Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/18

Angela ka fituar "palmën e artë"


Modelja shqiptare ka marre pjese jo pa u vënë re në një festim pikant 3-ditor në Gstaad të Zvicrës

Disa nga vajzat më bukuroshe të së ashtuquajturës aristokraci evropiane janë mbledhur në Gstaad të Zvicrës për një festë elite me pesë yje, mbi dëborë. Bëhej fjalë për një takim 3-ditor mes koktejeve, garave të skive, darkave dhe argëtimeve ekstra-luksoze.raport ikub

Mirëpo ka qenë e pamundur të mos vërehej "look"-u i tyre, teksa mbi të gjitha ka tërhequr vëmendjen papritmas modelja shqiptare me banim në SHBA, Angela Martini. Ajo kishte veshur një fustan të kuq "shik", por që i nxirrte tërësisht gjoksin në ajër, duke i lënë fare pak vend imagjinatës.

Kështu mund të thuhet se Angela ka fituar "palmën e artë" të eksibicionizmit mes të gjitha femrave të tjera, për pozat e saj "hot" dhe tepër provokuese.


http://en.wikipedia.org/wiki/Angela_Martini

Mirko Gjorgjeviq : Qëndrimi anakronik centralist i pushtetit në Serbi mund të nxisë një lëvizje të fuqishme autonomiste në Vojvodinë, e madje edhe një hap tutje kësaj lëvizjeje, njofton “Blic” .


Mirko Gjorgjeviq

Sociologu Mirko Gjorgjeviq ka deklaruar se qëndrimi anakronik centralist i pushtetit në Serbi mund të nxisë një lëvizje të fuqishme autonomiste në Vojvodinë, e madje edhe një hap tutje kësaj lëvizjeje, njofton “Blic” .


Frikohem se Serbia me Vojvodinën do t kalojë sikur me Kosovën. Lutëm që të mos kem të drejtë, ka thënë Gjorgjeviq dhe ka shtuar se e ardhmeje Serbisë varet nga Vojvodina dhe këtë Serbia nuk po do ta shfrytëzojë. Ne kemi bërë çdo gjë që me Kosovën ta shkatërrojmë veten dhe këtu kemi qenë shumë të suksesshëm”, ka thënë ai.

Ideja është që veriu të fitojë autonomi sa më të gjerë territoriale, entitet të veçantë, ngjashëm sikur Republika Serbe në Bosnjë”, shkruan “Novosti”.


“Novosti” e Beogradit shkrua sot kreu shtetëror serbë ka arritur më në fund pajtimin rreth platformës pr Kosovën. Sipas kësaj gazete, platforma kërkon status të posaçëm për serbët në veri pa njohje të Kosovës.

Për platformën do të deklarohen Grupet Parlamentare, serbët nga Kosova dhe në fund Kuvendi i Serbisë.

“Sipas informacioneve jozyrtare, Serbia do të duhej të luftonte për të drejta sa më të gjëra dhe formale të qytetarëve në veri. Ideja është që veriu të fitojë autonomi sa më të gjerë territoriale, entitet të veçantë, ngjashëm sikur Republika Serbe në Bosnjë”, shkruan “Novosti”.

Në praktikë, në veri më nuk do të kishte institucione të Serbisë, por autonomi serbe. Ky propozim do të jetë temë e shqyrtimit edhe me bashkësinë ndërkombëtare, thekson gazeta.

“Por, platforma, gjithashtu, do të thirret edhe në Kushtetutën e Serbisë, sepse Beogradi me asnjë kusht nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës. Më këtë qasje mbrohet qëllimi kryesor – që sa më shumë të lehtësohet jeta e serbëve, dhe njëkohësisht, ata të mos kenë lidhje të drejtpërdrejtë me institucionet e Kosovës”, shkruan “Novosti”.

