Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/03/23
Serbia nuk heq dorë nga resurset natyrore të Kosovës
Gazeta serbe ‘Informer’ bën të ditur se SHBA do të jenë në gjendje të marrin shumicën e aksioneve të gjitha minierave në Kosovë, kurse 49 përqindëshi tjetër do të mbetej në zotërim të Serbisë. Kjo gazetë pretendon se kjo çështje është diskutuar nga ministri i burimeve natyrore të Serbisë, Milan Baçeviq gjatë vizitës së fundit në Ilionis të SHBA. Kjo projekt-marrëveshje parasheh që Serbia të jetë bashkëpronare e 49 përqind të aksioneve të minierave në Kosovë. Më pas do të arrihej një marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve. Gazeta serbe shkruan se kështu do të shfuqizoheshin të gjitha privatizimet e diskutueshme që kanë bërë shqiptarët dhe agjencitë e tyre të privatizimit. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milan Drequn ka thënë se kjo projekt-marrëveshje synon, parasëgjithash, Trepçën. Sipas tij “Prishtinës fillimisht do t’i mohohej posedimi i me pronën e minierës, ndërsa kjo pronë do të kthehej në juridiksionin e Serbisë. Një bashkëpunim i tillë do të kontribuojë në aspektin politik, sepse do të tregojë se Kosova nuk është një shtet i pavarur”.
Adem Demaçi: Edhe pas të gjitha krimeve që ka kryer regjimi i Beogradit BE-ja po e përkëdhel Serbinë
Simboli i gjallë i Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi në një emision për TV 21 ka deklaruar se Bashkimi Evropian po i bën lëshime të pandershme dhe të pamoralshme Serbisë në dëm të pavarësisë së Kosovës. Ai ka ilustruar me shumë shembujt lëshimet që iu kanë bërë Serbisë sidomos nga BE-ja por edhe nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, të cilat në njëfarë mënyre i kanë rehabilituar madje edhe luftërat e përgjakshme që ka shkaktuar regjimi i Beogradit gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Demaçi ka sqaruar se si do që të quhet Asociacioni i komunave në Veriun e vendit tonë, do të mjaftojë që Serbia të jetë e pranishme këtu dhe ta ndajë Kosovën etnikisht në mënyrë që të flitet për Kosovën serbe dhe atë shqiptare. Fajtor kryesor për këtë katandisje të Kosovës, është klasa politike e vendit e cila e ka pranuar planin e Ahtisarit, nga ku burojnë të gjitha të ligat për të ardhmen e shtetit të Kosovës, ka saktësuar Demaçi, i cili me këtë rast ka folur edhe për mundësinë e integrimit të shqiptarëve në rajon në të gjitha segmentet politike, ekomomike, tregtare, kulturore, arsimore, në mënyrë që shqiptarët të faktorizohen në rajon dhe në Evropë si komb me një qëndrim të përbashkët sa i përket interesit kombëtar.
Adem Demaçi i pakënaqur me dialogun Kosovë-Serbi, por beson se Thaçi nuk do të nënshkruajë në dëm të vendit
Demaçi i pakënaqur me dialogun Kosovë-Serbi, por beson se Thaçi nuk do të nënshkruajë në dëm të vendit
Simboli i gjallë i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, në një intervistë për “Epoka e Re” është shprehur i pakënaqur me ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke saktësuar se Kosova është e obliguar ta zhvillojë këtë proces, edhe pse ai nuk është i kënaqur me dialogun, që është duke u zhvilluar në Bruksel. Demaçi thotë se i beson kryeministrit Thaçi se nuk do të nënshkruajë atë që po e kërkojnë serbët. Nuk ka si ta nënshkruajë atë çfarë po kërkojnë serbët pasi do të ishte e papranueshme, por unë jam duke iu frikësuar një pune tjetër, se çfarëdo që të vendoset, kështu siç është bërë zgjidhja e Ahtisarit, komunat serbe kanë të drejtë të bashkohen njëra me tjetrën. Pra, kanë drejtë të bashkëpunojnë. Serbia ka të drejtë të përzihet dhe t’i financojë siç është duke bërë aktualisht. Adem Demaçi duke folur lidhur me përkrahjen e Kosovës nga vendet e botës ka veçuar sidomos Gjermaninë e cila, sipas tij po e përkrahë burrërisht vendin tonë.
Demaçi ka folur edhe për gjyqësorin në Kosovë, për të cilin ka shfaqur kritika. “Prokurorinë dhe gjyqet i kanë pru në këtë situatë, të cilat po i shkarravitin vëllezërit tanë, siç është rasti i fundit ‘Kiçina’. "Për këtë rast edhe ambasadat e huaja po na tregojnë se si duhet të rrimë ne karshi vendimeve të gjyqit. Kështu që, gjyqet as nuk janë Bibël e as Kuran. Prej këtyre gjyqeve po dënohen shqiptarët e pafajshëm, e pas disa viteve po lirohen”, ka thënë Demaçi.
