Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/02

Lajmërim apo Kallëzim i rremë

as hetimeve intensive të Njësisë rajonale të hetimeve në Ferizaj, një rast i ‘rrëmbimit’ i raportuar me datën 22.3.2013 në Shtime, ka rezultuar të jetë i rrejshëm. Pas intervistimit të viktimës (Sh. Xh. 22 vjeçare), e njëjta ka deklaruar dhe e ka pranuar se tërë kjo ka qenë inskenim i saj, për ta akuzuar ish të dashurin me të cilin kohë më parë ishin ndarë. Fillimisht, policia ka marrë një informatë se në një pyll në fshatin Mullopolc, është një femër me duar të lidhura. Viktima është intervistuar dhe ka deklaruar se është marrë me forcë dhe është futur me dhunë në veturë nga ish i dashuri i saj (G. M. 23 vjeçar). Pasi që Sh. Xh. ka pranuar se tërë rastin e kishte inskenuar dhe të gjitha provat e grumbulluara janë dërguar në Prokurorinë Themelore, prokurori ka urdhëruar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...