Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/20

PЁRSHЁNDETJE PARTISЁ “ALEANCA POPULLORE”




Shkruan Prof.Rasim Bebo 

            Pёrshёndesim Partinё “Aleanca Popullore”. Një pёrshёndetje e tillë, pёr tё drejtat çame, pёr rezolutёn çame, duhej bёrë para shtatё dekadave. Por fatkeqësisht, Enver Hoxha i kishte vёnё pёrsipёr dërrasёn e varrit. Tani i urojmё zotёrinjtë drejtues nё pёrgjithёsi dhe nё veçanti, Kryetarin e kësaj Partie, zotin Artur Dojaka, pёr tё vazhduar, si shprehet Gёtia me konseguencё, pasion dhe modesti, pёr tё arritur qёllimin imediat, dinjitetin çam dhe kthimin nё shtёpitё tona, nё pasurinё tonё, nё vorrezat tona dhe truallin tonё tё trashёguar pёr mijёra vjeçarё.            
Filozofi Konfuci, ka pohuar pёr historinё: “Studjojeni tё kaluarёn po deshёt t’a parashikoni tё ardhmen”! 

Tani me pak fjalё tё njohim Çamёrinё:  Çamёria ёshtё Thesprotia e djeshme e territorit tё gjyshit tonё EPIR dhe stёrgjyshit tonё Pellazgё.  Nё qendёr tё Çamёrisё ёshtё tempulli mё i vjetёr i botёs  DODONA.  Homeri thotё se “ZEUSI ёshtё Pellazg dhe Dodonas”. (XVI, 234), M. Aref f. 36.  Nga Ernest Koliqi citojmë:  “Nana e njaj hyut, n’pёr mote, na ndjek ne... / Prej errsijet t’kohnave ma t’para / duelёn Pellazgёt  mbi dhe: / ngrehёn eltere, vuen ligje e livruen ara. / T’pёrmenduna an’ e  kand kjen,  pёr urti / Zakonet t’ ona e pёrmbi vepra t’ qeta, / qi nisin m’ u shvilluemun  n’ mal e n’ vrri. /  Hyjnit  derdhshin  pa pra hiret e veta, / Prej nesh duel n’ botё e para qytetni...”

Kёshtu Çamёria ёshtё atdheu i Pirros sё Epirit, i Gjin bua Shpatёs, i Abedin Pashё Dinos, Haxhi Mehmet Dalanit, dёshmorit italian Enriko Telinit, hoxhё Hasan Tahsinit, Faik Konices, Bilal Xhaferit etj.                                                                          
Nё prag tё Luftёs sё Dytё Botёrore, nё emёr tё internacionalizmit proletar, u bashkuan tё tri partitё komuniste Jugosllave, shqiptare dhe greke, kundër “Boshtit  Qёndror” german ,italian dhe japonez. Edhe çamёt u bashkuan me forcat EAM-it (Partia Komuniste Greke). Dolёn partizanё mbi 1000 vetё dhe ranё dёshmorё mbi 100 djem tё Çamёrise. Kёtu filloi tragjedia kundër Çamёrisё dhe Kosoveёs. Batalionit partizan të krahinёs sё Konispolit me emrin “Çamёria “  Enver Hoxha ia ndroi emrin  në “Thoma Lulo”, pёr tё mos u dёgjuar emri Çamёri. Gjithashtu, kur komandanti i  batalionit çam nё Çamёri  Nuri Dino, i kёrkoi Enver Hoxhёs ndihmё kundër Zervёs, ai nuk ia dha batalionin “Çamëria” (Thoma Lulo), por ia dёrgoi “Brigadës 15” greke, nё ndihmё jashtё teritorrit tё Çamёrisё. Kjo ishte fatkeqёsia mё e madhe, qё i mundësoi Zervës tё pushtonte Çamёrinё dhe tё bënte atё genocid kundër çamёve mё 27 qershor 1944, që siç e kanё cilësuar edhe vetë një varg studijuesish greke, Zonja Elefteria Manda  ose zoti Jorgos Margaritis, të cilët, krimet e pashembullta, masakrat dhe shpopullimin e territoreve çame, i kane krahasuar me genocidin nazist ndaj hebrejve! 


Nёse do t’i shkonte nё ndihmё bataliani i krahinёs sё Konispolit, Napolon Zerva nuk e pushtonte dot Çamёrinё dhe çamёt do tё ishin nё trojet e tyre nё Çamёri. Nuk mjafton me kaq, U bё masakra e dytë nё Vanar afёr Filatit me 12 dhe 13  mars 1945  e përgatitur nga dy partitё greko-shqiptare. Tё thirur nga EAMI me 28 -1-1945, çamёt tё kthehen nё vendin e tyre. Rreth 15.000 prej tyre u kthyen nё Çamёri. Por pas njё muaji EAMI kapitulloi, dhe vendin e zuri prapё Zerva.  U vrane 1200 pleq, gra, tё rinj e tё reja  dhe fёmijë.  Atëhere u detyruan të kthehen prapё nё Shqipёri mё tё rraskapitur, duke mbushur Kllogjerin me varre. Kjo popullsi konsiderohej  “refugjatё” dhe pёr kёtё u kujdes UNRRA në shtator 1946- pranverё 1947, me kampet e ngritura nё Delvinё, Durrёs, Kavajё, Fier, Vlorё, dhe Tiranё, ku u vendosёn dhjetёra mijёra çamë. UNRRA shpёrndau: ushqime, ilaçe, tenda etj. Nё fillim u ndihmuan edhe nga Amerika me njё milionë e gjysmё dollare. Konstatimi i britanikёve ishte se, “Administrata shqiptare nuk kishte dёshirё tё jepte ndihmёn e duhur, nё raport me kushtet nё tё cilat ndodheshin çamёt, ajo kishte bёrё shumё pak pёr tё mos thёnё asgjё. “      

