2013-06-05

KRIJIMTARIA E PERGEGES NDJESI DHE MESAZH…



Dr. SELAHEDIN VELAJ

Ndodh qe ne jete kujtesa i shlyen disa nga thesaret qe kane patur nje timber ne kalendarin e viteve. Ndonjehere kujtesa eshte si nje lopate me Dhe mbi arkivolin e kohes. Te them te drejten e kisha harruar ate fjalim. Me mire ato fjale qe me dolen nga shpirti i dhimbjes, per humbjen e njerit nga njerezit dhe miqte me te mire te jetes time ne mergate, Mos. Dr. Zef Oroshi. Na lidhi nje miqesi e sinqerte, nje ideal i larte dhe nje udhe e veshtire brengash pertej oqenanit. Rastesisht me ra ne dore libri i Zef Pergeges “Vigan ne Krisht e Vatan” 2003, kushtuar kesaj figure te ndritur ne fene katolike dhe ne atdheun e dashur Shqiperine. Ai vinte shpesh ne shtepine time, ku kalonte disa dite pushime. Ne nje faqe te ketij libri Pergega kishte botuar edhe fjalen time prane trupit pa jeten fizike, te kalimit ne amshim te kapelanit te pare te kishes katolike shqiptare ne Amerike, prelatit Oroshi. Desha me njehere ta falenderoja po nuk gjeta asnje mundesi. Pas nje viti lexova ne gazeten “Illyria” nje shkrim shume emocional per humbjen e nje studenti shqiptar, me origjine nga Tepelena, nje nga me te talentuarit ne universitetet Amerikane. Syte mu perlotem. Qerpiket nuk u treguan te forte qe te ma ruanin burrerine e thinjave. Menjehere telefonova editorin D. Greca dhe ai ma dha numerin e telefonit te Pergeges. Keshtu pasi i shpreha mirenjohjen per perkushtimin gazetaresk dhe prekjen e temave me nje ndjesi qe regetin, nuk u ndava me, me thirrje telefonike, me kete njeri qe i bie vijes kufitare te kombit me kembe e duke gjurmuar me pene, per te na shpalos zerin e gureve te medhenj te atdheut, qe qendrojne si piramida te heshtura, por plot lavdi.

Para pak muajsh Pergega me dergoi dy librat e tij “Lereni kohen te flase” poezi dhe “Zjarri shqip regetin” publicistike ne Amerike. U mallengjeva kur lexova poezine mbi Rrapin e Ujit te Ftohte te Vlores time, qe nje dege e tij e lashte i ben hije Kalase se Kanines, te asaj keshtjelle ku kane themelet guret e kulles te te pareve te mi. Duke lexuar librin “Zjarri shqip regetin” mund te them se miku im i dashur Zef Pergega eshte nje gace e vatres ne diaspore qe regetin. E ai e mban ndezur kete prush me frymen e tij. Vetem duke lexuar titujt e studimeve historike dhe pershkrimeve letraro-artistike te kujton nje perkufizim amerikan “Who can ask for anythink more!”

Besoj se jam i pari ne diasporen e Amerikes, qe lexova librin e fundit te Pergeges “Zeri im Prishtine” Aty, si nje burim i pashterrshem i botes se tij krijuese, te ketij autori te spikatur, dallova edhe zerin tim dhe zerin e miqeve te mi, ate te moshuarve e ai i me te rinjeve, te atij qe doli ne demonstrate e deri tek ata qe takuan Presidentin e Amerikes per lirine e Kosoves. Me kete rast me nje respekt bujar e njerezor e falenderoj Pergegen, qe i ka kushtuar nje kapitull aktivitetit tim per Kosoven , qe nuk eshte nderprere edhe ne moshen time 90-vjecare, ne nisma te perbashketa me studiusin e kanunit profesorin japonez Kazuhiko Yamomoto. Libri i Pergeges duhet te lexohet, si nga te lashtet e mergates, si dhe me te rinjte. Une e lexova, por nje shtyse me ben qe t’i rikthehem edhe njehere kesaj vepre, qe nuk e teproj te them se eshte madheshtore. Kam 60 vjet ne Amerike dhe eshte shume interesante qe disa gjera, fakte e data, perkushtim akademik I inteligjences nacinaliste ne mamerike e gjetke, m’u be se nuk i kam ditur. Ky perkushtim publicistik i Pergeges, qe mbulon gjithe Shqiperine, qe nga Jugu ne Veri, qe nga Kosova ne Cameri eshte nje eveniment domethenes e ne zbulim e siper i aktivitetit te diaspores per Kosoven para vitit 1990.

Per cudi ky shkrimtar, ky vella i yni, ka pershkruar me linja te holla veprimtarine intelektuale e patriotike te diasporas shqiptare ne Europe, Amerike, Kosove e Cameri, pa kufi, qe flamuri kuq e zi te valvitet krenar ne ballin e trojeve tona, qe te paret na lane trashegim. Ky shkrimtar me gjendje fizike per mrekullira e ka trurin plot fuqi, qe ta lartesoje artin e fjales se shkruar plot me mesazhe. Shume njerez harrojne se c’fare kishin per te ngrene per darke, ndersa Pergega ka nje kujtese fenomenale, duke vene prane llampes se drites emra njerezish, qe zgjohen te gjalle nga pluhuri i harreses dhe shkelja e nencmuesve, per ata qe nuk kursyen as buken e femijeve per lirine e Kosoves. Ne kete liber perfshihen original dokumente e letra, si dhe pergjigjet e tyre, qe nisen e kthehen institucioneve te larta te Amerikes dhe Europes. Eshte shume interesante te lexosh poezite e Pergeges dedikur shpirtit te personit dhe botes kombetare, cdo zemre e shpirti qe dhemb ne lufte me te keqen, duke mos lene pas dore keshillen e urte te Rilindasve tane.

Ky lezhjan, qe ka bredhur Shqiperine me kembe dhe me fryme eshte ne gjendje ti afrohet Koliqit, i cili perdorte 60 mije fjale shqipe.

Libri i fundit i Pergeges “Zeri im Prishtine’”eshte i denje per bibliotekat tona, si nje liber i munguar gjer me tani, per nga tematika, menyra e shtjellimit e vendosja ne kontekst e fenomeneve historike dhe ato poetike, per te ardhur tek lexuesi ne kohen e duhur. Per mua edhe si autor e perkthyes ia vlen barra qerane qe autorit ti kerkohen nje, dy apo me shume libra, te ndihmohet nga ana financiare e mbi te gjitha te inkurajohet, qe burimi i tij krijues te mos i shterre shkulmat shperthyes, ne dobi te kultures dhe historise kombetare.

I nderuar shkrimtar Pergega per excellence! Jo vetem qe e mireprita librin tuaj “Zeri im Prishtine” po me befasoni, qe keni dedikuar kaq faqe per mua. Sic duket ju i ngjani Krojit te shenjtores se Parashqevise se Kanines ne Vlore, qe nuk shterronte me uje te kristalte dhe akull te ftohte. Dedikimi i shkrimit mbi Kaninen dhe perpjekjet e mia ne vazhdim per Kosoven, qe nje nga dhurata me te cmuara qe me ka bere njeriu. Botimi I Pergeges edhte nje gift per 100 vjetorin e pavaresise dhe pese vjetorin e shtetit te ri te Kosoves. Ndjehem krenar se kam nje mik shqiptar si ju! Ju lumte z. Pergega dhe Zoti ta shperblefte ne te ardhmen e femijeve!

Me rastin e promovimit të librave të Namik Selmanit & Remzi Bashës


Nga Ismet Hasani ***

Poeti Remzi Basha – një “Naim i Vogël”

aktiviteti_nr2

(Nga e majta: Namik Selmani, Remzi Basha, znj. Margareta Xhepa, Shyqyri Kyqi, z.Bytyqi)

Fjalë rasti nga z. Shyqyri Kuqi

Të nderuar organizatorë të kësaj veprimtarie prestigjioze e mbresëlënse!

Të nderuar miq!

Tani sa po paraqes këtu pranë jush, në mënyrën më të thjeshtë, siç bëjmë zakonisht në aktivitetet promovuese dhe, kjo nuk do më plotësonte ndërgjegjën se e kreva detyrën. Jo!

Edhe pse jemi mbledhur ashtu thjeshtë, pastër e bukur, në mënyrën tradicionale, me përfaqësuar ndër shqiptarët e të dyja anëve të Drinit, do të parashtroja që në fillim fatkin që akoma nuk po dijmë të vështrojmë çartë mbi atë që është brendi e krijimtarisë dhe traditës tonë, duke qenë se njerëzit vepërmirë të Kombit tonë, atdhetarët dhe veprimtarët, krijuesë dhe novatorë të mendimit alternativ drejt aspiratave tona, pra, thënë shkurt, princat e kombit shqiptarë i kemi midis nesh dhe bëjmë shumë pak për ta.

Veprimtarët që organizuan sot, në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Therandës, në mbështetjen e krijimtarisë letrare të shkrimtarit, poetit dhe profesorit të gjuhës shqipe z. Naim Selmanit, këtij djali të Çamërisë Martire dhe bashkëvendësit tonë z. Remzi Basha, ashtu thjeshtë dhe urtë, t’i bëjmë nderin veprave mbresëlënse dhe njerëzve të tillë, që sakrifikojnë mjaft nga jeta e tyre për t’i shërbyer popullit të vet, me veprat karakteristike deri në trajtimin e karakterit studimor të vlerave tona fundamentale, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë për Çështjen tonë Kombëtare.

Fakti që jemi të gjithë së bashku në këtë sallë, nga Veriu dhe Jugu i Shqipërisë, mblidhemi për t’i kujtuar vlerat e krijimtarisë tonë dhe mëtojmë se jemi të gjithë një, nga Molla e Kuqe deri në Prevezë, nga Manastiri deri në Durrës.

Né u takojmë trojeve tona iliro-shqiptare.

Nuk është problem thjeshtë se jemi mbledhur këtu të promovojmë një liber të Namit Selmanit apo Remzi Bashës, një libër është një libër, por një krijimtari e tërë, kudondodhur, në të gjithë Hapsirën Shqitpare, merr vlerat e një kontributi Gjithëkombëtar, pa marrë parasysh që paraqet interesat e një apo më shumë individëve, bëhet pjesë të tërë Kombëtares.

Pasuria e veprimtarisë së Namik Selmanit dhe Remzi Bashës është shumë e gjërë, e larmishme, e pse jo e lakmueshme nga kolegët e tyre këtu dhe jashtë këtuhes, duke dhënë paraqitjet e krijuesve mjaft të përkushtuar, punëtorë e mjaft këmbëngulës, hulumtuesë, gazetaresk dhe artistikisht në kufijtë e profesionit, miq të të gjithë shqiptarëve, duke vlerësuar faktin se prania e tyre ka qenë gjithënjë e përhershme, duke i dhënë vlerat e vërteta krijimtarisë dhe traditës shqiptare, në thellësinë e shekujve, duke reshtuar në fushën e princave shqiptarë.

