Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/22

“Burrneshat” e politikës shqiptare(2)




Nga Anduela Ndreu


Gruaja forcë e madhe! Një slogan të cilin për hir të së vërtetës e kam më shumë të dëgjuar e të lexuar dhe jo të përjetuar. Duket e largët dhe e theksuar fort gjatë viteve të komunizmit, por po rikthehet fort edhe sot e kësaj dite. Ndoshta jo në formën e asaj kohe por në një formë të tillë që duket, se grave duhet tu jepen poste për hir të të qenit grua. Vendosa të shkruaj për këtë çështje, jo për shkak të nevojës vetjake për t’u ndier e përfshirë, pasi kjo nuk më mungon por për shkak të një lobimi që politika po përpiqet “sipërfaqësisht” ti mëshojë kësaj teze.

Gruaja në vendimmarrje, roli i gruas në jetën politike, angazhimi i saj në strukturat politike, etj, janë bërë lajtmotivi i deklaratave politike të liderëve në çdo takim që i referohet barazisë gjinore, a thua se gjysma tjetër e “brishtë” shoqërisë është “parazite”. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Kemi parë shumë gra që kanë marrë poste drejtuese dhe e kanë kryer punën e tyre më së miri, ndoshta më mirë edhe se burrat…

Kemi jo pak raste të grave që dinë të drejtojnë institucionet më të larta në vend me profesionalizëm. Këtu mjafton të përmendim disa syresh. Jozefina Topalli e cila prej më shumë se shtatë vitesh drejton Kuvendin e Shqipërisë, një punë jo e lehtë, dhe ka qenë shpesh herë në qendër të akuzave të opozitës. Por jo vetëm për këtë e ka patur të vështirë, por edhe sepse është pjesë e një pakice të dukshme pasi Parlamenti as që bëhet fjalë që 30 përqind të tij ta ketë me gra (kur në fakt po të ndiqnim rregullin e artë të barazisë aty duhet të ishin 70 gra). Kemi kryeprokuroren Ina Rama e cila prej 5 vitesh po drejton organin e akuzës , ku më së shumti është etiketuar nga politika djathtas e majtas sipas oreksit të politikës së kohës. Arta Dade e cila ka qenë në krye të diplomacisë, dhe që kishte një pozicion jo të lehtë në kohën kur Shqipërisë i duhej një mendje e mprehtë për ta prezantuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Ermelinda Meksi e cila ka qenë në postet më të larta drejtuese të kabinetit “Nano”, e cila e ka kryer me shumë profesionalizëm punën e saj.

Nuk po ndalem në emra të tjerë konkretë pasi janë të shumta ato gra të cilat kanë drejtuar institucionet pa patur nevojë për slogane e mbështetje morale vetëm për faktin që janë “gra”. Por ka ndodhur që duke mbajtur këto poste atyre u është dashur të dalin nga natyra e brishtë femërore për tu kthyer ndonjëherë edhe në “burra”, vetëm e vetëm se e tillë është karriera vendimmarrëse dhe duhet të përshtatesh me natyrën ashpër të vendimmarrjes pa ekuivoke. Së fundi kemi edhe një grua tjetër në drejtimin e një institucioni, që më së shumti është etiketuar nga palët humbëse elektorale. Por çdo të ndodhë kësaj radhe? A do të tregohet e rezervuar klasa politike, në shigjetimin e akuzave për Lefteri Lleshin e cila pritet të marrë frenat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve?? A do t’i përshtatet sloganit të shpalosur së fundi kreu i PS në takimet me gratë “Shqipëria është Grua” apo a do të mundet kryeministri që të respektojë atë që ka thënë në një takim me gratë në festën e 8 marsit “që gratë nuk kanë nevojë për të kërkuar barazinë e ato mund ta sigurojnë vetëm në sajë të kapaciteteve të tyre”??? Kjo është një pyetje që do të marrë përgjigje vetëm në vjeshtën e 2013 pasi vera do të jetë po aq e nxehtë edhe politikisht.

Burrneshat shqiptare(3)

5
Disa media ndërkombëtare ditët e fundit kanë raportuar një seri të fotografive të titulluar “Sworn Virgins of Albania” (Virgjëreshat e përbetuara të Shqipërisë) të fotografes Jill Peters, e cila në Shqipëri dhe në Kosovë ka regjistruar gratë që tërë jetën e kanë kaluar si meshkuj dhe që i kanë të gjitha të drejtat si burrat.

