Arben Çokaj
Kushoja im Antoni kishte ardhur në Gjermani, që nga koha kur njerëzit u mblodhën para ambasadave, dhe hynë brenda për të kërkuar azil politik. Ndryshe e kishte imagjinuar ai Gjermaninë dhe ndryshe i doli. Një gjë ishte e vërtetë të paktën, Gjermania ishte e zhvilluar dhe njerëzit kishin mjaft për të ngrënë, me përjashtim të ndonjë lypsari, që dilte rrugëve të Qytetit të Zorrëve, duke lypur në përuljen e përjetshme: “Më fal një markë të lutem, më fal një markë...”
Punët nuk po i shkonin mirë si duket, pasi ai kishte marrë përsëri një qëndrim të përkohshëm për gjashtë muaj dhe nuk e dinte nëse do ia shtynin më gjatë qëndrimin, apo jo. Herën e fundit i kishin thënë, që të mos shpresonte shumë; “Gjej rrugë të tjera!” – kishte përfunduar bisedën punonjësja e autoritetit të të huajve. Kishin kaluar plot 2 vjet e gjashtë muaj, qëkur ai ishte larguar nga Shqipëria, e tani kishte një identitet të ri, e quante veten Anton Deutschland, pra Anton Gjermania. E si mund të kthehej në Shqipëri ai? “Kurrën e kurrës, në asnjë mënyrë!” përsëriste ai me vete, “më parë të vdes...”
Kur një shqiptar i Kosovës, Nazmiu, i pati thënë në fillim, që rruga e vetme për të qëndruar në Gjermani është martesa, ai e kishte konsideruar këtë si budallallëkun më të madh.
- Këta kosovarët s’janë në vete ore, - i pati thënë ai Tanit, një shokut të tij tiranas - i ka ngordhur në dru serbi këta, e vijnë këtu dhe shesin edhe lëkurën e vet, që të rrinë...
Po kosovarët në fakt duket se i dinë disa punë më mirë. Duke qenë se jeta i ka rrahur më shumë me perëndimin, ata i kanë mësuar edhe huqet e këtyre shoqërive me kohë, që shqiptarët e Shqipërisë rreken tani që t’i mësojnë.
“Po tani, kjo thënia ‘gjej rrugë të tjera’ çfarë don të thotë? Aq më tepër kur këtë e thotë një punonjëse shtetërore. Pse, kaq keq të jenë degjeneruar këta gjermanët vallë? Mos duan të më martojnë me zor? E po kjo është shkelje e të drejtave të individit!” – bluante kushoja me vete.
Kushos së gjorë nuk i shkonte mendja, se këto shoqëri janë më të interesuara të rregullojnë punët e veta, se sa të shohin hallet e tij. Me kohë, ai do ta merrte vesh, se duke filluar që nga punonjëset beqare të autoritetit të të huajve, interesi më i madh i tyre është të kenë një mashkull në shtëpi. Përpara kësaj ndjenje të fortë egoiste e personale, ligji vjen e zhvlerësohet ndjeshëm, përderisa vulneti i shtetit ligjor kalon nëpër duart e këtyre zonjushave 40-50 vjeçare.
* * *
Kur i tregova shkurtimisht Paqos, një shokut tim për gjendjen reale të kushos, ai m’u përgjigj menjëherë: “Më mirë të vrasë veten...”. Po kushoja thotë se e ka mirë, dhe të gjithëve që e vizitojnë atë në apartamentin e tij në bodrum, u thotë të njëjtat fjalë: “Unë kam miqtë e mi, gruaja ka miqtë e vet.” Se kush ia ka mësuar këtë refren jete atij, nuk është vështirë ta marrësh me mend.
