Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/30

MARINA PRIFTI :Vështrim mbi librin “Gërsheti i prerë”, poezi, të autores Vojsava Nelo

ESSE





image
Ajo është si uji, ushqyese, brilante, e ndryshueshme, rrjedhëse.


Ajo është si ajri, me cilësinë e tejdukshmërisë në mes…


Ajo është si drita, e ngrohtë, depërtuese, prezente edhe në errësirën më të thellë..


Ajo është si toka, mbështetëse, themeluese, bazament, përkrahje, ekzistencë.


Një poezi që i ka të gjitha këto veti, vjen si një botë kompakte dhe e mëvetësishme, është gjendje e përjetshmërisë së natyrës dhe cikleve pa fund të saj.


Shpesh, kritiku dhe shkrimtari janë parë si kundërshtarë të njeri-tjetrit, unë them ata janë bashkëudhëtarë në një rrugë që e përshkojnë në drejtime të kundërta, shkrimtari nga qendra drejt periferisë, kritiku nga gjurmët drejt qendrës. Kur këto rrugë takohen, alkimia e letërsisë është e plotë, teksti dhe metateksti, komunikimi i thellë i strukturave përmbajtëse të shpirtit, gjuha “mistike” “e perëndive”, ripërtërihet dhe jetohet si letërsi dhe si krtitikë letrare.


Elementi në poezi i :


Ujit


Ajrit


Tokës


Dritës


Të gjitha elementet që përmblidhen në këtë poezi, janë të shkrira te simboli i saj kryesor, Gërsheti i Prerë.


Gërsheti i prerë, fija që lidh të dukshmen me të padukshmen, botën transhendentale me atë të së përditshmes, ura lidhëse mes dy gjendjeve të subjektit, nënvetëdijes dhe vetëdijes së tij. Është një gërshet që thurr një kompleks ndjenjash individuale, një rrugë e prerë në mes, një portë e mbyllur. Ai ekziston në mungesë mbi supe. Paprania e tij e bën formën e tij edhe më të dukshme. Ç’gërshet “preu” autorja që e mbush gjithmonë me trishtim dhe peshën e të cilit e mban vazhdimisht mbi supe?!


Si kordoni umbilikal që lidh qenien me botën, gërsheti lidh përkatësinë e njeriut me vatrën shpirtërore prej nga ku ka evoluar deri në shkëputjen e plotë të tij në një cikël të ri ekzistencial. Qenia ripërtërihet te vajza, e cila qan për gërshetin që është qendra lidhëse me botën mbajtëse, ushqyese dhe krijuese, me nënën natyrë. Femra ndahet më dysh, si krijuese dhe si e krijuar, si nënë dhe si fëmijë, me një trishtim të dyfishtë për fillin e dritës prej nga ku zbritëm në botë (kujtojmë përrallën e Rapuzel, ku realizimi i dashurisë kryhet përmes gërshetit). Një botë e prerë në mes, dy qenie të bashkuara në një, nëna dhe fëmija që mbahen pas kujtimit të gërshetit të dikurshëm. Në mungesë të tij, lidhja e tyre bëhet më e fortë, si për të përballuar shkëputjen pa arsye nga bota idilike që hapet si portë, pas rrugëtimit përmes një gërsheti që simbolizon pafajësinë, fëmijërinë, vajzërinë, miturinë, drejt supeve të një të rrituri pa gërshet, por me peshën e padiskutueshme të tij në atë jo-prezencë. Është ky gërshet që shërben si thurrje për gjithë librin. Ky gërshet i prerë poezish, të thurrura me njëra-tjetrën në mijëra fije të shpirtit njerëzor.


Gërsheti në cilësinë e ujit


Uji është i rrjedhshëm, i lëvizshëm, gurgullues i heshtur, i lëngët, i lagësht, i kthjellët, turbullues. Uji është nënshtresë prezente kudo. Gërsheti është i lagur nga lotët e vajzës së vogël dhe të nënës. Ai është lot dhe ujë në lëvizje, është ujëvarë rrjedhëse e subkoshiencës, që me cilësinë e ujit, qëndron si nënshtresë në çdo fjalë. Gërsheti është uji ku rritet embrioni njerëzor. I prerë, ai ua kalon cilësinë e ujit syve që qajnë dhe ngurtësohet në mosekzistencë, në prezencë polare mbi sup. Gjithmonë dikush do presë një fije që e lidh me idilin e pafajësisë, një gërshet, një ëndërr, një udhëtim, një shtëpi, një rrugë...


Është fija e padukshme që na mban lidhur me qendrën e qenies sonë, prej andej nga ku kemi ardhur, lidhjen me të cilën e mbajmë si kujtim në formën e një fijeje të prerë. Askush nuk mund të kthehet më mbrapa, qenia e re që mbajmë në krahë, që është vazhdim i qenies sonë, lidhet pas së njëjtës fije prejardhjeje. Por a është vërtet fija e lidhjes një gërshet i prerë?


Gërshti në cilësinë e Tokës


Toka është ushqyese, mbajtëse, mbështetëse, e fortë. Gërsheti është rrënja që depërton në qendrën e saj për të ushqyer qenien në përjetësi, është e kaluara jonë, fëmijëria, ku me mundim mësuam të baraspeshojmë trupin mbi tokë dhe të ecim përpara. Gërsheti është mbajtës, mbështetës, ushqyes si toka. Ai është dora që ajo zgjat që nga thellësitë e saj, për të na rritur si trup dhe si shpirt.


Gërsheti në cilësinë e ajrit


Ajri është i pakapshëm, i tejdukshëm, i kudogjendshëm .Gërsheti është prezent mbi sup edhe si mungesë. Ai është mbi shpatull, aty ku ka qenë gjithmonë, i tejdukshëm, i pakapshëm, i kudogjendshëm. Ai është frymëmarrja e parë e mushkërive në çastin e lindjes dhe kujtimi i përhershëm i klithjes së qarjes në çastin e shkëputjes nga një cikël jete në tjetrin.


Gërsheti në cilësinë e dritës


Drita është ndriçuese, zbardhëse, kthjelluese. Gërsheti ndriçon skutat më të errëta të shpirtit, për të kërkuar aty burimin e dhimbjes dhe për ta shëruar atë. Ai është drita e ndërgjegjes së zgjuar, është gjendje vetëlartësimi që kërkon arsyen e flijimit të vetvetes, në çastin sublim të vazhdimit të jetës.


Cikli “Gërsheti i prerë” titullohet ndryshe edhe “Cikli i dhimbjes”. Është dhimbja që përmban të katër elementët konstituive të ekzistencës ujin, ajrin, tokën, dritën, dhimbje që i përshkon këta elemente edhe i ristrukturon sipas dimensionit të pestë, Shpirtit Njerëzor.


Struktura e librit


Libri ka shtatë cikle, si shtatë zanoret e frymës kozmike, shtatë çakrat e konstitucionit human, shtatë notat e muzikës, shtatë ditët e javës. Jo rastësisht “Gërsheti i prerë” është cikli i pestë, katër elementët e jetës plus shpirtin njerëzor, ai që i percepton dhe i rindërton këta elementë, në ndërgjegjen e vet.


Libri fillon me dashurinë, forcën e parë ndërtuese të botës. Dashuria është veprim, energji, shkrirje e të pestë elementeve ujit, ajrit, tokës, dritës, shpirtit në një energji shpërthyese dhe gjithëpërfshirëse:


Te gjitha yjet e botës shpërthyen


Duke përhapur një dritë të flaktë..”


“Drita u rindez. Yjet u ribënë..”


“Vetëm dashuria më lulëzon,


Duke më shndërruar… në mijëra trajta


Në mijëra yje me përpjeston


Në qindra galaktika të arta..”


Cikli i dytë, ninullojnë, është zemra ripërtëritëse e dashurisë, është rikrijimi i botës përmes saj. Cikli i tretë, i vendlindjes, është bërthama ekzistenciale e qenies. Rrugëtimi fillon prej dashurisë (cilki i parëdhe idytë) drejt qendrës së vetevetes, Delvinës, fëmijërisë, oborrit me trëndafila. Pas ciklit të Delvinës, vjen cikli i nënës, prejardhja, jargavani i jetës me hijen e tij mistike dhe spiritualiste njëherësh. Jargavani bëhet simbol i figurës së nënës, me aromën e tij të mirë, mikpritjen, bukurinë, feminilitetin. Nëna qëndron nën hijen e jargavanit, është shpirti njerëzor i pemës. Ajo dhe pema shkrihen në bashkekzistencë, si dy shfaqje të së njëjtës formë. Jargavani ka lule të rënda, të varura përposhtë nga pesha e vetvetes, ashtu si nëna harkohet nga pesha e viteve të saj. Trungu i jargavanit është gërsheti i ngurtësuar i qenies që hyn në ciklin e fundit të ekzistencës. Ai gërshet kthehet në trung, njeriu hyn në formën e pemës dhe vështrimi i poetes largohet në lartësinë e hënës dhe yjeve. Është cikli kozmik i përfundimit të jetës, ku njeriu kthehet në pemë dashurie me dashurinë që ka mbjellë gjatë gjithë jetës së vet.


Pas ciklit të nënës, vjen cikli i dhimbjes, ose gërsheti i prerë, shkëputja totale e unit të rritur prej unit idilik. Përmes dhimbjes vjen rritja. Pas ciklit të dhimbjes, vjen cikli i indinjatës, përse heshtin poetët. Individi i shkëputur nga uni idilik, përplaset me botën, në përpjekje për ta ndryshuar atë. Cikli i fundit, “Shikime që pikojnë nga yjet”, është cikli ku autorja ngrihet në lartësinë e qiellit, por këtë rradhë jo përmes shikimit të të dashurit, por përmes lartësimit të vizionit personal. Fillon rrugëtimin e saj në qiell, në kaltërsinë e shikimit të dashurisë, zbret në tokë deri në rrënjët e krijimit, kthehet në botë si individ i rritur dhe lartësohet në qiell, përmes vizionit të së përjetshmes.


Poezia e fundit, “ Kuajt” kali mitologjik Pegasus, është mishërim i frymëzimit të lartë, muzës dhe dëshirës për të kapërcyer të gjithë limitet e ekzistencës njerëzore. Tani nuk ka më dhimbje për gërshetin e prerë, fluturimi mbi kuajt e ëndërrave, është kapërcimi maksimal i çdo kufizimi njerëzor, është vetevetja e realizuar në infinit.


Vetat e komunikikimit


Poezia e Vojsavës është ndërtuar mbi bazën e komunikimit në vetë të parë dhe hera herës të të dytë. Kjo e bën të drejtpërdrejtë transmetimin e emocionit.


‘’Ku ndodhesh tani?


-Në rrugë me borë...’’


‘’Dua të humbas në puthjen tënde,


të jetoj përhumbjen më të thellë..’’


‘’Të mbështetem pak në gjirin tënd,


ku buron ngrohtësia diellore...’


‘’Të pëlqen shiu”?!


‘’Jam me mijëra km larg...,


...nuk e di si më erdhe pranë..’’


Poezitë ku lexuesi vihet në vetën e tretë, janë ato për fëmijët. Këtu nëna dhe fëmijët janë në çaste dashurie pafund dhe lexuesi merr pjesë si dëshmimtar në gëzimin e tyre.


‘’Kafen e mëngjesit ma bën djali.’’


‘’...Unë humbas në përqafimin e vajzës sime. ( Artemida).’’


‘...’Këtu punon edhe im bir...’’


Cikli i vendlindjes është stil tregimtar.


‘’Kam bujtur dikur në një kasolle...’’


‘’Trëndafilat e oborrit tënd,


nuk e di a çelin si dikur...’’


