2013-04-01

Dy embelsira "asinkronike" akoma me mire!



Para 2-3 ditësh në postën time nder tjera lajmesh mora dhe lajmin me titull "Fjalori i Gjuhës Shqipe tashmë edhe online" - 29.03.2013 | 06:18 Buletini i Lajmetarit - Fjalori i Gjuhës Shqipe për herë të parë është i qasshëm edhe në formë elektronike. www.fjalori.shkenca.org 
- - - -


Lajm i bukur ky natyrisht, s'ka se si më bukur kur është në pyetje "gjuha shqipe" (per mua qe dhe surprizë njëkohesisht) - por desha dhe une te jap lajmin, te "lajmeroj" që fjalori.shkenca.org nuk është i vetmi... ose së paku nuk do jetë i vetmi fjalor i tillë, do kete dhe alternativa!
Para 3-4 muajsh, për fat të "keq" ose të mirë, edhe unë pata filluar diç të ngjashme, si pergatitje te hesapeve virtuale rreth fjalorit... pa më nxitur apo shtyrë kush - eh, sikur ta dija, sikur të kisha lexuar më parë në "buletinin e lajmeve" se dikush tjetër veç ia kishte nisur...

Pra ndoshta ka ardhur koha, ndoshta është mirë që të "lajmerojme" dhe për nismat sikur dhe për përfundimet, të japim lajme dhe për nismat e projekteve virtuale. Pse jo, asgje te demshme s'ka ne "lajmet e nismave", ashtu si gjithe bota do te orientoheshim sadopak sa i perket nismave. 

Kuptohet, 2 embelsira "asinkronike" akoma me mire, 1 nga tezja 1 nga gjyshja, pse jo... por po ta dinte gjyshja se vec kisha marre 1 nga tezja mbase do ma bente "mac", do mbetesha me 1, sa mire kur gjyshja me tezen si bareshat shpatijeve, assesi te merren vesh per delet e humbura dhe kohen!

E "gjithë" gjuha në një vend!

Ars Poetica - Fjalori
http://www.letrat.eu/fj_shfaq.php?proceso=kerko&sipas=B


Fjalori elektronik i shqipes në Ars Poetica si nismë është "projekt" i bazuar në vullnetin e mirë, është projekt i hapur dhe afatgjatë (në fakt, një projekti të tillë "më shumë hije" do t'i kishte... si ndërmarrje institucionale, apo e ndonjë instance, kjo gjithsesi qëndron).
Baza e të dhënave dhe e gjithë struktura teknike është në aktualizim e sipër (projekti është filluar para 3-4 muajsh dhe administrohet nga S. Guraziu). Radhitja e termave do të bazohet në botimin prej 2273 faqesh të vitit 1980, nga Akademia e Shkencave e Republikës të Shqipërisë - Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, si dhe... lidhur me ndryshimet-përmirësimet, të dhënat mbështeten në botimet më të reja.

Si veçanësi ndoshta mund të përmendet fakti që në të ardhmen e afërt mund të përfshihet dhe audioteka gjuhësore (në formatin mp3 ose ngjashëm - d.m.th. fjalët e shqiptuara, diç ngjashëm siç e bënë Google me audiobotin e tyre - Google e bënë për anglishten, dallimi është: për shqipen akoma s'ka kushte as mundësi për "audiobot", ne duhet t'i inçizojmë). Do përfshihen dhe elemente të tjera ndihmëse. Bie fjala mund të shtohen grafika adekuate krahas fjalëve të "vështira" (për terminologjitë e fushave të caktuara; mjek., bot., ark., hist etj.), pastaj filtëra për sinonimet / antonimet e fjalëve të caktuara gjatë përshfaqjes, kërkimit etj. Të gjitha këto me qëllim që gradualisht ta pasurojmë një bazë të dhënash (database) alternative* internetike, që të jetë sa më e plotë, e dobishme, tërheqëse dhe më e avancuar për gjuhën e sotme shqipe - e "gjithë" gjuha në një vend!

Deri tani, kryesisht për qëllime testimi, janë aktualizuar rreth 2.300-400 terma nën "A" dhe "B", mirëpo planifikohet që procesi i regjistrimit të fjalëve (falë teknologjisë OCR - Optical Character Recognition - pa "sforcime" dhe në kohën e lirë) të përfundohet brenda 4-5 muajsh.

Projekti mbetet i hapur për kontributorë të ndryshëm, p.sh. kërkohen sa më shumë vullnetarë që do ta përgatisnin audio-bazën e fjalëve të shqipes, të përgatiten sa më shumë audio-terma që të jetë e mundur. Në aparatin personal procesi i inçizimit është fare i lehtë dhe me një organizim efektiv, nëse sistematikisht ndahet pakëz kohë e lirë, fare shpejtë do ta kishim një audio-bazë të shqipes për lakmi. Kuptohet, kjo punë fillimisht duhet koordinuar... por dhe mbetet diç e thjeshtë, secilit vullnetar do t'i ndahej një pjesë e materies nën shkronjën e caktuar. Të gjithë ata që janë të interesuar ta ndihmojnë projektin në këtë drejtim luten të lajmërohen në adresën: letrat1[ @ ] yahoo.com - emri i secilit kontributor dhe të dhënat lidhur me punën e përbashkët, për kontributin, ndihmën etj. do të figurojnë në faqen e infove të Fjalorit!

* them "alternative" tashmë kur një fjalor i ngjashëm veç është "në linjë" (pra: fjalori.shkenca.org - përmban rreth 40. 000 fjalë), po ta dija para 3-4 muajsh se është startuar dikur me një projekt të tillë, kuptohet s'do ishte nevoja të fillohej me diç të ngjashme, apo... në fund të fundit dhe s'prish punë asgjë, pse t'mos i kemi 2 e më shumë fjalorë për gjuhën tonë (p.sh. për anglishten ka me dhjetra sosh në Internet) - në këtë vazhdë uroj që versioni ynë të "kurorëzohet" si një alternativë e përplotësuar dhe po aq e dobishme për shqiptarët nga mbarë trojet etnike, e sidomos për diasporen tone anembanë botës. Në tërësi virtualisht, kuptohet, dhe për auditoriumin e huaj botëror... që janë të interesuar për shqipen.

Senad  Guraziu
http://www.letrat.eu

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...