Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/06/20

NË BURG PO MË MBAJNË VETËM PËR DY QËLLIME: PËR TË MË THYER, OSE PËR TË MË SHKATËRRUAR!

Ekskluzive per Floripress


Bisedë me shkas 1,2,3

Fillimi i një interviste me Sabit Gecin, invalidin e parë të UÇK-së, të burgosurin e parë pas lufte për “krime lufte” dhe si duket të fundit që do të lirohet nga burgu i “lirisë”, bisedë që do të zgjas në shumë vazhdime.

NË BURG PO MË MBAJNË VETËM PËR DY QËLLIME: PËR TË MË THYER, OSE PËR TË MË SHKATËRRUAR!

 

Dibran Fylli, regjisor

Ky shkrim i imi shumë kujt do t’i duket se është pjesë e ndonjë romani e dikujt ndoshta edhe skenar filmi. E vërteta është se mund të jetë edhe ashtu edhe kështu, por ama se është një skenar interesant që trajton ngjarje reale e në vazhdime të pafundme, kjo s’ka dilemë. Ai që nuk e beson le të urdhëroi e të bisedoi vet me Sabitin. Ai është mikpritës edhe në këso rrethanash, i hapur që të bisedoi me këdo, përkundër të gjitha vuajtjeve i fort e i afërt me të gjithë ata që e çmojnë dhe e respektojnë gjakun e Dëshmorëve dhe vlerën e Luftës së lavdishme çlirimtare, por jo edhe me ata që frikësohen nga hijet e hienave të huaja!?

                                                                                       
Sabit Geci nëpër qelitë e errëta

                                         Kush ik nga malet, ik nga pushka!
                                         Kush ik nga pushka, ik nga liria!
                                         Kush ik nga liria, ik nga populli!
                                         Kush ik nga populli, ik nga jeta!
                                         Kush ik nga jeta – vdes.
  Fillimi i fundit

Gjatë një vikendi, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, jo rastësisht takova shokun e hershëm, bashkëluftëtarin e invalidin e parë të UÇK-së z. Sabit Geci, i cili tash e sa kohë po mbahet herë nëpër burgjet unmikiane e herë në ato euleksoviqiane. Sabiti, edhe pse i sëmur, me shumë diagnoza thuajse të pashërueshme, kohë pas kohe, edhe pse nën kontroll të rrepta, këta far tipat e “drejtësisë”  po tregojnë kinse humanistet e po e sjellin për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë. Sabiti, edhe pse në gjendje shumë të rënd shëndetësore, ndau kohë për ta zhvilluar një bisedë në formë interviste e që flet për vuajtjet e këtij njeriu të palëkundur nga udhët e tij të sakrificës. 

D. Fylli: Z. Sabit, ju njiheni si Invalidi i parë i UÇK-së, i plagosur rëndë në Betejën e Likoshanit, por edhe i arrestuari i parë pas lufte, kinse për “krime lufte” nga UNMIK-u, pastaj edhe EULEKS-i  po vazhdojnë të të mbajnë ende nëpër burgje. Përse mendoni se po ndodh e gjithë kjo?
S. Geci: Unë mendoi se do të jam i fundit që do të lirohem nga këto marifetllëqe me të cilat po ngarkohem, por edhe jam më se i sigurt se kjo po ndodh vetëm për dy arsye: ose të më thyejnë moralisht e kombëtarisht, ose të më shkatërrojnë tërësisht nga shëndeti, por e kanë të kotë, sepse deri në frymën e fundit nuk do t’ua dhuroi atë kënaqësi as këtyre horrave as armiqve të mi.
D. Fylli: Ju një kohë të gjatë e keni kaluar nëpër hetuesi, u kanë mbajtur të paraburgosur gjatë kohë derisa e kanë kompletuar aktakuzën, kinse për krime. A keni kërkuar që të mbroheni në liri ose të paktën edhe në arrest shtëpiak?


S. Geci: Jo që kam kërkuar por as që më ka shkuar mendja, sepse kjo me është ofruar nga vet prokurorët ndërkombëtar, por siç thonë “dardha ka bishtin pas”, ata kërkonin kushte nga unë e ato kushte ishin që unë të bëja ndonjë pisllëk dhe derisa unë nuk pranoja e as sot nuk do pranoi për asnjë çmim, me lanë këtu e kështu si jam, bile prokurori Robert Din, me thoshte me një rast që të paktën të përgjigjesha në pyetjet e tij, as në atë mënyrë nuk kam pranuar dhe kjo është dashtë të ndodhi në mos për asgjë tjetër për shkak të gjendjes sime shëndetësore. Drejtësi nuk ekziston në Kosovë. Ata janë sjell e po vazhdojnë të sillen në mënyrë shumë të padrejtë!
D. Fylli: Pse mendoni se “drejtësia” është sjell dhe po vazhdon të sillet në mënyrë të padrejtë ndaj teje?
S. Geci: Jo vetëm ndaj meje, por ndaj çdo çlirimtari, besa edhe ndaj atyre që nuk janë të arrestuar as nën hetime, sepse kur njolloset, ose të paktën tentohet të njolloset Lufta e Lavdishme e UÇK-së, bartësit e saj, komandantet e së fundi edhe Shtabi i Përgjithshëm, atëherë çka pritet t’i ndodh më e keqe luftës së shenjt dhe pjesëtarëve të saj?!



