2013-04-03

Eruditi shqiptar Daut Demaku

Beteja më e rëndë që do ta luftosh është beteja për të qenë vetja jote. Njeriu që nuk rrezikon asgjë, nuk arrinë asgjë. Ai/ajo mund t’i shmanget vuajtjes por thjeshtë ai/ajo nuk do të mësojë kurrë, nuk do ndjej, nuk do të ndryshojë, nuk do të rritet, nuk do të dashuroj, nuk do të jetoj. Ai/ajo e imiton lirinë. Sepse vetëm njeriu që rrezikon është I lirë. Nuk mjafton të jetosh. Duhet të jetosh për diçka.



Mendime te zgjedhura pozitive nga Daut Demaku

Jeta :

Daut Demaku lindi më 13 tetor të vitit 1944 në Abri të Epërme (Drenicë), është shkrimtar Shqiptar Dhe Ligjerues i lëndës "Arti i Mendimit Pozitiv". U shkollua në vendlindje dhe në Prishtinë. Kater vite ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Kosovës "Bota e Re", kurse një mandat kryetar i Lidhjes së Studentëve të Kosovës.

Një kohë të gjatë ishte redaktor në Redaksinë e Revistave të Rilindjes, redaktor i Kooperativës botuese të Librit Bujqësor në Prishtinë dhe së fundi edhe drejtor i Shtëpisë Botuese Rilindja.

I perkthyer në maqedonisht , serbisht , norvegjisht dhe anglisht


Krijimet :

* Brigjet e Thata - 1967
* Plisat e Kuq - 1969
* Plisat e Kuq (ribotim ne Tirane) - 1971
* Kapituj jete - 1977
* Shi e Puhi - 1979
* Buka - 1981
* Bletaja - 1976
* Në mjaltishtë - 1978
* Mote të thata - 1983
* Trëndafila pa gjëmba - 1986
* Guralec në këpucë -1989
* Tregime Shqiptare -1996
* Mendimi dhe Suksesi - 1997
* Magjia e Urtisë - 2000
* Shenjat para kthesave - 2002
* Thuaji jetes miremengjes - 2003
* Rina Dhe Gjyshi - 2004
* Aforizma - 2005
* Tregime Shqiptare dhe Mendimi Pozitiv


RadioDramat:

* Trenat e mesnatës - 1972
* Selgjishtja është dëshmitare - 1978
* Ndryshoe vehten o njeri - 2004


Komedit e luajtura ne teatër :

* Servisi i shpirtit - 1997
* Ulerima - 2004



Proze

* Tregime te sotme shqiptare - 1968
* Toka e pergjakur - 1972
* Djepi i lashte - 1984





Mendime te zgjedhura pozitive nga Daut Demaku


Merre këtë tufë mendimesh pozitive, por mos e mbaj vetëm për vete. Unë kam marrë diku dhe t’i kam dhuruar Ty. Ti merre prej këtu dhe dhuroja dikujt tjetër. Sikur jeta që i jep jetës. Kjo është forca e njerëzimit. Mësimi është gëzim.

Po të mësonim për çdo ditë nga një mendim të mirë, në fund të vitit për 365 mësime do të ishim më të pasur. Dashuria dhe dituria kur të ndahen me të tjerët-shumëzohen. Mos e ndal vetëm për vete diturinë, se askush nuk mund të jetojë vetëm në këtë botë.

Në brezin e pastër të potencialit të gjithë jemi një dhe vlera e individit matet me fuqinë e tij për dhënie e marrje. Dhënia e marrja mund të jenë edhe të natyrës materiale, por dhënia e marrja e natyrës shpirtërore - dashuri dhe dituri - është mënyra më e mirë e jetësimit të forcës së njerëzimit.”-Autori:-D. Demaku

Një buqetë me aforizma nga miku ynë, veprimtari Daut Demaku

Mendimi pozitiv është çelës, që i hap të gjitha dyert e thesarit të jetës. Mendimi, thonë të urtit, është vetëm një vetëtimë, por ajo vetëtimë është gjithëçka

Mendimet janë fuqi që e vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën. Në qoftë se vetëdijësohemi për fuqinë e menimeve, nuk do të kemi nevojë të akuzojmë askend për dështimet tona.

Eshtë i njohur mendimi krijues: -Të krijosh do të thotë të jetosh edhe shumë kohë përtej vdekjes. Në qoftë se, vërtetë, vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve tona, do të kemi vetëm një nevojë: të dashurit tanë t’i ftojmë në kremtet e gëzimeve.

Nënvizoje me vijë të trashë: -Asnjëherë mos i beso asnjë mendimi që lind në kokën tënde, nëqoftë se ai mendim nuk të sjell gëzim në zemër.


