2013-04-02

Pse shqiptarët çdo gjë bënë dhe po bëjnë për të tjerët, e asgjë për veten?



Megjithatë, unë ‘do të vazhdoj të bëj keq’!
description
Shkruan: Halim HYSENI

1. Borxhin ndaj atdheut e kanë larë ata që e kanë dhënë jetën e tyre për ta mbrojtur këtë vend
I nderuari z. Nuhi, isha në dilemë të përgjigjem apo jo ndaj vlerësimeve tuaja që janë ricidiv i një sistemi nëpër të cilin kemi kaluar ti dhe unë. Mendoj se vlerësimet e tilla nuk të bëjnë nder, por tek e fundit kjo është çështje juaja. Personalisht nuk më irriton asgjë dhe nuk kam frikë nga asgjë, pos ndërgjegjes sime , e cila është gjykatësi më i drejtë dhe më i rreptë për mua.
Ajo që unë dëshiroj ta bëj me dije ty dhe lexuesve të shumtë të kësaj gazete është se asnjëherë deri me tani, as sot, dhe as në të ardhmen nuk kam mëtuar të jem patriot, sepse e kam ditur se unë nuk mund të bëhem i tillë, meqë bëj sa të bësh gjithnjë do të mbetesh borxh ndaj tij. Sinonim i nocionit atdhe është termi prindër. Bëj çfarë të duash mirë për ta, asnjëherë nuk do të jesh në gjendjen ta lash borxhin ndaj tyre, sepse ata të kanë sjellë në këtë jetë. Gjuha jonë shqipe, e ëmbël dhe e bukur, si asnjë gjuhë tjetër në botë, në mënyrën më hyjnore të mundshme hapësirën tonë jetësore shqiptare, ilirike dhe proto-ilire apo pellazgjike e ka quajtur at-dhe. Për këtë ka fakte shkencore që mbi katërmbëdhjetëmijë vjet nga koha kur ka ndodhur fundosja e AT-lashtëve (lexo: Atlantidës), kur me këto koncepte me të drejtë hapësira jonë mileniumike është quajtur AT+DHE dhe MËM+DHE. Borxhin ndaj atdheut e kanë larë ata që e kanë dhënë jetën e tyre për ta mbrojtur këtë vend.
2. Ne, që ende rrojmë, jemi mëkatarë ndaj atdheut
Ne të gjithë tjerët që jemi gjallë jemi mëkatarë. Mëkati ynë do rritet apo do zvogëlohet me shkallën e kontributit tonë për mirëqenien e kombit, zhvillimin dhe emancipimin e tij. Për fat keq, këtë nuk jemi duke e bërë sa duhet, as unë, e as ti. Unë e kuptoj se patriotët komercialë, siç i quan shkrimtari i ynë madh Ismail Kadare, se ata kanë dëshirë që realitetin e tashëm të hidhur të kombit tonë ta paraqesin si një gjendje ideale, sepse vërtet nga luksi që ata kanë, ky realitet hedonist - epshor është i mirë sa nuk bëhet. Por, të këtillë që jetojnë mirë janë fare pak, janë më pak se 10% e kombit tonë. Bilanci i fundit i kontributit tonë për atdhe do të përcaktohet atë ditë kur ne të na vendosin në tabut-arkivol. Atë ditë do të përcaktohen të bërat dhe të pabërat për atdheun.
3. Në vend të kritikës (për çka do të isha mirënjohës), ke bërë vlerësime që nuk të nderojnë
Në vend të përgjigjes në kualifikime tuaja, unë kam disa pyetje të mëposhtme, të cilat e përcaktojnë vazhdimin ose mos-vazhdimin e dialogut me ty. Pra, që të mos merrem, si ti me vlerësime, t’i parashtroj publikisht pyetjet e mëposhtme. Pse shqiptarët ndihmuan në fuqizimin politik, ushtarak, arsimor të Perandorisë Otomane dhe nuk e krijuan një perandori shqiptare?
1. Pse shqiptarët e ndërtuan shtetin e Egjiptit dhe nuk e ndërtuan shtetin shqiptar?
2. Pse shqiptarët e krijuan shtetin e ri të Greqisë (po ta kujtoj vetëm krye-heroin ‘shqiptar’ Mark Boçarin) dhe nuk luftuan për pavarësinë e Shqipërisë?
3. Pse shqiptarët e krijuan shtetin serb (Karagjorgji, që ishte shqiptar, fliste shqip, vishej shqip) dhe nuk e krijuan shtetin shqiptar?
4. Pse shqiptarët kontribuuan në krijimin e shteteve, siç janë Moldavia, Rumunia dhe Italia) dhe nuk e krijuan shtetin shqiptar?
5. Pse “politikanët” shqiptarë sot në Maqedoni janë më të interesuar për ruajtjen e shtetit të Maqedonisë se sa vetë maqedonasit?
6. Pse sot “shteti” i Kosovës zhvillon biseda me Brukselin për pjesën veriore të Kosovës (Mitrovicën, Zveçanin, Zubin-Potokun dhe Leposaviqin) dhe nuk bisedon për Kosovën Lindore (Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën) që ka më shumë popullatë shqiptare sesa është popullata serbe në pjesën veriore të Mitrovicës?