Të flasësh sot për një libër apo dy që po promovohen, apo gjithë arsenalin krijues, na duhet hapsirë dhe kohë e bollshme, andaj po ndalemi në këtë: krijuesve Namit Selmanit dhe Remzi Bashës iu urojmë suksese në veprimtarinë letrare dhe të gjithë krijuesve të rreshtohën në fushën e princave të kombit dhe të gjithë së bashkë TA BËJMË SHQIPËRINË!

*

z. Hyqmet Hasko nga Tirana: Ndjehëm jashtë mase i emocionuar që jam para jush, jo vetëm si një poet i thjeshtë nga Tirana, por pse qëndroj para dy krijuesve që kanë një potencë të madhe artistike: Namik Selmanit dhe Remzi Bashës. Por ndihem gjithësesi edhe i gëzuar, që tashmë nuk jam në Tiranë, po jam në Kosovë, jam në shtëpinë time, jam në tokën time. Kjo më gëzon.

Isa Boletini e Ismail Qemali,

Si syni pranë synit,

Si mali pranë malit!



znj. Margareta Xhepa, aktore: Jam për të dytën herë në Suharekë për poezinë, se kam qenë edhe një herë më parë. Gërshetimi i tyre: Namik Selmanit dhe Remzi Bashës na ka çua të një qëllim: me ngacmime poetike të Kombit Shqiptar. U gëzova para tre ditësh kur paraqitej lajmi se Bilal Xhaferri u bë ”Nderi i Kombit”. Duartrokitje nga të pranishmit. Në vazhdim, e respektuara znj. Margareta Xhepa lexoi poezi të poetëve Namik Selmani dhe Remzi Basha. Duartrokitjet në sallë nuk pranin/pushonin.



Znj. Qibrije Hoxha, e ardhur enkas nga Suedia:

Të nderuar pjesëmarrës, të nderuar miq dhe bashkëvendës të Remzi Bashës, e nderuara e Madhja, artistja e popullit znj. Margareta Xhepa, të nderuar krijuesë të letrave të artit nga Shqipëria e Kosova, e shumë i nderuar Namik Selmani, që me vargjet e juaja sot na ngjallet emocione jashtëzakonisht të mira!

Më lejoni të përshëndes ish deputeten e Parlamentit të Kosovës znj. Naxhije Doçi, profesorin e nderuar z. Rexhep Doçi dhe znj. Shefqete Gosalci.

Kam nderin dhe respektin që në vendlindjen e tij të flas për vperimtarinë e z. Remzi Basha, që jeton e vepron në Suedi. Remzi Basha që në rini merrej me veprimtari atdhetare, ishte në ballë të demonstratave për liri dhe pavarësi të Kosovës. Pasojë e kësaj veprimtarie Remzi Basha ndiqet, arestohet dhe dënohet disa herë. Ishte kreator i grevave të punëtorëve të ”Ballkanit” në Suharëkë dhe pasi ndiqet, detyrohet që me familje të emigrojë në Suedi. Por, shperngulja nuk ndryshoj përcaktimet e tija dhe në Suedi i u përkushtua ndihmës për Kosovën, duke organizua bashkëatdhetarët. Qysh në themelimin e degëve të para të LDK-së në Suedi në vitet 1991-95 ishte Kryetar i Nëndegës për Kontineholm dhe është dallua për kontributin e tij në rrethin e Malmös për FRK, apo siç e njihnin si Fondi i 3%. Në vitet 1995-2000 ishte antar i Kryesisë së Shoqatës ”Kosova” në Malmö, shoqatës më të madhe në Suedi, me pjesën dërmuese të bashkëatdhetarëve në Malmö. Por veprimtaria e tij nuk përfundon këtu, sepse ishte i lidhur me vëllezërit Mikel e Simon Kuzhnini dhe aktivisten Vitore Stefa- Leka, ku iniciojnë themelimin e degës se Lidhjes Shqiptar në botë, e cila edhe sot gjendet. Ishte organizator i Greves se urisë e cila u mbajt ne Malmö për sensibilizimin e popullit suedezë për situatën e rëndë që ishte në Kosovë, si pasojë e terrorit dhe diskriminimit serb. Përveç aktivitetit organizativ dhe kontributit të madh në fushën e arsimit në mësimin plotësues të nxënësve, ku nga LASH-i në Suedi mbulohej në baza vullnetare nga 270 mësues e arsimtarë shqiptarë të shpërngulur në Suedi. Për kontributin e tij është dekoruar me Mirënjohje nga LASH-i. Është marrë aktivisht me krijimtari letrare dhe ka botuar libra në Prishtinë, Tiranë, Bukuresht. Është i pari shqiptar nga Kosovë që boton në Bukuresht librin me titull: ”Zëri i Kosovës”. Në vitin 2005 botoi disa libra në Prishtinë, e këto janë: ”(Di) Ademat”, ”Kongresi i Lidhjes Shqiptare në botë”, ndërkaq në Tiranë botoi: ”Në tokën amë”, ”Nusja nga Çamëria”, ”Gëzimi i ëndërrave”. Në Suedi ishte antar i Shoqatës së Shkrimtarëve, ku ishte nderuar me Mirënjohje, nga të cilat vlen të përmendet ajo e vitit 2011 me ”Çmimim poeti i vitit 2011” nga Shoqata ”Migjeni” dhe nga ”Nobesku” – revistë që botohet në Bukuresht. Më lejoni të shpreh vetëm përshtypjet e mia si lexuese e pasionuar e poezive të Remzi Bashës. S’ka se si mos të mberthejnë emocionet kur poeti Remzi Basha me dashuri të pafund shprehet për atdheun dhe, z. Riza Lahi sa bukur shpreht kur shkruan: ”Poeti shkruan për atdheun si një adoleshent që ka ra në dashuri”. Kështu përjetova edhe unë kur lexova librin me titull ”Zjarr në duart e mia” – ku poeti reflekton pasion për Atdheun dhe vërtetë dashuria e pastër prej një adoleshenti është burimi kryesor që buron pashtershëm në pritjet e pafund të lirisë dhe thirrjet për paqe, lavdërimi dhe lartësimi i heronjëve të vet shqiptarë, lartësimin e popullit të vet të lashtë dhe atdheun e vet me mallë dhe dashuri të paskajshme. Te poezia ”Lutje për tokën” poeti lutet për popullin e vet, për shpirtin e njeriut të dalldisur në kohet e çoroditura, lutet për paqe e dashuri dhe bekim, dhe me deshirë do ta lexoja këtë poezi:



O Zot, mbaje në duart tuaja mbaje,

Shpirtin tonë në amshim,

Lutu për né, njeriun!

Të dalldisur nëpër kohët e çoroditura,

Paqe në zemra, e jo luftë në shpirtëra,

Jo nuk na duhen, vetëm jetën ta ndryshojmë

Zoti im, shqiptarë, për dashuri dhe bekim.

Amen!



Remzi Basha është njëri nga emrat e shumtë që kultivon letërsinë shqipe në Diasporë. Kultivimi i letërsisë në përgjithësi, dhe kultivimi i letërsisë shqipe paraqet kultivimin e vlerave tona kombëtare. Letërsia në Diasporë jep me tregua se jemi një komb që kultivon vlera dhe jep kontributin e vet në ruajtjen e vlerave universale njerëzore. Diaspora jonë e organizuar dëshmoi se është pjesë e demokracisë Perëndimore dhe dhënë kontributin e vet në çdo kënd të botës demokratike, e posaçërisht atë të kulturës.

Ky është shëmbulli i Remzi Bashës, i cili bën pjesë në Shoqatën e Shkrimtarëve të Suedisë dhe bën pjesë ndër emrat e mëdhenj të letërsisë, artit, sportit, në gjithë hapsirën shqiptare.

Të nderuar bashkëvendas, vëllezër dhe motra!

Në kohën kur né mërgimtarët organizoheshim për ta senzibilizuar Çështjen e Kosovës në okupim, as që na shkonte mendja se jemi të shkëputur nga Atdhéu. Veprimtarët, siç është Remzi Basha, një dekadë të tërë, shpirtin dhe gjithë energjinë ia falen Atdheut. Kurrë nuk u larguan nga përditshmëria që mbretëronte në Kosovë, në shqipëri dhe në gjithë trevat shqiptare.Në të gjitha format ishin të kyçur veprimtarë nga të gjitha trojet shqiptare – të gjithë vepronin së bashku, të bashskuar në Diasporën e Suedisë.

Përveç tjerash, ky u dëshmua edhe në Sferën e Lidhjes Shqiptare në botë, degën e së cilës Remzi Basha e formoi në Suedi me vepritarët Mikel e Simon Kuzhnini. Prezentimi i vepritmarëve së bashku është më së i qëlluar. Z. Remzi Basha e fillon veprimtarinë atdhetare larg Therandës, larg atdheut të tij, por dëshmoi se Theranda e pat birin e tij i cili di të lutej dhe se zemrën dhe tërë qenien di t’ia falë Atdhéut të vet.

Është nder dhe kënaqësi për mua si bashkëveprimtare që m’u dha ky privilegj që në vendlindjen e Rezmi Bashës ta bëj këtë prezantim të shkurtër për këtë atdhetar dhe poet të shquar të kombit, i cili tërë veprimtarinë e tij ia kushtoj Bashkimit të Kombit.

z. Basha! Uroj nga zemra që të vazhdoni veprimtarinë tuaj letrare, sepse dashuria e juaj për atdheun dhe njeriun është burim fundamental, që pasuron jo vetëm letërsinë nacionale, por edhe letërsinë në përgjithësi.

Ju faleminderit!

Duartrokitje të pandaluar në sallë.



z. Agim Desku: Miq të nderuar të fjalës së bukur poetike dhe ju auditorium i mrekullueshëm! Poetët tërë ditën i kam përshëndetur, megjithatë, pranoni një përshëndetje zemërore, vëllazënore ngase ia vlen të flashësh për ta. Unë kam përgatitur tre shkrime: një për Namikun, një për Remziun e një për Jorgo Telon.