****


Mësuesi tha: Jam betuar se do ta dëgjoj vetëm njeriun, që fjalën e përdor për të thënë një MENDIM dhe mendimin e përdor për të thënë TE VERTETEN. Për mendimin pozitiv duhet të jesh vetëm NJERI.

Mendimet rrinë tek secili njeri, si ajka në çdo pikë të qumshtit.

Mendimi i mirë është herë-herë sikur brumi: duhet ngjeshur mirë e mirë, që të shndërrohet në mendim jetëgjatë.

Mendimet shpesh janë sikur era: -shuajnë zjarrin e vogël, por nderzin edhe më shumë zjarrin e madh.

Mendimet e këndshme sjellin kthesa.

Mendimet e fuqishme, permes njeriut sundojnë botën.

Nuk ka asgjë në botë që të çarmatos më shumë e më fortë sesa mendimi që përmban mirësi.

Mendimi pozitiv është mbret i gjithë botës, kurse mendimi negativ është mbret vetëm i budallenjve.

Mendimet janë si diamanti, aq sa është zor të gjenden, aq është zor të përpunohen.

Të gjitha qeveritë në botë mbledhin tatime e bëjnë investime, por, asnjë qeveri në botë nuk mund të mbjellë gëzime në zemrat e njerëzve si mendimi pozitiv.

Thuhet: Njerëzit vdesin, përmendoret rrënohen, vetëm mendimet që ndërtojnë jetën e brezave, jetojnë deri në amshim.

Plaku tha: Mendja e fuqishme që ndjek qëllimet praktike është mendja më e mirë në botë.

Përvoja tha: Kur të arrish në majë të bjeshkës, do të shohësh dhe do të bindesh se nuk paska qenë maja aq e lartë.
Andaj, kur pi ujë, mendo për burimin. Mos kini kurrë qëllim për të qenë dikushi, nëqoftë se nuk jeni më parë NJERI.


Me lehtësi mund të arrien sukseset në jashtësi;lehtë dhe me para bëhesh Prof. Mr. Dr. Akademik, gjeneral apo boss i pasur, por vështirë, njëmend shumë vështirë, është të arrihet grada më e lartë në jetë - NJERiiii....

Mendimi pozitiv është sikur dielli; gjithë natyrës i jep dritë e jetë dhe nuk krijon zhurmë; asgjë nuk rëndon, asgjë nuk lëndon dhe, asgjë nuk rrënon.Dielli depërton edhe nëpër ujë e nëpër xham; as nuk stërpik, as nuk thyen gjë dhe, prapë jep dritë e ngrohtësi.

Burimi i begatisë hyjnore,që nuk shteron kurrë,gjëndet në shtratin e mendimit pozitiv. Mendimi pozitiv është begati e pafund; mund të marrin të gjithë sa të duan dhe, prapë, kurrë fundi s’i shihet
...dhe, kjo dhënie e marrje përsëritet çdo ditë, prej fillimit të botës e deri në amshim. Mendimi pozitiv është si fara; në një farë gjëndet një mal i tërë me lisa. Mendimi pozitiv depërton nëpër tërë qenien e njeriut, sjell dritë, ngrohtësi, energji dhe kurrë nuk thyen as nuk lëndon asgjë. Ashtu si bleta që prodhon mjaltë çdo vit, ashtu si pjergulla që jep rrush çdo vit, dhe njeriu duhet të përsërisë vazhdimisht bamirësitë e tij.



*********

Vdekja na mëson – nëse dijmë ta dëgjojmë – se koha është TANI. Është koha që ta marrim në telefon njeriun e zemrës. Vdekja na e mëson lumturinë e momentit. Na mëson se „përgjithmonë“ nuk ekziston. Na mëson se asgjë nuk është e përhershme. Na mëson të heqim dorë nga pritja. Vdekja të thot JETO TANI. Dhurata e Zotit për ty është JETA, dhurata jote për Zotin është se TI e JETON atë.


E vogël është zemra. Profesorët e anatomisë thonë: afërsisht treqind gramë peshon zemra e njeriut. E vogël është zemra. Nuk ka vend në zemër edhe për dashuri, edhe për urrejtje. Mund të hyjë në zemër dashuria e gjithë botës. Ose: urrejtja e gjithë botës. Por, te dyja nuk kanë vend në të njëjtën zemër! E vogël është zemra. Dashuria e urrejtja nuk bashkejetojne! Njera-tjetres i thone: dil jashte... -


A keni menduar se sa herë në ditë e përdorni fjalën problem apo pengesë? Besoj që as nuk keni menduar ndonjëherë objektivisht se çfarë janë pengesat? Pengesat janë ato gjërat e frikshme që ne I shohim KUR I HEQIM SYTË NGA QËLLIMI. Pengesat nuk mund të ju ndalin. As problemet nuk mund të ju ndalin. E madje as njerëzit e tjerë nuk mund të ju ndalin. VETËM JU MUND TA NDALNI VETEN TUAJ. MOS I HIQ SYTË NGA QËLLIMI.

