Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/21

Sali Ramë Berisha: Do të shqyrtojmë të gjitha marrëveshjet me Serbinë






Pas largimit të lapidarit të ushtarëve të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe, kreu i ekzekutivit shqiptar, Sali Berisha përsëri është treguar i ashpër në deklarata.

Ai ka thënë se pas këtij veprimi do të shqyrtohen të gjitha marrëveshjet që Shqipëria ka me shtetin serb.

“Tash do ti rishikojmë të gjitha marrëveshjet që kemi më Serbinë, dhe do të shohim se çka do të bëjmë. Është e papranueshme që në kohën që bëheshin negociatat për lapidarin, të veprohet pas shpine, dhe Presheva të mbushet me polic. Qytetarët e asaj ane janë më të varfrit në rajon. Serbia nuk mund të kërkoj asgjë më shumë që sigurojnë konventat ndërkombëtare”, ka thënë sot kryeministri Berisha,në mbledhjen e Partisë Demokratike.

Ai ka pohuar se do të propozoi që njëra nga rrugët e Tiranës të marr emrin e dëshmorëve të Luginës.

“Do të propozoj që një rrugë të emërohet me emrin e dëshmorëve të Luginës. Më duhet të dënoj ashpërsisht të gjitha aktet e dhunimit të institucioneve, apo varreze serbe në Kosovë. I bëjë thirrje qeveris së Kosovës që të ndërmarr masat ndaj këtyre gjerave që nuk kanë të bëjnë asgjë më qytetarët e Kosovës”.

Berisha ka bërë thirrje që Bashkësia ndërkombëtare të mos përdorë standarde të dyfishta në rastin e Kosovës dhe të Luginës. “I bëjë thirrje ndërkombëtarëve që të mos përdorin standarde të dy fyshta. Një standard për veriun e Mitrovicës dhe një për Preshevën”, ka porositur kreu ekzekutivit shqiptar.

Përfundon protesta, kërkohet reciprocitet për Lapidar

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje sot për t’u qetësuar situata në jug të Serbisë, ku shqiptarët kanë protestuar për shkak të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, raportojnë mediat serbe. Kombet e bashkuara “ po e përcjellin situatën në Luginën e Preshevës dhe apelojnë për qetësi”, ka deklaruar Martin Nesirk, zëdhënës i sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban Ki moon.



"UN vazhdimisht kanë theksuar nevojën e pajtimit ndërkombëtar dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor” tha zëdhënësi i KB, dhe ka shtuar se “protestat paqësore mund të mbahen”, transmeton AFP.

Shtetet e Bashkuara, me rastin e heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, u kanë bërë thirrje serbëve dhe shqiptarëve që, në bashkëpunim me OSBE-në, të gjejnë zgjidhje afatgjate dhe të përhershme.

“Inkurajojmë të gjitha palët që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me OSBE-në, në mënyrë që të gjendet zgjidhje afatgjate dhe e përhershme e atij problemi”, raporton rel të ketë thënë për mediat serbe atasheu për shtyp në ambasadën e SHBA-së në Beograd, Steven Stark.

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe, të dielën, kanë hequr lapidarin e pjesëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Një gjë e tillë ka nxitur reagimin e autoriteteve shqiptare, por edhe më gjerë.


 Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd ka shprehur sot keqardhje për shkak të vendimit të njëanshëm të qeverisë së Serbisë për largimin e përmendores në Preshevë, në momentin kur zgjidhja e kënaqshme ishte “shumë afër”. Më tutje, në kumtesën e ambasadës britanike theksohet se vendimi i njëanshëm i qeverisë së Serbisë, pa konsultime me komunitetin lokal, është për keqardhje dhe shtohet se për këtë hap qeveria serbe kishte vendosur në momentin kur dukej se zgjidhja e kënaqshme për të dy palët ishte shumë afër.

Ambasada britanike i ka përshëndetur përpjekjet e OSBE-së, përfaqësuesit e së cilës kanë ndërmjetësuar në negociatat ndërmjet qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në pjesën jugore të Serbisë, lidhur me përmendoren e pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjitha palëve që “të tregojnë përmbajtje dhe t’iu shmangen lëvizjeve dhe deklaratave, që mund të sjellin nxitje të tensioneve”.







Sapo ka përfunduar protesta gjithëpopullore në Preshevë në shenjë kundërshtimi për heqjen e përmendores së UÇPMB-së që ishte vendosur para komunës së Preshevës. Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident të theksuar.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, përmes një komunikate për media ka deklaruar se protesta e sotme e qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës dënojnë ashpër aktin arbitrar të largimit të pllakës përkujtimore të UÇPMB-së.

“Ne qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, nga ky tubim protestues dënojmë ashpër aktin arbitrar të largimit të pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, duke injoruar në mënyrë të vrazhdë vullnetin politik të shqiptarëve për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme”, shkruhet në komunikatë.

Ai ka thënë se “me këtë rast, Serbia ka shkelë të gjitha konventat ndërkombëtare, kompetencat e pushtetit vendor, e sidomos vullnetin për kompromis mes faktorit politik shqiptar me përfaqësuesit ndërkombëtarë”.

Në këtë drejtim, Mustafa ka shprehur shqetësimin e madh lidhur me provokimin e rëndë që u bë me ngritjen e memorialit përkujtimor të policisë speciale serbe mbi fshatin Lluçan, vendbanim me popullatë shqiptare.

Këto dy akte barbare, për Mustafën, shprehin vazhdimësinë e logjikës së dhunshme dhe militariste të komunikimit të qeverisë serbe më popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës.

Mustafa ka shtuar më tej se në këtë situatë të tensionuar, të ngarkuar me etiketime dhe fyerje ndaj luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi, shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë: ndërprerjen e retorikës së vrazhdë dhe kërcënuese të qeverisë serbe ndaj vlerave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës; kërkojnë që me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë të kthehet lapidari i dëshmorëve konform kompetencave të pushtetit vendor; kërkojnë nga faktori ndërkombëtar që të përkrahet iniciativa e pushtetit lokal në Bujanoc për largimin e memorialit të policisë speciale serbe nga fshati Lluçan dhe vendbanimet e shqiptare; të fillojnë procedurat gjyqësore në nivelin vendor dhe Gjykatën e Strasburgut ndaj shkeljeve të rënda që u bënë në procesin e largimit arbitrar të lapidarit, vendosjen provokative të memorialit në Lluçan dhe mohimit të të drejtave të shqiptarëve; të fillojnë proceset gjyqësore për ndriçimin e rasteve të vrasjeve dhe kidnapimeve të civilëve shqiptarë në periudhën 1999 – 2001; kërkojnë nga Qeveria e Beogradit që urgjentisht ta eliminojë logjikën e dhunës, ultimatumeve dhe arbitraritetit në komunikim me shqiptarët, konform kësaj, largimin e forcave speciale militare nga Lugina e Preshevës dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtarisht të marra ndaj shqiptarëve Luginës së Preshevës, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Konçulit; kërkojnë rinisjen e dialogut serioz të qeverisë së Beogradit me përfaqësuesit legjitim shqiptar, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, për zgjidhjen e problemeve të hapura të shqiptarëve në Luginë të Preshevës; ndërprerjen e përndjekjeve të vazhdueshme të ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe respektimin e pakusht të aktit të Amnistisë;

“Ftojmë bashkësinë ndërkombëtare të jetë më proaktive në pengimin e mëtejshëm të diskriminimit dhe trajtimit të dhunshëm të popullatës shqiptare dhe eliminimin e praktikave të dyfishta të të drejtave individuale dhe kolektive; Apelojmë te popullata shqiptare në Luginë të Preshevës, Kosovë dhe rajon, për ruajtjen e qetësisë, maturisë dhe unitetit për tejkalimin e kësaj situate të rëndë të krijuar me ndërhyrjen e vrazhdë të Beogradit”, është shprehur kryetari Mustafa. ....

