Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/31

Vdekja nuk ekziston, shkencëtarët: Njerëzit nuk vdesin

Robert Lanza in laboratory.JPG

Robert Lanza




Të gjithë besojmë se kemi një jetë mbi tokë. Pas një periudhe kohe vdekja I vjen secilit dhe ne besojmë se do vdesim sepse ashtu na është thënë. Por askush nuk ka ngritur pyetjen çfarë ndodh me shpirtin e njeriut, ku shkon ai dhe më e rëndësishmja a vdes njeriu. Teoria e re shkencore thotë se “vdekja nuk është akti final”, shkruan në blogun e tij Robert Lanca, ekspert për teknologjinë e avancuar të qelizave. Njëri nga aspektet e njohura të fizikës kuantike është se disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute. Në vend të kësaj, ekziston një sërë observimesh të mundshme, secila me probabilitet të ndryshëm. Një shpjegim i shpeshtë, interpretimi i “shumë botëve”, thotë se çdonjëra nga këto observime të mundshme korrespondon me një universum tjetër (multiuniversum). Teoria e re shkencore e quajtur biocentrizmi shumë pak ka spastruar këto ide.


Ekziston numër i pakufishëm i universumeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte, ndodh brenda tyre. Vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë në këta skenarë. Të gjitha universumet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre. Edhe pse trupat tonë janë të përcaktuar që të asgjësohen, ndjenja e jetës – “Kush jam unë?”, është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh e cila e kontrollon trurin. Mirëpo kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më te besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet.

parajsa

Energjia



Nëse gjykohet sipas biocentrizmit, hapësira dhe koha nuk janë objekte të forta çfarë ne i konsiderojmë. Në qoftë se lëvizni dorën në ajër – në qoftë se i largoni të gjitha gjërat, çfarë mbetet? Asgjë. E njëjta gjë mund të aplikohet edhe në kohë. Ne nuk mund të shohim asgjë përmes aktit që e mbulon trurin tonë. Gjithçka që shohim dhe ndjejmë aktualisht është një vorbull informacionesh që ndodh në kokën tonë. Hapësira dhe koha janë vetëm mjete që i shfrytëzojmë në mënyrë që të gjitha t’i lidhim. Vdekja nuk ekziston në botën pa hapësirë dhe jashtëkohore.


Madje edhe Albert Ajnshtajn, në fund kishte pranuar: “Miku im i vjetër e braktisi këtë botë të çuditshme para meje. Kjo nuk do të thotë asgjë. Njerëzit, siç jemi ne, e dinë se dallimi në mes të kaluarës, të sotmes dhe të ardhmes është vetëm një iluzion këmbëngulës dhe kokëfortë”. Pavdekësia nuk do të thotë ekzistim i përhershëm në kohën pa fund, ajo është e vendosur jashtë kohës.


Nje eksperiment qe u postua se fundmi ne revisten “Sience” tregon se shkencetaret mund te ndryshojne ne menyre retroaktive dicka qe kishte ndodhur ne te shkuaren. Grimcat duhet te vendosnin se si do te silleshin kur te godisnin nje reze ndarese. Me vone gjate eksperimentit mund te aktivizohej nje celes per rezen i cili e ndizte ose fikte ate. Rezultoi se ajo qe vezhguesi vendoste te bente ne ate moment, percaktonte ate qe grimca bente ne te kaluaren. Pamvarsisht zgjedhjes qe ju apo vezhguesi, ben, jeni ju qe do te perjetoni rezultatet ne perfundim. Lidhjet midis ketyre historive te ndryshme dhe universeve, i kapercejne idete tona te zakonshme e klasike mbi hapesiren dhe kohen. Mendo per ato 20 vat energji thjeshte duke u projekuar ne nje ekran si nje imazh apo nje imazh tjeter, i ndryshem nga i pari. Pamvarsisht nese ndezo ose fik rezen e dyte ndarese, pergjegjese per projektimin eshte e njejta bateri.


                                                            Lanza being interviewed by Barbara Walters.
Vdekja

Vdekja është ndërprerja e plotë e jetës së një organizmi të gjallë. Gjendja e vdekjes njerezore ka qenë gjithmonë e errët nga misteri dhebestytnia. Përkufizimi i saj i saktë mbetet kundërshtues, duke dalluar sipas kulturës dhe sistemeve ligjore. Funksioni normal qelizor merret me prodhimin e energjisë së lirë të nevojshme për shkëmbimin e lëndëve, prodhimin e strukturës së proteinave dhe enzimave, mirëmbajtjen e lëndëve kimike të qelizave, dhe riprodhimin e qelizave. Gjatë funksionimit normal, qelizat kanë nevojë për oksigjen, fosfat, kalcium (C, H, N, O, P, S), lëndë ushqyese, adeninë trifosfat, e cila nevojitet si burim i energjisë së lirë, mbrojtjen e cipës qelizore, dhe një gjendje të vazhdhueshme veprimtarie që kërkon marrje oksigjeni. Vdekja qelizore mund të ndodhë nëse ndonjëri prej këtyre funksioneve ndërpritet. Biologjikisht, vdekja mund të rishikohet si një organizëm i tërë ose vetëm disa pjesë të tij. Në të vërtetë, është e mundshme që disa organe, ose disa qeliza të vdesin, por organizminë koklavitjen e tij të vazhdojë të jetojë. Anasjelltas, disa qeliza mund të jetojnë për një farë kohe pas vdekjes së organizmit të cilit i përkasin (gjë që bën të mundshme marrjen e organeve dhe transplantimin). Disa biologë hamendësojnë që funksioni i vdekjes është të lejojë zhvillimin (evolucionin), apo të mundësojë ushqimin e qënieve të tjera të gjalla, më shpesh të llojeve të ndryshme, nga të cilët janë grabitqare në jetë (gjahu) ose pas vdekjes (kalbja).


