Pas largimit të lapidarit të ushtarëve të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe, kreu i ekzekutivit shqiptar, Sali Berisha përsëri është treguar i ashpër në deklarata.
Ai ka thënë se pas këtij veprimi do të shqyrtohen të gjitha marrëveshjet që Shqipëria ka me shtetin serb.
“Tash do ti rishikojmë të gjitha marrëveshjet që kemi më Serbinë, dhe do të shohim se çka do të bëjmë. Është e papranueshme që në kohën që bëheshin negociatat për lapidarin, të veprohet pas shpine, dhe Presheva të mbushet me polic. Qytetarët e asaj ane janë më të varfrit në rajon. Serbia nuk mund të kërkoj asgjë më shumë që sigurojnë konventat ndërkombëtare”, ka thënë sot kryeministri Berisha,në mbledhjen e Partisë Demokratike.
Ai ka pohuar se do të propozoi që njëra nga rrugët e Tiranës të marr emrin e dëshmorëve të Luginës.
“Do të propozoj që një rrugë të emërohet me emrin e dëshmorëve të Luginës. Më duhet të dënoj ashpërsisht të gjitha aktet e dhunimit të institucioneve, apo varreze serbe në Kosovë. I bëjë thirrje qeveris së Kosovës që të ndërmarr masat ndaj këtyre gjerave që nuk kanë të bëjnë asgjë më qytetarët e Kosovës”.
Berisha ka bërë thirrje që Bashkësia ndërkombëtare të mos përdorë standarde të dyfishta në rastin e Kosovës dhe të Luginës. “I bëjë thirrje ndërkombëtarëve që të mos përdorin standarde të dy fyshta. Një standard për veriun e Mitrovicës dhe një për Preshevën”, ka porositur kreu ekzekutivit shqiptar.
No comments:
Post a Comment