2013-01-21

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Serbia raciste e hoqi monumentin, por e ngriti më lart shqiptarizmin



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dënon me ashpërsinë më të madhe heqjen e përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës. “Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dënoj me ashpërsinë më të madhe burracakërinë e primitivëve që hoqën me autoblinda, fadroma, ushtarë e policë, monumentin e Preshevës. Skenë që nuk ndodh kund në Europë, skenë që të sjell në mend kohët e Milosheviçit”, thuhet në deklaratën e Topallit.

Topalli, tha se Serbia e hoqi monumentin, por e ngriti më lart shqiptarizmin. “Ngjarja e sotme është ogur i keq, që shkon tamam në të kundërtën e parimeve e vlerave europiane, e që risjell edhe sot në vëmendje fobinë ndaj shqiptarëve. Ata, sot hoqën monumentin, por ngritën më lart shqiptarizmën e frymën e bashkimit të shqiptarëve në të gjitha trojet, e kudo që janë”. Ajo tha se qeveria serbe, sot dëshmoi të njëjtën urrejtje të shekullit e shekujve të kaluar. “Akti racist i sotëm është primitiv, i dënueshëm, armiqësor ndaj shqiptarëve, por edhe provokim ndaj Europës dhe dëmtim i klimës e vullnetit për dialog. Qeveria serbe gabon nëse mendon se kjo është rruga dhe kështu do bëjnë dialogun, tha Topalli. 

No comments:

Post a Comment

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...