Books

[edit]References

  1. ^ "Advanced Cell Technology Senior Executive Officers". Advanced Cell Technology. Retrieved 2012-05-03.
  2. ^ Fischer, Joannie (2001-11-25). "The First Clone"US News and World Report: 1–9. Retrieved 2008-08-20
  3. ^ Cibelli, Jose B.; Lanza, Robert P.; West, Michael D.; Ezzell, Carol (2001-11-24). "The First Human Cloned Embryo".Scientific American: 1–4. Retrieved 2008-08-20
  4. ^ "Wired 12.01: Seven Days of Creation". Wired.com. 2009-01-04. Retrieved 2009-08-09.
  5. ^ Nature. "Access : Human embryonic stem cell lines derived from single blastomeres". Nature. Retrieved 2009-08-09.
  6. ^ "Cloning Noah's Ark: Scientific American". Sciam.com. 2000-11-19. Retrieved 2009-08-09.
  7. ^ "Wild Cows Cloned". NPR. 2003-04-08. Retrieved 2009-08-09.
  8. ^ "Extension of Cell Life-Span and Telomere Length in Animals Cloned from Senescent Somatic Cells"Science. 28 April 2000.
  9. ^ "Generation of histocompatible tissues using nuclear transplantation - Nature Biotechnology". Nature.com. Retrieved 2009-08-09.
  10. ^ "Blood - Biological properties and enucleation of red blood cells from human embryoni". Bloodjournal.hematologylibrary.org. doi:10.1182/blood-2008-05-157198. Retrieved 2009-08-09.
  11. ^ [1][dead link]
  12. ^ Vergano, Dan (2007-05-08). "Elusive 'ambulance' cells are created - USATODAY.com". Usatoday.Com<!. Retrieved 2009-08-09.
  13. ^ "Generation of functional hemangioblasts from human embryonic stem cells - Nature Methods". Nature.com. Retrieved 2009-08-09.
  14. ^ "Cell Stem Cell - Generation of Human Induced Pluripotent Stem Cells by Direct Delivery of Reprogramming Proteins". Cell.com. Retrieved 2009-08-30.
  15. ^ Park, Alice (2009-05-28). "Researchers Hail Stem Cells Safe for Human Use". TIME. Retrieved 2009-08-30.
  16. ^ ROCKOFF, JONATHAN (2012-12-13). "Stem-Cell Trial Without Embryo Destruction". Wall Street Journal. Retrieved 2013-01-14.
  17. ^ "Stem Cells May Open Some Eyes". Wired.com. 2004-09-24. Retrieved 2009-08-30.
  18. ^ "Microsoft Word - stem cell aid may soon treat some blindness.doc" (PDF). Retrieved 2009-08-30.
  19. ^ "FDA Approves Second Trial of Stem-Cell Therapy". TIME. 2010-11-22. Retrieved 2010-12-07.
  20. ^ "Second human embryonic stem cell clinical trial to start". USA Today. 2010-11-22. Retrieved 2010-12-07.
  21. ^ "Human Embryonic Stem Cell–Derived Cells Rescue Visual Function in Dystrophic RCS Rats – Cloning Stem Cells". Liebertonline.com. 2006-09-29. Retrieved 2009-08-30.
  22. ^ "Long-term Safety and Function of RPE from Human Embryonic Stem Cells in Preclinical Models of Macular Degeneration – Stem Cells". Ncbi.nlm.nih.gov. 2009-07-01. Retrieved 2009-08-30.
  23. ^ Sample, Ian (2011-09-22). "First trial of embryonic stem cell treatment in Europe gets green light". London: The Guardian. Retrieved 2011-09-22.
  24. ^ "First European Embryonic Stem Cell Trial Gets Green Light". TIME. 2011-09-22. Retrieved 2011-09-22.
  25. ^ Boseley, Sarah (2012-06-04). "Stem cell scientists take hope from first human trials but see long road ahead". London: The Guardian. Retrieved 2012-06-11.
  26. a b c "Embryonic stem cell trials for macular degeneration: a preliminary report". The Lancet. 2012-02-25. Retrieved 2012-03-15.
  27. ^ "Early Success in a Human Embryonic Stem Cell Trial to Treat Blindness". TIME.com. 2012-01-24. Retrieved 2012-03-15.
  28. ^ "Embryonic stem cells appear to restore some vision to legally blind patient". Washington Post. 2012-01-23. Retrieved 2012-03-15.
  29. ^ A New Theory of the Universe:Biocentrism builds on quantum physics by putting life into the equation (Spring). The American Scholar. 2007.
  30. ^ Aaron Rowe (2009-01-04). "Will Biology Solve the Universe?". Wired.com. Retrieved 2009-08-09.
  31. ^ "Theory of every-living-thing - Cosmic Log - msnbc.com". Cosmiclog.msnbc.msn.com. Retrieved 2009-08-09.
  32. ^ "Robert Lanza - Tag Story Index - USATODAY.com". Asp.usatoday.com. 2008-10-16. Retrieved 2009-08-09.
  33. ^ Lanza, Robert; Berman, Bob (April 14, 2009). Biocentrism: How Life and Consciousness Are the Keys to Understanding the True Nature of the Universe. Benbella Books. ISBN 978-1-933771-69-4.
  34. ^ "The Universe in Your Head". MSNBC. 2009-06-16. Retrieved 2010-03-31.
  35. ^ "Stem cell leaders Lanza, Kim win $1.9M NIH award". MassHighTech.com. 2010-09-22. Retrieved 2011-09-24.
  36. ^ "Advanced Cell Technology’s Chief Scientific Officer Dr. Robert Lanza Honored By BioWorld Magazine As Leader Who Could Shape Biotech Over Next 20 Years". Bloomberg.com. 2010-05-10. Retrieved 2011-09-24.
  37. ^ "Wired 13.03: The 2005 Wired Rave Awards". Wired.com. 2009-01-04. Retrieved 2009-08-09.
  38. ^ "Dr. Robert Lanza Receives 2006 'All Star' Award for Biotechnology. Industry & Business Article - Research, News, Information, Contacts, Divisions, Subsidiaries, Business Associations". Goliath.ecnext.com. 2006-10-24. Retrieved 2009-08-09.
  39. ^ Songini, Marc (August 14, 2009). "Thought Leaders:Robert Lanza on stem cells and access to health care". Mass High Tech. Retrieved 4 March 2010. "He was named a Mass High Tech All Star in 2006"