                                                                         
Pёrzёnia e Çamёve, ishte as mё shumё as mё pak, një pastrim etnik. Greqia asnjёherё nuk u ballafaqua me ndonjё kritikё, apo saksion  serioz ndёrkombёtar. Partia Komuniste Shqiptare  me Enver Hoxhёn nё krye, u solidarizuar me grekёt dhe shpalli hapur urrejtjen e tyre kundër çamёve. As nuk bёhej fjalё pёr njё rezolutё çame, tё aprovohej nga parlamenti pёr t’ua dёrguar forumeve tё larta botёrore. Jo vetёm kaq, por ngrehën dhe njё gjyq çam tё iskenuar tё Teme Sejkos me dyzina tё pandehur. U krijua njё psikozё e tillë diskriminuese, sa arriti që disa çamё pёr tё ruajtur një copё karrike, mohuan krahinёn e tyre. Erdhi koha kur vdiq Enveri dhe u ngjit Ramizi. Ky ishte shkatёrruesi i kombit. Dy herё erdhёn kërkesat pёr t’u lidhur me Gjermaninё, dhe i refuzoi. (Po tё ishim lidhur me Gjermaninё, do tё vinin grekёt emigrantë tё punonin nё Shqipёri, si kanё ardhur nё kohёn e Zogut dhe ne do tё ishim prej kohёsh antarё tё Europёs Bashkuar). Akoma mё keq, Ramzi u lidh me Greqinë e mjeruar, njё armike shekullore.


Me demokracinë e shpallur më 1990,  me njё përulje të ndyrë iu nёnshtruam diktatit grek, duke i dhënë në shumё pika prioritet minoritetit grek, duke firmosur edhe pranimin e priftit grek i cili uzurpoi KOASH e Theofan Nolit. Sot e njëzet vjet mё parё, vazhdoi strategjia e Ramis Alisё, plotёsisht nё vijёn e hirit komunist duke krijuar parti me emra tё ndryshme, por me tё njёjtёn ideologji komuniste.Tё dy partitё kryesore janё lidhur ngushtёsisht qё nё fillim me partitё greke,  PD me “TANEA DEMOKRACIA dhe PS me “PASOKUN”.  Kёto tё dy parti ishin shkaktare të gjakderdhjes  sё vitit 1997 dhe tё 21 janari 2011, prapa tyre ishte dora e grekut. Kёto dy parti  grinden ditёn dhe puthen natёn, kurdoherё nёn diktatin rus-serb-grek , kundër bashkimit tё kombit, kundra Shqipёrisё Etnike.

Pёrgjatё kёtyre 70 vjetёve, problemi çam ka kaluar faza bllokimi me tedence asfiksimi  dhe asgjёsimi. Dimё se gjatё 8 vjetёve tё fundit tё qeverisjes Berisha, tё dy deputetёt çamё nё qeveri kanё dhёnё votёn pa ndonjё kusht pёr tё pёrfshirё rezolutёn çame. Por kanё votuar si Berisha nё dёm tё kombit shqiptar: Pёr marёveshjen detare me Greqinë, pёr regjistrimin e popullsisё sipas kritereve tё lёshuar nga Athina. Pёr  hapjen e shkollave greke, pёr ngritjen e vorrezat greke, mozeloume greke, kisha greke. Ndёrsa pёr problemin Çam nuk është bёrё asnjё takim me bashkёsinë çame dhe nuk ёshtё marrё nё asnjё moment me çёshtjet e tyre. Tё gjitha kёto janё qёndrime antikombёtare. Shpёtim Idrizi është njё “besnik deri nё neveritje”  i njё Berishe qё ka dalë kundra interesave kombёtare nё pёrgjithёsi dhe kunder interesave çame nё veçanti. Detajet  e hileve me rezolutёn çame nё parlament”.  (prof. Xhuvi  marrë nga gazeta “DITA” 14-4-2013).

Po bёhen tjerrje fjalёsh, Idrizi: Propozimi i  PS-se ka tri pika qё “shkojnё nё tё njёjtёn gjatёsi vale me projektin tone”. ... marёdhёnie tё mbeshtetura nё fqinjёsinё e mirё dhe Traktatin  e miqёsisё,  vlerёsojnё miqёsin e mirё mes popullit grek dhe shqiptar, duke i quajtur “dy vlera  tё pa tjetёrsueshme pёr paqen dhe miratimin e rezolutes çame, heqjen e Ligjit tё Luftёs. Edi Rama: “Çёshtja çame ёshtё politike, qeveria ta pёrfshijё nё raportet me Greqine”. Dy “Komunitete” siç i quajti ai pakicёn greke dhe çamёt etnikё tё dёbuar nga Greqia janё qytetarё tё Shqipёrisё me tё njejtat shqetёsime dhe halle. ... “çeshtja çame” nuk mund te mbetet njё çeshtje e paandresuar”... I kёrkojmё Kёshillit tё Ministrave ta pёrfshijё çёshtjen çame si çёshtje tё raporteve diplomatike me Greqinё”.  Kjo e gjithё ёshtё njё maskaradё e Shpёtim Idrizit dhe e Edi Ramёs.  Ata e dinё shumё mirё:  “Shteti grek, nepermjet drejtuesve tё tij, nuk pranon asnjё ballafaqim historik shkencor lidhur me problemin çam.  Listat toponimike greke pёr t’u miratuar, jo vetёm qё i janë paraqitur OK B-sё nga ana e Greqisё dhe aspak prej Shqipёrise, por nga ana tjetёr gjithnjё sipas ministrit tonё tё jashtёm, kanë marrё edhe fuqi ligjore, duke pohuar edhe se fjala ÇAMERI nuk ekziston, Pse jemi druajtur ne dhe vazhdojmë tё druhemi, t’ia paraqesim kёrkesёn  tonё gjithashtu  O.K.B.-se ?!  (M. Korça internet).

Z. Artur Dojaka dine mirë: ‘Edi Rama  ёshtё lidhur shumё ngushtё me Papandreun, fjalet e ngrohta pёr Çamёrinё janё votat qё kёrkon prej saj.”
Koço Danaj thotё: “Tё mos votosh rezolutёn çame, do të thotё tё ringjallesh Napolon Zerven”.  Rezoluta Çame ёshtё dinjitet, ёshtё çёshtje territori, nuk ёshtё çёshtje pronash, pronat janё tё individёve, teritorri ёshtё i shqiptarёve, ёshtё pjesё e kombit shqiptar. 

