Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/04

Serbia duhet të vendosë brenda 3-4 ditëve


 Serbia duhet të vendosë brenda 3-4 ditëve
( I plotësuar )- Gjatë disa ditëve të ardhshme duhet të marrim vendime shumë të rënda që kanë të bëjnë me të gjithë qytetarët” deklaroi nënkryetari i qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq në një bisedë për televizionin publik të Serbisë, duke saktësuar se bëhet fjalë për 72 apo 96 orë. Ai shtoi se pas mossuksesit në rundin e tetë të dialogut me përfaqësuesit e Kosovës, Serbia gjendet në një situatë të vështirë dramatike, sepse do të duhet të zgjedhë midis dy gjërave jashtëzakonisht të vështira.
Sipas tij, Serbia duhet të zgjedhë midis miratimit të një plani mjaft të keq për popullin serb në veri të Kosovës, në njërën anë, dhe refuzimit për të nënshkruar planin me Unionin Evropian, gjë që do të ishte lajm i keq për tërë Serbinë.
Ai tërhoqi vërejtjen se në rast të refuzimit të planit, kjo për Serbinë do të thotë mbyllje ndaj botës dhe më pak para në buxhet dhe ekonomi.
Vuçiq: Beogradi kërkon me ngulm zgjidhjen
Në këtë moment vërtetë nuk shoh zgjidhje, por po e kërkojmë atë me ngulm, deklaroi sot për gazetën Novosti nënkryetari i parë i qeverisës erbe Aleksandar uriq, pas takimit të krerëve politikë të Serbisë.
Ai vlerësoi se rundi i tetë i dialogut në Bruksel ishte vërtetë i mundimshëm dhe se udhëheqja e Serbisë tashti po shqyrton hapat e mëtejshëm.
“Në këtë moment vërtetë nuk shoh zgjidhje, por atë me ngulm e kërkojmë. Serbia duhet të përpiqet të fitojë datën për fillimin e negociatave me BE-së dhe të jetë e gatshme për kompromise të rënda, por kurrsesi nuk mund të pranojë pezullimin e vetes së saj”, vlerësoi Vuçiq.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...