Komuna e Malesise,referendumi konsultativ dhe ngjarjet ne Dinoshe.

Sytki_Ndrecaj
                        SYTKI NDRECAJ

Duke mos marrë përsipër të bëj rolin e një analisti perfekt, por me atë njohje që kam të ndikoj sado pak në sqarimin e rrethanave se ku ndodhen bashkëmalësorët e mi në vendin e tyre autokton ( por që historia i ka lënë pa të drejtë nën Malin e Zi ), si dhe me dëshiren që nepërmjet këtij shkrimi të shpreh pikpamjet e mia individuale me qëllimin e mire që të shërbej në më të miren e mundshme për bashkimin, mirëkuptimin,bashkëjetesën e për më tepër në forcimin e bindjeve se në ndergjegjen tonë duhet të sundojë vlera maksimale e të qënurit bashkëmalësorë e bashkëshqiptarë të mirë pasi para se të jemi me bindje fetare, politike apo krahinore ne jemi vëllezër të një gjaku, të një gjuhe, të një kulture që i ka rrënjët këtu e dymivjetë më parë.

Për këto e të tjera që ndoshta do jenë objekt i shkrimëve të mëvonshme shqetësimet dhe argumentat e mia dëshiroj ti radhis si më poshtë:

I. KOMUNA E MALËSISË.


Ka shumë e shumë kohë që bashkëmalësorët e mi kanë kërkuar e po kërkojnë me të drejtë që Komuna Urbane e Tuzit të fitojë statusin e Komunës së Plotë të Malësisë me qëndër në Tuz. Sa here ka patur fushata elektorale ( kam bindjen se me mua janë edhe populli malësorë që jeton atje ), nuk ka patur force politike shqiptare apo jo që nuk e ka patur në programin e vet elektoral që “ do shpallim Komunën Urbane në Komunë të Plotë “. Kanë kaluar vite e dekata e kjo nuk është realizuar. Në mos realizimin e këtij premtimi kanë ndikuar shumë faktor objektiv dhe subjektiv, por ajo që mua më ka munduar e shqetësuar njëkohësisht mësëshumti është se kam arritur në një konkluzion se të parët që nuk e kanë dashur e nuk po e duan direkt apo indirekt këtë realizim premtimi janë pikërisht faktori politik shqiptar i cili i përçarë tejskajshëm më shumë i kanë interesuar votat për forcen apo grupacionin e vet politik apo në mbështetje të partive qeveritare se sa bashkëpunimi real mes vedi apo në daljen zot elektoratit të tyre ( e në këtë rast janë bashkëmalësorët a bashkëshqiptarët tanë ) për të realizuar të drejtën e Komunës së Plotë apo çdo të drejtë tjetër që u takon me Kushtetutë apo ligje Ndërkombëtare. Dhe këtë konkluzion e kam me baza dhe jo kuturu kur dihet se personalisht jam marrë vetë me partitë shqiptare atje për të gjetur gjuhën e mirëkuptimit për ti dale zot Malësisë e bashkëmalësorëve tanë të përbashkët ( e për këtë faktet nuk mungojnë dhe do isha ‘ lumtur ‘ sikur të dale ndonjë e të mi hedhin poshtë ).

A duhet që Komunës Urbane të Tuzit ti jepet statusi për një Komunë të Plotë pa referendum?

Besoj se kjo është e qarte jo vetëm për faktorin politik shqiptar aty, por edhe për vetë qeverinë malazeze për të cilët këta të fundit nuk mund ta mohojnë rëndësinë që kanë patur e kanë edhe sot shqiptarët në të gjitha proceset demokratike që janë zhvilluar para e pas ndarjes së Republikës së Malit të Zi me Serbinë, por edhe sot. E për të cilat si shpërblim shqiptarët kanë marrë indiferencën më të madhe për të mos hyrë në analiza të tjera diskriminuese për gjithë komunitetin shqiptar që jeton në trojet e veta atje. Ndaj lipset që qeveria malazeze me ligjet e vendimet e saj të përmbushë premtimet e veta dhe të jape ato të drejta demokratike që komuniteti shqiptar duhet ti gezoje ne plotesim te standarteve euro-atlantike per te cilat Mali i Zi eshte angazhuar duke përfshirë edhe të drejten e popullit autokton të Malësisë për të patur Komunë të Plotë.



- 2 -



Por që shtysen kryesore për një kërkesë të tillë e që është mëse e realizueshme duhet ta jape faktori politik shqiptar atje nepërmjet përfaqësuesve të saj në Parlament apo Qeveri

në Mal të Zi. Detyrë të cilen nuk po e kryejnë ( por që tani duhet të angazhohen ) mësëmiri qoftë në debatet e brëndëshme mes vedi por ajo më kryesorja në debatet me qeverinë apo parlamentin malazez.