E dinё grekёt se kufiri Shqipёri - Greqi kalon deri nё Prevezё. Tё shikojnё hartёn te enciklopedia Amerikane, volumi 13-tё, f. 377, botimi 1828, korigjimi 1971, tregon shtetin grek qё fitoi pavarёsinё nё 1826 , kufiri kalon nё Jug tё Epirit, nё Jug tё Thesalisё dhe nё Veri tё Eubesё. Konferenca e Londrёs e zvogёloi Shqipёrinё nga 115.000 km2  ne 28.000 km2 . 

Kjo padrejtёsi ka filluar t’i kthehet Shqipёrisё, Kosova e mori pavaresinë, tani po rikthehemi te Shqipёria Natyrale qё e kanё shumё frikёn rusosёrbogrekё. Sot nё kёtё gjёndje tё vёshtirё, na duhet një bashkim i vendosur i çameve kudo ku jane per rreth patisë sё “Aleancёs  Popullore”. 

“Mbeshtesim fuqishem nxerjen e Rezolutёs Çame nga Parlamenti Shqiptar dhe Qeveria Shqiptare pёr ta çuar nё OKB dhe BE.  Ёshtё koha për parullёn: “DO TЁ SHKOJ NЁ SHTЁPINË TIME NЁ ÇAMЁRI”. 
Tё vendosur, tё organizuar tё nisemi tё parёt NE, se tё gjithё shqiptarёt kudo ku janё na ndjekin pas.  Boll mё pёr 70 vjet tё pёrulur, tё ndridhur, tё poshtёruar, tё ngarkuar me amanetin e prindёrve qё na thёrret: PЁRPARA !...                                                                                                                                                                                     


Rasim  Bebo  

Addison  Çikago  prill 2013.

                                                











2013/04/19

Pershendetje dhe nje porosi..




 Spiro Dede
To: Flori Bruqi
Cc: floribruqi@live.com
Sent: Friday, 19 April 2013, 22:17
Subject: Pershendetje dhe nje porosi..


19 prill 013

I nderuar z.Flori

Shendet e mbaresi per te gjithe ju.
Sa degjova kalimthi ne TV se ne Bruksel u arrit marrveshja e shumenegocuar Prishtine -Beograd. Ketej liderat tane po e quajne ngjarje te shenuar e te gezueshme per Kosoven e Shqiptaret.. Uroj te jete vertet e tille…

Sot 19 Prill nisa me Poste Ajerore ne adresen tuaj nje Pliko me 10 kopje te Librit te mikut tone Zef Pergega “ORA e RODIT”, i sapo dale nga shtypi.Besoj se Zefi do t’u kete njoftuar per kete.
Plikua per te ju ka kete Kod Bar : CP963506760Al

Ardhte e mbare.

Ne kete pliko kam futur edhe 1 kopje te nje libri te sapodale nga shtypi ”Nafta ne Albanide- Ide te reja mbi gjeologjine e Shqiperise” me autor Pr. Dr Vangjel Kici.
Eshte nje studim interesant, frut I nje pune dhjetravjecare kerkimore e shkencore te Prof Kicit, nje nga specialistet e njohur te kerkim –zbulimit te vendburimeve te naftes ne rajonin e Albanideve. Ka plot te dhena burimore , ide, harta, skica etj me mjaft interes edhe per Kosoven si pjese natyrore e rajonit te albanideve, gje qe me siguri do te ngjalli interesin e gjeologeve e specialisteve kosovare te shkencave natyrore.

Do t’ua dijme shume per nder une dhe sidomos autori I librit ne se ju do te mundni ta pasqyroni ne rubrikat publicitare te agjensise Floripress daljen ne qarkullim te ketij libri.
Kur te mbrije plikua ju, qofte edhe duke I hedhur nje shikim Permbajtjes se Lendes do te gjeni plot referenca per Kosoven e zonat e saj naftembajtese ..Une I kam shkruar Profesorit ( ai prej vitesh jeton ne Kanada) per Ju e Agjensine tuaj dhe paraprakisht me ka shkruar se do te ndihej i lumtur dhe i nderuar ne se Agensia Juaj do te shkruaj dicka per kete pune te jetes se tij.. (U perpoqa t’u dergoja 2 kopje te librit, por Posta jone e hoqi njerin sepse kalohej kufiri i peshes strikte te plikos dhe, dihet, ne ketej jemi… ekzakte si peshore farmacie , s’te falim as qimen....)

Ne se ju pas publikimit do t’u vijne kerkesa per kete liber, ose me njoftoni mua t’ua nis , ose jepuni te interesuarve adresen time dhe ua dergoj une. Nderkohe po lidhem me agjensine e librit te Z Jahir Ahmeti- Prishtine me shpresen qe ai te marri nje sasi kopjesh per Kosoven. Libri ka 226 faqe, me format te madh 15.5 x 23.5 cm dhe me nje cmim thuajse simbolik , 200 leke/copa.

