http://www.albdreams.net
Debati mbi statusin e shkrimtarëve dhe artsitëve shqiptarë, ndryshe i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i inicuar nga një shkrim dinjitoz, me shumë përgjegjësi, në gazetën “Telegraf” nga shkrimtari i mirënjohur Sulejman Mato, meriton të mbështetet nga mbarë shoqëria shqiptare, nëse e ka seriozisht me vetvehten aspiratën civile si pjesë e Evropës së Re, pa le më nga komuniteti krijues shqiptar kudo, që ai ndodhet në glob. Në historinë e qytetërimeve nga më të arrirat janë “të harruar”emrat e politikanëve, por kurrë të shkrimtarëve dhe artistëve, si vetëdija kombëtare civile e qytetërimeve përkatëse. Kush guxon të nxjerrë nga memoria bashkëkohore, vlerat, referencat brilante ndaj Aristotelit, Sokratit, apo Platonit dështon, sikurse krejt i errët dhe” i pasuksesshëm” do të jetë në memorien e vet me emrat e politikanëve grekë etj..
Madje, nëse emrat e të parëve sikur rritin ndriҫimin e tyre universal nga epoka në epokë, emrat e politikanëve rritin pandërprerje zbehjen e tyre, sepse qytetërimet nga epoka në epokë kanë nevojën shpirtërore të përtëritjes së vetvehtes, të cilën ua pasurojnë, veҫmas, vlerat e artit dhe letërsisë me universalitetin e tyre. Ne jemi një komb me një histori të vonëdëshmuar, sepse i tillë, si vetë fati i kombit tonë, qe edhe fati i gjuhës sonë, por po aq me një histori të dëshmuar, të përcjellur nga krijuesit tanë si: Barleti, Naimi, Fishta,Noli etj. Madje edhe prehistorinë e kemi “të shkruar” nga gjenia krijuese e shkrimtarëve (kujtojmë ”Kush e solli Doruntinën? të Kadaresë”) kur, siҫ dihet që gjuha jonë nuk gëzonte ende jetën e saj. Atëhere si na lejohet ta mbajmë shkrimtarin dhe artistin shqiptar në statusin më mjeran të një krijuesi apo artisti në Ballkan dhe më gjërë?!?
Ne jemi një popull që vetëdijen kombëtare na e ngjizen, brumosën dhe emancipuan krijuesit tanë të mëdhenj të Rilindjes së Madhe Kombëtare, sikurse na e pasuruanpo ashtu në vazhdimësi krijuesit tanë bashkëkohor: Kadare, Agolli, Reshpja, Qosja, Podrimja, Trebeshina, Zeqo etj.etj. atëhere si mund të besojmë në një Përparim-përpara apo në një Rilindje të re bashkëkohore, kur në opinionin e gjërë lejojmë institucionalisht të injorojmë statusin e krijuesit shqiptar duke mos i krijuar as kushtet minimale të funksionimt institucional Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë?!? Ne përplasim duart dhe gati e ҫajmë gërmazin tribunave në hapësirën evro-atlantike, si vend demokratik, që respekton të drejtat legjetime të ҫdo shtrese shoqërore, atëhere si mund të lejojmë që krijuesit tanë, vetëdija e kombit, ky komunitet sui-generis, si shtresë, të lihet disi në fatin e kurdëve: pa të drejtë mjedisi, relaksi, debati, afirmimi, evidentimi, inkurajimi, stimulimi dhe mirënjohjeje institucionale të vlerave të veta?!? A ka gjë më absurde sesa të mos financohet nga shteti ynë ligjor e vetmja gazetë letrare ”Drita”, organi i LSHA të Shqipërisë, lindur (1961) dhe afirmuar në kushtet totalitare të Perandorisë Komuniste, pushon së ekzistuari në Perandorinë e Tregut, në kushtet e një shoqërie civile, demokratike, ndryshe të hapur për të gjithë ?!?