F.B

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha:Ibrahim Rugova, Skënderbeu i dytë







Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndër të tjera, është ndalur edhe për të nderuar figurën e Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai tha se në vitin 2006 u nda nga jeta, “në vlerësimin tim, personaliteti më i shquar i kombit shqiptar që nga koha e Skënderbeut e deri më sot, Presidenti Ibrahim Rugova”.

“Sa herë t’i rikthehemi ne historisë së kombit, ta shqyrtojmë dhe ta lexojmë atë, nuk do mund të gjejmë vlerësim tjetër për Presidentin Rugova si një Mahatma Grandhi i shqiptarëve dhe jo vetëm i tyre, i Ballkanit dhe jo vetëm i tij, por edhe i Evropës, i cili me forcën e ideve, me besimin e pathyeshëm te çështja që mbrojti u bë arkitekti i pavarësisë”, ka theksuar i pari i qeverisë shqiptare.

Rugova, sipas Berishës, çështjen e të drejtës së shqiptarëve të Kosovës, e shndërroi në një çështje mbarëkombëtare, çështje perëndimore, çështje të Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve amerikanë.

Berisha kujtoi si Presidenti Rugova themeloi partinë e parë antikomuniste në Ballkanin e diktaturave, duke krijuar kështu pushtetin paralel të shqiptarëve, si kundërshtim i pushtetit barbar të Sllobodan Millosheviqit.
Berisha: Rugova - personaliteti më i shquar i kombit pas Skënderbeut
“Natyrisht, projekti i tij nuk mund të realizohej pa luftën e vendosur, heroike, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të saj, si dhe bombardimet ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kontributi i Presidentit Rugova është i jashtëzakonshëm në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës së pavarur. Ndaj dhe e gjykova që në këtë datë të ndarjes së tij nga ne të shpreh edhe një herë mirënjohjen më të thellë ndaj tij, të shprehem se kam pasur fat të madh, sepse ai ishte burri i shtetit me të cilin unë kam pasur takimet më të shpeshta dhe më të ngushta, të shpreh bindjen se shqiptarët do të vlerësojnë gjithnjë e më shumë veprën e tij të ndritur”, u shpreh Berisha, duke theksuar me bindjen më të madhe, se “nga koha e Skënderbeut e deri më sot, ai ishte Skënderbeu i dytë, që kishte për shpatë idetë dhe që idetë e tij u shndërruan në realitet, para së gjithash, për besimin e jashtëzakonshëm dhe përkushtimin e tij ndaj tyre”.

Albert Einstein vizite sekrete në Shqipëri

Ne vitin 1931, Albert Einstein mund të ketë kryer një vizitë të fshehtë në Shqipëri. Është pajisur me një pasaportë shqiptare, mbase edhe me emër të ndryshuar. Burimet e deritanishme dëshmojnë se këtë pasaportë e ka marrë në Pogradec.
image
Mandej, pas një qëndrimi treditor, ka vijuar axhenën e tij përgjatë atyre viteve të mundimshme e të rrezikshme njëkohësisht, si për të, ashtu edhe për të gjithë hebrenjtë. Teza e guximshme e diskutuar edhe më parë në radhët e studiuesve e historianëve shqiptar, rikthehet me një analizë të re në librin e studiuesit Shaban Sinani, "Hebrenjtë në Shqipëri: prania dhe shpëtimi". Mes shumë dëshmive e fakteve mjaft intriguese të këtij libri (i sapobotuar nga shtëpia botuese "Naimi"), historinë befasuese që lidhet me gjeniun e madh, studiuesi Sinani e trajton që në kapitullin e parë e të monografisë së tij. "Ka të dhëna se në vitin 1931, në Shqipëri mund të ketë zhvilluar një udhëtim incognito ,edhe shkencëtari i famshëm A. Einstein.

Dokumentet provojnë se në fillimin e atij viti ai ka pasur një kontakt shkresor me konsullatën shqiptare në Leipzig", - shkruan Sinani, ndërsa argumenton se, "kohët e fundit është shërbyer një burim shkresor nga Bashkia e Pogradecit, i pacertifikuar ende (sepse nuk është lëshuar nga shërbimi arkivor), sipas të cilit, në vitin 1931 kjo bashki ka lëshuar një certifikatë qytetarie (pasaportë) në emër të A.Einstein-it". Sidoqoftë, pyetja: "A e ka vizituar Shqipërinë në fillimin e viteve 1930 shkencëtari nobelist me prejardhje hebreje, Albert Einstein?", kërkon të tjera argumente për ta vërtetuar. Sipas studiuesit Sinani, studimi më i plotë për këtë argument mbetet ai i dr.Jovan Bashos, në të cilin janë sistemuar të dhëna të karakterit dokumentar dhe të tjera të karakterit memoaristik. Por, kërkimi i burimeve provuese autentike ka ndeshur në vështirësi. "Përgjithësisht, kërkimi i është përmbajtur tezës së një udhëtimi të fshehtë të Einstein-it në Shqipëri. Po të ndiqej një tezë tjetër, e një udhëtimi zyrtar, gjurma e kësaj vizite do të gjendej si në shtypin e kohës, ashtu dhe në burimet arkivore.

Edhe për sa i përket mundësisë së pajisjes me pasaportë shqiptare nga qeveria mbretërore, është ndjekur i njëjti arsyetim: kjo pasaportë mund t'i jetë lëshuar në një emër tjetër. Në fakt, në kronografinë zyrtare të jetës së Einstein-it nuk gjendet asnjë e dhënë për një udhëtim të mundshëm të tij në Shqipëri dhe për zotërimin e një pasaporte shqiptare. Të gjitha këto të panjohura e vështirësojnë kërkimin, por nuk e pamundësojnë", - argumenton Shaban Sinani.


Letërkëmbimi me Bernstein

Shaban Sinani argumenton më tej në monografinë e tij se, burimet e tërthorta, të ndërlidhura me ato memoaristike dhe të arsyetuara në një disiplinë të fortë mendimi, mund të çojnë në përfundime bindëse rreth kësaj enigme të madhe. "Marrin rëndësi në mënyrë të veçantë disa burime që përshkruhen në 'Guide to the Papers of Herman Bernstein (1876-1935) 1899-1935', RG 713 (Regest nr. 713). Sipas këtyre të dhënave, në arkivat e ministrit të atëhershëm fuqiplotë të SHBA në Tiranë, pikërisht në vitet 1930-1933, gjenden dokumente që përmbajnë nota diplomatike për veprime rutinore konsullore, ose për dhënie vizash apo lehtësim procedurash vistimi", - shkruan Sinani.

Por, sipas tij, mbi të gjitha e përforcon argumentin e mundësisë së një vizite të fshehtë të Einstein-it në Shqipëri letërkëmbimi i ambasadorit Bernstein personalisht me të dhe interesimi i shprehur zyrtarisht prej këtij të fundit për ardhjen e tij në Shqipëri, interesim i shprehur edhe për një tjetër personalitet amerikan me një rol historik në fushën e edukimit, Charles Telford Erickson.



Fakti që Herman Bernstein dhe Albert Einstein dëshmohen në foto të përbashkëta prej vitit 1928 deri në vitin 1933, sipas të gjitha gjasave në Tiranë, merr një rëndësi parësore logjike dhe burimologjike, thotë studiuesi Shaban Sinani. Por, sidoqoftë kjo çështje mbetet e hapur për kërkime jo vetëm në arkivat e ambasadorit Bernstein, por sidomos në burimet shqiptare, në ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme (shërbimi konsullor në Leipzig dhe në Vjenë), në arkivat administrative dhe financiare të Bankës së Shqipërisë, në arkivat e portit detar të Durrësit dhe në arkiva të tjera.

