Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/30

Hiqet Shqiperia e madhe nga Xhamadani

http://www.youtube.com/watch?v=cg_eiE7tl84




Megjithë nacionalizmin që ka shpërthyer kohët e fundit në Shqipëri, ku fraza si ato për "Shqipërinë e madhe" janë artikuluar shpesh madje edhe nga vetë kryeministri i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, Ministria e Mbrojtjes eshte treguar mjaft e kujdesshme me terma të tilla.
flamuri

Pas një studimi të vëmendshëm, mediat shqiptare kanë ardhur në përfundim, se organizatorët e koncertit të 100-vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura censuruan tekstin e këngës himn "Xhamadani vija-vija", e cila u këndua nga Ansambli i Ushtrisë Shqiptare në koncertin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve.


Kori i Ansamblit të Ushtrisë këndoi këngën e kompozuar nga Zef Çoba me tekst të Alfred Çapalikut, por me një ndryshim të "vogël". Në vend të frazës "Xhamadani vija-vija, sa e madhe është Shqipëria", teksti është ndryshuar dhe përsëritet fraza "Xhamadani vija-vija, është Kosova është Shqipëria", shkruan BW.Kjo vërtetohet nëse dëgjon këngën në videon që ministria e Mbrojtjes ka publikuar në You Tube.


Koncerti "Një shekull këngë dhe marshe patriotike" u organizua nga ministria e Mbrojtjes, nën kujdesin e ministrit të Mbrojtjes se Shqiperise, Arben Imami.

Natasha Kandiq: Serbia ka bere krime ne Kosove

natasha-kandiq
Gjykata e Hagës ka njoftuar se gjenerali serb Dragolub Ojdaniq ka pranuar dënimin prej 15 viteve burg për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës më 1999. Ish drejtoresha e Fondit për të drejtën humanitare në Beograd Natasa Kandiq ka thënë për Radio Kosovën, programi në gjuhën serbe, se pranimi i fajit është shumë me rëndësi, pa marrë parasysh se kjo mund të lidhet me të drejtën e Ojdaniqit që pas dy të tretave të kohës së vuajtjes së dënimit, të kërkojë lirimin."Pranimi se është fajtor nga ana e Ojdaniqit, në të gjitha pikat e aktakuzës për të cilat është gjykuar, paraqet pranimin e parë të fajit nga dikush me një gradë të lartë ushtarake.

Ai e pranon fajin për pjesëmarrje në krimet,e që synimi ka qenë deportimi i popullatës shqiptare nga Kosova. Ai i pranon vrasjet masive, djegien e pronës, ka pranuar krime të rënda që janë vlerësuar si krime kundër njerëzimit. Ojdaniqi ndoshta është motivuar për shumë arsye pragmatike", tha Kandiq.

Kandiq vlerëson se pranimin e fajit nga ana e Ojdaniqit, Qeveria e Kosovës do ta shfrytëzoj në dialogun që po mbahet në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.

"Unë mendoj që këtë situatë pala kosovare dhe kryeministri Hashim Thaçi do ta shfrytëzojnë në dialogun me Serbinë. Nga ana tjetër, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ndoshta do të shërbehet më faktin se Ojdaniq është njeri i moshuar, i sëmurë dhe që ai nuk ka të ardhme profesionale. Megjithatë unë mendoj se me pranimin e fajit, Ojdaniq ka hapur rrugë për bisedime", tha Kandiq.

Gjykata e Hagës ish gjeneralin e ushtrisë së Serbisë, Dragolub Ojdaniq e ka dënuar me 15 heqje lirie për shkak të krimeve që i ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Mesazhet e Endrit shefit kerkohen ne serveret e PTK-se

fatmiri



Mesazhet telefonike të cilat flasin për kurdisje të tenderëve janë të shumtë. Ato janë shkëmbyer ndërmjet ish-këshilltarit të Fatmir Limajt dhe pronarit të kompanisë "Tali", Florim Zuka, në janar të vitit 2009, disa muaj para bastisjes në MTPT.

Ecuria e tenderit varej nga "Endrit shefi", siç e quante Florim Zuka, Endrit Shalën. Këto mesazhe dyshohet se janë fshirë në PTK, shkruan "Koha Ditore".

Prokuroria po kryen hetime. Prokuroria po dyshon se deputeti Fatmir Limaj ka arritur të futej deri në serverët e kompanisë së telefonisë mobile "Vala" për të fshirë mesazhe telefonike të shkëmbyera ndërmjet Endrit Shalës dhe Florim Zukës.

