“Serbia nuk do t’i largoj strukturat e veta, të cilat që nga paslufta janë kujdesur për mbetjen e serbëve në Kosovë”, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vullin në takimin që ka mbajtur me banorët serb të fshatit Syriganë të komunës së Skenderajt.
Si njofton KTV-ja, Vullin është njoftuar me hallet e fshatarëve serbë rreth problemeve me punësim, me ilaçe dhe me mungesë të mbështetjes.
Serbët e Syriganës janë ankuar për moskujdes ndaj tyre nga ana e qeverisë serbe që prej përfundimit të luftës.
Vullin bashkë me drejtues të komunës së Zemunit dhe të një kompanie bujqësore kanë ndihmuar banorët e këtij fshati dhe të atij të Banjës me farë dhe pleh artificial. Ai ka vizituar edhe disa fshatra të banuara me serbë.

No comments:
Post a Comment