2013-04-02

FLORI BRUQI NJE PIKE LOTI QE NE OLIMP LIND LIRINE


     
       ZEF PERGEGA

                      DHURATA NGA PRISHTINA
         Tani mbi tavolinen time te vogel kam nje dhurate te madhe. Shpesh fjala “dhurate” kuptohet si vlere materiale, pas se ciles ne shqiptaret jemi te dhene me mish e shpirt. Vlera materiale nuk ka as zemer, as shpirt dhe as konvertim njerezor. Megjithese, per dhuraten ka nje mije e nje fjale edhe une bashkohem me te tjeret qe te mos fshihet nga dialogu reciprocitetet.


        Po une ne kete rast e kam fjalen per nje dhurate tjeter, te vecante qe me erdhi nga Prishtina. “Zeri im Prishtine” kishte mberritur tani ne kryeqytetin e lire ne adresen e nje fisniku ne ballin e deres ku lexohet Flori Bruqi. E ai me solli dhuraten me te kendeshme te vitit 2012, dy librat qe mbajne firmen e tij “Olimpi Shqiptar” dhe “Nese kam ditur te guxoi”



       Gjithe mozaiku i krijimtarise se tij eshte nje akademi elitare ne themelin e krejt amfiteatrit letrar dhe historik te olimpit shqiptar. Kesaj dhurate iu bashkangjit edhe nje urim me rastin e festes se Pashkeve
     Kete muaj mars i shkrova Florit ende pa shkrire debora: “ Me shendet festen e Pashkeve. Qofshin te bardha ditet per Ju familjen dhe nje rilindje per Kosoven. Po ashtu si nje shenj i dallur dhe i vecante i krijimtarise tuja ne enciklopedine shqiptare!” E ai pa vonese ma ktheu: “…Cdo feste fetare edhe kembane zgjimi per bashkimin tone kombetar nepermjet artit dhe kultures!”

       Duke lexuar kete urimin te Florit, i cili kurre nuk vonon dhe kurre nuk paragjykon me ben te mendoj se gjumin me te rende dhe zgjimin me te vonte e bejne akademiket tane. Ata me se shumti i ngjajne murgjeve te pergamenteve qe jane mesuar me dhomat e errata. Po Flori Bruqi ka zgjedhur nje rruge tjeter. Ta pastroje fytyren e gureve te harruar nga myku i mohimit. Te ia ktheje tiparet fisnike olimpit shqiptar. Te ia ktheje lavdine e vjedhu,r duke u ndalur ne cdo hap, ne cdo frengji, ne cdo shesh gladiatoresh, ne cdo poltron sundimtari e perandori. Madje me nje sy te vecante shikon e dhe njerezit qe luajne kumar me vlerat. Ai nuk ka bere as me shume dhe as me pak, por ate qe nuk e ka bere askush ne kete gjysem shekulli te fundit: Ti ktheje zerin e  kthjellte Olimpit Shqiptar


     Flori Bruqi, si argjendar i kualifikuar i penes dhe i fjales po i lidh zerat e vjeter me zerat e rinje, duke themeluar per te paren here Orketren kombetare te olimpit shqiptar.  Ai vete si dirigjent dhe si violine e pare shkon zbathur, per ti ndeshur me mire shputat me dheun e vet ne unison me oren e mire te kombit tone dhe ky eshte guximi, te cilin mund ta lexojme ne pllaken e vendosur ne hyrje te kodikeve te olompit tone. S’ka dhurate me te bukur ne fytyren e gurit te latuar me dalten e tij dhe te mendimit shqip dhe pa medyshje mund te themi bashke me nje ze se Flori Bruqi eshte nje fenomen enciklopedik, i cili jo vetem ka krijuar sfondin dhe kendin, por ai na jep edhe kondin e olimpit, te cilin per cudi nuk e mban sekret


      Ai dhuron per te gjithe shporta me bekime dhe ashtu si amerikanet nuk punon duke pritur kthimin e tyre.