Burime nga Prokuroria kanë thënë se këtë e ka bërë me anë të ndikimit që ka ai dhe vëllai i tij, Demir Limaj, i cili mban pozitën e drejtorit të Departamentit të Marketingut në PTK.

"Prokuroria dyshon se mesazhet janë fshirë në PTK dhe ka nisur një fushatë manipulimi në opinion për t'i prezantuar mesazhet telefonike që flasin për kriminalitet në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe kurdisje të tenderëve", ka thënë një burim. "Nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla aty sepse kompania është drejtuar dhe drejtohet nga njerëz që kanë rënë ndesh me ligjin, janë të akuzuar dhe duke u gjykuar për krime të ndryshme".

EULEX-i të martën nuk e ka mohuar nisjen e hetimeve në PTK. Ky mision nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim ka thënë se nuk i komenton pretendimet e palës mbrojtëse se mesazhet janë montuar dhe manipuluar

SHKRIME NGA BURGU

Vazhdojne te postohen shkrime nga burgu te Famir Limaj, kesaj radhe shkruhet per periudhen e luftes, ku Fatmir Limaj me shoke parandaluan nje Srebrenice te dyte. Shkrimin e plote mund ta shihni ne foton e meposhtme.
Limaj 2Letra e Fatimir Limes: Në jetë kam kaluar shumë beteja. Deri më tani i kam fituar të gjitha. Ka pasur nga ato që janë përsëritur dhe përsëri i kam fituar, sepse në jetë ka raste kur do të duhet të luftosh më shumë se një here që të fitosh një betejë.

Kjo është ajo që po ndodh tani, unë persëri do të fitojë, UÇK sërish do të triumfojë sepse lufta jonë ishte luftë e shenjtë në shërbim jo vetëm të shqiptarëve por të gjithë njerëzimit.

Luftëtarët e Brigadës 121 që janë në paraburgim me mua sot në rastin "Kleçka" parandaluam një Holocaust të tretë, dhe një Srebrenicë te dytë kur parandaluam futjen e Ushtrisë paramilitare Serbe në Malet e Berishës dhe në Kleçkë! 

2013/01/29

Të gjitha veprat e mija kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare.




Raimonda MOISIU


BOTUAR :  Albanian News28/01/2013 17:29:00


image

Me Flori Bruqin


Flet shkrimtari,poeti dhe publicisti Flori Bruqi:





Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit,Republika e Kosovës.
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004)Është kandidat potencial për Doktoraturë nga Fiziologjia kineziologjike në Universitetin e Prishtinës(2013). Bashkëpunon me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e në vazhdi. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Biografia krijuese e shkrimtarit,poetit e publicistit Flori Bruqi: ka botuar mbi 30 libra 21 fejtone publicistiko-shkencorë në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mijra punime shkencore në gazeta,revista shkencore si dhe në shumë web faqe interneti (2003-2013).Shkrimtari Flori Bruqi është nga miqtë e kolegët e mij më të nderuar, respektuar dhe të mirë, prej më shumë se një dekadë. Me Florin përvec bashkëpunimit krijues, kam pasur fatin të kemi qenë në disa Festivale Poetike në Kosovë. Qershorin e viti të kaluar ishim në Festivalin Drini Poetik, Prizren e cila më dha mundësinë që unë, ta intervistoja këtë shkrimtar poet e publicist të talentuar e mirënjohur që dashuria për atdheun, cështjen kombëtare, arrtin dhe letërsinë e signifikojnë shumë produktiv e dashamirës.Për më shumë lexoni intervistën.

Bisedoi:Raimonda MOISIU


-Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë biografinë e aktivitetit tuaj krijues.
Sinqerisht jam ngazëllyer nga mjeshtëria e kulturës profesionale që ju lëvroni në zhanre të ndryshme. Cila ka qënë eksperienca juaj e parë me poezi, prozë, publicistikë, përkthim, esse, monografi….apo….?