Në gjithë këtë drejpërdrejtshmëri ndjenje, fraza mbetet e pastër, e pangarkuar me figura dhe e ngarkuar maksimalisht me emocion. Emocioni në këtë rast, e shndërron imazhin poetik në simbol. Trëndafilat bëhen simbol i fëmijërisë dhe i lulëzimit të pafaj, shtëpia prindërore bëhet vatra prej nga ku u shkëputën rrënjët dhe u pre gërsheti i ëndrrave, violina e fqinjit bëhet simbol i mallit për të shkuarën, varrezat dhe varri i nënës simbol i së pakthyeshmes dhe humbjes. Gjithçka në poezi është në lëvizje, që nga çasti më i vogël embrional i jetës, (akti hyjnor i krijimit) tek rritja, fëmijëria me trëndafila, përparësen e arnuar të vëllait, doçkat buçko që përqafojnë gjithë dashuri të rinia e vrullshme, nusëria e kristalizuar mes malesh si pikë zbritëse dhe ngjitëse, abys dhe qiell e palëvizshme në gryka malesh si portal i hapur energjie ku toka dhe qielli bashkohen në ritualin e përjetësisë. Rritja emocionale e njeriut, vajza e bukur Artemida, që përplaset me ligësinë e botës, por që autorja s`harron ta porosisë: “Ti e vogla ime, vazhdo, cicëri!’’, rritja e djalit (“Rritu djali im, të ndajmë ca bashkë nga hallet që kam mbi shpinë...”). Nëna, vdekja, gjyshja, shoqet e gjyshes, zvetënimi moral në një shoqëri që ka humbur rrënjët dhe qëllimin, poetja që ecën në të gjitha kohërat, të shkuarën, të tashmen, të ardhmen, shpërndahet në të gjitha “vatrat e saj krijuese”, fëmijëria, rinia, dashuria, fëmijët, jeta, puna, vdekja, me një fjalë një jetë e shpalosur kaq vrulltas, kaq përfshirshëm sa në fund habitesh se si mund disa poezi aq të thjeshta në dukje, të të lenë një mbresë të tillë, të paparë, sikur ke shëtitur një univers të tërë. Në fund universi që ke shëtitur, kupton që s`është gjë tjetër veçse universi yt, korridoret e tua të errëta prej nga erdhe në dritë, gërsheti yt i prerë prej nga ku u rrite përmes dhimbjes, dashuria jote e madhe që të mban të ecësh në hapat e para-ardhësve dhe të përsëritësh aktin hyjnor të krijimit. Dhe në gjithë këtë rrugëtim të brendshëm është ajo, poetja, me dritën e saj të pagabueshme që të udhëheq në gjithë ato skuta të shpirtit që kanë nevojë të ndriçohen e të shërohen. Është vetë ajo, një poezi që Zoti e shkruan për të shëruar shpirtrat e vrarë.


Nuk e di pse, por sa herë e lexoj këtë poezi, përlotem më shumë prej tyre, e më duket sikur në shkretëtirë gjen më në fund një oaz drite dhe dashurie. Prandaj dhe unë mendoj se poezia e ndier siç është poezia e Vojsavës, jo vetem qetëson ''shpirtrat e vrarë'', por të vë në kontakt me shumë pjesë të vetes që i ke mbyllur, i ke harruar që ekzistojnë, sepse në jetën e përditshme s'të hyjnë në punë, sepse të zvogëlojnë ashpërsinë që të është krijuar për të mbrojtur veten nga ndjeshmëria jote, nga realiteti i vrazhdtë. Nga një realitet i vrazhdë me probleme indivduale dhe shoqerore, ku njeriu humbet shumë nga vetja, siç ndodh dhe është tek cikli për nënën, vellanë, etj., që simbolizojnë shumë nga problemet e përditshme që na tjetërsojnë, por autoren e tyre, e lenë përsëri njëlloj; të ndjeshme, kritike, të hapur ndaj plagëve dhe dhimbjes dhe përsëri të ndjeshme, të padeformuar.


‘’... Thonë se kam lindur nga një legjendë... Sa reale dhe ireale është nuk e di, por di që thonë dhe përderisa e thonë, me siguri, që ka diçka të vërtetë.... E, ndërsa koha rrjedh, për çudinë time, besimi se kam lindur nga një legjendë, po zë vend gjithmonë e më shumë në bindjen time...’’


Prej drite apo prej legjende, ti je vetë poezia që shkruan!


''E ardhur nga një legjendë e ndriçuar me dritë të “pikuar nga yjet'', autorja Vojsava Nelo shkrihet me poezinë e saj, duke e kthyer çdo çast njerëzor në poezi dhe duke poetizuar çdo çast jetësor të saj. Kjo është alkimia e plotë e poezisë “gjuha e perëndive”, e përjetuar nga poetja Vojsava Nelo në një dimension sa njerëzor, aq edhe artistik.''

Kudo që të jetë urrejtja, unë do të sjellë dashuninë




NANË TEREZA KA THANË:
“Kudo që të jetë urrejtja, unë do të sjellë dashuninë,
Kudo që të jetë padrejtësia, unë do të sjellë faljen,
Kudo që të jetë ngatrresa, unë do të sjellë pajtimin,
Kudo që të jetë gabimi, unë do të sjellë të vërtetën,
Kudo që të jetë dyshimi, unë do të sjellë besimin,
Kudo që të jetë dishprimi, unë do të sjellë shpnesën,
Kudo që të jetë terri, unë do të sjellë dritën,
Kudo që të jetë pikllimi, unë do të sjellë gëzimin.”



URIMET MA TË PERZEMERTA PER FESTEN E PASHKËVE !

FRITZ RADOVANI, MELBOURNE, 31 MARS 2013.

2013/03/29

Ana e errët e një pasditeje me diell...


Majlinda Bashllari



Kur rrëfen në vetën e parë rrezikon të biesh ne pozicionin e naivit, në vetën e dytë - të thashethemexhiut, në vetën e tretë- të sharlatanit. Mendimi dhe gjuha duket se mbeten armiqtë më të këqinj për njëri tjetrin, por sidoqofte partnerë te pandashëm. Si në çdo relacion të detyruar, ku njëkohësisht ruhet uniteti dhe prodhohet mizerje intelektuale.

Pasdite shtatori. Diell.
Apartamenti 411 vështron i tëri nga perëndimi. Jam në dhomën e gjumit, por nuk ka qetësi. Përmendem nga një dremitje. Zeri i djalit te vogël vjen nga hapësira tjeter, i lartë, gjithnjë në kërkim te diçkaje, këmbëngules deri sa ta arrijë. Me xhelozon ideja se ai në ndryshim nga unë e arrin gjithnjë ate qe do, dhe pamenduar bëhem gati të hyj në një polemikë dygjuhëshe me të. Por një pasqyrë e vogël në murin përballë më kujton përnjeherë se nuk jam as e vjetër, as e re. As e fat, as e pafat. As mire, as keq. As fitimtare, as humbëse... Ky varg bajat nuk mund të vazhdojë pambarim, falë leksikut te varfër të shqipes. T'i perkasësh një vendi te vogël si Shqipëria, nuk është komoditet, as ketu ne North America, por për arsye krejt tjetër nga ajo e Europës. Ndersa per Europën, Shqipëria është adoleshenti turbulent, për North Amerikën, është entitet i papërfillshëm, to be or not to be... Kjo nuk bën më një çështje.
Një gjumë pa ëndrra është pothuaj vdekje. Por dhe të shohësh ëndrra nuk është e shëndetshme. E tillë duket edhe ajo që shoh gjithë kohën me fytyra te njohura dhe te panjohura, të vizatuara, skicuar pa kujdes mbi një ranishte, herë te tharë, herë te lagur, një det blu-gjelbër, asnjëherë te qartë në ngjyrën e vet. Me një shkop të gjatë në dore heq viza ne menyre krejt te çregullt, qe te qartesoj dicka te panjohur ne tiparet e tyre, por ato befas ngrihen prej ku jane, vishen me mish, floke, thonj, petka, kerkojne komoditete te tjera si gjithe te gjallet. Nuk arrij te dalloj gjinine e tyre, ashtu sic nuk arrij dot te kap kuptimin e një endrre te tille te perseritur, por kane rere gjithandej, ne floke, mes gishterinjve te kembeve dhe duarve dhe sikur me frikeson ky imazh, ngase është zemërak ashtu siç janë pengjet a fantazmat e se shkuares që nuk janë qetësuar akoma. Por çfarë rreh si çekan në tru është fakti se nuk jam ende gati të përballem me asnjë prej tyre.
Ndjej hapat e tij që afrohen. Ka fytyrë të ëmbël, sy të zinj, të thellë, vështrim të zgjuar. Si gjithë bijtë.
-Çfarë po mendon?
-Një ëndërr.
-Çfarë ëndrre?
-Me fantazma.
-Fantazmat janë si njerëz?
-Janë njerëz...kanë qenë njerëz.
-Unë nuk besoj tek fantazmat, une besoj tek shpirtrat.
-Ku është ndryshimi?
-Shpirtrat jane miqësorë, të dashur…fantazmat janë gjithnjë te zemëruara.
-Fantazmat e ëndrrës sime nuk janë ashtu…- këmbëngul për t’i mbrojtur ato. -Si i kanë emrat?
-Nuk e di....nuk kanë emra.
-Une fle, edhe po të kem pasur njëmijë ëndrra në mëndje, në mëngjes truri i fshin të gjitha. Edhe gabimet që kam bërë. A nuk është e habitshme kjo?
Buzëqesh kotsëkoti e kënaqur.
-Po ku janë fantazmat e tua?
-Tani?
-Po.
-Në rërë.
- Tek liqeni??
-Jo, buzë detit.
-Këtu s'ka det.
-Ka në Shqipëri.
-Unë e di Shqipërine.
-Si e di?
-ëë... është bukur dhe njerëzit hane byrek me mish ne mëngjes.
-Oh…vetëm këtë mban mend!
-Jo vetëm këtë...mbaj mend Klevin dhe Kristin, dhe gjyshi Petron. Por gjyshi Petro ka vdekur. Edhe ai është në rërë..tek deti?
-Ndoshta- më ngatërrohen prapë fytyrat .- Po tjetër?
- Njerëzit te puthin shumë herë në të dy faqet- zgjatet dhe imiton te puthurat grarishte në faqen time.
- Tjetër, tjetër?
-Dhe kur kënaqen shumë prej teje të thonë ” Vdeksh, ishallah”
E ka fjalën per Rabijen, një teton tonë plakë. Nuk dihet saktësisht vendi i saj në zinxhirin tonë fisnor, por herën e fundit e nduku aq shumë tim bir në faqet e vogla, dhe nuk di per ç’arsye këmbëngulte që ai të përseriste emrat e kushurinjve te tretë, më pas shpërthente në të qeshura me lot dhe kur ngrihej për të shkuar lëshonte frazën e saj të famshme: Vdeksh ti, ishallah, se me kënaqe…Mos, çfare thua, teto Rabije?! Eh, s’të gjen gjë nga goja, moj çupë.
Ah, Rabije, nga goja vijnë gjithë të këqijat. Tërë këto fjalë që themi lart e poshtë po na e thajnë shpirtin, dhe shpirti është gjëja më e madhe që kemi, dhe s’duhet ta lemë pa një pikë ujë. Përnjëherë kujtoj të dielën e shkuar. Çfarë vape! Drobitëse! Shkuam në një piknik me shqipe, s’di ç’më zuri dhe desha të isha atje, ndoshta ngaqë vera po shkonte e sigurisht që një kujtim më shumë nuk e lëndon kujtesën…. u zhgënjeva…me natyrën kësaj radhe. Dilte nga dheu, bari, lulet, bredhat e peme te tjera një duhmë arrogante avujsh të nxehtë që të merrnin frymën. Por nuk humba së pari paradën e vashave dhe trimave të rinj që donin t’i binin në sy njeri tjetrit me atë ecjen tangërllikse shqiptareske, që as perëdimi i largët s’ka mundur ta tresë. Ne fillim desha të qeshja, por u ndieva papritur kaq e trishtuar, sesa shpejt ikën koha, kjo vrastare e pamëshirshme e gjërave më të bukura, atyre grimcave të shndritshme si xixa te hutuara, që ia shkëpusim me vështiresi ditëve dhe netëve. Kisha përballë një vazhëzë të bukur kosovare, rreth gjashtëmbëdhjetë vjec, qe fliste gjithe kohën e lume serbisht, dhe më përvëlonte në fyt shqipja ime, dhe më nervozonte anglishtja perfekte e bebushave të mi, dhe nuk dija ç’të bëja në atë të nxehte, mes gjithe këtyre gjërave që flisnin shqip, serbisht dhe anglisht, mes avujve dhe tymit te barbeque-ve, dhe prape shihja me kërshëri nga bukuroshja e vogël, nga trimat e rinj, faqepadirsur, qe i shkonin pranë vetem t’i shkëpusnin një shikim…
Sa e bukur ishte, të merrte frymën, më keq se avujt e nxehtë…dhe shtrinte krahët e holle, dhe rrinte tërë kohën serioze, nuk luante si të tjerët, si e ngurtësuar, pakëz e trishtuar, kushdi ku i punonte mendja, dëshira, mendova se sigurisht do kish bërë dashuri, se kishte një vështrim të pavirgjër, po ç'më duheshin mua të gjitha këto, këto lajthitje të egra te unit dhe fizikut, e shihja me kërshëri dhe njëkohësisht flisja për letërsi me dikë aty pranë, për atë letërsine shpesh paçavure që po mbush çdo boshllëk të kësaj jete ngjyrë miu, dhe më duhej të gënjeja kur vinte fjala për të njohurit tanë, dhe nuk arrija ta bëja të më besonte se kur shpura pesëdhjetë libra ne shqip ne Biblioteken Qendrore te Torontos, më thanë , ok, thank you, por sikur të kishe pasur libra te diktatorit do ishim shumë të lumtur të bashkepunonim me ju, ndërsa tjetri rrinte habitur, gati gojëshqyer, allah, allah, ndersa unë sikur të mos ishin mjaft keto, por akoma doja t’i thoja se e vetmja gjë që më ngushëllon është fakti që një nga vetët e mia është idiote, dhe jam kaq e lirshme dhe e lumtur kur rri me të, se nuk më çan kokën për asgjë. Të gjitha këto më vinin në tru me ligësi, ndërsa flisja hipokritçe me të dhe njëkohesisht shihja vashën...S’kisha për ta parë më atë, në këtë jetë kurrë më, por dashur pa dashur ajo u be gjëja më e rrallë e asaj pasditeje, vasheza kosovare qe fliste gjithe kohen serbisht…dobre, dobre, mjaltë nepërkash…
…Drita e diellit sa vjen e mpihet. Ai rri shtrirë pranë meje, me lodrën blu në duar. Është një robot plastik, me gjymtyrë te perthyeshme në nyje, mbyllet e bëhet anije kozmike, hapet e merr pamjen e një luftëtari yjesh. Lodra e preferuar prej pesë vjetesh. I flet gjithë kohën me zë të ulët, shkërben uturima motorrësh, kërkëllima shpatash, shpërthime eksplozivi. Edhe ti do më zhgënjesh një dite, ashtu si unë prindërit e mi, ashtu si ata prindërit e tyre. Duket se ky zinxhir i pafund zhgënjimesh, edhe pse i hidhur e bezdises e lë njeriun gjithnjë të pangopur për të provuar. Duhet të ketë patjetër diçka tjetër përtej... Përtej kësaj, diçka si ky robot i blutë, që mund ta mbash lehtësisht ne duar e t’i thuash: Mirëserdhe në zemrën time… Rri me mua …Nga hiçi vijmë, por s’jemi humbës… Është ngushtë, por ngrohtë, jemi vetëm, por s’ka nevojë për të tjerë… Diçka humane apo aliene, humanoaliene, për të ndarë atë ekzaltim që na përfshin edhe kur s’ka arsye. Për të na qartësuar se përse kjo tendencë e ekzaltimit te paarsyeshëm është nga ato që të armiqëson me njerëzit të cilët ke rreth e qark përditë, dhe te miqëson me njerëzit qe të njohin pak. Për grupin e parë jemi të rrjedhur, për të dytët te mrekullueshëm… Çfarë jete!
Bie zilja e telefonit. E kap unë, thote ai dhe brof në këmbë. Ka shpresë të jetë shoku i vet. Por kthehet buzevarur. Ishte teta M, thote i mërzitur. Është ora te ujisësh lulen. Mirë që më kujtove, mendoj. Derisa të ktheheshit do kalonte java…
Lulja ka në ballkon më shumë se tri ditë, në cepin më te errët te tij. Gjethe të gjelbra si shpatëza të vogla dhe në të rrallë lëshon si një zambak te bardhë
-Nuk është tharë, por duket e mërzitur- flas me zë për t’i mbushur mendjen vetes.
-E nxjerrim në diell,- thotë im bir.
Rrotull nuk ka mal dhe dielli, edhe pse vonë, s’mund të fshihet. Bulëzat e ujit rrëshqasin tatëpjetë gjetheve, dhe heshturazi pikojnë mbi dheun e errët duke marrë me vete rruazat e fundit te dritës së kësaj pasditeje shtatori. Edhe pak dhe terri do na mbulojë dhe një herë në këtë jetën tonë, së cilës më teper se çdo gjë tjetër duket se i mungon ai lloj rrëfimi, ku ti nuk je as naiv, as fjalaman dhe as sharlatan, ai lloj rrëfimi pas te cilit ndihesh si foshnjë e porsalindur dhe kur del dielli mengjesit tjeter ka gjithnjë një fantazmë më pak.