Fotografja Jill Peters ka vizituar fshatrat në pjesën kodrinore të Shqipërisë Veriore, duke përshkruar traditën që zgjat me qindra vite.
Kjo traditë ka lindur në mënyrë që familjet pa trashëgimtar mashkull ta ruajnë pasurinë familjare, kështu që vajza rritet si djalë. Por, femrat mund të bëhen “virgjëresha” edhe pas prishjes së ndonjë lidhjeje, por duke hequr dorë përjetësisht nga e drejta për t’u martuar, transmeton Telegrafi.com.
“’Virgjëreshë e përbetuar’ është termi që i jepet femrës biologjike në Ballkan që zgjidhet, zakonisht në moshë të re, të marrë përjetësisht identitetin social të mashkullit.

Tradita daton me qindra vite, dhe kjo ishte e domosdoshme në shoqëritë që kanë jetuar brenda klaneve fisnore, të ndjekur nga Kanuni, kodi arkaik i drejtësisë, dhe që mbahet si një rregull shtypës gjininë femërore. Kanuni thotë se të gjitha gratë janë pronë e burrave”, thotë Jill Petters.
E drejta për të votuar, e drejta për të ngarë makinën, të marrë punë ose fitojë të holla, të pi duhan, të mbajë revole ose pantallona, u takon tradicionalisht meshkujve.


 Vajzat e reja janë të detyruara shpesh në martesat me mësit, sidomos për meshkujt në fshatra të largëta.
“Alternativa është që të bëhet ‘virgjëreshë’ apo burrneshë, status që ia mundëson femrës të gjitha të drejtat dhe privilegjet e popullsisë mashkullore. Për ta mbajtur traditën, këto gra shkurtojnë flokët, veshin rroba mashkullore dhe shpesh i ndërrojnë emrat”, thotë fotografja.
Ato ushtrojnë gjestet dhe të ecurit e burrave derisa të bëhen “natyrë tjetër”. Ajo bëhet ai. Kjo praktikë ndodhë edhe sot, por modernizimi po vjen edhe te fshatrat e vegjël, kështu që kjo traditë arkaike duket e tepërt. Sot janë vetëm disa burrnesha.


Në komunikim me vendasit ajo zbuloi se "burrneshat janë shumë të respektuara në komunitetin e tyre", dhe se "tranzicioni i tyre është pranuar plotësisht, pa asnjë dilemë në komunitet".
4
"Por, më e habitshme është se këto gra nuk ankohen për atë që janë sakrifikuar", thotë Peters.

Përndryshe, virgjëresha të tilla ka pasur edhe në Kosovë dhe në viset shqiptare në Maline  Zi.





Burrneshat Shqiptare (4)