Po nga viti 1973 datojnë publikimet e mija letrare në shtypin e kohës.Mbase këto fillime kanë qenë të suksesshme.duke fituar edhe çmime letrare në konkurset e ndryshme letrare atëbotë,por do të thosha se në publicistikë dhe eseistikë u mora nga viti 1974 e deri me 1980,duke publikuar 21 fejtone në gazetën e atëhershme të përditshme “Rilindja”,pra shkrime dhe tema të kësaj natyre.Atëbotë një përkrahje morale dhe nxitje për t’u thelluar më tutje hullive të këtyre fushave të shkrimtarisë,kisha nga Jusuf Gërvalla,Sedat Dida,Vehap Shita,Ymer Shkreli etj.Më vonë disa “smirëzinjve” ju “pengonte” suksesi im publicistik i theksuar,më tepër te gazetaria investigative,ku kam qenë më i guximshëm dhe më i ndërtuar,pra shkrimet e mia u pengonin edhe disa sejmenëve të devotshëm të komunizmit jugosllavë, të cilët ishin poltronë të atij sistemi, duket edhe kujdestarë për ta stigmatizuar fjalën dhe shprehjen e lirë, të cilët bukur shumë herë intervenonin për “embargot” publicstike ndaj meje dhe shkrimeve të mia.Për ta argumentuar këtë,kësaj i shkon më së miri një thënie e shkrimtarit tonë të mirënjohur, Ramiz Kelmendit se, “shqiptari të fal gjithçka, por jo dhe suksesin!”.


-Do të thotë se ju keni nisur aktivitetin krijues që në moshë të re. Kjo duhet të ketë qënë me të vërtetë emocionuese dhe inkurajuese. Çfarë mendoni se ju ka frymëzuar për të shkruar?

Libri im i parë i botuar doli në vitin 1995,dhe është ai me poezi “Zjarri i diellit”.Pas këtij libri poetik vjen i botuar romani “Vrasja e liridonëve”, me 1996, e që u kushtohet tri personaliteteve të kombëtarizmës:Jusuf Gërvallës,Kadri Zekës,Bardhosh Gërvallës, të vrarë me 1982 në UNtergrupenbach të Gjermanisë nga sigurimi i atëhershëm jugosllav, sepse ata ishin veprimtarë të kauzës sonë kombëtare.Më vonë,në këtë vazhdë të botimive pasojnë veprat tjera,pra romanet si:”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe vepra tjera poetike dhe publicistike dhe të zhanreve të ndryshme. Të gjitha veprat e mia kanë si lajtmotiv çështjen shqiptare si dhe çlirimin definitive nga cerberët e Serbisë,por të shtjelluara në temën romanciere. E them tash,pas kaq vjetëve se, sinqerisht jam dhe i kënaqur për shkak të vlerësimeve nga kritika letrare e kohës, ngase këto vepra janë vlerësuar dhe cilësuar për tematikën dhe për nivelin artistik të tyre, janë vlerësuar sigurisht nga profesionistët e kësaj fushe.Mbase këto vlerësime janë të botuara dhe në shtypin e kohës dhe përmbajnë gjithmonë të vërtetën e thënë mbi vlerat e këtyre veprave,pa kozmetikë pa elozhe,por të vlerësuara saktësisht dhe objektivisht.

- Si keni arritur ju të procedoni “në udhëtimin tuaj krijues ”, të jeni kaq kreativ, ku ka një shtrirje të gjerë të kombinimit të fakteve historike, kujtesës, miteve, marrëdhënieve ndëretnike, kombëtare, evropiane, veçmas asaj ballkanike, që perceptojnë vlerën e madhe të edukimit kuptimplotë të vetëdijes njerëzore, në marrëdhënie me të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. A mund të na jepni disa mendime rreth tyre?

Duke u bazuar në historinë e bujshme shqiptare dhe duke i njohur rrjedhat tona historike dhe të popujve tjerë përrreth nesh,në shumë vepra të mia janë shtjelluar faktet historike,etnike,antropologjike,kulturore etj,si dhe raportet në mes të këtyre popujve dhe historisë së tyre.Nga kjo del dhe vërtetohet lashtësia jonë dhe prejardhja në hapësirat ballkanike, që në shumë nga këto vepra të mia kjo temë zë vend qëndror dhe është shtjelluar nga shumë aspekte.

-Zoti Flori Bruqi keni shkruar qindra artikuj shkencorë dhe studimorë, për historinë ballkanike e botërore, të botuar në organe shtypi në Shqipëri, Kosovë agjensioni Floart press, e gjetiu. Mund të na tregoni diçka në lidhje me strategjinë tuaj për këto vepra, dhe a ka ndonjë gjë tërheqëse që ju shprehni nëpërmjet tyre apo ka diçka tjetër më tej se kjo…?