Ne jemi vendi që patëm fatin e tmerrshëm të një diktature, e paprecedent në llojin e vet, me objektiv “njeriun e ri”, ndryshe degradimin shpirtëror të qenies, atëhere si mund të lejojmë sot, kur kemi aq nevojë për shoqërinë civile, oponencën profesionale në të gjitha fushat ku matet standarti ynë civil për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, të kryqëzojmë në një status tragjikomik elitën e kësaj shoqërie, ndryshe të mos mbajmë në këmbë dhe të respektuar Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Artistëve as në atë nivel serioz, vëmendjeje, sado të politizuar, të kohës së diktaturës?!?
Si ka mundësi të sakrifikohet një godinë aq brilante dhe funksionale e krijuesve si LSHA të Shqipërisë kur, me shumë vend ruhen, respektohen dhe rikonstruktohen si godina qeveritare ato që tek ne i ndërtoi fashizmi? Si ka mundësi që mjerimi ynë fiozofik, për turp edhe tek jo pak shkrimtarë të afirmuar në diktaturë, ta përcillte në opinionin e gjërë publik, mediatik, vizionin e mbrapshtë për Godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, thjesht, si një ҫerdhe persekucioni, spiunimi etj.etj.folklorizmash dhe historirash “me shumicë”, pa injoruar vërejtjet e shëndetshme
2
ndaj së keqes që tashma e pranojmë të gjithë, duke injoruar vlerat tona, që sot na bëjnë të jemi krenarë, bie fjala, për Kadarenë 7 herë si kandidat i “Nobelit”, etj.etj.kurse godinat e tjera që na i dhuroi totalitarizmi i djathtë t’i nderojmë, t’i mirëmbajmë me të drejtë, me mend në kokë dhe jo si shërbëtorë “parcelash politike” apo si provincialë si objekte të rëndësisë së veҫantë..
E theksova, këtë të fundit, për të pohuar nevojën e korrektimit të vetëdijes civile, ndryshe domosdoshmërinë e një reagimi konstruktiv, jashtë ҫdo lloj politizimi, por sa më serioz brenda vehtes, ndryshe nga krijuesit, larg paragjykimeve dhe infantilizmit politiko-ideologjik drejt një konvergjence, si komunitet i lirë, që koha e kërkon dhe pa të nuk mund ta aspirojmë, as meritojmë zgjidhjen e statusit të këtij komuniteti, një turp mbarë shqiptar: të papunë, të shpërfillur, të pasponsorizuar , të dekurajuar, më e shumëta të shpërblyer qesharakërisht, edhe pse me shumë dinjitet kanë arritur t’i dhurojnë vendit një përfaqësim dinjitoz në universin artistik sa shqiptar, sa në botë, Kujtojme këtu pena të tilla si: Kadare, Agolli, Zhiti, Kongoli, Zeqo, Reshpja, Lleshanaku, Ahmeti, pa harruar sukseset e shkëlqyera të artit skenik, kinematografik, muzikor dhe figurativ.Kush mund të injorojë, p.sh, suksesin mbarëvropian të Mirush Kabashit etj.etj.?
Kujtoni të nderuar krijues fatin e mjerë, që shoqëroi epilogun e jetës së shkrimtarit të shquar shqiptar, disidentit real dhe jo të shpifur, Frederik Reshpjes së Madh të letrave shqipe !
Vdiq i vetmuar, sepse mungoi, turpësisht, së pari deri edhe e drejta institucionale e nderimit nga vetë komuniteti ynë krijues, sadoqë jo pak krijues, privatisht, erdhën në Shkodër nga Tirana dhe rrethet tjera në ditën mortore të përcjelljes së Tij, fizike, në banesën e fundit. Nuk kam dyshim, së paku brenda meje, se prononcimi i Kadaresë dhe Agollit, si një obligim para të gjithë komunitetit të krijuesve shqiptarë, nuk do të mungojë, sado i vonuar, në zgjidhjen e këtij problemi jetik dhe civil në rrugën e së ardhmes sonë evropiane, me dinjitet duke e konsideruar heshtjen, në këtë moment, vetëm si mashtrim ndaj ardhmërisë sonë civile dhe evropiane si komb.
Koplik, më 28.03.2013
Kadri Ujkaj, kritik letrar,anëtar i LSHA të Shqipërisë.