Kërkesa për Komunë të Plotë të Malësisë nuk ka nevojë për interpretime pasi vetë ligjet malazeze e japin këtë të drejtë pa patur nevojë për lloje të tjera makinacionesh për të cilat përpiqet vetëm të fitohet kohë.

II. REFERENDUMI KONSULTATIV.


Të them të drejtë edhe nga ana e jurisprudencës nuk e kuptoj këtë term të dale nga zyrat e qeverisë malazeze. Se për të marrë statusin e Plotë Komuna e Tuzit duhet të kalohet nëpërmjet një referendumi që i pakuptimtë ka marrë emrin “ referendum konsultativ “.

Pak më pare theksova që e drejta për vetvendosje lokale të bashkëmalësorëve të mi atje vjen nga vetë Kushtetuta e Malit të Zi pa patur nevojë për referendum të tilla. Dhe këtë do dëshiroja të ma hidhnin poshtë juristat qeveritar ose të “ pavaruar “ malazez.

Fakt më kuptimplotë për një të drejtë të tillë e jep ngjarja tashmë e bërë fakt në Komunën e Plavë-Gucisë ku pa asnjë kërkesë e motivim politik, pushtetar, ekonomik, social etj. organizohet në heshtje të plotë një referendum për të ndarë Gucinë nga Plava edhe pse nuk përmbush asnjë standart demokratik, apo duke mos bërë asnjë analizë fisibiliteti për këtë ndarje. Atëherë lind pyetja: Pse për kërkesën e bashkëmalësorëve të mi u dashka referendum konsultativ? Kur për këtë të drejtë të komunitetit në Tuz qënkan të gjitha partitë shqiptare si IQ, ASH, LD, Forca, LPT, FDI etj. biles edhe partia në pushtet DPS e shumë shoqata e organizata joqeveritare, të cilat së bashku kanë bërë edhe një studim fisibiliteti rreth arsyeve pse duhet të jetë Malësia Komunë e Plotë. Atëherë pse hezitohet? A mos është ky referendum konsultativ një “ thikë me dy presa “ ?

Pse unë e quaj referendumin konsultativ “ thikë me dy presa “?


E para e që është edhe më kryesorja: Referendumi konsultativ nuk përbën detyrim ligjor për asnjë institucion lokal apo qendror për vetë shprehjen “ konsultativ “. Çka që në fillim hidhen dyshime për të drejten e Komunës së Plotë. Pasi mund të fitojë e drejta për Komunë të Plotë me referendum konsultativ por ka dy instanca më të larta të cilat mund të bëjnë rekurs për mosaprovim të cilët janë Këshilli Bashkiak i Potgoricës dhe Parlamenti Malazez. E dyta: Cilat janë bazat ku mund të shprehet lirshëm banori i kësaj Komune (sidomos faktori shqiptar i cili përbën padyshim shumicën në Komunën e Tuzit) kur hapur merren vendime nga qarqet e caktuar qeveritare ose jo për kufizim të drejtash në aspekte të tjera demokratike siç janë: e drejta për simbole kombëtare; e drejta për tubime në përkujtim të datave historike lokale e kombëtare; e drejta për vetvendosje lokale etj. Dhe e treta: Mospërcaktimin e saktë të kohës por lënia evazive për mbajtjen e këtij referendumi i cili sipas të gjitha gjasave do të mbahet pas zgjedhjeve Presidenciale e ku padushim faktori shqiptarë do të jetë determinant në fitoren e njërit apo tjetrit kendidat. Ndaj mos përcaktimi i referendumit para zgjedhjeve Presidenciale i mban shqiptarët e lidhur tek referendumi për Komunë të Plotë. Dhe kjo është në interest ë partisë në pushtet DPS i cili ka kandidatin e vet për President duke u bërë presion shqiptarëve që nëse doni Komunën votoni më pare kandidatin tone. Po sa here kanë votuar bashkëmalësorët e mi për të tilla zgjedhje dhe nuk kanë marrë asnjë të drejtë.

- 3 -



E katërta: Pse ky referendum nuk është i “ drejtpërdrejtë “ por duhet të shtohet medeomos termi “ kunsultativ “ dhe pse është hedhur poshtë studimi i fisibilitetit i bashkëshoqëruar me argumenta nga palët e interesuara për Komunë të Plotë? A është edhe ky një argument a një dyshim tjetër për mua nëse referendumi “ konsultativ “ është apo jo thikë me “ dy presa “?

III. NGJARJET NË DINOSHË.

Besoj se të gjithë jemi të mendimit se sa herë i është dashur bashkimi mes vetë shqiptarëve për realizimin e të drejtave e kërkesave të tyre është gjendur kurdoherë mundësia për ti përçarë shqiptarët, për ti nenvlerësuar, për ti anashkaluar e pse jo edhe për ti persekutuar. Le të marrim vetëm një fakt: Kërkesës së drejtë për ndarjen e Malit të Zi nga Serbia iu bashkuan edhe shqiptarët duke votuar jo vetëm për Pavarsinë e Malit të Zi por edhe për qeverisje nga forcat të quajtura progresiste duke u premtuar shqiptarëve të drejta të mëdha deri edhe Universitete në Gjuhën Shqipe, pa folur për të drejtat e simboleve kombëtare etj.etj. E çfarë moren shqiptarët prej tyre: heqjen e të drejtës për flamur kombëtar; ngushtimin e hapësirave për të festuar festat historike lokale e kombëtare; mos miratimin e Komunës së Plotë të Malësisë e për të mos folur për mënyren se si u trajtuan shqiptarët malësorë nepërmjet operacionit famëkeq “ Shqiponja “ duke u vënë edhe epitete të tilla si terroristë, antishtet, antidemokratikë etj. etj. Janë faktet që flasin vetë dhe tashmë janë të publikuara nga analistë të brendshëm e të jashtëm.

