2013-01-21

Halil Bregasi :Jul Varibopa: Poeti i pare i talentuar arberesh!

image
Nje figure e ndritur e poezise shqiptare me origjine nga zona e Cakranit,eshte dhe Jul Varibopa.Ai u lind ne nje fshat te Kozences ne Itali qe vendasit e quajne “Mbuzat”.Sipas shume autoreve qe kane shkruar per Varibopen,ai u lind ne nje familje me origjine nga Mallakastra,dhe sipas Robert Elsie qe ka botuar:”Histori e letersise shqiptare” cilesohet nga Mallakastra e Shqiperise jugore.Te njejten gje e perserisin ne botimet e tyre:De Rada, M.Markianoi,Zef Skiroi,Albert Stratikoi,te cilet i permend dhe Akademik Shaban Demiraj,ne nje material per Jul Varibopen.

Ngulimet e arberesheve ne Itali jane te periudhave te ndryshme,por sipas te gjitha te dhenave,thuhet se fshati San Giorgio Albanese e qe vendasit e therrasin Mbusat, eshte themeluar rreth viteve 1467-1471,pra menjehere pas vdekjes se Skenderbeut. Ne shqiptimin e emrit ka pak ndryshim.Sipas Robert Elsie quhet Mbuzat,kurse sipas Ak.Shaban Demiraj thirret Mbusat.Duket e parendesishme,por nga emri mund te percaktohet edhe prejardhja,ose familja themeluese e fshatit.Nuk dihet ne se familja Varibopa eshte themeluese apo nder te parat,sepse Juli ka lindur rreth tre shekuj me vone.

Qysh ne fillim me duhet te them,se perse nisa te shkruaj Variboben ?
Se pari.- Me beri pershtypje mbiemri i tij,e qe lidhet me emrin e fshatit nga eshte larguar kjo familje.Kishin kaluar me pak se tre shekuj nga emigrimi i tyre dhe ata mbanin akoma per mbiemer,emrin e fshatit te paraardhesve te tyre,e qe u kujtonte se ishin nga Varibopi i Cakranit,gje qe do e vertetojme me vone.

Se dyti.-Ky njeri,pra Jul Variboba,eshte cilesuar nga shume autor si :”Poeti pare Arberesh i talentuar” nga R.Elsie; “Nje nder poetet me te degjuar te letersise arbereshe”, nga Sh.Demiraj;”Si autor i vertet dhe krijues original” nga S.Hamiti;”Poeti i pare i vertet i krejt letersise shqipe”,thuhet ne Fjalorin Enciklopedik letrar f.287,bot. 2001.

Nisur nga keto,mendoi te beje te njohura disa te dhena per jeten e tij e disa mendime nga studjues te ndryshem.
Pranohet nga te gjithe qe ai ka ndjekur studimet ne Seminarin Korsini ne Shen Benedithi (San Benedetto Ullano).Ky seminar,sipas Robert Elsie eshte themeluar ne vitin 1732 nga Papa Klementi XII,ndersa sipas De Rada cilesuar ne vepren e vet : ”Antologji Albanese” f.59,e cituar dhe nga Shaban Demiraj thote: Jul Variboba ishte i biri i kryepriftit te Mbusatit dhe i Vashia Kanadese dhe ka qene nje nder nxenesit e pare te Kolegjit italo-shqiptar te San Benedetto Ullanos, qe u themelua ne vitin 1733 nga Felice Samuele Rodota, fisnik shqiptar nga San Benedetto Ullano. Pra kemi nje ndryshim ne vitin e themelimit dhe te themeluesit. Per mua qendron varianti i dyte,sepse si do dali dhe me poshte, ky kolegj eshte i ritit orthodoks dhe ne se krijohej nga nje Pap,duhej te ishte i ritit katolik, keshtu qe nje fisnik vendas i fese orthodokse mund ta themelonte. Sigurisht qe kjo ka pak rendesi ne shkrimin tone, por me poshte do ndeshemi per kete problem me Julin.

