhe, përvecse aq, prit të hidhet I pari apo I dyti në cfardo aksioni, sado I lig që të jetë.
Hamza Kastrioti megjithese me shpatën e ungjit të tij të lavdishëm në fyt, gjeti forca sa të shprehte fuqinë e tij ziliqare për të spieguar tradhëtinë e tij të hatashme.
Kadareja, te “Kështjella” , vë një pasazh në meditimet e komandantit turk që kishte triumfuar në fushtatën kundrashqiptare: Pa gazetat që kishin ardhur nga Stambolli. Emri I tij shkruhej me germa të mëdha dhe të kuqe në krye të të gjithave. Dhe mendoi :”Tani më duhet të ruhem shumë”.
Alida Hisku , na kujtohet të gjithve, si si shpërtheu nëpër vallnajën muzikore të vëndit tonë – gjith freski, rini, origjinalitet; duartrokitje të pafre, aq sa kishte nëna që i vunë bijave të sapolindura emrin e saj. Ndërkohë…Dikush, nga  shokët a shoqet e saja më të afërta, pat shpirt , o Zot, nga kjo ligësirë e ardhur prej lakmisë , zilisë apo inatit, I vuri syrin ditarit të saj personal. Deri dhe në ato gjëra aq intime futi hundën dikush, si për të ditur edhe se cfar ngjyre kanë brekët që ka veshur ai apo ajo, pra, deri te ditari personal I vetmisë së Alidës që po e mbulonin ngado me duartrokitje e brohoritje. Kuptohet se, po të mos kish shkëlyqer aq, asqë kish për t’ia varur ditarit të vajzës, nga I cili …e shfarosën nga skena. Jeta vërtetoi se Alida Hisku, kjo viktimë e lakmisë e zilisë , e donte dhe e don Shqipërinë më shumë se sa ca të tjerë. Mjafton të kujtojmë ndihmat e fuqishme që ajo ka grumbulluar dhe ka sjellë në atdhe gjatë krizës kosovare, ndërsa kujton me nostalgji rininë që nuk I kthetet më në Gjermani.
Mihallaq Andrea është rasti I vetëm që di unë që, një këngë që ai e ka kompozuar e kënduar që 14 vjec, të këndohët nga Tropoja në Konispol pandërprerë ( “A të kujtohet ajo natë”) por që…kujdes!...nuk është transmetuar kurr as në radio as në television. Asnjëherë. As sot e kësaj dite. Ishte në kulmin  e lavdisë personale; a ju kujtohen fillmet e viteve ‘70?Ama, sapo atij i rrëshqiti këmba – iu arratis një vëlla, e rëndë, dakord – aq keq iu sulën rivalët e ziliqarët sa që….” Ehhh, kur mbaroi mbledhja, sekretari i org bazë të partisë, një  burrë i mirë, sa më donte, sa zemërbardhë që ishte, më takoi duke qarë…duke qarë papushim”. Sulmi mbi këtë gjeni qe aq i pashpirt nga ata që ishin rritur me frymën e zilisë e lakmisë që në djep, saqë atij iu shfaq ajo sëmundje, nga e cila u detyruan dhe i prene dy këmbët për t’i shpëtuar jetën. E…Jeta vazhdoi. Sot, ky njeri i sulmuar sapo i rrëshqiti këmba, sot është bërë simbol i kalldrëmëve të Korcës për mijra shqiptarë, sidomos, korcarë të emigracionit.
Në festivalin e 11 na kujtohet Bujar Kapexhiu. Aktor I mrekullueshëm ( “Duel i Heshtur”), prezantues I shlirtër e brilant, karikaturist brilant, pra, një artist polivalent, u shfaros sepse kish qënë …more thjesht spikër. Spikër që vepronte sipas një regjisure të caktuar. Sigursht qi nuk do të qe shfarosur  aq dhimbshurisht, poqese nuk do të kish qënë aq shkëlqimtar.
   Në kuadrin e botimit të sa e sa artikujve që shohin me vështrim ecurinë tonë historike, nuk është keq që ta vëmë në kuadrat këtë ndjenjë të vjetër., që popujt e tjerë e kanë kaluar prej kohësh, cmirën, zilinë, inatin, lakminë për rezultatet e të tjerëve.
Pa kujtoni secili prej nesh dikënd përqark nesh që vuan nga cmira. Ai apo ajo i shton vetes të tjera stresse nga çfar ka normalisht secili. Streset plus, ndikojn të sjellin diabet, rrudha në fytyrë, agresivitet te njerëzit e afërt; e kundërta ngjet me ata a që e kanë shpirtin pranverë.
Jemi një  grusht shqiptarësh dhe duhet ta duam njëri tjetrin shumë…
 
                     RIZA LAHI
     Email      rizalahi@yahoo.com

Populli dhe kombi grek,një popull dhe një komb shovinistnë qëndrimin ndaj kombit shqiptar




(Me gjuhën e fakteve)