Po me ngjarjen e Dinoshës kush po merret e pse po nxitet?


Që në heren e parë dua të theksoj se kjo ngjarje ka lidhje pikërisht me dy problemët që unë analizova në fillim pra me Komunën e Malësisë e me Referendumin Konsultativ.

E para: të krijohet përshtypja në Malin e Zi e më shumë në Komunitetin Europian e atë Amerikan se shqiptarët nuk janë në gjendje të qeverisin vetë pasi siç tha dhe drejtuesi i Bashkisë së Potgoricës për rastin e Dinoshës: “ sjellje të tilla të shqiptarëve janë anticivilizuese, antihumane dhe antishtetare “. Fakt më domëthënës nuk ka për çfarë po ngjet mes bashkëmalësorëve të mi në Malësi. E dyta: Deklarimetndërfetare për të cilin po mëshohet fort në ngjarjen e Dinoshës po përpiqen ta përfitojnë që në thelbin e saj duke i dhënë kuptim jo shqiptarë ( mysliman e katolik ). A ka fakt më domëthënës kundër qëllimit të të gjithë malësorëve për një Komunë të Plotë. E treta: Kundër një Komune me të drejta të Plota në Malësi është shprehur mesa kam dijeni vetëm Partia e Boshnjakëve dhe një parti proserbe çka lind dyshimi se me këtë konflikt deshirohet një e keqe tjetër e madhe ndaj bashkëmalësorëve të mi në Malësi duke hedhur aludime të tilla se “ nga inati i pjesës tjetër katolike, pjesa tjetër myslimane do rreshtohet me Partinë Boshnjake “ pra kundër të drejtës për Komunë të Plotë qoftë edhe duke votuar kundër në referendumin konsultativ. Pra gjitha këto fakte të çojnë ose në dështimin e referendumit konsultativ ose tu thuhet shqiptarëve dhe komunitetit euro-atlantik se ja u dhamë të drejtën për referendum dhe vetë shqiptarët votuan kundër të drejtës për një Komunë të Plotë. E pra me rastin e Dinoshës nuk është thjesht vetëm një nxitje fetare e pastër por një përpjekje për të dështuar në të gjitha të drejtat e saj arsyetimi se Komuna Urbane e Tuzit duhet të jetë patjetër Komunë e Plotë.





- 4 -



IV. PERFUNDIMET E ANALIZES.

Të trija këto analiza duhet të vlejnë për gjithë bashkëmalësorët e bashkëshqiptarët e mi që të gjejnë gjuhen e përbashkët jo vetëm të pajtimit por më tepër të bashkimit mbarëmalësorë e mbarëshqiptarë pasi çdo veprim tjetër do sjelli pasoja të mëdha e të pariparueshme për gjithë shqiptarët e veçanërisht për malësorët autokton në Mal të Zi. E këtë rol duhet ta luajnë përpara të gjithëve vetë partitë shqiptare, komunitetet fetare poshqiptare, shoqatat atdhetare shqiptare, intelektualët shqiptarë që ndodhen në

Malësi, në Mal të Zi, në Amerikë etj. Me të drejten e zotit dhe të drejten Kushtetuese e të drejtën Ndërkombëtare edhe qeveritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë duhet me patjetër të japin ndihmesën e saj pasi ekzistojnë të gjitha mundësitë.

Urrejtja mes vedi sjellë vetëm përçarje, fryma e intolerancës sjell pasigurinë, fyerjet ndërfetare të vëna re së fundmi sjellin ndarje me baza fetare duke humbur vlerën e madhe të të qënurit shqiptarë. Nuk do na i falnin brezat e ardhshëm veprimet e pamatura që fshehin gjetiu gjurmët për mosekzistencë shqiptare në Mal të Zi por vetëm fise, lagje e banime me baza fetare duke humbur realitetin se jemi denbabaden shqiptarë të mirë që e duam jetën, e duam lirinë, e duam demokracinë e duam tokën arbërore mijëra a mijëra vjeçare. Edhe pak ditë na ndajnë nga dy festa të mëdha: E para për mbarë komunitetin e krishterë siç është Festa e Pashkëve dhe e dyta për mbarëmalësorët e mbarëshqiptarët siç është 102 Vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe të vitit 1911. Ndaj le të na shërbejnë pikërisht këto dy festa për më shumë dashuri, për më shumë mirëkuptim, për më shumë tolerance, për më shumë paqe, harmoni e bashkim vëllazëror.

Unë dua ta mbyll këtë analizë timen për çka unë theksova më lart me një shprehje të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani i cili mbas festimeve për 100-vjetorin të Pavarsisë u shpreh: “ nuk kishim në thelb nacionalizmin por shprehjen e dashurisë për kombin shqiptar “.