Simboli i gjallë i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, në një intervistë për “Epoka e Re” është shprehur i pakënaqur me ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke saktësuar se Kosova është e obliguar ta zhvillojë këtë proces, edhe pse ai nuk është i kënaqur me dialogun, që është duke u zhvilluar në Bruksel. Demaçi thotë se i beson kryeministrit Thaçi se nuk do të nënshkruajë atë që po e kërkojnë serbët. Nuk ka si ta nënshkruajë atë çfarë po kërkojnë serbët pasi do të ishte e papranueshme, por unë jam duke iu frikësuar një pune tjetër, se çfarëdo që të vendoset, kështu siç është bërë zgjidhja e Ahtisarit, komunat serbe kanë të drejtë të bashkohen njëra me tjetrën. Pra, kanë drejtë të bashkëpunojnë. Serbia ka të drejtë të përzihet dhe t’i financojë siç është duke bërë aktualisht. Adem Demaçi duke folur lidhur me përkrahjen e Kosovës nga vendet e botës ka veçuar sidomos Gjermaninë e cila, sipas tij po e përkrahë burrërisht vendin tonë.
Demaçi ka folur edhe për gjyqësorin në Kosovë, për të cilin ka shfaqur kritika. “Prokurorinë dhe gjyqet i kanë pru në këtë situatë, të cilat po i shkarravitin vëllezërit tanë, siç është rasti i fundit ‘Kiçina’. "Për këtë rast edhe ambasadat e huaja po na tregojnë se si duhet të rrimë ne karshi vendimeve të gjyqit. Kështu që, gjyqet as nuk janë Bibël e as Kuran. Prej këtyre gjyqeve po dënohen shqiptarët e pafajshëm, e pas disa viteve po lirohen”, ka thënë Demaçi.
Marrëveshjet për heqjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës janë të domosdoshme
Shefi i delegacionit të Bundestagut gjerman, Andreas Shokenhof ka deklaruar në Beograd se marrëveshjet për heqjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës janë të domosdoshme. Drejtuesit e Serbisë duhet të tregojnë gatishmëri dhe elasticitet maksimal për të bërë kompromis me Kosovën për kompetencat e bashkësisë së komunave serbe. Ai i ka thënë gazetës serbe “Veçernje novosti” se ende nevojitet angazhim i mëtejshëm për realizimin e reformave të nevojshme. Duhet treguar vullnet të mirë që të ecet drejt një marrëveshjeje kyçe, përkatësisht drejt një modeli të detyrueshëm për marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës. Po e përsëris, nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë e presim gjatë negociatave për përafrim, është cituar të ketë deklaruar shefi i delegacionit të Bundestagut gjerman, Andreas Shokenhof.
Ilegalët kërkojnë praninë e Serbisë në veri
Përfaqësues ilegal të komunave serbe në veri sot kanë mbajtur një takim të përbashkët në veri të Mitrovicës, ku dhe kanë folur për gjendjen aktuale politike. Burime të agjencisë së lajmeve Kosovapress kanë bërë të ditur se në këtë takim është shprehur qëndrimi i përbashkët i strukturave paralele se serbët e veriut duan që kjo pjesë e Kosovës të jetë në kuadër të institucioneve dhe shtetit të Serbisë. Ata kanë kërkuar gjithashtu nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë që të vlerësojnë ligjshmërinë e marrëveshjeve të arritura deri më tani në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.
Zhbogar beson se më 2 prill do të arrihet marrëveshja e kompromisit mes Kosovës dhe Serbisë
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar shpreh bindjen se më 2 prill do të ketë marrëveshje për çështjet e trajtuara deri tashti në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po ndërmjetësohet nga BE-ja. Nuk kam qenë në Bruksel, por në takimin e radhës do të jem atje. Me sa e kam kuptuar, do të ketë marrëveshje më 2 prill", u ka thënë gazetarëve Zhbogar, pas takimit me kreun e Komunës të Hanit të Elezit, Rufki Suma. Zhbogar ka deklaruar se marrëveshja që pritet të arrihet do të jetë fitore për të dyja palët në dialog. Marrëveshje e qëndrueshme është ajo kur të dyja palët janë fitues", ka saktësuar Zhbogar, pa treguar se si mund të fitojnë të dyja palët kundërshtare.
Zëvendës-kryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vucic, thotë se Beogradi është i gatshëm për kompromis në dialog dhe se propozimi për Kosovën nuk është i pranueshëm për Serbinë. “Na kanë mbetur 11 ditë të ferrit, edhe për qeverinë e edhe për Serbinë. Ka gjëra që mund t’i pranojmë, por edhe gjëra që nuk guxojmë t’i refuzojmë”, u ka thënë ai ministrave të kabinetit qeveritar të Serbisë. “Shpresoj se do t’ia dalim të arrijmë marrëveshje me Prishtinën, por para popullit nuk mund të dalim duarthatë. (!)
Kirby: Të dyja palët në bisedime duhet të japin dhe të marrin nga diçka
Ambasadori i Amerikës në Serbi Michael Kirby, thotë se në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit do të duhej të kishte më shumë progres dhe se Amerika dhe BE-ja duan të përfundojnë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur. Kirby tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe jo në pranimin e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Qëndrimi amerikan është i tillë se kjo është marrëveshje, një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës për të ardhmen e tyre. Ne nuk jemi duke thënë se ju duhet të pranoni pavarësinë e Kosovës, por ne këmbëngulim në normalizimin e marrëdhënieve, gjë që e di se është punë e vështirë”, u tha Kirby gazetarëve. "Kam biseduar me zyrtarët nga Bashkimi Evropian, sidomos me Komisarin e BE-së, dhe ata me të vërtetë duan që bisedimet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. "Sigurisht që kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliç, Kryeministri Ivica Dacic, zëvendëskryeministri i parë Aleksandër Vucic, si dhe zyrtarët e Prishtinës janë të vetëdijshëm se ekziston kompromisi për të dhënë diçka dhe për të marrë diçka, ka deklaruar Kirby.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...