EULEX-i hedhë poshtë Kallëzimin penal kundër Pacollit

Pasi EULEX-i ka hedhur poshtë kallzimin penal të Agjensionit Kundër Korrupsionit ka reaguar Behgjet Pacolli, duke shkruar në rrjetet sociale dhe duke akuzuar Agjensionin Kundër Korrupsion për ndërhyrje politike.
“Siç e kam thënë edhe atëherë ai kallzim penal ishte bërë për shkak të njëanshmërisë, mos profesionalizmit, dhe ishte shumë tendencioz në qëllimet e veta”, ka shkruar Pacolli.
Sipas tij, kjo ishte bërë në kohën kur ai po punonte për vendin. “Madje ishte bërë pikërisht në kohën kur unë në Nju Jork ishte i angazhuar shumë në aktivitete për shtimin e njohjeve të reja, dhe afirmimin e fuqizimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, vazhdon postimi i tij.
Ai ka shfaqur mosbesimin dhe kritikat për AKK-në.
Behgjet Pacolli
“Besoj se nga ky rast do të nxjerrin përfundime pozitive të gjitha institucionet vendore, përfshi edhe Agjencionin, me qëllim që të lirohen nga kthetrat e interesave të ndryshme individuale dhe grupore.
Behgjet Pacolli”, shkruan ai.
Postimin, ai pohon se e ka shkruar nga Ruanda ku po qëndron aktualisht.
Misioni i EULEX-it kishte hedhur poshtë Kallëzimin penal të Agjencionit Kundër Korrupsionit e kishte depozituar kundër zëvendëskryeministrit të parë Behxhet Pacolli, dhe është mbyllur përfundimisht lënda e regjistruar si PP.Nr.4394/2012.

* * * * *

EULEX-i hedhë poshtë Kallëzimin penal kundër Pacollit

Misioni i EULEX-it ka hedhur poshtë Kallëzimin penal të Agjencionit Kundër Korrupsionit e kishte depozituar kundër zëvendëskryeministrit të parë Behxhet Pacolli, dhe është mbyllur përfundimisht lënda e regjistruar si PP.Nr.4394/2012.
Avokati i Behxhet Pacollit, Gazmend Nushi, ka kërkuar nga AKK-ja, që të kërkojë falje për këtë denoncim të shëmtuar siç është shprehur ai.
“Shpresojmë që së paku ndërgjegja e tyre do t’i shtyjë ata që në të ardhmen e afërt publikisht të deklarohen rreth shkaqeve, arsyeve dhe në veçanti, rreth motiveve me të cilat janë udhëhequr kur kanë vendosur ta depozitojnë Kallëzimin penal kundër z.Pacolli. Dhe asgjë më tepër” thuhet në letrën e avokatit Nushi dërguar opinionit publik.

MONA LIZA ELEMENTALE (III)


Senad Guraziu

III - (Mona Liza e avulluar...)

Stancat pikturale shpërthejnë
si fishekzjarre bardh-e-zi, pa zhurmë
këputen rrokjet e secilit varg, në qiellin
e syve ngjyrat zhyten në pangjyrësi,
kullojnë e pikojnë me të padukshmen
e vetvetes, për një "flush" lotësh,
gjendja agregate s'ka rëndësi,
kur diç pandalshëm lëngëzohet
në kondensatorin e ngulfatur të qenies,
zingjirë të ftohtë elegjiakë, aq elastik
si fibra muskujsh serpenti, nyjëzohen,
sikur mblidhen kruspull për t'u ngrohur,
ashtu kot, mu në palcën e zjarrit,
mes valëve përvëluese të tretësirës
panumër spirancash të shpresës
gërvishtin shtratin gëlqeror, qilimin koralor,
diç duhet të gozhdohet në fundrrinën
e fjetur të distilatit - pellgjeve të zemrës
shumçka në pritje shtresëzohet,
por në sfondin piktoresk të hijeve
kristalet e ngjyrave nuk shkëlqejnë,
duhet së paku një gërvishtje drite,
e megjithatë duhet të ndodhë, përjetshëm
me secilin lot dhimbja fraksionohet,
pa ëmbëlsinë e rimës, pa ngjyrat
aparente përherë diç e zemrës shmanget,
thellë nën kristalet fshihet, në errësirë
sublimohet - e (pa)mundura është
vetëm "opinion", kurrë nuk është
"fakt" në sipërfaqen e jetës plot diell,
prandaj as për kromatografinë poetike
të dhimbjes s'mund të jetë!