D. Fylli: Edhe kësaj herë jeni akuzuar kinse për krime lufte. A mund të na thoni diçka më në detale për akuzën e prokurorit?
S. Geci: Akuza, mendimet, pohimet, seancat e të gjitha kanë qenë humbje kohe dhe shumë qesharake. Po si mund të akuzohen për krime ata të cilët kanë luftuar kundër kriminelëve, madje edhe me ndihmën e NATO-së? Kjo mund të ndodh vetëm në ato vende që s’e njohin dhe s’e mbrojnë institucionalisht vlerën e luftës.
D. Fylli: Si dhe sa t’u shqiptua dënimi i fundit, dhe, a mund të thuhet se ky është i fundit?
S. Geci: Unë jam i sigurt se as i pari e as ky nuk është dashtë të ndodhin fare, por ja se në Kosovë ndodhin edhe këto gjera. Herën e parë me kanë dënuar pa asnjë fakt vetëm me thash e thëna 6 vjet. Tash me kanë dënuar 15 vjet dhe si atëherë si tash i njëjti nen, kinse për krime lufte. Kurse a është ky i fundit nuk mund të thuhet sepse këtu mund të pjell edhe kali, derisa në vendet tjera normal pjell pela!
D. Fylli: Pse shokët e luftës dhe shteti që udhëhiqet nga ta nuk reagojnë në këso raste, në mos për asgjë për shëndetin tuaj?



S. Geci: Shkurt e shqip vetëm pse nuk guxojnë, u mungon guximi! E thamë kështu sepse vet heshtja e tyre ose deklarimi i pamjaftueshëm më bënë të dyshoi se po frikësohen ose po i frikësojnë këto hijet e hienave të huaja.
D. Fylli: Tash jeni i shtrirë në spital, po trajtoheni për disa diagnoza dhe gjendja e juaj shëndetësore nuk është e mirë. Na thoni çfarë ju thonë mjekët?
S. Geci: Se çka thonë mjekët dhe nga sa diagnoza vuaj, më së miri po ua tregoi këtë Memorandum-Raport i specialistit, nga Klinika e Kirurgjisë Vaskulare e lëshuar më 10.06.2013, nga Prof.Dr. Mehmet Maxhuni, Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë dhe Dr. Daut Cejku, Kirurg i përgjithshëm dhe Vaskular, kirurg ordiner si dhe shumë specialist tjerë.


Përshkrimi i disa nga diagnozat e Sabit Gecit, nga Raporti i specialistit:
Pacienti Sabit Geci, i hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë, Kirurgji Vaskulare, Kirurgjia Plastike, Ortopedi, Cardiologji, Infektiv:
Gjendja e tanishme:
Dg. Microthrombembolla Pulmonum Recidivans. (Sulm i droçkave të gjakut në qarkullimin arterial të mushkërive). Dg. Phlebothrombosis Recidivans Cruris L.Dex. Incipiens. (Përsëritje e mbylljes të venave të thella të gjymtyrëve të poshtme të djathtë). St.Post Phlebothrombosis Vfc 1.dex et Vfs et vv.Crurales 1.sin.a.10. (Gjendja pas mbylljes të venave të thella të gjymtyrës së poshtme të djathtë dhe të venave të nëngjurit të majtë që e ka përjetuar para 10 viteve). Sy.Postphlebiticium Extremitas Inf.Bill. (Gjendja e pasojave në gjymtyrët e poshtme të venave të thella). Venectasia Compensata Venorum Parietis Abdominis Pars. Infraumbilicalis. (Gjendje kompenzuese e zgjerimit të venave të murit të abdomenit nën kërthiz). (Gjendje pas sulmit mbyllës të arterieve pulmonale të mushkërive-përseritës). Hyperlipidemia. (Gjendje e nivelit të rritur të yndyrës në gjak-trashëguese). Status Hypercoagulable. (Gjendje e rritur e ngjizjes të gjakut-kagulimi i shtuar). St.Post. Microthrombembolia Recidivans a.m.9. (Sulm i përsëritur i droçkave të gjakut në mushkëri).
Pacienti akoma nuk e ka të implantuar Cava filterin, për arsye ekonomike.
(Implantimi i zgjeruesit të lëkurës nga Kirurgjia Plastike). Echo-Abdominis: Steatosis Hepatis Cysta Renis 1.dex. (Dr.Hysni Gërguri).
Dhjamosje e Mëlçisë-Cysta e Veshkës. Dg.Angioneuropathia Diabetica. (Gjendje e dëmtimit të fijeve nervore dhe enëve të vogla të gjakut-arteriolave si pasojë komplikuese e sëmundjes se sheqerit). Kirurgu plastik: St.Post Implantation Tissue Expander in reg.femoris 1.dex. (Dr.H.Arifi). Ortopedi: Abreviatio Extremitas Inferior L.Sin PP Fractura Aperta Femoris Et Osteosyntesis Hypotrophio Extremitas Inferior L.Sin. Coxarthrosis. Indikohet elengacioni sipas vange jashtë shtetit për të evituar faktorin prezent “Pllaka-trupi huaj”, të favorizimit të koagulimit – Thromboses. (Dr.A.Tolaj). Cardiologu: HTA. (Tensioni arterial). CMP chr. Hyperetensiva. (Pamjaftueshmëri e zemrës si pasoj e tensionit arterial). Angina Pectoris Instabilis. (Dhimbje të gjoksit jo stabile). St.Post Thrombembolia Pulmonum. (Gjendje pas sulmit embolik në mushkëri). Neurokirurgu: Hernia disi L3-L4-L4-L5. Scoliosis Thoraco-Lumbalis Spondylosis Lumbalis. ORL: Dg. TPL lat. Dex tip 1. Infektologu: Lesio Hepatis Susp.Cirrhosis Hapatis.