Me mbarimin e ketij seminari apo kolegji,Jul Variboba u shungurua prift,kjo rreth vitit 1749,sipas R.Elsie,i ritit orthodoks.

Sipas Markianoit,te cituar nga Sh.Demiraj,:”Dialektet e Kalabrise,te Pulias e te Siqelise, jane pasqyre besnike e te folurit te Toskerishtes”,por flitet dhe per koloni arbereshe te ardhur nga vise te tjera te Shqiperise se siperme.Persa i perket katundit Mbusat,gjuha e te cilit eshte nje torkerishte me disa karakteristika te aferta me $amerishten dhe gjirokastrishten,mund te thuhet me siguri se do te jete themeluar nga familje te shperngulura prej Toskerie.

Nje analize me te plote e me vlere te leksikut te Varibopes ka botuar Prof. Maksimilian Lambertzi,qe citohet dhe nga Sh.Demiraj,ku ne faqen 47 te studimit te tij,ai shfaq mendimin se llagapi Variboba lidhet me emrin e fshatit Varibop,d.m.th. stergjysherit e Varibopes jane shperngulur nga ai katund i Mallakstres,emrin e te cilit e mbajten si llagapin e familjes se tyre.Ai shton se toponimi Variboba eshte nje nga toponimet e shumta sllave te Shqiperise dhe do te thote:”Zieje groshen”.Mua, artikullshkruesit,ky spjegim nuk me bind e nuk me pelqen.Me duket me i argumentuar e domethenes mendimi i Spiro N.Konda,i cili fjalen Varibop e spjegon me zberthimin : Varri i Bobit,e qe me duket me bindes.Ndoshta dhe Varri i babit qe me vone ka evoluar ne varri i bobit.

Perfundimisht,si dhe vertetohet nga autor te tjere,prejardhja e tyre nga fshati Varibop i Cakranit eshte i argumentueshem,por le te flasim per vepren e tij..

Me mbarimin e kolegjit,Juli kthehet ne fshat per te ndihmuar te atin e moshuar, Xhovani kryeprift i famullise aty.Duket qe ishte i apasionuar pas fese,prandaj dhe krijoi aty nje kongregacion,ku u grumbulluan vajzat me te ndershme te fshatit,qe u quajten: ”Bijat e Maries”.

Nuk dihet ne se ishte e vertet apo shpifje,por kunder Varibobes u hap fjala se paskesh pasur lidhje me nje nga keto vajza..Kjo beri qe ai te largohet nga fshati dhe te vendoset ne Rome.Aty mendohet se beri jete te mbyllur fetare duke iu lutur Shen Merise per mekatet.

Stratikoi thote se ne Rome Jul Varibopen e nderonin shume per sjellje te mire dhe diturine e tij dhe se ishte emeruar sekretar i nje Urdheri fetar,ku mendohet se ka kaluar dite te mira.Mendohet se pelqente me shume ritin katolik te besimit sidomos ne Rome.

Sipas gojdhenes te permendur nga Stratikoi,prinderit e Varibopes,me qe e kishuin bir te vetem,donin ta martonin,para se te shungurohej prift,duke qene se prifterinjte arberesh te ritit orthodoks lejohen te martohen,para se te fillojne jeten e prifterise. Sipas shenimeve te A.Chinigo ne “Arbri i ri”,-Variboba ne fillim kishte pranuar kete deshire te prinderve,e prandaj u kishte thene se do te shkonte ne Napoli per tete gjetur gruan me te bukur e fisnike Kur ishte kthyer,kishte thene se e kishte gjetur gruan,dhe per $udi te vendasve qe po e prisnin me nuse,ata paskeshin pare shtatoren e Shen Merise.Sido qe ky tregim ka formen e nje anekdode,ai hedh drite mbi ate qe Juli ishte i dhene fort pas fese,dhe kjo duket edhe ne vepren e tij letrare.

