2013-03-31

BIZNISMENI PEJAN EKREM LLUKA HETOHET NGA HETUESIT SLLOVENË



Hetuesit sllovenë kërkojnë provizionet e dhëna në Kosovë





Në fokus të hetimit të Zyrës Kombëtare për Hetime janë pagesat disamilionëshe të provizioneve me rastin e hyrjes së Telekomit të Sllovenisë në tregun kosovar dhe mbipagesat me rastin e blerjeve të firmave në Slloveni (Najdi.si) dhe në Maqedoni (On.net). Hetuesit kanë vizituar njëkohësisht edhe selinë e Factor Banka dhe shtëpitë e personave të përfshirë.
Do danes morajo funkcionarji KPK prijaviti prejeta darila: vsa darila nad 75 evrov postanejo last države ali organizacije
Në procedurën parapenale, sipas të dhënave të policisë, janë nëntë persona të dyshuar. Shtatë prej tyre janë privuar nga liria më 28 mars, të cilët janë lëshuar pas kryerjes së bastisjeve të shtëpive. Se për kë bëhet fjalë zyrtarisht ende nuk dihet.

 Por sipas informatave të gazetës “Dnevnik”, janë katër ish-anëtarë të Bordit drejtues të Telekom Slovenija: Bojan Dremel, Dushan Mitiq, Zhelko Puliiq dhe Filip Ogris Martiç, si dhe tre ish-anëtarë të Factor Banka: Ciril Dragonja dhe Boris Pesjak, ish-pronarja e ndërmarrjes Najdi.si Zvone Jagodiç dhe Aleksander Sasho, si dhe biznesmeni kontrovers nga Kosova, Ekrem Lluka, shkruan gazeta sllovene “Dnevnik”.

Sipas konstatimeve të Zyrës Kombëtare për Hetime, vlerësohet se dëmi i shkaktuar është të paktën 25 milionë euro. Bëhet fjalë për disa dhjetëra milionë euro marrje (blerje), që janë kryer sipas parimit të njëjtë. Telekomi ka blerë 75 për qind të aksioneve, kurse pronarëve të deriatëhershëm iu ka lejuar të drejta jashtëzakonisht të mëdha.

                                       BIZNISMENI PEJAN EKREM   LLUKA 


Me rastin e rritjes së ndërmarrjeve të blera, vlera e aksioneve të pronarëve të vjetër nuk është zvogëluar, por Telekomi u ka huazuar mjete për rritje të kapitalit. Me klauzola në kontrata paraprakisht u është mundësuar fitim i madh, kurse gjatë blerjes së mëvonshme të aksioneve të tyre dhe me rastin e përllogaritjeve janë marrë parasysh profitet e ardhshme tepër optimiste të atyre aksionarëve.

Factor Banka, çelës për njeriun me ndikim nga Kosova

Siç ka kuptuar “Dnevnik”, policia e Koprit në mëngjes të hershëm ka trokitur në dyert e një banese në kuartin e ruajtur Rezidenca Park Lucija, ku gjendet ndërmarrja “Ekma”. Bashkëpronar dhe drejtor i kësaj ndërmarrjeje është Ekrem Lluka, i cili pos tjerash ka edhe shtetësi sllovene. Sipas fjalëve të burimeve të gazetës, biznesmeni kosovar i është përgjigjur ftesës së policisë dhe ka bashkëpunuar në hetime. Këtë banesë ai para disa vitesh e ka blerë nga ndërmarrja për shitblerjen e patundshmërive Gašparm e Gashpar Mishiçit, sekretarit të ri shtetëror në kabinetin e kryeministres aktuale të Sllovenisë Bratushek. Kjo ndërmarrje ka qenë investitor në Rezidencën Park Lucija.

Ekrem Lluka ka qenë ai që, me rastin e investimit të Telekomit në lartësi prej 200 milionë eurove në Kosovë, “nën tavolinë” ka marrë provizionin e lartë prej 10 milionë eurove. Siç dihet, konkurrent i Telekomit në betejë për frekuencat në këmbim është tërhequr nga loja. Se në fakt prapa Factor Bankës, e cila u bë pronare e aksioneve në IPKO, qëndronte Ekrem Lluka dyshohej që me rastin e lidhjes së kontratës, kurse para pak kohësh këtë e ka konfirmuar edhe komisioni kundërkorrupsion.

Bujar Musa

Katër ditë pas nënshkrimit të kontratës bleu shtëpinë në bregdet

Kontratën për blerjen e shtëpisë elitare në bregdet, të cilën e kanë vizituar hetuesit sllovenë, është pronë e biznesmenit kosovar, i cili, sipas të dhënave të qasshme, atë e ka blerë më 22 qershor 2007, pra vetëm katër ditë pasi Telekom dhe Factor Banka nënshkruan kontratën me IPKO-n. Sipas të dhënave të ndërmarrjes “Ekma”, për këtë shtëpi janë paguar dukshëm mbi 400 000 euro. 