Namikut i uroj edhe libra të tjerë…Një gërshëtim kulture dhe bamirësie prej poetit atdhetar Remzi Basha. Në muajin shtator, Redaksia Shqip shpall një konkurs për poetin e vitit. Në këtë konkurs u përfshinë një numër i madh poetësh me poezitë e tyre, po të gjitha u shquan me përmbajtjen e tyre. Këtu lexuesi pat rastin të njihet me poetin tonë nga Suedia z. Remzi Basha. Duke lexuar poezitë e Remzi Bashës, çdokush që e kuptoi, ai ndjeu mallë për vendlindjen dhe sa me mallë e përkushtim i shkruan ato vargje. Poezia e tij ëhtë frymëzuese, ajo është burimore, e gjallë, del nga forca vigane e këtij njeriu që nuk ka di kurrë të ndalej. Deshira e tij është e madhe: kudo që flitet shqip, kudo që i thonë tokë shqiptare, të jenë bashkë. Dhe, siç shprehet poeti:



I dua trojet e mia të janë bashkë,

Të shetiti cep me cep,

Se është atdheu im,

Është toka e të parëve të mi,

Është toka e atyre

që thanë jetën për te.



Pena e poetit nuk ka të ndalur. Ai shkruan për heronjtë e rënë në luftë për liri. Në vargjet e tij kalon malli në vuajtje, por edhe gëzimi i fitorës, sepse çdo aktivizim i tij nuk i shkoi kot, sepse Kosova u çlirua dhe është e lirë sot. Ndaj Remziu nuk ndalet, shkruan, shkruan edhe kur ndalesh me të, ai të flet: ”Çfarë më shumë për të shkruar?!” Remziu, krahas librave në gjuhën shqipe, i ka të përkthyera edhe në gj. Angleze, suedeze. Ai ka mallë për Çamërinë dhe në shkrimet e tija ai shprehet se tokën e Shqipërisë e ka shkelë cep me cep, se për te shihte ëndërra, e kjo sot iu bë realitet. Sot ai është i lirë, sepse është e lirë Kosova, por Suhareka është vendi i tij i lindjes, që ai me mallë ia kushton poezitë e tija. Edhe në fushën e Rrafshit Kombëtar, ky poet ka një çasje shumë të dashur atdhetarie, nga se janë shumë çasje në veprat e tyre të mërguar pa fajin e tyre. Janë shumë poetë që kanë fjalë miradije për te, për këtë poet, për kulturën e tij, bamirësinë e tij, kujtoj në njeriun që e ka pasë pranë e që e ka dashur – Tahir Desku. Remzi Basha, edhe në këtë fushë iu ka dalë në ndihmë. Uroj poetin Basha.



z. Festim Bytyqi, drejtor për kulturë, rini dhe sport, foli shkurt: ”Me folë pas tërë kësaj që u tha nga parafolësit, nuk po më duket mirë, sespe këta e përfaqësojnë evenimencen e fjalës së shkruar, kështu që më mbetet të shpërndaj dhurata, për dy poetet që i kemi sot këtu, për zotin Namik Selmani që është përkujdesur të na sjelli këtu një copë tokë nga Çamëria dhe që hap bashkëpunim me Komunën tonë dhe shpresoj se do kemi bashkëpunim dhe bashkëvendësin tonë z. Remzi Basha, i cili po përfaqëson Diasporën dhe atje ka senzibilizuar çështjen e Kosovës në Perëndim; e kemi këtu e dhe znj Margareta Xhepa, që na ka nderuar shumë me pjesëmarrjen e saj, dhe e falënderojmë shumë. Kështu që, drejtori për kulturë, rini dhe sport, z. Festim Bytyqi, shperdau dhuarat modeste për:

1. Poetin Namik Selmani,

2. Poetin Remzi Basha, dhe

3. Aktorën e mirënjohur Margareta Xhepa



Znj. Margareta Xhepa, aktore nga Tirana: ”Meqë sot pata rastin të njohtohëm me z. Remzi Basha dhe më erdhi mirë, këtu do i lexoj disa nga poezitë e tija, por në fillim më lejoni të recitoj disa nga vargjet e poetit Lazar Siliçit:



”Shqipni, atdheu i shtrenjtë,

Për Ty këndoi Naimi, i cili thoshte:

Shqipni, atdheu i shtrenjtë,

Nëna ime, ndonëse jam i mërguar,

Dash’ninë tënde zemra

Kurrë s’e ka harruar!”







Sot Shqipëria u mbushë edhe me “një Naim të Vogël” dhe Naimi i Vogël është poeti Remzi Basha, për atë desha ta bëj këtë krahasim, nga se Remzi Basha thotë:

”Shqipëri, Shqipëri,

Toka që buron flori,

Emrin tënd do ta lartësojmë,

Pranë Falmurit Kuq e Zi.

Kur lindëm né dardanët,

Me gjithë Flamurin mbështjell,

E toka që na rriti,

Për ty jetojmë e vdesim,

Është toka me emrin Kosovë!”



Këtë gërshëtim që e bëra për z. Remzi Basha, po e ilustroj edhe me atë se poeti nga Gjirokastra –Jorgo Telo, një poet jashtëzkonisht i mirë, nga respekti dhe dashuria e madhe që e ka për Remziun, ka shkruar një poezi me shumë dashuri:



Kush është Remzi Basha?

- Dhuratë shpirtërore për mikun nga Kosova –



”Në veri,

Skandinavi,

Ku zbardh bora shumë muaj,

Kam një mik,

Quhet Remzi,

Kryemik tash po e quaj!

Na bashkon gjuha shqipe,

Na bashkon Flamuri i Kombit,

Na bashkojnë ndjenjat fisnike,

Na bashkon Paqeja e Globit!

Etja e madhe për liri,

Ia ushqej penën Remziut,

S’u ndal pena kursesi,

Ndër tallasa fort i priu.

Gjithë trimat kosovarë,

Gjejnë veten nëpër strofa,

UÇK-ja me luftëtarë,

U njoht fort

Nga e gjithë Bota!

Njohu fort për trimërinë,

Njohu fort për sakrificën

Kryeëndërr veq lirinë,

Për liri sa jetë u fikën.

Pra, për ajkën Kosovare,

Shkroi pena e Remzi Bashës,

Në flakën, Shqipja Shqiptare,

I përcillte drejt Parajsës.

E gjejnë veten nëpër vargje,

Suharekë e Preshevë,

Edhe Nobelistja e Paqës,

Shënjtorja Nëna Terezë.

Për Kosovën, t’u dogj shpirti,

Hej, sa brenga shkrove ti

Për të zezat plane që kursën,

Qyqëja Jugosllave, kukulla Itali.

Shumë plagë paska Kombi,

Për atë që té ti

E di Bota dhe krejt Globi,

Dhe Kosova dhe Çamëri!

Pena jote hudhi dritë,

Mbi figurat e lavdishme,

Profesor Ymer Berishën

E sa të tjerë që mirë njihen.

Kënga jote për Kosovën,

Tinguj merr edhe nga bilbilat,

Fjala jote për dëshmorët,

Ngjyrë merr nga trandafilat.

Thirrja jote për të ardhmen,

Forcën e merr nga Drenica,

Vargu yt kërkon paqen,

Të vetvetja – sakrifica.

Ja, të tillë të njoh Remzi,

Dhe i tillë do jesh përherë,

Shqiptar i shqipes Shqipëri,

Kosovën me gjithë atë nderë!”

(Jorgo Telo, Gjirokastër)



Ju faleminderit! E përmbylli fjalën znj Margareta Xhepa. Duartrokitja në sallë nuk kishte të ndalur…



z. Vullnet Mato, shkrimtar nga Tirana: ”Për herë të parë po shkel Kosovën dhe mbaj një gurë të madh për Suharekën. Ka një gjysmë shekulli që shkruaj e lexoj poezi. Kur këtu ishte Serbia, nga Shqipëria janë drejtuar me mijëra e mijëra shigjeta në zemrën e serbit me poezi dhe s’ka shigjetë më të thekshme sesa poezia kundër armikut. Janë shkruar aq shumë poezi për Kosovën, sa nuk ka as gjethe mbi pemë të Kosovës…Unë kam bërë një poezi atëherë dhe e publikova

në gazeta dhe n’internet. Këtu po e lexoj si përshëndetjen time, që jam për herë të parë në Kosovë dhe jam shumë i emocionuar. E kam shkruar atëherë kur Kosova ishte e robëruar dhe dëgjojeni vetë ç’thotë poezia:



Motra jonë e një barku

(Kosovës se robëruar)



Kosovë!

Motra jonë e një barku,

Kosova ynë e një gajku,

Loti ynë e një syri,

Malli ynë i një ylli.



Kosovë!

Kënga jonë e një teli,

Lavdia jonë e një emri,

Shpirti ynë i një flake,

Zjarri ynë i një vatre.



Kosovë!

Flamuri ynë i një shtize,

Shiqponja jonë e një gjysme,

Zëri ynë i një fyti,

Drithma jonë e një gishti.



Kosovë!

Fjala jonë e një gjuhe,

Buza jonë e një puthje,

Syri jonë i një balli

Veshi ynë i një lajmi.



Kosovë!

Konaku i lidhur me odë,

Dera e mbyllur me blozë,

Dritarët e mbyllura me hekur,

Brenda motra e përpjekur.

Mbahu motër, të krisma e dyshekut!

(Vullnet Mato, 1970)”



z. Rrahim Sadiku, ish komandant i UÇK-së: ”Përshëndetje të gjithëve që na bashkoi ky takim. Këtu para jush po e lexoj një letër përshëndetëse të cilën z. Luigj Shkodrani ia dergoji mikut të vet z. Remzi Bashës, e në të cilën shkruan:

”Të nderuar pjesëmarrës të këtij tubimi, të tubuar për të nderuar vepritmarinë e këtij intelektuali të flakët. Më lejoni që përmes kësaj letre t’i them disa fjalë për poetin, shokun dhe vëllain tim Remzi Basha. Z. Remzi Basha e njoha para disa vitesh përmes disa miqve të mi që e prezentuan si atdhetar që gjithë jetën ia ka kushtuar Çështjes së Kombit. Në disa biseda me Remziun e mësova dashurinë e tij ndaj Kombit dhe ndaj atdheut të tij. Aktiviteti dhe kontributi i tij për këtë çështje e ka ngritë në panteonin e njerëzve më të shquar të kombit tonë. Kjo e ka bërë të njohur në një rreth më të gjërë lexuesish. Te Remziu njeriu merr frymëzim, merr pak atdhé që na ka munguar aq kilometra sa jemi larg. Unë tek Remziu e gjeta vëllain e mirë, të përkushtuar, njeriun me zemër të madhe që jep çdo gjë nga vetja dhe bën të lumtur e të gëzuar secilin. Të flasesh për këtë njeri dhe tërë aktivitetin e tij do të nevojitej një kohë e gjatë që të renditen të gjitha ato që ky i ka bërë për atdheun e tij, për vendin e tij, për popullin e tij, për çështjen kombëtare shqiptare. Gjatë Luftës në Kosovë qante, ka ndihmuar UÇK-në dhe Komandantin Adem Jashari, ky qante dhe kur u ndanë trojet shqiptare nga toka amë. Remziu i do edhe çamët, Presheven, Bujanocin, Tuzin dhe Ulçinin. Ai bën shumë për një të afërt për këtë bashkim. Z. Remzi Basha, për kontributin e dhënë është fitues i shumë çmimeve, Mirënjohjeve: është fitues i çmimit “Poeti më i mirë i vitit në Skandinavi”, Rumani, Amerikë dhe shumë e shumëtë tjera. Unë nuk dua të ju marr kohë më shumë, por i ruoj Remzi Bashës çdo të mire, që dora dhe pena e tij të mos pushojë kurrë, të na sjell krijime edhe më të shumta, se ka kohë se ende është i ri.

