Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/21

Tetë liderë perfid të Kosovës Lindore


Tetë liderë perfid të Kosovës Lindore
“Bota sot” zbulon djallëzinë e liderëve shqiptarë të Preshevës, veçanërisht të kryetarit Ragmi Mustafa, i cili është regjistruar si qytetar i Prishtinës, për t’ia mbathur nga Presheva (?!).
Jo vetëm lapidari i UÇPMB-së, por edhe qindra ish ushtarë të UÇPMB-së s’kanë vend në Preshevë, Bujanoc, e Medvexhë. Kjo u dëshmua dje kur Serbia ndërmori aksion kundër shqiptarëve në Preshevë, duke hequr monumentin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së, me synimin që të krijoj një situatë pasigurie në terren për shqiptarët dhe ushtarët e UÇPMB-së, e të shpërngulën nga atje. Aksioni xhandarmërisë serbe u krye në pabesi, në orët e hershme të mëngjesit. Para pak muajsh po ashtu Serbia kreu një aksion policesk në fshatrat e Preshevës dhe Bujanocit, nën pretekstit e kërkimit të të dyshuarve për krime lufte. Që nënkupton kundër ish pjesëtarëve të ish ushtrisë shqiptare UÇPMB.
Në anën tjetër, kohëve të fundit Serbia në Bujanoc ka sjellë rreth 4000 ardhacakë Serbë me origjinë nga Kosova, të cilët janë pajisur me dokumente personale dhe janë futur në listat e votimin. Këta janë vendosur në Bujanoc në "Kamping Bujanovac".

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...