Te pastera si te virgjera, dhe te forta si luftetare
 Zbulohet e verteta e femrave qe mbahen sit e virgjera ne shqiperi.burneshat,qe duke ndjekur traditat e vjetra dhe te forta sa malet, kane ber betim ndershmerie, qe te konsiderohen burr ate vertata. 
 Gazetarja  e mirënjohur shqiptare Stela Pende shkoi ne malet e Shqiperise ne kufi me Kosoven, per te treguar jeten e pazakoncme te kater burrave. Ato jane Qamile Stema, Dila Deda, Fatime Xhedia, Diana Rakipi:Te lindura gra, por fati dhe tradita I ka detyruar te ndryshojne natyren ne femra te “virgjera  te betuara”, Per te jetuar ne barazi me meshkujt.
Te qenit burrnesha eshte nje tradite e zonave malore  te veriut te shqiperise, dhe kosoves  qe prej 300 vitesh me pare, por qe dhe ne kohet tona ka akoma shembuj te tille te rralle. Nje e virgjer e betuar eshte nje femer qe ka premtuar paprekshmeri  te perherte , per te patur krenarine per te qene burr.
Ato vishen si burra, mund te armatosen per te luftuar , gjithashtu mund te ken cdo ves qe ka nje mashkul, si pershembull: te pine cigare, alkol gje qe femrave te ketyre zonave I ndalohet. Ky eshte nje zakon I forte, qe respektohet deri ne fund per krenarine e familjes . “ Nuk mund te te behesh e virgjer(burrneshe) per arsye feje: Burneshat jane dhe muslumale dhe Kristiane.Kur keto vajza refuzojne nje martese , ato sndrohen ne burrnesha.Ky shndrim behet edhe kur ne familje ka mungese meshkujsh,Dhe vajza ne kete rast shndrohet ne murneshe per te trasheguar pasurite e familjes, qe ne rast te kundert nuk mund ti mernin.Por ky shndrim mund te behet edhe ne memorjen e vdekjes se babait ose te nje vellai “. Ne rastin e Diana Rakipit, 54 vjeç, e gjashta e nente femijeve, e cila sot punon si roje e betuar e portit te Durresit. “Ajo thote qe I vellai I vdiq per arsye te nje mallkimi ose magjie, dhe per ta kujtuar u shndrua ne nje burr te bukur sic ishte ai.” Rituali, qe I ka rrenjet nga nje culture e fisshme parashikon nje ceremony te lare me shenjteri. “Shnderrimi ndodh kur vajza, adoleshente, betohet per virgjerine e saj perpara 12 burrave me te rendesishem te fshatit.”
Leya, deshmitarja tjeter e ketij realiteti, eshte 56-vjec dhe ruan nje kujtim te paste rte ceremonies qe I ndryshoi jeten per gjithmone: “Dridhesha. Ishte krenaria per tu bere burre, por edhe frika per tu ndare nga deshirat dhe endrrat e femijerise (…) Atehere, kryeplaku I fshatit me ofroi xhaketen e tij prej gjuetari, dhe me I riu pushken e tij te mbrojtjes. Pastaj kryeplaku, me duart e tij te ashpra m’I preu nje per nje kacurrelat e zeza, te cilat rane perdhe sikurese edhe femeria ime. Isha bere nje mashkull I vertete”.  Sot personazhi kryesor I ketij tregimi jeton ne Tropoje, ku punon si marangoze. Ndersa, Fatime Xhedia, kaloi disa vite ne nje miniere kromi, dhe sot, ne moshen 77-vjecare jeton neper male duke u kujdesur per bagetite e saja.
Mendohet qe eshte bere burre per t’ju larguar nje martese te padeshiruar. “Kam patur nje jete te eger dhe te veshtire. Sikur te mos kisha qene nje i forte – thot- nuk do t’ja kasha dale mbane”. Pranimi I kushtit per te qene burrneshe kerkon nje sacrifice pertej cdo kufiri, e jo vetem per pastertine e detyruar, por edhe sepse per te qene nje burre I vertete, nevojitet te marresh persiper edhe pergjegjesite, punet madje dhe “zanatet” mashkullore, qe kerkojne nje force fizike te madhe. “Jete te sakrifikuara – shkruan Stela Pende – sepse ne ato toka te humbura,nje bije e paste luftetare, I jep familjes se saj I jep nderime aq te medha sa qe prek lavdite epike.Kjo te kujton  mitet nacionale te ideologjive nacionaliste te atyre koheve: ajo e malesorit, dmth te luftetarit te guxinshem, symbol e indipendences shekullore  nga osmanet.Pa u bazuar te legjendat , tradita e te virgjerave te betuara ka nje shpegim me modern .Ne shqiperine rurale per nje femer duhani, puna dhe seksi  eshte nje turp , ne kete menyre burnesha maskohet me keto ide sa per sy e faqe.Gjithashtu e ben kete gje edhe per te fshehur homoseksualitetin e saj, qe ne vendin ku jeton as nuk duhet te mendohet.Antropologu shqipetar maikon Zego ka nje shpegim shume me te thjeshte:”Asgje nuk eshte cudicme – me vertetsi – toka jone eshte nje toke me maskimesh magjepse.NE disa fshatra pas lindjes se nje femije, burri ben sikur eshte mamaja qe sapo ka lindur, dhe prêt miqt I shtrire ne krevat , I veshur si femer.

Burrneshat shqiptare(5)


Gratë që betohen se do të vdesin të virgjëra, që sillen dhe jetojnë si burra, janë në fokus të komedisë “Burrneshat”, e cila pas Prishtinës vjen premierë në Tiranë. Kjo pjesë vjen nën regjinë e Jesica Bur dhe Florent Mehmetit.