15 korrik 2011,

Nga “Shkodrani” – mërgimtar.



Pas këtyre fjalë kaq miradije, erdhi koha muzikës dhe reklasimit. Për në skenë ngjitet e respektuara Shefqete Gosalci, me këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër”:



Thërret Prizreni mori Shkodër



Thërret Prizreni mori Shkodër,

Hajde t’rrimë së të kam motër!

Merre Durrësin e Tiranën

Së kështu e gëzojna nanën,

Unë thërras Pejë edhe Gjakovë,

Drenicë, Llap edhe Rugovë.

Vjen Deçani e Mitrovica,

Kaçaniku e Kamenica,

Vjen Gjilani e vjen Prishtina,

Ferizaji edhe Klina,

Kështu në Kala s’bashku të rrina!



Kur të vini, mos t’harroni,

Edhe Krujën këtu t’ma ftoni,

Çoni lajm në Gjirokastër,

Tepelenë e Mallakastër,

Has, Mirditë, Kukësin me e thirrë,

Thirne Korçën me rrethinë,

Thërras Tetovën e Gostivarin,

Thërras Ulçinin e Tivarin,

Bujanoci e vjen Presheva,

Eu, tanë Gollaku e Podujeva!



Eu, kam thirrë Plavë, kam thirrë Gusi,

Hot e Grudë edhe Malësi,

Kam thirrë Dibrën, Ohrin, Strugën,

Thirre Matin edhe Pukën,

Vjen Çamëria e vjen Janina,

Të lumtë na së bashku po rrina!



Manastiri ka çue fjalë,

Gjithësesi unë kam me ardhë,

Gjithësesi unë kam me ardhë,

Se për Korçë malli m’ka marrë,

Veç një besë ka thanë e ki,

Herdokurë të ju do të vijë!



E kur të vini dorë për dorë,

Mos harroni e shkoni në Vlorë

Çonja Vlorës n’i porosi,

N’i Flamur t’a merr në gjí,

E kështu vëllazën edhe motra,

Eni këtu, po na thërret Votra,

Një Kunorë bashkë ta çëndisim,

Një flamur pa yll ta ngrisim,

Të dëgjojë kështu Bota mbarë,

Kështu rrin bashkë-o, eu Kombi Shqiptarë!

(Këndoi Shefqete Gosalci, luftëtare e UÇK-së)

Duartrokitje të gjata frenetike…, e rikthejnë këngëtarën në binë…



z. Namik Selmani, poet: ”Të nderuar bashkëkombas të Therandës!

Këto ditë po takoja miq të shumtë që kishin ardhë nga Gjermania, Suedia,Italia… për ta shuar mallin në këtë qytet të bukur. Para ca vtitësh duke ardhur me disa miq nga Instituti Kombëtar i Shtetit – Tiranë, kur erdhem këtu, papritmas u ndal karvani i shumë makinave. Çfarë kishte ndodhur? Çudi! Qyteti i Therandës fetonte Festën e Maturës. Turmë e madhe njerëzish, të gjithë dasmorë të shkronjave (si të shprehëm metaforisht) e kishin mbuluar rrugën, prindër nxënës, poetë…kur dhe paraqitët emblema e ”Elena Xhikës”, e cila dikur thoshte: ”Unë jam shqiptare nga Çamëria!” Ky nder u takon tëgjithëve, më takon edhe mua se unë jam çam. Kam mësuar se emri i Suharekës burimin e ka nga ”Lumi i Thatë”, por sot Suhareka nuk është lumi thatë, as prrockë, është një vend ku notojnë – një ujë i qetë. Do të nderoja z. Shyqyri Kuqin, i cili me modesti dizajnoi dhe udhëhoqi sot këtë takim, që rrallë kush më mirë do e bënte, dhe né ndjehemi të gjithë mirë.

Të nderuar poetë!

Për të njohur poetin Remzi Basha, duhet njohur gjuhën e Remzi Bashës dhe t’i lexosh shkronjat e Abetarës se tij… Për Remziun kam sjell një dhuratë modeste e cila është një fotografi me 3 gra, nga të cilat: e para e përgatitë kafenë, e dyta përgatitë mullirin e kafesë dhe e treta i përgatitë filxhanat. Mos mbetëshim pa gra!” Me rastin e dorëzimit të dhuartës, duartrokitje frenetike në sallë. ”Edhe për juve kam një dhuratë, por pak më ndryshe nga kjo që ia dhurova Remziut, dhe filloi të lezoj poezinë: “Sytë e Therandës sime” … duartrokitje që s’dinin të ndaleshin…

***

Diploma, mirënjohje dhe falënderime



Për krijimtarinë letrare, Remzi Basha është nderuar me shumë diploma, mirënjohje e falënderime, nga të cilat po i veçojmë:



Fletëfalenderimi nga LASH “Naim Frashëri” dega në Suedi, datë 02.07.1994;
“Poeti i vitit 2011” nga Redaksia SHQIP DK. drejtor, z. Luigj Shkodrani
Mirënjohje Nga Shoqata e shkrimtarëve suedezë, i vetmi i pranuar si poet shqiptarë;
Mirënjohje nga Gazeta ”Republika” për librin me titull ”Në tokën amë”, 25.04.2009;
Mirënjohje nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” Borås” – Suedi, për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e kultures dhe tradites shqiptare në Suedi, Borås, 16. 04. 2011;
Mirënjohje nga Shoqata e shkrimtarëve Tiranë, dhuruar nga prof Murat Gecaj në Borås të Suedisë, me rastin e Manifestimit të 5 vjetorit të Shoqatës ”Migjeni” dhe 4 vjetorit të Radios ”Dituria” në Borås, me ç’rast u promovua libri i prof Fetah Bahtirit me titull: ”Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick.
Etj, etj.
***



Mendime për librin e autorit kosovar, Remzi Basha



Gazeta ”Republika” fq. 18, datë 25 prill 2009



Metafora e lirisë në fletët e një

libri për tokën e të parëve



Librat e miqve tanë kosovarë përherë kanë qenë si dalëndyshe që stinojnë

stinët e kombit tonë me të gjitha ngjyrat e dhimbjes e të mbijetesës.(Namik Selmani)



Një nga dhimbjet më të mëdha të asaj shkëkuptje dhjetëravjeçare ka qenë pikërisht kjo ndasi fjalësh, ky gardhim tragjik, kjo heshtje fjalësh, ky tejkalim mungese i njohjes së vlerave që krijojnë në të dy anët e kufirit apo edhe në skaje të ndryshme kontinentesh të largët.

Libri me titull ”Në tokën amë” i autorit Remzi Basha nga Kosova, me banim në Suedi, ka një ndërtim shumë të veqantë. Që në ballinën e tij shohim se ka poezi, tregime, refleksione dhe disa gjykime mbresëlënëse të kolgëve të vet si krijues në të gjitha trojet tona amtare për krijimtarinë e tij.

Lirizimi i poezisë ”Vendlindjes sime” është shumë emocionues:



Unë vi ngaherë pranë teje,

Si qengji pas nënës se vet,

Malli që më ndjen në gji,

Për ty vendlindje më tret.



Poezia ”Dasma në bjeshkët e Kosovës” tregon për përkushtimin e poetit vajzës së tij, Shqipes. Nusja, zana, e bën dasmën në Kosovë duke sjellë këtu një shami nga Suedia e duke mos harruar që ta valvisë në te flamurin e Dardanisë që i kujton asaj vendlindjen e babait të saj poet:



Flamuri me ngjyrën e gjakut,

Të derdhur në mote,

Balli si dielli, Faqet si Hëna,

O më të bukur

S’ka lindë nëna

Sot dasmën në Kosovë,

Me shëndet e me dolli,

Vetulla e bardhë,

Marrë në Suedi.

***



Pjesa e tregimeve është padyshim pjesa më e bukur e librit – aty ku Remziu është më mentar se mentarët. Në rrëfimin sa tronditës për formen e një letre që ia dërgon nënës, të bën përshtypje një mendim i tij: “Ndoshta njeriu ka nevojë që të hajë pak edhe nga toka e tij. Ajo të rrit, të forcon, të shton dashurinë. Nënë, ti hap jorganët, me të cilët na mbuloje. Ato mbajnë erën e trupit tone. Ajo erë që ty të mban gjallë”.

Një portret i gjetur është edhe ai tek tregimi ”Amaneti”; axha Shabani, edhe pse i ka dhjetë fëmijë, i duhet që t’i kalojë ditët e fundit të jetës në vetmi, duke shikuar foletë e një lisi të lartë. Kur ai ndjen hapat e fundit të jetës, i ulet me gjunjë tokës së vendlindjes duke thënë mbi të amanetin: “Fëmijët e tu janë miq të besës, toka ime. Ti e di mire se ç’do të thotë të flijohesh per ty. Fëmijët janë larg, o tokë. Po të them një amanet: aty ku unë do të kem fatin të pushojë, më mbulo me një flamur. Êshtë flamuri ynë kuq e zi…”

Rrallë ndodhë me libra të autorëve të Kosovës që ta ndjesh kaq të ravijëzuar kaq qartë historinë dhe traditën çame. Si duket poeti e ka njohur mire historinë, me problemet që ka Çamëria, e sidomos të njohjes me jetën dhe veprën e martirit te fjales së lirë të Çamërisë, poetit Bilal Xhaferri.