Sfilitur për gjumë, por s’dua të fle



MAJLINDA BASHLLARI


Majlinda Bashllari u lind më 29 maj 1970. Ka mbaruar studimet në universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Qysh prej Majit të vitit 2001 jeton në Toronto, Kanada. Shkruan poezi, prozë dhe essé. Bashkëpunon me revistën letrare ARS.
Ka botuar librin "...një udhë për në shtëpi”, Tiranë 2007, prej të cilit janë shkëputur këto poezi.


DASHURI GRUAJE
(Made in Ballkan)

Netëve, që më së shumti nuk janë as të ujkut,
as të hënës, qiellit i falem,
por burrin mbi vete dua.
Si një lakuriq të madh natë që mbështjell
Me flatra, një llampadar drite
Krejt i verbuar kërkon të arrijë në vatrën e fundit të zjarrit…
Pse mua, i hukas veshit dhe pres të dëgjoj se
përveç meje të gjitha vashat bash si motra
po i duken… E fikur, por e nxehtë, i verbër por i uritur,
Nisemi, territ t’i dalim matanë, netëve
që s’janë as të ujkut,
as të hënës.
Kur gjumi e kaplon, nxjerr syrin mbuluar
nga floku i njomur.
Atje në terr, përtej shpatullës së tij
Ruaj mos shfaqet ndonjë nga ato,
Motrat.

ATDHEUT

Rrallë flasim të dy. Mbrëmjeve Ti vështron yjet
Përtej çatise, unë hetoj si thinjesh në tëmtha.
Sfilitur për gjumë, por s’dua të fle
Më tremb e njëjta ëndërr,
Ku unë jam fëmija,
braktisur pa asnjë shpjegim
prej Teje.

SONTE NUK VJEN ASKUSH…

Nëse e sheh veten duke u kacafytur me vetminë
ti nuk je vetëm. Dhe prape je vetëm.
Kaq shume vetëm.
Larry Kersten

Sonte nuk vjen askush …tryeza rri shtruar,
një pirg me rroba të palara dergjet më tutje… ka ditë.
Rrëmuja ime, kontribut modest
në kaosin e përbotshëm…mendoj
dhe tinëzisht ia kthej shpinën.
Siddharthën* vështroj tani,
gozhduar në fletë standarde, brenda
një ndërtese standarde këtu në North America…
shkrep si e zeza mbi të bardhë,
pelin mbi plagët në kokën time…
flokë sensitivë, lëkurë nervoze,
ka muaj që ju pres të shëroheni,
gërricur, gjakosur, përtharë,
më ktheni në dashnore të vetvetes,
më mbani lidhur më të
si në zinxhir martesor,
falë saj, pak e kam vrarë mendjen
pse në mes të gjashtë miliardë të gjallëve,
Sizifi është çfarë dua,
Mos dil nga legjenda… i lutem
dhe shkëmbi i mbetet në shpinë,
se dashuria… jo se na mban në jetë,
por drejt vdekjes s’na hedh,
pikërisht nga ajo majë mali
ku ti arrin çdo mbrëmje, me shkëmbin, që pastaj
vetë e rrëzon drejt zemrës…

*Siddhartha- vepër e Herman Hesses

DIÇKA PA LIDHJE PËR GJËRAT E TRISHTUARA

Nganjëherë, nëpër gjumë ti zgjat dorën
të më prekësh diku nën sqetull...
të dy trishtohemi
për arsye krejt të ndryshme
ti për friken mos ka mbirë ndonjë flatër
unë me tmerrin mos ndonjë gjëndërr
shfaqet dhe ma kthen në hi, ngjitjen...
çdo gjë bëhet njësh atë çast,
udhët dhe parqet, kullat dhe ujërat,
bëhen fije dhe gjilpërë që qepin grykën
e një thesi të zi.
Ty të dhemb dhembja jote dhe vazhdon
të trishtohesh, të më thuash
se në vend të zemrës kam një copë gur,
se nëpër gjumin dhe ëndrrat e mia,
përqesh trishtimin tënd.

Nuk di ç'të them asgjë për këto...
pa lidhje tani mendimi për gruan e çalë...
çala si ngjala, këndojnë ende
tek mejhanet e vjetra,
dhe zhduken fjalët, si hijet mëngjesit
Vrapojnë... fluturojnë... huh, jo.
...Ky s'është fluturim. Kjo orë mbi tryezë
tepër të shkurtër e ka njërën këmbë...

FRAGRANCË...

Kisha vdekur një pasdite të hënë për ty.

Unë - isha zonjusha udhëtare…
e rrethuar nga dunet e shkretëtirës
ankohesha për rërën që hynte
mes gishtërinjve të këmbës.

Ishte një i nxehtë që të shtypte
si siset e një gruaje trashaluqe
dhe shume larg... (sa ëndërr dukej)
vareshin litarë të ujshëm

Papritur më tmerroi ulërima jote
Krifa jote zemërake lëpinte dunet
pas hapave të mi

Çfarë stuhie e dashur, senzuale
zëri yt, prekja jote,
gjurmët e hidhura mbi lëkurë,
flaka, mërzia, ankthi dhe tortura

Unë - zonjusha udhëtare…
i shihja të gjitha
vdekjen time dhe vajin tënd
shkretëtirën dhe ujëvarën
të ftohtin e vetmisë dhe vapën e turmës
urrejtjen dhe dashurinë e varrit.

Mbyllur - gjithë dëshpërimin e burrit
në një tingull të shkurtër -
gjithë dashurinë e frymës në një çast të kalbur...

SI U BËMË KËSHTU, ESMERALDA…
(Për E. Bardhin)

Si u bëmë kështu, Esmeralda...
Dikur ndjenim yjet që digjeshin
në një ekstazë mentale të lumtur
mbështjellur nga pluhuri i tyre
përqeshnim pluhurin e rrugëve
stërkalat e baltës pas rrobave
thashethemet konfuze të miqve...

Me dy gota ponç portokalli
cigare elegante ndër gishta
i mbysnim duke qeshur
dhe -"Goodnight Moon1" për ty, e dashur
(për mua që po nisesha përtej Hënës)

Si një kafe që s'mund ta pi në këmbë
si një fetus që s'lindet që në ngjizje
kështu është malli im për ty, e dashur
i tillë që s'mund të shuhet fjalësh elektronike

Janë trashur mjegullat përreth nesh
horizontet vriten përditë -
kuaj të egër, të pazbutur...

Si u bëmë kështu, si u bëmë
si të rënë në humnerë
drejt yjeve sytë i mbajmë
por sa i largët,
sa i paarritshëm pluhuri i tyre
sa e egër…
sa e huaj hungërima e Hënës
që nuk perëndon më prej kohësh...