Puna publicistiko-shkencore edhe përkundër vështirësive të saj,ka arritur të më stimulojë në thellimin e këtyre studimeve,duke shfrytëzuar burimet arkivore në vend dhe jashtë tij.Qëllimi im i gjithmonshëm ka qenë që ta nxjerrë të vërtetën për tematikën në fjalë,prandaj edhe këto tema të këtyre zhanreve janë mbetur një kontribut imi mbase po shprehem “modest”,duke dashur që ta vlerësojnë të tjerët në të ardhmen.Ndërsa sa i përket agjencionit “Floart press”, mund të them lirisht se është një ndër gazetat elektronike ndër më të lexuarat,më e hapura dhe më e debatuara,më e pavarura në trevat shqiptare.Aty ka shkrime të duarta nga shkrimtarët e afirmuar dhe ata fillestarë pa dallime. Agjensioni “Floart Press” ka rreth 200 bashkëpunëtorë anë e kënd globit,ku me shkrimet e tyre kontribuan që të ketë sa më shumë lexues.Këtë e vërtetojnë rreth 1.200’000 klikime …

… që do të thotë se shënimet tuaja nënkuptojnë bashkëpunimin tuaj të ngushtë me një sërë burime dhe arkiva të ndryshme, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, Kosovës , veçmas në Ballkan. A keni hasur në vështirësi nga këndvështrimi i një protagonisti në gjetjen e tyre?

Nuk them se nuk ka pasur vështirësi, sepse është në natyrën e punës,por ato i kam kapërcyer gjithmonë,ngase në rend të parë si synim parësor njeriu ka qëllimin e arritjes së rezultateve në akëcilën fushë, në rend të parë me interes për opinionin.Tek unë kjo ka qen cytje dhe më ka motivuar që të mos ndalem pavarësisht se sa dikujt kjo dhe mund t’i ketë “penguar”.

-Duke pasur parasysh faktin se ju jeni të njohur në nivel kombëtar e ballkanik, dhe këtë e tregon kontributi tuaj, përveç sa përmendëm më sipër, keni vëllime poetike , në prozë reportazhe, përshkrime, artikuj kritikë dhe ese etj.

Mund të them se leximi i veprave të bënë të njohur dhe pikërisht këto kontribute të miat letrare, publicistike, mbase ma kanë krijuar emrin tek opinioni ynë lexues, kjo tregon për suksesin e veprës sime letrare dhe asaj publicistike.S’do të shtoja më shumë por them se jam respketues ndaj lexuesve të mi.Secili nga lexuesit e veprave të mia,qofshin ato poetike,romanet apo publicistike dhe të tjera,kudo qoftë ata,u jam mirënjohës, i vlerësoj dhe e çmoj vlerësimin e tyre.


-Me sa di unë keni shkruar shumë lirika dashurie. Çfarë ju ka shtyrë të shkruani poezi të tilla? Ç’është dashuria për ju ? Kur një burrë e ndjen se është i dashuruar dhe cili është sekreti që fuqishëm ka influencuar në poezinë tuaj?

Kam shumë miq shkrimtarë e shkencëtarë nga Shqipëria e Kosova.Disa edhe nuk janë në mesin tonë si Mehmet Kajtazi,Iljaz Prokshi,Rifat Kukaj, etj e që me siguri se kanë pasur ndikimet e e tyre pozitive në krijimtarinë time letrare,poetike e publicistike...Ndër të gjallët do të veçoja Akademik Prof.Dr.Fatmir Terziun, Akademik Namik Shehun,prof.Dr.Eshref Ymerin,prof Naim Kelmendin,Vullnet Maton,Raimonda Moisiun,Faik Xhanin,Kolec Traboinin,Vasil Qesarin, Përparim Hysin,Prof.dr.Shyqri Galicën,Rushit Ramabajën etj.

-Cilat janë disa nga idetë apo temat që ju shtjelloni në poezitë tuaja? A janë ato autobiografike? Cfarë është idealja përreth poetëve në mënyrë që të dalin poezi të arrira?