Me ndjeni per kohen e lodhjen.
Uroj me te mirat per Ju.
Shendet e Mbaresi

Me respect
Spiro Dede

Skënder MULLIQI :Bashkimi i të majtës, vetëm fontanë dëshirash


Bashkimi i të majtës, vetëm fontanë dëshirash
Partitë dhe opozitare të majta në Shqipëri bashkë më shtypin e tyre shumë ekstrem janë bashkuar jo për të bërë punë të mira për Shqipërinë, por për ta hequr qafe siç thonë ata kryeministrin Sali Berisha. Ky rreshtim i ri i garniturës socialiste është rreshtim retrograd, është kundër perëndimor dhe antiamerikan. E gjithë retorika paraelektorale për zgjedhjet e 23 qershorit është retorikë boshe, është retorikë sa për të ardhur në pushtet që në fakt, donë të thotë kthim prapa të proceseve zhvillimore dhe demokratike në Shqipëri. A bash asnjë alternativë të hairit nuk ofrojnë karshi të ardhmes së vendit, por ofrojnë deklarata boshe sa për ta mashtruar popullin shqiptarë siç e kanë mashtruar edhe deri më tash. Këta socialistë të sotëm të Shqipërisë nuk ofrojnë ndonjë alternativë serioze që vërtetë dikujt do t’ia mbushte mendjen. Këta janë vëllezër të Goran Bregoviqit të cilin e promovoi Edi Rama sa ishte kryebashkiak i Tiranës. Këta janë që me paratë e grekut dhe serbit kanë pretenduar që ta kallin Shqipërinë në vitin 1997. Socialistet nuk janë asgjë tjetër pos e keqja e atdheut dhe kombit.
Unë do ti kisha pyetur këta lakmitarë të pushtetit se cilat ishin të arriturat e tyre sa ishin në pushtet në krahasim me qeverinë Berisha? Ato të arritura ishin shumë të vogla. Socialistët asnjëherë nuk e mbrojtën çështjen kombëtare në krahasim me atë siç e bëri kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha. Socialistët e Edi Ramës as që e kanë vullnetin të mbrohet çështja kombëtare ashtu siç e shprehu Berisha në Berlin, në Shkup, në Tiranë në Vlorë e kudo që shkeli këmba e tij. Shqipëria dhe shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë kanë çka të mburren me qeverinë, të cilën po e drejton kryeministri Sali Berisha. Po të ishte garnitura socialiste në pushtet jam i sigurt se shqiptarët ende nuk do të kishin liberalizim të vizave, nuk do të ishin as pjesë e NATO-s, as që do të bëhej fjalë për këtë nivel të mirëqenies së qytetarëve që e ka arritur qeveria e Berishës. Edhe tash si më parë neokomunistët sytë dhe veshët i kanë kah Lindja. Ata kanë mbetur në kornizat e vjetra të të logjikuarit pavarësisht se kemi hapëruar në shekullin e 21-të. Të gjitha faqet e zeza janë vepër e socialistëve, të cilat vepra me çdo kusht mundohen t’ia atribuojnë Berishës. Këtu e kam fjalën për ngjarjet e Gërdecit, për protestat e dhunshme para qeverisë të kurdisura mirë nga Edi Rama. Ai edhe është fajtori që në këto protesta u vranë katër persona. Ato ditë të protestave kemi qenë të gjithë dëshmitarë së pushteti është dëshiruar të merret me dhunë. Jam i sigurt se shqiptarët e kanë kuptuar mirë lojën e pistë të Edi Ramës, dhe se do ta ndëshkojnë atë më votën e lirë në zgjedhjet e 23 qershorit. Shqiptarët e kanë kuptuar së kush është e mira dhe cila është e keqja e Shqipërisë. Për të mirën e vendit, për prosperitetin, për mirëqenien e tyre ata sigurisht së do të përcaktohen ta votojnë PD-në e kryeministrit Berisha. Berisha është i vetmi personalitet sot që shqiptarëve u garanton mirëqenie, inkuadrim në Evropë, dhe punësim edhe më të madh. Ai me vepra e dëshmoi se përfaqëson vetëm interesat e popullit. Të arriturat e Shqipërisë janë kolosale, por duket se vetëm socialistëve nuk u intereson kjo punë. Ata e dëshirojnë pushtetin, që pastaj pamëshirshëm të abuzojnë me të. Edi Ramës nuk do ti bënë punë as Ilir Meta, dhe askush tjetër. Elektorati shqiptarë do të përcaktohet ta zgjedh të mirën, e jo të keqën. Bashkimi i të majtës, nuk është Rilindje, ajo është Rifundosje e ambicieve të shqiptarëve për tu bërë pjesë e Evropës së Bashkuar. Do të jetë rifundosje e mirëqenies për çka angazhohet çdo shtet i prosperuar dhe demokratik. Edhe bota demokratike tashmë e ka mësuar për qëllimet e së majtës në Shqipëri. Kanë mësuar dhe fort mirë e din se këta janë pasardhësit e denjë të diktatorit Enver Hoxha. Për botën përparimtare sistemi komunist është sistemi më i urryer. Perëndimoret dhe Amerika mike fortë mirë e din se Berisha me shokë ka merita të pakrahasueshme për rrëzimin e diktaturës së egër komuniste në Shqipëri. Pasardhësit e Enverit po dëshirojnë që rrotën historike ta kthejnë mbrapa. Inkuadrimi në të gjitha strukturat evropiane arrihet me fitoren e PD-së dhe çdo qëllim tjetër. Prandaj, shqiptarët mendoj se shumë lehtë e kanë të zgjedhin me 23 qershor. Për të mirën e Shqipërisë, kombit dhe mirëqenies vota do ti jepet PD-së proevropiane dhe pro amerikane në krye me z. Berisha.