Tregimi “Mikpritja çame” është, padyshim njëri ndër më të bukurit në këtë libër. Nuk është vetëm befasia që ai e përjeton në çdo hap që hedh në fshatin e largët çam të Markalit në zonën e Konispolit. Jo. Është një qenie njerëzore që duket se sheh vetveten në njerëzit që takon, që njeh në çdo dru të lashtë, që sheh dhe prekë me duart e tij. Plaku Beqo Sadiku që i flet me një çamçe të kulluar, pa dyshim, ndryshe nga pleqtë e vuajtur të Kosovës, diku në hijen e një bajameje të lulëzuar, i tregon se për vite të tëra ka dëgjuar Radio-Prishtinën, edhe pse ajo ishte shumë larg me kilometra. Ndërkohë që nënë Dudia i shtron të flenë me jorganët e djemve të saj, i shtron shtatë gjellë si është zakoni për mikun e parë të shtëpisë dhe i thotë thjeshtë: ”Po ti qenke si djemtë e mi, more bir!” Tregimine e përmbyll me një meditim, si një poezi të bukur:

”Zgjata dorën të toka Çame. Më ngjatne si një plagë e pambyllur, E madhe. Zgjata dorën time. Malli im për te, apo Malli i saj për mua? Çamëria e pafund vazhdonte të më vinte më pranë. Ulur pranë brigjeve shkëmbore më zërin e ambientitt të të parëve të mi, i dërgova të fala tokës çame. Në foletë e vjetra të shqiponjave shekullore dëgjoheshin përplasjet e krahëve të zogjëve të rinj që mësonin të ecnin mbi lashtësitë e këtyre maleve, ku zot janë vetëm ata.”



Tregimi ”Më prit” ka një sfond historik për një kohë të caktuar, por ai është dhënë në një formë tjetër: ”Ca hapa vajzash nga Mitrovica ndjekin udhën e Gjakut dhe ndalojnë në qytetin e lashtë të Beratit. Në Berat vajza mitrovicase, Arbenita, njeh një djalë nga Berati të quajtur Ilir dhe lindë dashuria e tyre. Por zakoni nuk e don që ai t’ia shfaqte dashurinë në shtëpinë e tij, ndaj i jep një letër kujtimi e bese, duke i kërkuar që ajo të mos e harronte. Kur ditët e lirisë erdhën në Kosovë, ajo e dashuruar në dheun e bjeshkëve të Kosovës, mbolli lulet që i kishte marrë në Berat. Vetëm pak kohë më vonë Iliri shkon për të marrë dorën e Arbenitës.”

Një tregim lirik me një fabulë në pamje të thjeshtë, por që ka një identitet të vjetër shqipar: ka besën, ka zakonin, ka edhe një shpirt të madh njerëzor. Ka edhe etjen e madhe për liri që më vonë i bashkon. Ka dashurinë e madhe që një ditë, jo vetëm një djalë e një vajzë, por mbarë viset shqiptare të bashkohen në një gaz të paparë.

***

Në libër janë dhënë disa mendime, ndër të cilat do të veçonim atë të shkrimtarit Riza Lahi, të poetës Drita Braho (që është edhe redaktorja e Librit), të poetit Sotiraq Mishaxhiut, janë një tufë fjalësh që të ndihmojnë për të nxjerrë atë mesazh të spikatur atdhetarizmi, por edhe të atyre vlerave letrare që përshfaqen në faqet e librit.



“Burri i Kosovës, edhe pse larg nga vendlindja, shkruan për token amë. Portat e krijimtarisë janë të hapura. Kosova e Çamëria zgjojnë tek ai pasionin për të shkuar më tej. Jo drejt një të panjohure, por drejt një të njohure që kërkon zgjidhje, ndaj ai gërmon data, fakte për fatet e kombit të tij.”- shkruan në libër Drita Braho.

Kritiku e shkrimtari Riza Lahi e ka trajtuar në formën e një eseje letrare shkrimin për të. Duke e vendosur atë në mesin e autorëve tjerë shkruan:



“Remzi Basha shkruan për vendlindjen e tij si një adoleshent që ka rënë në dashuri. Remzi Basha bën pjesë në atë grup që synon që të bashkojë shiqptarët me njëri-tjetrin, nën palet e flamurit kombëtar. Ky njeri, me pamjen prej luftëtari ka një zemër kaq të madhe sa të pranojë në zemrën e tij të gjithë shqiptarët. Unë tund kokën kur lexoj poezitë e Remzi Bashës.”

*

Uroj që sa më shpejt e sa më shumë të shkëmbëjmë mes vedi si shkrimtarë, si poetë, si patriotë, si mesazhierë të së nesërmes më shumë fjalë, më shumë poezi, më shumë mençuri. Remzi Basha na e thotë këtë mësim kaq mirë në libirin e tij ”Në tokën amë”.

*

Remzi Basha ka botuar deri tani këto tituj:

1. (Di) Ademat
2. Merrmë me vete
3. (Ri)ngjallja e atdheut
4. Në tokën amë
5. Zëri i Kosovës
6. Zëri i atdheut
7. Nusja nga Çamëria
8. Zjarr në duart e mia
9. Kongresi i Lidhjes Shqiptare në botë
10. Poezi bashkëkohore shqipe
Antologjia ”Shija e shikimit”
etj…



I dëshirojmë suksese me rezultate të mëdha drejt majave më të larta të artit, shkencës, prodhimit dhe përparimit të mendimit njerëzor.

Flutura Açka: Protagonizmi nga padija dhe paraja rri mirë ndër shqiptarë

Flutura AçkaPyetësori i Prustit
E dini ç’bën shkrimtarja Flutura Açka kur politikanët dalin në ekran? Merr pultin e televizorit, shtyp opsionin “mute” dhe në sytë e saj ata kthehen në kukulla pa zë, për të cilat ajo ka rrëfyer edhe në romanin e saj të fundit “Kukullat nuk kanë atdhe”. Por duket se një tjetër roman që pret të shkruhet ka filluar t’ia  trazojë gjumin shkrimtares…

Cila është ideja jote për lumturinë?
Lumturia shpesh është burimi i pakënaqësive tona, projektimi i saj strabik në sytë tanë, ethja për ta zgjatur. Lumturia është matrica e lumturive të vogla të përditshme, që shpesh, ngaqë i shijojmë nxitueshëm, na duken edhe më të shkurtra. Çështja është se si në vjegën e njërës të dimë të lidhim tjetrën, asisoj që radhori i tyre t’i japë kuptim jetës sonë.
Cila është frika më e madhe?
Dikur ishte avioni, tani frika nga ndonjë shofer i marrë në rrugë, nga më e pakta, mund të mbetesh çyryk.
Kë person të gjallë admironi më shumë?
Nuk kam ndonjë admirim akut për ndokënd, të paktën mes të gjallëve, jo. Si qenie biologjike, nuk kam të tillë, por si qenie letrare, kam.
Cili është ai tipar i të tjerëve që të ngjall mëshirë?
Protagonizmi i frymëzuar nga padija ose paraja, ose të dyja bashkë, që duket se ndër shqiptarë rrinë mirë me njëra-tjetrën.
Ekstravaganca jote më e madhe?
Personazhet e mi janë më të ekspozuar ndaj ekstravagancës, unë jam natyrë më diskrete. Edhe një xhaketë të shtrenjtë me dizajn të bunkerëve shqiptarë, të një stilisti holandez (një porosi ca e kripur), dyshoj në ia vlen ta vesh ndonjëherë. Dikur po, kur nuk kishte shumë ngjyra rrotull, kam mbajtur ngjyra shumë të forta, veçmas çorapë e geta.
Cili është udhëtimi yt i preferuar?
Udhëtimi i shpeshtë për të takuar tim bir. Pse jo, të kthehesha sërish në Granada. Vietnami dhe Kamboxhia do të jenë udhëtimi im i ardhshëm, por Afrika mbetet dashuria ime.
Në ç’rast mund të gënjesh?
Një poezi imja e shpjegon rastin e vetëm kur unë mund të gënjej: Më gënjejnë pa turp/dhe unë pa turp i gënjej/duke i dëgjuar/deri në fund.
Personi që përçmon më shumë?
Nuk përçmoj kënd, ka disa njerëz që thjesht i shmang t’i takoj.
Cilat fjalë ose shprehje përdor më shpesh?
‘Sorry’, që ka kuptim të shumëfishtë, dhe jo gjithnjë është ndjesë. Kur jam e zemëruar përdor fjalën ‘lafarak’, edhe në variantin femëror të saj.
Pengu yt më i madh?
Të kisha një vajzë, të kem një vajzë, desha të them…
Kur dhe ku ke qenë e lumtur?
Kam qenë shpesh e lumtur, në pranverë veçmas, në Shqipëri dhe Holandë. Një ditë fundmaji ka qenë edhe dita më e lumtur e jetës sime.
Në ç’gjendje shpirtërore je tani?
Kanë filluar pagjumësitë e para, trazimet e një romani të ri, mbase. Një ngathje në komunikim, një gjendje pa trajtë, qysh pas shkarkesës nga një barrë lodhëse si “Kukullat nuk kanë Atdhe”.
Nëse do të mundeshe të ndryshoje diçka nga vetja, çfarë do të ishte?
Të falja më pak, të harroja më pak.
Ç’gjë e konsideron arritjen tënde më të madhe?
Të ruajturit e thelbit, kjo ngaqë thelbin ia kam varësuar vetëm Fluturës, me të mirat dhe të këqijat e veta. Koha dhe rrethanat i ndryshojnë njerëzit, keqardhja nga metamorfoza e ndonjë mikut tim para syve të mi, më ka dhënë alarmin e kësaj humbjeje.
Po të vdisje dhe të mund të mishëroheshe në një tjetër njeri apo diçka tjetër, çfarë do të doje të ishe?Kalë, kali fle në këmbë, nuk zgërlaqet.
Cili është sendi më i çmuar që zotëron?
Kam disa të tilla, sendi më i fundit i çmuar është një tufë Proteash që i kam “grabitur” nga Table Mountain, në skajin më jugor të Afrikës.
Kë quan pikën më të thellë të mjerimit?
Depersonalizimi prej adhurimit ndaj dikujt që ke përballë, veçmas kur ky dikushi e di dhe përkëdhelet nga përulja jote. Idhulli të mbron, nuk të shpërdoron.
Ku do të të pëlqente të jetoje?
Në Firenze.
Ndër veprimtaritë që merresh, cila është e preferuara juaj?
Të lexuarit, të bërit dhe të shkruarit libra. Sikur të hiqja dorë nga ndonjëra prej tyre, do të kisha preferuar edhe të shisja libra.
Cila është karakteristika juaj më e spikatur?
Besoj, mirësia, përkushtimi, të qenit e drejtpërdrejtë, gjë që shpesh nuk më ka sjellë dobi.
Veçoria që pëlqen më shumë te një mashkull?
Mençuria dhe të diturit e sjelljes me femrat, edhe në shtrat. Ka meshkuj që nuk e dinë se edhe gruaja ka orgazmë, mjerë ata!
Veçoria që pëlqen më shumë te një femër?
Feminiliteti. Meshkujt na duan për të kundërtën e vetes.
Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?
Clarice Lispektor, J.M. Coetzee, Virginia Woolf, John Williams, Mishel Houellebecq dhe poetesha Ingrid Jonker.
Cili është heroi yt në art dhe kulturë?
Faruku te “Shtëpia e heshtjes”, dhe Anil te “Fantazmat e Anil”.
Kë ke heronj në jetën reale?
Nuk kam.
Cilat gjërat nuk të pëlqejnë fare?
Shija e Brussels Sprout, të vetmen të jeshiltë që nuk e gatuaj. Mitingjet dhe krekosjet e politikanëve shqiptarë nëpër ekrane. Vetëm në vende me civilizim të dyshimtë ndodh kjo. Kur dalin ata në ekran, unë shtyp “mute” dhe ata kthehen në kukulla pa zë. Edhe personazhet e mi e bëjnë këtë, tani edhe shumë e më shumë qytetarë, madje.
Si do të të pëlqente të vdisje?
Duke e ditur, që të mund të përshëndesja njerëz të dashur. Është shumë e rëndësishme të dish si të jetosh, por po aq e rëndësishme të dish si të vdesësh.
Cila është motoja juaj? 
Njeriu është ajo çfarë bën.