1 Goodnight Moon - Natën e mirë, Hënë (fusnotë nga s.g.)

IKONA

Kishe qenë përherë aty
me shikimin e keqkuptueshëm të një ikone.
por unë isha lodhur nga zbërthimi i miteve
dhe kënga e sirenave
Sa kish nisur të plaste ujë në anije
dhe flaka e vdekjes digjej
në sytë e marinarëve

Kishe qenë përherë aty
për të ma kujtuar se
ndër njëmijë çelësat që mbaja në duar
asnjëri nuk ishte i duhuri,
por në dëshpërimin dhe ankthin tim
s'munda të shoh se dyert ishin të hapura.
Mjaftonte të shkulej një stuhi gjaku.

Kishe qenë përherë aty
për të më shkundur… se
duhet t'i trembesha fitores më shumë sesa humbjes
por mrekullia qëlloi më e gjallë se e vërteta
dhe dëshira më e fortë se frika

Kishe qenë përherë aty për të më thënë se
syri është pengesa që vonon kohën
por atëbotë ikonat i varnin në mure
dhe i gëzoheshin arit të kornizave

Nuk e dija se ikonat kishin zemër
nuk e dija se të verbërit shihnin të përtejmën...

ÇFARË I URREJ MË SHUMË NJË DITE

Çfarë i urrej më shumë një dite -
Është mënyra se si ajo më shfaqet
me sy të skleposur si cerkat kafe në muret e wc-së
frymën e hidhur që fishkëllen mes buzëve
si era e janarit në plehrat e arixhinjve të Rrapishtes

Çfarë i urrej më shumë një dite -
Është kaosi i dhomës që më sfidon
vuajtja të gjej veshjen e duhur
flokët që kurrë s'iu bindën talentit tim
shpërndarë si sprija në qafë dhe supe

Çfarë i urrej më shumë një dite -
Është pickimi në gjoksin e djathtë
ai teli jeshil që dridhet në sy
ajo zile telefoni si cërritje e ngordhur
që s'më thotë kurrë ndonjë gjë të bukur

Çfarë i urrej më shumë një dite -
Është gjatësia dhe shkurtësia e saj
është drita dhe mugëtira e saj
është hutimi dhe pazotësia e saj
për t'më dhënë një mbrëmje të ëmbël

Çfarë mund t'i mbetet një dite -
Pas gjithë këtyre urrejtjeve… !?

FANTAZMAT E FSHEHURA

Qeshem me frikën e tim biri
prej fantazmave që fshihen në dollap

I them: Janë fëmijë të humbur
që duan të luajnë.
Ushtarë të lodhur në luftra yjesh.
Mbretër me shpata të thyera
dhe princesha që presin të martohen
sapo të dëgjojnë trokun e kalit të argjendtë.

Janë fshehur në dollapin tënd, shpirt
derisa të kalojë stuhia
dhe në cepin e dritares të shkrepë
një mëngjes bukurosh.

Atëherë do të shkojnë në pyll
ku kështjellat shemben e ngriten
si bregut të detit në verë.

Ndërsa të qetë atë e merr gjumi
me thonjtë kapur fort pas mishit tim,
shoh Friken të shtrihet pranë meje
me gisht më tregon drejt pyllit të zi
fantazmat e varura në degët e pemëve...

PROZAIKE

I hëngrëm dyzetmijë të vdekur për drekë
na çorrën zorrët ca kocka të patretura mirë
por më në fund, i hëngrëm.
Varrezat e përbashkëta nuk janë kurrë më madhështore
se ndërgjegjja jonë
më të thella se stomakët tanë
dhe ç'është e vërteta
aspak më konspirative se gjuha jonë
gjithnjë i nxjerrin mbeturinat e festave në sipërfaqe.

Cili është kuptimi i zhvillimit
kur ne mbetemi po ato egërsira…
që thuhet se gjalluan miliona vjet të shkuara
Vetëm centimetrat e trupit dhe vitet e jetës
janë rrudhur si lëkura e shagrenit të Balzakut.

Mos ndoshta, prandaj im bir, Aleksandri
ka zgjedhur të dashurën nga fisi i dinosaurëve.
Ah, ndoshta ajo i duket…
më e bukur, më e ndjeshme, më e ëmbël
se Anxhela që jeton një derë më tutje

Në heshtje i jap një bekim të frikshëm
Unë, mëma-madre-materia…
Që akoma besoj tek Dashuria por jo tek Njeriu.

LAJME LUFTE NË TRYEZË

I hëngrëm dyzetmijë të vdekur për drekë…

Varrezat e përbashkëta nuk janë
më madhështore se ndërgjegjja jonë,
më të thella se stomakët tanë,
më konspirative se gjuhet tona. Gjithnjë i nxjerrin
mbeturinat e festave në sipërfaqe.

Cili është kuptimi i zhvillimit
kur ne mbetëm po ato egërsira…
që gjalluan miliona vjet të shkuara
Mos ndoshta, prandaj, im bir, Aleksandri
ka zgjedhur të dashurën nga fisi i dinosaurëve?!
Ajo i duket…
më e bukur, më e ndjeshme, më e ëmbël
se Anxhela që jeton një derë më tutje.
Në heshtje i jap një bekim të frikshëm,
Unë mëma-madre-materia,
Që ende besoj tek Dashuria
Por jo tek Njeriu.

DHJETOR I NGRIRË

Në gishtat e mi dhjetori ka ngrirë
Rruga fryn erë, tym del nga gjaku
Në grykë përvëlon shpërfillja e shkrirë
Zi e akullt…

Më kyç e më shkyç pas portash cinike
Më vdes e më ngjall në role të reja
Mbi flokë një kurorë si brirë drenushe…
Si thonj rrufeje

Ç’po bëhet, më thuaj, po vdesim dhe ne ?
As dhimbje, as lot, ky fund pa maraz
Dhjetori ka ngrirë, rruga fryn erë,
Zi buzagaz…

KJO DORË E TRISHTIMIT SHTRIRË

Kjo dorë e trishtimit shtrirë
delfin dashurie në rrjete
ah, ato shkëndija të kaltra si yje
mbi të zezën e gjatë te flokut

Si nuk i sheh si shpështillen
udhët e zemrës
çastin kur shkel mbi to?!

Vjeshtë e hutuar
Vjeshtë e vonuar
Zemra ime s'rron këtu...

MBRËMJE VERE ME ZONJËN VENUS

Zonja Venus prek flokët e mi
ndërsa kotemi në verandën e saj këtë mbrëmje vere
Dhe kur thotë: sa të rëndë, sa të mëndafshtë
Ajo prêt që shikimi im i lodhur
Të kthehet në tinguj

Jam angësht, kam rrahje të frikshme në gjoks
Mbrëmja djersin nëpër gjethe…
Vera dehet në gotë…

Zonja Venus gati më bind se s’ka pikturë më të rrallë
Se një lule në shkretëtirë
As gjë më të ëmbël
Se jugu i një vendi…

Ndërsa thotë këto ajo prêt nga unë
një përgjigje kushedi sa të re
Sa të padëgjuar

Por mbrëmja është e nxehtë.
Dhe fjalët njësoj si flladi sonte nuk vijnë…
...Ajo prek flokët e mi të mëndafshtë
Unë - thekët e shallit të saj të zi,
...ngadalë....duke përtypur kockat e fjalëve të pathënshme

Dhe s’ka si t’a dijë se pamundësia
Për të gjetur një gjilpërë
Që t’më lexojë vijëzat e holla në lëkurë
E të shpërthejë gjithë meloditë si në një pllakë gramafoni
Po më grin përbrenda…

KUR TRISHTOHESH TI....
(Markos)

Nuk dua të trishtosh që sot, biri im,
Qielli yt është ende prej kristali,
Kur një njollë shoh aty a gërvishtje nxin,
E fshij shpejt me një puthje malli.

Ti, shpejt do lundrosh i vetëm, shpirt,
Nëpër dete a ujëra të thella,
Ndërsa unë krejt e verbër nga frika për ty,
Do rrëfej përralla të vjetra.

S'po të tremb që tani se ka dyer që s'hapen,
Ka dritare nga ku s'hyn dot dritë,
Se një Circe do njohësh, do ndjekësh Itakën,
Si farin e dashur të jetës

Do qash e do qeshësh, do vdesësh e ngjallesh,
Brenda çastit kur burri rritet,
I lidhur pas fjalës, që shuhet me fjalën,
Rrëzohet dhe ngrihet...

Do kesh kohë për të gjitha këto, shpirti im,
Qielli yt është ende prej kristali,
Kur një njollë shoh aty a gërvishtje nxin,
Shpejt e fshij me një puthje malli....

SE TI NGA FIS LUANËSH JE...
(ninullë për një djalë të vogël
me emrin Aleksandër)

Mbi prehrin tim një kokë e vockël
Në ëndërr zhytet dalëngadalë
Hyjni e ëmbël dashurie,
O mjalt’ i mallit tim të parë.

Ti dridhesh shpirt, i vogli im
Ç'gjarpër a shtrigë pas të ndjek?
Shtrëngohesh fort pas gjoksit tim
Dhe doçkat fort e fort përpjek

Kur hijet gjumin po ta mbysin,
Pse s'del nga ëndrra, biri im?
Dhe qesh me diellin, loz me lulet
Fërkohu trupit, flokut tim.

Por ti m'i hedh pas qafës sime
Dy krahët e njoma si gjerdan
Damarë të kaltër pulsojnë fort
Një rrudhë e vockël ballin çan

Se ti nga fis luanësh je
Dhe shtrigat fort i kap për fyti
I mbyte shtrigat, biri im
Si Herakliu gjarprin mbyti.

Se ti nga fis luanësh je...

PËR SHPIRT TË FJALËS
(gjuhës amë)

...shemben përditë -
buzëqeshje të djegura,
rrokullisen si lotë dashurie,
të nxehtë, të hidhur.
Fjalët!

I ndjekim me sy si largohen prej nesh
si vrapojnë... si rrëzohen
arrati e mbushur me pengje
sfungjerë që fryhen e shfryhen
udhëve emërhumbura...

...Oh, po vjen ai muzg
kur ngjyrat do mblidhen lëmsh
pa e bërë më kurrë ylberin,
pikën e smeraldtë të vesës
mbi fijen e barit...
unë e di se atëherë
ti do më betohesh
për shpirt të atyre Fjalëve!

SHKURTOHEN UDHËT

...shkurtohen udhët.
Si zemra ime mblidhet
e pashëruar prej habisë,
Dashuria...
Nga një cep i dritares
sheh si sfiliten,
gratë dhe burrat e vegjël,
tek shtyjnë portat e rënda
te madhështisë...

Rrëmujë...

Me jepni pak durim, ku dreqin me ka humbur
Ta bej pa shfryre ndaj fatit dhe kete copez rruge
Me shpirt nder dhembe vras sherrin e foshnjes qe po rritet
Dhe plakes qe rregjohet me vdekjen brenda trupit

Sa here u nisa vetem, me shpirtin e trazuar
Pa frike, pa ankth, me shpresen se ujku gjithnje vdes
Fillimi me mahniste, me kallnin tmerrin fundet
Fustani i kuq i vajzes nen luleshtrydhe mbet

Rrugicave te varfra, kercasin taka fjalesh
S’ka zjarr te zhduke per fare artritin e kercijve
Dhe mbetet pezull jeta, dhe pezull shtrihet vdekja
Atje ku lumi kalb kepucet e qytetit

Dhe s’di c’te qaj me pare, shtepine qe po rrezohet
A shpirtin qe teposhte po shkon me rrokullime
Ne kafenene perballe, nje vashez shtremberohet
Mes tymit te cigares, padashka zberthen gjine

S’me qahet, them te drejten, helmuar jam ne lote
Jam demode ne kohen kur ari quhet diell
Mes librash zhytyr rri, mundohem ne te kote
Mos gjej si rastesisht, ku shkon kjo dreq anije…



Dilemë…

Dheu im-plumb i ngulur zemres
Pelin i hidhur per stomakun tim te brishte
I kapur semundshem pas bishtit te shpreses
Verdhojne pas dyersh vello merzish

Sa e zeze balta qe te kemi hedhur
Sa i trashe dhjami i ligesise
Je kaq ndryshe poshte baltes dhe dhjamit
Si i bukuri David

Duhet pritur te shkojne vitet tutje
Dhe nje mengjes te kthjellet si pas nje stuhie
Te rizbulojme serish bukurine tende
Si nen rrenoja, qytetet antike?