Sipas Sinanit, marrin një rëndësi parësore edhe disa fakte të tjera, që zbulohen pikërisht përmes arkivave të H.Bernstein. "Në koleksionin e fotove të periudhës së shërbimit të tij diplomatik në Shqipëri gjendet, krahas A. Enistein-it, ndër të tjera edhe një prej dy miqve të tij të tjerë shumë të rëndësishëm, jo vetëm për mbrojtjen e hebrenjve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe në themelimin e shtetit të Izraelit: Judah Leon (Leib) Magnes dhe Chaim Weizmann", - argumenton Sinani, ndërsa fokusohet pikërisht në arkivat e ambasadorit Bernstein, si një prej burimeve kyçe ku duhen vijuar hulumtimet.

Nga ky arkiv, Sinani veçon regjistrin 713, ku shënjohen seria, nënseria, kutia, dosja dhe viti, të dhëna këto të mjaftueshme për të thelluar kërkimin. Në përshkrimet e të dhënave që ofron regjistri 713, emri i Albert Einstein-it figuron shpesh. Në nënserinë 16, që përmban foto, me vit më të hershëm 1928 dhe me vijueshmëri të papërcaktuar, por jo më vonë se viti 1934, kur Herman Bernstein ndahet nga jeta, pra pikërisht në periudhën kur ai shërbeu në Shqipëri si ambasador i SHBA, emri i Albert Einstein-it është i pari, argumenton studiuesi Sinani, duke lënë të hapur këtë tezë intriguese për të vijuar kërkime të mëvonshme, çka do të sillte fakte e dokumente shkencore që do të vërtetonin vizitën e fshehtë të fizikantit të madh në Shqipëri në vitin 1931.


Ai ishte 26-vjeçar. Punonte si ekspert teknik në Zyrën Zvicerane të Patentave (Swiss Patent Office) në Bernë. Ai ishte provë e krijimit të një koncepti rrënjësisht të ri të hapësirës dhe kohës, lëndës dhe energjisë

Nga fundi i shekullit të 19-të fizika kishte hyrë në një krizë të thellë. Shkencëtarët më të njohur mendonin se fizika kishte mbërritur në fundin e saj. Kjo disiplinë shkencore ishte zhvilluar në një hap të pabesueshën nga një botë makrofizike me objekte të dukshme në një botë të mikrofizikës me ndodhi të cilat rrjedhin në shpejtësi të paimagjinueshme dhe me rend po të tillë forcash, gjë që ishte tej të kuptuarit njerëzor. Dera e botës së kuantiumit fizik duhej hapur. Por kush do ta gjente çelësin e kuptimit të ri të botës? Atëherë mbërriti viti 1905. Në këtë vit një djalosh botoi pesë artikuj njëri pas tjetrit në gazetën “Amalen der physic”. Emri i tij: Albert Ajnshtajn. Ai ishte 26-vjeçar. Dhe punonte si ekspert teknik në Zyrën Zvicerane të Patentave (Swiss Patent Office) në Bernë. Ai ishte provë e krijimit të një koncepti rrënjësisht të ri të hapësirës dhe kohës, lëndës dhe energjisë dhe mendimet e shprehura në këta artikuj. 1905-a do të bëhej viti i mrekullive të Ajnshtajnit. Shkrimtari shkencor Bill Bryson shprehet me stilin e tij tipik: artikulli i parë i Ajnshtajnit shpjegon natyrën e dritës dhe kjo i dha atij çmimin Nobel më 1921. Artikulli i dytë provoi se atomet ekzistojnë vërtet. Dhe i treti thjesht ndryshoi të gjithë botën. Ishte puna revolucionarizuese e Ajnshtajnit mbi një teori të re të hapësirës dhe kohës që më vonë u njoh si teoria e relativitetit. Ajnshtajni nuk e pëlqeu fillimisht këtë emërtim. Ai dëshironte emërtesën “teoria e absolutivitetit”.

Megjithatë, fakt mbeti se traktati i titulluar “Mbi elektrodinamikën e trupave të lëvizshëm” është parë si një nga kontributet shkencore më të mëdha të të gjitha kohërave dhe fare kthjellët mund të jetë ideja më madhështore që ka dalë ndonjëherë nga qenia njerëzore. Artikulli përmban jo shënime apo cilësime, por fuqimisht matematikë dhe asnjë referencë ndaj punëve të tjera. Ajnshtajni lindi më 1879 në Ulm, por familja e tij lëvizi për në Mynih kur ai qe vetëm 6 javësh. Alberti ishte një fëmijë jashtëzakonisht i qetë. Ai nuk nisi të flasë para se të mbushte tre mote dhe kur shkoi në të dymbëdhjetin filloi të mësojë gjeometri duke studiuar shkrimet e Euklidit. Atij ia kishte endja të zbulonte misteret e botës. Pavarësisht këtyre aspiratave të larta, ecuria e tij në shkollë ishte pa ndonjë domethënie përndritëse. Më në fund ai e përfundoi shkollën dhe shkoi në Itali (ku jetonin prindërit e tij), por me synim për të studiuar në Zyrih.

Më 1900 ai u laureua nga Instituti Zviceran i Teknologjisë (Swiss Institute of Technology) në Zyrih me diplomën e mësuesit të matematikës. Atëherë, teksa punonte në një zyrë kërkimesh, ai martohet me Mileva Mariç, me të cilën kishin studiuar bashkë. Ende fëmijë Ajnshtajni mendonte mbi atë se ç’ngjet e diçka kur ajo lëviz aq shpejt sa edhe drita dhe rreh një valë drite e cila lëviz me të. Ai nuk gjeti një përgjigje që ta kënaqte për atë çështje, por ai nuk rreshti kurrë së menduari për të. Ai ishte përsosmërisht i aftë për të dhënë mendime të shumta mbi një çështje të veçantë për vite të tëra. Në rrugën nga shtëpia e tij për në zyrën ku punonte ai do të bënte ecejake të gjata trotuareve të Bernës. Pak nga pak mendimet e tij nisën të zhvillohen. Ai spontanisht filloi nga çështja e thelbit të hapësirës dhe kohës. Në këtë kohë ai dëgjoi për rezultatet e një eksperimenti të Michelson-it dhe Morley-it bërë në SHBA. Qëllimi i këtij eksperimenti ishte matja e shpejtësisë së dritës në lidhje me tokën e cila lëvizte me një shpejtësi të konsiderueshme rreth Diellit. Ishte e qartë se do të kishte diferenca në shpejtësie e dritës si pasojë e ndryshimeve në sistem. Por efekte të tilla nuk u gjetën. Shpejtësia e dritës dilte të ishte absolutisht e pandryshueshme. Në fund Ajnshtajni adoptoi pandryshueshmërinë e shpejtësisë së dritës si një parim. Sipas hipotezës së tij, drita përhapet në hapësirë me një shpejtësi konstante “C”. Megjithëse këto përfundime kundërshtonin rregullat e provuara të mekanikës, kjo nuk e shqetësoi Ajnshtajnin aspak. Nëse atij i dilte kësisoj, ai kishte të drejtë. Shpejtësia e dritës është më e larta shpejtësi e arritur në contincum-in toe hapësirë – kohë. Drita ecën me 299.792.459 km/s. Por nga fiksimi i shpejtësisë së dritës hapësira dhe koha bëhen relative.