MENDIMI shprehet me FJALË, fjala krijon ENERGJI, energjia rrënon ose ndërton JETËN. Nënvetdija, mendja shërbëtore, mendja kujdestare, nuk mendon, nuk analizon, nuk tallet, ajo i zbaton urdhërat që i mer nga vetëdija. Si toka. Ia hedh farën e misrit tokës, nuk mund ta mashtrosh se i ke hedhur farë gruri, tallu sa të dua...sh, ajo misër ta bën.
DËSHIRA QË THUHET ME FJALË, por me bindje e besim të plotë - PLOTËSOHET.


Të gjitha dëshirat normale njerëzore mund të plotësohen.Në mendjen e njeriut, brenda nje dite, qarkullojnë 14.000 mendime e dëshira.Nëse dëshiron të të plotësohet një dëshirë, lirohu nga shumësia, qartësoje NJË dëshirë. Jeta pa dëshira është vetëm një mugëtirë.Dhe çdo dëshirë është e verbër, në qoftë se nuk ka dituri. Dhe çdo dituri është e kotë, nëse nuk ka punë.Dhe çdo punë është boshe, nëse nuk ka dashuri.

Zemra është si lule – nëse nuk është e hapur nuk mund ta shijosh aromën e sajë. Aroma e zemrës përbëhet nga vlerat e shpirtit tonë. Sot duket se nevojitet një kurajo e madhe që ta hapësh zemrën. Ky guxim vjen atëherë kur e kuptojmë se askush nuk mund të na lëndoj nëse NE NUK IA LEJOJMË. Lëndimet që të kanë bërë ta mbyl...lësh zemrën duhet t’I falesh. Kur ta hapësh zemrën me besim të plotë, atëherë e ke filluar shërimin.

Hidhërimi i brendshëm është sikur elektriciteti, si rrufetë. Hidhërimi është këshilltar i keq. Asnjëherë askujt, hidhërimi, nuk i ka dhënë këshillë të mirë. Hidhërimi i shkallës së lartë e shkakton edhe çmendinë kalimtare. Në kulm të hidhërimit – shkallën e çmendisë kalimtare – njeriu vret njeriun dhe, kur kalon hidhërimi e kthehet në normalitet, atëherë pason pendimi. Ky pendim është i vonë dhe i padobishëm

Gjeneratat qe do te vijen do e kane si shembull, ashtu siq themi ne per shkrimtaret , poetet, ta marrim shembull rilindasit.
Si eshte dukur, apo si mundet me kane tjeter nje atedhetar, i penes per pos si i nderuari Zoteri Daut Demaku.
Gjenerata e tij e qmon 10 % ne krahasim me respektin qe do ta kete nga brezat qe vijne.
I lumte zoteriut, ja arriti qellimit - la vulen e tij ne jete.

Secili njeri vjen në këtë botë me një detyrë të caktuar – për të përmbushur nje qellim, për të përcuar një porosi. Ti nuk je këtu aksidentalisht – je këtu qëllimisht. Universi ka dicka për të arritur përmes teje. E ju mund të thuani “Po njerëzit e kqinjë?” - Eh po – nëse nuk ke ardhë në këtë botë për të qenë shembull, ke ardhur për të shërbyer si vërejtje!!! Tash zgjidh vet se cka do të bëhesh!!!

Ju lutem kuptojeni njëherë e përgjithmonë se lumturia e vërtetë gjendet brenda në ju. Mos humbni kohë dhe mund duke kërkuar paqen dhe kënaqësi e lumturi në botën e jashtme. Mbani mend se nuk ka lumturi në marrje dhe pasje nëse nuk ka dhënie. Zgjateni dorën. Ndani me të tjerët. Buzëqeshni. Përqafoni. Lumturia është parfum me të cilin nuk mund t’i spërkatni të tjerët nëse së pari nuk ia hudhni vetes ca pika.
....

E dini anekdotën e Lekës së Madh kur iu ka dhënë urdhër shërbëtorëve, që sa herë ta zgjojnë nga gjumi t’i thonë: zgjohu Perandor dhe mos harro se je njeri! Ky pushtues i madh ka pasë të drejtë të besoj se është më shumë se njeri, por ka dhënë urdhër që t’ia kujtojnë.Kur të jetë njeriu – njeri, çdo gjë e bukur në jetën ...njerëzore behet e tij.
Se pari NJERI pastaj gradat e tjerat!!!

Vendim-marrja është proces intuitive. Shumica e njerëzve kanë frikë të marrin vendime, sepse mendojnë që medoemos do të gabojnë. E, cka nëse gabon? Punë e madhe. Nga cdo gabim mund të mësosh dicka të re, madje ka disa mësime që mësohen VETËM prej gabimeve. Mos mendoni se në jetë ka vetëm një përgjigje të duhur, keni guxim të rrezikoni sepse vetëm kështu “rriteni shpirtërisht”.


