2013-04-03

SHËN HELENA

Rasim Bebo

Rasim Bebo  


Me rastin e festave të pashkëve ju uroj shendet, jetëgjatësi dhe lexim të këndshëm të këtij shkrimi për shënjtoren e madhe SHËN HELENA..

Helena, një krishtere e fshehtë dhe vendosur, nga Dardania Naissus, Nishi i sotëm, e dukoi me dashuri për fenë e krishtere, të birin e saj Kostandinin e vogël, i cili kur u rrit, ndaloi martirologjinë që vazhdoi për rreth 250 vjet, me vdekje, për kundra të krishterëve, të pafajshëm, që kishte filluar nga gjysma e II-të e shekullit të I-të e.s. deri te Edikti ose Dekreti i “Milanit” që shpalli Kostandini i Madh më 312 të e.s. Bazë e formimit të tij ishte edukimit i marrë nga e ëma e tij HELENA. Pikërisht për këtë meritë Helena është shpallur shënjtore “SHEN HELENA”. Do të flasim për dy perandorët romak nga Iliria, më me famë të kohës së tyre, që nga fillimi dhe mbarimi i përndjekjeve të mëdha kundër të krishterëve, si dhe paqësimi i Kishës që mbajnë vulën Ilire, të Dioklecianit dhe të Kostandinit të madh. (E. J., f. 163)


Shën Pali, i urdhëruar nga Jezu Krishti për të shpallur Ungjillin e krishterë të të gjitha kombeve, i siguroi besimtarët se të gjithë ata që besonin në të, do t’u faleshin mëkatet dhe do të bëheshin fëmije të Perëndisë në përjetësi. Apostulli Pjetër e kreu shërbesën e tij të veçantë te populli çifut, kurse Apostulli Pal, e përqëndroi shërbesën e vet te bota jo çifute. Udhetimet prej misioari e shpunë atë anembanë Azisë së Vogël, në Gadishullin e Ballkanik dhe në Itali. (Edwin Jacques, bot. 1995, f. 163)
Krishtërimi në Shqipëri është ngritur mbi bazë apostolike. Në vitin 59 e.j. Shën Pali i shkruan bashkësisë së krishtere të Romës nga Nikopoja e Çamërisë se: “që nga Jeruzalemi e përqark në Ilirik, u kam predikuar të gjithëve ungjillin e Krishtit”.(E. J.159).
Nikopoja, ose “Qyteti i Fitores”, siç quhej, i ndërtuar nga Oktavian Augusti në vitin 31 p.k. për nder të fitores kundra Mark Antonit në betejën e Aktit, në gjirin e Ambrakisë pranë Prevezës, është një qendër e hershme e “Bashkësisë së Krishtere”. Nga Nikopoja u zgjodh në fronin e papës, Papa Eleutheri, sipas librit të Pontifikalis, në vitet 174-189. (Enciklopedia Angleze 2003, (Almanaku) f. 730). (E. Jacques, bot. 1995, bot. 163)
Për mikpritjen dhe klimën e mirë Pali qëndroi gjatë në Nikopojë. E. J., f. 160.
Ndalimi i krishtërimit nga Trajani, si një vepër kriminale kunder shtetit, në vitin 111 të e.s., shkaktoi trazira të mprehta në krahinat ku krishtërimi kishte ndikim të fuqishëm, siç ishin Azia e Vogël, Ballkani, Afrika e Veriut, Galia dhe Italia. Për rrjedhojë, vdiqën aq shumë të krishterë, (Martirologjia e hereshme), sa që autoritetet ndërtuan një monument, me fjalë latine “Extincto nomene Cristianorum” (emri i të krisherëve është shuar). Në këtë periudhë në vitin 100, peshkopin Shën Ashta të Durrësit, e kriqzuan. Gjithashtu dhe martirë të tjerë fetarë si Pregrini, Luciani, Hezikio, Pompeu, dhe Saturno, ranë rreth trupit të tij. (E. J. f. V.162)
Shqipëria i dha kishës Shën Pjetrin dhe shumë shënjtorë të tjerë si: Shën Laurin, Volpin, Niketë Dardanin, autori i veprës “Tedeum Laudamus”, Shën Jeromonin (347-420), që përktheu testamentin e vjetër në greqisht dhe latinisht. (R. B. “Zeusi”, bot. 2009, f.223)



Provincat e Ilirisë mbetën nën kishën e Romës deri në vitin 732 e. j. dhe më pas në varësi të Kostandinopojës. (gazeta “Bossier” 14-10-2004.)



