Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/14

Çfarë thanë pas vdekjes së Margaret Theçer, liderët e djeshëm dhe të sotëm të botës

Idriz Xhomara

“Kemi humbur nje lider te madh, nje K/Ministre te madherishme si dhe nje nje britanike te madhe. Por me kryesorja per Margaret Thatcher nuk eshte se ajo udhehoqi vendin, por e ruajti ate” - David Cameron, Kryeministër aktual
“Jane shume pak lider qe kane te arritur qe te ndryshojne me spaku klimen politike te vendit te tyre dhe aq me teper te Botes.Nje lider I tille ishte Margaret Thatcher. Edhe disa nga ndryshimet qe ajo beri ne Britani, ne shume aspekte, me se paku u mbajten nga Qeveria Laburiste e vitit 1997, ishin detyrim per tu implementuar nga qeveri ne te gjithe boten, globin” - Tony Blair, ish-kryeministër
“Me përcjelljen, ndarjen nga Baronesha Margaret Thatcher, bota ka humbur nje nga superkampionet e Lirise dhe te Liberalizmit, ndersa Amerika ka humbur nje mike te vertete” - Presidenti Barack Obama
“Kryeministria Theçer eshte shembull i jashtezakonshem i fuqise, i karakterit dhe i madheshtise te aleances te madhe USA-Angli” - George W. Bush, ish-President i SHBA-së
“Margaret Thatcher, bijë e nje njeriu te thjeshte, u be yll i elitave jo të lartesuara, te bosëve dhe laburistëve, duke fituar njera pas tjetrës tre beteja elektorale, duke çimentuar principet konservative ne Europen Perendimore, dhe duke rrezuar perden e hekurt, (Murin e Berlinit, I.Xh.)” - John Boehner, US Speaker of House of the Representatives
“Thatcher ishte nje politikane, bota e se ciles mbartte nje ngarkese (peshe) te madhe. …Takimi jonë i pare, 1984 ka shënuar fillimin e nje marrëdhënieje ne kohe te vështira, jo gjithnje te lehta, por qe jane marre seriozisht dhe me ndjenjen e pergjegjesise nga te dy palet” - Mikhail Gorbachev, udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik
“Ajo ishte nje njeri i madh. Beri shume per boten. Njëherësh me Ronald Regan, Papën Gjon Pali II dhe Solidarnost-in, kontriboi per abdikimin, dorezimin pa kushte te komunizmit ne Poloni dhe ne Europen Qendrore” - Lech Walesa, ish-president i Polonisë
“Miqësia dhe mbeshtetja e saj, per fat te keq dhe mund te harrohen, por ne do te jemi gjithenjë mirenjohes per gjithëçka ajo beri” - Qeveria e Ishujve Falkland
“Ajo mbajti dhe menaxhoi nje marrëdhënie me Francen, marrëdhënie e cila ishte e ndershme dhe e sinqertë…. Ajo farketoi nje dialog konstruktiv dhe frutedhenes me François Mitterrand. Sebashku ato punuan per konsoliduar lidhjet midis dy vendeve” -
François Hollande, President i Francës
“Ajo ishte pa as me të voglin dyshim, nje burrë i madh shteti (në tekst Greatstatewoman), e para grua si Kryeministre e vendit te saj si dhe me nje angazhim te madh dhe rol ne BE.. Ajo do te mbahet mend si per kontributet po ashtu dhe per rezervat ndaj projektit tone te perbashket” - Jose Manuel Barroso, President i Komisionit Europian
“Ajo ishte realisht nje udhëheqës i madh, nje grua me principe, e percaktuar per besimin, fuqine dhe madheshtine. Ajo ka frymezuar nje gjenerate te tere te udhëheqësve politike” - Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit
“Margaret Theçer ka bërë dëme ndaj popullsise irlandeze dhe britanike sa kohe qe ishte K/Ministre. ….Ketu ne Irlande, politikat e vjetra, drakoniane e militare zgjaten luften dhe sollen shume vuajtje” - Gerry Adams, president i Sinn Fein-it
“ ANC (African National Congress, South Africa), do te ishte duke dhene shpirt nga politika e saj (M.TH. i.xh) ne aspektin e refuzimit nga ana e saj per te njohur ANC-s si perfaqësuese e Afrikës se Jugut dhe te dështimit te saj per te izoluar Aparteidin edhe kur ai ishte percaktuar se perbente nje krim ndaj njerëzimit. Gjithsesi ne shprehim mirënjohje dhe vleresim per ate qe ajo ishte nje nga lideret me te fuqishem ne Britani dhe Europe” - African National Congress, South Africa
Shënim: Materiali eshte marre nga FT, 9 Prill 2013, i perpiluar nga Hannah Kuchler. Përkthimi eshte pa shkurtime dhe eshte nderhyre per te sqaruar kontekstin nganjehere me shenime.