Fakti qe Varobopa ka ndjekur mesimet ne San Benedetto Ullano e pastaj ka jetuar ne Rome si sekretar i nje Urdheri fetar,na bene te mendojme se ai ka pasur dituri per kohen. Kete na e verteton dhe nje anekdode,qe e tregon De Rada ne “Antologjia Albanese”.Po e shkruaj shkurt : Kur ne kryesine e Kolegjit te San Benedetto Ullanos erdhi peshkopi Archiopoli,mori ne katedren e lendeve humanitare nje ish nxenes aty,i quajtur Avato,te cilin me vone e zevendesoi me Jul Varibopen.Kjo tregon se Varibopa duhet te kete pasur nje fare kulture dhe inteligjence te mire,deri sa peshkopi Archiopoli ka menduar ta beje drejtor ne kembe te nje tjetri,per te cilin De Rada thote se ishte nje nga nxenesit me te mire te Kolegjit e me inteligjence te rralle.

Por ajo qe e beri Julin te njohur ne qarqet letrare eshte vepra e tij :”Ghiella e Shen Meris Virgjer” (Jeta e Shen Merise Virgjer),botuar ne Rome ne vitin 1762.Si$ thote edhe vet poeti neparatheien e keaj vepre,ai qekur ishte i ri i vinte ndore t shkruanteer te qeshur,por e para veper ne gjuhen shqipe eshte vellimi me vjersha fetare,qe u botua me titullin e mesiperm.Megjithese Zef Skiroi e ndonje tjeter thote se kane patur ne dore nje doreshkrim me vjersha te tjera fetare te tija,por Skiroi nuk jep spjegim ne se ka qene shtypur ndonje nga keto vjersha e kur,prandaj Varibopa,ne historine e letersise sone njihet vetem me vepren:”Gjella e Shen Merise Virgjer”.

Kjo poeme prej 4717 vargjesh,me nje strukture pjesesh jo fort te lidhura,e shkruar teresisht ne dialektin e Mbusatit,deshmon me shume per nje tonalitet lirizmi e balade popullore,duke i shndruar personazhet besimtare te Dhjates se Re ne fshatare truplidhur kalabrez te shekullit te tetembedhjete.Varibopa nuk e ka shoqin ne letersine e vjeter shqiptare si per ndjeshmerine e kthjellet e te thjeshte poetike,ashtu edhe per larmine e shprehjes ritmike,ndonese cilesia artistike e tij ka dallime te medha nga vargu ne varg. Ajo eshte nderthurur sic eshte me kenge popullore,qendron madje ne stilin realist e konkret.Nje nga pjeset me karakteristike,eshte Kenka e te zgjuarit,ne te cilen Shen Meria e zgjon te voglin e saj per te marre adhurimin e barinjve te thjeshte,Nikolle,Frangut, Xhudites,Elizabetes,te gjith me dhurata nga fshati.

Per Jul Varibopen gjen te shkruar ne Buletinin:Per Shkencat Shoqerore,viti 1953,nr.1,2 3,nga Shaban Demiraj;Ne Histori e letersise shqiptare,Dukagjin,Peje,2001,f.114-117,nga Robert Elsie;Ne tekstin mesimor “Letersia shqiptare e vjeter” nga Dr.Sabri Hamiti;ne Fjalorin Enciklopedik Letrar me autor Gjergj Zheji,e prof.as.Dr.Natasha Xhafka etj.

Si autor i vertet dhe krijues original,Varibopa krijon lloje vargjesh e figiurash krejt origjinale,qe hyjne ne fondin e krijimit letrar.Gjithe vepra e tij ka strukture letrare,trajte shkrimi te njehsuar,poezi-vargje dhe shkruhet per qellime letrare.



No comments:

Post a Comment

Situata në Dardani, është kthye me Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij në atë të vitit 1999, pra epilogu i këtyre çështjeve është zero.

-                                             Nga Flori Bruqi Administrata  e  ish presidentit deri sotëm  Joe Biden kishte prioritet diçka ...