Ngjarjet zhvillohen ne një fshat malor, ne familjen e një këpucari i cili është tepër i moshuar, por ka një pasion te madh për armët. I biri i cili është emigrant në SHBA vjen për te takuar te afërmit

Së bashku me bashkëshorten amerikane, ato i kane ndihmuar familjarët, prej vitesh por tashmë ato nuk ja dalin dot, për shkak te krizës ekonomike.

burri

 Kjo është njëra ane e shfaqjes, e cila ngjall jo pak konflikt. Nga ana tjetër është figura e Medllin Ollbrajt, e cila vjen në fshat për të marrë pjesë në përurimin e statujës së saj e cila është realizuar nga daja i protagonistëve. Një ushtar amerikan dhe një reporter i “Nj Jork Times” vijnë për të mbuluar ngjarjen, ku krijohen shumë keqkuptime dhe zbulohen sekrete te gjitha këto vijnë ne skene përmes lojës aktoriale.


Në fund bëhesh luftëtar, sepse për të mos u dorëzuar duhet të luftosh". Por plaku dikur ka bërë edhe një tjetër punë: "Vitet më të këqija kanë qenë ato të minierës. Më parë nuk bëja asgjë, por pastaj u gjenda në fund të tokës. Ai është një zanat i tmerrshëm, nuk është as për burrat dhe jo të mendosh se diçka të tillë ta bënte një grua!" Po, pikërisht një grua. Sepse, në pasaportën e këtij bariu-minator është shkruar vetëm një emër: Fatime Xhedia, datëlindja 1930. Nuk bëhet fjalë për një tjetër rast të seksit të tretë. Kjo "zonjë", me pantallona ngjyrë gri të fortë, këmishën bojëqielli dhe flokët e shkurtër ngjyrë gri, nuk është transeksual. Është një virgjëreshë e betuar, një grua që ka premtuar se do të qëndrojë përherë e pastër, për të pasur nderin e të qenit burrë. Të vishet, të mbajë armë, të luftojë, por edhe t‘i lejojë vetes gjëra luksi tradicionalisht për meshkuj, si duhani e alkooli, të ndaluara për gratë e shoqërisë shqiptare.
Historia e burrneshave (nga fjala shqiptare burrë) është një traditë e vjetër e maleve shqiptare dhe kosovare, që ka lindur rreth 300 qind vjet më parë, ndërsa për to flitet shumë edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit, kodi më i ashpër kombëtar i krijuar deri më sot. Shndërrimi bëhet kur vajza, akoma e vogël, betohet për virgjërinë e saj para 12 burrave më të rëndësishëm të fshatit. "Dridhesha. Mes krenarisë për t‘u bërë burrë, por edhe frikës për të hequr dorë nga nostalgjia dhe ëndrrat fëmijërore", tregon Leila, një 56-vjeçare nga Tropoja, ku punon si zdrukthëtare. "Atëherë plaku më i vjetër i fshatit më dha xhaketën e tij, ndërsa më i riu pushkën. Pastaj plaku më preu një për një kaçurrelat e mia të zeza, që u "rrokullisën" përtokë njëlloj si feminiliteti tim. Isha bërë një burrë i vërtetë". Virgjëresha të betuara dikur kishte edhe në Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa sot janë shumë të rralla dhe pak të tilla, disa dhjetëra, fshihen në malet ku Shqipëria kufizohet me Kosovën. Arsyet dhe misteret që i kanë çuar gratë kosovare dhe shqiptare të bëhen virgjëresha të betuara duhen kërkuar te zakonet dhe zemrën e kësaj toke luftëtarësh. "Nuk bëhesh virgjëreshë për arsye fetare, burrneshat mund të jenë si myslimane ashtu edhe kristiane. Por shpesh vajzës i duhet ta paguajë me pastërti, pasi ka refuzuar premtimin e një martese". Kështu ka shkruar antropologia Antonia Young, në librin e saj "Women who become men" të shkruar mbi jetët dhe zakonet e virgjëreshave të betuara. "Shndërrimi bëhet sidomos kur meshkujt mungojnë në familje. Një vajzë mund të bëhet burrë për të trashëguar pasuritë familjare, që ndryshe nuk do të mund t‘i kishte. Por "shkëmbimi" ndodh edhe për kujtim të babait apo vëllait të vdekur para kohe".