Edi Rama darkon në Prishtinë, me Hashim Thaçin...







Vizita e Edi Ramës në Kosovë ka pasur edhe një darkë me kryeministrin Hashim Thaçi.

Në të njëjtën tavolinë ka qenë edhe bashkëshortja e Edi Ramës, Linda, si dhe shefja e re e saj, ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, që drejton ministrinë në të cilën punon si trajnuese gruaja e Ramës, shkruan Indeksonlone.

Fotoja e darkimit është publikuar nga bashkëpunëtori i Ramës, Endri Fuga në rrjetin social twitter.

Gjatë ditës ai kishte mbajtur një prezantim në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ku nuk ishte parë I pranishëm kryeministri Thaçi.



Vetëvendosje refuzon Edi Ramën
Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar ftesën e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama për takimin që do të mbahet në Prishtinë me temë “Kosova pas 23 qershorit”. Vetëvendosje! vlerësoi se temat e këtyre tubimeve nuk përkojnë me programin politik të saj, dhe se përqënrimi është te organizatorët dhe jo te tema.
Përmes një komunikate për media, VV ka treguar arsyet e refuzimit të ftesës.
“Rreshtimi dhe elozhet për kah Kryeministri aktual i Kosovës si dhe partia të cilën ai drejton, na bën me dije se një keqkuptim i madh qëndron në mes. Në ditën kur populli në Kosovë solidarizohej me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc përmes një demonstrate masive, PDK-ja e kryeministrit Thaçi mbante Konventën e vetë të Gjashtë Zgjedhore ku u profilizua si parti e djathtë me parullën "Familja, Prona, Shteti" dhe në të cilën z.Rama mori pjesë e thuri lavde për Thaçin”, thuhet në komunikatë.
Vetëvendosje! kritikuar retorikat e përdorur në lidhje me çështjen e nacionalizimit mes shqiptarëve.
“Ne jemi të shqetësuar nga retorika që po përdoret diku për arsye elektorale, diku për arsye ideologjike e cila njëson nacionalizmin me konservatizmin, anakronizmin e prapambetjen duke deklaruar madje se nacionalizmi është primitivizëm.Është e udhës të theksojmë se nuk ekziston “një nacionalizëm”, të cilin të mund ta përdorësh si vend grumbullimi për etiketime negative. Mes shumë shfaqjeve të nacionalizmit, mund të dallojmë qartë dy grupe të mëdha, nacionalizmin represiv pra, desubjektivues, shoven, imperial etj. dhe nacionalizmin çlirimtar atë subjektivues, vetëvendosës, emancipues, anti-kolonial që mëton barazinë mes kombeve”, thuhet më tej në komunikatë.
Sipas VV-së, shqiptarët kanë shumë subjekte politike, por nuk japin progresivitet.
“Shqiptarëve ju duhen organizime progresive politike që politizojnë shoqërinë, ekonominë e kombin, e jo koniuktura shtesë të pushtetit që privatizojnë shoqërinë, ekonominë dhe idenë kombëtare. Me këto struktura politike tashmë e kemi të qartë se Shqipëria dhe Kosova edhe pas 23 qershorit do të jenë të njëjta sikur ato të 21 e 22 qershorit”, përfundon komunikata e VV-së.

Hitleri adhuronte fenë islame. “I përshtatej temperamentit të gjermanëve”




Takimi mes Hitlerit dhe Myftiut të Jerusalem Dans, Albert Speer nxjerr një fakt për diktatorin nazist. Myftiu ka shkruar për interesin dhe pëlqimin që ka pas Hitleri për fenë islame, për të cilin është shprehur ai, është feja që i përshtatej shumë temperamentit të gjermanëve.
“Një religjion, i cili përhapej shpejt, ja kanë lakmi gjitha kombet përmes këtij besimi. Besimi i tillë është i përshtatshme i përkryer për temperamentin e gjermanëve…”, kishte pohuar Adolf Hitler.
Hitleri, sipas deklaratave të Speer, shumë herë ka shprehur bindjen se: “Feja muhamedane, do të jetë shumë më të pajtueshme me ne”.


