2013-04-03

Neper kete porte u perbiruan edhe engjujt

Skeda:Beqir musliu-2.252x346.jpg
Beqir Musliu u lind në Gjilan, Kosovë në vitin 1945; vdiq më 24.06.1996, në Prishtinë dhe u varros në Gjilan.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan, ndërsa fakultetin filozofik drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë. Gjenerata e Beqir Musliut në Gjilan patën për ideolog të shkrimeve dhe të jetës politike Rexhep Elmazin, andaj që në shkollë të mesme u mor në biseda informative dhe u burgos. Po në këtë kohë Beqir Musliu filloi të merret edhe me shkrime letrare. Në fillim me poezi e pastaj edhe me tregime, romane, drama e kritika letrare dhe dramaturgjike. Mënyra e të shkruarit dhe metaforat e simbolet e përdorura në shkrimet e tij, atë menjëherë e renditën në rangun e shkrimtarëve me një perspektivë të theksuar. Punimi i parë iu botua në revistën letrare “Jeta e Re” të cilën e udhëhiqte Esat Mekuli. Po kjo revistë, tri vite më vonë, në vitin 1965, ia botoi edhe librin e parë.


Shkrimet e Beqir Musliut janë të një niveli të lartë dhe përdorin me mjeshtri të madhe metaforat dhe simbolet, andaj mund të quhet edhe shkrimtar i simboleve.
Puna e tij kryesisht ka të bëjë me gazetari, publicistikë dhe redaktim të revistave. Së pari punoi si gazetar e redaktor në revistën “Zëri i rinisë", e pastaj edhe në “Fjala” të Prishtinës. Së bashku me disa krijues të gjeneratës së vet, sa ishte student, nxori dhe redaktoi revistën letrare “Plejada”, e cila arriti të botohet vetëm deri në numrin 6, sepse pushteti i atëhershëm, duke parë ndikimin e krijimtarisë letrare në masën e gjerë, nuk e financoi dhe e shantazhi për të mos u botuar. Më vonë Beqir Musliu ishte anëtar i redaksisë, e një kohë edhe redaktor në revistën “Jeta e Re”.
Beqir Musliu është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate.


Poezi
„Rima të shqetësuara“ („Jeta e re“, Prishtinë, 1965)
„Lulëkuqet e gjakut“ („Rilindja“, Prishtinë, 1966)
„Skënderbeu ose shqiponja e maleve“ - kurorë sonetesh („Jeta e re“, Prishtinë, 1968)
„Bukuria e zezë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1968)
„Sezamet“ („Rilindja“, Prishtinë, 1972)
„Parabola“ („Rilindja“, Prishtinë, 1976)
„Darka e magjisë“ („Rilindja“, Prishtinë, 1978)
Metafizika e Sfidimit
Mandragora
Klepsidra e Magjisë
Martirium
Magna Karta
Ekzodus
Kodeksi i Argasit

Prozë

„Vegullia“ - roman („Rilindja“, Prishtinë, 1979)
„Mbledhësit e purpurit“ - roman („Rilindja“, Prishtinë, 1982)
„Kori i gjelave të vdekur“ - tregime („Dukagjini“, Pejë, 2002)
„Makthi“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
„Amullia“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
„Krupa“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
„Skërluta“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
„Ndeshtrasha“ - roman („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
„Skënderbeu“ – poemë („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)
„Orfeiana“ – Shtatë Libra Anatema - („Faik Konica“, Prishtinë, 2004)

Dramë
„Shtrigani i Gjel-Hanit“ – libër-teatër, tetralogji („Rilindja“, Prishtinë, 1989):
Unë Halil Garria
Faustiana
Ora e Kukuvajkës
Panari i Gjilanit
„Rrakullima“ II– teatër-libër, tetraptik („Flaka e vëllazërimit“, Shkup, 1990):
Murana
Kori i Korbave
Familja e Shenjtë
Antifona



Metafizika e Prishtines

Ky qytet shtrihet ne enderr si te ish
I vertete e ne Gazi-Mestan humbi qetesia

Anatema A
Eshte trilluar edhe nje udhetim ne shuplake
Ne maje te gjuhes na ka zbritur bukuri

Prapa na kane ndjekur njemije e nje mrekulli

Asgje s'mund te marresh me teper se c'ke
Edhe nje fare te eshte mbjelle nder grushta

Deri ne vere balsamin e mban nen sqetulla

Neper kete porte u perbiruan edhe engjujt
Qe i shpikem ne hyrje per te na ruajtur O

Nga trendafilat qe i kemi gjuhe e na flasin

Edhe mbi te gjitha magjite qe na debuan
Eshte trilluar nje udhetim i ri ne shuplake


Imazhi i Pare

I rrethuar nga cdo gje qe s’eshte ne kete dite
Perbirohet fare i paverejtur
Midis sheshit e mbathin kembet e zbathura
Te atyre qe asnjehere s’e hetuarn rrethimin
As aromen e trendafilave qe zihet ngadale
Derisa majave te gishtave merr gjuhe lulezimi
Mrekullite hyjne ta nxjerin nga kornizat qe s’e ka
Te cilen s’di perse nuk e ka Ose e ka perse s’di
Derisa matet me butesite e veta te gurezuara
Te cilat edhe ne vete ka mundur t’i vrase
Ne shuplake i zbret dielli i zene ne kornize rob
Per t’i ulur Oret e vona qe krudisin bukurine
Sa thahet blerimi i murme ne fytyren time
Shirat e kthejne verdhome ne mua kur zgjohem
Te krijoj ngjyren per te mbaruar imazhin
Ne te cilin balta ka zene t’i cele zogjte magjike
E te vershoje qytetin qe e kam vetem ne shuplake
T’i fus ne vargonj mbreterite e zgjebosura
ne Fushe
Kur fare i paverejtur perbirohet permes syve te mi
Nga cdo gje qe s’eshte ne kete dite te rrethuar


Përgatiti:Flori Bruqi

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...