Iliria është vendi ku perandoret e Romës rekrutonin ushtarët e tyre më të mirë. Disa prej tyre u ngritën në Perandorë. Nje nder këta është Diokleciani (284-305) nga fshati Diokle në pellgun e liqenit të Shkodrës.
Diokleciani u shqua si shtetar i zoti edhe për organizimin me mjeshtëri të Perandorisë, megjithatë ai e konsideroi besimin e vjeter romak si të domosdoshëm për unitetin e perandorisë. Duke parë krishtërimin si përçarës dhe i nxitur nga Galeri (Dhenderi i tij dhe perandor i ardhshem), ai nxori dekretin fatal të vitit 303, i cili mbyti botën romake me gjak të pafajshëm, me synim që t’i shfaroste. Kjo është njolla më e errët në figurën e këtij njerui të mirë e të madh. Pas tërheqjes së Dioklecianit në vitin 305, vendin e zuri Kostandin Klori (verdhacuku) 305-306. Perandori Ilir nga Dardania, pas një fushate tre vjeçare vendosi autoritetin e Romës mbi Britaninë. Kostandin Klori ishte martuar me Helenen po nga Dardania në vitin 274 e. j. dhe lindi Kostandinin. Ajo ishte një e krishtere e fshehtë e vendosur, pasi i shoqi bëri divors me të, ajo u terhoq për në Nish, në vendlindjen e saj dhe atje rriti djalin e saj të vogël Kostandinin, duke edukuar me frymën e fesë së re. (Kristo Frasheri “Historia e Shqipwrisw”, f.75).


Kostandini luftoi përkrah të atit, i cili u vra në betejën fatale të Jorkut, në vitin 306 të e.j. Vendin e të atit e zuri i biri Kostandini. U bë “Çezar” më 306 dhe më 308 “August” ose perandor. Gjatë marshimit për në betejën vendimtare të urës së Milvianit në Rome, ai pa vizionin e kryqit të shndritshëm në qiell me fjalët: “Me këte do të sundosh”. Viti 312 shënoi përqafimin e krishtërimit nga ana e tij. Duke mposhtur me luftë perandorin e mbetur, Licinin, ai vuri nën kontroll Ilirikun, Maqedoninë, Epirin dhe Akeian në vitin 314. Po në vitin 324 ai ishte i vetmi perandor në Romë ... Gjeniu Koatandin zgjodhi Bizantin, që ishte ndërtuar nga Pellazgo- finikasit në shek. e VII-të p.e.s., në brigjet e ngushticës së Bosforit, atje ku Evropa puqet me Azinë dhe ku i ndanë vetëm një pashë ujë. Ndertimi i Kostandinopolit filloi më 324 dhe mbaroi me 334. (f. 152).
Vepra e dytë e Kostandinit të Madh, që shërben si bazë shpirtërore dhe morale e qytetërimit modern, është pranimi i krishtërimit si feja zyrtare e Perandorisë Romake. E ëma e tij “Helena është shpallur nga kisha “shënjtore” – Shën Helena, e cila kremtohet nga Kisha Lindore më 21 maj, kurse nga Kisha Perëndimore më 18 gusht” (K. F.).