Apo balten të pastrojme siç pastrojme qoshet e botes
Dhe të shohim cipen tende qe shndrit ne diell
Por me ze frika se s’do mbetem pa ndotur
Dhe tere jeten do vjell…



Muret…

Perdite ngrihen mure drejt kupes se qiellit
Si kulpra gjigande betoni dhe xhami
Pergjumur shtepiza sheh endrra te diellta
Te vrara si bari prej egjres dhe gramit…

Perdite ngrihen mure te nervet, te mishte
Ne trurin e trembur nga Gjyqi i Fundit
Mekate naive. Mundim i trishte
Instiktesh, therrmuar nga pesha e mureve

Dhe qeshet njeriu, skermitet nder dhembe
Qeshu, i gjore, … dhe kur jashte nxiron
Se jeta zgjatet…(Domethene zvarritet)
Nen hijen e mureve xham e beton

Deshira zgjat veshet, kurioze e semure,
Te gjuaje teori qe i vijne per shtat
Me zell rrezon mure, te tjera ngre lart…
Shtepiza po shuhet ne grahmen e fundit

Ti gjendesh nje dite nga mure rrethuar
Çuditesh sa shpejt u bene labirinth
Dhe daljen kerkon mes ankthit gerryer
Dhe frikes, se e ke humbur perjetesisht….

Flowers of disgrace

… as in a delirium I try to explain
the importance of playing the piano, but
I can’t sit in front of him,
afraid that in my blurred eyes he will see
puddles of overwhelming sadness…
The sounds of the sonata arch over this earth
where a woman’s life can be cut off like a flower,
like the dark flower of hope…

… God, where is all this junk coming from,
this poison like a black-as-death coffee?
Where do these flowers blossom?
Why do they do not become insane?
What tables do they beautify
through endless summers and winters…

Fly, black bird,
Across the bloody sky of the East,
Beyond the fog of November,
Where the smell of disgraced flowers
And the sharp claws of the gardener
Will never reach you…



Call me

Call me, if your voice is still vibrating
And your soul is falling down like an oak.
Under your legs, the land is so muddy
And the trees are so shocked

Dim...Cold...This sad emptiness
And the sharp squeal of the bat
Bump into your lovely hair
In the cave of the absent-mindedness

Sunshine...Hot...A scared brightness...
It's coming a sound like a cracked diamond
The last skin of the patience is piercing
From a rotten word

We froze and melt like the old roofs
Like the trees...the seasons...the stones
Call me, if your voice is still vibrating
And your soul's falling down like an oak.



Tango

I want to die inside of you this night
Under the flames of the candles and the white lilies
I gulp down the fall of tears...The sadness is sleeping
In the lap of a dream and of an old tango.

I want to die this night like a butterfly burns up
I like to be cheated by the light of the candles
I turn round and round you, oh God, how beautiful!
I want to die and death seems to me to be of gold.

But I don’t want to disappear forever; even dead I want to feel
How your hand trembles around my waist
The lilies, the candles, this sad tango tell me
This night will go away just like the others...

...The knees are getting colder, lost in reverie I hold tight with fingers
the angry lilies, the candleholders with melted wax
Where did you go tango? ... Now I can hear just hoarse voices...
It would have been better dying inside you last night

GRUA FENOMENALE

Maya Angelou

Maya Angelou - Phenomenal Woman


GRUA FENOMENALE




              (Perkthyer nga Majlinda Bashllari)

Gratë e bukura sfiliten të gjejnë sekretin e sharmit tim.
Ngase s'jam e bukur ndoshta, e as ndonje trup modeleje kam
dhe kur këto ua them atyre
mendojnë se tallem.
Them se -
është në gjatësinë e krahëve,
në përdredhjen e vitheve të mia,
në ritmin e hapave,
në formën e bukur të buzëve…
Jam jashtëzakonisht femër!
Një femër fenomenale
Jam unë.

Kur hyj në një dhomë,
aq qetë sa s’e merrni me mend
dhe një burri i afrohem,-
të gjithë shtangin a bien në gjunjë
dhe sulen drejt meje-
Një koshere e gëzueshme bletësh.
Them se -
është prej zjarrit që më digjet në sy
dhe vezullimit të bardhë të dhëmbëve,
lëkundja e belit ndoshta
dhe hareja e këmbëve.
Oh, jam jashtëzakonisht femër
Një femër fenomenale
Kjo jam unë.

Vetë burrat, sa herë janë habitur
Ç'gjë i tërheq drejt meje…
Përpiqen kaq shumë,
por s'munden t'i afrohen dot
të fshehtës sime.
Edhe kur vetë ua rrefej
prapë s'dinë ta prekin...
Them vjen
prej harkut të thellë të shpines,
nga dielli i buzëqeshjes sime,
përhedhja e gjoksit a ndoshta,
nga hijeshia e stilit
Oh, jam kaq e jashtëzakonshme
Një femër e mrekullueshme
Jam unë

Tani e kuptoni,
se përse nuk kam nevojë të tund koken,
të klith a të lëviz më kot,
a të flas me zë të lartë.
Nëse shihni që përmes kaloj
me krenari të thellë…Shijomëni!
Ju thashë, pra -
është në kërcitjen e takave të mia,
valëzimin e flokut,
në cipën e shndritshme të dores,
në etjen për njeriun -
Sepse jam e jashtëzakonshme,
Grua fenomenale -
Kjo jam unë.


----------------
Pershendetje miq te dashur dhe dashamire te poetikave...
(ja pas nje kohe te "mungeses" rishtas jemi ne "traken e mocme")

s'dita me cfare t'ju pershendes kesaj radhe por ja e gjeta kete poezi te Maya Angelou, perkthyer bukur dhe me ndjenje nga Majlinda Bashllari disa vite me pare (e cila dhe vete eshte poete, jeton dhe punon ne Kanada)

Perkthimit po ia shtoj dhe audion origjinale nga libraria personale, audio si recitim nga vete poetja e mirenjohur Maya Angelou, e ne te ardhmen mbase jua nis here pas here dhe ndonje gje te Sylvia Plath, Cummings, te Joseph Brodsky, Charles Bukowski, te Ezra Pound, te Erica Jong, Gertrude Stein, Leonard Cohen, te Robert Frost, W H Auden e te tjere poete te perzgjedhur...

Dashamiret e poezise, si prurje nga poetet e klasit boteror padyshim jane "kureshtare" ta njohin zerin e ketyre poeteve, poezite e te cileve jane perkthyer ne mbare boten, e per disa dekada tashme "sporadikisht" edhe ne shqipen tone te embel kane ardhur ne jete

nje dite sa me te kendshme,

SENAD GURAZIU



Dr. Maya Angelou is a remarkable Renaissance woman who is hailed as one of the great voices of contemporary literature. As a poet, educator, historian, best-selling author, actress, playwright, civil-rights activist, producer and director, she continues to travel the world, spreading her legendary wisdom. Within the rhythm of her poetry and elegance of her prose lies Angelou's unique power to help readers of every orientation span the lines of race. Angelou captivates audiences through the vigor and sheer beauty of her words and lyrics.
http://mayaangelou.com/
BLLOKADA NDAJ EMRIT “PELLAZGË”

Dorëshkrimet e shumta të lashtësisë, janë kopjuar dhe rikopjuar në Kohën e Pisistratit (600-527) duke kaluar nga një logograf tek tjetri, deri në përkthimin përfundimtar. Duke përcjellë atë që u dukej e “rëndësishme”, apo e denjë për “kauzën” e tyre, duke hequr, të harruara, të mbuluara apo të djegura në biblioteka të ndryshme emrin Pellazgë. Semito-egjiptianët ”grekë” e kanë fshehur tinëzisht apo na është mbuluar krejt qëllimisht. (Mikena f.17-18).




The Mediterranean in ca. the 6th century BC. Phoenician cities are labelled in yellow, Greek cities in red, and other cities in grey.

Është fatkeqësi, ky mohim i stërgjyshërve tanë Pellazgë, që fillon nga shekulli i VII p.e.s. dhe vazhdon edhe sot në vendin e stërnipërve të tyre, pikërisht në Akademinë e Shkencave, të Shqipërisë, kur arkeologu M. Korkuti, Pellazgët nuk i zë në gojë, por vetëm ILIRËT dhe PARAILIRËT. Kësisoj, ky studiues bazohet në atë që thonë “ajatollahët”. Pra, në Akademinë tonë të Shkencave, janë kthyer në pro grekë, apo pro sllavë, kur askush nuk guxon të përdorë emërtimin “PELLAZGË”.

File: Treasury of Atreus Mycenae.jpg
                                                                                              Approach (dromos) ATREJ Treasury
Ka intelektualë të politizuar, që shkruajnë për epokën e lashtësisë dhe nuk e përmendin emrin pellazgë. Si shembull mund të marrim artikullin “Lashtësia dhe shkalla e lartë e zhvillimi të kulturës sonë popullore”, Artikulli ka rreth 2200 fjale dhe nuk flitet asnjëherë për stërgjyshin tonë pellazgë, por vetëm kujtohet disa herë stërgjyshi i afërt Ilir. Mohohet emri pellazgë nga njerëz tërësisht të politizuar.
Le të flasin të huajt, për stërgjyshin tonë pellazgë!

Datoteka:MaskeAgamemnon.JPG
                               Agamemnon Mask
Shtjefën Gjeçovi na e jep të përkthyer: Nga “Vide Plin. H. N. II dhe Juvenali, XII. 46”. “Por, le ta marrë vesh bota se, mënyrat e sjelljet besimtare, si grekët ashtu dhe latinët e vjetër, i patën prej pellazgëve”.
Historiani Amerikan Edwin Jacques shkruan: “Folklori grek e kërkon origjinën e themelimit të “Greqise” te Deukalioni mitologjik dhe e shoqja e tij Pirrha, - dy njerëzit e vetëm që i shpëtuan përmbytjes së madhe. Biri i tyre Heleni, ishte pasardhësi legjendarë i racës Semito-egjiptiane “greke”, që datohet rreth vitit 700 p.e.s. Prej tij njerëzit e këtij populli morën emrin helenë.





Map of Phoenician and Greek colonies at about 550 BC

Kurse atdheu i tyre Hallas. Nga kjo del qartë, përse Homeri nuk përmend emrat Helen, grekë, Hellas ose përmbytje të madhe. (“Shqiptarët”, bot.1995, f. 65).
Ndërsa Prof. Dr. M. Aref i Sorbonës në Francë, jep këtë përgjigje: “Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë të kaluarën pellazgjike, një përmbytje që përfshinë gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe i Pirrhas: Helen. Eponim i stërgjyshit të grekëve”. De Zhubaunvil e thotë më forcë: “Ndërhyrja e një përmbytjeje në fund të historisë pellazge, është pasojë e natyrshme e pushtimit të Greqisë nga raca helene, historia e së cilës fillon me përmbytjen e Deukalionit”. (“Shqiptarët” f. 22).


                                                                         Grave Circle A in Mycenae
Homeri nuk i njihte as Deukalionin, as përmbytjen e tij, as Helenin, as Delfin, as Panteonin Olimpik etj. (Shkurt është një gënjeshtër e manipuluar e grekëve, shën. im). (Mikena , f. 77).
Pellazgët hyjnorë: “Të gjithë autorët e lashtë, ndër të cilët Homeri, Scymni, Hesiodi, Hekateu i miletit, Akusilatos, Hellanikos, Herodoti, Tukididi ose Efori, na bëjnë të ditur shkurtimisht por mjaftueshëm, se përpara mbërritjes së semito-egjiptianëve “grekë”, vendi që do të bëhej “Greqi” ka qënë i banuar nga pellazgët hyjnorë. Ata, gjithashtu, pohojnë se këta Pellazgë, nuk ishin “grekë”, por “barbarë”, d.m.th. nuk flisnin greqisht dhe, së fundi, ata u lanë trashëgim grekëve një pjesë të madhe të kulteve dhe të perëndive të tyre” (M. Aref, “Shqipëria”, bot. 2007, f. 13).