Frika se nesër gjithçka mund të ndryshoj...dikush mund të vdes, mund të humbasësh pasurinë, mund ta humbasësh punën – ka njëmijë gjëra që nesër mund të jenë ndryshe. Por a ia vlen ta humbasësh ditën e sotme duke menduar për to? Ty të rëndon frika POR AJO NUK VLENË. Edhe dje ke qenë i mbushur me frikë, pa kurrëfar nevoje. Gjërat ndryshojnë por ti do të mbijetosh. MOS HARRO: EDHE KJO KALON

Pse është fëmijëria aq magjike? Për shkak se në atë moshë – ti je ende pjesë e rrjedhës kosmike, pa asnjë lloj përgjegjësie, krejtësisht i lirë, pa ndërgjegje, pa kufizime. E pastaj – vie egoja, pastaj konflikti dhe të gjitha luftërat të tjera, dhe, kështu e tëra shndërrohet në përgjegjësi të madhe, dhe, në çdo moment vie ndonjë kufizim i ri, kurse liria është gjithnjë e vogël dhe më e vogël.


Të gjithë ne do të donim të jemi më të mirët, më të mençurit, më të zotët, më të diturit, më të dalluarit. Por jemi këta që jemi dhe kështu siç jemi. Sepseë këtillë siç jemi,secili nga ne,e ka vlerën e vet të veçantë e të jashtzakonshme që nuk e ka asnjë njeri tjetër në këtë planet. Gjithnjë kur je ai (ose ajo) që je, gjithnjë dukesh i bukur, gjithnjë dukesh i vërtetë, gjithnjë je i natyrshëm.

Ju qe e keni vrarë vetëbesimin dhe nuk keni kurrfarë sigurie në jetë, që keni humbur dashurinë ndaj vetvetes dhe ndaj njerëzve në tërësi...Të gjithëve do t’u drejtohem me një fjali e do t’u them zëshëm: Mos u dorëzoni! Kurrë mos e përdorni fjalën “nuk mundem”. T’i bini me gomë, me shqelma, fjalës “nuk” dhe le të mbetet fjala “mundem”, sepse: për të gjallin kurrë nuk mbyllen të gjitha dyert e jetës!
Të gjithë ata që do të vonohen në rrugën e mendimit pozitiv do t’i vjelin frytet e vonesës. Sepse, fundja, njeriu krejt çka bën në jetë, e bën për veten e vet, ose, siç do të thoshte Franklini: Kush të ka mashtruar më shpesh sasa ti vetveten! Le të vazhdojnë ta mashtrojnë (me mosbesim) veten e tyre, e kjo është e drejt e tyre. Por, le ta dinë se: jeta nuk buzëqesh kurrë, në qoftë se ti nuk i buzëqesh jetës i pari!

Të dëgjosh njëqind herë, njëmijë herë apo edhe një milion herë se të dhemb dora kur ta prejë tehu i thikës, athua a është e barabartë me dhimbjen kur vërtet ta këpusësh dorën tënde me thikë? Dija memorje është reçetë e mjekut. Reçeta nuk shëron, por barërat, apo? Prandaj Gëte i mençur, moti ka thënë: mendja e fuqishme, që bën përpjekje për zbatimin praktik të dijes teorike, është mendja më e mirë në botë.



........


PËR TY, POPULLI IM (1)

Të dua, të dua
Ty zemër
Shqiptare
Ta njohë historinë,
Shumë mirë
Vuajtjen ta di
Ty shqipe krenare.

Po të hyjë
Në kompjuter
Vuajtja
E zemrave tona
Dhe ti thuash
O kompjuter
Ti që vuajtjet
I matë me kriter
Shqiptarët
A janë gjallë
Mos janë tretur
E të gjithë kanë vdekur
Apo jeton
Ndonjë i rrallë?

Kompjuteri do të thotë
Sa helmi është derdhë
Mbi shqiptarë,
Sa thika e zjarri ka ra
Mbi shqiptarë,
Sa bishat janë sulë
Mbi shqiptarë,
Tash e 100 vjet
Të gjithë
Janë zhdukur
Dhe nga ai popull sot
Asnjë më
Nuk jeton i gjallë.

E ti populli im
Nuk u zhduke
Ia bëre dardhë
Historisë
Ia bëre varrin
Robërisë,
Përeherë më i fuqishëm
U ngrite
Përherë më i rilindur
U rrite
Përherë më i bukur
U zbukurove
Përherë më i mençur
U mençurove.

Ti populli im
Nuk u zhduke
Përherë faqebardhë
Në jetë
Përherë gur graniti
I vërtetë.