7. Pse Sami Frashëri ishte autor normativ i gjuhës turke (Kamus-i turki, 1901) dhe jo edhe i gjuhës shqipe?
8. Pse Samiu i shkroi fjalorët: dy-gjuhësh frëngjisht-turqisht, turqisht-frëngjisht dhe arabisht-turqisht dhe jo një fjalor turqisht-shqip?
9. Pse Hasan Hoxhë Tahsini e themeloi dhe qe rektori i parë i Universitetit të parë në Stamboll dhe nuk e themeloi një universitet në vendin mëmë?
10. Pse Mimar Sinani, që jo nga pak vende konsiderohet me prejardhje armene, nuk ndërtoi objekte arkitektonike në Shqipëri?
11. Pse Mehmet Akif Ersoy, që jetoi deri në vitin 1936, nuk e shkroi himnin shqip, por turqisht?
12. Pse Hoxhë Kadri Prishtina (që për hir të së vërtetës ishte atdhetar që vuajti dhe bëri shumë për pavarësinë e shqiptareve, kur formoi komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në vitin 1919, përveç degëve që kishte në gjithë Shqipërinë, e kishte organin e vet, gazetën “Populli”, e cila botohej në Shkodër, nën drejtimin e një mësuesi atdhetar, në mes tjerash, shkruante:
I. Asnjë kryengritës nuk guxon t’i dëmtojë shkiet e vendit, veç atyre që qëndrojnë me armë në dorë kundër qëllimit shqiptar.
II. Asnjë kryengritës nuk guxon të djegë shtëpia, të rrënojë kisha e gjëra të tjera.
III. Plaçka është jasak (e ndaluar) e kryengritjes.
IV. Asnjë kryengritës nuk guxon të bëjë ndonjë shëmtim mbi trupat e të vrarëve të armikut, as t’i zhvesh ata armiq që vdesin a plagosen, ose që zihen robër..., kur kishte dëshmi dhe shkrime për masakrat e tmerrshme që serbët kishin bërë kërdi mbi popullin e pafajshëm shqiptarë (trupat e tyre pa kokë notonin në Urën e Gurit në Vardar në Shkup); ku ishte stratagjema, pa të cilën nuk fitohej dhe nuk fitohet asnjë luftë me gjakatarë dhe demonë.
13. Pse historia e gjuhës shqipe, që u prezantohet të rinjve shqiptarë, e jo vetëm atyre, është e pavërtetë shkencore?
14. Pse historia me të cilën mbushet memoria kolektive nacionale e shqiptarëve është antikombëtare, e rrejshme dhe joshkencore?
15. Pse edhe pas 114 vjetësh, shqiptarët ishin robër të poshtuar (poshtëruar) e t'unjurë, të shkelur e të çpërnderë (turpëruar), siç shkruante Samiu i Madh, dhe edhe sot në të njëjtën (rrahjet e shqiptarëve në Maqedoni, Preshevë, Greqi, vrasjet e dhjetëra shqiptarëve edhe në Kosovë edhe pas çlirimit - askush nuk është përgjigjur për 10 shqiptarët e vrarë të pjesës veriore nga gjakatarët serbë).
4. Një porosi dashamirëse dhe vëllazërore
I nderuar, tani i kemi dy rrugë. E para, si studiues i pasionuar i kulturës shqiptare, historian i letërsisë, kritik letrar, esesit, polemist, një krijues i veçantë i gjithanshëm dhe mjaft produktiv (alamet personaliteti poliedrik), kur të bëni përpjekje të përgjigjeni në pyetjet e mësipërme, unë do të jem shumë i nderuar të shkëmbej mendime të ndryshme me Ju, duke u pajtuar me ju se nuk pajtohemi, që është krejt normale dhe nga çka nuk ka të keqe. Unë do të vazhdoj rrugën e së keqes - me fjalë tjera të tradhtisë, e ju si patriot vazhdojeni rrugën e lumtur të këtij populli të zhytur deri në fyt në mjerim, padituri, joperspektivë. E dyta është rruga e miqësisë. Kjo rrugë ka të bëjë me vetëdijesimin tënd dhe të tjerëve që, për fat të keq, nuk janë pak në trevat etnike shqiptare, se vetëkënaqësia dhe vetëlavdërimi janë armiqtë më të mëdhenj të emancipimit të një populli, vetëm kritika konstruktive dhe pritshmëritë e larta, të bazuara në edukologjinë maksimaliste e avancojnë kombin dhe e bëjnë të barabartë në mesin e kombeve të zhvilluare dhe të dinjitetshme. Do të isha shumë i lumtur ta kuptosh këtë dhe të veprosh në këtë drejtim. Përshëndetje vëllazërore!

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...