Të gjithë përsonazhet, qoftë në poezi apo në prozë,romane etj,janë personazhe reale të kohës dhe hapësirës sonë etnike.Vlenë të veçoj se në të tre romanet e mija,sikur janë “Dorëzeza”, “Pallati i Akeronit” dhe “Pallati i gjaraprinjve”,personazhet janë realë, por të shkruar me emra artistik.Figurativisht ata janë në mesin tonë. Një numër personazhesh edhe janë gazetarë,shkrimtarë,politikanë dhe luftëtarë të tri luftërave çlirimtare,ata janë të prekshëm. Romanet e mia kanë stigmatizuar dukuritë negative në shoqëri si dhe bartësit e tyre në kohën e monizmit. Pothuaj të gjitha romanet e mi kanë bazë të mirë edhe për t’u bërë skenar filmash, dramatizime etj, ndoshta dhe mund të bëhen në një të ardhme,sepse tematika e këtyre veprave del nga jeta jonë nga ambienti ynë nga koha jonë e jetuar si shoqëri dhe si individ,por e cila kohë ka lënë gjurmet e veta, jo vetëm historike, por edhe psikologjike në njeriun e këtij nënqielli,gjithmonë i tragjizuar nga pushtuesit, në përkjejet e tij për liri dhe pavarësi kombëtare.

-Nga poet në prozator, studues, publicist, kritik letrar dhe esseist?A i shihni këto zhanre si sfidë?
Jo,përkundrazi do të thosha se e përplotësojnë njëra-tjetrën. Në rrugën time krijuese këto mbase e kanë pasuruar krijimtarinë duke e theksuar poashtu gamën e preokupimeve të mija krijuese.Qenësorja është që të gjitha këto zhanre të krijimtarisë sime kanë ecur sukseshëm.

-Cila është sfida për të shkruar një tregim apo roman? Zhanrin e tregimit dhe romanit e “bëtë ju të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?

Dihet se krijimi i romanit nuk është sikur p.sh është krijimi i poezisë dhe në të kundërtën.Romani merr më shumë kohë dhe ka ligjësitë e veta të krijimit,por unë them se në të shumtën unë preferoj romanin si zhanër dhe e kam shkruar.Puna ka dalur e suksesshme ngase kanë shkruar pozitivisht për këto romane.
-Ju i paraqesni personazhet tuaj nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën, apo anasjelltas?
Personazhet e romaneve të mija janë nga jeta reale, ngase ata janë njerëz, por që në krijimtarinë artistike ata marrin emra artistikë apo të imagjinuar,duke dashur që të mos “zbulohen”, sepse tashmë janë emra fiktivë letrar dhe jo realë, por të bëmat e tyre janë reale dhe kanë ndodhur në realitetin tonë në një kohë dhe në një hapësirë. Kjo mendoj se e ka pasuruar lëndën e romaneve të mija dhe mbase ato mbajën vulën e disa ngjarjeve me domethënie për një kohë të jetuar. Besoj se lexuesi do ta gjykojë këtë kur t’i ketë lexuar.


-Një nga gjërat që kam vënë re në librat dhe shkrimet tuaja reportazh është përshkrimi i vendeve, natyrës dhe pozicionit gjeografik të tyre. Pra, sa e rëndësishme është kjo në krijimtarinë tuaj?

Kuptohet se përshkrimet që juve keni gjetur në veprat që potenconi,përbëjnë si të thuash një bazament të ngjarjeve të shtjelluara në ato shkrime.Përshkrimet e kësaj natyre pasurojnë rrëfimin dhe krijojnë një imazh më të saktësuar për lexuesin.Ato,pra përshkrime e natyrës,vendeve, etj, i japin jetë dhe e dinamizojnë rrëfimin apo shkrimin e një vepre.

-Sa kohë keni që shkruani ? Çfarë iu ka tërhequr në artin e të shkruarit? Cila është eksperienca më e mirë që keni përjetuar kur shkruani? Po më zhgënjyesja? Cilat janë emocionet tuaj, kur shkruani?

Mund të them se secila vepër shkruhet me emocion,pavarësisht se krijuesi që në fillimet e shkrimit të një vepre letrare,të një tregimi,të një poezie etj, i vë si të themi ato spirancat e krijimit të ngjarjes,apo të pikave ideore kah do të ecën ngjarja. Është e vërtetë se kam ndjerë në të shumtën emocionin e një magjie që të jep shkrimi kur krijon.Ndjenjën e zhgënjimit nuk e kam përjetuar, jo për tjetër, por mbase kur krijuesi krijon veprën ai ka një qëllim parësor që e shtynë atë ta krijojë atë vepër.Unë ndjehem mirë me atë që kam arritur ta krijojë dhe tua transmetojë lexuesve.

- Ju keni një karrierë gjithashtu në publicistikë. Me këtë dëshiroj të di, se si ju harmonizoni aktualen mbizotëruese historike, sociale e politike, në kurriz të pavarësisë tuaj intelektuale. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj në librat, essetë dhe artikujt publicistikë?