Gjithmonë
Plisi i bardhë
Gjithmonë
Mbi barbarë
Gjithmonë
Fitimtar e krenar.
Sepse ti je popull
Shqiptar
Ti nuk zhdukesh
Kurrë
Të dua - shqiponjë
Në flamur.

Të dua populli im
Edhe kështu siç je
Të dua
Edhe kur ti s’më do
Të dua atdhe
Edhe kur ti s’më flet
Të dua atdhe beso
Edhe vend për vorr
Kur nuk jep
Të dua atdhe
Edhe kur kënaqem me ty
Por të dua,
O i miri atdhe
Edhe në vuajtje në gazep
Edhe në gëzime
Kur fjala të ka lezet.

Të dua atdhe
Edhe kur çmendesh
E ti e di edhe vet
Ty të ndodhë shpesh
Shpesh ti egërsohesh
Edhe fëmijët tu
Nganjëherë i vret!

Të dua atdhe
Edhe kështu siç je
Se në këtë tokë
Të vjetër
Unë fëmija yt i vogël
`Nuk kam asnjë
Atdhe tjetër.

O të dua, o të dua
O të dua ty shqipe
E mbarë,
E sa të dua
Nuk e di kush tjetër
Veç Zotin
E kam dëshmitar.

PËR TY, POPULLI IM (2)


E tash me ty
Shqiptar
I kam nja dy fjalë.
A e di se krejt
Kjo botë
Është helm e mjaltë
Në një gotë.

Në daç pi helm
E veten helmoje
Në daç merr mjaltë
E jetën gëzoje
Në dorën tënde
Është liria
Prej mjerimi
Te lumturia.

Hyjnorja
Që meriton uratë
Jetën ta ka dhënë
Dhuratë
Dhuratë të dha
Dritë e terr
Dhe të drjetën
Zgjidh e merr.


Hyjnorja të ka dhanë
Shumë liri
Të jetosh si të duash:
Në terr e mjerim
Apo në dritë e lumturi.

Prandaj në daç këndo
Vallëzo e luaj
Në daç ulu në qoshe
Qaj e vuaj
Kjo botë, moj zemër
Është për të mençurin
Dhe nuk i takon
Asnjë fije
Tjetërkuj.

PËR TY, POPULLI IM (3)

Shqiponjave do t’iu qëllojë
Edhe poshtë pulave të ulen
Po pula
Sado veten ta mundojë
Asnjëherë në botë
Te shqiponja
Nuk ngritet dot.

Prandaj respektoje
Shqiponjen
Në qiell sundimtare
Por nderoje edhe pulen
Që krimbat
Di t’i pastrojë
Në oborr shtëpie
Kujdestare.

Nëse do të jetosh
Si njeri
Nëse do të jetosh
Si burrë
Këtë porosi të vogël
Mos e harro kurrë.

Fikall vetëm
Ke ardhë në jetë
Fikall vetëm
Do dalësh nga kjo botë
Kjo është
Krejtësisht e vërtetë
Çdo rruga tjetër
Është e kotë.

Sido që të jetosh
Fundi
Për të gjithë dihet
Sado që të fitosh
Më vete
Asgjë s’mirret.

Kanë provuar
Para teje
Faraonë, mbretër
E perandor
Të marrin floririn
Në varr
Por muarën
Trashtë e surles
Dhe të gjithë
U bën horë
Kanë menduar
Magarët
Se edhe parajsa
Blihet
Me pare
Në dorë.

Të gjithë e dinë
Se do të vie
Një ditë
Kur të gjitha fitimet
Do t’i marrin
Këmisha e mbramë
Nuk ka xhepa
As banka, as trezor
As sefa.

Prandaj dhuroje
Me gëzim
Tash kur dora
Të punon
Mos e prit fundin
Kur fjalën
Faleminderit
Më ti
Nuk e dëgjon.

Dhe dhuroje
Vetëm në dy vende
Për të paaftit
Dhe për dije
Mos krijo parazitë
Me djersën tënde
Se të vret buka jote,
Tinëz, si hije.

Vetëm ai që jep
Me gëzim
Vetëm ai vërtet
Vlerë ka dhënë
Ai që dhuron
Dhe ndjen dhimbje
Ai ka bërë humbje,
Shenjë nuk ka lënë.

Jeta është marrje
E dhënie
Asgjë tjetër
Pas njeriut nuk jetë,
Edhe vet populli
Ka thanë:
Ti e ndalë, Zoti ta ndalë
Ti e jep – Zoti të jep
Gjithmonë përsëritet
Kjo e vërtetë.
Por e vërteta
Të mençurit i flet
Budallai mbetet
Se mbetet hajvan
Edhe kur t’i biesh
Çekiq krye
Ai thotë
Çka po cokatë në tavan?

..........
..............
........