                                    Ancient Greek colonies on the northern coast of the Black Sea, c. 450 BCE

M. Aref vërteton: “Ilirët kanë për stërgjysh” pellazgët”, që bashkë me “etruskët” (një fis tjetër pellazg), përbëjnë themelin e dy qytetërimeve më të mëdha perëndimore: atij grek dhe romak. Është provuar, se qytetërimi grek, ka lindur pas shek. të VII- para Krishtit”. (“Pellazget antik...” Paris 7-6-07).
Robert d’Angeli shkruan: “... populli i racës pellazge, kudo fliste, me disa dallime të vogla dialektore, pothuaj të njëjtën gjuhë: pellazgjishten. ... Ka qenë po ajo gjuhë kudo në këtë epokë, dhe ne nuk e vëmë në dyshim; kemi gjithashtu, të shohim edhe dëshminë e Biblës, që thotë tekstualisht: “para shpërhapjes, që ndodhi në kohën e ndërtimit të kullës së Babilonisë, gjithë njërezimi fliste një gjuhë të vetme të njëjtë”. (“Enigma”, f. 200).
Studiuesi i parë i kohës sonë, që përcaktoi shqiptarët e sotëm pasardhës të pellazgëve, ishte Johan fon Han, i cili vazhdoi kërkimet e veta historike e gjuhësore gjatë 40 vjetëve... Studiuesi arbëresh në Itali, Jeromin De Rada, mbrojti të njëjtën tezë, duke provuar se toponimet pellazge mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe.
Herodoti, “Babaj i historisë”, i ka përmendur shumë herë pellazgët. Të gjitha trevat që më vonë u quajtën “Greqi”, fillimisht quheshin pellazgji...
Ai pohon se vendi i kultit, apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashtë dhe i vetmi i njohur, ishte ai i pellazgëve në DODONË. Kjo është vërtetuar nga HOMERI (IliadaXVI. 234), i cili e trajton ZEUSIN, jo vetëm si pellazg për nga origjina, por ai e cilëson për më tepër “DODONAS”. (Aref Mati Mikena, f 67).
Karl O. Myler thotë: “...me shumë mendjemprehtësi të depërtohet në historinë e Greqisë, më shume vëmendje t’i kushtohet elementit pellazg të sakrifikuar deri më tani”. Nieburi zbuloi arsyen kryesore të zhdukjes së qytetërimit pellazg nga pushtuesit “semito - egjiptianë”. Epiqendër e këtij qytetërimi është Tempulli në DODONË. Historia e pellazgëve, një nga popujt më të vjetër të njohur të Evropës, është zanafilla e qytetërimeve më të mëdha Eurpiane: greke dhe romake. (M. Aref “. (Shqipëria”, f. 45).
Plini Plaku Gaius Plinus Sekundus 23-79 e.j.: “Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga Ilirët”.


                                                                         Today's appearance of Mycenae
Në të tre shtetet pellazge, Iliri, Maqedoni dhe Epir, malësitë e pamposhtura dhe relievi tepër i thyer i (lartësia mesatare më e larta e Evropës, rreth 700 m. mbi nivelin e detit, me malet që kulmojnë 2800 m.) kane ruajtur të paprekura: kulturën, gjuhën, zakonet, doket dhe kostumet e lashta të tyre. Kjo është fosile e gjallë e gjuhës pellazgo-Iliro-shqipe të sotme. (M. Aref “Shqipëria, f. 67).
Robet d’ Angeli thotë: “Vetëm pesë shekuj pas Homerit dhe homerikëve, kanë filluar të përkthehen ato që tashmë ishin hartuar e shkruar në pellazgjishten. Poemat janë shkruar në gjuhën pellazge për t’u kënduar nga vetë autori (“to be sung by himself”), thote R. BENTLEY) dhe rrjedhimisht për t’u kuptuar nga e gjithë bota, shumica e së cilës fliste vetëm pellazgjishten: është pikërisht po kjo gjendje shoqërore, që pas vitit 1800 pas K. dhe 1821, në epokën e Pavarësisë së Greqisë, gjatë së cilës popullsitë e quajtura dhe te mbajtura si helene, nuk ishin në të vërtetë veçse shqiptare. (“Enigma”, f 136).
Aref Mati shkruan: “Këto dy poema u përkthyen në gjuhën “greke” Semito-egjiptiane
dhe u përhapën në kohën e tiranisë së Pisistratit (600-527 dhe në vijimësi nga Hiparku i biri Pisistratit dhe nga Pindari (510-438) dhe Eskili (525-456). Dhe në shekullin e II p.e.s. pellazgjishtja u përkthye në gjuhën latine.

Archaeological sites of Mycenae and Tirint
Fenikasit pellazgë, të themeluar në vitin 814 p. k., filluan pushtimet koloniale nga viti 775 p.e.s. në Kartagjenë u përhap në perëndim, në lindje në Sidon, Tir, Biblo, El Mina tej. (M. Aref f. 16 Shq.)
Prof. Dr. Vedat Shehu shkruan: “Fatkeqësi! Greqia e Ungjillit Bizantin u ngrit mbi qytetërimin e shtetit pellazgo-Ilir, shqiptar, Arban - Alban, Arnaut- Arvanit. Po ashtu u ngrit duke përvetësuar: kulturën, artin, letërsinë, shkencën e lashtësisë, klasicizmin antik të ngritur në gjuhen antike të qytetërimit pellazg...”. (V. Shehu internet, mars 2013).