Hitleri, sipas deklaratave të Speer, shumë herë kishte shprehur bindjen se: “Feja muhamedane,do të jetë shumë më të pajtueshme me ne.”
Myftiu i Madh i Jeruzalemit u prit me nderime nga vetë Adolf Hitlerit në vitin 1943. Madje flitet në disa enciklopedi botërore se, Adolf Hitleri ishte konvertuar në fenë islame pak ditë para vdekjes së tij.
Hitleri donte të lidhte aleancë me vendet islamike të Lindjes së Mesme dhe Egjiptin, por dështoi, pasi anglezet dhe francezet ishin treguar më të shpejtë.
Divizioni shqiptarë i krijuar nga Hitleri, SS SKANDERBEG (Mars 1944 –Nëntor 1944)
Në mars të vitit 1944, Hileri krijoi divizionin shqiptar, SS Skanderbeg i cili përbehej nga rreth 6500 vullnetarë shqiptarë. Ky ishte një divizion malor. U krijua në mars dhe u shpërbe në nëntor të vitit 1944. /Presheva Jonë/
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Erica Jong - Ode për këpucët e mia (Përkthyer nga S. G. + Audio)





Audio - Erica Jong duke recituar... "Ode to My Shoes"
http://www.letrat.eu/alfa-sg_audio_fp.php?id=142


ODE PËR KËPUCËT E MIA
(Inspiruar nga Neruda, i cili na i la çorapet e veta)

Përkthyer nga: S. Guraziu, 2013 - Ars Poetica - http://www.letrat.eu/alfa-sg_arspo_fp.php?id=305

Erica Mann Jong

Poetja fillikat e vetme 
është duke shkruar një ode 
për këpucët e veta--
këpucët e saj të cilat 
vetëm ajo mund t'i mbathë mirëfilli, 
këpucët e saj prej kamoshi vjollcë dhe lëkure të gjelbër, 
ngjyrë e gjethishtes së palmes,
çizmet e saj me diamantesh zbukuruar,
çizmet "cowboy" me puplash hijeshuar, 
çizmet prej "shtatë legash" të poezisë epike, 
çizmet haiku të vogla prej argjendi, 
me takat e ulëta që shkëlqejnë, 
çizmet e saj "platformë" të vetës së parë, 
dhe pandoflat e xhamta pa shpinëz, 
modeluar sipas atyre të Cinderalla 
(njëra e humbur... në mesnatë,
për shkak të një burri që vraponte), 
çizmet e saj "të gjuetisë" prej gome indiane, 
çizmet e të dashurit përngjitur në kyç, 
si pranga të farkuara këmbësh, 
këpucëzat rozë të bebeve, bronzuar 
për gjeneratat e së ardhmes, 
atletet "reebok" të së bijes flakëruar, 
mokasinkat pa toja të të dashurit 
harruar në dollapin e dhomës së pritjes 
që ajo t'i puth
për çdo vit
vit pas viti. 

Këpucë të zemrës,
këmbë të dashura
dhjetë gishtërinj të më lëvizin 
drejt dashurisë sime të vërtetë,
"fuck-me" është pompë për mbushjen e pasionit të tij, 
takat "stiletto" për ta shpuar 
në qoftë se ai devijon.

Këpucët na i thonë të gjitha.
Këpucët flasin gjuhën time.
Tap-tap-tap e tyre në pistën e aeroportit
ma shpalosë rrëfimin 
për një grua të dashur, të vetmuar e cila fluturon pas dashurisë--
Histori e vjetër kjo, e vjetër
në një palë këpucë
të reja. 



Ode to My Shoes
(After Neruda, who left us his socks)

Erica Jong

The poet alone
is writing an ode
to her shoes--
her shoes which
only she can fill,
her shoes of purple suede and green leather
the color of palm fronds,
her diamond-studded boots,
her feathered cowboy boots,
her seven-league epic poetry boots,
her little silver haiku boots,
with tiny heels that twinkle,
her first-person platform boots
and her backless glass slippers
modelled after Cinderella's
(one lost, at midnight,
because of a running man),
her huntress boots of India-rubber,
her lover's boots joined at the ankle
like leg irons,
her pink baby booties bronzed
for posterity,
her daughter's burning Reeboks,
her lover's laceless sneakers
left in the guest room closet
for her to kiss
year after year
after year.

Darling shoes,
beloved feet
ten toes to walk me
toward my true love,
fuck-me pumps to fuel his passion
stiletto heels to stab him
if he strays.

Shoes tell you everything.
Shoes speak my language.
Their tap tap tap on the airport runway
tells me the story
of a lovely, lonely woman flying after love--
That old, old story
in a new pair
of shoes. 

© Erica Mann Jong 

Sylvia Plath - Monolog solipsistik me veten (Përkth. nga S. Guraziu)



E di ti përshfaqesh
Gjallërisht skaj meje,
Duke mohuar lindjen tënde nga koka ime,
Duke pretenduar që ti ndjen
Dashuria e zjarrtë mjaftueshëm të dëshmohet
prekja realisht...