Më ka thanë
Një plak i thinjur.
Një plak
Mjekërrbardhë,
Mos u ngut shumë,
O djalë,
Se po dua ta them
Një fjalë:

Nëse ke humbur
Shëndetin
Dije
Shumëçka ke humbur
Dhimbjet
Ta bëjnë orën vrer
Shëndeti
Është me vlerë,

Nëse ke humbur
Pasurinë
Mos lejo
Ngushtimi të të pushtojë
Zanat e ka
Kjo kurvë – pasurie
Të vijë, të rrijë
E të shkojë.

Por nëse ke humbur
Guximin,
Ke humbur
Çdo gjë në këtë botë
Se trimëria është, o bir
Mjalta e jetës
Në gotë.

Prandaj aty
Ku të ka rënë koka
Aty trupin drejtoje
Ti bimë e fitimtarit
Kryet lart në qiell
E këmbët në tokë
Se vetëm kokëlartit,
Vetëm guximtarit
I ka hije
Jeta në këtë botë.
Edhe kur varfëria
Të copton,
Edhe kur sëmundja
Të sulmon
Edhe kur vetmia
Të robëron
Edhe kur dhimbja
Të shpon
Edhe kur mërzia
Të lëndon
Edhe kur bota
Të harron
Edhe kur dëshpërimi
Të rrëzon
Kokën lart,
Trupin drejtoje
E kokën lart çoje
Kokëlartin
Edhe toka e nderon
Se kokëlartin
Edhe Zoti e don.

Kokën lart
Në humbje
Kokën lart
Në fitim
Se të gjitha
Vijnë e shkojnë
Mbetet zemra
Që ka guxim.

Edhe njëqind herë
Nëse përtoke
Rrëzohesh
Kurrë e kurrë
Kurrë mos u dorëzo,
Gjej fuqi e nisu
Në beteja të reja
Dhe hidhu në sulm
E si lua e fito.

Dështimet janë
Ndalesa
Dështimet janë
Pushimore
Që si nëna fëmijën
Të marrin përdore
Dhe të çojnë
Prej humbjes
Drejt në fitore.

Prandaj Kokën lart, bir
Edhe kur bota
Ta bën me hile
Edhe kur të duken Engjuj
E të dalin gjarpërinjë me zile
Edhe kur të gjithë
Humbin mendjen
E ty të akuzojnë
Edhe kur të gjithë
Fryhen prej hajnie
E ty të injorojnë
Edhe kur prindi yt
Të hedhë përtoke
Si letër të vjetër
Edhe kur fëmija yt
Të thotë hupë
Unë dua dikend tjetër
Edhe kur miku
Të shikon dorën
Mos ke për të
Ndonjë dhuratë
E nuk të sheh në sy
E nuk të pyet
Ç’është kjo lodhje,
Ç’është kjo lëngatë?

Kokën lart, bir
Ti je shtizë flamuri – dije
Pasha emrin e Zotit
Kokëlartit edhe vdekja
I ka hije.


Ma dëgjo këtë fjalë
Ti vajzë e re,
Ti djalë i ri
Nëse mban këtë fjalë
Krejt bota është e jotja
Dhe ti do të jesh
NJERI.


Beso se ke shëndet të mirë, beso se je i lirë, i pasur, i lumtur dhe besimi yt do të shndërrohet në farë që mbillet në nëndërdije.

Pse të dyshosh, kur moti është vërtetuar se:
TË GJITHA ligjet e natyrës punojnë për të mirën e njeriut.
E do një dëshmi:
Kur njeriu e thyen dorën, ligjet e natyrës bëjnë që të rriten qelizat e ashtit dhe dora të shërohet.

Njeriu me mendime negative gjithë ditën punon kundër vetvetes.

“Zemërimi është mekanizëm mbrojtës. Mbrohemi për shkak se jemi të frikësuar”, L. Hej.

Daut Demaku

Vrasësi më tinzak, më i rrezikshëm dhe më i padukshëm, është zemërimi. Kjo energji e natyrshme në qenien tonë, për ilustrim që të qartësohet më mirë, mund të krahasohet me rrymën elektrike. Të gjithë e dimë se rryma elektrike është e domsodoshme, madje në botën moderne gati se pa rrymë nuk mund të ketë as jetë. Rryma, është e ditur, përdoret për gjithçka: për dritë, transport, ngrohje-ftohje, telekomunikim, për të gjitha aparatet, për të gjitha makinat prodhuese, për të gjithë kompjuterët e robotët... thjesht si të thuash për gjithçka. Por, në qoftë se ndaj kësaj mrekullie të quajtur rrymë e bëjmë VETËM një gabim: prekim telat e xhveshur të rrymës, ajo të bën shkrum e hi brenda një çasti.

