Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje sot për t’u qetësuar situata në jug të Serbisë, ku shqiptarët kanë protestuar për shkak të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, raportojnë mediat serbe. Kombet e bashkuara “ po e përcjellin situatën në Luginën e Preshevës dhe apelojnë për qetësi”, ka deklaruar Martin Nesirk, zëdhënës i sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Ban Ki moon.
"UN vazhdimisht kanë theksuar nevojën e pajtimit ndërkombëtar dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor” tha zëdhënësi i KB, dhe ka shtuar se “protestat paqësore mund të mbahen”, transmeton AFP.
Shtetet e Bashkuara, me rastin e heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, u kanë bërë thirrje serbëve dhe shqiptarëve që, në bashkëpunim me OSBE-në, të gjejnë zgjidhje afatgjate dhe të përhershme.
“Inkurajojmë të gjitha palët që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me OSBE-në, në mënyrë që të gjendet zgjidhje afatgjate dhe e përhershme e atij problemi”, raporton rel të ketë thënë për mediat serbe atasheu për shtyp në ambasadën e SHBA-së në Beograd, Steven Stark.
Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe, të dielën, kanë hequr lapidarin e pjesëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Një gjë e tillë ka nxitur reagimin e autoriteteve shqiptare, por edhe më gjerë.
Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd ka shprehur sot keqardhje për shkak të vendimit të njëanshëm të qeverisë së Serbisë për largimin e përmendores në Preshevë, në momentin kur zgjidhja e kënaqshme ishte “shumë afër”. Më tutje, në kumtesën e ambasadës britanike theksohet se vendimi i njëanshëm i qeverisë së Serbisë, pa konsultime me komunitetin lokal, është për keqardhje dhe shtohet se për këtë hap qeveria serbe kishte vendosur në momentin kur dukej se zgjidhja e kënaqshme për të dy palët ishte shumë afër.
Ambasada britanike i ka përshëndetur përpjekjet e OSBE-së, përfaqësuesit e së cilës kanë ndërmjetësuar në negociatat ndërmjet qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në pjesën jugore të Serbisë, lidhur me përmendoren e pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së.
Ambasada u ka bërë thirrje të gjitha palëve që “të tregojnë përmbajtje dhe t’iu shmangen lëvizjeve dhe deklaratave, që mund të sjellin nxitje të tensioneve”.

Sapo ka përfunduar protesta gjithëpopullore në Preshevë në shenjë kundërshtimi për heqjen e përmendores së UÇPMB-së që ishte vendosur para komunës së Preshevës. Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident të theksuar.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, përmes një komunikate për media ka deklaruar se protesta e sotme e qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës dënojnë ashpër aktin arbitrar të largimit të pllakës përkujtimore të UÇPMB-së.
“Ne qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, nga ky tubim protestues dënojmë ashpër aktin arbitrar të largimit të pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, duke injoruar në mënyrë të vrazhdë vullnetin politik të shqiptarëve për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme”, shkruhet në komunikatë.
Ai ka thënë se “me këtë rast, Serbia ka shkelë të gjitha konventat ndërkombëtare, kompetencat e pushtetit vendor, e sidomos vullnetin për kompromis mes faktorit politik shqiptar me përfaqësuesit ndërkombëtarë”.
Në këtë drejtim, Mustafa ka shprehur shqetësimin e madh lidhur me provokimin e rëndë që u bë me ngritjen e memorialit përkujtimor të policisë speciale serbe mbi fshatin Lluçan, vendbanim me popullatë shqiptare.
Këto dy akte barbare, për Mustafën, shprehin vazhdimësinë e logjikës së dhunshme dhe militariste të komunikimit të qeverisë serbe më popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës.
Mustafa ka shtuar më tej se në këtë situatë të tensionuar, të ngarkuar me etiketime dhe fyerje ndaj luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi, shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë: ndërprerjen e retorikës së vrazhdë dhe kërcënuese të qeverisë serbe ndaj vlerave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës; kërkojnë që me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë të kthehet lapidari i dëshmorëve konform kompetencave të pushtetit vendor; kërkojnë nga faktori ndërkombëtar që të përkrahet iniciativa e pushtetit lokal në Bujanoc për largimin e memorialit të policisë speciale serbe nga fshati Lluçan dhe vendbanimet e shqiptare; të fillojnë procedurat gjyqësore në nivelin vendor dhe Gjykatën e Strasburgut ndaj shkeljeve të rënda që u bënë në procesin e largimit arbitrar të lapidarit, vendosjen provokative të memorialit në Lluçan dhe mohimit të të drejtave të shqiptarëve; të fillojnë proceset gjyqësore për ndriçimin e rasteve të vrasjeve dhe kidnapimeve të civilëve shqiptarë në periudhën 1999 – 2001; kërkojnë nga Qeveria e Beogradit që urgjentisht ta eliminojë logjikën e dhunës, ultimatumeve dhe arbitraritetit në komunikim me shqiptarët, konform kësaj, largimin e forcave speciale militare nga Lugina e Preshevës dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtarisht të marra ndaj shqiptarëve Luginës së Preshevës, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Konçulit; kërkojnë rinisjen e dialogut serioz të qeverisë së Beogradit me përfaqësuesit legjitim shqiptar, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, për zgjidhjen e problemeve të hapura të shqiptarëve në Luginë të Preshevës; ndërprerjen e përndjekjeve të vazhdueshme të ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe respektimin e pakusht të aktit të Amnistisë;
“Ftojmë bashkësinë ndërkombëtare të jetë më proaktive në pengimin e mëtejshëm të diskriminimit dhe trajtimit të dhunshëm të popullatës shqiptare dhe eliminimin e praktikave të dyfishta të të drejtave individuale dhe kolektive; Apelojmë te popullata shqiptare në Luginë të Preshevës, Kosovë dhe rajon, për ruajtjen e qetësisë, maturisë dhe unitetit për tejkalimin e kësaj situate të rëndë të krijuar me ndërhyrjen e vrazhdë të Beogradit”, është shprehur kryetari Mustafa. ....
F.B

No comments:
Post a Comment