Dedë Preqi:Dialog me gjuhë gjarpri


Dialog me gjuhë gjarpri
Thuhet se helmi i gjarprit mund të kthehet në ilaç, mirëpo, kur gjarpri të kafshon me gjuhën e dhëmbët e helmuar, mandej është vështirë për ti besuar!
Secili popull, mes të tjerave e ka gjuhen e vet komunikuese, i cili i përcjellë mesazhet e veta me popujt tjerë përmes dialogëve, duke zgjedhë shumë çështje historike dhe mosmarrëveshje në mes njëri-tjetrit.
Përmes luftërave dhe ato shekullore, nuk janë zgjedhë asnjëherë çështjet parimore, apo problemet e popujve, vetëm ato janë thelluar edhe më shumë në kriza, dhe secili popull mund të ketë pësuar, edhe pse ndonjëri e ka pasur forcën luftarake dhe fuqinë dominuese.
Është karakteristikë shumë interesante te njerëzit që shpjegohet përmes Spinozës si edukator, duke thënë se, njeriu mund të jetojë vetëm duke shikuar në ardhmëri- sub specie aeternitatis.
Prandaj, populli shqiptarë edhe pse i persekutuar dhe i shumë vuajtur me shekuj për të drejtat e veta, nuk gjen rrugë tjetër, vetëm duke shikuar ardhmërinë e vet, si fitore e ndritshme dhe e qëndrueshme, sepse shikimi në të kaluarën e asgjëson të tanishmën me të gjitha t‘metat e saj.
Kosovën dhe popullin e saj, në kuptimin metaforik e ka zënë gjarpri, jo vetëm njëherë por disa herë, prandaj e ka vështirë sot ti besoj gjuhës së gjarprit, e cila u përdor dhe përdorët në dialogjet me Serbinë.
Vështrimet e fundit të dialogut në mes kryeministrit të Kosovës dhe atij serb, konkluzionet e sjella nga pala serbe, jo që janë në përputhje më një marrëveshje në mes këtyre dy vendeve, por do të ishin më inkurajuese sikur ato mos do të kishin ndodhur fare, sepse gjuha e palës serbe është shumë e egër, është shumë urrejtëse dhe jo njerëzore, e cila do të krahasohej me gjuhën e gjarprit që të helmon…
Kjo formë e sjelljeve dhe politikave serbe, si mundet të mos ndryshojë akoma në shekullin e sotëm të qytetërimit njerëzor, nga ato politika të vjetra që i kishte edhe para një shekulli ndaj popullit shqiptarë, ndërsa, në anën tjetër pretendon t’i afrohet BE-së, kur çdo politikë e saj e ka vetëm një përgjigje tipike ndaj popullit shqiptarë, të cilët mundohen t’ia refuzojnë argumentet historike, këtij populli liridashës, që refuzimi i argumenteve të një populli, e ka domethënien e asgjësimit të tij...
Serbia nuk ka argumente, edhe ato që i ka, i ka të propaganduara dhe të falsifikuara, ndërsa Kosova ka plot argumente, e cila duhet të mobilizohet fortë mirë kur dialogon me shtetin serb, dhe me çdo kusht duhet t’ia paraqes kushtet dhe platformat e veta, të cilat duhet ta kushtëzojnë Serbinë, që mos t’i epet shanca përmes një marrëveshje formale me Kosovën, të merr statusin e kandidatit në BE, sepse nuk e meriton !!!.
Herëve tjera dhe çdo herë është e dobishme për shtetin e Kosovës, që Serbisë mos ti lëshohet pe, edhe pse presioni i BE-së, është i aranzhuar në një mënyrë, sidomos te pala kosovare, e cila mund të dëmtohet më shumë, kur problemet mund të zgjerohen pa kufi dhe në mënyrë absolute.
Serbia dhe qeveria e saj noton akoma në pusin e ëndrrave mitike për Kosovën, mirëpo për çështjen e Kosovës, qeveritarët e saj nuk negociojnë asnjë hap, krye në vete, apo pa marrëveshjen me njëri-tjetrin, duke dhënë një qëndrim të mirë, apo të keq ndaj Kosovës…
Qëllimet e Serbisë janë të hapura, por sekretet e saja nuk mund të zbulohen lehtë, deri atëherë kur ajo tenton që ti zbatojë në praktikë, e cila e ka kuptuar fare mirë se Kosovën e ka humbur, që realisht kurrë nuk ka qenë e saj, por tani insiston që në Kosovë të krijohet një pushtet i nivelit të tretë, apo të krijohet një autonomi në pjesën veriore të Kosovës, e cila nuk do ta zgjidhte kurrë problemin e saj, por kjo do të ngjante sikur të hidhet një bombë e rëndë në këtë pjesë të Kosovës dhe në tërë meritorin e saj.
Serbia dhe politika e saj diskriminuese ndaj shtetit të Kosovës, ka qëllime dhe plane të errëta, e cila me një gjuajtje dëshiron ti rrokë dy zogj, në njërën anë, planet e saja janë të hartuara, që të anëtarësohet në BE, dhe në anën tjetër, komunat me shumicë serbe ti pozicionoj në damarët e shtetit të Kosovës, si asociacione të pavarura, apo diçka të ngjashme me Tirolin lindor të Austrisë.
Asociacioni i komunave serbe në Kosovë është i hartuar që moti, i cili servohet në momentet e fundit në tavolinën e Brukselit, që ka qëllime të caktuara të ndarjes së territorit të Kosovës, dikur më vonë, apo më herët, ndoshta, përmes kësaj tavoline „bujare“.
Nëse arrihet ky plan i komunave serbe, ekzekutivi i këtyre komunave bartet pa ndikimin e Kushtetutës së Kosovës dhe pa miratimin e saj, dhe kjo mënyrë e përgjegjësisë së komunave serbe, del jashtë kontrollit të legjislativit të shtetit, kur kontrollin e gjyqësorit, policisë dhe planifikimit hapësinor e dirigjon dikush tjetër, apo Beogradi.
Ndërmjetësuesja Ashton, mundet të jetë e dëshpëruar në këto takime, sidomos në takimin e fundit, që zgjati me orë të tëra, por zonja Ashton duhet ta kuptojë fare mirë rrolin e Serbisë dhe politikën e saj, se shqiptarët po ballafaqohen me shekuj, me një palë dhe politikë të tillë, e cila kurrë nuk ka qenë konstruktive dhe korrekte me palën shqiptare, por gjithmonë e përdori gjuhën dhe helmin e gjarprit me shqiptarët.
Nëse kjo marrëveshje e 2 prillit, nuk pati sukses, Brukseli nuk duhet të tregoj mosvullnet, që bisedimet të mbetën nën hijen dhe mëshirën e kohës, atëherë ç’farë mundet me qenë produkti i kësaj marrëveshje, apo është pritë të krijohet ç’farëdo marrëveshje nga Brukseli, dhe nuk do të ishte i rëndësishëm dëmtimi i palëve…
Detyrat e palës kosovare duhet të jenë më së të qarta, që çdo rrjedhojë që del jashtë Kushtetutës së Kosovës, nënshkruesit e marrëveshjes do të dënohen nga populli dhe shteti i saj, njëherazi do të shndërrohen në tradhtarë.
Serbia dhe udhëheqja e saj, kurrë me Kosovën nuk ka negociuar me një gjuhë njerëzore, me një gjuhë të marrëveshjes qytetare, por gjithmonë ka insistuar dhe insiston edhe sot, që me shqiptarët të komunikojë me gjuhë gjarpri, e cila nuk të ëmbëlton, por të helmon…