Nga Eshref Ymeri 

Këtë temë e kam trajtuar para disa vjetësh në një analizë me titull “Shovinizmi grekomadh s’e ndërron dot as qimen, as lëkurën (Kujtesë Dules dhe Bollanos, lakejve të shovinizmit grekomadh)”, të botuar në gjashtë numra të gazetës “Republika” (25 dhjetor 2008 - 06 janar 2009).
M’u desh t’i rikthehesha kësaj teme, sepse në faqen e internetit të datës 11 dhjetor 2012 të zotit Feliks Taho, me titull “Grekët sulmojnë televizionin që prodhoi dokumentarin proshqiptar” (është fjala për dokumentarin “1821”), lexova edhe këtë informacion:
“Tani shqiptarët kanë në duart e tyre atë që kërkonin për të vazhduar propagandën e tyre dhe planet për Shqipërinë e Madhe... kjo gjë është shtyrë së fundmi edhe nga kryeministri i tyre”.
Ky ka qenë reagimi i qytetarëve grekë.
Unë nuk e kam parë atë dokumentar. Por, nga reagimi i qytetarëve grekë, del e qartë se në të, me sa duket, pasqyrohen ca të vërteta historike për të ashtuquajturin revolucion grek të vitit 1821, në të cilin violin e parë kanë qenë kryekëput kapedanët shqiptarë. Këto të vërteta historike qytetarëve grekë u djegin më keq se piperi në plagë, sepse përmes tyre zbulohet falsifikimi që i është bërë historisë në Greqi dhe dalin në dritë të diellit fakte të pamohueshme për rolin e elementit shqiptar në shkëputjen e Greqisë nga Perandoria Otomane.
Reagimi i qytetarëve grek ma përforcoi edhe më shumë bindjen se mbarë populli dhe kombi grek, me përjashtime fare të papërfillshme, kanë notuar dhe vazhdojnë të notojnë në detin e urrejtjes shoviniste kundër kombit shqiptar. Për ta argumentuar me fakte bindjen time, m’u desh t’u rikthehesha dy veprave shkencore të drejtorit të Institutit të Historisë, Pr.dr. Beqir Meta. Vepra e parë titullohet: “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949” (Shtëpia Botuese “GEER”. Tiranë, 2002), kurse vepra e dytë mban titullin: “Shqipëria dhe Greqia. 1949-1990. Paqja e vështirë” (Shtëpia Botuese “Koçi”. Tiranë, 2004).
 Në një artikull të botuar në gazëtën “Zëri i Popullit”, të datës 19 shtator 1957, Enver Hoxha e vinte theksin te “miqësia historike, tradicionale” shqiptaro-greke. Madje ai thoshte se “populli shqiptar dhe populli grek, me gjithë pëpjekjet e atyre elementëve që përpiqen të thellojnë artificialisht përçarjen me pretendimet absurde, kanë qenë kurdoherë miq dhe kanë luftuar kurdoherë së bashku kundër të njëjtëve armiq” (Shqipëria dhe Greqia…, f.132).
Enver Hoxha këtu përdor terma të përgjithme, të cilat përbëjnë stereotipa të propagandës komuniste. Nuk njihet ndonjë rast kur  grekët dhe shqiptarët të kenë luftuar “së bashku kundër të njëjtëve armiq”. Kur shqiptarët shprehën dëshirën të luftonin bashkërisht kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë gjatë Luftës II Botërore, klasa politike greke bëri gjithçka që ishte e mundur për të mos lejuar koordinimin e veprimeve të përbashkëta, çka sqarohet me fakte në faqet e vëllimit të parë të prof.Metës, sepse asaj i rrihte mendja te pushtimi i Shqipërisë së Jugut. Në qoftë se Enver Hoxha e kishte  fjalën për luftën e grekëve, përkrah kapedanëve shqiptarë,  kundër armikut “të përbashkët” - Perandorisë Otomane, atëherë ai zbulonte cektësinë e gjykimit të tij. Kapedanët shqiptarë që morën pjesë në revolucionin grek luftuan jo për të mirën, por për  të zezën e tyre. Ngjarjet që rrodhën pas shpalljes së pavarësisë së Greqisë vërtetuan në praktikë se armiku më i egër i kombit shqiptar nuk ishte aspak Perandoria Otomane, por shovinizmi grekomadh, që e gjeti mishërimin e tij në të gjitha strukturat e shtetit shovinist grek, bëmat e të cilit kunder Lëvizjes Kombëtare Shqiptare janë të dokumentuara mirë nëpër faqet e historisë së popullit shqiptarë. Ata kapedanët shqiptarë, që luftuan për grekët, vërtetë që ishin shumë trima, por  ishin edhe shumë  pak të zgjuar, ishin shumë dritëshkurtër. Dhe dritëshkurtësinë e tyre ata e paguan me kokën e vet dhe mbarë kombit shqiptar një gjë e tillë do t’i kushtonte shumë shtrenjtë!
Në një deklaratë të qeverisë shqiptare të vitit 1973, në përputhje me retorikën enveriane, thuhej se nga territori i Shqipërisë “nuk do t’i vinte asnjë e keqe popullit vëlla grek” (po aty, f.254). Ku e kishte gjetur këtë popullin grek qeveria shqiptare që na e quante “vëlla”? S’kemi dëgjuar as edhe një herë të vetme që qeveria greke ta ketë quajtur popullin shqiptar “popull vëlla”. Pse mbante një qëndrim kaq të përulur qeveria shqiptare? Vërtetë që nga territori ynë s’do t’i vinte ndonjë e keqe popullit “vëlla” grek, por është halli se nga territori i atij popullit “vëlla” grek popullit shqiptar i kanë ardhur dhe po i vijnë përherë gjëma të rënda!
Personalisht nuk e di që në Greqi të ekzistuakan qarqe, që vepruakan kundër shqiptarëve pa dijeninë e shtetit grek dhe të strukturave të tij. Edhe organizatat terroriste greke kanë vepruar me dijeninë dhe nën mbrojtjen e shtetit grek kur në vitet ’80-të filluan të vrisnin anglezë dhe amerikanë që ndodheshin me shërbim në Greqi. Le të përmendim vetëm grupin terrorist “17 nëntori”.  “Kur Papandreu erdhi në fuqi, ai e shkriu njësinë e posaçme të policisë që merrej me hetimin e grupit terrorist “17 nëntori”. Grupi “17 nëntori” do të mbetej gjatë gjithë periudhës së fillimit të viteve 1990 skuadra më enigmatike terroriste dhe më e pamundura për t’u penetruar, në krejt Evropën dhe në Lindjen e Mesme” (Robert D.Kaplan. Greqia: dashnorja e Perëndimit, gruaja e Lindjes, f.68).