Koplik me datë 25.03.2013

Koha kërkon të mos heshtim, ndryshe Heshtja mashtrim ndaj ardhmërisë civile të kombit

http://www.albdreams.net

Debati mbi statusin e shkrimtarëve dhe artsitëve shqiptarë, ndryshe i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i inicuar nga një shkrim dinjitoz, me shumë përgjegjësi, në gazetën “Telegraf” nga shkrimtari i mirënjohur Sulejman Mato, meriton të mbështetet nga mbarë shoqëria shqiptare, nëse e ka seriozisht me vetvehten aspiratën civile si pjesë e Evropës së Re, pa le më nga komuniteti krijues shqiptar kudo, që ai ndodhet në glob. Në historinë e qytetërimeve nga më të arrirat janë “të harruar”emrat e politikanëve, por kurrë të shkrimtarëve dhe artistëve, si vetëdija kombëtare civile e qytetërimeve përkatëse. Kush guxon të nxjerrë nga memoria bashkëkohore, vlerat, referencat brilante ndaj Aristotelit, Sokratit, apo Platonit dështon, sikurse krejt i errët dhe” i pasuksesshëm” do të jetë në memorien e vet me emrat e politikanëve grekë etj..
kadri_ujkaj
Madje, nëse emrat e të parëve sikur rritin ndriҫimin e tyre universal nga epoka në epokë, emrat e politikanëve rritin pandërprerje zbehjen e tyre, sepse qytetërimet nga epoka në epokë kanë nevojën shpirtërore të përtëritjes së vetvehtes, të cilën ua pasurojnë, veҫmas, vlerat e artit dhe letërsisë me universalitetin e tyre. Ne jemi një komb me një histori të vonëdëshmuar, sepse i tillë, si vetë fati i kombit tonë, qe edhe fati i gjuhës sonë, por po aq me një histori të dëshmuar, të përcjellur nga krijuesit tanë si: Barleti, Naimi, Fishta,Noli etj. Madje edhe prehistorinë e kemi “të shkruar” nga gjenia krijuese e shkrimtarëve (kujtojmë ”Kush e solli Doruntinën? të Kadaresë”) kur, siҫ dihet që gjuha jonë nuk gëzonte ende jetën e saj. Atëhere si na lejohet ta mbajmë shkrimtarin dhe artistin shqiptar në statusin më mjeran të një krijuesi apo artisti në Ballkan dhe më gjërë?!?

Ne jemi një popull që vetëdijen kombëtare na e ngjizen, brumosën dhe emancipuan krijuesit tanë të mëdhenj të Rilindjes së Madhe Kombëtare, sikurse na e pasuruanpo ashtu në vazhdimësi krijuesit tanë bashkëkohor: Kadare, Agolli, Reshpja, Qosja, Podrimja, Trebeshina, Zeqo etj.etj. atëhere si mund të besojmë në një Përparim-përpara apo në një Rilindje të re bashkëkohore, kur në opinionin e gjërë lejojmë institucionalisht të injorojmë statusin e krijuesit shqiptar duke mos i krijuar as kushtet minimale të funksionimt institucional Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë?!? Ne përplasim duart dhe gati e ҫajmë gërmazin tribunave në hapësirën evro-atlantike, si vend demokratik, që respekton të drejtat legjetime të ҫdo shtrese shoqërore, atëhere si mund të lejojmë që krijuesit tanë, vetëdija e kombit, ky komunitet sui-generis, si shtresë, të lihet disi në fatin e kurdëve: pa të drejtë mjedisi, relaksi, debati, afirmimi, evidentimi, inkurajimi, stimulimi dhe mirënjohjeje institucionale të vlerave të veta?!? A ka gjë më absurde sesa të mos financohet nga shteti ynë ligjor e vetmja gazetë letrare ”Drita”, organi i LSHA të Shqipërisë, lindur (1961) dhe afirmuar në kushtet totalitare të Perandorisë Komuniste, pushon së ekzistuari në Perandorinë e Tregut, në kushtet e një shoqërie civile, demokratike, ndryshe të hapur për të gjithë ?!?

Ne jemi vendi që patëm fatin e tmerrshëm të një diktature, e paprecedent në llojin e vet, me objektiv “njeriun e ri”, ndryshe degradimin shpirtëror të qenies, atëhere si mund të lejojmë sot, kur kemi aq nevojë për shoqërinë civile, oponencën profesionale në të gjitha fushat ku matet standarti ynë civil për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, të kryqëzojmë në një status tragjikomik elitën e kësaj shoqërie, ndryshe të mos mbajmë në këmbë dhe të respektuar Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Artistëve as në atë nivel serioz, vëmendjeje, sado të politizuar, të kohës së diktaturës?!?

Si ka mundësi të sakrifikohet një godinë aq brilante dhe funksionale e krijuesve si LSHA të Shqipërisë kur, me shumë vend ruhen, respektohen dhe rikonstruktohen si godina qeveritare ato që tek ne i ndërtoi fashizmi? Si ka mundësi që mjerimi ynë fiozofik, për turp edhe tek jo pak shkrimtarë të afirmuar në diktaturë, ta përcillte në opinionin e gjërë publik, mediatik, vizionin e mbrapshtë për Godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, thjesht, si një ҫerdhe persekucioni, spiunimi etj.etj.folklorizmash dhe historirash “me shumicë”, pa injoruar vërejtjet e shëndetshme

2

ndaj së keqes që tashma e pranojmë të gjithë, duke injoruar vlerat tona, që sot na bëjnë të jemi krenarë, bie fjala, për Kadarenë 7 herë si kandidat i “Nobelit”, etj.etj.kurse godinat e tjera që na i dhuroi totalitarizmi i djathtë t’i nderojmë, t’i mirëmbajmë me të drejtë, me mend në kokë dhe jo si shërbëtorë “parcelash politike” apo si provincialë si objekte të rëndësisë së veҫantë..