Selim Kryeziu:Tregu i lirë, gojëkëqijtë dhe unë analisti


Tregu i lirë, gojëkëqijtë dhe unë analisti
Shteti ynë i dashur Kosova, në muajin shkurt ka mbushur pesë vjet. Në shtator hyn jo në klasën e parë, por parashkollor. E arritur e kënaqshme kjo. Pastaj shteti ynë nuk është shtet shkel e shko. Ai është i pranuar ndërkombëtarisht gati nga njëqind shtete të botës. (Pa çka se Hasha pat thënë se brenda vitit do ta njohin njëqind shtete, i bie afërsisht të ketë shtrembëruar realitetin (ju pëlqen eufemizmi i përdorur në këtë rast?) për rreth gjashtë vite. Nuk është shumë jo! Mos u ankoheni!
Për fat të keq Kosova nuk pati ecurinë e politikanëve të saj të cilët për pesë vjet, nga shkolla fillore arritën të marrin diploma jo fakulteti, po master bile edhe tituj doktorë shkence. Gjithçka sipas hierarkisë. Ka rend e ligj këtu. Asgjë të veçantë personalisht nuk shoh këtu, asgjë tragjike, sepse, edhe në aspektin ekonomik, shteti ynë i dashur nuk ka arritur t’i ndjek politikanët e vet. Ata janë politikanët më të pasur të rajonit e më gjer, kurse Kosova është më e varfra në rajon dhe më gjer. Epo, nuk mund të jemi të parët për gjithçka, ju lutem!
“Se hynë njerëzit në politik për të vjedhur, e kam ditur, po se hynë në politik me marr diploma e tituj shkencorë, kur nuk më ka shkuar mendja!”. Kështu më tha një ditë një nga ata gojëkëqij, i cili nuk lë gjë pa thënë për politikanët tanë të dashur. Mos ja vëni veshin. T’i kthehemi analizës sonë.
Republika e Kosovës prej kohesh është përcaktuar si shtet demokratik me treg të lirë. Personalisht nuk marr erë fare nga ekonomia dhe kurrë nuk kam arritur ta kuptoj drejtë çfarë domethënë TREGË I LIRË. Ç’është e vërteta sapo fillova ta kuptoj këtë togfjalësh, “tregu i lirë”, ma përzjeu krejt Mimi. Kështu i quaj unë me përkëdheli politikanët. P.sh: Mimi ose Kusarica (po si se ndërroi mbiemrin kjo se?), për Mimozën e kisha fjalën, besoj se e kuptuat. Po kot ankohemi ne. Fajin për gjithçka e ka populli, d.m.th. , NE. Kemi filluar të bëhemi edhe bukëshkalë. Po, po! Dëgjoj aty këtu duke thënë: “Ma zi se në kohë të Serbisë... janë bërë ma të zi se shkiet... etj, etj”. Këto fjalë përdoren shpesh edhe në adresë të policëve të Kosovës. Dhe unë jam plotësisht i sigurt se këto fjalë i kanë rënë në vesh edhe Guximit, djalit të shefit të shefave dhe me gjerë, prandaj ka rrahur policin. Nuk ka pasur faj ai i shkreti. Ka ra viktimë e këtyre gojëkëqijve. Sa më vjen keq! Kushedi sa i dhembin grushtet të gjorit. More edhe presidenten po e tallin, keni dëgjuar?!. Po a tallet i (e) para e shtetit. Seriozisht kemi dal fare. Paska bërë solarium, pa çka? Mos deshët ju që ajo të shkoj në Afrikë që të merr ngjyrë. Pastaj, jo
Hasha po e shtet Mitrovicën, - po thonë gojëkëqijtë. Një shakaxhi gojëkeq bile po tallej një ditë. “Mirë që do ta marrin shkiet pjesën veriore të Mitrovicës, po çka do të bëjmë më këngën e Shkurte Fejzës “jo nuk ndahet Mitrovica?”. Nëse e ke ti atë gajle, po ta heq unë, - i thash. Ja japim gjithë Mitrovicën Serbisë dhe ajo mbetet e pandarë, ashtu si thotë edhe kënga e Shkurtës.
Të çuditshëm, vërtet të çuditshëm jemi ne shqiptarët. Ankohemi e ankohemi për gjithçka. Jemi bërë si vajtojcat. Vajto e ankohu, vajto e ankohu. Po deri kur vallë?!(shprehje e bukur artistike apo?). VALLË – sa bukur tingëllon kjo pyetja retorike me këtë - VALLË”. Po fakti që për çdo ditë konsumojmë ushqime fallco e të dala afatit, blejmë mjete “origjinale” Made in Chinna, hamë edhe m.... e nuk ankohemi. Është treg i lirë. Po, po, është treg i lirë! Tani ankohemi pse disa diploma universiteti (rreth gjysma e Kosovës) qenkan fallco. Po pse fallco more lum miku? Po ato diploma me euro origjinale janë blerë. Jemi apo s’jemi vend demokratik me treg të lirë?! Kush ka para blenë çfarë t’i dojë e bardha zemër. Veç nënë e babë nuk mund të blesh (edhe ashtu nuk ka asnjë të interesuar për këtë produkt), të tjerat i blenë të gjitha. Treg i lirë miku i thonë këtij, nuk është si në kohë të komunizmit. Demokraci është kjo heeeej!
Kur e mendoj ndonjëherë e dini sa keq më vjen për nënën time qe këtë vit i mbush te 80-tat, dhe nuk ka diplomë universiteti. Pesë djem koti ka rritur e gjora, e një diplomë nuk ishin në gjendje t’ia blejnë. HARAM, tri here HARAM!!!