- - - - - - - - - - - - - - - - - - - sign- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
"Ka një hije të fuqishme aty ku ka shumë dritë!".
-- Johann Wolfgang von Goethe --

KONSUMATORI NË SHËNJESTËR: TANI RREZIKOHET NGA MIELLI KANCEROGJEN ?!


AUV i Maqedonisë njohtoi  se ka bllokuar  8 tonelata  miell të dyshuar për përbërje kancerogjene - import nga Sërbia. AUVM dhe Mediumet e Portalet e Informimit në Maqedoni njohtojnë se 1.5 tonë e këtij mielli  kanë arritur deri te konsumatori. 




Këto janë informata për sasitë zyrtare ndërsa gjendja e përgjithëshme e sasisë së miellit të kontaminuar që ka hyrë në territorin  e Maqedonisë dhe e sasisë që ka arritur deri te kuzhinat dhe sofrat e konsumatorit në Maqedoni  nuk dihet akoma ?!  Poashtu nuk dihet se, krahas misrit kancerogjen, cila është sasia e miellit të kontaminuar që eventualisht ka hyrë në Kosovë?
Mielli I kontaminuar përkundër faktit se kishte arritur në Maqedoni me çertifikatë valide doli të ishte i kontaminuar me AFLATOKSINË – bashkdyzim kancerogjen, si dhe doli se Sërbia megjithate nuk i garanton dokumentet që i lëshon për produktet me destinacion eksportin ose se prodhuesit / tregtarët e zhdërvjelltë ( të paskrupullt e abuziv,  kryesisht recidivistë ) ia dalin të korruptojnë burokracinë dhe të sigurojnë dokumente falso për eksportin e produkteve.  



Natyrisht se ky veprim bëhet në bashkpunim me importuesit dhe tregtarët lokal vendor.  AUVM ka marrë vendim që, krahas bllokimit të kontingjentit të miellit, të kërkojë nga Instituti kompetent në Sërbi analiza shtesë të miellit të kontaminuar me sasi enorme e të rrezikshme të AFLATOKSIN-ës si dhe shpjegime shtesë.
Duke pasur parasyshë problemet e shumta në tregun e Kosovës nga prodhuesit e Sërbisë dhe të importuesve të produkteve të tyre ( të cilët në deklaracionet e produkteve të importuar deklarohen  si ” distributor “ duke e deklaruar Kosovën si pjesë të Sërbisë ), duke pasur parasysh edhe faktin se Sërbia akoma nuk e njeh Kosovën e së këndejmi nuk merr përgjegjësi  për pasojat nga produktet e eksportuara, duke pare edhe përvojën mes Maqedonisë e Sërbisë, anise këto dy shtete,  ish anëtare të Ex YU, njihen atëherë pasojat që I ka dhe të tjerat që mund ti ketë tregu i Kosovës dhe konsumatori, mund të imagjinohen si tejet të mëdha dhe me mundësi rrezikshmërie të shkallës së lartë.tepruara aditivesh – të dëmshme për shëndetin e konsumatorit. 



Poashtu është e ditur se Kosova akoma importon shumfishin  e nevojave për aditive të bukës dhe të pjekurinave. Nëse marrim parasysh se prodhuesi  Italian i miellit e thekson në ambalazh se produkti që e shet në Kosovë nuk përmban ADITIVE ndërsa prodhuesit vendor të  miellit, për paketimet / ambalazhimet e produktit e miellit,  nuk njohtojnë  fare konsumatorin  se produkti në fjalë, përmbanë ose jo aditive – ATËHERË DYSHIMET BËHEN TEJET TË ARSYESHME. 