E njëjta gjë ndodhë edhe me zemërimin. Në qoftë se do të dimë ta përdorim këtë energji të natyrshme, valët e zemërimit do të kalojnë nëpër ne pa asnjë shënjë e asnjë pasojë. Por, në qoftë se nuk e njohim këtë energji, sidomos në qoftë se nuk i njohim pasojat e saj, atëherë rrënimet shkatërrimtare që mund t’i krijojë zemërimi, për një periudhë bukur të gjatë kohore, nuk do të mund të riparohen.

Do t’iu referohem autorëve të literaturës inspirative që qartësojnë dy momente shumë të rëndësishme për jetën. E para: ç’është zemërimi dhe si duhet të lirohemi prej tij. E dyta: qysh mund të ndërrohet kahja e mendimeve që të jemi vërtet të qetë dhe të lumtur?

SI TË SILLEMI NDAJ ZEMËRIMIT?

Zemërimi – thotë literatura – është proces normal dhe i natyrshëm. Më së shpeshti zemërohemi për shkak të gjërave të NJËJTA.Kur jemi të zemëruem, ndjejmë se nuk kemi të drejtë ta shprehim zemërimin tonë dhe, prandaj,, e PËRMBAJMË. Ky zemërim i përmbajtur rëndom grumbullohet në pjesë të caktuara të trupit dhe manifestohet si SËMUNDJE. Zemërimi me vite grumbullohet në të njëjtin vend. Për këtë arsye, me qëllim të shërimit, është e domodoshme t’i SHPREHIM ndjenjat tona. Në qoftë se nuk mund t’ia thoni drejt në sy personit që iu ka zemëruar, ndaluni para pasqyrës dhe filloni t’ia thoni sikur pasqyra të ishte personi që iu ka zemëruar. I thoni: jam (i,e) hidhëruar në ty”. “Më ke lënduar” e të tjera të kësaj natyre dhe vazhdoni kështu derisa të liroheni plotësisht nga zemërimi. Pastaj merrni frymë thellë, shikojeni veten në pasqyrë dhe pyetne veten: “Çka ishte ajo që shkaktoi zemërimin e këtillë në mua?” Sikur të arrinim ta ndryshonim sistemin tonë të BINDJEVE, i cili e ka shkaktuar këtë sjellje, atëherë ne kurrë nuk do të kishim nevojë të zemërohemi.

NDËRRONI KAHJEN E MENDIMEVE


Mund të humbim kohë duke u marrë me gabimet tona,duke menduar për pavlefshmërinë tonë, ose të mendojmë për ngjarje të gëzuara. Mendimet e hareshme dhe të gëzuara dhe dashuria ndaj vetes – janë rruga më e shkurtë për krijimin e jetës së lumtur. Prandaj thuani kështu: “Në pafundësinë e jetës në të cilën gjendem çdo gjë është ë tërë, e plotë dhe e përkryer. Gëzohem që e di se jam NJË me fuqinë që na ka krijuar. Ajo fuqi i do të gjithë që i ka krijuar, prandaj më do dhe mua. Unë jam fëmijë i dashur i universit dhe më është dhënë çdo gjë. Ne jemi forma më e lartë e jetës në këtë planet dhe jemi të paisur me të gjitha që na duhen. Mendjet tona janë në lidhje të përhershme me mendjen e pakufishme, kemi mençurinë dhe dijen e tërësishme.



Me BESIM krijojë për vete vetëm atë që është për të mirën dhe harenë time dhe atë që është e përkryer për rritën shpirtërore dhe për evolucionin tim. E dua këtë që jam. Më gëzon hapësira e pakufishme dhe e di që para meje shtrihen hapësira dhe mundësi të pakufishme në të gjitha pikëpamjet. E di që në çdo moment mund ta formësoj dhe riformësoj personalitetin tim, madje edhe trupin tim që të mund t’i shpreh potencialet e mia. Plotësisht i besoj Fuqisë unike dhe e di që në botën time çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë...”

Këto dy mundësi janë vetëm dy pikla uji në oqeanin e mundësive për ndryshimin dhe vetëdijësimin tonë. Por e vlejnë t’i përdorim dhe të analizojmë pastaj veten tonë: si po ndihemi?


.........

E vërteta mbi magjinë e bardhë dhe magjinë e zezë

Magjia e bardhë dhe magjia e zezë janë vetëm dy pole të energjisë. Të dyjat janë: ekzistojnë, por duhet ditur t’i përdorim. Liria e njeriut është e madhe, prandaj NJOHJA ia mundëson njeriut të zgjedh polin pozitiv apo negative. Këtu është çelësi për hyrje në LUMTURI apo në MJERIM.

Qe qysh krijohen: me përsëritje, me përsëritje dhe vetëm me përsëritje. (Në këtë bazë është CD-ja jonë “Dëshirat…” që krijon polin pozitiv ose magjinë e bardhë).

