2013-04-02

Masa e paraburgimit për dy të dyshuarit grabitës


Hetuesit rajonalë të Policisë së Kosovës të sektorit kundër krimeve të rënda në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme kanë dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dy të dyshuarit e arrestuar për vepër penale të grabitjes.Arrestimi i dy të dyshuarve është kryer nga njësitë policore të stacionit jugu në Mitrovicë, vetëm pak minuta pas aktit të kryer të grabitjes së armatosur.Rasti i grabitjes është raportuar ditën e diele, 31 mars, 2013, rreth 20 minuta pas mesnatës, në rrugën “Hekurudha e Selanikut” në Mitrovicë, ndërsa viktima mashkull i përkatësisë etnike shqiptar, ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës. Në rastin e raportuar të grabitjes, viktima 25 vjeçar, ishte vënë nën kërcënim të dy personave të maskuar dhe të armatosur me armë automatike, duke u detyruar që grabitësve t’ua jepte paratë nga xhepi dhe një telefon celular. Nuk është raportuar për të lënduar.Me të kryer aktin e grabitjes, të dyshuarit, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas kanë shtënë tri herë me armë ndërsa janë larguar me ndihmën e një veture, thuhej në deklaratën e viktimës.Aktivizimi i planit operativ “Unaza e çeliktë” nga stacioni policor jugu në Mitrovicë, në kërkim të dyshuarve, ka rezultuar suksesshëm me identifikimin e veturës së dyshuar dhe arrestimin e dy personave si të dyshuar kryesorë për përfshirjen e tyre në rastin e grabitjes.Vetura e cila i përshtatej përshkrimit të dhënë, është ndaluar vetëm 20 minuta pas incidentit të raportuar, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Shupkovc.Veç arrestimit të dyshuarve, F. B 1989, dhe G. S. 1988, të përkatësisë etnike shqiptar, në veturën e tyre, tip “Ford Fiesta” ngjyrë e zezë, pa targa të regjistrimit, janë identifikuar edhe arma automatike “AK-47” së bashku me 11 fishekë të kalibrit 7.62 x 39 mm.Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes hetuesit policorë dhe teknikët e kriminalistikës, kanë arritur që të gjejnë edhe një maskë e cila besohet se u përkiste kryesve të aktit kriminal ndërsa një telefon celular që besohet se i përkiste viktimës, është identifikuar gjithashtu si pjesë e provave materiale.Ndaj të dyshuarve të arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit, fillimisht u është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë, për vepër penale “grabitje” në bashkëveprim, ndërsa të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë, me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, në seancën dëgjimore në departamentin për krime të rënda në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...