Libri me emer “Lufta Botrore” i Niall Fergusonun (The War of the World), studion dhe arrin ne perfundime e konkluzione te rendesishme per zhvillimet ekonomike dhe politike te periudhes se Luftes se Pare dhe te Dyte Boterore. Kuptohet qe Kriza Ekonomike Boterore e vitit 1929 lindi si rezultat i influencave te Luftes se Pare Boterore dhe kjo krize, u be shkaku i Luftes se Dyte Botreore. Per keto arsye, edhe per krizen e tanishme te ekonomise boterore, analiste te vendeve te ndryshme parashikojne dhe hedhin tezen e perfundimit te kesaj krize me nje lufte te re boterore. Por, nje studim me i thelle dhe shume planesh te çon ne perfundimin se nuk do te jete kjo rruga e zgjidhjes dhe kriza e kesaj here do te perfundoje pa u bere shkaku i nje lufte te re boterore. Ne ç’faredo kohe perpara lufterave te medha perjetohen pa qartesi ekonomike te medha. Çmimi dhe dallget e kursit te shkembimit te parave dalin ne krye te tyre. Per kete arsye, per vite Fondi Monetar Nderkombetar ka mbrojtur nje regjim te shkembimit te lekeve qe mund te dallgezonte me e shumta brenda nje viti. Periudhat, ne te cilat paqartesite ekonomike kane qene te larta; mund te tregohen edhe si periudhat qe raportet e inflacionit kane qene te larta si rezultat i rritjeve te zhvillimit. Ne keto periudha, klasat zoteruese, peshen e ekonomise se prishur ua lane klasave te varfra. Ja, ky eshte shkaku me i madh i nevojes se mbajtjes se ulet te raportit te inflacionit.
Renia e vendeve Perendimore
Mbas Perandorise Osmane qe vazhdoi afersisht per 650 vjet, sipas disa historianeve te tjere 469 vjet mbas viteve 1453 dhe Perandorise te Britanise se Madhe qe drejtoi per 336 vjet ne periudhen e viteve
1620 - 1956, ekzistojne tre perandori, te cilat jane aktoret kryesor te botes. Keto perandori jane Amerika, e cila ka filluar ne vitin 1898, Kina qe ka filluar me 1949 dhe “Bashkimi Evropian” qe ka filluar ne vitet 1957. Se sa do te vazhdojne keto vende te jene fuqite e botes nuk dihet; por, ka nje realitet. Dhe kjo eshte fillimi i ngadalesimit dhe ngeljes mbrapa i Perendimit ndaj Lindjes si ne fuqine ekonomike edhe ne fuqine njerezore. Ferguson, shkakun e perfundimit te perandorive e lidh me prishjen e ekonomise. Ne periudhen e fundit rriten shume borxhet e brendshme dhe te jashtme te perandorive. Edhe ne periudhen e fundit te Perandorise Osmane tatimet kishin filluar ti mblidhnin te huajt karshi te drejtave qe ju takonin per te marre. Tani, edhe superfuqia Amerikane eshte perballe me te njejten dileme. Kriza ekonomike e tanishme eshte pike pyetja me e madhe nese do ti zvogeloje apo jo borxhet e Amerikes.
Ja per kete arsye, kriza aktuale zanafillen e ka nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Influenca e rregullatorit te luftes!
Per arsye te shpenzimeve te luftes, bankat qendrore braktisin politikat shtrenguese te parase dhe perfundimi i shtypjes se parase fillon hapjen e buxhetit por rregullohen ekonomite; zvogelohet pa punesia. Hapja e buxhetit qe nuk i kalonte 2.5 % te te ardhurave kombetare deri ne vitin 1936 ne Angli mberriti ne 6.5 % ne vitin 1939. Perseri, ne vitin 1932 kur erdhi ne krye te Gjermanise Hitleri, nga 6 milion te pa pune qe kishte ne Gjermani, ne qershor te 1935 kjo shifer zbriti poshte 2 milione te pa puneve. Ndersa ne Gusht te vitit 1939, numri i gjermaneve te pa pune regjistrohej ne 34.000. Tashme, dihet se rruga e kapercimit te problemeve ekonomike eshte “shtypja e parave me vetedije“. Dhe kjo rruge shmang ne nje mase te konsiderueshme kthimin e krizave ekonomike ne luftera boterore. Por duhet pranuar se nje nga shkaqet qe kriza ekonomike goditi pikerisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne kete periudhe jane lufterat qe ajo po vazhdon ne Irak dhe Afganistan. Pra edhe kriza ekonomiko-financiare boterore qe lindi dhe shpertheu ne superfuqine e botes dhe po pushton gradualisht gjithe hapesirat ekonomike boterore shkakun kryesore e ka tek shpenzimet gjigante te luftes ne Irak dhe Afganistan. Hartimi dhe ndertimi i politikave efektive per zbutjen e krizes aktuale dhe shmangia e perplasjeve te shteteve te medha ne fushat e interesave te tyre strategjike jane rruget qe zvogelojne shperthimin e nje lufte te re ne Lindjen e Mesme dhe me gjere. Por kjo krize ekonomike do ta ule ne nje fare mase superfuqine e Shteteve te Bashkuara duke rendur me shpejtesi ti afrohen asaj Kina, Hindia dhe Rusia. Pra ne nje periudhe afatmesme bota nuk mendohet te jete me nje superfuqi te vetme ekonomike, gje e cila do te vendose raporte te reja ne aktoret e vendimmarrjes boterore.
* Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare
No comments:
Post a Comment