Dhe sërish Mekanizmat e Mbikqyrjes / Inspektimit të tregut nuk reagojnë ose reagojnë me vonesë – përkundër  faktit se konsumatori taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës është punëdhënës dhe finansues i tyre ?!
Shqetësimet e konsumatorit në Kosovë janë të arsyeshme dhe të mëdha nëse kemi parasyshë importin e MISRIT KANCEROGJEN nga ndikimi i të cilit që tani ankohen disa fermerë duke u brengosur për simptomat shqetësuese që u janë shfaqur kafshëve të ushqyera me misër; Rezultatet / të gjeturat e analizave të misrit të kontaminuar  vonojnë dhe  po këto analiza nuk i janë bërë  produktit vendor;  Ndërsa DOMATET FITOHORMONALE akoma na “ ushqejnë “ nga tregu të cilin Shteti e “ Kontrollon, e mbikqyrë dhe e inspekton “ ?!
Shteti I Kosovës duhet të jetë më i vendosur, më i përkushtuar dhe më serioz në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit taksapagues. Në këtë kontekst Institucionet e Republikës së Kosovës duhet t ia njohin e t ia mundësojnë konsumatorit të drejtën ligjore të masë e të vlerësojë cilësinë e prodhimeve, mallrave e shërbimeve, edhe të shërbimeve të Administratës Qendrore e Lokale.

16.12.2012.                                                           Selatin Kaçaniku, dhe                                    
                                                                              KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,  
                                                                              ok.kosova@gmail.com,                                       
                                                                              044/200-458





Lidhur me këtë, edhe këthimi, bllokimi dhe pengimi I eksportit të miellit të Kosovës në Maqedoni  imponon projektime të ndryshme, edhe hipotetike. Nëse dime se një pjesë e mire e grurit për miellin që bluhet në Kosovë është nga Rajoni dhe nga Sërbia mund të paragjykojmë se ky fakt mund të ndimojë në reflektimin e problemit ?!  Dimë poashtu se në Kosovë kryesisht tregtohet mielli me sasi të 

PAS APOKALIPSIT

Nje prozë prej të paharrueshmes, të talentuares Sabajeta Peposhi, e cila e shkruajti kur ajo qe nxënëse në klasën e 8-të.(Adem Avdia )

Sabajeta Peposhi

PAS APOKALIPSIT

Foto: Nje prozë prej të paharrueshmes, të talentuares Sabajeta Peposhi, e cila e shkruajti kur ajo qe nxënëse në klasën e 8-të. 

Sabajeta Peposhi

PAS APOKALIPSIT

Mbi tokën e rrënuar filloi të ngrihej një truall i ri.
Qielli i ngrysur në të zi u copëtua nga ngrohtësia e diellit dhe në çdo skaj të tij reflektonte ngjyra e kaltër, ashtu siç reflektonte kaltërsia e ujërave të shumtë që ngjanin si me damarët e tokës. Një jetë e re plot gjallëri nisi të shndritte dhe begatia e saj përkundte në djepin e lumturisë atë truall të ri. Diku, pas një shkëmbi, pas një shkurreje dhe diku, atje tej, në mes të gjelbërimit të lëndinave, shfaqeshin kafshë të ndryshme.
Për çudi, asnjë kafshë njerëzore nuk dukej në botën e re.
Ndoshta perëndia s’donte që edhe kjo mrekulli e porsalindur të shembej nga mëkatet e njerëzve...

Mbi tokën e rrënuar filloi të ngrihej një truall i ri.Qielli i ngrysur në të zi u copëtua nga ngrohtësia e diellit dhe në çdo skaj të tij reflektonte ngjyra e kaltër, ashtu siç reflektonte kaltërsia e ujërave të shumtë që ngjanin si me damarët e tokës. Një jetë e re plot gjallëri nisi të shndritte dhe begatia e saj përkundte në djepin e lumturisë atë truall të ri. Diku, pas një shkëmbi, pas një shkurreje dhe diku, atje tej, në mes të gjelbërimit të lëndinave, shfaqeshin kafshë të ndryshme.Për çudi, asnjë kafshë njerëzore nuk dukej në botën e re.
Ndoshta perëndia s’donte që edhe kjo mrekulli e porsalindur të shembej nga mëkatet e njerëzve...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...