Pasi kishte rënë në një fazë depresioni të thellë, se autoritetet gjermane për të huajt ia kishin refuzuar zgjatjen e qëndrimit, ai e mendoi me të vërtetë si të arsyeshme, që të martohej me dikë. Kishte dy mundësi, ose të martohej proforma me një gjermane, duke e paguar për tre vjet rreth 20-25 mijë marka gjermane, ose të martohej vërtetë. Në të dyja rastet, kjo gjë nuk është e lehtë. Rasti i parë, megjithëse i shtrenjtë, ishte më i mirë, se kështu ai mendonte që ishte i lirë në fund të fundit, dhe pasi të merrte qëndrimin e përhershëm, ai do mund të martohej pa problem me një vajzë tironse, që ia kishte edhe ënda. Por hajde e gjeje se! Atëherë sa e sigurtë do jetë kjo lojë? “Femra në fjalë do mund të m’i merrte paratë, e t’mi prishte letrat në fund...” – shqetësohej me të drejtë ai. “Ah kur e kisha zogun në dorë!...”
Me thënë të drejtën, kushoja im kishte qenë i pafat. Ai vërtetë e kishte patur “zogun” në dorë, një grua e ndarë nga burri me një fëmijë, të cilën e njohu në një fabrikë, ku punonte. Por shefi i fabrikës, një italian zuzar nga jugu, i kishte hetuar, dhe e kishte nxjerrë Antonin nga puna, duke i thënë: “A ke ardhur të punosh këtu, apo të gjuash femra!” Ndonëse Antoni kishte fjetur nja dy herë me këtë grua, kjo histori spontane përfundoi, sapo atë e hoqën nga puna. Ishte pikërisht kjo kohë, që e përballoi kushon tim Antonin, me një krizë të madhe ekonomike.
Avokati i kushos tim, i kishe thënë atij që të mos rrinte më gjatë në shtëpinë e tij, pasi policia mund të vinte paritur e ta deportonte menjëherë. “Nga ana ligjore, i kemi kryer të gjitha procedurat. Nuk kemi ç’bëjmë më!” – pati thënë avokati.
Antoni u detyrua kështu që ta linte apartamentin e tij, dhe të shkonte tek Tani, shoku i tij. Që nga apartamenti i Tanit, i bindur më shumë se kurrë, se rrugë tjetër nuk ka, ose të gjente nuse, ose të kthehej në Shqipëri, ai vendosi përfundimisht të martohej. “Epo, edhe martesa, një e keqe e domosdoshme është...” – lehtësonte ai mendimet e tij. Kërkimet e tij i përqëndroi në dy plane, në njërën anë kërkonte një femër që ta paguante për t’i bërë letrat, dhe nga ana tjetër, shfletonte çdo ditë gazetat e Qytetit të Zorrëve, ku shumë vajza kërkonin partner, përmes lajmërimeve në gazetë.
Një prej këtyre ditëve, qe edhe ajo ditë kur Antoni do gjente shacin (zemrën) e vet. Sytë i ndalen papritur tek një lajmërim në gazetën “Ekoja e Qytetit të Zorrëve”. “Jam një vajzë 36 vjeçe, e gjatë dhe e hollë, e ngrohtë dhe e dashur” – reklamonte vajza nuret e veta në gazetë, dhe vazhdonte – “Dua një burrë jo për një natë, apo fundjavë, por për gjithë jetën. Di të gatuaj mirë dhe kam mjaft eksperiencë me burrat.” Edhe fotoja që shoqëronte lajmërimin, nuk ishte e keqe. Një femër të tillë, vështirë ta gjeje kaq lehtë!...
- Kjo qenka për mua, - brofi në këmbë Anoni, por në atë moment, Tani ishte në punë.
Nuk vonoi shumë dhe Antoni thirri numrin e gazetës, ku me një gjermanishte të çalë, u kërkoi atyre që t’ia jepnin numrin e telefonit të vajzës në fjalë, pasi ai kishte plane serioze. Dhe kështu u bë. Brenda 20 minutave, Antoni la takimin e parë me Kristinën - vajzën e lajmërimit në gazetë. E lanë të shiheshin që atë mbrëmje në “Nachrichten Treff” – bar-restoranti më i dëgjuar i Qytetit të Zorrëve, ku punonte edhe Tani si kryekuzhinjer. Jo keq, Antoni do shfaqte kështu edhe aftësitë e tij për ta pritur mirë Kristinën, që natën e parë. Nga ana tjetër atë do e shihte edhe Tani, shoku i tij.