MONOLOG SOLIPSISTIK ME VETEN
Sylvia Plath

Unë?
Unë eci e vetmuar;
Rruga e mesnatës
Vërtitë vetveten nga nën këmbët e mia;
Qepallat rrëzohen
Këto shtëpi që ëndërrojnë të gjitha janë shuar;
Përmes një feksimi të mendjes
Tej këndeve kulmore qepa qiellore e hënës
Kalavaret lart.

Unë
I bëj shtëpitë të zvogëlohen
Dhe pemët të imtësohen
Duke vajtur larg; treshe e shikimit
Mban lëvarur njerëzit-kukulla
Të cilët, pa hetuar se si treten,
Qeshin, puthin, dehen,
As t'iu shkrepë që nëse unë zgjedh pulitjen
Ata vdesin.

Unë
Kur në disponim të mirë,
Ia jap barit gjelbërsinë e tij
E fisnikëroj bluqiellin, dhe e pasuroj diellin
Me flori;
Por, në damarin më dimëror, ruaj
Fuqinë absolute
Ta bojkotoj ngjyrën dhe ndaloj cilëndo lule
Të ekzistojë.

Unë
E di ti përshfaqesh
Gjallërisht skaj meje,
Duke mohuar lindjen tënde nga koka ime,
Duke pretenduar që ti ndjen
Dashuria e zjarrtë mjaftueshëm të dëshmohet
prekja realisht,
Edhe pse mjaft e qartë
Gjithë bukuria jote, e gjithë mendja, dhuratë
është, i dashur,
Nga unë.

Solipsizmi - (filoz.) Teori filozofike se vetja jonë është e vetmja gjë që mund të jetë e njohur dhe verifikuar. Teori apo pikëpamje se vetja është realiteti i vetëm.

(Sylvia Plath - "Soliloquy of the Solipsist” - Përmbledhje Poezish)

Ars Poetica - http://www.letrat.eu/alfa-sg_arspo_fp.php?id=250 - © Përkthyer nga S. Guraziu, 2013

KOSA QË KOSITI KOKA





Vullnet Mato


Tregim nga libri i përgatitur për botim



Kosa e mprehur mirë në kudhrën e skuqur me prushin e “Zjarrit të Proletarëve” quhej Kosta Petrani. Ishte një kosë prej çeliku gri, që xixëllonte shkëlqimin e mprehur hollë dhe u fuste dridhmat në palcë të gjithë poetëve të Luginës Lindore.
Ditën kur dy poetët e Barzenës u dënuan me heqjen e kokave, kosa Kosta Petrani lëshoi mbi kokat e sallës së gjyqit një rrezatim të zi. Teksa lexohej ekspertiza ideore prej pesë faqesh, e këtij specialisti të kosave, që i cilësonte ata dy pëllumba fatzinj të poezisë, si armiq të “Saharës” shqiptare, unë ndodhesha nga mesi i sallës. Sapo mbaroi leximi i tmerrshëm, kosa Kosta Petrani hodhi një vështrim të vëngër nga unë, me të cilin la të kuptohej se pas tyre, më kishte ardhur radha mua, që kisha shtypur vjershat e tyre me “Olivettin” tim të vjetër, për t’i vënë te tabela e letrarëve të rinj të shtëpisë së kulturës. Ai vështrim prej kobre më futi dridhmat në të gjithë trupin me një intensitet të tillë, që as tërmeti dhjetë ballësh nuk do të më kishte tronditur më tepër.
Dita e heqjes së kokave të dy poeteve erdhi shpejt. Polici i qenit gjurmues të degës, që ishte komshiu im, më tha rastësisht në mëngjes:
-Në tre gërmime te mali i Zgarës, doli shkëmb i zi dhe mezi i kemi varrosur përgjithë natën.
-Thanë gjë para vdekjes?...
-Nuk folën fare, po për çudi, nuk donin të vdisnin me tre breshëri plumbash. Vetëm plumbi i katërt në kokë i komandantit të skuadrës së pushkatimit i palosi përtokë...
M’u bë një shkëmb i zi në gjoks. Po atë pasdite u trishtova me dhimbje zemre, kur pashë se u kthyen të lara me lot nënat e tyre shamizeza, që kishin shkuar t’i luteshin “Strategut të madh” t’u falte jetën. Oficerët e gardës, jo vetëm nuk i kishin lënë të afrohen te muri rrethues, por dhe i kishin përzënë me shkopinj gome.
Prita me ankth ditën kur do të më vinte dhe mua radha e llahtarshme e plumbit të katërt në kokë. Ishte një pritje që i ngjante asaj të të dënuarve me vdekje në hekurat qelive të burgut. Më bëheshin çdo natë në gjumë një mori kosash që ngriheshin mbi kokën time, si shpatat e gladiatorëve nëpër filma lashtësie. Dhe atëherë zgjohesha i tmerruar, duke frikësuar keqas gruan dhe fëmijët.
-Shpejt, lutju tavanit, !- më thoshte gruaja e alarmuar.