Po cilat janë faktet që na ofrohen në të dy vëllimet e prof. Metës për këtë popullin “vëlla” grek, për këtë popullin “mik” grek, për këtë popullin “e mirë” grek, nga gjiri i të cilit vjen e krijohet ai që quhet opinion publik grek. 
1. Në notën e qeverisë greke drejtuar Edenit më 14 dhjetor 1942 thuhej se “në qoftë se deklarata britanike nuk do të njihte në mënyrë eksplicite të drejtat e Greqisë në “Epirin e Veriut”, do krijohej një përshtypje e hidhur në popullin grek dhe do të dobësohej rezistenca greke” (Tensioni greko-shqiptar…f.96). Madje në fund të notës nënvizohej se “qeveria greke e cilësonte aq jetik problemin e “Epirit të Veriut”, saqë ajo deklaronte botërisht se kombi grek nuk do të pranonte asnjë zgjidhje të këtij problemi, e cila do të injoronte të drejtat e ligjshme të Greqisë” (po aty). Pra, qeveria greke e pranonte vetë në një notë zyrtare se populli grek dhe kombi grek ishte dhe mbetet popull dhe komb shovinist!
2. Në një takim të Mehmet Konicës në Romë në verën e vitit 1944 me përfaqësuesin grek, ky i fundit tha se “asnjë grek nuk ishte i dispozuar për të lënë mënjanë të drejtat e pakontestueshme të Greqisë në këtë territor” (po aty, f.127). Kështu, diplomati grek e pranonte me gojën e tij se të gjithë grekët ishin shovinistë!
       3. Më 1946, në Konferencën e Paqes në Paris, Caldarisi “këmbënguli në kërkesën për aneksimin e Shqipërisë së Jugut se midis të gjithë grekëve ekziston një harmoni e plotë për këtë çështje” (po aty, f.272). Domethënë, edhe vetë kryeministri grek e pranonte se të gjithë grekët ishin shovinistë!
       4. “Pretendimet territoriale kryeministri grek ia parashtroi edhe delegacionit britanik… Sipas tij, opinioni publik grek  s’do të ishte në gjendje të qëndronte indiferent, në qoftë se Konferenca do të përforconte pozitat e Shqipërisë nëpërmjet Traktatit të Paqes me Italinë…” (f.273). Sipas kryeministrit grek, del se opinioni publik grek ishte shovinist!
       5. Meqënëse Konferenca e Paqes në Paris nuk pranoi të diskutonte për pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë së Jugut, kryeministri grek, Caldaris, “deklaroi më 2 tetor se ngjarjet në Paris kishin shkaktuar një zemërim që kuptohej qartë në popullin grek për arsye të padrejtësisë që iu bë atij. Themistokles Sofulis, njëri nga krerët e opozitës, e vlerësoi dështimin në Paris si një zi të rëndë, ndërsa lideri tjetër opozitar, ish kryeministri George Papandreu, në mënyrë solemne, deklaroi se “zia e kombit kishte arritur në infinit…” (po aty, f.281). S’kemi ç’bëjmë! Udhëheqësit e të dy krahëve të politikës greke e kanë deklaruar vetë, me gojën e tyre, që populli dhe kombi grek ishin shovinistë, se i kishte pllakosur zija e rëndë që kishte arritur në infinit, për të vetmen arsye se nuk u qenkëshin plotësuar tekat shoviniste në Paris!
       6. “Në prill të vitit 1946, Ndihmësatasheu Ushtarak i SHBA në Athinë, Uilliam McNeill, i shkruante Departamentit të Shtetit: “Pavarësisht nga fakti se pretendime të tilla duken qartë se e dëmtojnë, më tepër se sa e ndihmojnë, sigurimin e Greqisë, pavarësisht se realitetet ndërkombëtare janë në kundërshtim me plotësimin e këtyre pretendimeve dhe pavarësisht nga karakteri i dyshimtë i shumë argumenteve të paraqitura, shumë,  dhe ndoshta  shumica e grekëve, besojnë fort dhe në mënyrë entuziaste se sakrificat e tyre gjatë luftës duhet dhe do të shpërblehen me përfitime substanciale territoriale në kurriz te vendeve fqinjë… Në qoftë se qeveritë britanike dhe ajo amerikane nuk do të mbajnë qëndrim të ngrohtë dhe nuk do të mbështesin në mënyrë efikase pretendimet territoriale greke…, shumë, dhe ndoshta të gjithë grekët, do të ndiejnë se ata janë tradhtuar nga Aleatët Perëndimorë” (po aty, f.501). Kurse i ngarkuari me punë i SHBA në Athine, Karl Rankin, paralajmëronte se “do të ketë një shpërthim të ndjenjave kundër Fuqive Perëndimore” (po aty, f.501-502). Pra, edhe diplomatët amerikanë dëshmonin se shumë dhe ndoshta shumica, apo të gjithë grekët ishin shovinistë!
       7. Ambasadori amerikan në Athinë, McVeagh u udhëzua, “t’i transmetonte kryeministrit Caldaris një mesazh, në të cilin thuhej se ishte jashtëzakonisht e vështirë për qeverinë amerikane që të mbështeste pretendimet territoriale greke në Këshillin e MPJ, pasi shumë arsye të përgjithshme diktonin që kufijtë e Greqisë të mbeteshin ato që kishin qenë para luftës. Jo vetëm qeveria, por edhe opinioni publik grek duhej ta kuptonte këtë pozicion… Ambasadori amerikan u kërkoi politikanëve grekë të ushtronin të gjithë influencën e tyre që këto vendime (për mospranimin e pretendimeve territoriale greke ndaj Shqipërisë - E.Y.) të pranoheshin në Greqi me minimumin e pakënaqësisë dhe të zemërimit kundër Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast qeveria amerikane shfaqi pakënaqësinë se, në vend që të përgatiste opinionin publik për dështimin në këto çështje, shtypi dhe radioja greke, gjatë javëve të fundit, po nxisnin sistematikisht, në shumë mënyra, opinionin publik kundër Britanisë dhe SHBA, për arsye se këto pretendime nuk ishin realizuar”  (po aty, f.514-515). Siç del edhe nga këto porosi të Departamentit të Shtetit për ambasadorin amerikan në Athinë, qeveria amerikane kishte krijuar bindjen se në Greqi ekzistonte një opinion publik grek shovinist!