Mezi i pritej deri në momentin e takimit të tij të parë. Çfarë do i thoshte, si do ia spjegonte arsyen e martesës? E bënte për letra, apo se donte më në fund të gjente një vajzë të përshtatshme, që të martohej përfundimisht? “Jo, jo, unë s’duhet ta gënjej atë. Gjermanet nuk i kanë qejf gënjeshtrat!” – foli Antoni me vete.
* * *
Takimi i asaj nate shkoi më mirë nga ç’e priste Antoni. Pasi hëngrën e pinë pak verë të kuqe, ata të dy morën një taksi, dhe shkuan në apartamentin e Kristinës. Aty filluan të bisedonin pranë njëri-tjetrit, përballë televizorit. Po kush e kishte mendjen nga televizori vallë? Kristina e shikonte atë gjithë kohën drejt e në sy. Kishte kohë që e praktikonte këtë lloj shikimi me meshkujt, dhe gjithmonë i kishte dhënë rezultat. Kur ajo e pa se Antoni ishte disi i ndrojtur, u afrua vetë edhe më afër, dhe si pa të keq ajo i vuri dorën e saj mbi kofshë. Antoni u drodh pak, por pastaj e mbajti veten, pasi në të njëjtin moment, Kristina filloi të qeshte për një histori banale. Nuk vonoi shumë dhe dora e Kristinës filloi të ngjitej lart. Ajo u afrua edhe më afër, dhe Antoni u pushtua nga aroma e saj femërore, përzier me erën e levandos “Armani”, që ajo kishte përdorur.
Për një moment, Antonit se si iu duk, si një lypsare seksi, si një lavire. Filloi t’i pështirosej, por mendoi njëkohësisht: “Ku ta gjej më të mirë se këtë? Në fund të fundit për letra e kam...” Disa momente më vonë, ai nuk mundi t’i rezistonte tundimit epshor të Kristinës dhe joshjes së saj energjike.
Atë natë fjetën bashkë. Dhe Kristina vërtetë kishte patur eksperiencë. Asnjëherë në jetën e tij, Antoni nuk ishte ndier aq mirë. E kishte prishur virgjërinë me atë kolegen në fabrikë, por Kristina ia kalonte shumë. Nuk diti të pushonte gjithë natën...
Pasi bënë një gjumë të shkurtër 3-4 orë në mëngjes, ajo i hipi përsëri nga sipër. Pastaj, ashtu lakuriq siç ishin, u çuan e bënë diçka për të ngrënë. Kristina kishte menduar për të gjitha. Pasi hëngrën mëngjes, ajo filloi t’i tregonte për jetën e saj, për të dashurit e saj. Solli bile edhe fotot, dhe emrat vërtetë nuk kishin fund. “Paska memorie të fortë...” – mendoi Antoni me vete.
- Unë nuk mund të rri pa seks – i tha ajo Antonit, si pa të keq – jam një nimfë e vërtetë.
- Përderisa të pëlqen... pse të rrish? – ia ktheu Antoni, duke u munduar të tregohej modern.
- Po ti sa të dashura ke patur? – pyeti Kristina. Këtu Antoni u zu keq. Nuk dinte ç’ti thoshte. T’i tregonte të vërtetën se ajo ishte e dyta, pas gjithë atij numri të gjatë meshkujsh, që ajo kishte kaluar, apo të gënjente?
- Jo shumë, - ia ktheu ai. – Nja pesë... gjashtë... pa ty... Po ti ke qenë më e mira – murmëriti ai nëpër buzë komplimentin e radhës.
- Vërtetë, aha... vërtetë? – qeshi Kristina me të madhe.