Dhe unë çoja kryet nga tavani me kallamishte të suvatuara, ku mendoja se ishin montuar çimkat përgjuese të sigurimit dhe bëja ritualin:
- O feneri i madh ndriçues i jetës sonë, qëndriçon nga Tirana të gjithë botën, me dritën e kuqe të marksizëm-leninizmit, më shkri edhe mua në dritën tënde jetëdhënëse, që të bëhem një rreze drite e bashkuar me tufën shumë milionëshe të këtij feneri, në dorën heroike të “Strategut” tonë të lavdishëm!....
S’kishin kaluar as tri javë, kur më thërret në komitetin e partisë, Kosëtari i Parë i kësaj godine, që quhej Marko, ishte një merceolog trupmadh. Me flokë të verdhë të lëpira anash, me vetullat e verdheme, me dy sy gri të mprehtë dhe me egërsinë e shprehjes së fytyrës, ai kishte pamjen e një nazisti. Një shoku im hokatar, sa herë e shihte në horizontin e largët të bulevardit kryesor të qytetit, përsëriste lehtë nderimin nazist: ”Zig hail!“
Para tij qëndrova krejt i qetë, duke menduar se jam thirrur për ndonjë punë. Por kur nxori nga sirtari revistën “Ylli” ku ishte botuar një cikël me poezi të mia dhe filloi të kërkonte shpjegime për poezinë “Ndodh edhe dielli” u shtanga krejti befasuar.
-Ç’do të thuash ti me këtë vjershë? - ishte pyetja e parë e Kosëtarit të Parë, i cili kishte marrë impulse nxitëse për parregullsi ideore të kësaj poezie nga kosa Kosta Petrani, që jo pa shkak më kishte vështruar vëngër në sallën e gjyqit të tmerrit.
-Dua te them atë që thotë vjersha ! - i thashë duke u rrekur të mposht turbullimin.
Ai më kundroi qortueshëm me një vështrim të rëndë.
-Domethënë drita diellore e partisë tonë, qenka e mërzitshme për ty?...
Nënqesha instinktivisht, duke menduar se ky ishte një konstatim i mjerë i një njeriu që dinte të interpretonte llojet ushqimore dhe kujtonte se edhe poezitë janë si frutat e zarzavatet. Apo që kujtonte se mund të nxirrte Partinë nga rrezet e diellit, siç nxirrte krunden nga rrezet emiellit.
-Më bëhet qejfi shumë, që ju, shoku sekretar, lexoni poezi, - i thashë me një buzagaz të shtirë.
-Di ti, po dimë dhe ne ! - tha Kosëtari nazist me ton të ashpër.
-Nuk thashë se ju nuk dini, - shtova menjëherë - Po duke menduar ngarkesën tuaj me punë të shumta, shpreha kënaqësi që gjeni kohë për të lexuar edhe vjershat tona...
Nuk e priti mirë as këtë frazë timen.
-Ti kujton se duke i spërdredhur fjalët si të do qejfi, mund të tallesh me diellin e partisë?... - shfryu me një tonalitet që binte erë padituri dhe arrogancë.
-Ju lutem, shoku Marko, më vjen keq të bëni një interpretim të tillë, kur vjersha nuk e thotë këtë në asnjë fjalë, por shpreh dashurinë përvëluese të dikujt, e cila nuk i bën përshtypje partnerit që s’e do. Unë partinë e shoh tek njerëzit, tek veprat, kudo në tokë, por jo te dielli përvëlues i kozmosit.- thashë me keqardhje të sinqertë, duke menduar se mund ta qartësoja sadopak nga keqinformimii kosës Kosta Petrani.
-Mirë, mirë, do ta shohim ! Ik tani !- tha ftohtë, duke më përzënë nga zyra edhe me lëvizjen përçmuese të dorës.
Dola jashtë krejt i verbuar. Dielli i shndritshëm i atij mëngjesi, ishte ngritur lart në qiell dhe prej andej derdhte mbi tokë flakën e tij të lëngshme. Te trotuari i tregova gjithçka shokut tim që ishte drejtor i gjimnazit. Ai ma lehtësoi disi dyshimin e llahtarshëm që më kishte kapluar. Kjo është fantazi emerceologut Zig hail, - tha ai pa merak, - sepse askush nuk ka të drejtë të mendojë e të thotë budallallëqe të tilla për atë poezi.
Të pasnesërmen më erdhi lajmërimi me firmën e vetë kosës Kosta Petrani, që ishte kryetari i degës së lidhjes së shkrimtarëve të Luginës Lindore, se duhej te paraqitesha patjetër në mbledhjen e zgjeruar të forcave krijuese. Dridhmat shtuan intensitetin në çdo milimetër të perimetrit tim prej mishi dhe kockash të hallakatura nga terrori psikologjik dhe pagjumësia.
Gjithçka u kuptua kur instruktori i ardhur nga kupola qendrore e fenerit të madh të Tiranës dhe i prirë nga Kosëtari i Parë i Luginës sonë zunë vend në tryezën kryesore. Kosëtari thirri në tryezë edhe kosën Kosta Petrani, si veglën e tij, të njohur për vargjet deklarative: “Le të rrjedhë çeliku për dyfek e plugje/le të pëlcasë armiku,/ moj kala e kuqe“ me të cilat ai u vu përmbi të tjerët. Ndonëse ishte një krijesë zvarranike që e kishte çarë rrugën duke rrëshqitur si krimb, nga një letrar i zakonshëm, deri te kryetari i forcave krijuese. Por shumë nga qenia e tij kishte mbetur ende krimb, që gërryente pareshtur tulin e trurit tonë krijues, për të na krimbur të gjithëve nga brenda.Prania e kosës së tij më trembi më shumë se kushdo tjetër, sepse si ekspert i Degës së Brendshme, ai u kishte vënë vulën si krijime të gabuara ideologjikisht dhe krejt armiqësore, vjershave të poetëve të Berzanës, kositja e kokave të të cilëve, kishte gjakosur edhe krejt atmosferën e Luginës sonë.