Ora e Rodit e Zef Pergeges mblodhi dashamiresit e letersise


 “Ora e Rodit”, libri me i fundit i gazetarit Zef Pergega, me daten 2 qershor 2013 mblodhi ne The Imperial Hause me pronar Z. Ndue Ftonin, dashamirësit e letërsisë, gazetarë, krijues, mësues të letërsisë, historianë, veprimtarë, humanistë dhe biznezmenë  nga më të dëgjuarit në komunitetin shqiptar të Detroitit.
Në këtë aktivitet promovues që u zhvillua në kushte shumë të përshtashme, e zbukuruar si për një ode letrare dhe me postera nga kopertina e parë e librit të realizuara nga Mark. P. Gjokaj, u lëxuan poezi, prozë e shkurtër e fabula nga diskutantët. Aktivitetin e drejtoi njeri nga redaktorët e librit, Luigj Pepaj, njëherësh, për më shumë se 30 vjet, mësues i gjuhës e letërsisë në shkollen e mesme të Vermoshit, tani emigrant ne Michigan. Z. Pepaj si redaktor i shumë librave të autorit u ndal në vecansinë krijuese të Pergeges, sidomos në gjinë letrare të fabules, si një nga më të veshtirat. Me pas fjalen e mori Prof. Lulash Palushaj, i cili diskutoj specifiken e prozës së shkurter te Pergeges e manifrestuar aq bukur  me motivin e lashte, per te shprehur realitetin e hidhur të diteve tona, sidomos në jetën e emigrantit. Krijuesi Prek Topalli recitoi në vargje krijimtarinë e Pergeges, mbështetuar në brëndinë dhe titujt e librave të këtij autori.
DSC_0366Gazetari Rafael Floqi, koleg i autorit, mbasi për një periudhë kanë punuar bashkë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se bota e lajmit është specifike dhe e vështirë të përmbidhet në pak rreshta. Vija re se shkrimet dhe lajmet që shkruante Zefi kishin një  vecanësi sepse ata pasuroheshin me fakte të panjohura. Ai hynte thellë në boten e ngjarjeve, duke bere krahasime interesante me kohen e shkuar. Tani në emigrim ndjehem mirë kur shikoj se përkushtimi i këtij miku të fjalës së lirë ka prurje të shpeshta dhe me tema të larmishme. Ne kemi nëvojë për këtë krijues ndaj dhe projektët e tij si ai për Dom Prek Ndrevashen, duhet mbështetuar, që të shohë sa më shpejt dritën e botimit…!”
DSC_0368











Ish kryetari i parë i degës së Partisë Demokratike të Lezhës dhe antar i kryesise se kesaj partie Dr. Paulin Gjoni tha ndër të tjera se e njihte autorin shumë vite më parë në lezhe: “Po ju tregoi dy momente për mikun tim Zef Pergega që shprehin guximin e tij qytetar, por edhe ate të gazetarit. Kur mbaroi mitingu në sheshin e Memorialit të Gjergj Kastriotit Skenderbeu, që lajmeroi krijimin e degës e PD-së së Lezhës  para 22 vitësh, në të cilin mori pjesë edhe Zefi, u takuam  pasi përcolla Azem Hajdarin me shokë.  Z. Pergega me ftoj për kafe dhe pranova. Shkuam bashkë me një grup aktivistash. Ishte një situatë e nxehtë se po kërkonin rrëzimin e komunizmit. Vura re së nga përdet e komitetit te partisë së punës njerëz që kontrollonin lëvizjet tona.  Iu u drejtova Zefit me këto fjalë “Shiko se ata i dinë të gjitha dhe mund të të kushtojë së po të shohin me mua!” E ai ma ktheu më të qetë: “Nuk ka problem..”
Rasti i dytë është kur unë shkova jashtë shtetit me një delegacion dhe Zefi kishte bërë një shkrim kritik në “Rilindjen Demokratike” të PD-së për qëndren spitalore Lezhë, ku isha drejtor i saj. Më therret ministri i shëndetësisë në mënyrë urgjente dhe më thotë se ky shkrim duhet përgenjështruar. I thashë ministrit se kemi luftuar që të mos jemi si komunistat. Të metat qëndrojnë ashtu sic i ka shkruar Z. Pergega, por ne do ti rregullojmë. Këtë ngjarje po e them sot për herë të parë. Ai ka nje kontribut të lavderushëm për demoktatizimin e shtypit shqiptar dhe si mbështetës i focave demokratike të vendit tonë…!”
       Mark Sallaku, i cili ka qënë në cilësinë e këtyre detyrave partiake të PD-së solli fakte e argumente për aktivizimin e Z. Pergega në demokratizimin e shtypit dhe të fjalës së lirë që në momentet para dhe me pas të pluralizmit politik në Shqipëri:  “…Kam jetuar në një apartament me Zefin, për tre vjet dhe kam parë tek ai njeriun e vendosur dhe krijuesin plot vullnet që në kushte shumë të veshtira pa familje dhe punë të rëndë, ai ka krijuar dhe vazhdon të krijojë, pa ndërprerje. Ai është shëmbulli tipik e një intelektuali në diasporen tonë…!”
Z. Rush Dragu foli për bashkëpunimin e frytshëm të Pergeges me portalin dhe televizioninALBDREAMS. Dragu komentoi me një vështrim të hollë dhe metaforik poezitë e Pergeges të përmbledhur në këtë libër nën titullin “Përtej lotit” Ai tha: “Zefi,është nga ata autor që shkruan jo vetem për njerzit e medhenj e ata që I thonë vetes të medhenj por edhe për të tjerë që kanë histori të dhimbëshme dhe sakrifica njerzore. Tek ky vellim poetik,Pergega ka një fshikullim alegorik ndaj atyre që mëndojnë se do të mbesin në histori si mbreter pa pikë vlerash njërzore”
DSC_0370 Z. Luigj Stërbyci tha se me krijimtarinë e Zef Pergeges jam ndeshur që në Tiranë, kur në biblioteken e shkrimtarit Lazër Stani kam parë një nga librat e tij. Këtu në diasporë kam lëxuar shumë nga shkrimet e tij kurajoze dhe me tema të vecanta. Me pas Z. Luigj beri kritika per mediat dhe në një aspekt u ndal edhe tek AlbDreams.net,për të cilin kishte rezerva për botimet e postës së tij.Ai e quajti nënvlersim  botimin e shkrimit të tij në një zonë të padukshme të Portalit të tij nga Zoti Dragu.Po ashtu kishte vrejtje ndaj tij se shpesh nuk i kishte publikuar shkrime kritike te tij. Z.Dragu,tha ai është gjënëruesi  i kritikës,sipas Z.Dragu dhe kritikat e mija ai nuk i boton ose në mënyrë selektive”
Aktivisti i diasporës Luigj Gjokaj, ish kryetar i Fondacionit Vendlidja Therret e vlersoj me nota të spikatura veprimtarinë e gjithanëshme të Pergeges në pasqyrimin e jetës së komunitetit dhe kërkoi që veprimtaria letrare, portike dhe publicistike e Pergeges, si nëvojë e kulturës dhe historisë të mbështetët nga ne. Ka njerëz që flasin dhe thonë për librat edhe pa i lëxuar së këta nuk vlejnë, e ndërkohë vetë nuk kanë botuar as edhe një libër. Zefi e ka kryer detyren me më të madhin devocion, duke i nderuar njerëzit dhe sidomos ne malësorët, duke shkruar për aktivitetët e tyre të hërshme e të sotme në shkërbin të lirisë së atdheut dhe pavarësisë së Kosovës.