* * *
Shumë shpejt pas martesës, Antoni do merrte vesh se Kristina ishte në të vërtetë 39 vjeçe dhe kishte edhe një djalë rreth 12-13 vjeç, që mbahej në një shkollë riedukimi. Para dy vjetësh, djali i saj kishte kapur thikën dhe kishte dashur të therte të ëmën. E ëma duket se i kushtonte më shumë rëndësi jetës private të saj, se sa të birit. Jo se nuk e donte, por ndoshta nuk dinte ta donte. I biri kishte filluar fazën e parë të një sëmundjeje skizofrenie, si rezultat i trashëgimisë nga e ëma. Kristina nuk punonte fare. Merrte një ndihmë sociale rreth 800 marka në muaj, ndërsa Antoni e kishte vështirë në fillim të gjente punë të rregullt, ndonëse kishin kaluar rreth 5 muaj, që ishin martuar. Antoni shikonte për një punë të mirë në ndonjë magazinë, apo diku tjetër, e jo në ndërtim, siç kishte punuar deri tani.
Megjithëse Antoni ruhej shumë, që Kristina të mos mbetej shtatzënë, një mbrëmje, pasi kishin përsëritur ritin e përhershëm, ajo i tha atij:
- Isha sot tek mjeku... Do lindi një fëmijë...
- Sssssi? Ççççfarë?... – nga shokimi, Antoni ra nga krevati.
- Pse, nuk po gëzohesh? – i tha Kristina.
- Uf, uf, - duke vënë dorën në legen nga dhimbja, Antoni vazhdoi, - po nga gëzimi e kam, nga gëzimi... – dhe ia këputi një të sharë në gjuhën e nënës.
Tashmë çështja u komplikua, dhe Tani, shoku i tij, filloi të tallej me të.
- Të pata thënë ore, të kesh kujdes...
- A s’ma çan kokën ti! Se fundja një fëmijë është...
- Po, po një fëmijë, por është një lugë çorbe e prishur... – ironizonte Tani.
Dhe Antoni shumë shpejt do bëhej baba. Kristinës i lindi djalë, dhe ajo tha se nuk do bënte fëmijë më. Mjaft kishte dy djem. Një vendim të tillë e pranoi edhe kushoja.
* * *
Kur unë erdha ta takoj kushon në Gjermani, e gjeta në apartamentin e tij, në podrum të një ndërtese dy katëshe. Ishte një shtëpi, ku jetonin 3 familje. Podrumi banohej nga kushoja me të shoqen e djalin e tyre Viktorin, dhe fqinji tjetër me të shoqen e një qen të madh. Ndërsa kati sipër ishte bllokuar plotësisht nga një çift akrobatësh. Kushoja me fqinjin e tij gjerman, të cilin tashmë e quante kushëri, po kërkonin ato ditë që të blinin një shtëpi. Djali kishte filluar të rritej, dhe kushoja kishte kohë që kishte gjetur një punë të mirë. Merrej me shkarkimin dhe ngarkimin e mallrave në aeroportin e Frankfurtit, të cilin e kishte vetëm 10 minuta larg me makinë. Puna kryhej me pajisje dhe nuk ishte e lodhëshme, nga ana tjetër, rroga ishte e mirë, nuk qahej.
- Që nga koha, që më ka lindur djali, më ka ecur mbarë – më tha kushoja, sapo filluam bisedën.
- Po shumë mirë, me fat. – ia ktheva unë. – Po ta kishe lindur këtë fëmijë me një tjetër, më mirë do kishte qenë. – përfundova unë si pa takt.
- Djalin nuk e ndërroj me asgjë në botë. Atë e kam dashur vetë, askush nuk më ka bërë me zor! – ma ktheu kushoja, disi i ngrefosur.
Pastaj, për të ndërruar temë, unë i thashë Antonit, që të më sillte një gotë me ujë.
- Askush nuk pi ujë këtu. Të gjithë pijnë lëngje. Vetëm disa kosovarë pijnë ujë... – ma ktheu ai dhe vazhdoi – edhe nëna kur ishte këtu, ujë më kërkoi, por kur u mësua me lëngje, atëherë veç lëngje kërkonte.
- Po unë ujë dua. Se uji ta shuan më mirë etjen. Nga ana tjetër, uji nuk përmban atë tretësirën e ngjyrave të panevojshme, që përmbajnë lëngjet...