Nuk do të ndalesha tek momentet,por në tërësinë e veprës së krijuar janë mbarsur temat e shtjelluara,ato në publicistikë janë të kohës sonë, të hapësirës sonë, të mendësisë sonë, dhe të psikologjisë sonë jetësore.Ka dhe tema nga historia,mbase për t’i ndriquar disa aspekte ngjarjesh apo personalitetesh etj,që janë e gjurmës sonë si komb në kohë, në data, në ngjarje të mëdha apo të vogla qofshin ato.Ato sikur më grishin kujtesën për t’i shtjelluar ngarendas në shkrimet e këtij zhanri të shkrimtarisë.

-Si ka ardhur ndryshimi juaj më herët, nga poet, prozator në suksesin tuaj si publicist?

Thënë të drejtën veten e shoh më të sendërtuar në zhanrin e romanit. Sikur më ka dhënë më shumë mundësi të të shprehurit,të të rrëfyerit,por gjithmonë me nivelin e gjuhës artistike të rrëfimit. Ndoshta, them sipas përshtypjes sime, jo larg këtij suksesi qëndron edhe poezia dhe publicistika.

-Si ndjeheni kur jepni intervista?

Them sinqerisht fare mirë sepse intervista është dhe një rast tjëtër i komunikimit më lexuesin,mbase nxjerrë për lexuesin në të shumtën dhe aspekte tjera, të panjohura ato që i interesojnë lexuesit për akëcilin person krijues.

-Mesazhi juaj për inteligjencën shqiptare,kosovare dhe talentet e reja.

Më e rëndësishmja është vlerësimi i drejtë i vlerave krijuese të kudoqoftë dhe vlerësimi i sinqertë i punës së njëri tjetrit kudo në hapësirën shqiptare dhe pastaj njohja e këtyre vlerave edhe nga jashtë.Ne kemi çka t’i prezentojmë edhe botës nga vlerat tona krijuese por duhet që ta kundrojmë drejtë vlerësn e secilit dhe pa grupe dhe paragjykime klanesh e interesash të ngushta.

-Çfarë dëshironi të shtoni....

Asgjë më shumë vetëm të ju falenderoj për misionin tuaj në prezentimin e vlerave artistike për lexuesin,suksese në punën tuaj..

Bisedoi: Raimonda MOISIU





http://www.fjalaelire.com/biseda/17434.html

2013/01/27

Rita Ora, ka marrë pjesë në Javën e Modës në Paris, në sfilatën e Chanel, për koleksionin Pranverë-Verë 2013.


Dizajneri i njohur i modës, Alexandre Vauthier është i preferuari i yjeve Kylie Minogue, Heidi Klum dhe Rita Ora.
Por duket se asnjëra prej tyre nuk do ketë ndonjëherë guximin që të veshë rrobat e koleksionit të tij të fundit, të prezantuar në Javën e Modës në Paris.
Apo do ketë ndonjëra guxim?

Kritikohet për veshjen

Këngëtarja 22 vjeçare, u kthye në personazhet më të komentuara të ditës. Ajo është shfaqur në ngjarjen që zhvillohej në Grand Palais, me një kombinim rrobash që nga mediat britanike u cilësua si ”i çuditshëm” dhe “i gabuar”.

Rita tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, e veshur me një fustan të gjatë, me ngjyrë të bardhë, që ngjasonte me fustan nusërie, kombinuar me një xhaketë lëkure të kuqe dhe këpucë të zeza.
Asaj iu sigurua një vend prestigjoz, në rradhë të parë, krahas reperit Theophilus London dhe aktores franceze, Anna Mouglalis.

Këngëtarja takoi edhe mikeshën e saj të afërt, modelen Cara Delevinge, e cila ka përshëndetur Ritën nga pasarela, ndërsa më pas kanë pozuar së bashku.

Rita Ora po shndërrohet në një Rihana
Rita Ora duket se është në rrugën e duhur për tu shndërruar plotësisht në një kopje të Rihanës. Këtë e tregojnë së paku edhe fotot e fundit të publikuara në rrjeti social Tëitter. Shqiptarja e rritur në Britaninë e Madhe duket shumë e ngjashme me yllin e këngës më të fundit “Diamondds”. 22 vjeçarja në njërën prej fotografive ndodhet thuajse e zhytur tërësisht në ujë dhe në një tjetër shfaq format fizike ndërsa pozon pa vëmendje.