Në një sistem referimi të lëvizshëm koha rrjedh më ngadalë sesa një që është në prehje. Shën Agustini më herët ka shkruar: “Koha është një lumë plot me ngjarje. Rrjedha e tij është e fuqishme “Sa shpejt shfaqet diçka, po ashtu ajo noton larg përsëri”. Megjithatë, Shën Agustini nuk e dinte se rrjedha e kohës nuk është konstante, por e varur nga vend shikimi ynë i kushteve të lëvizjes. Njutoni kishte futur hapësirën dhe kohën në fizikë përmes një rruge të thjeshtë. Ai thoshte se koha ecën rregullisht nga njëri çast në tjetrin. Por madje në kohën e Njutonit pati dyshime Leibnitz, për shembull, mendonte se koha nuk është asgjë më shumë sesa një gjuhe që na ndihmon ne të lidhim ngjarjet me njëra-tjetrën. Në një botë pa ndryshim që nuk ka ngjarje, nuk do të kishte kohë.



 Ajnshtajni iu qas pranë konceptit të Leibnitzit pa e aduptuar atë plotësisht. Por në pikëvështrimin e ri të Ajnshtajnit rrjedhja e kohës është më së pakti diçka që varet nga sistemi. Rrjedhja e kohës në sisteme të lëvizshme përcaktohet nga një faktor i quajtur faktori gama. Për shpejtësi modeste ky faktor është praktikisht i barabartë me 1 dhe në këtë rast koncepti i Njutonit është i vlefshëm. Por nëse është rreth 30000 km/s, e cila është 10% e shpejtësisë së dritës, faktori ndryshon me rreth 1.005. Në 99% të shpejtësisë së dritës faktori gama është 7, kësisoj në këtë lloj sistemi koha ecën 7 herë më ngadalë se në një sistem në prehje. Faktori gama rritet kur shpejtësia i afrohet shpejtësisë së dritës. Kur arrihet kjo, faktori gama është i pafundëm në madhësi. Për këtë arsye është e pafundme për trupin me masë të lëvizë me shpejtësi si të dritës apo edhe më të mëdha. Siç dihet kuantet e dritës, fotonet nuk kanë masë. Le të medojmë se jemi duke vëzhguar një astronaut i cili është duke lëvizur larg nga toka nën një përshpjetim konstant, për shembull me rritje të njëjtë të shpejtësisë sikur diçka bie lirisht në tokë. Në këtë rast shpejtësia është 9.8 m/s. Le të themi se austronauti po lëviz drejt galaktikës Andromeda, e cila është 2 milionë vjet dritë larg nesh.



Pasi austronauti ka përshkruar gjysmën e rrugës, ai ndalet së përshpejtuari dhe ngadalëson lëvizjen, kështu ai mbërrin në rajonin e Andromedës me shpejtësi më të ngadaltë. Është e lehtë të llogaritësh se kjo do duhej t’i merrte atij apo asaj 30 vjet. Gjatë kësaj kohe mbulon një total prej dy milionë vjetësh dritë. Astronauti atëherë kthehet mbrapsht dhe arrin sërish në Tokë 30 vjet më vonë, megjithatë në Tokë kanë kaluar 4 milionë vjet, astronauti ka jetuar vetëm 60 vjet. Duke e zgjeruar teorinë e relativitetit, Ajnshtajni më në fund mbërriti tek formula e famshme në fizikë E =mc2. Kjo do të thotë se energjia dhe masa janë forma të ndryshme të së njëjtës substancë. Në këtë kohë Ajnshtajni ishte duke menduar vetëm për transformimin e një pjese shumë të vogël të masës siç janë ato në atomet radioaktive. Por tashmë ne e dimë se formula është shumë më e gjerë. Një proton apo bërthama e një atomi hidrogjen transformohet krejtësisht në energji radioaktive kur vepron kundër një thërmije, një antiproton. Albert Ajnshtajn, një superyll. 1909 Ajnshtjani u largua nga zyra e tij për të nisur një karrierë universitare. Ai ligjëroi në Universitetin e Zyrihut, në Universitetin e Bernës dhe më pas edhe në Pragë. Më 1912 ai u kthye në Zyrih. Më 1914 Akademia prusiane e Shkencave në Berlin i afroi atij një vend si lektor në Institutin e Fizikës Kajser Wilhelm. Kur mori çmimin Nobel disa vite më vonë ai ishte një figurë qendrore e mendimit botëror. Gjatë Republikës së Vajmarit Ajnshtajni ishte një pacifist. Vrullshëm me idetë e tij të fuqishme shoqërore dhe përfitoi lëvizjen e armiqësisë antisemitiste. Ndërsa ai tashmë gjendej në Shba. Me gruan e tij të dytë Elsa Lowenthol librat e tij ishin djegur në Gjermani dhe Hitleri kishte marrë pushtetin më 1933. Ai qe i tronditur prej krimeve masive të kryera nga nazistët e për këtë ai kurrë nuk vuri më këmbën në Gjermani. Ai pranoi një ftesë nga Instituti për Studime të Avancuara në Princeton, ku ai qëndroi deri sa vdiq. Ai fuqimisht punoi mbi një përshkrim apo ide të kuptueshme të gravitetit dhe elektromagnetizmit.

Këto ishin çështje të vështira dhe ai nuk mundi të gjejë një zgjidhje të kënaqshme. Në korrik të 1945 një shpërthim i fuqishëm tronditi shkretëtirën e Nju-Meksikos (SHBA) me të cilin për herë të parë ishte ndezur nga mbushje bërthamore. Një pjesëz e vogël lënde ishte transformuar në rrezatim. Edhe dy teste të tjera bombash të tilla dolën të suksesshme. Në gusht të 1945 ato u ndezën mbi Japoni, në Nagasaki dhe Hiroshima. Megjithatë, fizikanët nuk shpikën bombën atomike, ata thjesht e sollën atë në Tokë nga Dielli. Po Ajnshtajni vetë? I alarmuar prej njoftimeve që kishte marrë ai i shkroi presidentit Rusvelt në gusht të 1939 se Gjermania mund të ishte e aftë të prodhonte bombën atomike. Kjo letër qe vendimtare në themelimin e “Projektit Manhatan” për ndërtimin e bombës atomike. Ky ishte një gabim fatal, tha Ajnshtajni më vonë, dhe sigurisht shembulli më i madh tragjik i fuqisë dhe i pafuqisë së shkencës. Më 1950 ai shkroi se ai kurrë nuk mori pjesë në projekte me natyrë ushtarake, as kreu ndonjë kërkim që të mund të kishte lidhje me armën atomike. Gjatë viteve të pasluftës ai u përfshi aktivist në veprimtari për një rend botëror që e dënon dhe e ndalon kërcënimin bërthamor. Gjithashtu, ai mbështeti krijimin e shtetit të Izraelit. Ajnshtajni në anën tjetër ishte një i dashuruar i detit dhe i muzikës, pacifist dhe jo konformist i paepur. Ajnshtajni vdiq në Princeton, më 18 prill 1955. Në të gjithë Gjermaninë dhe mbarë viti 2005 është quajtur “Viti i Ajnshtajnit”, pasi më 1905 ai tronditi fizikën dhe ndryshoi botën me anë të 5 eseve të mrekullueshme, pra jemi 100 vjet pas revolucionit në fizikë.