       8. “…më 8-9 korrik (1956 - E.Y.) ishte mbajtur në Athinë Kongresi Ndërkombëtar Panepirot, i cili doli me thirrjen për çlirimin e “Vorio-Epirit” duke përdorur forcën. Kongresi kishte hedhur parullën e krijimit të Frontit Nacional për çlirimin e “Vorio-Epirit”, me pjesëmarrjen e të gjithë grekëve dhe kishte vendosur krijimin e një organi ekzekutiv kombëtar për zbatimin e vendimeve të tij” (Shqipëria dhe Greqia… f.124).  Sipas parullës së këtij Kongresi, të gjithë grekët  ishin shovinistë!
       9. “Në fund të nëntorit (1956 - E.Y.) B.Shtylla takoi Kasimatin në Nju-Jork dhe i propozoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, me anë të një komunikate fare të thjeshtë. Përfaqësuesi grek dha një përgjigje të rezervuar dhe deklaroi se qeveria greke dëshironte normalizimin e marrëdhënieve por më parë duhej përgatitur psikologjikisht opinioni” (po aty, f.126). Diplomati grek e pranonte se në Greqi ekzistonte një opinion antishqiptar, shovinist!
       10. “Pas stabilizimit të Juntës, aty nga fundi i vitit 1968, udhëheqja shqiptare po konstatonte disa nuanca të reja të një qëndrimi armiqësor dhe provokues ndaj Shqipërisë. Të tilla vlerësoheshin fjalimet armiqësore dhe mbështetja e pretendimeve për aneksimin e Shqipërisë së Jugut në ceremoninë e varrimit të peshkopit Kotokos, në të cilën morën pjesë edhe qeveritarë grekë. Përshtypje negative la në Tiranë edhe deklarata e zëvendëskryeministrit grek D.Patilis mbi  “vendosmërinë e grekëve për të mos hequr dorë nga aneksimi i “Epirit të Veriut”. (po aty, f.219-220). Edhe sipas fjalëvë të këtij politikani të lartë grek, del se grekët janë shovinistë, të gjithë, pa përjashtim!
       11. “Më 8 dhjetor 1963 ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri Venizelos bëri publik një propozim që “grekëve të “Epirit të Veriut” t’u jepej vetëqeverisja në kuadrin e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, më 6 dhjetor ai i kishte deklaruar agjencisë “Rojter” se marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë janë në gjendje negative, për arsye të shqetësimit që ka i gjithë kombi grek  lidhur me të ardhmen e vëllezërve tanë që jetojnë në këtë vend” (po aty, f.191). Po a shfaqi vallë ndonjë shqetësim ky kombi grek edhe për vëllezërit tanë çamë, ish-shtetas grekë, të cilët i masakroi aq barbarisht shteti shovinist grek, apo synimet shoviniste ndaj Shqipërisë kërkon të na i shesë për shqetësime për bashkëkombasit e tij minoritarë në vendin tonë?
        12. “Studiues grekë, me të drejtë,  kanë konstatuar se politika e Karamanlisit kundrejt Shqipërisë dallonte nga politika që ndoqi ai ndaj fqinjëve të tjerë veriorë. Ata kanë veçuar tri arsye të këtyre diferencave” (po aty, f.281). Këtu do të mjaftohem me përmendjen e arsyes së parë, e cila ka qenë mungesa “e mbështetjes publike për një afrim me Shqipërinë në nivelin që Greqia ishte afruar në atë kohë me shtetet e tjera ballkanike” (po aty). Rrjedhimisht, edhe vetë studiuesit grekë e paskan pranuar se në Greqi paska munguar një mbështetje publike për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë për arsye të ngarkesave të forta shoviniste në mesin e saj!
       13. “Në një informacion të ambasadës sonë në Athinë për MPJ, të datës 23 prill 1975, thuhej: ”…qeveria greke do të vazhdojë të mbajë këtë qëndrim edhe në të ardhmen. Ajo, sikurse grekët në përgjithësi, e ka të ngulitur thellë në shpirt “Vorio-Epirin”” (po aty, f.283). Më në fund, edhe ambasada jonë në Greqi qenkësh bindur se jo vetëm qeveria greke, por edhe grekët në përgjithësi ishin shovinistë! Nuk e di nëse arriti ta krijonte këtë bindje edhe vetë udhëheqja e lartë shqiptare, këtu, në Tiranë!
       14. “Diplomatët shqiptarë në Athinë raportonin edhe për disa shenja të tjera negative. Kështu, në Muzeun e Luftës të Greqisë ishte vendosur një stendë për luftën në “Vorio-Epir” dhe për “Qeverinë Autonome” të “Vorio-Epirit”. Në tekstet shkollore ishin futur mësime të reja për “Vorio-Epirin”, të cilat kishin përmbajtje shoviniste” (po aty, f.286). Tani lind pyetja: këto  tekste shkollore me përmbajtje shoviniste shërbenin për edukimin me shovinizëm të bijve të popullit grek, apo të popullit të “Zullulandit”?
       15. “Ligji i luftës me Shqipërinë nuk u hoq nga parlamenti grek, i cili ishte i vetmi institucion kushtetues që mund ta bënte atë. Vendimi i qeverisë së Papandreut ishte një akt, që i mungonte baza kushtetuese. Ai u shpall pa aprovimin e presidentit Kristos Sarçetaqis dhe nuk u miratua në parlament, pasi atje, me sa duket, ekzistonte një shumicë që e kundërshtonte këtë vendim. Gjithashtu, edhe kisha greke, e cila kishte ndikim të madh në politikën dhe në opinionin grek, ishte kundërshtare e fortë e heqjes së gjendjes së luftës” (po aty, f.312).
       Duke edukuar në opinionin publik grek dhe në mbarë kombin grek urrejtjen dhe armiqësinë ndaj një kombi tjetër, siç është kombi shqiptar, kisha greke është marrë me punët e djallit dhe vetë është shndërruar në një strehimore të djallit! Pikërisht nga radhët e kësaj kishe shoviniste greke u komandua me shërbim në Tiranë dhe vazhdon të qëndrojë aty deri tani, në krye të kishës ortodokse ish-fanoliane, armiku i kombit shqiptar, Anastas Janullatosi, të cilit Athina zyrtare i ka ngarkuar rolin e pararojës së shovinizmit grekomadh dhe të guvernatorit të tij faktik në Shqipëri. Shqipëria është vend pa zot, prandaj edhe Janullatosi e vazhdon i qetë misionin e vet shovinist në Tiranë.