         TE LEVIZESH GURET E RENDE PER T’IU DHENE RENDESINE
          Flori Bruqi eshte nje nga miqte e mire te miqeve te fjales se lire dhe besnik i qendron kurajos civile dhe qytetare. Ai bashkebisedon me njerezit ne menyren me te shpejte. Gjate ketyre viteve qe bashkepunoi me revisten e tij “Floripress” nuk e pashe njehere qe ti kerkoje ndihme justifikimit. Ko fjale mbart mikrobe anti-njerezore, ndaj ai e ka braktisur nga kulla e genit te tij dhe nga brazdat e ares se florinjte.
      Ai eshte nje urim i fjales lashte dhe nje bekim i fjales se re. Nje mekanizem i cuditshem qe i leviz guret e rende, te kohrave per t’iu dhene rendesine e duhur. Nje medalje e arte qe ai ia kthen historise ne pavionin e munguar. Flori me sa e kuptoj une eshte nje pike loti qe lind lirine, nje dhimbje poetike per cdo martir, nje lis i fisit te kombit qe kujdeset per rrenjet e tokes se vet. Nuk eshte pak te kujdeses per rrenjet se aty e ngrene cerdhen krimbat e armikut.
       Nuk e kam vene re Florin te turfulloje neper mikrofona e tribuna karrikesh dhe te thote se kjo edhte prona ime e lavdit, por ne kete muzeum veprash jane ne te gjithe princat e fjales, jane kumbaret e pajtimit, jane ata qe shkuan, jane heronjte e lirise, jane dhe ata qe ne duar mbajne hostenin, per ti qelluar ciklopet mohues ne syrin e verberise.

      Mbi te gjithe keta kodike te leterise dhe kultures qe kane brenda palcen dhe mjaltin e identitetit shqiptar ka edhe nje mistike te shpirtit te Flori Bruqit qe i therret personazhet ne darken e universit te mendimit, per te vazhduar misionin e pavdeksise se fjales shqipe. Per ta bere kete ai ka zgjedhur tryezen e gurte te Olimpit Shqiptar. S’ka me bukur dhe me paster!
       Flori nuk e ka resektin per njerezit formal, sikur njerit ti ndezes nje cigare ne kalim apo si nje pershendetje ditore rutinore. Ky autor qe te mahnit me sjelljet e tij prej qytetari e prej oborrtari sarajash kosovare eshte ndoshta i vetmi qe i ka nderuar aq shume krijuesit shqiptar, kete gjerdan brezash te lidhur me gojtana vargjesh, duke ua nxjerre ne drite vepren e tyre ne sherbim te shoqerise. Ky det i madh i zhytur i thesareve vjen e del ne suprine me spirancen e kapitenit te pare Flori Bruqi dhe anija e ngarkuar me boten e mistershme qe permban xhevahire lundron drejt bregut, per tu ankoruan ne limanin e olimpit te vet. Ne kete konteks figurativ, por edhe realist Flori Bruqi shfaqet si nje Robinson Kryzo qe duhet “shtrydhur” te flase akoma per historite dhe sakrificat qe e lartesuan shqiptarin ne shtegtimin e bukes si nje deshmitar i zerit te vecante te kombit te tij.

      Flori Bruqi i vret ankthet, per tu dhene jete enderrave plot prille. Ai eshte nje sy veshtrimi mbi strehe te bregut, duke u ngritur mbi piken me te larte te olimpit, te mesoje se c’fare fshihet mes zotave. Dhe zbret perseri bregut me durim e pasion te madh ne shpirt, te cilit i jep guximin dhe forcen e e gjunjeve, per te mbledhur margaritaret e hedhur. Ky njeri ka gjithmone nje teme ne mendje, sic e ka bujku faren ne trasten e mbjelljeve, ai ka nje mesazh ne zemer, sic ka bilbili kengen e pranveres, ai ka nje shperthim ne letren e bardhe, sic e ka sythi nen legure te lengut te trungut. Ai eshte punetor pa buje, sic eshte bleta ne hoje nektari.
      E fjala shqipe duhet te kete me shume mjeshtra popullor te fjales dhe ekselence elitare, qe spikasin ne gjeometrine e syrit te Flori Bruqit, i cili vallon gjurmet e hartes ilirike.