- Jo, gabim e ke, lëngjet janë më të mirë. Të gjithë gjermanët lëngje pinë...
Kushoja kishte filluar vërtetë të bëhej gjerman. Djali i tij ishte rritur, dhe shkonte çdo ditë në kopësht.
- Është shumë inteligjent, - më tha Antoni për të birin Viktorin. – Vetëm se kur të rritet, ngaqë shokët e tij nuk mund ta ndjekin atë, ai mund të dëmtohet. Kështu na ka thënë doktorri dhe edukatoret në kopësht...
- Ku di unë, - ia ktheva, - ky duket shumë djalë i shkathët dhe dy gurë mbarë nuk i lë.
- Eeee, po të mos jesh kështu sot, s’je gjë fare... – ma ktheu kushoja.
Me të shoqen e pata vështirë të komunikoja, se ajo fliste vetëm gjermanisht, ndonëse e motra e saj, të cilën e takova një ditë tek shtëpia e kushos, më tha se Kristina dinte edhe anglisht. “Atëherë Kristina nuk paska dëshirë të flasë me mua...” – thashë unë me vete.
Jeta e kushos ishte thjeshtuar shumë. Punë – shtëpi dhe punë – shtëpi. Çdo verë shkonte me të shoqen e fëmijën në Durrën rreth 4 javë, që të kalonte pushimet. Gjithë kursimet e vitit i shpenzonte atje. Të shoqen e merrte gjithkund me vete, ndërsa me njerëzit e tjerë, bile edhe me Tanin, kishte filluar të ftohej. Ndoshta nga e shoqja – nuk kishte dëshirë që t’ia shante askush shacin e vet. Nga krenaria që kishte, se nuk ia hedh askush, ai e pranonte me dëshirë dështimin e tij, si diçka të sheqerosur.
E ëma që kishte qenë 3 muaj për vizitë në Gjemani, tregonte shpeshherë se “Djalin ia mori në qafë ajo bushtra”. Dhe gratë e njohin shumë mirë njëra-tjetrën.
- Pak para se Antoni të vinte nga puna, e shoqja e thirrte në telefon Antonin dhe pastaj më bënte një kafe, - i tregonte e ëma e Antonit, të shoqes së Tanit, ku kaloi edhe një pjesë të mirë të kohës, kur ishte në Gjermani. – Pastaj, ajo ndryhej gjithë ditën e gjatë në kuzhinë e seç fliste me vete...
E shoqja e Tanit e kishte pyetur Kristinën më pas, me kë flet, kur rri aty vetëm në kuzhinë. Ajo i ishte përgjigjur, se fliste me të vdekurit. E shoqja e Tanit kishte mbetur e shtangur.
* * *
Rasti më shtyri një ditë dhe e thirra kushon në telefon, që të më ndihmote, të transporoja disa mobilje për në apartamentin tim.
- Çfarë?... – m’u përgjigj ai, sapo hapi telefonin, që tingëlloi turbull, diçka si Uaa, ua-ua. Por zëri i tij u kthjellua, kur mori vesh se kush isha. Duket se ai mendoi, që ishte e shoqja, e cila e thirrte herë pas here në celular, që ta kontrollonte ku ishte. Dhe ai siç duket, kishte gjetur një gjuhë të veçantë komunikimi me të.
I tregova se pse e thirra, dhe erdhi e më ndihmoi. Ndërsa po ecnim me makinë, ai më tregoi se e ëma e Kristinës ishte ndarë edhe nga burri i saj i katërt, pasi “atij nuk i punonte më gjatë” – tha ai me të qeshur. Unë heshta pak, dhe pastaj i thashë:
- A e ke menduar ti ndonjëherë, se mund të vish në vendin e tij – i thashë unë përsëri pa takt.
Ai nuk foli.
Që nga ajo ditë, unë nuk e kam parë më Antonin, kushon tim të dashur. Por unë nuk kam pse të shqetësohem për të, përderisa ai është mirë. Të paktën, kështu është mësuar të thotë.