E theksova, këtë të fundit, për të pohuar nevojën e korrektimit të vetëdijes civile, ndryshe domosdoshmërinë e një reagimi konstruktiv, jashtë ҫdo lloj politizimi, por sa më serioz brenda vehtes, ndryshe nga krijuesit, larg paragjykimeve dhe infantilizmit politiko-ideologjik drejt një konvergjence, si komunitet i lirë, që koha e kërkon dhe pa të nuk mund ta aspirojmë, as meritojmë zgjidhjen e statusit të këtij komuniteti, një turp mbarë shqiptar: të papunë, të shpërfillur, të pasponsorizuar , të dekurajuar, më e shumëta të shpërblyer qesharakërisht, edhe pse me shumë dinjitet kanë arritur t’i dhurojnë vendit një përfaqësim dinjitoz në universin artistik sa shqiptar, sa në botë, Kujtojme këtu pena të tilla si: Kadare, Agolli, Zhiti, Kongoli, Zeqo, Reshpja, Lleshanaku, Ahmeti, pa harruar sukseset e shkëlqyera të artit skenik, kinematografik, muzikor dhe figurativ.Kush mund të injorojë, p.sh, suksesin mbarëvropian të Mirush Kabashit etj.etj.?

Kujtoni të nderuar krijues fatin e mjerë, që shoqëroi epilogun e jetës së shkrimtarit të shquar shqiptar, disidentit real dhe jo të shpifur, Frederik Reshpjes së Madh të letrave shqipe !

Vdiq i vetmuar, sepse mungoi, turpësisht, së pari deri edhe e drejta institucionale e nderimit nga vetë komuniteti ynë krijues, sadoqë jo pak krijues, privatisht, erdhën në Shkodër nga Tirana dhe rrethet tjera në ditën mortore të përcjelljes së Tij, fizike, në banesën e fundit. Nuk kam dyshim, së paku brenda meje, se prononcimi i Kadaresë dhe Agollit, si një obligim para të gjithë komunitetit të krijuesve shqiptarë, nuk do të mungojë, sado i vonuar, në zgjidhjen e këtij problemi jetik dhe civil në rrugën e së ardhmes sonë evropiane, me dinjitet duke e konsideruar heshtjen, në këtë moment, vetëm si mashtrim ndaj ardhmërisë sonë civile dhe evropiane si komb.

Koplik, më 28.03.2013

Kadri Ujkaj, kritik letrar,anëtar i LSHA të Shqipërisë.

Filmi “Nentori i dytë” i restauruar në kineman e Nju Jorkut


BEQIR SINA, New York


Nëntori i dytë premierë amerikane nga vendi i Shqiponjave një mbrëmje e paharrueshme që do të hapë një dritare në botën e kinemasë shqiptare në Amerikë

NEW YORK CITY : Projekti i Kinemasë Shqiptare organizon sot shfaqjen e variantit të restauruar të filmit “Nëntori i dytë” në njërën prej kinemave kryesore të qytetit të Nju Jorkut, kinemanë Directors Guild of America (DGA)Theater
Nëntori_i_dytë
Shfaqja e këtij filmi me tirtat në anglisht më datë 29 mars 2013, ka bërë që filmi i Shqipërisë, i cili deri tani ka qenë i rrallë të shfaqet në Amerikë, madje në një nga qytetet më të njohuara të kinemafilmografisë botërore.

Kinemaja Shqiptare të Projektit (ACP), me këtë shfaqje sapo nisur iniciativën për ruajtjen e filmagrofisë shqiptare me një ndryshim duke e restaruara filimin shqiptarë dhe duke e çuar këtë ‘të re’, tashmë edhe në kinemat kombëtare në ekranet ndërkombëtare.

Me këtë rast Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP), Colorlab Corp paraqesin restaurimin e parë dixhital dhe përshtatjen në anglisht të filmit artistik të regjisorit të njohur shqiptar Viktor Gjika, “Nëntori i dytë”, prodhim i vitit 1982.

Nëntori i dytë tregon historinë e ngjarjeve që çuan në pavarësinë e Shqipërisë nga sundimi osman më 28 nëntor 1912. Kjo premierë në SHBA vjen në Nju Jork, metropolin amerikan mbas një një shfaqje për një audiencë të zgjedhur në Teatrin Michelson të Universitetit të NY, e ndjekur nga premiera në New England në Universitetin Wesleyan më 28 mars 2013, dhe nga një shfaqje e veçantë publike në njërën prej kinemave kryesore të qytetit të Nju Jorkut, kinemanë Directors Guild of America (DGA)Theater më 29 mars 2013, nga ora 7:00 e mbrëmjes deri në orën 10:00 të mesnatës.

Në një komunikat për shtyp Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP), Colorlab Corp, thotë se: ” Kjo është përshtatja e parë në gjuhën angleze e filmit, si dhe restaurimi i tij i parë, një bashkëpunim midis Projektit të Kinemasë Shqiptare, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Colorlab Corp.”



Sipas ,Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP), Colorlab Corp filmi “Nëntori i dytë” është shkruar nga autori i realizmit socialist Dhimitër Shuteriqi (së bashku me Kiço Blushin) dhe me regji të Viktor Gjikës dhe është realizuar tre vjet para vdekjes së diktatorit Hoxha, filmi pati premierën në fund të nëntorit 1982.



Gjatë prodhimit të filmit, thekson Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP), Colorlab Corp, Shqipëria hyri në një nga periudhat më të errëta të saj në pesëdhjetë vitet e sundimit marksist ku spastrimet e shumta dhe arrestimet e zyrtarëve qeveritarë dhe familjeve të tyre u bënë qëllim i asaj kohe.



Ndërkohë që më 3 nëntor 2012, varianti i restauruar i filmit “Nëntori i dytë” çeli “Festivalin e 13 të Filmit Shqiptar” në përvjetorin e 100-të të pavarësisë, në kinema “Millenium” në Tiranë.



“Ky ishte restaurimi i parë i një filmi shqiptar dhe hear e parë që u realizua një bashkëpunim ndërkombëtar mes kineastëve, laboratorëve të filmit, arkivave, akademikëve dhe aktivistëve për të ndihmuar në ruajtjen e një trashëgimie filmike që është në rrezik serioz.



