2013-04-03

Catherine Ashton pret përgjigjen e negociatorëve pas konsultimeve në kryeqytetet e tyre



Nëse Beogradi insiston dhe ngul këmbë me kerkesate e tyre maksimale në Veri, edhe Prishtina duhet të dalë me kerkesat e veta, për vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës ” ka thënë për “Presheva jonë” Adem Demaçi.

Vepimtari i çështjes sonë kombëtare Adem Demaçi rreth bisedimeve të djeshme maratonike të Brukselit mes Thaçit dhe Daçiqit nuk u tregua aq optimist, po as pesimist. Pyetjes se a u mbajt mirë kryeministri Hashim Thaçi në raundin e tetë të mbrëmshëm, ku pritej një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, z.Demaçi për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” eshtë përgjigjur “Thaçi, mirë u mbajt, megjithëse bisedimet vazhdojnë dhe do të arrihet një marrëveshje. Unë kam drojën se përkëdheljet e Evropës ndaj Beogradit, nuk janë shenja të mira për vedin tonë.”

Me kerkesat e serbëve dhe përkdheljet e Brukselit ndja Beogradt me dialogun, sipas Demaçit, Kosovës nuk po i këndohet kënga e mirë Kosovës. “Beogradi në Bruksel po kërkon bashkimin e komunave serbe në Veri, po kërkon gjyqësinë, policinë, po kërkon madje që ushtria e Kosovës të mos shkel në atë territorin tonë dhe tash nuk di çfarë po mbetet për të mos hyrë atje ?`! Kësaj ndryshe nuk thonë, pos auotonomi, që nesër i hap dyert për çfarë do hapi, deri në shkëputje”.

Prandaj sipas Adem Demacit , megjthëse topi tash gjenden në anën e Beogradit, delegacioni i Kosovës duhet të jenë syçelë, vigjilent dhe të ketë kujdes me dinakëritë e Serbisë e cila po insiston të rregulloj rendin dhe ligjin në shtetin tonë, me kërkesat e tyre në Veri të Kosovës.

“Bash nëse Beogradi insiston dhe ngul këmbë me kërkesat e tyre maksimale në Veri, edhe Prishtina duhet të dalë kërkesat e veta, për vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës ” tha në fund Adem Demaçi.



Kryeministri Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për bisedimet me Serbinë.

Pavarësisht se nuk është arritur marrëveshja Thaçi ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar.

“Procesi nuk mund ta shpallim si të përmbyllur apo të dështuar, shpresoj se Serbia do të reflektojë dhe ta pranojë marrëveshjen”, ka thënë Thaçi.

“Nuk është e lehtë të arrihet marrëveshja për asnjë një lider por askush nuk duhet të mbetet peng I së kaluarës”, ka thënë ai.

Sipas tij, asociacioni që do të krijohet do të jetë sipas ligjeve dhe Kushtetutës dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive ose legjislative.

“Sistemi i drejtësisë do të jetë unik dhe sipas ligjeve të Kosovës. Policia po ashtu do të jetë sipas ligjeve kosovare dhe sipas hierarkisë aktuale”, ka thënë ai.


Ashton pret përgjigjen e negociatorëve pas konsultimeve në kryeqytetet e tyre
Ndonëse ka precizuar në komunikatën e saj se takimi i djeshëm ishte njëkohësisht edhe i fundit formal në mes te treshes Ashton, Thaçi ,Daçiq, duket se ndërmjetësja e dialogut politik në mes të Kosovës e Serbisë nuk i’a ka mbyllur plotësisht dyert procesit.
Zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton Maja Koçijançiç ka konfirmuar se propozimet e shtruara mbrëmë gjatë takimit vazhdojnë të mbeten në tavolinë.
Koçijançiç tha se për momentin shefja e saj Ashton nuk e ka në plan që të thërret palët për ndonjë raund të ri të dialogut. Ajo shpjegoi se tani, dy kryeministrave I është lënë hapësirë që të reflektojnë për propozimet e shtruara mbrëmë, të lajmërohen me vendime eventuale dhe varësisht nga kjo, Ashton do vlerësojë se si të vazhdojë tutje.
“Nuk mundemi të spekulojmë se çfarë do ndodhë. Ekzistojnë elemente për zgjidhje të mundshme ndërsa dy palët tani do konsultohen në kryeqytetet e tyre dhe ne fund do ia komunikojnë përfaqësueses së lartë vendimin e më pas ne do shohim se si do veprojmë” deklaroi Maja Koçijançiç.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Catherine Ashton pret që brenda pak ditëve palët t’i lajmërohen asaj me vendimet e mundshme, pohon zëdhënësja Koçijançiç duke konfirmuar njëkohësisht se pavarësisht vendimit përfundimtar të dy kryeministrave, baronesha Ashton, gjatë këtij muaji do raportojë tek shtete anëtare në lidhje me mbarëvajtjen e tërë procesit të dialogut.



Kryeministri serb, Ivica Daçiq bisedimet e djeshme ndërmjet Prishtinës e Beogradit i ka përshkruar si dramatike. “Dramatike, jo për nga toni, por për atë që fitohet ose humbet, për pasojat e mundshme”, ka thënë Daçiq.

Se sa dramatike kanë qenë bisedimet, Daçiq ka treguar se zëvendësi i tij, Aleksandar Vuçiq i kishte kërkuar dorëheqjen. “Unë normalisht se e refuzova”, është shprehur Daçiq.

Ai ka treguar se mospajtimet, dhe ndryshimet në qëndrime rreth palëve ishin rreth kompetencave që duhet të ketë Asociacioni i Komunave Serbe.

“E nga ana tjetër, populli ynë në Kosovë e Metohi, nuk e pranon që ajo bashkësi të jetë pa përgjegjësi serioze. Për çdo popull është me rëndësi ta dijë se kush e mbron, kush e ruan, kush e gjykon, kush e akuzon, kush e shkollon”, ka thënë Daçiq.

Megjithatë, sipas tij ka diçka të mirë nga takimi që zgjati më shumë se 12 orë. “Nëse ka diçka për çfarë u pajtuam është fakti se bëmë një hap drejt normalizimit të raporteve tona”, ka thënë Daçiq, raporton Klan Kosova.

Duke folur edhe për tensionet e ngritura gjatë takimeve, kryeministri serb ka thënë se diçka të tillë ka në secilin takim. Por, sipas tij, atmosfera ishte pak më e rënduar, për shkak se u vlerësua se kjo është dita e fundit për marrëveshje.

Daçiq ka pranuar se pas dështimit të së martës, do të jetë shumë vështirë, që të merret data për fillimin e negociatave për anëtarësim. Ai ka thënë se është i gatshëm që të bisedoj direkt, me Prishtinën, edhe pa ndërmjetësimin ndërkombëtar, vetëm për të gjetur një zgjidhje.


Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...