Sali Berisha, nga larg dhe afër


Berisha, njeriu që e do Shqipërinë dhe i është përkushtuar shqiptarëve

David L. Phillips

Udhëheqësit gjykohen nga performanca, planet dhe karakteri i tyre. Ky artikull jep një analizë të zhvillimeve politike dhe ekonomike, bazuar në eksperiencën time të punës mbi çështjet e Shqipërisë për më shumë se 20 vjet. E vlerësoj cilësinë e udhëheqjes aktuale të Shqipërisë, duke u bazuar mbi përshtypjet e mia mbi Dr. Sali Berishën, kryetar i Partisë Demokratike, të cilin e kam takuar për herë të parë në vitin 1991. Gjatë shkrimit të këtij artikulli jam përpjekur të bëj një hap mbrapa dhe të shoh të gjithë pamjen, duke dhënë kontekst historik për sfidat aktuale të Shqipërisë.
Performanca
Dr. Berisha mori pjesë në lëvizjen demokratike që rrëzoi Ramiz Alinë, duke i dhënë fund njërës prej diktaturave më të këqija të botës. Ai ndihmoi në çlirimin e shqiptarëve nga frika që paralizoi shoqërinë gjatë regjimit paranojak dhe tiranik të Enver Hoxhës. Rrëzimi i komunizmit ishte një ngjarje-eveniment. Megjithatë, trashëgimia e Hoxhës, e një shteti të mbështetur në terror, ka qenë një proces i cili kërkonte transformimin e shoqërisë shqiptare. Dr. Berisha ka qenë një agjent ndryshimi për më shumë se dy dekada. Ai dhe shqiptarët festuan 20 vjet liri dhe demokraci më 22 Mars 2013.
Dikur e izoluar nga Perëndimi, Shqipëria është integruar në institucionet euro-atlantike. Në prill të vitit 2009 Shqipëria u bë anëtare e NATO-s. Ishte një rast historik, i cili ishte kulminacioni i përpjekjeve të mëdha gjatë shumë viteve. Reformat në sektorët e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe reforma institucionale dhe demokratike ishin të nevojshme për Shqipërinë që t’i bashkohej Aleancës.
Shqipëria, gjithashtu, po lëviz drejt anëtarësisë në BE. Komisioni Europian rekomandoi një plan me 12 hapa atëherë, duke vlerësuar progresin e Shqipërisë, Komisioni rekomandoi statusin e vendit kandidat për BE për Shqipërinë në tetor të vitit 2012.
Kandidatura nuk do të kishte ndodhur nëse Dr. Berisha nuk do të kishte qenë i gatshëm për të punuar me opozitën. Duke treguar fleksibilitet dhe kompromis, ai bëri marrëveshje me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për ndryshime kushtetuese. Partia Demokratike bëri gjithashtu koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Rritja ekonomike dhe investimet e huaja direkte kanë vazhduar pavarësisht krizës ekonomike globale. Për katër vite rresht rritja e GDP të Shqipërisë ishte më e madhe se e çdo vendi tjetër në Europë. Është ndërtuar infrastruktura, duke përfshirë ndërtimin e tunelit të Kërrabës dhe qindra kilometra rrugë të reja. Standardet e jetesës po rriten. Shërbimet sociale janë zgjeruar me ndërtimin e 1300 shkollave të reja. Me siguri, duhet të bëhet më shumë për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.
Shqipëria festoi 100 vite pavarësi më 28 Nëntor 2012. Njëqindvjetori u ndoq nga shumë qytetarë dhe liderë botërorë. Shqipëria ka fituar influencë të rëndësishme në rajon. Për shembull, ka qenë shumë e rëndësishme për administrimin e rrugës së Kosovës drejt pavarësisë që kulmoi në deklaratën e koordinuar të pavarësisë në vitin 2009.
Planet
Shqipëria ka ende punë për të bërë. Dr. Berisha është i përkushtuar për dialog politik për të zgjidhur pengesat finale për anëtarësim në BE, duke përfshirë reformat gjyqësore dhe të administratës publike, si dhe rregulla dhe procedura të rishikuara të Parlamentit.
Zgjedhjet parlamentare do të jenë një test vendimtar për funksionimin e qetë të institucioneve demokratike të vendit. Qeveria, e dedikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka ftuar vëzhgues kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Dr. Berisha insiston se ai do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve, të cilat pasqyrojnë vullnetin e popullit.
Platforma e Partisë Demokratike përfshin plane për infrastrukturë shtesë. Ajo zotohet se do të investojë 16 miliardë dollarë për të krijuar 250 000 vende të reja pune në katër vitet e ardhshme. Ajo planifikon të rrisë pagat, pensionet, të reformojë tregun e punës duke transformuar përfitimet e papunësisë në stimuj për punësim. “Sigurim i detyrueshëm për kujdes mjekësor” është planifikuar për të gjithë qytetarët.
Karakteri
E njoh Dr. Berishën prej përafërsisht 25 vjetësh. Kështu që ndihem i kualifikuar për të folur rreth karakterit të tij.
Rënia e skemave piramidale në vitin 1997 ndodhi kur ai ishte në pushtet. Por, Dr. Berisha nuk iu shmang përgjegjësisë. Për më tepër, ai luftoi për të stabilizuar Shqipërinë gjatë krizës, më pas negocioi, më pas doli mënjanë, duke organizuar transferimin paqësor të pushtetit te Partia Socialiste. Ai është një nga politikanët e paktë që mësuan nga gabimi i tyre dhe u shfaq si një lider dhe qenie njerëzore më e mirë.
Kritikët e Dr. Berishës e akuzojnë atë se është më i përkushtuar ndaj pushtetit sesa ndaj shërbimit publik. Kundërshtarët thonë se ai është hakmarrës dhe se mban mëri. Burri që njoh unë e përdor pushtetin me një qëllim. Ai e do Shqipërinë dhe është i përkushtuar ndaj shqiptarëve. Ai është pajtues, siç vërtetohet nga bashkëpunimi i tij me ish-kundërshtarë, si zoti Eduard Selami dhe zoti Dashamir Shehu.
Shqipëria është në një udhëkryq historik në rrugën e saj drejt integrimit europian. Dr. Berisha, më shumë se një patriot i apasionuar, ka karakterin dhe lidershipin për të ndihmuar Shqipërinë në plotësimin e fatit të saj si një partnere e respektueshme e komunitetit ndërkombëtar.

*David Phillips është drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbias – Nju-Jork. Ai është autor i librit ‘Çlirimi i Kosovës: Diplomaci shtrënguese dhe ndërhyrja e ShBA’.

