Nga Rush Dragu
Dy libra, per historine e lavdishme me plot heroizma ende te pashkruara plotesisht, per nje nga krahinat me ne ze te Shqiperise, sic eshte Mirdita, jane bere pjese e Bibliotekes se Kongresit Amerikan.
Specialiste te ketij institucioni te larte amerikan ne fushen e letersise dhe historise te nacionaliteteve nga te gjitha shtetet e botes, qe jetojne ne Amerike, kane preferuar te terheqin nga Enti Shperndares i Librit ne Tirane dy libra te autorit Zef Pergega, mergimtar ne Detroit te SHBA.
Libri i pare “Vigan ne Krisht e Vatan” 2003, botim i shtepise botuese “Gjergj Fishta” ne Lezhe, me pronar gazetarin dhe publicistin e njohur Frano Kulli, i kushtohet mirditorit, meshtarit dhe atdhetarit Mons. Dr. Zef Oroshi. Te gjithe e dine ne mergate, por edhe ne trevat shqiptare se Mons. Zef Oroshi, eshte kapelani i pare i kishes katolike ne Amerike, themelues i kishes “Zonja e Keshillit te Mire” ne New-York, drejtues i revistes “Jeta Katolike”, autor i perkthimit te Librit te Shenjt, doktor ne shkencat e historise kishtare, bashkepunetor i “Shejzave” te Ernest Koliqit dhe i disa organeve te shtypit ne diaspore. Ai njihet si nje mik i madh i Fan Nolit, si arkitekt i nismes se bashkimit te dy kishave dhe i shqiptareve kudo ne boten e lire.
Pergega me kete botim e pershkruan me nota dramatike jeten e meshtarit, sidomos ne malet e Shqiperise, i ndjekur nga brigadat e armatosura te sigurimit te shtetit, duke e gershetuar me historine e krahines qe e lindi.
Libri i dyte titullohet “SARAJAT” 2008, botim i shtepise botuese “Albin” me pronar publicistin dhe studiusin e spikatur Spiro Dede ne Tirane. Ky botim, si veshtrim historiko-letrar i kushtohet Deres Princore Mirditore te Gjonmarkut, qe per 575 vjet e udhehoqi Mirditen ne beteja te pergjakshme me Turqine dhe armiqte shoviniste, duke e ruajtur te paster dhe solide ne besimin e krishtere kete krahine dhe per rreth 80 kapedanet e saj ne kohe te ndryshme, duke u ndalur me shume ne ato te shekullit 18-19-te. Pergega sjell fakte interesante per kete familje, ne marredhenje me Kanunin, si princa konstitucionale, ne pajtimin e gjaqeve dhe se ne cdo rast ata ishin prezent ne ngjarjet me kulmore te kombit tone.
Qe ne fillimet e para te revistes “Albdreams” qe une drejtoj, Zef Pergega eshte present per 9 vite me shkrime cilesore nga jeta e komunitetit dhe jashte saj. Gjithashtu ai ka kontribuar edhe ne “Tvalbdreasm” qe ka fillur transmetimin kohet e fundit. Disa here ka preferuar lokalin tim te promovoje librat e tij dhe te jeme nje nga recensentet dhe vlersuesit e krijimtarise se Pergeges. Gjithnje kemi folur per krijimtari dhe letersi dhe asnjehere nuk me kishte thene se dy librat e tij jane pjese e Librarise se Kongresit Amerikan. Me kete rast i uroj Zefit qe edhe dy librat e tij te tjere qe jane ne ate rruge si “Zjarri Shqip Regetin” dhe “Zeri im Prishtine” te arshivohen ne kete institucion. Se shpejti do te kemi ne dore librin e 15-te te autorit “Ora e Rodit” per te cilin do te kemi mundesi te flasim njehere tjeter.