Kosëtari i Parë, prezantoi instruktorin e dërguar nga truri ideologjik i kupolës kryesore të fenerit dhe tha, se nën frymën e Plenumit të Katërt, do të diskutohej për ndikimet e huaja në letërsi e arte edhe me krijuesit e Luginës Lindore. Pasi hodhi një sy të përgjithshëm nëpër sallë, Kosëtari Marko shtroi pyetjen:
-A ka edhe në krijimet tuaja nga ato të meta që shtroi Plenumi i Katërt? - (Mua më tingëlloi: Plumbi i Katërt)
Një copë herë askush nuk mori guximin të fliste.
-Duhet të flisni të gjithë pa përjashtim! - ngulmoi ai, -Kush ndjen se ka ndikime, të shprehet lirshëm, për ta pastruar veten!
Pas një pauze të shkurtër, u çuan njëri pas tjetrit disa pseudokrijues, që nuk kishin arritur të publikonin asgjë nga zhgarravitjet etyre. Më në fund, Kosëtari i Pare drejtoi vështrimin nga unë dhe më thirri me emër:
- Po ti, ndjen se ke ndonjë të metë në krijimet e tua?
I mbushur deri në grykë me armatimin tim kundërshtues, u çova dhe thashë së pari:
-Mosarritje artistike mund të kem edhe unë, si gjithë të tjerët, po gabime ideologjike jo.
Kosëtari i Parë shqeu sytë dhe hapi me vrull faqet e revistës.
-Po ky dielli i partisë që bëhet i mërzitshëm këtu, nuk të duket gabim ty?...
-Ai aty është dielli i qiellit, jo i Partisë, - thashë vendosmërisht. -Fjala parti s’është kërkund aty dhe as mund të nënkuptohet, përderisa flitet për dashurinë midis dy të rinjve.
-Thellohu, thellohu !- urdhëroi rreptë Kosëtari Marko, që siç kërkohej zakonisht, unë të futesha me këmbët e mia thellë e më thellë gabimeve të paqena, të cilat do të më çonin në kasaphanën e Plenumit të Katërt,si dashin te kasapi. Këto i dinte ai, po i dija dhe unë...
-Jam ngacmuar nga tragjedia e një oficeri gramshiot, që vrau në korridorin e konviktit të universitetit, ish të fejuarën, e cila nuk e donte. Duke gjykuar se ai nuk kishte të drejtë të impononte dashurinë e tij sado e flaktë të ishte... Dielli kozmik mund të bëhet në poezi pjepër, bukë misri, dajre e gjithçka tjetër në varësi të subjektit poetik që përdor dhe s’kam pse të akuzohem për cënimin e figurës së partisë... -vijova duke ndjerë se sytë po më xixëllonin nga sikleti. Dihet si punon trurinë raste të tilla.
-Ja të pyesim edhe kryetarin tuaj, që është poet i afirmuar, - iu drejtua kosës së vet servile, Kosëtari Marko.
Në gjysmëerrësirën pas shtyllës së sallës ku ishte ulur në karrigen e tij, kosës Kosta Petrani i shndriti tehu i syve, si sytë e ujkut të uritur në muzg. Ai u përtyp një grimë, uli vetullat e trasha dhe zgjati buzët që u jepte formën e hinkës sa herë matej të fliste:
-Ashtu është, dielli është fiksuar në art si simbol i partisë dhe nuk mund të gatuhen figura negative për të...- tha me një zë tëzvargur e me harenë e grabitqarit që i ka dalë gjahu në shteg.
Atë çast të tmerrshëm, m’u duk sikur në vend të gojës së tij, u hap prapanica e një lope dhe lëshoi produktin e njohur. Asnjëherë nuk i deshi ata që shkruanin më mirë se vetja. Për ta, ai vetëm një gjë kishte në kokë, t’ua gërmonte gropën fshehtas.Truri i tij punonte si një kurth i vërtetë dhe shpirti i tij ishte i mbushur me smirë, sa një ferrë e mbushur me gjemba. Në atë tronditje të fuqishme, kur koha pushoi së qëni kohë dhe hapësira nuk ishte më hapësirë, unë nuk arrita ta komandoj veten. Gjithë jetën kisha pasur frikë nga plumbi, por në ato çaste,kur isha vënë para skuadrës së tyre të pushkatimit, frika ime u zbeh krejt.Sepse edhe vdekja m’u duk më e ndershme, duke zbrazur të gjithë arsyetimin e trurit, për të shfryrë dufin e për ta mbrojtur veten si burrat.
-E more Jago, se ti i thur këto intriga! - ia plasa, duke menduar se ngulmonte të më bënte patjetër kurban të kosës së tij edhe mua si ata dy të mjerët...
-Mos ofendo të tjerët, se për ideal, të vura hekurat që këtu ! - klithi me nervozizëm Kosëtari i Parë, fytyra e të cilit u shtrembërua keqas dhe sytë e bardhë sikuri dolën nga orbita.
Nga fjalët e tij ndjeva te veshët oshtimën e plumbit të katërt në malin e Zgarës dhe m’u duk sikur kafka më shpërtheu në dhjetëra copa.
-Ky, si mësues letërsie s’duhet ta thotë këtë, se e di mirë që simbolet letrarekrijohen brenda nëntekstit, jo në mënyrë shabllone. Askush nuk mund të mohojëfaktin se dielli para se të bëhet simbol, është një nga trupat qiellor dhegjithsesi për ekzistencën e tij kozmike do të flitet patjetër në poezi, - u përpoqa ta zbut edhe me shprehjen epamjes sime.