Skenderbeu: Një dramë e panjohur dorëshkrim i 1840 në arkivin e Zagrebit

image
Skënderbeu si njëri prej prijësave më të njohur të shekullit të XV-të, që i bëri ballë zgjerimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, është radhitur në mesin e heronjve më të nderuar të rilindasve kroatë. Ai do të konsiderohet si heroi më popullor i popujve të Ballkanit, i cili luftoi jo vetëm për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Ballkanit dhe Evropës. Pjesa më e madhe e rilindasve kroatë, do e ngrinin lart figurën e Skënderbeut dhe luftën e tij, në veprat e tyre letrare, por edhe në tekste historike, studime të veçanta, artikuj të shumtë gazetash, etj. Në të, ata shohin rebelimin, qëndresën, luftën e drejtë dhe të pakompromis kundër zgjerimit Osman në Ballkan dhe mënyrën e vetme të kundërvënies, sepse në atë kohë, ende ishte aktuale Perandoria Osmane dhe bashkimi kombëtar e ndërkombëtar, për një qëllim të përbashkët, lirinë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar! Mund të pohojmë, se figura e Skënderbeut, ka luajtur një rol shumë pozitiv, në rrjedhat historike romantike, të zgjimit të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit kombëtar të popullit kroat.

Dorëshkrimi i Ivan Kukuljeviq-Sakcinskit, i cili ruhet, në Arkivin e HAZU-t, është një dramë, e cila konsiderohet e papërfunduar, ngase i mungojnë disa skena të aktit të parë, të tretë dhe të katërt. Përkundër dëshirës së madhe që kishte, Ivan Kukuljeviq-Sakcinski, nuk ia doli që t’i përmbahej të dhënave dhe fakteve historike, ngase një gjë të tillë, nuk e duronte teksti letrar i dramës. Ideja për të shkruar një vepër letrare, në formë drame, e vuri përballë vështirësive të shumta. Ishte koha kur letërsia e Rilndjes korate luftonte me të gjitha forcat, për realizimin e qëllimeve të caktuara politike, arsimore dhe letrare. Kërkoheshin heronj dinjitozë antikë e mesjetarë, përmes shëmbëlltyrës së të cilëve, dëshirohej të grishej vetëdija kombëtare, në luftë për liri dhe çlirim të përgjithshëm kombëtar. Ky ishte njëri ndër shkaqet, që Skenderbeu gëzonte një vend të veçantë: te krijuesit, intelektualët dhe nacionalistët kroatë. Për të do të shkruhen vepra historike, studime historiko-letrare, do të botohen fejtone, do të thuren poezi, tregime, drama dhe vepra muzikore, në të cilat do të tregohet si model i pathyeshmërisë, luftës së pamposhtur dhe sakrificës së madhe, pa marrë parasysh numrin dhe fuqinë e armikut.

Dorëshkrimi ofron një vlerë të madhe kulturore-historike, pikërisht për faktin se pasuron bibliografinë e veprave letrare-historike, që janë shkruar në kroatisht për Skënderbeun. Njëkohësisht është tregues real i interesimit të studiuesve dhe krijuesve kroatë për figurën e Skenderbeut dhe historinë e popullit shqiptar gjatë mesjetës.

Dorëshkrimi edhe sot e kësaj dite i pabotuar.
Interesant është edhe historia e mosbotimit të këtij dorëshkrimi. I pari për të njofton T. Smiçiklasi, ndërsa nga studiuesit shqiptar, dr. Z. Neziri. Ne kemi përgaditur tekstin e këtij dorëshkrimi për botim. Kemi bërë transkriptim, transliterimin dhe përkthimin në gjuhën shqipe. Shpresojmë, që së shpejti do të shohë dritën e botimit si monografi e veçantë, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë kroate. Harresa dhe heshtja e plotë, duke lejuar që dorëshkrimin ta mbulojë pluhuri i kohës, e bëjnë edhe më enigmatike, arsyen e mosbotimit komplet ose fragmentar të kësaj drame! Nuk janë vlerat letraro-artiskike, shkak për mosbotim, ngase si krijimtari letrare, dorëshkrimi, radhitet, ndër krijimet më të realizuara artistike, të I.K. Sakcinskit. Ndoshta një gjë të tillë, duhet kërkuar në tërheqjen e autorit nga jeta politike, e më vonë edhe me mospranimin e titullit të anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Jugosllave (tashmë kroate) në Zagreb më 1870. Kjo mund të shpjegohet edhe me kundërshtimin e sistemit absolutist Habsburgian të Austrohungarisë. Në anën tjetër, befasues është edhe qëndrimi i shkencës së letërsisë kroate, e cila nuk ka treguar ndonjë interesim të veçantë, për këtë dorëshkrim, as për vlersimin e tij real, kur dihet se Sakcinski ka një vend të merituar në këtë fushë. Teksi i dramës është i shkruar në 58 fletë të formatit të madh, 27,5 x 51.8cm. Në fillim, tetë faqet e para, kanë një format më të vogël, 22,5 x 35cm, në të cilat jepen shënimet paraprake për jetën dhe veprën e Skënderbeut, sipas burimeve dhe autorëve me të cilët ka punuar Sakcinski. Më tej, në vazhdim, kemi 48 fletë të shkruara dhe 2 fletë të zbrazëta. Të gjitha këto fletë janë të palosura më dysh dhe autori ka shkruar vetëm në njërën anë, pra në faqen “recto”. Dorëshkrimi përgjithësisht është i ruajtur mirë. Disa fletë, ato të aktit të tretë dhe dy të fundit janë të përlyera me baltë. Si duket kjo është pasojë e transportit të dorëshkrimeve dhe teksti në to vështirë lexohet.

Sipas të gjitha gjasave, autori i është rikthyer disa here dorëshkrimit, për përpunim dhe plotësim, ngase anash, me ngjyrë dalluese, ka shënime dhe përmirësime të mëvonshme, qofshin ato të natyrës drejtshkrimore, plotësime teksti me fraza të reja, apo edhe ndryshime monolgjesh të tëra.

Gjendja momentale e dorëshkrimit
Teksti në të cilin është shkruar pjesa e parë e dramës, shtrihet në 13 tabak. Secili tabak, është i shënuar me numra romakë nga I-IV; po ashtu pranë tyre janë numrat arabë, nga 1 deri në 4, ndërsa fletët e tjera janë të panumëruara.
Të trembëdhjetë tabakët mbajnë këtë renditje numerike: akti i dytë: II/1, II/2, II/3, II/4, ky i fundit ka një fletë të zbrazët; pastaj: akti i tretë: III/1, III/2, III/3, III/4 dhe një tabak të pa numëruar; akti i katërt: IV/3, IV/4. Tabakët e tjerë janë të pa numëruar. Nëse ndjekim parimin logjik, atëherë mund të konkludojmë se kanë humbur, nga akti i parë, tabakët: I/1, I/2, I/3, I/4 dhe nga akti i katërt tabakët: IV/1, IV/2.

Njëri ndër problemet më të ndjeshme dhe të rëndësishme është çështja e burimeve historike, në të cilat është mbështetur Sakcinski, të cilat duhet të sqarohen. Në shënimet paraprake autori shënon tre autorë: Georg Marnaviqin, Andrija Kaçiq-Mioshiqin dhe J. B. Hamerin, por, është evidente se Sakcinski ka shfrytëzuar edhe burimet e autorëve të tjerë, të cilët nuk i përmend, por nga leximi i vëmendshëm, mund të vërejmë se cilat janë ato vepra e burime.

Këtu në radhë të parë mendohet për Marin Barletin: “Historia de Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis,” Zagreb, 1743; pastaj për: “Hungarische [Sibenbürgische] Moldau-Ëallach/ Türch-Tartar-Persian und Venetianische”, 1663, Francffurt am Maynn; pastaj për: “Türchische-Tartarische-Persianische-Griechische Venetianische”, 1665, Francffurt am Maynn.

Është interesant se Ivan Kukuljeviq-Sakcinski, nuk shënon titujt e veprave të tyre, por vetëm numrin e faqeve, të cilat i ka konsultuar, në dorëshkrimin e tij të dramës për Skëndrbeun.