Njëlloj si Diana Rakipi, 54 vjeçe, e shtata nga nëntë fëmijët e familjes së saj: "Vëllai im vdiq nga mallkimi i syrit të keq. Kështu, për ta kujtuar, vendosa të bëhesha një mashkull i bukur, ashtu siç ishte ai", tregon Diana, që thith cigaret njëra pas tjetrës plot qejf, me bindjen se po të ishte femër nuk do të mund ta bënte dot. Diana vesh uniformën e rojës në Portin e Durrësit ku edhe punon. Kapelja ushtarake nuk e fsheh feminilitetin e vjetër që i shfaqet në lëkurë dhe buzëqeshje. Dëshira për të qenë femër duket se i tradhtohet edhe nga unaza prej floriri dhe sytë e kaltër. "Te gratë pëlqej ndjeshmërinë, ndërsa te meshkujt vlerësoj kurajën dhe sinqeritetin". Me virgjëreshat e betuara u dashurua edhe shkrimtarja shqiptare, Elvira Dones, kur në një foto të vjetër të familjes kosovare pa fytyrën e një burri shumë femëror. Elvira nisi të hetojë, duke shkuar nëpër vende dhe fshatra të maleve shqiptare e duke zbuluar histori dhe jetë, që sipas fjalëve të saj, "i pikturuan shpirtin", aq sa shkroi romanin "Hana", një roman ku një vajzë bëhet burrneshë me dëshirë të familjes, e ikën në Amerikë për të gjetur feminilitetin e humbur. Por që nuk ia arriti dot. Ajo që i shqetëson antropologët, shkrimtarët dhe këdo është ndjenja e sakrificës që qëndron brenda zgjedhjes së gruas-burrë shqiptare. Një vajzë e bukur, e ndoshta ëndërrimtare për familje dhe fëmijë, që ia dhuron jetën e saj nderit të nënës dhe babait. Jetë të shenjtëruara, sepse në ato toka të humbura, një vajzë
luftëtare e pastër, i jep familjes së saj lavdinë e fitores epike. Diçka që të kujton mitin kombëtar të ideologjisë së kaluar komuniste: atë të malësorit, domethënë të luftëtarit guximtar, simbol i pavarësisë shekullore nga otomanët. Duke lënë mënjanë ritet dhe mitet, tradita e virgjëreshave ka një shpjegim shumë më modern. Në një Shqipëri rurale, ku për një grua duhani, puna, seksi e çdo ndjenjë lirie quhet turp, burrneshat e vënë këtë maskë thjesht për të jetuar. E ndoshta edhe për të fshehur homoseksualitetin e tyre, një sakrilegj që në këtë vend as nuk është imagjinuar. Nuk është rasti i Qamile Stemës, 87 vjeçe, me jelek të zi dhe orë me lavjerrës. "Isha një vajzë normale, por u bëra burrë vetëm për të bërë të lumtur tim atë", tregon duke fërkuar duart e saj të rrudhosura. "Ai priste një djalë, por unë linda e nënta vajzë. Nuk kisha zgjidhje". Për të mbërritur në fshatin e saj në Krujë ecet me mushkë deri në majë të malit. Peizazhe përrallore e të vështira, që Qamilja i ngjit me hapa të vegjël e të shpejtë. Sapo mbërrin në shtëpi, pasi gëlltit rakinë, një lloj pije alkoolike e ndaluar për femrat, Qamilja ulet për të ngrënë drekë vetëm me nipin, ndërsa gratë e tjera të shtëpisë i shërbejnë. "Nuk është asgjë e çuditshme, kjo e jona është një tokë shndërrimesh magjike. Në disa fshatra, pas lindjes së një fëmije, burri hiqet si ‘nëna‘ e tij i shtrirë në shtrat dhe i veshur si grua", tregon antropologu shqiptar Moikom Zeqo.

2013/01/21

QKUK- Kardiokirurgjia dhe Instituti i Onkologjisë janë dy projekte të cilat do të funksionalizohen në tërësi.


(Foto: Jetmir Idrizi)

Është vendosur në krye të QKUK-së sepse beson se ishte më i miri. Nuk pranon se në krye të kësaj qendre është vendosur me të njohshëm. Beson se mandatit të tij trevjeçar, do t’ia shtojë edhe një tjetër. Premton kushte më të mira për personelin në QKUK-së  si dhe  shërbime më efikase për pacientët....