                                                Ambasadori i Kosovës në SHBA:Akan Ismaili 

Me punët e Telekomit në Kosovë kanë përfituar edhe shumë biznesmenë të tjerë. Bordi drejtues i Dremelit i ka mundësuar fitime të mëdha kompanisë “Albright Group”, që udhëhiqet nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, si dhe dy drejtorëve të IPKO-s, Akan Ismailit dhe Bujar Musës. Të përmendim me këtë rast që nga fillimi i majit Akan Ismaili është emëruar ambasador i Kosovës në SHBA. 

(Tekst i botuar në gazetën sllovene “Dnevnik”)





Kush është Ekrem Lluka

Ekrem Lluka lindi më 1959 në Pejë, në një familje tregtare. Është President i Korporatës së fuqishme Dukagjini, e themeluar në Pejë më 1987. Njihet si biznesmeni më i fuqishëm Kosovar. Pejanët e quajnë Berluskoni i Kosovës.
Ekrem Lluka është pronar i korporatës Dukagjini, njërës prej kompanive më të mëdha e më të suksesshme të Kosovës, me mbi 300 të punësuar. Në kuadër të Korporatës janë disa kompani që kryejnë veprimtari të ndryshme, si Shtypshkronja, Kompania e Sigurimeve, Fabrika e duhanit, Rrjeti tregtar, Ndërtimtaria, Radio e Televizioni, Birra Peja, Fondi Sloveno-Kosovar i Pensioneve e tjera.
Pas kryerjes së shkollës fillore dhe të mesme në vendlindje, është punësuar në shtypshkronjen “Planinka” në Pejë. Pas punës katër vjeçare si udhëheqës i repartit të shtypit, iu qas punës për themelimin e një shtypshkronje private, punë kjo që u kurorëzua me sukses në vitin 1986. Kjo ishte njëra prej kompanive të para private në Kosovë.
Krahas zhvillimit ekonomik dhe krijimit të kushteve për studime, pas përfundimit të luftës në Kosovë, Lluka përfundon me sukses Fakultetin e Biznesit në vitin 2002.
Sot Korporata Dukagjini është njëra prej kompanive më të mëdha dhe më të suksesshme të Kosovës, dhe njihet si tatimpaguesi më i madh në vend (në vitin 2000 ka paguar në emër të tatimit, 17% të vlerës së Buxhetit të Kosovës).
Ekrem Lluka është i martuar dhe është baba i katër fëmijëve.



Akan Ismaili

Ambassador to the United States Republic of Kosovo

Former telecommunications entrepreneur and CEO Akan Ismaili was credentialed as the Republic of Kosovo’s second Ambassador to the United States on May 2.

Immediately after the NATO bombing ended in 1999, Mr. Ismaili co-founded Internet Project Kosovo (IPKO), a non-profit organization dedicated to promoting the use of information and communications technology as a tool to foster rebuilding and development in Kosovo. IPKO has been credited with bringing the internet to Kosovo. In 2001, IPKO split into two entities: IPKOnet and IPKO Institute, and Mr. Ismaili served as the CEO of IPKOnet, a company that expanded access to broadband, mobile, fixed telephone and television in Kosovo. Over his 10 year tenure, IPKO became a modern enterprise and is now recognized as one of the fastest growing telecommunications companies in Europe and a fundamental pillar of the new economy in Kosovo.

During the same time, Mr. Ismaili co-founded the American University Foundation in Kosovo, which draws support from Kosovar citizens and its diaspora to establish an American-style higher education institution in Kosovo. To date, the foundation has raised more than $8 million dollars which it has used for numerous programs in conjunction with New York’s Rochester Institute of Technology.

Prior to the war, Mr. Ismaili managed IT infrastructure for the American diplomatic office in Pristina. When the war started in Kosovo and the U.S. became involved in diplomatic negotiations, Mr. Ismaili served as a translator for U.S. diplomats. Just before the NATO bombing campaign began, Mr. Ismaili was evacuated to Vienna, where he led a team of four people tasked with translating and distributing U.S. government news articles to the Albanian-language media in the region and at refugee camps.

Mr. Ismaili began University studies in Pristina in 1992. At the time, the University had only semi-legal operations after the entire Albanian language was banned in Kosovo from 1989. Mr. Ismaili studied computer science before withdrawing in 1994 to setup the first e-mail server in Pristina, which played a central role in helping the opposition organize against the old regime.

Mr. Ismaili’s work has been featured by The Advocacy ProjectWIRED and theNew York Times.

In December 2007, the Economic Chamber of Kosova (ECK) named him “Manager of the Year.”