DSC_0371

Ndërsa biznesmeni i njohur Ded Beleshi ne fjalën e tij tha se është një nga rastët e vecanta  në komunitetin tonë si rasti i Pergeges që në punë të papërshtatshme ka dhënë krijimtari cilësore të vlersuar nga njerëz kompetent dhe të njohur në këtë fushë. Historia dhe kultura duhet të plotësojnë njera tjetren, për ti treguar brezave se edhe ne u munduam të bëjmë detyren daj vetës dhe atdheut.
Në fund foli autori i librit Z. Pergega, i cili i përshëndeti të gjithë pjesmarrësit, bujarinë e Ndue Ftonit qe e dha sallen dhe një kotej falas. Ai tha ndër të tjera se lexuesi nuk kërkon nga shkrimtarët, poetët që më fjalë ta zbresë dritën e diellit mbi vetull të secilit, por kurrë të mos e lërë të përitshmen, që ka një emër, ka një bekim,  ka një fakt e një ngjarje, që ta marrë lumii i humbjës.  Nuk duhet lejuar që historinë tonë t’ua lëmë në dorë të tjerëve që të na e shkruajnë dhe të mos humbim kohë, duke vajtuar fatin e zi qe na përplasi gjatë shekujve. Duhet ti celim shtegun rrezëve të qytetarisë që të ia shëndrisim fytyrën atdheut tonë Shqipërisë. Kultura është palca kurrizore e indetitetit tonë kombëtar dhe me kuturë e me libra duhet ta masim forcen tonë të mendjës me kombët e tjerë…!”
Pergega me fjalë të zgjedhura përshendeti 13-vjetorin e Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës,si një television promovues e vlersues të krijimtrisë së autorit dhe të gjithë sferës së njerëzve të kulturës në diasporë. Gjithashtu ai vlesoi si të dobishëm për fjalën e lirë bashkëpunimin me portalin Albdrems.
                   Ora e Rodit si fryme poetike e jetes e mergimtarit
Luigj Pepaj
Të nderuar bashkatdhetarë!
Të nderuar shokë, miq, kolegë, inkurajues,  mbështetës e lëxues të krijimtrisë së gazetarit tonë Zef Pergega me lejoni të ju bëj emër për emër mirë se ardhjen në këtë paraqitje librit të ri të këtij autori.
Pjesmarrja juaj sot në këtë veprimtari tregon dhe shpreh respektin e  lartë dhe të vazhdueshëm për z. Zef Pergega dhe nepërmjet tij respektin për gjuhën tonë të bukur shqipe, për letërsinë, si pjesë e rendësishme e kulturës tonë kombëtare. Për ju këtu në këtë sallë dhe për të tjerët që nuk ndodhen këtu, emri i shkrimtarit Zef Pergega është i njohur dhe i respektuar, duke kërkuar leje që të them disa mendime për vepren më të re të këtij autori.
DSC_0355Zef Pergega vjen nga një përvojë e gjatë në fushën e gazetarisë, botues gazete, gazetar në ATSH. Koha Jone, Rilindja Demokratike dhe ketu në Amerikë në gazeten Illyria e sidomos në Albdreams me pronar Z. Rush Dragu. Z. Pergega është themelues i Institutit të Kulturës Shqiptaro-Amerikane dhe si lexues e redaktor i librave të tij ndjehem krenar që dy botime të Pergeges janë tashme në librarinë e Kongresit Amerikan.
Pergega këto vitet e fundit ka bërë vlërsimin letrar e poetik të më shumë së 25 emrave të njohur në letrat shqipe si korifej të letërisë. si Koliqi. Camaj, Sinishta, Pipa, Ndrevashaj, Ismaili, Valentini, Gurakuqi Oroshi etj, të cilët vepruan e mërgaten shqiptare në Itali, Gjermani, Amerikë. Libri i ri “Ora e Rodit” është libri i 12-të, por në fakt si nga përmbajtja dhe nga titujt qëndrojnë dhe plotësojnë të gjitha kushtet si libra me vete si Prilli ne Borox-tregime, Pertej Lotit-poezi,Ora e Rodit-publicistike, Valesi i Delfineve-fabula dhe mbyllet me nje kapitull vlersuesPërshendetje Zef,  ku kanë dhënë mendimet e tyre disa nga figurat dhe penat më të spikatura të letërsisë dhe patriotizmit shqiptar.
Zef Pergega është shkrimtar guximtar. E them këtë se ky autor shkruan në gjinitë më të veshtira të letërsisë, sic janë tregimi i shkurtër, poezia dhe fabula, të cilat kërkojnë mendim të koncentruar, fjalën e zgjedhur e të vendosur në vendin e duhur, duke mos harruar veshjen artistike dhe mesazhin që përcjell tek lëxuesi. Në këtë kuptim Zef Pergega eshte një mozaik metraforash me ujvare krahasimesh që i japin krijimit të tij një vezullim artistik, shumë tërheqës për lëxuesin. Shkrimtari ynë i madh Dritero Agolli i quan këto gjini si mushka xanxare që këkohet zotësi të kalarosh mbi to. Por Zef Pergega ia ka arritur falë talentit dhe vullnetit që kurrë nuk e kanë lënë në baltë.
Fabulat e Pergeges janë vlërsuar nga fabulisti i famshëm shqiptar Ferit Lamaj dhe me këtë rast e falendroj përzemërsisht. Po ashtu një mirënjohje shkon edhe për botuesin Spiro Dede dhe për redaktorin Marash Mirashi, gazetar në Televizionin Publik Kombëtar Shqiptar. Ne fabulat e Pergeges gjëjmë veten tonë dhe prej tyre marrim mësimet e nëvojshme.
       Ora e Rodit në bibliotekat tona nuk është thjeshtë një titull libri, por është një pasuri me vlera për ne dhe brezat që vijnë. E përshëndes Zefin dhe e falenderoj për besimin që ka treguar ndaj meje. I uroj krijimtari të mbarë dhe me penen e tij brilante të na dhurojë përherë vepra të mira për gjuhen e bukur shqipe.
DSC_0361DSC_0367DSC_0369DSC_0352DSC_0357DSC_0362DSC_0372

Lahuta e Grosho Ibrës ligjëroi për trimëritë rugovase


Autori Marin Kelmendi, përmes një rrëfimi të qartë në këtë vepër, kap copëza të shkëputura të historisë së trimave të atyre maleve të Krahinës së Rugovës përmes rrëfimeve nga kujtesa e pashlyer e popullatës së asaj treve, për trimat në zë, duke ngritur lart flamurin e lirisë, siç e bëri me guxim dhe krenari bajraktari i Rugovës Sak Fazlija.
description
Rrugëtimi patriotik

Në fillim të këtij libri Marin Kelmendi, duke folur për rrethanat historike në Rugovë, para, gjatë dhe pas luftës së Dytë Botërore, kujton me fjalë dhe shifra masakrat që i bënë serbomalazezet ndaj popullatës së Rugovës. Pikërisht në rrethana të tilla fillon rrugëtimi kombëtar e patriotik edhe i dy protagonistëve kryesorë të këtij libri, të Grosho Ibrës e Shaban Groshit, babë e bir, që lanë gjurmë të pashlyera, duke u bërë pjesë përbërëse e historisë më e re të Krahinës së Rugovës.
Respekti i lartë dhe dashuria ndaj veprave të këtyre trimave u ruajt edhe sot e kësaj dite në kujtesën e shumë brezave të sotëm të Rugovës, të cilën Marin Kelmendi provoi ta artikulojë si është më së drejti në këtë vepër, e cila është edhe një dëshmi e mirë për brezat e sotëm, duke nxjerrë nga harresa qoftë masakrat dhe tmerret qoftë trimërinë dhe heroizmat e brezave të Grosho Ibrës dhe të Shaban Groshit, të tërë atë plejadë burrash e trimash që nuk pushuan së reshturi që të mbrojnë atë pjesë të kufirit në ketë cep të Kosovës .

Këngët epike

Autori me kujdes ka prezantuar përmes një simbolike epike lahutën e Grosho Ibrës dhe të birin e tij Shaban Groshin si lahutar që përmes këngëve epike ka mbajtur gjallë atë copë histori të babait të tij që ishte pjesë e pandarë e historisë së atyre luftërave, ku edhe ai vetë ishte involvuar në to. Për librin folën kryetari i Pejës, Ali Berisha, dhe Ramiz S. Kelmendi, redaktor i librit.

nga Flori Bruqi:Të mos jemi vetëm hije mbi dhé

Abdullah Konushevci

Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë, është shkrimtar i shquar shqiptar. Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në "Universitetin e Zagrebit" dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në “Bota e Re” dhe “Rilindja”

Vëllimet me poezi

Pasqyrë dhe diell (poezi, 1979},
Rënia e mollës (poezi, 1981),
Pad jabuke (serbisht, 1982),
Qerrja e diellit (poezi, 1983),
Loja e strucit (poezi, 1987),
Të qenët të mosqenë (poezi, 1990),
Pikat AD (poezi, 2002)

Tekste shkollore dhe kritikë letrare

Gjuha shqipe XI (tekst shkollor, "Dukagjini", 2004)
Demaçi, vepra letrare (monografi, "Nositi", Prishtinë, 2008)
Për poezinë (kritikë letrare, "Nositi", Prishtinë, 2008)

Përkthimet nga anglishtja

Rabindranath Tagore: Gitangjali dhe Mbledhja e frutave (“Rilindja”, 1988);
Ernest Hemingway: Dielli lind përsëri (botoi “Rilindja” në vazhdime, 1989);
Ikona e lotëve (film dokumentar” (2006), përkthyer nga shqipja në anglisht
Ludo Hupperts: Koncerti dhe tregime të tjera, SHB "Nositi", Prishtinë, (2008).

Përkthimet nga kroatishtja

Teofrasti: Karakteret (“Rilindja”, 1983),
M. Slaviçek: Pse të mos jemi derisa jemi (“Rilindja”, 1990),
Grup autorësh: Historia e letërsisë botërore, V (“Rilindja”, 1989) dhe
Milan Shufflay: Histori e shqiptarëve të Veriut ("Nositi", 2009)

Të tjera

Ka botuar me qindra artikuj dhe recensioni për letërsinë e shkruar dhe gojore, për gjuhën shqipe, si dhe ka përgatitur për shtyp (radhitje, faqosje) një numër të madhe veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë përkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Për veprat e Abdullah Konushevcit kanë shkruar: Sylejman Syla, Xhemail Mustafa, Ibrahim Rugova, Vehap Shita, Hysni Hoxha, Ali Aliu, Abdyl Kadolli, Merxhan Avdyli, Sabri Hamiti, Flori Bruqi,Ramadan Musliu, Rushit Ramabaja, Milazim Krasniqi, Ismail Belaj, Ismail Syla, Salih Bytyçi, Emin Azemi, Nazif Zejnullahu, Medi Memishi, Rrustem Geci ,Iljaz Prokshi etj.





Pikat AD
A. Demaçit

Foshnjat duhet t’i marrin
15 deri 20 pikë në ditë
Të rriturit që nuk kanë pirë
Qumësht Nëne
10 deri në 15

Pikat AD
I forcojnë eshtrat
Dhe e rritin mallin
Të kesh Nënë

Kujdes nga faktori Rh—
Nga kolori i rremë AG+FA
Mund të dalë letër kalk
Dhe të lëshojë ngjyrë të zezë të zezë

Sa më shumë pika AD
Nuk e shihni se na ranë këmbët
Duke ecur në gjunjë


Zonja Mëmë

Jam lodhur duke pritur
Zonja Mëmë
T’i nisësh shërbëtorët e Tu
(Dhe unë shërbëtor Yti jam)
Të m’i këputin hekurat

Jam bërë një ashtlëkurënajë
E ka rëndë
Dhe toka të më mbajë
Ku ta këput kokën
Mbështetur për muri

Ti Zonja Mëmë
Mos resht të m’i ledhatosh shpresat
Po mbahem për një fije floku
I bindur se është floku Yt i thinjur

Zonja Mëmë
Mendimet për Ty
M’i vrasin në rrugë
Po malcimet e plagëve
Ti m’i ndien
Dhe ballin rrëzon në shuplakë

Ti duhet ta dish
Zonja Mëmë
Kur më hipën zjarrmia
Ai kroi i cemtë
Që rrjedh dikund aty pranë
Je Ti

Kur më ngushtohen rrugët
Dhe e kam pisk

E di se Ti
Zonja Mëmë
Do të më hapësh një shteg
Se me Ty është liria
Dhe dashuria ime për Ty