Rita Ora, e veshur por sportive
Falë mënyrës se si zgjedh të vishet Rita Ora po krahasohet ndonjëherë edhe me mikun e saj Kanye West që njëkohësisht është i dashuri i bukuroshes Kim Kardashian. Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe e rritur në Britaninë e Madhe ishte pjesë e javës së modës në paris ku u takua edhe me mikeshën e saj Cara Delevigne.




Max Brym, studiues i filozofisë dhe gazetar i lirë, shkruan në një libër historinë e një vajze kosovare, e cila pas dhunimit nga ushtarët serbë punon si prostitutë


Albana Z. Tashmë është e lumtur…


Objektivisht, gjatë luftës së fundit në Kosovë, çetnikët dhe paramilitarët serbë kanë dhunuar mijëra gra. Dhunimet ndaj grave kanë qenë pjesë e planeve të Serbisë për spastrimin etnik të Kosovës dhe kjo tashmë është e dokumentuar mjaft gjerësisht.
Në libër ajo quhet Albana Z. Profesori gjerman, Max Brym, i cili, prej më shumë se 20 vitesh udhëton në Kosovë, e takoi atë vite më parë në një kafene në Prishtinë. Ajo ishte e bukur. Të gjitha vajzat kosovare janë të bukura, por Albana Z. të tërhiqte me sensualitetin e saj. E dhunuar gjatë luftës nga ushtarët serbë dhe e dëbuar nga familja, pasi mbetet shtatzënë, detyrohet të bëhet prostitutë.
Ajo provoi gjithçka që të ofron një jetë e tillë, rrobat e shtrenjta, dantellat, pijet e rënda mbrëmjeve në lokal, apo cigaren që digjej në gishtërinjtë e hollë. Klientët e saj nuk ishin burra të zakonshëm, por zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët gjatë takimeve me të, flisnin edhe për afera korruptive që bënin me detyrat e tyre. Albana Z. i njohu këta burra, jo vetëm në shtrat, por edhe në mënyrën sesi abuzonin me detyrat. Ajo mësoi shumë gjëra nga ajo jetë në dukje e bukur, por që në thelb ishte e mbushur me mashtrime dhe dhunë. Historia e treguar prej saj nxjerr në pah korrupsionin politiko-ekonomik të bërë në këtë vend nga vendas dhe të huaj.
Jetën si prostitutë luksoze ajo ia rrëfeu gazetarit dhe profesorit zviceran Max Brym, i cili e shkroi atë në një roman të shkurtër që është botuar në gjuhën gjermane me titullin “Schuld ohne schuld” (“Faj pa faj”). Për Albanën, e cila sot është rreth të 40-ave, nuk ka qenë i lehtë ky rrëfim. Prof. Brym tregon se i është dashur tre vjet ta bindë atë t’i tregojë historinë e jetës së saj.
Përmes këtij rrëfimi, prof. Brym ka dashur të japë një histori të asaj çfarë ndodhi me mijëra gra gjatë luftës në Kosovë. Sipas të dhënave nga organizatat kosovare, afro 20 mijë gra janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë, ndaj kjo histori nuk është thjesht trillim. Një pjesë e personazheve që janë në libër janë realë, njerëz që kanë mbushur jetën e Albanës, familjarë dhe klientë të saj. Historia e këtij personazhi është vetëm një nga ato mijëra histori që gra të dhunuara nga lufta mbajnë ende të fshehura brenda vetes. “Janë shumë gra në Kosovë që kanë pasur fatin e Albanës”, thotë Brym. Por në fund të librit Albana është e lumtur. Pasi shmang jetën prej prostitute, ajo njihet me një burrë, i cili sot është bashkëshorti i saj. Ai i ka ndenjur asaj pranë gjatë gjithë rrëfimit. Dhe qëllimi i librit është pikërisht fundi i tij. T’u japë shpresë atyre mijëra grave, duke u thënë se nuk është vonë të rifillojnë jetën që kanë dashur të kenë. Ashtu si personazhi që fshihet pas emrit të Albanës, ajo e flaku tej këtë pjesë të jetës së saj dalëngadalë gjatë rrëfimeve që i bënte gazetarit gjerman, e bindur se vetëm duke flakur tej të shkuarën mund të pranonte të ardhmen. Tashmë ajo jeton me burrin e saj dhe kanë nisur një jetë të re. Historia e këtij libri tregon sesa e rëndë ka qenë lufta, konfliktet dhe cilat janë pasojat e saj. Në një intervistë më poshtë për gazetën “Shqip”, Brym flet mbi kohët kur shkroi këtë libër dhe si e sheh shoqërinë sot…
Le ta nisim bisedën për personazhin tuaj, Albanën? Si lindi ajo?
Albana është një nofkë që e kam përdorur për të paraqitur gruan, e cila është edhe personazhi kryesor i romanit tim. Thjesht këtë emër e kam dëgjuar shpeshherë dhe nuk ka ndonjë lidhje të veçantë në përzgjedhjen e këtij emri. Më është dashur një nofkë për atë grua, e cila nuk kishte dëshirë që t’i zbulohej emri i vërtetë.
E keni takuar Albanën, vajzën reale, që ju frymëzoi për këtë libër dhe ku?
Po, para rreth tri viteve në Kosovë e kam takuar për herë të parë Albanën reale.

