Mediet e Beogradit raportojnë nga Brukseli se zëdhënësja e Caethiren Ashton, Maja Kocijançiç ka deklaruar se elementet për arritjen e marrëveshjes janë aty, porse Ashton do të vendosë më vonë nëse do të thërrasë një raund të ri dialogu.
“Ajo po pret që pjesëmarrësit në dialog ta lajmërojnë pas konsultimeve në kryeqytetet e tyre, porse tash për tash nuk e ka ndërmend të caktojë mbledhje formale në Bruksel”, deklaroi Maja Koncijançiç para gazetarëve në Bruksel.
“Elementet e zgjidhjes janë aty, porse çfarë do të ndodhë në vazhdim mbetet të shohim pas konsultimeve”, ka shtuar ajo.
Ashton mbrëmë konstatonte se hendeku ndërmjet dy palëve “është shumë i ngushtë, por shumë i thellë” dhe se raundi i mbrëmshëm ishte “mbledhja e fundit formale” e kryesuar prej saj.
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, e cila ndër të tjera ka dokumentuar krimet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, shfaqi shpresë por edhe shqetësimin e saj për shkak se Qeveria serbe do të tërhiqet nga arritja e ndonjë marrëveshje. Serbia po kërkon shumë prej Kosovës, tha ajo.
Sipas Natasha Kandiqit, Serbia duhet ta kuptojë që bashkëpunimi me autoritetet në Prishtinë është zgjidhja më e mirë për ata 100 000 serbë që sot jetojnë në Kosovë.
Të mos e kuptosh realitetin që Kosova s´është më pjesë e Serbisë, s´është gjë tjetër veçse pengesë e zhvillimit të ardhshëm të vendit.
- Unë druaj se qeveria serbe në çastin e fundit do të rikthehet në pozicionet e viteve të 90-ta, tha Kandiq për agjencinë suedeze të lajmeve TT me rastin e vizitës që po i bën ajo Suedisë.
Bashkësia Ndërkombëtare do ta identifikojë pa kurrfarë ambiguiteti Serbinë si fajtor të vetëm për dështimin në arritjen e një marrëveshje në Bruksel. Burime diplomatike i kanë thënë Express’it se shteti serb do të përballet me një presion në rritje
Nuk ka asnjë fije të dyshimit se kush është fajtor për dështimin e bisedimeve. Bashkësia ndërkombëtare do ta identifikojë pa hezitim Serbinë si adresa e vetme pse dje në Bruksel përfaqësuesit e Serbisë dhe ata të Kosovës nuk e arritën marrëveshjen.
Kështu i ka thënë Express’it një burim diplomatik i afërt me zhvillimet e fundit në Bruksel.
“Asgjë më shumë nuk do të mund të ndodhte që t’i përngjante Rambujesë, apo Vjenës. Delegacioni serb nuk i kishte marrë seriozisht negociatat, kurse Prishtina ishte e përgatitur”, thotë burimi.
Sipas të njëjtit burim, delegacioni serb nuk e kishte mandatin, e as guximin për të nënshkruar ndonjë marrëveshje.
“Ngjashëm sikur në Rambuje, edhe tash në Bruskel, njeriu përgjegjës gjendej në Beograd. Dacic dhe Vucic detyroheshin të bisedonin me Presidentin Tomisllav Nikolic, i cili ishte kundër marrëveshjes”, thotë burimi, duke bërë krahasime me kohën kur delegacioni serb në Rambuje detyrohej që për secilën cështje të diskutonte me Sllobodan Milloshevicin, i cili ishte në Beograd.
“Beogradi tash do të vizitohet prej përfaqësuesve ndërkombëtar dhe mbi të do të rëndojë përgjegjësia. Serbia, nëse në ndërkohë nuk ndrron mendje, duhet ta harroj datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Duhet ta harrojë secilin hap që ka të bëjë më afrimin me BE nëse edhe më tutje nuk ndërron qëndrim”, ka thënë burimi.
Sipas të njëjtit burim, i cili ka qenë mirë i informuar me zhvillimet në Bruksel, Serbia përpos me problemin me anëtarësim në BE shumë shpejt do të përballët edhe më një problem tjetër: atë financiar.
Serbia do të ketë nevojë imediate për 3 miliardë dollarë për ta mbushur zbrazëtirën buxhetore, e cila po e kërcënon ketë shtet.
“Shteti serb pret që ketë shumë financiare ta marr me anë të një kredie prej Fondit Monetar Ndërkombëtar. Mirëpo, këtu do të has në refuzim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë burimi diplomatik.
“ Vuçiç ishte një pjesëmarrës i ri në bisedime, ai nuk ishte i përgatitur për realitetin në Kosovë, i duhet akoma kohë për t’u përshtatur dhe për të hequr dorë nga ideja e Sheshelit”, ka thënë Kryeministri Thaçi, mbrëmë pas takimit në Bruksel.
Deklaratat e Thaçit, nuk i pëlqyen Aleksandër Vuçiçit, por ky i fundit tha se nuk do të përgjigjet me të njëjtën gjuhë fyese si të Thaçit.
“Nuk do të përgjigjem me fjalë të shëmtuara sikur Thaçi , ngase atij më së miri i shkojnë ato”, citohet të ketë thënë Vuçiç për mediet serbe.
Mbrëmë , në raundin e tetë të bisedimeve në Bruksel, Thaçi dhe Vuçiç kishin ngritur tonet. Ky i fundit i kishte thënë Thaçit se Serbia ka Kushtetutën e saj dhe Kosova është në Kushtetutën e saj.
Kryeministri Thaçi kishte reaguar duke thënë se, ‘mua nuk më intereson se çka shkruan në Kushtetutën tuaj . Ne e kemi Kushtetutën tonë dhe shtetin tonë. Nëse ju rrihet në takim mund të rrini, nëse jo mund të dilni’.
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, e cila ndër të tjera ka dokumentuar krimet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, shfaqi shpresë por edhe shqetësimin e saj për shkak se Qeveria serbe do të tërhiqet nga arritja e ndonjë marrëveshje. Serbia po kërkon shumë prej Kosovës, tha ajo.
Sipas Natasha Kandiqit, Serbia duhet ta kuptojë që bashkëpunimi me autoritetet në Prishtinë është zgjidhja më e mirë për ata 100 000 serbë që sot jetojnë në Kosovë.
Të mos e kuptosh realitetin që Kosova s´është më pjesë e Serbisë, s´është gjë tjetër veçse pengesë e zhvillimit të ardhshëm të vendit.
- Unë druaj se qeveria serbe në çastin e fundit do të rikthehet në pozicionet e viteve të 90-ta, tha Kandiq për agjencinë suedeze të lajmeve TT me rastin e vizitës që po i bën ajo Suedisë.