Krimi i organizuar, korrupsioni dhe mediat


Krimi i organizuar, korrupsioni dhe mediat
Skënder MULLIQI

Temat e krimit të organizuar dhe korrupsionit janë tema shumë te diskutueshme në të gjitha llojet e mediave duke pasur parasysh së këto të këqija kanë përfshirë shumë fusha të jetës. Rëndësia luftës kundër këtyre është e një rëndësie madhore për çdo shoqëri e cila dëshiron të jetë demokratike. Temat karshi krimit të organizuar dhe korrupsionit kurrë nuk janë të tepërta . Veçmas kjo vlen për vendet të cilat janë në tranzicion sikur që është Kosova. Një ndërgjegjësim më i madh i publikut lidhur më krimin e organizuar dhe korrupsionin është shumë i nevojshëm. Vetëm atëherë kur niveli i vetëdijesimit arrin shkallën e duhur, mund të thuhet së edhe rezultatet në luftën kundër çdo akti kriminal do të këtë sukses, barem në zvogëlimin e tij. Influenca e mediave tek publiku për të gjitha dukurit negative të shfaqura në shoqëri kanë ndikim të madh. Përqendrimi më i madh i mediave tek ata të cilët veç janë bërë të njohur në publik për aktet e tyre kriminale e përgatitë sado kudo publikun së për kënd bëhet fjalë. Dhe, nëse nesër bëhen arrestimet e tyre nga organet policore , publiku veç është i përgatitur së personat në fjalë janë identifikuar si keqbërës. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, u ballafaquam më shumë vrasje të natyrave të ndryshme , deri te ato të cilat konsiderohen si të motivura politikisht. Por fatkeqësisht roli i disa mediave karshi krimit të organizuar nuk ishte ne nivelin e kërkuar. Me heshtjen e tyre karshi këtij fenomeni këto media tërthorazi ndikuan që aktet e dhunës mos të ndalen. Pas luftës që krimi mos të ndalët indikator ishte edhe përzierja e kompetencave policore, kur dihet së për disa vjet këto kompetenca i kishte administrata e UNMIK-ut. Kjo administratë po thuaj së nuk bëri asgjë në zbardhjen e shumë vrasjeve. Dihet së çdo vend në fazën e tranzicionit ballafaqohet më të këqija të cilat e ngulfatin jetën e qytetarëve. Krimi i organizuar ndjellë terror dhe frikë tek popullata në përgjithësi. Mos luftimi i duhur nga ana e policisë të këtyre dukurive ka ndikuar që krimi të vazhdon me përmasa shqetësuese. Sikur krimin ta kishin luftuar edhe mediet tjera siç e bëri këtë punë Bota sot , sigurisht së edhe krimi dhe korrupsioni nuk do ta kishin këtë përmasë të cilën e kanë sot. Dihet së edhe gazetarët kanë një varg vështirësisë deri të marrja e fakteve relevante lidhur me krimin e organizuar. Ata kanë pengesa të shumëfishta, ballafaqohen me kërcënime, dhe kanë vështirësi të mëdha të vijnë deri te të dhënat relevante. Të dhënat e marra vetëm nga policia ose nga konferencat për media nuk mund të japin pasqyrën e plotë për ndonjë ndodhi. Janë më së të domosdoshme burimet shtesë për ta pasqyruar mirë ngjarjen për të cilën bëhet fjalë. Në Kosovë opinioni pati rastin të dëgjojë së edhe brenda lokaleve të policisë të ndodhen hajni në dhomat e dëshmisë(Rasti i Pejës dhe i Prishtinës). Opinioni është i privuar nga shumë informacione që e pasqyrojnë mirë rastin. Të gjithë e dimë së shumë pak u tha për opinion e gjerë publik për atë së çka ndodhi në Pejë dhe në Prishtinë lidhur më këto vjedhje të rënda. Kemi edhe rastet e fundit të disa zyrtarëve të shtetit -Dino Asanajt, zyrtarit për informim në Qeverinë e Kosovës, Hamdi Sopa dhe një polici që nuk po me kujtohet emri i tij , ku policia doli me informacione së ata kanë bërë vetëvrasje duke mos dhënë ndonjë sqarim me shumë. Kohën e fundit pati edhe disa vrasje në Pejë, por opinioni ende nuk ka dijeni saktësisht së cili ishte motivi i këtyre vrasjeve. Ne ministrinë të cilën e drejton Bajram Rexhepi vidhen 1.4 milion euro, dhe vazhdohet sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Rrezohet në Parlament mocioni i paraqitur nga Vetëvendosja për shkarkimin e tij. Në çdo vend demokratik edhe për gjera shumë më të vogla do të kishte pasuar dorëheqja .Në këtë drejtim mjaftë I zëshëm lidhur me krimin ishte kryeparlametari Jakup Krasniqi. Ai bëri një varg kritikash duke e lidhur korrupsionin .Dihen tashmë aferat me disa qeveritarë ndaj të cilëve janë ngritur edhe akuza për korrupsion dhe prapë vazhdohet sikur mos të kishte ndodhur ama bash asgjë.. Me gjitha këto marifete jo të mira as që mund të flasim së po ndërtojmë shtet ku funksionon rendi dhe ligji, dhe së po mbrohen sa duhet interesat vitale të shtetit dhe të qytetarëve. Shihet qartazi së na duhen njerëz në gjyqësor të cilat kanë dijeni, të cilat e kanë guximin dhe nuk janë të ndikuar nga politika për të vendosur konform rregullave të drejtësisë. Shteti duhet të këtë një bazë ku do të deponoheshin të dhënat për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithçka paraprakisht ishte dashur të studiohet mirë, që mos të ndodhë pastaj që dikush të arrestohet i pafajshëm në vend të fajtorit të vërtetë. Jemi dëshmitarë të vrasjeve, vetëvrasjeve, hajnisë ,dhunimeve, prostitucionit, drogës, dhe akterët e këtyre rasteve shpesh po mbesin të panjohur për opinion. Si duket neve në Kosovë na mungon edhe statistika mbi krimet. Është evidente së shteti i së drejtës dhe ligji është duke funksionuar më defekte të mëdha. Kur lëndët lihen të vjetrohen, jemi shumë larg formimit të shtetit ligjor. Depërtimi i krimit dhe korrupsionit në strukturat më të larta të shtetit, e vështirëson edhe më shumë punën në luftimin e këtyre dukurive negative të cilat po e ngulfatin sot jetën në Kosovë. Pa luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit vetëm në ëndërr mund të bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...