Sikur zgjimi prej gjumit me orën me zile: bie zilja e orës ose alarmit të telefonit në orën 7 të mëngjesit – ti zgjohesh. 21 ditë kur përsëritet kjo zile – nëpër trupin e njeriut krijohet “shtrati” rruga e ecjes së energjisë. Të 22-tën ditë, pa zile apo alarm, në orën 7 nis qarkullimi i lëngjeve nëpër trup dhe ti do të zgjohesh – patjetër, pa kurrfarë mjeti ndihmës.

Keni parasysh këtë fakt: çdo gjë lindë nëpër vijen shpirtërore: në shpirt lind idea, idea formësohet në mendim, mendimi shprehet me fjalë, fjala KRIJON energji që ndërton apo rrënon jetën e njeriut.

Përsëritja e fjalës krijon aq shumë energji që – me të vërtetë – e fuqizon jetën e njeriut deri në majat e suksesit e të lumturisë apo e rrënon deri në fundin e gërminës apo të mjerimit. (Këtu është PIKA qëndrore ku e thërras mendjen tuaj të ndriçohet!)

Sepse (po e përsëris): me përsëritje të fjalëve (ose mendimeve) pozitive (afirmimeve pozitive) krijohet energjia që ndërton jetën dhe tejkalon TË GJITHA pengesat.

Keni dëgjuar ndonjëherë për SHTRIGAT? Çka është shtriga? Asgjë. Një grua normale, që në moshë të thyer, e dëshpëruar, gjeloze ndaj jetës së shoqeve, e lodhur nga vuajtja, nis të mendojë keq për shkatërrimin e jetës së ndonjë shoqeje. Dhe, ajo grua, prodhon aq shumë mendime negative, aq shumë dërgon sugjestione të zeza sa – ia shkatërron jetën dikujt. Por e shkatërron edhe jetën e vet: mendimet e saj, mendimet apo fjalët negative, ia ndryshojnë metabolizmin e trupit të saj (secila fjalë krijon një emocion, secili emocion krijon një ndryshim metabolistik!) dhe, përditë ngapak, ajo grua shëmtohet: i deformohen mollëzat e faqeve, hunda, mjekëra – tërë fytyra dhe – kur është tepër negative – nuk mund të jetojë më mes njerëzve – sepse bëhet tepër e shëmtuar…dhe populli e quan: shtrigë. Sepse njëmend e meriton këtë epitet. (Populli nuk gabon kurrë, sepse mësimet i merr nga përvoja!)

E kundërta e SHTRIGËS, njerëzit e mirë, njerëzit shpirtbardhë, hajde t’iu themi: të SHENJTË, përqëndrohen në polin pozitiv - në prodhimin e mendimeve dhe fjalëve pozitive, që krijojnë BUKURINË e qenies fizike, bukurinë e qenies shpirtërore, shijen e jetës, suksesin, shëndetin, fatlumërinë e tërësishme.

Kjo është liria e njeriut: zgjidh e merr! Do shmëti apo shenjtëri?

Për qartësim të plotë për FUQINË E PËRSËRITJES po e përmendi shembullin më të tmerrshëm të historisë së njerëzimit. Lufta e dytë botërore. 52 milionë viktima i ka shkaktuar PËRSËRITJA E NJË GËNJESHTRE. Vetë Hitleri ka thënë: kur kam thënë se gjermanët janë racë fisnike që duhet të komandojnë botën, e kam ditur se është gënjeshtër e pastër (të gjitha racat në start janë të barabarta!), por e kam ditur se kur ta përsëris unë 100 herë këtë gënjeshtër - unë do t’i besojë gënjeshtrës sime, kur të përsëritet 1000 herë – do t’i besojë gjeneralshtabi, kur ta merr Gebellsi e ta përsëritë me miliarda herë – nuk do të ketë gjerman të gjallë që nuk do t’i besojë. Dhe, e dini të gjithë:
KËSHTU NDODHI.
Nuk ka pasë ushtar gjerman që nuk ka shkuar drejt në vdekje – në bazë të cilit fakt: në bazë të një gënjeshtre të PËRSËRITUR. Dhe PËRSËRITJA e kësaj gënjeshtre shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe shkaktoi 52 milionë viktima.

E keni të qartë tash çfarë fuqie tmerruese ( por edhe MREKULLI mahnitëse) krijon PËRSËRITJA E FJALËS.

Populli nuk është fajtor që bie viktimë e mashtrimeve të ndryshme, SEPSE POLET E ENERGJISË ekzistojnë, JANË. Fajtor jemi NE që nuk e ndihmojmë vetveten dhe popullin tonë - që ta ketë NJOHJEN.

Prandaj unë këmbgul dhe JU FTOJ të vini me mua. Dhe të jeni qindpërqind të sigurtë: askush nuk do të këtë ASNJË humbje – TË GJITHË DO TË FITOJMË.


Përgatiti:FLORI BRUQI

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...