Ku e keni takuar?
E kam takuar rastësisht në “Caffane”.
Përse zgjodhët të shkruanit për një grua shqiptare, e aq më tepër ta bënit atë një prostitutë. A mendoni se është gati lexuesi kosovar të presë një histori të tillë?
Gjendja tepër e rëndë sociale është shkaku përse disa njerëz në këso rrethanash detyrohen që të shkelin mbi moralin e tyre. Përgjegjësinë për përhapjen e fenomenit të prostitucionit në Kosovë e kanë ndërkombëtarët e privilegjuar materialisht, si p.sh. zyrtarët, biznesmenët, ushtarët dhe policët ndërkombëtarë. Kështu që nuk jam unë ai që e solli këtë grua në këtë gjendje, por gjendja e rëndë sociale. Dhe kjo grua ia ka dalë që ta ndërpresë ushtrimin e prostitucionit dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. Ndërsa lexuesi kosovar do të duhej që të ballafaqohej me realitetin e rëndë shoqëror.


Ç’mendoni për luftën?

Lufta në Kosovë paraqet një akt barbar të çetnikëve dhe të ushtrisë serbe. Ndërsa lufta çlirimtare e UÇK-së ka qenë e drejtë. Gjatë kësaj lufte njësitë fashiste serbe kanë ushtruar krime tejet të rënda e ndër to edhe mijëra dhunime të grave shqiptare.


Libri u dedikohet të gjitha grave të dhunuara. A mendoni se dhuna është ende prezente sot?

Në secilën shoqëri patriarkale kemi dhunë të ushtruar mbi gratë. Kështu që Kosova këtu nuk përbën as përjashtimin e as rastin e veçantë.

Flitet shumë për të drejtat e njeriut, si i shihni këto përpjekje në raport me gjendjen reale të këtyre të drejtave sot?
Të drejtat e njeriut në Kosovë duhen mbrojtur fillimisht në aspektin social. Pa barazi sociale në një shoqëri nuk mund të ketë respektim të të drejtave të njeriut. Të drejtat e njeriut në Kosovë ekzistojnë vetëm formalisht.
Si është pritur libri nga meshkujt?
Shumë meshkuj me tendenca patriarkale, kur bëhet fjalë për të drejtat e grave, reagojnë negativisht. Por kjo nuk ndodh vetëm në Kosovë, por gjithandej në botë. Mirëpo fatmirësisht ekzistojnë edhe meshkuj që kanë aq mend për të kuptuar mesazhin e librit dhe që e kanë mirëpritur këtë libër.

Kur ka qenë udhëtimi juaj i parë në Kosovë?
Unë jam studiues i filozofisë, gazetar i lirë dhe njëkohësisht mbaj ligjërata të kohëpaskohshme në kuadër të projekteve të ndryshme nëpër universitete të ndryshme, por nuk jam profesor në Universitetin e Mynihut. Ndërsa në Kosovë kam ardhur për herë të parë në vitin 1982 dhe që atëherë jam marrë intensivisht me çështjen e Kosovës, duke përkrahur të drejtën e qytetarëve të Kosovës për t’u çliruar.

Në libër ju flisni edhe për dhunën e ushtarëve serbë ndaj femrave shqiptare. A është ky fakt vetëm një imagjinatë, apo jeni bazuar në rrëfime konkrete apo dokumente?

Objektivisht gjatë luftës së fundit në Kosovë çetnikët dhe paramilitarët serbë kanë dhunuar mijëra gra. Dhunimet ndaj grave kanë qenë pjesë e planeve të Serbisë për spastrimin etnik të Kosovës dhe kjo tashmë është e dokumentuar mjaft gjerësisht.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...