Kostandini lëshoi një proklamate që i dha fund persekutimit të kristianëve dhe vuri themelet supremacisë spirituale të Kishës Katolike në botën Perëndimore. Përmendet në histori si “Edikt ose Dekret i Milanit”. Ky dekret iu ktheu nënshtetasve kristianë të perandorisë të gjitha të drejtat civile, lirinë e besimit fetar që ua kishin mohuar faltoret dhe çdo pasuri që u kishin konfiskuar.
E. Jacques thotë: “Kostandini vuri në zotërim të plotë perandorinë dhe e saksionoi krishtërimin si fe shtetërore. Pra, fillimi dhe mbarimi i përndjekjeve të mëdha kundër të krishterëve, si dhe paqësimi i kishës mbajnë vulën Ilire.
                              Dioklician 


Në përpjekje për të forcuar thellë themelet e Kishës Shtetërore të sapo krijuar në vitin 325, Kostandini thirri të parin këshill të Nikesë. Përfaqësimi i 318 peshkopëve nga e gjithë perandoria ishte me rëndësi, sepse dëshmoi për shtrirjen e Bashkësisë Krishtere gjatë shekujve.
Harnaku, pohon se në vitin 325 qendrat e krishtera ishin të pranishme në Nikopojë, Buthrotum (Butrint) dhe Kërkyre (Korfuz). (E. Jacques, f. 163).

Follis des Diokletian

Teodor Momse shkruan: “Po ato shërbime që shqiptarët i bënë për një kohë të gjatë Perandorisë Otomane, paraardhësit e tyre ia kishin bërë shtetit imperial të Romës, kur kishte mbërritur në atë shkallë dekadence dhe barbarizmi”. (T. Zavalani, f. 57).


Kostandini i Madh “greqishten” e ngriti në gjuhë liturgjie, pak nga pak zëvëndësoi latinishten dhe shqipen e shkruar, e cila nuk ishte më në përdorim veçse si gjuhë e folur. Që shqipja ka qënë e shkruar në antikitet, kjo provohet nga mbishkrimet etruske ose shqipe. (Robert d’ Ageli, “Enigma”, f. 16-17).



Në vitin 395 u bë ndarja e Perandorisë Romake, Iliria i takonte Bizantit (Perandoria Romake e Lindjes ). Ndërsa në vitin 476 Roma u pushtua nga Gotët gjermanë dhe e shkatërruan. Kështu merr fund Perandoria Romake e Perëndimit. Pjesa Lindore me Kostandinopojën si kryeqytet, vazhdoi edhe njëmijë vjet të tjera, nga viti 476 deri në vitin 1453, kur u pushtua nga Perandoria Otomane më 29 maj 1453). Kjo është temë tjeter.
File:Diocletian Bueste.JPG
Büste des Diokletian in den Kellergewölben im Diokletianspalast Split


Shqiptarja Shën Helena, po të ringjallej sot dhe të shikonte veprimet mostruoze të krishterëve grekë kundra popullit të saj, ajo do ti urrente dhe do t’i mallkonte nga altari i kishës së saj.



Sot Janullatosi po e afron majën e thikës në palcë duke mohuar kishën shqiptare, ikonat shqiptare, figurat e Fan Nolit, Petro Ninit, Papa Kristo Negovanit, Visarion Xhovanit, Kritofor Kisit, edhe Shën HELENËN etj. mohon meshën në gjuhën shqipe, shkollën shqipe në Greqi, dhe Kishën Autoqefale në gjuhën shqipe në Greqi. Kur në shtetin grek popullata dominuese është shqiptare, me rreth 700 fshatra arvanite me gjuhën pellazgo-shqipen që e ruajnë prej mijëvjeçarëve të tërë, kurse Kisha greke, qeveria greke, përpiqet t’ua mohojë me forcën e plumbit, thikës dhe helmit. Qeveri + kishë greke me një komb të stisur me disa raca mbrënda që mëson greqishten artificiale, sërish me parullën e Sokratit, “ai që mëson greqisht është grek.”
Jemi duke pritur një ditë të bukur, kur do të vijë në pushtet një klasë politike me dinjitet kombëtar, që klasën politike të ardhur në pushtet nga viti 1991, ta zhveshë dhe ta “skanoje”.
Me rastin e festave të pashkëve, urojmë të bëhet një meshë përkujtimore për shenjtoren SHËN HELENA. Në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Rasim Bebo Addison Çikago prill 2013

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...