Datoteka:Greece location map.svg
Ernest Renan, Arkeollog, në Finiki kishte zbuluar mijëra monedha të vjetra floriri në vitin 1860, qelqi, masa të peshës, lopata, ngjyrën dhe pëlhurën e ngjyrosur. Gjithë Mesdheu u bë toka e gjuetisë për tregtarët e fenikas: Qipro, Kretë, Kartagjenë, Maltë, Sicili, Sardenjë, Kadikës, Mikenë, Korinth, Finiq (afër Delvinës, ndërtuan kështjellën). Themeluan dy banka, të Tirit dhe te Kartagjenës. Pellazgo-fenikasit u morën dhe me tregtinë e skllevërve. Kudo ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Semito-egjiptianët “Greket” dhe romakët e shikonin me admirim, të përzier me përbuzje këtë aftësi përshtatjeje të fenikasve. Poemat homerike iu bëjnë homazhe fenikasve për aftësitë artistike. Romakët flasin për besnikërinë fenikase”. (Karl Grimberg , “Historia...” vol. I, f. 210).
M. Arefi citon Emil Miro, J. Berard, Finley ... sipas autorëve antike, Pellazgët dhe fiset e tyre të shumta të një trungu, luzmonin në rajonin ballkano-danubian dhe në pellgun e Mesdhetar përpara mbëritjes së semito-egjiptianëve “grekë” në shek. VII p.e.s. (Herodoti 1, 56, 58, / II, ... Tukididi 1, 3, etj.): Në Ballkan, duke përfshirë të gjithë pjesën e jugut, ndër të cilat Thesalia, Atika, Argolida, Lakonia,Arkadia... Ilirët, Trakët, Peonianët, Dardanët, Tribalët, Thesprotët, Mollosët, Kaonët, Dakët, Kretasit. Etj. Homeri XIX, 177 / Herodoti 1,56, 57, 58, / VII,94, 95 etj. Ishujt e Egjeut (Pellazgët tirrenian, karianë, lelegë, lisianë.); Azisë së Vogël (pellazgët, trojanë, teukër, lidianë, japodë, dardanë, frigjianë, kaukonë etj.); Itali (pellazgët, ligurë, etruskë, mesapë, japigë, pesenianë, daunianë, venetë etj.); gadishulli Iberik (iberët, baskët); Kaukazi (kolkidianë, kaukazianë etj.); Qipro (driopët); Palestinë (fenikasit, filistinët, girgashitët, jezbuzianët... etj. Ky popull “parahelen” pa dyshim që ishte zhdukur, ndërkohë që ai përvijoi në Shqipëri nëpërmjet thrako-ilirëve të fundit, paraardhës të etnisë pellazge. (M. Aref “Shqiptarët”, f. 39.) Dhe më tej paraqiten dy harta me shtetet pellazge prej shekuiit 8-5 p.e.s. te pushtimeve koloniale për gjatë Detit Mesdhe dhe Detit të Zi: Ilirët me të gjelbër, Thrakët me të verdhë, Lidianët, me vjollcë, Fenikasit me të kuqe. Është vërtetuar se në luftën 7 vjeçare ndërmjet Athinës dhe Korinthit, në fillim të shek VI p.e.s. fituan Athinasit dhe Korintet u shpërngulën dhe krijuan koloni në Iliri: Butrint, Durrës, Apolloni, etj. Kolonizatorët nuk ishin “greke” por pellazgë, të ardhurve nuk u duhej përkthyes, se ishin i të njëjtës racë dhe gjuhë pellazge.
Edwin Jacques thotë: “Një shkrirje unike midis energjive të tokës pellazge dhe kulturës së hollë mionike, solli si rezultat rreth viteve 1600-1400 dhe më vonë, nga vitet 1400-1100 p.e.s. qytetërimin mikenas në Mikenë. Princët Pellazgë u strehuan në Kala të fortifikuara mirë, në maja kodrash. Tukididi na thotë, se Akropoli, më i njohur i botës, ai i Athinës fqinje, nuk u ndërtua nga grekët, por nga këta pellazgë. Banorët e parë u vendosën aty para vitit 2000 p. e. s.; më vonë u shndërrua në një fortesë. (“Shqiptaret”, f. 67). Harta e tregtarëve Fenikas ne Detin Mesdhe dhe në Detin e Zi, përgjatë shekullit te VIII - V, me dy banka ne Tir dhe Kartagjenë.
Shqiptarët kanë bërë karrierë në vende të tjera, duke afruar shërbimin e tyre. Kanë ditur të vlerësohen falë cilësive të tyre si udhëheqës, strategë, me ndjenja miqësie, mikpritje dhe me besën e famshme. Kanë bërë karrierë (perandorë, gjeneralë, mbretër, papë. Guvernatorë, arkitektë, skulptorë, piktorë, mercenare et...) ndër grekët, romakët, venetët, bizantët, turqit, egjiptianët (148 vjet dinasti shqiptare nga Mehmet Aliu dhe 60 vjet gjeneral mercenar Mërkur Bua Shpata në Evropë). Mikena 84.)
Nga shekulli V para Krishtit deri në vitin 168 para Krishtit, data që u pushtuan shtetet pellazge (Iliria, Epiri dhe Maqedonia) nga romakët, të cilëve gjithsesi u kishin dhënë më shumë se 20 perandorë dhe me dhjetëra gjeneralë. Sipas Lukanit romakët kanë mësuar artin luftarak në Ilirinë e Jugut (Shqipëria e sotme), në veçanti në Dyrrahium (Epidami i lashtë, Durrësi i sotëm) dhe në Apolloni (Pojani i sotëm). Cezari zhvilloi në Durrës betejën e tij kundër Pompeut, përpara se ta mundte atë në Farsallë në vitin 48 p. e. s. Gjithashtu Ciceroni u syrgjynos në Durrës. Katula e quan Durrësin taverna e Adriatikut. (Mikena f. 214.)
Probi 276-282 Perandor romak nga Sirmiumi i Panonis së Ilirisë. Ai formoi koloni bujqësore me ushtarë, kur nuk ishin në luftë. Kur ishte komandant në Egjipt, legjionet e tij kryen punime të mëdha për të përmirësuar lundrimin mbi Nil. Në Iliri, që ishte atdheu i tij i lindjes. Probi vuri ushtarë të mbyllnin vreshta. Por ata ishin rebelë në shpirt dhe e quanin një degradim të prodhonin me djersë atë që mund ta fitonin me armë në dorë, se vullneti i ushtarit profesionist ishte lufta, që i sjell fitime dhe jo puna e bujkut dhe e argatit. Kur legjionarët humbën durimin, në një ditë verë të vitit 282 e. j., po punonin për të tharë kënetat e Sirmiumit, vendlindja e Probit, ushtarët flakën tutje shatat dhe lopatat, rrëmbyen armët. Perandori e pa rrezikun dhe u mbyll në një kullë. Turma e egërsuar shkallmuan dyert, u turrën mbrenda dhe një mijë shpata e copëtuan trupin e Probit. (Tajar Zavalani “Historia e Shqipërisë”, bot.1998 f. 41-57).
Ushtarët e Probit e thyen heshtjen dhe e morën hakun kundrejt perandorit. Ndërsa ne, pas 2300 vjetëve heshtim. Duke parë drejtuesin me hosten në dorë që drejton parmendën që e tërheqin dy buaj xanzarë për të shkallmuar këtë vend.
Në këto dy dekada, janë botuar shumë libra që flasin për lashtësinë tonë, të cilët përpara 1990 nuk mund të botoheshin. E vetmja anë pozitive i kohës së “pluralizmit”, është lënia e lirë e shtypit dhe shumë njerëz, si vetë ky artikullshkrues, nuk merrnin asnjë referencë të asaj kohe. Pse? Nuk duan të kujtojnë emrin Pellazg. Kanë marrë referenca edhe nga Akademia e Shkencave, kur kjo Akademi nuk mbrojti figurën e rilindasit të madh Naim Frashëri, që me urdhër të guvernatorit Janullatos e prishën shtëpinë e kulturës “Naim Frashëri” në Përmet dhe në vend të saj ngritën kishën greke, dhe më tej buldozeri natën hodhi për tokë shtëpinë muze të flamurit dhe të Themistokli Gërmenjit në Korçë dhe një mëngjes u gdhi gurë mbi gurë. Dhe ju akademistë shqiptarë, në vend që të luftoni kundra përçapjeve skandaloze greke, keni kaluar në përkrahje të kishës greke, duke shkelur amanetin e Nolit, me tradhti të hapur.
Janullatosi i pranuar nga tradhtari Ramiz Alia, që nga viti 1991 ka uzurpuar kishën Noliane dhe po varros gurë dhe po zhvarros kufoma. Gurët me shkrime greke i vendos në themelet e kishave shqiptare (si te kisha e Linit në Pogradec) për t’i quajtur kisha greke dhe nga ana tjetër zhvarrosur shqiptarë për ushtarë grekë të vrarë para 73 vjetëve dhe sarkofagët i mbushi me kufoma të moshave të ndryshëm shqiptarë. Si është e mundur që qeveria dhe Akademia e Shkencave hesht?!... Kjo gjendje tregon as më shumë as më pak, për parmendën me dy buaj, që ka vënë përpara Janullatosi që e drejton: Këta janë drejtuesit e shtetit tonë që morën vulën e turpit, që do të urrehen gjithmonë nga brezat e ardhshëm, për kthimin e kombit Shqiptar përmbys, për t’u helenizuar, dhe për ta bërë Shqipërinë një provincë greke, kurse ne të gjithë heshtim.
U krijua shoqata “Qendra Studimore Pellazgjike” në Tiranë, më 15-4-2011, u ftuan dhe nuk morën pjesë përfaqësues nga qeveria dhe Akademia e Shkencave. Pse? Bllokadë për emrin pellazg... Po kështu as në Sorbonë, Paris me 3-1-2012 në mbledhjen për marrjen e doktoraturës nga Aref Matit “Kërkime mbi pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”, as ambasadori i Shqipërisë në Francë nuk morri pjesë. Pse? Bllokadë kur flitet për emrin Pellazg.
Prof. Dr. Eshref Ymeri flet: “Marrëdhëniet Shqiptaro-greke. Një paqe e armatosur”. “... Pushtimi i kishës ortodokse fanoliane prej një uzurpatori dhe mashtruesi të thekur, si Janullatosi...
Kjo nepërke greke, ka 21 vjet që po zvarritet nëpër Shqipërinë e Jugut, duke mbjellë gjithandej helmin e greqizimit... Organizon akte terroriste, siç ishte masakra e Peshkopisë e vitit 1994. (ushtarët roje me pushkë pa fishekë. Shën. im)... Ajo nepërkë ka qenë përherë armiqësore, tinëzare dhe e shoqëruar me shfaqje flagrante urrejtjeje dhe agresiviteti... Janullatosi si pararojë e shovinizmit grekomadh, në mënyrë që t’u thuhet breznive pasardhëse se Shqipëria e Jugut është, demek, tokë greke. Prandaj ndërton varrezat e ushtarëve agresorë grekë, manastiret dhe memorialët e ngritur në nderim të tyre, në Përmet, në Gjirokastër, në Korçë e gjetiu pikërisht këtë qëllim kanë.
“Dosjen e zezë të Greqisë” që prej vitit 1913 e deri tani, klasa politike shqiptare duhet ta hapë dhe ta demaskojë botërisht shtetin grekë dhe kishën shoviniste greke, si një shtet kriminal dhe si një kishë kriminale në qëndrimin ndaj kombit shqiptar... Klasa politike shqiptare, duhet ta ndërmarrë, pasi ta ketë pastruar Shqipёrinë krejtësisht nga priftërinjtë grekë, si dhe nga krejt varrezat e ushtarëve agresorë grekë, nga manastiret dhe memorialët në nderim të tyre, për të cilat i duhet kërkuar Greqisë, t’i zhvendosë në territorin e vet. Dhe nëse Greqia nuk pranon, atëherë duhen vënë në punë buldozerët... (nga interneti mars 2013.)
“Një ditë të bukur do të vijë në pushtet një klasë politike me dinjitet të vërtetë kombëtar, ta “skanojë” klasën politike që ka qenë në pushtet që prej vitit 1991. Kjo është e domosdoshme...” .

RASIM BEBO, Addison, Çikago, mars 2013

A ka vend Demokracia Shqiptare për të Persekutuarit ?!


1 Vilhelme

Vilhelme Vranari Haxhiraj

Konventa e III-të e Shoqata Mbarëkombëtare e Integrimit

   të Burgosurëve dhe të Përndjekurve Politikë

A ka vend Demokracia Shqiptare për të Persekutuarit ?!



Kalvari i vuajtjeve të një familjeje fisnike

Ju sjell përshëndetjet nga Vlora e Pavarësisë, ku persekucioni nga diktatura komuniste ka qenë tejet çnjerëzor.

Të nderuar pjesëmarrës!

Të nderuar Shkëlqesi të Diplomacisë botërore që na nderoni me praninë tuaj në këtë tubim të rëndësishëm i cili është vlerë në konsolidimin e Demokracisë në Shqipëri dhe anëtarësimin e saj në BE.

Të dashur Studentë, ju faleminderit që jeni sot me ne, që të mund të njihni sadopak vuajtjet e padrejta të gjysmës së shqiptarëve, me qëllim që t'i çoni më tej ëndrrat e parealizuara, amanetet e të parëve tanë ilirë, të gjyshërve dhe baballarëve që nuk do t'i tresë kurrë dheu.

Të nderuar motra e vëllezër bashkëvuajtës të mohuar dhe fajtorë të pafajë! Jam si ju, pjesë e juaja, jam Vilhelme Vrana nga Kanina e Vlorës. Me familjen Vrana- Komneni historikisht ka lindur aristokracia feudale jo vetëm në Shqipëri, por në Evropën Jugëlindore në shek X-XI. Historia dhe fati i një të përndjekuri politik është edhe imi edhe yti dhe i gjithë atyre që e kanë hequr vërtet mbi shpinë kolerën e luftës së klasave që ishte shpikja më gjëmëmadhe, më vrastare dhe makabre e komunizmit që në Shqipëri u huajt nga sllavo- komunistët e Moskës dhe Beogradit. I mëshoj kësaj, se Shqipëria duhet marrë si model për botën e kulturuar, përsa i përket bashkëjetesës në harmoni të tri feve, kurse komunizmi utopist, jo shkencor na ndau e përçau, na shndërroi në armiq të betuar të njëri-tjetrit, ne, bijtë e një gjaku, të një race iliro -arbëre, më e vjetra e kontinentit. Ndaj Pashko Vasa ka thënë: "Feja e Shqiptarit është Shqiptaria". Shqiptarizmi, tradita dhe mbrojtja e këtyre trojeve të larë në gjak, e ka udhëhequr shqiptarin në shekuj gjatë pushtimeve të padrejta, sepse fati i Shqipërisë u luajt në tavolinat e diplomacisë së më të fortëve, duke e copëzuar atë mes shteteve fqinje. Për ju sjell thënien e Babait të Kombit Arbëror, Ismail Bej Vlora, që për shpalljen e një Pavarësie të cunguar u shpreh: "Tragjeditë e kombeve të vegjël dalin nga portat e shteteve të Mëdha." Dhe pikërisht kur po vendosej fati i Shqipërisë, më 15 qershor 1913, Victor Frobinshkruan: "Shqipëria, dekania e racave, dhe më e vogla e shteteve",artikull i ilustruar, botuar në revistën franceze, "Je sais tout". I jap të drejtë studiuesit Frobin, sepse përmes shqipes sot deshifrohen gjuhët e vjetra që nuk ekzistojnë më.
 Po ç'ndodhi me ne vallë? Për gjysëm shekulli bashkëjetoi tragjikomikja brenda një kombi vital, që po të ringrihej nga varri Shekspiri, Aligieri apo Artur Miller, do të shkruanin tragjedinë më të dhimbshme të një populli që e çmon lirinë sa jetën. Kolera komuniste varfëroi kombin materialisht dhe shplau mendjen njerëzore es hndërroi në shterpë. Trurin e individit e bëri kurban të ideve marksiste, deformoi moralin e shoqërisë shqiptare ku besa ishte vërtyt i shqiptarit. Ishin këto pasojat e luftës së egër klasore që bëri genocid brenda llojit dhe genit të vet, si askund në botë, aq më tepër në shek e XX.     

Zonja dhe Zotërinj, sot dua të flasë për shtresën e vërtetë të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, jo për ata mashtrues, gënjeshtar, spiun të sigurimit të shtetit, që nuk iu mohua as preofesioni, as arsimi, as jeta apo puna në qytet , as u internuan apo t'u bënin apel çdo ditë sigurimsat dhe sot me  paturpësia madhe mbajnë statusin e të persekutuarit dhe më e bukura  tani kërkojnë edhe votëbesimin tonë për deputet,duke vazhduar të na fyejnë e denigrojnë, duke na rrëmbyer të vetmen pasuri që na ka mbetur, statusin e të përndjekurit që është dëshmi e mohimit human që na u bë për gjysëm shekulli. Kanë kurajo dhe na përplasin statusin para fytyrës duke na thënë: "Ju vuajtët, ju luftuat për rrëzimin e diktaturës dhe fitoret po i korrim ne. Ne ishim dje, ne jemi edhe sot. Dje baballarët tanë bënë luftën e klasave, vranë, burgosën,internuan e persekutuan familje dhe fise të tëra. Kurse sot, ne bijtë e xhelatëve dhe persekurorëve udhëheqim politikën shqiptare. Ne jemi më demokrat se ju që rrëzuat diktaturën. Ne kemi nevojë vetëm për 400 000 votat tuaja por jo për ju. Ju jeni bijë të vuajtjes dhe i përkisni mohimit që sjellë mosekzistencë... "

 Zhdukja në sistem e shtresës së pasur e të mesme, e cila përbën palcën e kombit që ka mbajtur peshën historike në kohëra, si dhe e intelektualëve të arsimuar në Universitetet më në zë të Evropës, nisi që nga viti 1943 deri në vitin 90. Edhe brenda fisit, madje edhe brenda familjes, si pjesë e kësaj shtrese të raskapitur e denigruar që jam, them se lufta e klasave ka pasur shkallë diferencimi. Njërin vëlla komunizmi e ndihmonte, madje e bënte gjykatsin e vëllait tjetër, që përfundonte në litar, me plumb apo në burg. Si fakt e jap nga rrethi im familjar. Ky ishte fati i paracaktuar nga diktatura për dy vëllezërit e gjyshes sime nga babai ,si dhe me qindra e mijëra të tjerë u ndoq politika përçarëse. Sot do të flas vretëm për një familje atdhetare e cila pësoi tragjedi.

