Kosovë, s’je një qyqe që kukon, kukuvajkë që vajton. Ti nuk shitesh, ti nuk digjesh. Ti nuk shkelesh, as nuk pihesh. Të nuk hahesh, as nuk qahesh. Nuk tregtohesh, as poshtërohesh. Ti nuk falesh, as nuk qahesh. Je një gjak që nuk peshohesh, je një djep me flori s’ndërrohesh. Je me fe, je atdhe, je e lirë deri n’re.
(Jeta është një helm i përzier me mjaltë)
Shkruan: Riza GREIÇEVCI
Kosovë, ti sot je e lire. Je shtet i pavarur. Ti sot s’jeton më nën ethe të thikës serbe-çetnike. Sot nuk je e pushtuar, e ndrydhur, e poshtëruar, e shkelur. Kosovë, sot ke shtetin e lirë, Qeverinë, Kushtetutën, Parlamentin, ke Rrugën e Kombit. Ke qindra shkolla, disa universitete. Sot ke flamurin e shtetit, të kombit, ke gjuhën e dinjitetin e çiltër. Ke të hapur rrugën e Evropës, të NATO-s…Ti sot ke të gjitha institucionet e një shteti sovran demokratik. Ti sot ke Qeverinë valide që ka dalë jo nga Beogradi as nga “mëshira” e “premtimet” bastarde gjakatare të kasapit Milosheviq, por jeta e institucioneve të Qeverisë, të shtetit, kanë dale nga vota, vullneti, dëshira e popullit të tënd, Kosovë! Jo, jo, ti s’ke nevojë të qahesh, as të vajtohesh, as të mëshirohesh, sepse, sot, Kosovë dardane, ti në ballë udhëheqësit, bijtë e bijat tua, që dje ta dhanë besën, t’u përkulen ty, popullit dhe Zotit, ata që para teje, Kosovë, para flamurit të kombit dhe para Zotit, dhanë betimin: besa-besë, o vdekje o liri! Kosovë, s’je një qyqe që kukon, kukuvajkë që vajton. Ti nuk shitesh, ti nuk digjesh. Ti nuk shkelesh, as nuk pihesh. Të nuk hahesh, as nuk qahesh. Nuk tregtohesh, as poshtërohesh. Ti nuk falesh, as nuk qahesh. Je një gjak që nuk peshohesh, je një djep me flori s’ndërrohesh. Je me fe, je atdhe, je e lirë deri n’re. Nuk ke pse të qahesh e druhesh e gajlosesh, sepse, në gjirin tënd të Qeverisë, të Parlamentit, të demokracisë, në rrugën e ardhmërisë po të prijnë bijtë e bijat tua, Kosovë, ata që patën guximin, dijen, dhe rrokën pushkën e lirisë, për t’u rikthyer prapë në gjirin tënd, Kosovë, fitimtar, me veprën e gjakut të dëshmorëve, me emrin: Liri. Të kesh besim në bijtë e bijat tua çlirimtare, Kosovë, sepse, ata besën ta dhanë, besën e mbajtën, dje, në male mbushur me krisma lirie, trimërie, sakrifice, vetëflijimi, ku për ta jeta e gjaku ishin fare pak për veprën madhore historike: Lirinë!