       16. Për ngjarjet e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë, “ndonëse Athina zyrtare heshti kur tanket serbe shtypnin shqiptarët, dy komponentë të fuqishëm të politikës dhe të shoqërisë greke, kisha dhe shtypi grek, manifestuan fuqimisht përkrahjen e tyre për shovinizmin serb” (po aty,  f.314). Pra, dy leva të fuqishme të mbjelljes dhe të ngulitjes së urrejtjes kombëtare greke për kombin shqiptar, kisha dhe shtypi grek, funksionojnë me ngarkesë të plotë pikërisht atëherë kur opinionit publik grek i duhet thënë e vërteta. Atëherë ky opinion publik grek, ky popull grek, ky komb grek nuk mund të mos edukohet me ndjenja shoviniste dhe nuk mund të mos shndërrohet në opinion  shovinist grek, në popull shovinist grek, në komb shovinist grek në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, kur ushqimin e tij shpirtëror e helmatisin dy komponentë të fuqishëm të formimit botëkuptimor të tij - feja dhe shtypi, ndërsa politika shtetërore, në rastin konkret, bën sikur nuk di gjë, bën sikur hiqet mënjanë!
       Nga sa u citua më sipër rezulton se ekzistuaka me të vërtetë një opinion publik grek, një popull grek, një komb grek, një kishë greke, një shtyp grek që shërbyekan si taban i fuqishëm i shovinizmit grekomadh në synimet e tij për aneksimin e Shqipërisë së Jugut dhe, në përgjithësi, në urrejtjen e tij kundër kombit shqiptar! Siç u argumentua më lart, me fakte, vetë politikanët kryesorë grekë dhe diplomatë të huaj e kanë pranuar me gojën e tyre se opinioni publik grek, se populli grek, se kombi grek qenka shovinist në qëndrimin ndaj kombit shqiptar! A thua të jetë i çmendur ky opinion publik grek, ky popull grek, ky komb grek, ky shtyp grek? A thua të jetë e çmendur kjo kishë greke? Nuk e di! Veçse duhet të kujtojmë fjalët e njërit nga politikanët më kryesorë grekë, si Kostandin Karamanlisi, ish-kryeministër dhe president i Greqisë, i cili e përshkruante vendin e vet si një “azil i madh të çmendurish” (Robert D.Kaplan.Vepër e cituar, f.40).
Natyrshëm lind pyetja: po a ka vallë njerëz në radhët këtij opinioni publik grek, e këtij populli grek, e këtij kombi grek, të cilët i kundërvihen shovinizmit grekomadh në qëndrimin ndaj kombit shqiptar? Sigurisht që edhe mund të ketë atu-këtu. Por ata, besoj,  duhet të jenë aq të paktë, saqë, me sa duket, kanë humbur si gjilpëra në kashtën e shovinizmit grekomadh! Këtu e disa vjet të shkuara (ka qenë viti 2004), në mjediset e hotelit “Dajti”, u njoha rastësisht me një profesor grek të filozofisë. Në bisedë e sipër  më shkoi gjuha atje ku “më dhemb dhëmbi”: te qëndrimi që mbahet në Greqi ndaj emigrantëve shqiptarë. Profesori më tha: “Më vjen turp për  pronarët grekë që sillen keq me shqiptarët!”.
       Në emisionin kryesor të lajmeve të TV “Top Channel” të datës 8 shtator 2004, gjatë një “demonstrate”, të organizuar në qytetin e Selanikut (ku morën pjesë rreth 2 000 vetë) në përkrahje të emigrantëve shqiptarë, që u masakruan nga shteti shovinist grek pas përfundimit të ndeshjes së futbollit të 4 shtatorit 2004, një qytetar grek deklaroi para kamerës: “Qëndrimi arrogant i shtetit dhe i policisë greke nuk është qëndrimi ynë”!!! Vini re! Demonstrata organizohej katër ditë pas gjakosjes së rrugëve të qyteteve greke me gjak emigrantësh shqiptarë të pafajshëm! Shteti shovinist grek atë ditë kishte nxjerrë në rrugët e qytetit ca turma që i kishte marrë “me qira” (siç i quante me të drejtë Robert D.Kaplan turmat që nxirrte në rrugë Andreas Papandreu në përkrahje të martesës së tij të re me ish-stjuardesën Lian), për të larë sadopak turpin që e mbuloi, kur, faqe botës, lëshoi policinë e ndërkryer kundër emigrantëve paqësorë shqiptarë, që i gëzoheshin fitores nëpër rrugët e qyteteve greke. Komedi të tilla shteti shovinist grek le t’ua shesë, përsëri, atyre grekëve që vuajnë nga trashtina e trurit, jo shqiptarëve!
       Për çështjen çame, duket se populli dhe mbarë kombi grek, ashtu si edhe Athina zyrtare, janë unikë dhe deklarojnë se nuk e njohin një çështje të tillë. Me këtë qëndrim, populli dhe kombi grek, ashtu si edhe politika zyrtare, rreshtohen përkrah shtetit nazifashist grek që masakroi barbarisht popullsinë e pafajshme çame, i grabiti pronat dhe i vendosi në sekuestro me ligjin famëkeq të luftës.
       Në reagimin negativ të qytetarëve grekë ndaj filmit dokumentar “1821”, nuk ka asgjë për t’u habitur. Me kundërvënien e tyre ndaj së vërtetës, qytetarët grekë vazhdojnë kultivimin e farës së urrejtjes së pararendësve të tyre, të cilët e mbollën dhe e rritën me shumë kujdes që në platformën e Megaliidesë së vitit 1844. Prandaj nuk është fare rastësi që një parti nazifashiste, me emrin “Agimi i Artë”, tani, në dekadën e dytë të shek. XXI, si në asnjë vend tjetër të Evropës, gjen truall të përshtatshëm për t’u krijuar pikërisht në radhët e popullit grek. Madje, siç bëhet e ditur në faqet e internetit, përkrahësit e kësaj partie nazifashiste sa vijnë e po shtohen dita-ditës.
       Por, çuditërisht, përkrah shtetit nazifashist grek të Napolon Zervës, radhiten edhe Vangjel Dule, Kosta Barka etj., të cilët deklarojnë se janë kundër paraqitjes së Rezolutës Çame në parlamentin shqiptar, duke i justifikuar plotësisht krimet që u kryen kundër popullsisë së pafajshme të Çamërisë.
       Parlamenti shqiptar jo vetëm që duhet ta diskutojë dhe ta aprovojë me zjarr dhe unanimisht atë Rezolutë, në qoftë se në ndenjëset e tij janë ulur me të vërtetë pasardhës të denjë të Ismail Qemalit, por, pas aprovimit të saj, duhet t’i kërkojë qeverisë shqiptare t’i ngrijë marrëdhëniet me qeverinë greke, deri në abrogimin sa më të shpejtë të ligjit famëkeqë të luftës dhe krijimin e kushteve për rikthimin e popullsisë çame në trojet e veta amtare.

