2013-04-03

Profesor Valon Murtezi, ligjërues në Francë tha se nuk ka asnjë arsye që të shkohet përtej pakos Ahtisari, pasi Kosova ka ofruar shumë më shumë se sa që duhet.


 Prof.Murtezi: Kosova të mos bëjë më asnjë lëshim
Profesor Valon Murtezi, ligjërues në Francë tha se nuk ka asnjë arsye që të shkohet përtej pakos Ahtisari, pasi Kosova ka ofruar shumë më shumë se sa që duhet.
Ai tha se po të kishte kapacitetin që ta këshillonte delegacionin e Kosovës është që ta ndërpriste sonte negocimin dhe ta vazhdonte nesër. Ai i tha transmetuesit publik se qëllimi negociatave nuk është koha, por përmbyllja e tyre. Ai përsëriti që nuk duhet të ketë lëshime fare nga pala e Kosovës.
Ai tha se negociatat duhet të zgjasin për aq sa ka nevojë. Ai tha se pala shqiptare duhet të përqendrohet që ti bëjë ballë presionit kohor, dhe që të mos ofrojë asgjë më shumë, dhe se ajo që ka ofruar ka rreziqet e veta, dhe që ka ofruar edhe gjëra që kanë rrezik që nuk mund të implementohen në praktikë.
Ai tha se epilogu do të duhej të ishte që pala Kosovës të mos shkojë më tej, sado që në strategji ka punuar mirë, në aspektin taktik ka bërë gabime duke lëshuar pe apo bërë koncesione para kohe, pasi koha po tregon se sa vështirë është të vazhdosh pastaj negocimin.
Ai tha se takimet kanë dëshmuar rëndësinë e takimeve dhe se para çdo takimi ka pasur takime me palën amerikane. Murtezi tha se pala Kosovare duhet t’ia lehtësojë edhe mbështetësve tanë amerikanë, që të mos ofrojnë më shumë. 

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...