Nëntori i dytë nuk ka qenë shfaqur më parë jashtë Shqipërisë dhe ky restaurim shënon njëkohësisht edhe përshtatjen e parë në gjuhën angleze të filmit”. “Nëntori i dytë” është i pari nga pesë filmat që ACP do të restaurojë brenda një harku kohor prej pesë vjetësh.” thuhet në kumntesën e Projektit të Kinemasë Shqiptare (ACP), Colorlab Corp.



Ata sqarojnë se teknikisht, restaurimi është i klasit botëror, befasues, që arriti të kthejë një film të zymtë në një film plot me ngjyra ylberi dhe peisazhe ftuese”, shkruan Mark Cousins në “Sight & Sound”, janar 2013.



Pas restaurimit dhe shfaqjes jashtë Shqipërisë të filmit “Nëntori i dytë”, janë dhe katër filma të tjerë që presin restaurimin dhe shfaqjen në ekranet e botës; “Ballë për ballë” (Kujtim Çashku, Piro Milkani, 1979); “Tomka dhe shokët e tij” (Xhanfise Keko, 1977), “Kapedani” (Fehmi Hoshafi, Muharrem Fejzo, 1972); “Ngadhënjim mbi vdekjen” (Gëzim Erebara, Piro Milkani, 1967).



Në fund Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP), Colorlab Corp, pohon se ndërsa Shqipëria kapërcen në shekullin e 21-të, thesaret në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit mbeten ende të fshehura në errësirë.



Për këtë, Projekti i Kinemasë Shqiptare po punon pa orar për të sjellë historinë e pasur të kinemasë shqiptare përsëri në dritë.



Dhe sipas saj qëllimi përfundimtar i Projektit të Kinemasë Shqiptare është që të ndërtojë një hapësirë të re arkivimi dhe ekspozimi në Tiranë, përfundon kumtesa e Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP), Colorlab Corp.

DY LIBRA PER MIRDITEN NE KONGRESIN AMERIKAN



Nga Rush Dragu


Dy libra, per historine e lavdishme me plot heroizma ende te pashkruara plotesisht, per nje nga krahinat me ne ze te Shqiperise, sic eshte Mirdita, jane bere pjese e Bibliotekes se Kongresit Amerikan.
Specialiste te ketij institucioni te larte amerikan ne fushen e letersise dhe historise te nacionaliteteve nga te gjitha shtetet e botes, qe jetojne ne Amerike, kane preferuar te terheqin nga Enti Shperndares i Librit ne Tirane dy libra te autorit Zef Pergega, mergimtar ne Detroit te SHBA.
Libri i pare “Vigan ne Krisht e Vatan” 2003, botim i shtepise botuese “Gjergj Fishta” ne Lezhe, me pronar gazetarin dhe publicistin e njohur Frano Kulli, i kushtohet mirditorit, meshtarit dhe atdhetarit Mons. Dr. Zef Oroshi. Te gjithe e dine ne mergate, por edhe ne trevat shqiptare se Mons. Zef Oroshi, eshte kapelani i pare i kishes katolike ne Amerike, themelues i kishes “Zonja e Keshillit te Mire” ne New-York, drejtues i revistes “Jeta Katolike”, autor i perkthimit te Librit te Shenjt, doktor ne shkencat e historise kishtare, bashkepunetor i “Shejzave” te Ernest Koliqit dhe i disa organeve te shtypit ne diaspore. Ai njihet si nje mik i madh i Fan Nolit, si arkitekt i nismes se bashkimit te dy kishave dhe i shqiptareve kudo ne boten e lire.
Pergega me kete botim e pershkruan me nota dramatike jeten e meshtarit, sidomos ne malet e Shqiperise, i ndjekur nga brigadat e armatosura te sigurimit te shtetit, duke e gershetuar me historine e krahines qe e lindi.
Libri i dyte titullohet “SARAJAT” 2008, botim i shtepise botuese “Albin” me pronar publicistin dhe studiusin e spikatur Spiro Dede ne Tirane. Ky botim, si veshtrim historiko-letrar i kushtohet Deres Princore Mirditore te Gjonmarkut, qe per 575 vjet e udhehoqi Mirditen ne beteja te pergjakshme me Turqine dhe armiqte shoviniste, duke e ruajtur te paster dhe solide ne besimin e krishtere kete krahine dhe per rreth 80 kapedanet e saj ne kohe te ndryshme, duke u ndalur me shume ne ato te shekullit 18-19-te. Pergega sjell fakte interesante per kete familje, ne marredhenje me Kanunin, si princa konstitucionale, ne pajtimin e gjaqeve dhe se ne cdo rast ata ishin prezent ne ngjarjet me kulmore te kombit tone.

amerikan-kongre

Qe ne fillimet e para te revistes “Albdreams” qe une drejtoj, Zef Pergega eshte present per 9 vite me shkrime cilesore nga jeta e komunitetit dhe jashte saj. Gjithashtu ai ka kontribuar edhe ne “Tvalbdreasm” qe ka fillur transmetimin kohet e fundit. Disa here ka preferuar lokalin tim te promovoje librat e tij dhe te jeme nje nga recensentet dhe vlersuesit e krijimtarise se Pergeges. Gjithnje kemi folur per krijimtari dhe letersi dhe asnjehere nuk me kishte thene se dy librat e tij jane pjese e Librarise se Kongresit Amerikan. Me kete rast i uroj Zefit qe edhe dy librat e tij te tjere qe jane ne ate rruge si “Zjarri Shqip Regetin” dhe “Zeri im Prishtine” te arshivohen ne kete institucion. Se shpejti do te kemi ne dore librin e 15-te te autorit “Ora e Rodit” per te cilin do te kemi mundesi te flasim njehere tjeter.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...