2013-04-02

Takimi trepalësh në mes të BE-së,Kosovës dhe Serbisë




Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur edhe njëherë optimizmin për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Delegation Belgrade (Photo: EU)
“Ne jemi këtu për të arritur marrëveshje në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë – një marrëveshje që do të lëvizë përpara edhe shtetin e Kosovës, por edhe gjithë rajonin në perspektivën evropiane”.

“Prishtina do të prezantojë qëndrimet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e veta”, ka thënë Thaçi, duke theksuar qëndrimin në favor të fqinjësisë së mirë.

Në një prononcim në gjuhën angleze, kryeministri i Kosovës, ka thënë se “sot është ditë historike dhe çast vendimtar për Kosovën dhe rajonin”.

“Jam udhëheqës i vendimeve dhe jam këtu për të marrë vendimin për të ardhmen e vendit tim dhe perspektivën evropiane të rajonit”, ka thënë zoti Thaçi, para takimit me Baroneshën Ashton.




Në Bruksel ka filluar raundi i tetë i bisedimeve në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, në takimin që do të zhvillojnë bashkërisht me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të diskutojnë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Baronesha Ashton fillimisht takon delegacionin e Serbisë, pastaj atë të Kosovës dhe në fund mbahet takimi i përbashkët.

Një ditë më parë, para nisjes në Bruksel, zoti Thaçi, ka thënë se delegacioni i tij shkon në Bruksel me synimin për të arritur marrëveshje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve.

Thaçi ka siguruar se nëse arrihet marrëveshja, zbatimi i saj do të nisë menjëherë.
Serbs to announce tomorrow northern Kosovo Assembly
“Kosova ka planin e vet veprues, të konsultuar me faktorin ndërkombëtar. Do të krijohen kushte për lëvizje të lirë në gjithë territorin dhe këtu nënkuptohet hapja e të gjitha rrugëve për qarkullim”, ka thënë Thaçi.

Ai edhe njëherë ka theksuar se çdo hap do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Planin Ahtisaari.

Gjithashtu të hënën, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka bërë të ditur se në takimin e së martës në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të shkojë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo, sipas Nikolliqit, tregon për unitetin e udhëheqjes më të lartë shtetërore të Serbisë në bisedimet me Kosovën.

Sipas tij, Serbia nuk kërkon idealen, porse “ajo që kërkon Prishtina nuk do të jetë kurrë e mundur”.

Në mesin e çështjeve të hapura në bisedimet Thaçi-Daçiq, janë kompetencat që do t’i kishte asociacioni i komunave serbe në Kosovë, e që në Beograd asociacioni njihet me emrin “bashkësi”.

Beogradi do kontrollin e gjyqësisë, policisë dhe planifikimit hapësinor, por Prishtina kundërshton fuqishëm. 


Në Bruksel kanë përfunduar takimet ndaras Ashton - Thaçi - dhe Ashton - Daçiq lidhur me marrëveshjen e mundshme ndërmjet e Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, njoftojnë medie nga Brukseli . 

Pa këtyre takimeve është paraparë takimi trepalësh Ashton- Thaçi- Daçiq.

Në delegacionin e Kosovës, pos kryeministrit Hashim Thaçi po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi, EditaTahiri dhe Slobodan Petroviq. 

Nga Serbia, krahas Ivica Daçiqit marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri Alaksandër Vuçiq, ministri i jashtëm Ivan Mërkiq dhe zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Suza Grubijesheviq.


E përditshmja e Beogradit, “Danas”, paralajmëron për nesër mbajtjen e kuvendit të katër komunave të pjesës veriore të Kosovës. 

Në pritje të rezultateve të pafavorshme nga dialogu në Bruksel, serbët nga Kosova kanë paralajmëruar për nesër mbledhjen e këshilltarëve të katër komunave ilegjitime të pjesës veriore të Kosovës, në të cilën siç thekson kjo gazetë, do të emërohen kryetari dhe nënkryetari i kuvendit të Kosovës veriore, siç pretendojnë ta quajnë ata këtë pjesë të territorit të vendit tonë. 




Mbledhja do të mbahet në Leposaviq. Po ashtu gazeta thotë se nuk përjashtohet as mundësia e protestave në gjithë Serbinë.

Serbët e Kosovës pohohet se respektojnë Kushtetutën e Serbisë dhe e mbrojnë atë.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...