Njësia patrulluese policore në Mitrovicë, me sukses identifikon dhe sekuestron një sasi të konsideruar të vajit motorik të dyshuar të kontrabanduar.Rreth orës 21:00, policët patrullues të stacionit jugu në Mitrovicë, kanë ndaluar për kontroll të sigurisë një automjet, tip “Fiat dukato”, pa targa të regjistrimit, në rrugën “Hasan Prishtina”.Gjatë kontrollit të automjetit policët kanë identifikuar një ngarkesë prej 74 paketimeve me vaj motorik, 18 bidonë metali me vaj motorik dhe një paketim tjetër 32 litërsh, po ashtu me vaj motorik, ngarkesë kjo për të cilën ngasësi i automjetit, 39 vjeçar, nuk posedonte dokumentacionin përcjellës dhe as dokumentacionin për prejardhjen e mallit.Hetuesit policorë kanë ndërmarrë masat e duhura për të siguruar automjetin dhe për të bërë regjistrimin e mallit të dyshuar.Lidhur me këtë hetuesit policorë kanë kërkuar asistencën e zyrtarëve të doganave të Kosovës, për të sekuestruar mallin e dyshuar të kontrabanduar.Automjeti i dyshuar me të cilin po transportoheshin vajrat e dyshuara, së bashku me mallin e ngarkuar, janë deponuar në terminalin doganor të Mitrovicës, për regjistrim të rastit dhe inicim të procedurave hetimore.Gjithsej, 2412 (dymijë e katërqind e dymbëdhjetë) litra vaj motorik të ndara në paketime në ndryshme, janë regjistruar dhe sekuestruar për procedurë të mëtejme nga zyrtarët e doganave të Kosovës, ndërsa vetura si mjet për kryerjen e kësaj vepre është sekuestruar gjithashtu për verifikim dhe inicim të procedurës penale ndaj pronarit të saj.Pas konsultimit me prokurorin e shtetit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, rasti është iniciuar si vepër penale “kontrabandë me mallra”.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/04/02
Identifikohet dhe sekuestrohet sasi e konsideruar e vajit motorik
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit
Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit ose Çakorri është një qafë mali që shtrihet në Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
No comments:
Post a Comment