Vijuan të japin mendimet e tyre edhe disa amatorë, apo ndonjë i vetëquajtur krijues. Madje një ushtarak, që pretendonte prej dhjetë vjetësh se po shkruante një dramë, tha, pse unë isha treguar aq mendjemadh e nuk kisha shkuar të konsultohesha me të, që si oficer kishte një përgatitje të lartë ideopolitike. Nja dy, me të cilët kisha pasur shkëmbime fjalësh të ashpra, filluan të hidhen drejt meje si karkalecat. Disa të padëgjuar të tjerë, u bënë aq të mëdhenj aty, saqë të linin përshtypjen se ishin gati t’i zinin vendin Kadaresë dhe Agollit. Vetëm regjisori i shtëpisë së kulturës dhe drejtori i gjimnazit më mbrojtën fuqimisht, duke shprehur konsiderata, se kisha botuar krijime të atij niveli që ishin recituar në skena e në radiotelevizion.
Nga vlerësimet e tyre mora zemër dhe vijova të pastroj të gjithë baltën që më ishte hedhur.
-Në qoftë se do të thosha “Parti o dielli i jetës sonë” dhe pastaj të përdorja vargun për të cilin më akuzoni, atëherë gaboja vërtetë. Po të merret në sensin sipërfaqësor, se dielli është Partia, atëherë del se dielli perëndon, kurse Partia jo. Dielli ka njolla të errëta, partia jo. Dielli është një trup qiellor i zjarrtë, të cilit sa më shumë t’i afrohesh, të djeg e të shkrumbon. Kurse partia sa më shumë t’i afrohesh, të fut në gjirin e saj e të lartëson...
Mirëpo, nëse e gjitha ajo që po ndodhte aty, nuk ishte veçse një moskuptim apo keqkuptim i tyre, atëherë duhej të rishqyrtoja të gjitha sa kisha besuar deri atë çast dhe të mendoja plotësisht se ata që dënoheshin politikisht, pushkatoheshin apo burgoseshin, ishin fajësuar fare kot.
Gjyqi im vazhdoi katër orë, gjatë të cilave herë më fundosnin thellë dhe herë dilja në sipërfaqe, duke qenë i bindur se isha vaj, që sado me ujë të më mbulonin, do dilja sërish përsipër. Më në fund, e mori fjalën instruktori i kupolës së madhe të Tiranës, i cili, çuditërisht i qenësishëm deri në atë çast, kishte heshtur krejt, duke mbajtur shënime në bllokun e vet për gjithçka flitej aty. Ishte një mesoburrë, me flokë të zbardhur anash, me sy të kaltër e vetulla të shtrira.
-U përgëzoj për diskutimet serioze e me shqetësim qytetar, - tha me një ton të qetë, që dëgjohej fare mirë në qetësinë totale gjatë kohës që fliste ai. - Lidhur me poezinë “Ndodh edhe dielli“ e kuptoj edhe unë ashtu siç e shpjegoi krijuesi i saj. Në nëntekstin e vet, vjersha nuk ka Partinë dhe as mund të nënkuptohet ajo aty. Megjithatë, duhet bërë kujdes kur përdoren simbole negative të tilla, që njerëzve të mos u shkojë mendja te Partia. Nuk ia vlen të zgjatemi më tej për këtë çështje. - përfundoi ai, pasi kishte kuptuar fare mirë, se smira e kosës poetike spiune dhe hekurat enazistit Marko, nuk bënin për duart e mia të buta. Megjithatë, arsyen pse pranoi ai instruktor kompetent të vinte aty, për të diskutuar atë poezi fare të qartë për të, unë s’kam për ta ditur kurrë. Por mendoj se ndoshta truri i atyre partiakëve, ishte sajuar në atë mënyrë, që të shihnin te subjekti artistik edhe të keqen edhe të mirën njëkohësisht. Pas kësaj ai u çua menjëherë për të dalë.
-Ne nuk e bëmë mbledhjen për autorin e kësaj poezie, -shpejtoi të thotë Kosëtari i Parë duke nxituar të dilte pas tij.
-Që e bëtë për mua, e tregon revista”Ylli” që keni marrë me vete, - shpejtova t’i përgjigjem, gati duke fluturuar nga gëzimi, që nuk arritën dot të më rrëzojnë nga teli i “mëkatarëve” që ishte tendosur mbi kazanët me bitumin përvëlues të ferrit ideologjik.
Ai rrudhi buzët dhe në ikje e sipër sytë i lëshuan njën driçim të keq.
Disa ditë më vonë u mblodh plenumi i partisë me ajkën ideologjike të fshatrave të Luginës dhe kryetari spiun i forcave krijuese, në diskutimin e tij kishte përmendur sërish emrin tim, si autor me shkarje ideore.Ndonëse e kundërshtoi drejtori i gjimnazit që ndodhej në atë mbledhje, me argumentin se kjo çështje ishte sqaruar nga lart.
Shpesh kam menduar se ndoshta kosa Kosta Petrani, që me shterpësinë e vet, s’po botonte dot gjë prej disa vjetësh, i kishte inat të tjerët, sikurse një qen që ruan njëmullar me bar të thatë, i cili vërtetë s’mund të hajë vet asgjë, po nuk do të afrohen aty as të tjerët dhe leh deri larg.
Por nga ato lehje ideologjike, eshtrat e poetëve të Berzanës, dergjeshin nën tokën shkëmbore të malit të Zgarës, duke akuzuar kosën e tij të gjakosur, deri në pafundësinë e tretjes së tyre.