                    NE QYTETIN PA REKLAMA
      Kur degjojme fjalen “Olimp” i gjithe perfytyrimi yne ndesh mbi muret e larte, mbi kollona te lashta, ku kalojne princa me shpata, mbi kulla vrojtimi, ku zjarri i leshon flake zjarrit te malit perballe, mbi dritare qe varen legjenda e mire si vela te shkyera nga fortunat e kohes, dhe ai ndalet ne dhomat e torturave te burgut ne kala…


        Me etjen e mendimit tim u mundova te capis pakes ne “Olimpin Shqiptar” te Flori Bruqit, per te perjetuar sado pak kete magji te vlerave njerezore, ne fakt ne ate vend ku realisht u takon burrave te kombit. Ne ecjen time kishte shume njerez deshmitare. Te parin “takova” Naim Kelmendin, i cili me pyeti:
      “Kah po shkon o mergimtar?!
       “Te marr vesh pak per Olimpin Shqiptar?!” 
       “Kalo djathtas dhe ngjitu ne ate koder. Aty eshte nje tabele e madhe e shkruar nga qielli. Dera eshte hapur dhe s’ke nevoje te trokasesh. Flori Bruqi te pret. Ai me zellin dhe sensin e tij prej intelektuali i ka vene shenjen me pikante mendimit shqiptar dhe analizes letrare!”


     E hedh veshtrimin dhe kureshtjen time mbi kete qytet pa reklama, qe te len pa gjume. Mijra mrekulli te nje bote qe flet here me ze te forte e here me ze te brishte. Pak me tutje “takoj” nje mergimtar shqiptar me emrin Eshref Ymeri, qe kishte udhetuar nga Santa Barbara e Kalifornise, i cili me pershendet ne gjuhen angleze, si per te me ngacmuar kujtesen, kur ne Detroit shkembyem disa fjale per letersine…E ai me thote:
       “…Me nje ciltersi befasuese Flori Bruqi krijon me vargjet e veta nje bote psikologjike e intelektuale te njeriut ne te perpjetat dhe tatpjetat e jetes se perditshme. Ai nuk e shikon jeten si fushe me ngjyre trendafili!”
      “-Po ai trendafil dhe zambak e ka fjalen!”- ia ktheva, duke  rrufitur nje kafe malli
      “ -Ngjyra e trendafilit eshte ngjyra e romantikes dhe e optimizmit, por Flori Bruqi ne liriken e tij ka si synim te ia heqe jetes njerezore petkun e se keqes qe e shemton. Pergatitja e tij erudite, analizat shume permasore, formimi i tij nacionalist e radhisin kete autor ne plejaden e njerezve me te shquar te kombit shqiptar…!”
    Fryma e Olimpit me mbush qe te mos ndalem. Ec dhe mendoj nga te gjitha drejtimet, sepse ne cdo stacion qe ndaloi ka nje te vecante qe te terheq. Krijimtaria e sotme ka me teper tone lavdi se mesazhe artistike dhe analize letrare. Ne ishim mesuar ne monizem te degjonin vetem sirenen e partise dhe treni ideologjik na e hidhte mazutin e zi fytyres sa te gjithe ishim te zinje. Kritika ne letersi e ne art i ngjan nje dige te shpartakkuar qe ka marre perpara me lumin e baltes edhe gjeneratoret e drites. Librat po shkruhen me pare dhe per pare me vjedhje te tmerrshme. Veprat artistike jane te pakta. Karroca e ndryshkur e politikes e ka zvetnuar shpirtin e kultures te popullit dhe te intelektualit.
   Flori Bruqi vozit me rremat e kraheve te tij. Ai ka nje buzul ne frymezimet e ngjarjeve me kulmore te kombit tone, me nje shenjteri mbrenda qenies shqiptare.
      “…Vete modestia qe buron nga cikloni letrar i shkrimtarit Flori Bruqi eshte pjese e fleteve ne 30 libra. Nje modesti qe nuk tejkalohet dhe as para prezantohet. Libri i Flori Bruqit synon te paraqese nje dritare ne kete valezim mjegullor qe ndeshet edhe ne ditet me diell!”- shkruan shkrimtari Fatmir Terziu.
      Si perfundim i ketij udhetimi te shkurter ne Olimpin Shqiptar mund te them se Flori Bruqi me vepren e tij madhore nuk eshte plagjature servile e politikave dhe kukullave te fryra mbi karrike pushteti,  por ai sheron si misionar token e djegur te kombit te tij ashtu si Nana Tereze qe sheroi plaget e te varferve te botes nepermjet shpirtit te humanizmit. Guximi, nderimi dhe talenti jane bere nje ne fuqine mendore te Flori Bruqit dhe ai eshte nje arkitekt i ngritjes se qytetit te kultures kombetare shqiptare.
        Detroit, 31 mars 2013 
   

       

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...