2013-04-02

Çudia sot akoma më e "çuditshme"!



Dje e shpërndava "lajmin", apo lajmërova për "lajmin" e ardhur në postën time nga Buletini i Lajmeve të "Gjuhes Shqipe" (Prishtinë) lidhur me Fjalorin e Gjuhës Shqipe "online, d.m.th që "më në fund e paskemi dhe ne 1 fjalor të tillë në linjë" - në vijimësi "lajmërova" aty që dhe në Ars Poetica ca kohë më parë është startuar me një projekt te ngjashëm, nën sloganin më tepër simbolik "E gjithë gjuha në një vend..." ! dhe tutje bla bla

Të gjitha këto bukur mirë, fort mirë, ose le ta përsërisim prapë atë që thamë dje: "s'ka se si më mirë".

Mirëpo sot do të qeshja sikur helbete të më ipej ta "xigëloja" veten, sepse ndryshe nuk është për të qeshur, nuk me qeshet aspak. Për të qenë çudia akoma më e "çuditshme" sot mora komentin/reagimin si vijon: 

nga L. Kelmendi

Fjalori shpjegues online në: www.fjalori.shkenca.org ekziston qe nga viti 2009, lajmet e fundit si këto më poshtë:


http://www.mapo.al/2013/03/26/48-mij...pe-me-nje-klik
http://www.kohaditore.com/?page=1,5,140446
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=67700
http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=130497


s'janë asgjë tjetër vetëm gënjeshtra. As institucionet dhe as autorët e përmendur ne këto lajme s'kanë asgjë të përbashkët me fjalorin shpjegues online: www.fjalori.shkenca.org


Halle o brenga... dhe me këto "lajmet" tona!!! Vallë ku na mbetet vërtetësia tani në gjithë këtë "çudinë" time lidhur me "lajmet tona"?! 

z. L. Kelmendi insiston se lajmet e "kohaditore", "kohajone", "ballkanweb", "gjuhashqipe", mapoal"... s'janë asgjë tjetër pos GËNJESHTRA!!! Ai thotë se Fjalori atje ishte "online" që nga 2009!

Siç e shihni miq të dashur kam frikë që edhe une dje ju "lajmërova" keq-e-kot për lajmet e të tjerëve, sipas kësaj edhe unë thjesht ju paskam "keqlajmëruar me lajme fals", me lajme të falsifikuara! 
Mbase vërtet ia vlen nganjëherë të "vetëxigëlohemi" për të qeshur!

Senad  Guraziu
http://www.letrat.eu

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...