Gjatë këtij viti në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të ketë shërbime të reja për pacientët në nevojë. Investime do të ketë edhe në aparaturë mjekësore e renovim të klinikave.


 Operacionet në zemër të hapur dhe rrezatimi kurativ do të jenë të mundshme gjatë këtij viti edhe në sektorin publik, premton Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Sipas tij, Kardiokirurgjia dhe Instituti i Onkologjisë janë dy projekte të cilat do të funksionalizohen në tërësi.

“Ajo që pritet gjatë viti 2013 të ndodh është që të funksionalizohen shërbimet e reja të Kardiokirurgjisë, pra shërbimet terapeutike në Institutin Onkologjik.


Më pastaj do të vazhdojmë të investojmë në realizimin e një performancë më të mirë brenda QKUK- së.



Natyrisht do ta përmirësojmë furnizimin me barna dhe material harxhus me mbi 3 milion”, tha  Prof.dr.Ferid   Agani

Një projekt tjetër brenda Qendrës Klinike Universitare që do të nis gjatë këtij viti është ai i ambulancave specialistike.



Do të demolohen barakat dhe do të ndërtohet objekti i ri për këto shërbime. Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu tha se për këtë projekt janë ndarë 1 milion euro.

“Rreth 1 milion do të investohen në ndërtimin e ndërtesës së re për ambulancat specialistike, pasi që deri më tani ambulancat specialistike veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në kushte jo shumë të favorshme për punë, në baraka që nuk i kanë plotësuar kushtet”, theksoi ai.

 në tërësi do të ketë rreth 6 milion euro vetëm për investime duke përfshirë këtu edhe renovimin e disa klinikave, aparaturën mjekësore dhe mirëmbajtjen e saj.



Kohë më parë në Klinikën e Neurokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është operuar me sukses pacienti N. Elshani, rast tejet i rrallë, me tumor 5 kilogramësh që përveç trurit, kishte përfshirë edhe pjesët e tjera të fytyrës.

Operacioni ka zgjatur më shumë se 10 orë dhe është kryer të enjten, nga ekipi i mjekëve i udhëhequr nga Prof. dr. Arsim Morina, neurokirurg, Dr. Agim Berisha, kirurg plastik, Dr. Agon Meka, Dr. Qamile Morina, anesteziologe, Dr. Imer Sejdiu, instrumentarja Sanije Dervishi dhe tekniket e anestezionit Alldina Suljmani dhe Sadete Arifi, njofton QKUK.

 Pacienti kishte tumor të trurit që kishte përfshirë ashtin dhe lëkurën, duke dalë jashtë lëkurës duke penguar edhe pjesën e poshtme të fytyrës

Sipas QKUK-së i njëjti pacient më herët kishte kërkuar ndihmën mjekësore në Tiranë, Shkup e Beograd, por për shkak të rrezikshmërisë së madhe i ishte thënë se nuk mund të operohet.

Barak Obama është betuar publikisht për mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara




Pas fitores në një garë të ashpër presidenciale, presidenti amerikan Barak Obama bëri zyrtarisht betimin në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë. Obama bëri betimin zyrtar për një mandat të dytë me dorën e tij mbi një Bibël që i përket familjes së zonjës së parë, Mishelle Obama.
First on CNN: Obama picks D.C. Episcopal priest to deliver inauguration benediction

Të dielën paradite, presidenti dhe nënpresidenti Xho Bajden, bëri betimin, ku morën pjesë në ceremoninë tradicionale të vendosjes së kurorës tek Ushtari i Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Kushtetuta amerikane kërkon që presidenti të bëjë betimin më 20 janar.

Why did Obama quit a golf game with Clinton?
 Meqë kjo datë këtë vit është ditë e dielë, presidenti dhe nënpresidenti do ta ribëjnë betimin nesër në një ceremoni tradicionale publike, përpara ndërtesës së Kongresit. Ceremonia e së hënës nuk pritet të jetë me një pjesëmarrje po aq të madhe sa në inaugurimin e parë të presidentit kur në Uashington erdhën gati 2 milion njerëz për të qenë dëshmitarë të betimit të presidentit të parë afrikano-amerikan. Këtë vit, pritet të marrin pjesë gati 800 mijë njerëz në inaugurimin e dytë dhe të fundit të presidentit Obama.