Për autorin e parë, Georg Marnaviqin dhe veprën e tij, kemi njohuri dhe të dhëna të shumta ngase ai, ishte njëri nga kundërshtarët më të ashpër të Frang Bardhit. Përndryshe, ky autor, në historiografinë kroate, njihet si falsifikator i përkryer, i të dhënave dhe fakteve historike. Sakcinski nga vepra e Marnaviqit ka shfrytëzuar faqet 9-23.

Nga Andria Kaçiq-Mioshiqi, Sakcinski ka shfrytëzuar “Bisedimet e këndëshme të popujve sllavë”. Është shumë e vështirë të përcaktohet se cilin botim ka shfrytëzuar autori, sepse, pothuajse asnjërit nuk i përgjigjen faqet, të cilat i citon Sakcinski. Por më i afërt është me botimin e Dubrovnikut të vitit 1825. Na çon në këtë përfundim, fakti se ky botim, ka qenë më i përhapuri në kohën e Rilindjes kroate.

Ndërkaq nga autori i tretë, J. Hameri, Sakcinski, si duket ka shfrytëzuar të dhënat kryesore. Këto të dhëna ai i plotëson me Marin Barletin dhe biografë të tjerë të Skënderbeut, gjithsesi duke qenë i kujdesshëm, që të ruajë autenticitetin e burimeve për aq sa është e mundur një gjë e tillë në një tekst letrar. Në mënyrë mjeshtrore, Skacinski, i është shmangur mistifikimit të figurës së Skenderbeut, si dhe përpjekjeve tendencioze të historianëve të ndryshëm, të cilët origjinën e Skenderbeut e vinin në dyshim, duke i rritur apo zvogëluar meritat e tij, në luftën e pandërprerë kundër pushtuesve Osmanë.

Ndërtimi i veprës
Veprimi bazë i dramës bazohet në disa nga momentet kyçe të jetë së Skenderbeut, të cilat kanë mbështetje të plotë nga burimet dokumentare dhe tekstet e botuara. Në tetë fletët e para të dorëshkrimit Sakcinski, ka shënuar: të dhëna biografike për jetën e Skenderbeut, disa të dhëna themelore për personazhet kryesore dhe burimet e shfrytëzuara, duke na paraqitur edhe një koncept të shkurtër, për gjithë atë që planifikonte të shkruante. I tërë subjekti i dramës ndahet në tre periudha:
- në vendimin e Skënderbeut për tu kthyer në Shqipëri dhe përgatitjet në këtë drejtim,
- në kohën e kthimit të Skënderbeut në Shqipëri, dhe
- në njërën nga betejat e tij më të famshme, rrethimin e parë të Krujës.
Është e sigurtë, se autori nuk kishte për qëllim, të shkruante një dramë të aksionit, por një dramë psikologjike, duke u përpjekur të futet, sa më thellë në vetëdijen e Skënderbeut, shqiptarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët ishin nga shumë vende të ndryshme të Evropës. Të dhënat biografike kalohen me shpejtësi, sepse autori kryesisht ndalet në dy momente të rëndësishme: marrjen e vendimit dhe përpilimin e planit për t’u kthyer në Shqipëri. Lidhur ngushtë me të, edhe përgatitjet për shpalljen e një kryengritje të përgjithshme popullore për mbrojtje nga Perandoria Osmane. Rasti i parë i volitshëm ishte beteja në mes ushtrisë hungareze e drejtuar nga Gjon Huniadi dhe ushtrisë turke, zhvilluar në Nish, në nëntor të vitit 1443.

Në vazhdim përshkruhet kthimi i Skënderbeut në Krujë dhe inkuadrimi i tij në jetën e përditshme, të një prijësi shqiptarë. Pjesët e tjera të jetës së Skënderbeut, zhvillohen në retrospektivë: qoftë përmes kujtimeve të Vranjaninit para Skënderbeut, të vezirëve dhe pashallarëve në pallatin perandorak të Sulltanit ose përmes bisedës së heronjve të tjerë, pas përfundimit të betejave; ose në prag të betejave të reja.

Gjykuar sipas planit, në fillim të dorëshkrimt, mund të themi se autori nuk ka planifikuar të paraqesë, jetën e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, në tërsi, por duke shfrytëzuar teknika të ndryshme përshkrimore, të domosdoshme për veprat letrare, ta përpunojë vetëm një pjesë të kësaj periudhe historike, e cila do të përfshinte përafërsisht kohën e kthimit të Skënderbeut në atdhe, e deri në rrethimin e parë të Krujës. Metaforikisht kjo periudhë historike do të shpjegohej me lindjen e konfliktit dramatik dhe me përfundimin fatlum të tij, gjë që është edhe ideja kryesore e Skacinskit!

Të dhënat burimore të shfrytëzura nga Marnaviqi, Kashiqi dhe Hameri i takojnë vetëm kësaj periudhe të jetës së Skënderbeut dhe mungojnë ato të viteve të mëvonshme të jetës së tij. Ky fakt na bën të gjykojmë, se ai ka planifikuar, që dramën e tij, për Skënderbeun, ta përfundojë me martesën e heroit, respektivisht me lindjen e djalit të Skëderbeut, Gjonit dhe me tradhtinë e Hamza Kastriotit, që në një farë mënyre do të spjegohej karakteri i fortë dhe i vendosur i Skenderbeut, përball atij të dobët të Hamzait, edhe pse gjenealogjikisht lidhjet e gjakut, të dy i kanë të përbashkëta, pra këtu do kishim elementet psikologjike dhe faktorin njeri, si dominues në përcaktimin e fatit për të ardhmen e atdheut.
Duhet thënë se ky dorëshkrim mban në vetvete disa momente të rëndësishme. Shkruhet nga penda e njohur e një historiani të shquar, i cili zbërthen anën faktografike në një tregim tërheqës dhe mjaft të lehtë për lexim. Gjuha e përdorur është e thjeshtë, e qartë dhe shumë melodike. Por më e rëndësishmja është se autori ka ruajtur paanshmërinë, duke qenë i kujdesshëm që personazhet kryesore të na i paraqesë, në dritë pozitive, por asnjëher më shumë se sa e meritojnë.

Kriza ekonomike dhe lufta boterore ?




Libri me emer “Lufta Botrore” i Niall Fergusonun (The War of the World), studion dhe arrin ne perfundime e konkluzione te rendesishme per zhvillimet ekonomike dhe politike te periudhes se Luftes se Pare dhe te Dyte Boterore. Kuptohet qe Kriza Ekonomike Boterore e vitit 1929 lindi si rezultat i influencave te Luftes se Pare Boterore dhe kjo krize, u be shkaku i Luftes se Dyte Botreore. Per keto arsye, edhe per krizen e tanishme te ekonomise boterore, analiste te vendeve te ndryshme parashikojne dhe hedhin tezen e perfundimit te kesaj krize me nje lufte te re boterore. Por, nje studim me i thelle dhe shume planesh te çon ne perfundimin se nuk do te jete kjo rruga e zgjidhjes dhe kriza e kesaj here do te perfundoje pa u bere shkaku i nje lufte te re boterore. Ne ç’faredo kohe perpara lufterave te medha perjetohen pa qartesi ekonomike te medha. Çmimi dhe dallget e kursit te shkembimit te parave dalin ne krye te tyre. Per kete arsye, per vite Fondi Monetar Nderkombetar ka mbrojtur nje regjim te shkembimit te lekeve qe mund te dallgezonte me e shumta brenda nje viti. Periudhat, ne te cilat paqartesite ekonomike kane qene te larta; mund te tregohen edhe si periudhat qe raportet e inflacionit kane qene te larta si rezultat i rritjeve te zhvillimit. Ne keto periudha, klasat zoteruese, peshen e ekonomise se prishur ua lane klasave te varfra. Ja, ky eshte shkaku me i madh i nevojes se mbajtjes se ulet te raportit te inflacionit.

