Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/04

Demaçi i pari në Regjistrin e të Burgosurve Politikë

Ish-të burgosurit politik që nga sot do të mund të aplikojnë për t’u kualifikuar. Formularin i cili përbëhet prej katër llojeve e ka plotësuar veprimtari Adem Demaçi njëherësh edhe përfaqësues i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, transmeton KTV.

Pas nënshkrimit të aplikacionit Demaçi tha se pa sakrificën e atdhetarëve nuk do ishte vendi këtu ku jemi. Ndërkaq ish i burgosuri tjetër Hydajet Hyseni duke folur për ligjin e kësaj kategorie i cili është miratuar në kuvend ditë më parë ka thënë se pas verifikimit të numrit të saktë të të burgosurve atyre do t’u shpërblehet kontributi në bazë të atij ligji. Për t’u dhënë mbështetje ish të burgosurve ishte prezent edhe kryeministri Hashim Thaçi. Sipas Thaçit shteti do të kujdeset për njerëzit të cilët tërë potencialin e tyre e kanë shkrirë për atdhe.

http://www.kohaditore.com/?page=1,13,141292

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...