Barak Obama është betuar publikisht për mandatin e dytë si president i Shteteve të Bashkuara. Ai ka bërë betimin para ndërtesës së Kongresit amerikan në Uashington. Ceremonia publike është zhvilluar një ditë pasi ai ka bërë betimin zyrtar në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë, në përputhje më Kushtetutën e SHBA-së.

My Take: An almost chosen nation

 Nënpresidenti Xho Bajden po ashtu është betuar publikisht para presidentit Obama. Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë qindra-mijëra njerëz. Ish-presidentët Xhimi Karter dhe Bill Klinton u janë bashkuar personaliteteve dhe ligjvënësve, pjesëmarrës në ceremoni. Obama është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. Ai ka fituar zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar kundër kandidatit republikan, Mitt Romney.


Mijëra njerëz kanë arritur në qendër të Uashingtonit, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Barak Obamës për mandatin e dytë presidencial. Ceremonia do të nisë në orën 11:20 (sipas kohës lokale) para selisë së Kongresit dhe do të ndiqet nga rreth 800,000 njerëz. Obama është presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara. Ai do të betohet për mbrojtje të Kushtetutës amerikane dhe do të mbajë fjalimin e inaugurimit. Obama ka fituar zgjedhjet presidenciale të nëntorit të kaluar kundër kandidatit republikan, Mit Romni.

description
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhe Bajden, sot e ka dhënë betimin dhe është inauguruar në mandatin e dytë në këtë post të lartë. Bajden, 70 vjeçar, e ka dhënë betimin para gjyqtares së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor, gjatë një ceremonie private në rezidencën e tij në Uashington. Xho Bajden dhe presidenti Barak Obama do të betohen përsëri nesër gjatë një ceremonie publike para ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Historiani Arben Puto risjell të korrigjuar kryeveprën e vet të historisë

Nga Flori Bruqi

Historiani  shqiptar Arben Puto sjell të rishikuar, 35 vjet pas botimit të parë, një nga botimet më të rëndësishme të karrierës së tij, "Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e fuqive të mëdha", raporton AS. Puto iu rikthye studimit të tij duke e pastruar atë nga dogmat politike të kohës, por edhe duke e pasuruar me trajtesa dhe analiza të reja.



Sipas Prof.Arben Putos, çështjet më të rëndësishme që janë prekur në libër, janë shpallja e Pavarësisë, Konferenca e Londrës dhe organizimi i brendshëm vendit.

"Janë 35 vjet që kanë kaluar dhe është e domosdoshme dhe krejt normale që vepra të shikojë një botim të dytë. Nuk është thjesht një kopje e botimit të parë ndërkohë që lënda është po ajo. Trajtimi i çështjes shqiptare, trajtimi i Pavarësisë shqiptare nga diplomacia e fuqive të mëdha", deklaroi  Arben Puto.

Ai ka pranuar se në botimin e vitit 1978 censura e kohës kishte ndikuar tek objektiviteti i trajtimit të kësaj periudhe historike, ndërsa historianë e kolegë të Arben  Putos e kanë cilësuar botimin e ri si një nga veprat bazë ku janë përfshirë edhe metodat e reja të kërkimit në shkencën e historisë.


Arben Puto lindi në Gjirokastër në 1924. Është profesor i shkencave i cili ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.


Mësimet parauniversitare e kreu në Liceun francez të Korçës (1935-1939), në Liceun francez dhe Liceun klasik në Romë.

 Mori pjesë në LANÇ, fillimisht në Gjirokastër pastaj në Tiranë. Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas çlirimit në gjimnazin e "Tiranës" sot gjimnazi "Qemal Stafa" më 1946.

Studimet e larta i kreu në Moskë në Fakultetin e Drejtësisë dhe i perfundoi më 1951 në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Me hapjen e UT-së më 1957 punoi si pedagog deri më 1990.Botime

Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas luftës I botërore (Vëllimi III) - 2001
Nëpër analet e diplomacisë Angleze - 2001
E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar
Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut në përqasje me Kushtetutën e Shqipërisë - 2002
Historia diplomatike e çështjes Shqiptare 1878-1926 - 2003
Shqipëria Politike 1912-1939 - 2009
Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878 - 1912 - 2010
Demokracia e rrethuar - 2010
Lufta italo - greke, diktatorë e kuislingë - 2011
Shkurorëzimi i mbretit Zog në mërgim
Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha : (1912-1914) - 2012

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...