As me Zotin, as me popullin
Mbase kam kaluar bukur do vite nëpër banka shkollore dhe rendi e kërkonte që unë t’i jep përgjigje babagjyshit, aq sa di. Në fund të fundit, o Babagjysh, i thashë, është me mire të te urrejnë për atë që je, se sa të të duan për atë që mendojnë se ti je. Mos mbaj kasavet, o babagjysh! Jetë e mot Kosova është dhe do të jetë e pavarur, e lirë, do të jetë shtet sovran sikur të gjithë shtetet komshinj me ne. Kosova s’është në rrezik nga askush. Ata që i ke dëgjuar ti, Babagjysh të kenë thënë ty se Kosova sot është buzë pushtimit nga Serbia. Kosova, sipas tyre, e thonë ashiqare edhe në Parlament, do të ndahet nga Serbia, bile në këto bisedime që po bëhen ndërmjet shtetit të Kosovës dhe të Serbisë, Kosova do të ndahet, do të serbizohet, do të rikthehet Beogradi midis Prishtinës. Ato gojëzeza o Babagjysh, e di, po i dëgjon edhe populli çdo ditë, thonë Veriu po shitet! Kosova po i shitet Serbisë lirë. As nga pushtuesi serb, as nga fqinjët. Kosova, shteti, demokracia, ardhmëria është në rrezik nga vetë kosovarët. Popullin e shurdhuan. E poshtëruan. E helmuan me pallavra, përralla, rrena, ëndrra të kobshme në pikë ditë. Ata s’pranojnë gjithçka u arrit në Kosovë, nga rruga e Kombit deri të qindra shkolla, rrugë nëpër rajone rurale, universitete të reja. Sytë e atyre që thërrasin kob e ndarje të Kosovës e tradhti e pazarllëk me troje të Kosovës, janë njerëz në komë, ata më shumë i besojnë Beogradit se sa Brukselit dhe Amerikës, e lëre me përfaqësuesve qeveritarë të Kosovës ata s’u besojnë hiç. I quajnë tradhtarë! Hajdutë! I quajnë rrënues! Ata që udhëheqin sot Qeverinë dhe shtetin e Kosovës, ata vota e popullit u besoj, i nderoj, u dha legjitimitet udhëheqës... Ata profetë e falltarë bëjnë detyrat e shtëpisë si po të ishte ende Serbia pushtuese në Kosovë. Haj medet, o Babagjysh! Edhe këso partish politike sot ka në Kosovë.
E, nga kush sot Kosova na qenkësh në rrezik?
Ata jo që s’iu përgjigjen thirrjes së popullit, s’iu përgjigjen Kosovës, s’iu përgjigjen luftës për liri, por ata ikën, dezertuan, deri sa UÇK-ja, gjaku i dëshmorëve solli fitoren e lirisë. Atëherë, ata frikacakë e dezertues u kthyen në shtëpi të veta, akorduan telat e partive politike, dhe sot, dëgjoj dezertuesit e tillë qysh shtiren patriotë, demokratë, ata thonë Qeveria në bisedime me Serbinë po e shet veriun, po e shet Kosovën, po e sjell pushtetin e Serbisë në Kosovën e lirë. Dezertuesit e Luftës Çlirimtare, mohuesit dhe shkelësit e thirrjes së popullit për të luftuar për liri, sot: As me Zotin, as me popullin! O Nip, dashtë Zoti shqiptarët të shpëtojnë nga njëri-tjetri! Sepse: Sot këtu në mes nesh: Qeni s’e njeh të zonë. Këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë. Këtu ambiciet janë një kalë pa fre. Këtu e zeza quhet e bardhë, e bardha quhet e zezë. Këtu më shumë i besojnë rrenacakut, përfituesit, falltarit. Këtu ligje ka, drejtësi s’ka... Mirëpo, ndryshe thonë sot malet, krismat, gjaku, sakrifica e popullit, liria, shteti dhe pavarësia: Kosovë, s’je një qyqe që kukon, kukuvajkë që vajton. Ti nuk shitesh, ti nuk digjesh. Ti nuk shkelesh, as nuk pihesh. Të nuk hahesh, as nuk qahesh. Nuk tregtohesh, as poshtërohesh. Ti nuk falesh, as nuk qahesh. Je një gjak që nuk peshohesh, je një djep me flori s’ndërrohesh. Je me fe, je atdhe, je e lirë deri n’re. Gjithë kjo hallakatmë, anashkalim, përgojim, mohim, janë çastet e fundit të bishës egërshane, sepse bisha tmerrësisht tërbohet kur e sheh se i vjen fundi!