Santa Barbara, Kaliforni
17 dhjetor 2012.

Halil Gashi interpreton në filmin “Worlds Away” të Cirque de Soleil

Nora Kalaja

New York Elite PR 

Manhattan, New York 



Halil Gashi interpreton në filmin “Worlds Away” të Cirque de Soleil
Nga: Nora Kalaja, Prishtinë, New York 

Me 21 dhjetor 2012 në kinematë amerikane dhe në të gjithë botën do shfaqet filmi ‘Cirque du Soleil: Worlds Away’, në 3D. Ky film është shkruar dhe drejtuar nga i famshmi i Hollivudit Andrew Adamson (nominuar nga Academy Award, regjizor i filmave Shrek, The Chronicles of Narnia) me vizion nga i shquari James Cameron (që realizoi filmat e shumënjohur me titull Titanik, Avatar, The Terminator, Judgment Day, etj). Drejtori James Cameron ka fituar disa çmime nga festivali prestigjioz Golden Globe Awards si ‘Drejtori më i mirë’. 
Aktori dhe valltari shqiptar nga Kosova, i talentuari Halil Gashi interpreton në këtë film në dy role, si kërcimtar dhe si aktor. Me koreografi përpunuar nga vetë Halil Gashi, në performancën solo, Halili vallëzon me muzikën e Beatles. Ndërsa në performancën e dytë, Halil Gashi luan në një vallzim duet me një kërcimtare tjetër, po me muzikë të Beatles. “The Beatles show LOVE” është një nga shtatë aktet kryesore të filmit, midis te cilave: 1) ”O”, performancë në ujë, e cila nënkupton jetën dhe vetëdijen, 2) “KA”, spektakli ku ndërthur artin me teknologjinë, 3) “Mystere”, shfaqja akrobatike, 4) “Viva Elvis”, dedikuar muzikës se Elvis me kostume dhe vallëzime përkatëse, 5) “Criss Angel Believe”, dedikuar magjistarit Criss Angel dhe tregon historinë e dashurisë së humbur, 6) “Zumanity” dhe 7) “the Beatles Love”, me numrin më të mëdhenj të artistëve në një akt (www.worldsaway3d.com). 

Filmi u xhirua në 2011 në Las Vegas, ShBA. Halil Gashi ka qenë pjesë e trupës famoze botërore të Cirque De Soleil, ku ka punuar për shfaqen ‘Beatles Love Show’ në Las Vegas për 3 vjet e gjysëm. Halil Gashi ka qenë mjaft i suksesshëm në fushën e aktrimit, ku ka luajtur për regjizorë të njohur në Angli dhe Gjermani, fillimisht në teatër pastaj në film. Njihet dhe për videoklipet e firmave dhe artistëve famoz si Kylie Minogue, RUN DMC, Black Eye Peas, MTV, BBC, Levi, dhe Addidas. 



Halil Gashi interpreton në filmin “Worlds Away” të Cirque de Soleil



Halil Gashi featured in “Worlds Away” film by Cirque de Soleil
By: Nora Kalaja, Prishtina, New York 

On 21 December 2012 in US and in cinemas world wide will premiere the 3D movie ‘Cirque du Soleil: Worlds Away’. The film is written and directed by the superb Andrew Adamson (nominated by the Academy Award, who also directed Shrek, The Chronicles of Narnia) with the vision of the brilliant James Cameron (who directed the well known movies Titanik, Avatar, The Terminator, Judgment Day, etc). Director James Cameron has won several awards from the prestigious Golden Globe Awards as ‘Best Director’.  

Actor and dancer Halil Gashi, a very well known Albanian from Kosovo plays two roles in the film. A solo performance choreographed by him, to the music of Beatles, and a duet performance with a female dancer, to the Beatles music as well. “The Beatles show LOVE” is one of the seven acts in the fantastic movie: 1) ”O”, which is an underwater experience regarding life and the unconscious, 2) “KA”, a great show about art and technology, 3) “Mystere”, an acrobatic show, 4) “Viva Elvis”, dedicated to Elvis music with great costumes and dances, 5) “Criss Angel Believe”, tells the lost love story, 6) “Zumanity” and 7) “the Beatles Love”, with the largest number of artists within the same act (www.worldsaway3d.com). 

The film was shot in 2011 in Las Vegas. Halil Gashi was part of the famous cirque troop Cirque de Soleil, and has worked for the ‘Beatles Love Show’ in Las Vegas for the past three and a half years. Halil Gashi is a very successful actor and dancer, who has been casted by well known directors in UK and Germany. He initially started his acting career in theater and later on moved in film. He has also made a name for himself for the top fashion designers as a model, appeared in music videos for the well known artists and top firms such as Kylie Minogue, RUN DMC, Black Eye Peas, MTV, BBC, Levi and Addidas.

2012-12-13

Halil Gashi, krijuesi i simbolit ‘Shqipet Lart’


Nora Kalaja

New York Elite PR 

Manhattan, New York 




Halil Gashi, krijuesi i simbolit ‘Shqipet Lart’ 

Nga: Nora Kalaja, Prishtina, New York 


Shqipëria njihet si një komb me kulturë dhe histori të lashtë, ku personalitete shqiptare kanë krijuar zanafillën e historisë botërore dhe kanë ndryshuar rrjedhën e saj. Që nga mbretërit dhe mbretëreshat e deri në personalitetet moderne si Nënë Tereza, shqiptarët i bashkojnë ndjenjat patriotike dhe dashuria për atdheun.