Renia e vendeve Perendimore

Mbas Perandorise Osmane qe vazhdoi afersisht per 650 vjet, sipas disa historianeve te tjere 469 vjet mbas viteve 1453 dhe Perandorise te Britanise se Madhe qe drejtoi per 336 vjet ne periudhen e viteve

1620 - 1956, ekzistojne tre perandori, te cilat jane aktoret kryesor te botes. Keto perandori jane Amerika, e cila ka filluar ne vitin 1898, Kina qe ka filluar me 1949 dhe “Bashkimi Evropian” qe ka filluar ne vitet 1957. Se sa do te vazhdojne keto vende te jene fuqite e botes nuk dihet; por, ka nje realitet. Dhe kjo eshte fillimi i ngadalesimit dhe ngeljes mbrapa i Perendimit ndaj Lindjes si ne fuqine ekonomike edhe ne fuqine njerezore. Ferguson, shkakun e perfundimit te perandorive e lidh me prishjen e ekonomise. Ne periudhen e fundit rriten shume borxhet e brendshme dhe te jashtme te perandorive. Edhe ne periudhen e fundit te Perandorise Osmane tatimet kishin filluar ti mblidhnin te huajt karshi te drejtave qe ju takonin per te marre. Tani, edhe superfuqia Amerikane eshte perballe me te njejten dileme. Kriza ekonomike e tanishme eshte pike pyetja me e madhe nese do ti zvogeloje apo jo borxhet e Amerikes.

Ja per kete arsye, kriza aktuale zanafillen e ka nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Influenca e rregullatorit te luftes!

Per arsye te shpenzimeve te luftes, bankat qendrore braktisin politikat shtrenguese te parase dhe perfundimi i shtypjes se parase fillon hapjen e buxhetit por rregullohen ekonomite; zvogelohet pa punesia. Hapja e buxhetit qe nuk i kalonte 2.5 % te te ardhurave kombetare deri ne vitin 1936 ne Angli mberriti ne 6.5 % ne vitin 1939. Perseri, ne vitin 1932 kur erdhi ne krye te Gjermanise Hitleri, nga 6 milion te pa pune qe kishte ne Gjermani, ne qershor te 1935 kjo shifer zbriti poshte 2 milione te pa puneve. Ndersa ne Gusht te vitit 1939, numri i gjermaneve te pa pune regjistrohej ne 34.000. Tashme, dihet se rruga e kapercimit te problemeve ekonomike eshte “shtypja e parave me vetedije“. Dhe kjo rruge shmang ne nje mase te konsiderueshme kthimin e krizave ekonomike ne luftera boterore. Por duhet pranuar se nje nga shkaqet qe kriza ekonomike goditi pikerisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne kete periudhe jane lufterat qe ajo po vazhdon ne Irak dhe Afganistan. Pra edhe kriza ekonomiko-financiare boterore qe lindi dhe shpertheu ne superfuqine e botes dhe po pushton gradualisht gjithe hapesirat ekonomike boterore shkakun kryesore e ka tek shpenzimet gjigante te luftes ne Irak dhe Afganistan. Hartimi dhe ndertimi i politikave efektive per zbutjen e krizes aktuale dhe shmangia e perplasjeve te shteteve te medha ne fushat e interesave te tyre strategjike jane rruget qe zvogelojne shperthimin e nje lufte te re ne Lindjen e Mesme dhe me gjere. Por kjo krize ekonomike do ta ule ne nje fare mase superfuqine e Shteteve te Bashkuara duke rendur me shpejtesi ti afrohen asaj Kina, Hindia dhe Rusia. Pra ne nje periudhe afatmesme bota nuk mendohet te jete me nje superfuqi te vetme ekonomike, gje e cila do te vendose raporte te reja ne aktoret e vendimmarrjes boterore.

* Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare

Halil Bregasi :Jul Varibopa: Poeti i pare i talentuar arberesh!

image
Nje figure e ndritur e poezise shqiptare me origjine nga zona e Cakranit,eshte dhe Jul Varibopa.Ai u lind ne nje fshat te Kozences ne Itali qe vendasit e quajne “Mbuzat”.Sipas shume autoreve qe kane shkruar per Varibopen,ai u lind ne nje familje me origjine nga Mallakastra,dhe sipas Robert Elsie qe ka botuar:”Histori e letersise shqiptare” cilesohet nga Mallakastra e Shqiperise jugore.Te njejten gje e perserisin ne botimet e tyre:De Rada, M.Markianoi,Zef Skiroi,Albert Stratikoi,te cilet i permend dhe Akademik Shaban Demiraj,ne nje material per Jul Varibopen.

Ngulimet e arberesheve ne Itali jane te periudhave te ndryshme,por sipas te gjitha te dhenave,thuhet se fshati San Giorgio Albanese e qe vendasit e therrasin Mbusat, eshte themeluar rreth viteve 1467-1471,pra menjehere pas vdekjes se Skenderbeut. Ne shqiptimin e emrit ka pak ndryshim.Sipas Robert Elsie quhet Mbuzat,kurse sipas Ak.Shaban Demiraj thirret Mbusat.Duket e parendesishme,por nga emri mund te percaktohet edhe prejardhja,ose familja themeluese e fshatit.Nuk dihet ne se familja Varibopa eshte themeluese apo nder te parat,sepse Juli ka lindur rreth tre shekuj me vone.

Qysh ne fillim me duhet te them,se perse nisa te shkruaj Variboben ?
Se pari.- Me beri pershtypje mbiemri i tij,e qe lidhet me emrin e fshatit nga eshte larguar kjo familje.Kishin kaluar me pak se tre shekuj nga emigrimi i tyre dhe ata mbanin akoma per mbiemer,emrin e fshatit te paraardhesve te tyre,e qe u kujtonte se ishin nga Varibopi i Cakranit,gje qe do e vertetojme me vone.

Se dyti.-Ky njeri,pra Jul Variboba,eshte cilesuar nga shume autor si :”Poeti pare Arberesh i talentuar” nga R.Elsie; “Nje nder poetet me te degjuar te letersise arbereshe”, nga Sh.Demiraj;”Si autor i vertet dhe krijues original” nga S.Hamiti;”Poeti i pare i vertet i krejt letersise shqipe”,thuhet ne Fjalorin Enciklopedik letrar f.287,bot. 2001.

Nisur nga keto,mendoi te beje te njohura disa te dhena per jeten e tij e disa mendime nga studjues te ndryshem.
Pranohet nga te gjithe qe ai ka ndjekur studimet ne Seminarin Korsini ne Shen Benedithi (San Benedetto Ullano).Ky seminar,sipas Robert Elsie eshte themeluar ne vitin 1732 nga Papa Klementi XII,ndersa sipas De Rada cilesuar ne vepren e vet : ”Antologji Albanese” f.59,e cituar dhe nga Shaban Demiraj thote: Jul Variboba ishte i biri i kryepriftit te Mbusatit dhe i Vashia Kanadese dhe ka qene nje nder nxenesit e pare te Kolegjit italo-shqiptar te San Benedetto Ullanos, qe u themelua ne vitin 1733 nga Felice Samuele Rodota, fisnik shqiptar nga San Benedetto Ullano. Pra kemi nje ndryshim ne vitin e themelimit dhe te themeluesit. Per mua qendron varianti i dyte,sepse si do dali dhe me poshte, ky kolegj eshte i ritit orthodoks dhe ne se krijohej nga nje Pap,duhej te ishte i ritit katolik, keshtu qe nje fisnik vendas i fese orthodokse mund ta themelonte. Sigurisht qe kjo ka pak rendesi ne shkrimin tone, por me poshte do ndeshemi per kete problem me Julin.

