Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/04

Ambasada Amerikane nuk deklarohet për autonominë rreth veriut

Ambasada amerikane në Kosovë nuk ka saktësuar të mërkurën nëse Shtetet e Bashkuara janë pro një autonomie për veriun e vendit të banuar me serbë. Është pyetur për autonominë, ndërsa ka kthyer një përgjigje, me të cilën i jep mbështetje dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe i inkurajon palët që të gjejnë një zgjidhje.

“Shtetet e Bashkuara e kanë përkrahur dialogun e lehtësuar nga BE-ja – dhe lidershipin e përfaqësueses së lartë Ashton – që nga fillimi, dhe ne kemi përshëndetur angazhimin serioz të të dy kryeministrave. Nënkryetari Biden e ritheksoi këtë kur ai u takua me kryetarin Nikoliq dhe me kryeministrin Thaçi në Romë muajin e kaluar”, thuhet në një përgjigje të shkruar të Ambasadës, në pyetjet e “Kohës Ditore” që i referoheshin autonomisë. “Sekretari e ka dërguar zëvendësndihmës sekretarin Reeker rregullisht në Bruksel si pjesë e përkrahjes sonë të vazhdueshme për këtë proces”.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...