Bëhet fjalë për familjen Vrana, një nga 5-6 familjet që themeluan Kaninën, pasardhëse e familjes së Princ Gjergj Arianiti, gjë për të cilën edhe pse ky mbiemër u shkaktoi vuajtje e dhembje të paimagjinuara, ata janë krenar për të. Kjo familje e pasur ka ndihmuar familjet e varfëra, i martonte dhe u bënte dasma jetimëve, ka ndihmuar luftën çlirimtare, ka strehuar 6 familje çame kur i përndoqi Greqia. Ende pa mbaruar lufta, e pagoi me internimin nga gjermanët në Mat'hauzen, të djalit,Skënder Vrana, që u ekzekutua më 9 maj 1945 në Aushvic, ish student i Harry Fulltzit dhe ishte lauruar në Univ. e Sienës(Firence) Itali. Menjëherë pas sekuestrim- shpronësimeve, burgosën nipin e kësaj familjeje, Shyqyri Sharra, tregtar e përkrahës i grupit të debutetëve, i cili s'u rezistoi dot torturave antinjerëzore në burgun e Bedenit (Kavajë) ku çdo ditë i varrosnin të gjallë, gjë që e detyroi të vetvritej. Vëllanë e tij, Kr/inxhinerin e Kënetës së Maliqit Abdyl Sharra e varën, si agjent amerikan. Pas këtyre Sigurimi i Shtetit nisi presion mbi të riun, kushëririn e parë të tyre, Batjar Vrana, vëlla i Skënderit, student i Tregtares Vlorë. Pse s'pranoi të bëhej spiun, i vunë dy gozhdë në samarin e mushkës me të cilën shkonte në shkollë. Kafsha u tërbua nga plagët e gozhdëve dhe e mori zvarrë të riun 18 vjeçar, që nga Vlora deri në Kaninë dhe në shtëpi nënës i çoi vetëm një këmbë nga gjuri e poshtë.Trupin ia mblodhën në qefinë natën me pishëtarë. Pas kësaj burgosën vëllanë e madh të tij, Mynyr Vrana, për agjitacion e propagandë, vetëm se nuk piu dollinë për mustaqet e Stalinit. Ai në burg, arrestuan vëllanë tjetër Veip Vrana, si sabotator në fabrikën e vajit Vlorë. Ishte paradoks sepse ai nuk punonte aty. Fëmijët e tij ishin: 11 vjeç, 9 vjeç, 6 vjeç dhe 2 mujash, kur u sekuestruan për së dyti, shtëpinë, mobiljet dhe i lanë me rrobat e trupit. Pas 15 muaj torturash mesjetare në hetuesi, e dënuan këtë baba e bashkëshort me burgim të përjetshëm. Pas apelit ia zbritën dënimin në 25 vjet heqje lirie. Vëllai i gruas së tij për të ruajtur pozitën ushtarake (kryetar i Degës Ushtarake), kërkoi që motra të divorcohej, e cila e kundërshtoi. Ishin katër fëmijë që u rritën jetim me baba gjallë, por nuk ka si nëna. Ajo grua e re, e bukur nuk i la fëmijët që të ngeleshin rrugëve në mëshirën e fatit. I internuan në një zonë kënetore të Fierit që me pak vite ndërprerje vazhdoi deri në vitin 1990. Për vite të tëra fëmijët brodhën nëpër dyert e botës vetëm për një kafshatë bukë.
Ndërkohë qeveria shqiptare dënoi në mungesë edhe dy vëllezërit Sharra, Hysniu në Paris dhe Imeri, Shef Katedre i Shkencave ekzakte në Universitet (Romë). Burgosën edhe vëllanë tjetër të tyre Lekmi Sharrën, pse porositi një unazë ari për gruan, duke i shkaktuar një vdekje të llahtarshme. Pasi provoi torturat çnjerëzore të hetuesisë dhe sigurimit, levat shfarosëse të komunizmit, e kyçën brenda një kasaforte hermetike prej metali dhe në mëgjes u gjend i asfikuar. Për të mohuar krimin e tyre, xhelatët e hodhën nga kati i dytë i paraburgimit në rrugë. Vepër që shërbente për të frikësuar qytetarët e t'u jepnin mësim, se kështu e pësojnë armiqtë e popullit që kërkojnë të arratisen nga burgu i "drejtësisë" për krime të paqena.. Vdekja e tij plotësoi kuadrin e humbjes së 7 jetëve, fëmijë motre dhe vëllai. Ishin me prejardhje fisnike nga gjaku i arianitëve, ku 5 prej të cilëve ishin intelektualë, arsimuar në Universitetet perëndimore dhe dy me Tregtaren e Vlorës.

Shembull integrimi i të persekutuarëve në Shoqërinë Demokratike

 Unë,si autore e këtij shkrimi me që ma kërkuat këtë rrëfim, jam bijë dhe i përkas kësaj familjeje. Shkollën e kreva sa në interim, sa nga një fshat në tjetrin. U jam mirënjohëse njerëzve të mirë, të cilët më ndihmuan të kryeja shkollën pedagogjike. Punova si mësuese në fshat 4 vite dhe vazhdoja studimet e larta. Kur shteti komunist arsimoi njerëzit e vet , s'kishte më nevojë për të persekutuarit dhe i hodhi në rrugën e madhe. Atë kohë pësova tri dhembje. Më 16 gusht 1966 në Vlorë, u mohuan profesionin 165 intelektualëve, mes tyre edhe mua. Kisha vetëm tri lëndë për likuidim dhe më ndaluan diplomimin e Universitetit. Të drejtën e arsimit të lartë e rifitova pas kërkesës te Prokurori i Përgjithshëm, u diplomova pas 13 vitesh, por pa të drejtën e ushtrimit të profesionit. Një vit më vonë, korrik 1967 nisi një valë e re internimesh. Bashkë me ta u internua familja ime dhe tre xhaxhallarët e mi u riinternuan deri më 1990. Madje edhe djali i xhaxhait që mbeti në Mat'hauzen, jo vetëm e internuan por e çuan të jetonte në varrin e Sinan Pashait(dhëndërr i Sulltanit)  Po u drejtohem këtyre të përkëdhelurve të komunizmit, këtyre të persekutuarëve falsë, që sot kërkojnë votëbesimin tonë, e kanë provuar ndonjëherë të jetojnë në këneta dhe të paraqiten te oficerei i sigurimit çdo ditë, a kanë jetuar në angaret e duhanit, apo në kotecet e pulave të kooperativës si familja ime etje...? Jo, kurrë, sespe kur të tjerët internoheshin, ata shkonin për studime universitare, strehoheshin në pallatet e partisë dhe emëroheshin inxhiniera, drejtorë, mësuesa në shkollat e qytetit.  

 Viti 1990 shkëputi zinxhirët e skllavërisë të të persekutuarve dhe i vuri të gjitha familjet tona në krye të lëvizjes demokratike për përmbysjen e diktaturës dhe hedhjen e hapave të para të demokracisë. Kurse ata që u privilegjuan dhe sot hiqen të persekutuar ia mbathën nga frika e dhënies llogari. Kurse unë dhe të tjerët si unë, të mohuarit e diktaturës, më 1991 u rikthyem në arsim. Me 4-5 zonja të tjera formuam LDG. Duke qenë Kryetare LDG. Vlorë dhe anëtare e K.K.PDSh dhe LDGSh formulova peticionin e parë për të drejtat e gruas dhe mbi barazinë gjinore, drejtuar Parlamentit. Përmes publicistikës, sesioneve shkencore organizuar me specialiste të fushave sociale kam orientuar këtë segment të denigruar të shoqërisë(femrën) drejt integrimit,për të lufuar problemet sociale si: trafiku dhe përdorimi i drogës, trafiku i armëve, trafiku i qenieve njerëzore (femrave dhe fëmijëve) kriminaliteti, aborti tek të miturat, legalizimi dhe bashkimi i familjeve të emigrantëve etje... Pjesëmarrja aktive në problemet demokratike më bëri të gjejë veten, megjithëse vonë shpalosa talentin tim në fushën letrare. Sot jam një shkrimtare e afirmuar, vlerësuar nga kritika profesionale brenda e jashtë vendit, fituese e shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare si dhe autore në disa antologji si Shqipëri, Angli, Itali, Greqi, Rumani, Kosovë dhe Mal të Zi etje. Ndihem plotësisht e integruar moralisht dhe profesionalisht, pasi jam autore e 32 librave të botuar dhe 6 librave që presin dritën e botimit me të cilat si askush tjetër ndihmoj në zbutjen e problemeve sociale që shqetësojnë familjen dhe shoqërinë. Me gjithë këtë krijimtari, përsëri jam e varfër ekonomikisht, si gjithë shtresa e të persekutuarëve. 
U drejtohem zotërinjëve të nderuar diplomatë të akredituar në Shqipëri me pyetjen:"A ka vend në Demokracinë Shqiptare për të Persekutuarit ?!"

Pse do të pyesni ju?

1-Papunësia e të persekutuarëve.Kur nuk u ofrohet punë fëmijëve tanë, kam të drejtë të them se im bir me shokët e tij të kompletuar me arsim, trainim, me gjuhë të huaja, është brezi i katërt që po persekutohet, sepse i mohohet e drejta e ushtrimit të profesionit, gjë që pengon integrimin e tyre.
2-Kthimi i Pronës: Nuk është kthyer prona te pronari legjitim. Kjo u ndalon të persekutuarëve mundësinë e dhënies së vlerave të tyre në fusha të ndryshme. Nuk ka demokraci nëse prona nuk shkon tek i zoti.  

3-Korrupsioni : Kjo gjëmë është një plagë që po grryen shoqërinë, ku paraja bën ligjin dhe detyrimisht antivlera mohon vlerën.

4-Falsiteti dhe gënjeshtra: Nëse nuk zgjidhen këto probleme kyçe, nuk funksionon shteti i së drejtës, aq më tepër kur ligjëvënësi, ekzekutivi apo juristi, nuk dihet se ç'identitet kanë, përderisa curriculumi i tyre është fals. Individë të tillë të dyshimtë të mos reklamohen në media, sepse i njeh lagjja, qyteti dhe e gjithë Shqipëria. Të gjithë e dinë se kush ishin nismëtarët në themelimin e PD, të LDG, si e vranë frikën, cilët ishin qëndrestarët e 97 dhe kush i korri fitoret duke ua shkuar ujin nën rrogoz me servilizëm, gënjeshtra, mashtrime, që janë disa të pafytyrë, njerëz pa principe dhe ideale, spiun ordiner. Ata ngrehin dorën vetëm të fitojnë simpatinë dhe të sigurojnë një post që nuk u takon. Për këtë e mbajnë gojën të kyçur ndaj çdo padrejtësie që këlthet dhe ulërinë me të madhe, që e sheh i verbri, e dëgjon edhe shurdhi. Këta njerëz të pacipë dhe të paturp, duhet të ngrihen dhe të rrëfejnë se cilët janë të vërtetë. Demokracia e vërtetë kërkon realitet dhe jo falsifikim. Vota e të persekutuarit është e shenjtë, ndaj kurrë nuk mund t'i jepet një njeriu fals dhe të pabesë. Një demokraci me njerëz të tillë anonim, s'ka vend për të persekutuarit. 
           Ju faleminderit!       

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...