Midis simboleve të tjera që lidh shqiptarët me mëmëdheun, simboli ‘Shqiponjat Lart’ (ose Shqipet Lart) është bërë simboli i identitetit të çdo shqiptari, që nga qytetari i thjeshtë, te Artisti VIP apo politikani, të cilët me krenari hedhin “Shqipet lart” në ajër. 




Sot ky symbol është transformuar në një fenomen social dhe kulturor që bashkon një rracë të tërë brenda dhe jashtë trojeve të Shqipërisë.  A e dini kush e ka krijuar simbolin e duarve “Shqiponjat lart”?
Halil Gashi, një artist shqiptar mjaft i suksesshëm, është gjeniu pas këtij krijimi. Në vitin 2002 Halil u zgjodh si një nga koreografët për krijimin e videos promovuese të valutës europiane Euro-n. Reklama kërkonte aftësi në përdorimin e duarve dhe lëvizje për të krijuar gjeste që përfaqësojnë Euro-n. I shkëlqyeri dhe i talentuari Halil Gashi, krijoi simbolin ‘Shqiponjat Lart’  për të përfaqësuar shqiptarët, duke bashkuar dy duart për të rikrijuar shqiponjën dhe simbolin e lirisë për shqiptarët. Për Halil Gashin, simboli ‘Shqipet Lart’ ishte një simbol paqeje për një Kosovë tëcopëtuar dhe robëruar nga lufta. (Shiko Halilin në 0.27 sekonda në video duke bërë për herë të parë para botës simbolin Shqipet lart në Reklamën e Euro-s https://www.youtube.com/watch?v=w2U2syVhP6Q). 


E kam krijuar simbolin ‘Shqiponjat Lart’ që në vitin 1999, dhe e kam koreografuar tek video e Euro-s pa e ditur njeri. Për mua ‘Shqiponjat Lart’ tregon krenarinë time për të qenë shqiptar, në një kohë kur ne po luftonim për paqe në Kosovë. Desha të shfaq para botës për t’i treguar atyre se kush jam dhe prej nga vij,” tha artisti i talentuar, Halil Gashi.





Do you know who invented the Eagles Up sign?

By Nora Kalaja, Prishtina, New York


Albania is known to be a historically and culturally rich nation with well-known personalities who have changed the course of history throughout the world. From early on kings and queens, to modern day dignitaries like Mother Theresa, Albanians are united in their sense of patriotism and love for the country.



Among other uniting symbols that connect the people to its motherland, the 'Eagles Up' hand sign has become the national identity of every Albanian, from the local citizen to the Entertainment VIPs to politicians, who proudly throw the 'Eagles Up' in the air. Today the eagles up sign has become a social and cultural phenomena that unites an entire race in and outside Albania. Do you know who the inventor of the Eagle Up sign is?

Halil Gashi, a very successful Albanian artist is the genius behind this creation. In 2002 he was casted for the EURO commercial for a promotional video for the Euro currency. The commercial required only hand movements and gestures that represent European Union and the Euro. Halil Gashi brilliantly created the ‘Eagles Up’ symbol to represent Albanians, who identify with the two headed eagle as their symbol of freedom. For Halil Gashi the Eagles Up was a symbol of peace for a war torn Kosovo. (Check out 0.27 second in the video https://www.youtube.com/watch?v=w2U2syVhP6Q).  


I had created the sign in 1999 and I choreographed it into the EURO video without anyone knowing about it. For me the Eagles UP sign shows my pride to be Albanian, at a time when we were fighting to have peace in Kosovo. I wanted to show this symbol in front of the world to show them where I come from,” said the brilliant Halil Gashi.

Apokalipsa 2012.


FILMI


Apokalipsa 2012.


http://www.youtube.com/watch?v=9xi2UTxunds

Validiteti i produkteve...


Në Kosovë shumë lehtë mund të fusin mallra që afati i qëndrueshmërisë u skadon pas një dite, edhe kur ndodh një gjë e tillë nuk ndëshkohet importuesi, sepse nuk ka ligj që e rregullon këtë çështje.

Si rezultat, konsumatorët përballen me rrezikun nga prodhimet e dyshimta, të cilat hiqen nga vendet ku prodhohen, për t’u shitur në Kosovë pa problem.

Mosangazhimin institucional e dëshmon më së miri fakti se në departamentin për mbrojtjen e konsumatorit pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është i punësuar vetëm një punëtor.

Arta Istrefi, këshilltare për media e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, thotë se me ristrukturimin e brendshëm të MTI-së është paraparë themelimi i Departamentit të Mbrojtjes së Konsumatorit.

“Derisa tani kemi vetëm një zyrtar për mbrojtën e konsumatorit, që është në kuadër të Divizionit për Tregun e Brendshëm, me aprovimin e strukturimit të MTI-së do të shtohen edhe 2 persona të tjerë. Pra, Departamenti i Mbrojtjes së Konsumatorit do t’i ketë 3 persona”, tha ajo.

Sipas saj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke punuar në ngritjen e vetëdijes së konsumatorit, me qëllim të rritjes së raportimit për padrejtësitë me të cilat ata përballen në treg. Ajo tha se deri më tani janë mbajtur një mori ligjëratash në Universitetin e Prishtinës, por edhe në universitetet private.

Istrefi tha se gjithashtu, MTI-ja ka shpërndarë broshura si dhe pankarta të vendosura nëpër Kosovë që të gjithë konsumatorët mund të thërrasin pa pagesë në numrin e tel. për të raportuar për ndonjë parregullsi të mundshme.

Zyrtarët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK) kanë thënë se nuk ka asnjë bazë ligjore që e kufizon kohën e afatit të qëndrueshmërisë së një produkti ushqimor me rastin e importit.

“Produkti në ditën që importohet duhet të ketë afat qëndrueshmërie, por nuk është i përcaktuar afati minimal kohor se sa duhet të ketë afat qëndrueshmërie, por ekziston koordinim i inspektoratit kufitar dhe atij të brendshëm për përcjelljen e produkteve, qe importohen me afat të shkurtër përdorimi”, ka thënë Lamir Thaçi, AVUK.