Kthimi i dritësorëve

Dritësorët do të kthehen
Me leshra të kërleshur
Me thonj të paprerë
Me trup-duar-fytyrëdheu

Do të përplasen brenda
Do të na zënë për fyti
Do të na shkulin për flokësh

Dhe ne s’do t’i shohim
Se ata janë prej drite
Se nuk bëjnë hije mbi dhé

Ata e kanë pushtuar
Zemrën e tokës
Dhe kupën e qiellit

Dritësorët do të kthehen
Të na mësojnë zejën e vdekjes
Të na japin pak zemër të tokës
Pak kupë të qiellit

Të dehemi dhe ne

Me hirin e zjarrit
Të mos jemi vetëm hije mbi dhé



Dhe ikim ikim ikim


Mbase ikim ikim ikim
Nga dhomat e mbushura ofshamë
Dhe dalim shesheve
Po sheshet janë të lara në gjak

Ndodh largohemi nga rrugët
Që klithin në fytyra fëmijësh
Dhe i mbyllim sytë
Kur Mezia i ngul ushtën
Demit tonë të Zi
Në Mozomazinë e përhumbur
Dheu na rrëshqet nën këmbë



Skicë për një elegji

Ja
Kjo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe kjo këtu
Dhe kjo pranë saj
Dhe kjo tjetra
Dhe kjo dhe kjo dhe kjo

Ja
Dhe ajo shtëpi
Ka një të vrarë
Dhe ajo atje
Dhe ajo pranë saj
Dhe ajo tjetra
Dhe ajo dhe ajo dhe ajo

Si e krijoi Zojsi Dardaninë

Nuk dihet
Nga koka a nga kofsha
Zojsi nxori Dardaninë
Dhe e deshi, e deshi, shumë e deshi
Nga dashuri e madhe
Kish rrezik ta mbyste

Sot e atë mot
E varim në dardhë
Dashurinë e tij të madhe
Dhe kryqin e marrim në shpinë
Duke pritur të ndodhë mrekullia
Eshtrat i bëjmë grumbull
Në Kodrën e Kafkave

Duke pritur Gjergjin e Ri

Ai do të vijë
Ti do ta çosh patjetër
Ne do të dalim dhe do ta presim
Me tupan e me zurna
Do ta marrim do ta hipim
Lart mbi supe
Do t'i brohoritim
Derisa të mos kemi zë

Ai do të vijë
Se ne e presim
Si Shpëtimtarin si Shëlbyesin
Do të shkelë këmbëzbathur
Mbi Dheun tonë
Do të ndezë qirinj
Te varret tona

Ai do të vijë
Ne e shohim ëndërr përnatë
Është kripëgjatë
Dhe nuk i trembet bishës
Që s'na lë të dalim
Nga portat e qytetit

Ai do të vijë
Ta therë në fyt bishën
Do t'i pastrojmë puset
Do të gjuajmë peshk
Dhe shpesë dhe kafshë
Do t'i njomim flitë përsëri

Ai do të vijë
Se ne e presim
Se ne vdesim përditë e më shumë
Se qyteti bie erë kufomë

Vdekja e dytë e Gjergjit*

Kur derdhet atdheu në det
Shkulet shkëmbi fusha mali
Terri derdhet me shtëmba
Dhe thikat vezullojnë

Vlorën e zënë ethet e dridhet
(Babi, do t'i kenë tretur
Gjergjit eshtërat
Se Atdheu po derdhet
Përsëri në det)
Drilonit s'mund t'i them
Ji i fortë
Dritoni është bërë dhé

Dhe ata po e shohin
Se s'është kjo më
Lojë me qen e mace

* Vjershë për eksodin e madh në Shqipëri

Ëndrra... pastaj Vlora

Diqysh shkuam në një planet tjetër
Ku kishte bukë qumësht mish
Dhe s’kishte milicë

Shqiptarët ishin shumë të mirë
Preheshin hijeve
Hidhnin valle shesheve
Bënin dashuri të mëdha

Disi... kur hyri Vlora në dhomë
Babi mbrëmë me dy orë natë
Na shkallmuan derën përsëri
Ata që s’mund t’u zë emrin në gojë



Vjershë ekspresioniste

Qielli ka ethe
Dhe mban erë gjak
Nga zogjtë e hekurt
Që i therin gjirin

Mjeshtrit e vdekjes
E punojnë shkel e shko tokën
Koka duar këmbë
Hedhin ngado

Si t’i mbledh gjymtyrët
Para se të bjerë nata
Dhe t’i kall në dhe
Para se t’u bien në erë
Larashët oshënarët

Kur vritet biri i madh
Fadil Tallës

Fytyra e tij e qeshur
më ndjek kudo

Pate acar të madh në zemër
Kur vemjet i mbushën rrugët
Ti dole dhe i talle bishat
Që hynin me nxitim në arenë

Zogj të hekurt
Na kërcënonin nga sipër
Kur i binim varrit
Dhe të kërkonim ndjesë
Për jetën e këputur

Ata nuk e dinin
Se ti na mësove ta tallim vdekjen
Ti që s’ishe as njëzet vjeç
Dhe ishe aq i madh

Të zije vend
Ndërmjet tokës e qiellit



Mungesa e lirisë

Ti ishe
Një mëngjes i freskët
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët

Dhe ishe një kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth

Nga duart nga yjet
Si nga një libër i hapur
Mund të parathoshe çdo gjë

Si fatthënë e rysur që ishe

Po jepeshe lehtë
Si një kafshë
E lodhur nga ndjekjet
Se në flokë
Në ballë
Në sy
Kudo
Të vihej re
Mungesa e lirsië


Shaban Shala

Ai ishte SH në katror
Se kishte liri atdhe flamur

Ai kishte ballë-vetull-syshkabë
Dhe ishte frymë-gjakkaltër

Ata s’kishin sy të shihnin
Kush e çante terrin në mesnatë
Ata s’kishin veshë të dëgjonin
Si zbutej bisha
Nga zëri i tij hyjnor

Ai Llapin që llapuçitej
Kënetave moqaleve
E bënte një me majat me borë
E kthente përsëri në një Alb
Të bardhë të bardhë

Ai ishte SH në katror
Se kishte liri atdhe flamur


Përpjekje për t’i zënë konturet e mbinjeriut

Dhe e more more e dhe
Nga dritarja me grila
Ta zhdavaritje terrin
Dhe u dogje ngadalë qetë butë
Ti sy fëmije para lodrës së re

Dashuri e madhe të mbante në jetë
Ndaj syzat i përdorje si llupë
Ta ruash të gjallë zjarrin

Hije të zeza të mëdha
Shtrëngonin nofullat kthetrat
Dhe tërhidheshin gjithë tmerr
Nga shkëlqimi që të rrethonte
“Ky paska luajtur, ky s’qenka në vete
Kur na tall kaq pa turp”

Dritë e madhe të mëkonte në jetë
Kur jepje e merrje kur merrje e jepje
Ta mbaje të gjallë zjarrin

DY LIBRA PER MIRDITEN NE KONGRESIN AMERIKAN


Rush Dragu

      Dy libra, per historine e lavdishme me plot heroizma ende te pashkruara plotesisht, per nje nga krahinat me ne ze te Shqiperise, sic eshte Mirdita, jane bere pjese e Bibliotekes se Kongresit Amerikan.

     Specialiste te ketij institucioni te larte amerikan ne fushen e letersise dhe historise te  nacionaliteteve nga te gjitha shtetet e botes, qe jetojne ne Amerike, kane preferuar te terheqin nga Enti Shperndares i Librit ne Tirane dy libra te autorit Zef Pergega, mergimtar ne Detroit te SHBA.

  Libri i pare “Vigan ne Krisht e Vatan” 2003, botim i shtepise botuese “Gjergj Fishta” ne Lezhe, me pronar gazetarin dhe publicistin e njohur Frano Kulli, i kushtohet mirditorit, meshtarit dhe atdhetarit Mons. Dr. Zef Oroshi. 

Te gjithe e dine ne mergate, por edhe ne trevat shqiptare se Mons. Zef Oroshi, eshte kapelani i pare i kishes katolike ne Amerike, themelues i kishes “Zonja e Keshillit te Mire” ne New-York, drejtues i revistes “Jeta Katolike”, autor i perkthimit te Librit te Shenjt, doktor ne shkencat e historise kishtare, bashkepunetor i “Shejzave” te Ernest Koliqit dhe i disa organeve te shtypit ne diaspore. Ai njihet si nje mik i madh i Fan Nolit, si arkitekt i nismes se bashkimit te dy kishave dhe i shqiptareve kudo ne boten e lire.

      Pergega me kete botim e pershkruan me nota dramatike jeten  e meshtarit, sidomos ne malet e Shqiperise, i ndjekur nga brigadat e armatosura te sigurimit te shtetit, duke e gershetuar me historine e krahines qe e lindi.

       Libri i dyte titullohet “SARAJAT” 2008, botim i shtepise botuese “Albin” me pronar publicistin dhe studiusin e spikatur Spiro Dede ne Tirane. 

Ky botim, si veshtrim historiko-letrar i kushtohet Deres Princore Mirditore te Gjonmarkut, qe per 575 vjet e udhehoqi Mirditen ne beteja te pergjakshme me Turqine dhe armiqte shoviniste, duke e ruajtur te paster dhe solide ne besimin e krishtere kete krahine dhe per rreth 80 kapedanet e saj ne kohe te ndryshme, duke u ndalur me shume ne ato te shekullit 18-19-te. Pergega sjell fakte interesante per kete familje, ne marredhenje me Kanunin, si princa konstitucionale, ne pajtimin e gjaqeve dhe se ne cdo rast ata ishin prezent ne ngjarjet me kulmore te kombit tone.


   Qe ne fillimet e para te revistes “Albdreams” qe une drejtoj, Zef Pergega eshte present per 9 vite me shkrime cilesore nga jeta e komunitetit dhe jashte saj. Gjithashtu ai ka kontribuar edhe ne “Tvalbdreasm” qe ka fillur transmetimin kohet e fundit. Disa here ka preferuar lokalin tim te promovoje librat e tij dhe te jeme nje nga recensentet dhe vlersuesit e krijimtarise se Pergeges.

 Gjithnje kemi folur per krijimtari dhe letersi dhe asnjehere nuk me kishte thene se dy librat e tij jane pjese e Librarise se Kongresit Amerikan.


 Me kete rast i uroj Zefit qe edhe dy librat e tij te tjere qe jane ne ate rruge si “Zjarri Shqip Regetin” dhe “Zeri im Prishtine” te arshivohen ne kete institucion. Se shpejti do te kemi ne dore librin e 15-te te autorit “Ora e Rodit” per te cilin do te kemi mundesi te flasim njehere tjeter.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...