Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/04/05
Serbia peshon humbjet nga pranimi ose refuzimi i marrëveshjes me Kosovën
Vendimin përfundimtar kreu shtetëror i Serbisë do ta marrë pas një vlerësimi të hollësishëm sa humbet në njërin dhe sa në tjetrin rast, i deklaroi Tanjugut këshilltari i presidentit ë Serbisë, Marko Gjuriq. Fatkeqësisht në të dy rastet Serbia do të përballet me sfida e pasoja të mëdha, është shprehur ai. Sipas tij, e marta, 9 prill, deri në orët e pasditës, është afati deri kur nga ekipi negociues i Beogradit pritet të deklarohet rreth ofertës nga bisedimet në Bruksel.
Gjuriq i ka thënë Tanjugut se oferta nuk dallon me asgjë nga tetë pikët të cilat kemi pasur rast t’i shohim publikisht pas raundit paraprak. Në ato pika nuk përmenden kompetenca shtesë për bashkësinë serbe, nuk përmenden kurrfarë garancish sigurie e juridike, nuk përmendet mungesa e Forcës së Sigurisë të Kosovës nga territoret ku jetojnë serbët ose së paku në veriun e Kosovës.
Marko Gjuriq të enjten qëndroi në Mitrovicë ku bisedoi me përfaqësues të serbëve të katër komunave të pjesës veriore të Kosovës.
RTS, që transmetoi deklarimet e Gjkuriqit, nuk jep hollësi të tjera se çfarë do të jetë vendimi përfundimtar i Serbisë rreth marrëveshjes me Kosovën, e as nëse ka pasur marrëveshje me serbët e Kosovës për hapat e mëtejshëm.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”
Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Nga Flori Bruqi Kryetarja e Kuvendit Prof.Dr.Vjosa Osmani ua thotë troç kolegëve në LDK: S’mund të fshiheni më pas meje! Krye...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
No comments:
Post a Comment