Istrefi tha se numri i ankesave nuk është i kënaqshëm, përkundër fushatave të vazhdueshme për ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e konsumatorit.

“Deri më tani kemi afërsisht 90 ankesa, ku shumica e ankesave kanë të bëjnë me rregullatorin e Ujësjellësit, KEK-un, skadim të afateve të produkteve të ndryshme, faturim i padrejtë apo mospërfillje të garancionit. Rastet të cilat kanë qenë të lidhura me Inspektoratin e Tregut janë zgjidhur 100% në favor të konsumatorit”, tha ajo.

Hajnat ...





Hiç më pak se 830 euro i ka shkuar fatura e fundit e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Hana Zylfijajt, e cila jeton në një banesë tredhomëshe në Fushë-Kosovë, shpenzim ky më i lartë se i shumë bizneseve prodhuese në vend.

Shpenzimi i muajit nëntor, sipas saj, ka rezultuar të jetë më i lartë se dhjetë muajt tjerë të vitit.

“S’ka kurrfarë logjike që një konsumator i amvisërisë për një muaj t’i shpenzojë 830 euro. Këtë sasi të energjisë nuk e shpenzojnë as fabrikat dhe kjo nuk është asgjë tjetër përpos një plaçkitje ndaj konsumatorëve”, shprehet ajo duke shtuar se që nga fillimi i vitit e deri më tani ka paguar rreth 700 euro energji elektrike në KEK.

Në fakt nuk është vetëm kjo konsumatore, e cila ankohet për mbifaturim të energjisë në muajin nëntor. Radha e atyre që presin ditëve të fundit për t’u ankuar në zyrat e KEK-ut është shumë e gjatë. Ka ndodhur madje që një konsumatori t’i kenë shkuar dy fatura për muajin e fundit, njëra me borxh zero euro e tjetra 30 euro borxh.

Nga ana tjetër, Viktor Buzhala, zëdhënës i KEK-ut, thotë për “Zërin” se për këta konsumatorë me banim në Fushë-Kosovë, problemi është se pronari i objekteve kishte vendosur njehsor katërtarifor me sistem turk, ndërsa KEK-u ka njehsor me sistem dytarifor.

”Ata konsumatorë nuk janë plaçkitur, sepse njehsorët katërtariforë e kanë regjistruar energjinë elektrike dhe KEK nuk kishte mundur ta faturonte një pjesë të saj për shkak të sistemit te ndryshëm”, ka theksuar Buzhala.

Sipas tij, duke parë këtë problem KEK ka vendosur orët e reja dytarifore dhe pjesa e regjistruar në faturat e fundit u ka shkuar për energjinë elektrike të shpenzuar dhe të regjistruar më herët.

“Pra, bëhet fjalë për shpenzim dhe energji të regjistruar e assesi për plaçkitje siç pretendohet”, ka pohuar Buzhala, duke shtuar se konsumatorët do të paguajnë as më shumë e as më pak, pos energjisë që e kanë shpenzuar më herët.

Përpos shumë konsumatorëve nga Fushë-Kosova, ankesa për mbifaturim nga KEK-u kanë edhe shumë konsumatorë nga Prishtina.

Shkurte Osmanaj, e cila banon në Lagjen e Spitalit në Prishtinë”, dyshon se në KEK po ndodhin keqpërdorime me faturim të energjisë ndaj konsumatorëve.

Sipas saj, për muajin nëntor i kanë shkuar dy fatura, njëra me zero euro shpenzim e tjetra 30 euro.

“Ajo që më bën të dyshoj në hajni është se këtë muaj më kanë ardhur dy fatura nga KEK-u. Njëra me zero euro borxh e tjetra me 30 euro”, sqaron Osmanaj.

Ajo dyshon se inkasantët e KEK-ut bëjnë manipulime me kilovatët e shpenzuar nga konsumatorët, në kurriz të këtyre të fundit.

“Në faturën e muajit tetor të këtij viti figuronin në total 18 mijë kilovat të shpenzuar, ndërsa në faturën e nëntorit figuronte se muajin e kaluar, pra në tetor, i kam pasur të shpenzuar 17 mijë kilovat. Unë i pyes publikisht në KEK-u se ku u avulluan 1 mijë kilovat energji elektrike. Kjo është hajni ashiqare”, potencon Osmanaj, duke shtuar për këtë gjë është ankuar dy herë në KEK, ndërsa askush nga këta të fundit nuk e ka parë të udhës ta verifikojë gjendjen e këtij njehsori.

Osmanaj sqaron se as njehsori nuk i është ndërruar nga KEK-u, duke mbetur ai i vjetri i instaluar para rreth 30 vjetëve.

Buzhala pranon se në këtë rastin e fundit ka ndodhur gabim në lexim nga ana e inkasantit dhe siç thotë ai, gabimi është përmirësuar, ndonëse për një përmirësim të tillë deri më tani nuk është njoftuar konsumatori.

“ Kjo ndodh për shkak të ndërrimit të njehsorëve, i cili është proces i rregullt. Ndërsa për rastin specifik qe i referoheni ju është bërë prerja e borxhit, sepse ka pasur gabim në lexim dhe ai është përmirësuar”, pohon Buzhala.

Borxhin para afatit

Konsumatorë të shumtë po ashtu ankohen se KEK-u ua kërkon pagesën e borxhit dhjetë ditë para afatit të përcaktuar, pasi që në të kundërtën i kërcënon me shkyçje nga rrjeti energjetik.

“Në fatura të KEK-u shkruan se afati i pagesës së borxhit është më 22, ndërsa KEK-u na kërkon më datë 12 ta paguajmë borxhin, në të kundërtën na shkyç nga rrjeti, ndërsa faturat e fundit na ka ardhur më datën 10. Pra dy ditë pasi na vjen fatura duhet ta paguajmë borxhin. Kjo nuk ndodh askund në botë”, shprehej një konsumator, derisa priste në radhë të mërkurën për ta paguar borxhin e energjisë elektrike në KEK.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...