Me mbarimin e ketij seminari apo kolegji,Jul Variboba u shungurua prift,kjo rreth vitit 1749,sipas R.Elsie,i ritit orthodoks.

Sipas Markianoit,te cituar nga Sh.Demiraj,:”Dialektet e Kalabrise,te Pulias e te Siqelise, jane pasqyre besnike e te folurit te Toskerishtes”,por flitet dhe per koloni arbereshe te ardhur nga vise te tjera te Shqiperise se siperme.Persa i perket katundit Mbusat,gjuha e te cilit eshte nje torkerishte me disa karakteristika te aferta me $amerishten dhe gjirokastrishten,mund te thuhet me siguri se do te jete themeluar nga familje te shperngulura prej Toskerie.

Nje analize me te plote e me vlere te leksikut te Varibopes ka botuar Prof. Maksimilian Lambertzi,qe citohet dhe nga Sh.Demiraj,ku ne faqen 47 te studimit te tij,ai shfaq mendimin se llagapi Variboba lidhet me emrin e fshatit Varibop,d.m.th. stergjysherit e Varibopes jane shperngulur nga ai katund i Mallakstres,emrin e te cilit e mbajten si llagapin e familjes se tyre.Ai shton se toponimi Variboba eshte nje nga toponimet e shumta sllave te Shqiperise dhe do te thote:”Zieje groshen”.Mua, artikullshkruesit,ky spjegim nuk me bind e nuk me pelqen.Me duket me i argumentuar e domethenes mendimi i Spiro N.Konda,i cili fjalen Varibop e spjegon me zberthimin : Varri i Bobit,e qe me duket me bindes.Ndoshta dhe Varri i babit qe me vone ka evoluar ne varri i bobit.

Perfundimisht,si dhe vertetohet nga autor te tjere,prejardhja e tyre nga fshati Varibop i Cakranit eshte i argumentueshem,por le te flasim per vepren e tij..

Me mbarimin e kolegjit,Juli kthehet ne fshat per te ndihmuar te atin e moshuar, Xhovani kryeprift i famullise aty.Duket qe ishte i apasionuar pas fese,prandaj dhe krijoi aty nje kongregacion,ku u grumbulluan vajzat me te ndershme te fshatit,qe u quajten: ”Bijat e Maries”.

Nuk dihet ne se ishte e vertet apo shpifje,por kunder Varibobes u hap fjala se paskesh pasur lidhje me nje nga keto vajza..Kjo beri qe ai te largohet nga fshati dhe te vendoset ne Rome.Aty mendohet se beri jete te mbyllur fetare duke iu lutur Shen Merise per mekatet.

Stratikoi thote se ne Rome Jul Varibopen e nderonin shume per sjellje te mire dhe diturine e tij dhe se ishte emeruar sekretar i nje Urdheri fetar,ku mendohet se ka kaluar dite te mira.Mendohet se pelqente me shume ritin katolik te besimit sidomos ne Rome.

Sipas gojdhenes te permendur nga Stratikoi,prinderit e Varibopes,me qe e kishuin bir te vetem,donin ta martonin,para se te shungurohej prift,duke qene se prifterinjte arberesh te ritit orthodoks lejohen te martohen,para se te fillojne jeten e prifterise. Sipas shenimeve te A.Chinigo ne “Arbri i ri”,-Variboba ne fillim kishte pranuar kete deshire te prinderve,e prandaj u kishte thene se do te shkonte ne Napoli per tete gjetur gruan me te bukur e fisnike Kur ishte kthyer,kishte thene se e kishte gjetur gruan,dhe per $udi te vendasve qe po e prisnin me nuse,ata paskeshin pare shtatoren e Shen Merise.Sido qe ky tregim ka formen e nje anekdode,ai hedh drite mbi ate qe Juli ishte i dhene fort pas fese,dhe kjo duket edhe ne vepren e tij letrare.

Fakti qe Varobopa ka ndjekur mesimet ne San Benedetto Ullano e pastaj ka jetuar ne Rome si sekretar i nje Urdheri fetar,na bene te mendojme se ai ka pasur dituri per kohen. Kete na e verteton dhe nje anekdode,qe e tregon De Rada ne “Antologjia Albanese”.Po e shkruaj shkurt : Kur ne kryesine e Kolegjit te San Benedetto Ullanos erdhi peshkopi Archiopoli,mori ne katedren e lendeve humanitare nje ish nxenes aty,i quajtur Avato,te cilin me vone e zevendesoi me Jul Varibopen.Kjo tregon se Varibopa duhet te kete pasur nje fare kulture dhe inteligjence te mire,deri sa peshkopi Archiopoli ka menduar ta beje drejtor ne kembe te nje tjetri,per te cilin De Rada thote se ishte nje nga nxenesit me te mire te Kolegjit e me inteligjence te rralle.

Por ajo qe e beri Julin te njohur ne qarqet letrare eshte vepra e tij :”Ghiella e Shen Meris Virgjer” (Jeta e Shen Merise Virgjer),botuar ne Rome ne vitin 1762.Si$ thote edhe vet poeti neparatheien e keaj vepre,ai qekur ishte i ri i vinte ndore t shkruanteer te qeshur,por e para veper ne gjuhen shqipe eshte vellimi me vjersha fetare,qe u botua me titullin e mesiperm.Megjithese Zef Skiroi e ndonje tjeter thote se kane patur ne dore nje doreshkrim me vjersha te tjera fetare te tija,por Skiroi nuk jep spjegim ne se ka qene shtypur ndonje nga keto vjersha e kur,prandaj Varibopa,ne historine e letersise sone njihet vetem me vepren:”Gjella e Shen Merise Virgjer”.

Kjo poeme prej 4717 vargjesh,me nje strukture pjesesh jo fort te lidhura,e shkruar teresisht ne dialektin e Mbusatit,deshmon me shume per nje tonalitet lirizmi e balade popullore,duke i shndruar personazhet besimtare te Dhjates se Re ne fshatare truplidhur kalabrez te shekullit te tetembedhjete.Varibopa nuk e ka shoqin ne letersine e vjeter shqiptare si per ndjeshmerine e kthjellet e te thjeshte poetike,ashtu edhe per larmine e shprehjes ritmike,ndonese cilesia artistike e tij ka dallime te medha nga vargu ne varg. Ajo eshte nderthurur sic eshte me kenge popullore,qendron madje ne stilin realist e konkret.Nje nga pjeset me karakteristike,eshte Kenka e te zgjuarit,ne te cilen Shen Meria e zgjon te voglin e saj per te marre adhurimin e barinjve te thjeshte,Nikolle,Frangut, Xhudites,Elizabetes,te gjith me dhurata nga fshati.

Per Jul Varibopen gjen te shkruar ne Buletinin:Per Shkencat Shoqerore,viti 1953,nr.1,2 3,nga Shaban Demiraj;Ne Histori e letersise shqiptare,Dukagjin,Peje,2001,f.114-117,nga Robert Elsie;Ne tekstin mesimor “Letersia shqiptare e vjeter” nga Dr.Sabri Hamiti;ne Fjalorin Enciklopedik Letrar me autor Gjergj Zheji,e prof.as.Dr.Natasha Xhafka etj.

Si autor i vertet dhe krijues original,Varibopa krijon lloje vargjesh e figiurash krejt origjinale,qe hyjne ne fondin e krijimit letrar.Gjithe vepra e tij ka strukture letrare,trajte shkrimi te njehsuar,poezi-vargje dhe shkruhet per qellime letrare.



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...