Peticion për Rrugën e Arbrit


Të nderuar miq dhe koleg,

Para ca dite morra  një letër nga kolegu Dr.Gzim Alpioni me këtë përmbajtje:

Përshëndetje, Z Koci,

Të lutëm më bënë një favor.

Do t’iu jem shumë mirënjohës po qe se u shkruani miqve tuaj një email nëpërmjet të cilit t’i inkurajoni që të nënshkruajnë petitcionin online për Rrugën e Arbërit. Ku peticion nuk ka nota politike dhe nuk do të përdoret nga asnjë forcë politike. Peticioni do t’i paraqitet qeverisë se re më 23 Qershor 2013 por do të mbyllet vetëm kur të inaugurohet rruga Peshkopi-Tiranë.

Deri tani peticioni është nënshkruar nga me se 1600 vete dhe është përkrahur apo përcjell gjerësisht nga mediat ne Kosove, Shqipëri, Maqedoni dhe Diaspore: Angli, SHBA, Zvicër, Itali, Greqi dhe Rumani. Me shume informacion ne lidhje me peticionin dhe përkrahjen qe ka gjetur mund te gjeni ne fund te kësaj letre.

Po qe se e shikoni të arsyeshme, miqtë tuaj mund t’i këshilloni të ndjekin këtë proces:

Gëzimi
Duke e ditur rëndësinë e madhe që kanë rrugët e ndërtuara për zhvillimin ekonomik,Ju lus që ta nënshkruani këtë Peticion,
Përshëndetje,
Prof.Dr.Sc.Akil Mark Koci
 Akil Koci <akil.koci@googlemail.com>

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...