Sipas sugjerimeve të Ortopedit, për shërim jashtë vendit, për t’i shëruar vetëm një pjesë të këtyre sëmundjeve, Sabiti tregon një profaturë të lëshuar nga Spitali Amerikan më Nr. 188, dt.10.06.2013, e cila ka shumën hiq më pak se 13.460.oo Euro.

Fundi i fillimit

Për herë të parë publikohet fjala përfundimtare e Sabiti Gecit nga aktgjykimi i fundit, Prill 2011.

KËTU PO SHKELET DREJTËSIA!




(Askush nuk duhej të ishte mbi ligjin)
Fjala ime përfundimtare, në dëgjim të parë do t’u duket e pakuptimtë, pa lidhje dhe poetike por, për mua është e domosdoshme që të vërteten ta thamë haptas para trupit gjykues e para krejt botës se: UCK-ja dhe unë si pjesëtar i orëve të para, i rreshtuar pas Komandantit Legjendar Adem Jashari, kemi qenë, ishim dhe do të mbesim çlirimtar të trojeve tona. Këtë ua garantoj unë në emër të gjakut të Dëshmorëve që ranë për liri.
Se kemi bërë luftë të drejtë e çlirimtare, këtë më së miri e dëshmon ndërhyrja ushtarake e Forcave të NATO-së kundër forcave serbe që po mundoheshin ta shuajnë një popull nga faqja e dheut, e ky ishte populli im shqiptar që edhe unë ja fala ca pika gjaku duke lënë gjymtyrët e mija nëpër vija të frontit për lirin e atdheut dhe nëse është nevoja prapë do të sakrifikohem e do të bëjë luftë për lirinë e popullit tim.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është themeluar formalisht por, formimi i saj ishte i domosdoshëm, e lufta e fundit na ishte imponuar nga dhuna e tepruar e okupatorit shekullor serbosllav që po udhëhiqej nga krimineli Millosheviç dhe gjeneralët e tij të shfrenuar.
Lufta e fundit e UÇK-së nuk ishte as e para e si duket nuk do të mbetet as e fundit për ne shqiptarët. Unë e quaj luftë edhe këtë që po zhvillohet këtu e deri në Hagë dhe, nuk po i duket fundi i saj. Do ta quaja luftë speciale, në njërën anë për mbrojtjen e vlerave të luftës së shenjt çlirimtare, e në anën tjetër do ta quaja sulmin më të rënd mbi historinë e re për degradimin e këtyre vlerave që po insistohet nga misionet e huaja, herë UNMIK e herë EULEKS. Kjo po ndodhë për fat të keq me ndihmën e disa dëshmitarëve gënjeshtar, shpirtzi e hiq shqiptar.




Se ishim të okupuar me shekuj, të shtypur e të persekutuar, të nëpërkëmbur e pa të drejta, kjo s’do koment. Ishin kajlat e sulltanat që njëri pas tjetrit po i turreshin Kosovës me ligje e kanune të huaja, prandaj edhe lufta e shenjt e UCK-së, sikurse edhe luftërat tjera të shqiptarëve, ishin rezistenca kundër padrejtësive, dhunës, terrorit, përndjekjeve, burgosjeve, vrasjeve e qka jo tjetër që po ushtrohej mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës.
Me vite e me shekuj kishte mos pajtime,kundërshtime e luftë pas lufte,jo për të sunduar,por për liri,për gjuhë e për flamur,që sot,në këtë shekull të mbrapsht gati sa nuk po duken asnjëra e as tjetra. Këtë punë nuk mund ta kuptoj as zoti !?.Erdhi fundshekulli i XX e bashkë me te edhe zgjimi nga gjumi i popullit,formimi i Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare,lufta e saj dhe liria e shumëpritur. Të gjitha këto bënë që Kosova sot të jetë e lirë,aq sa është e lirë!?.Pra lufta,gjaku i derdhur për liri,sakrifica e popullit të shumë vuajtur bënë që populli të frymojë lirshëm. Me  luftë e sakrifica u largua një armik i përbetuar i Kosovës dhe na erdhën 30 tjerë nën maskën e miqësisë, me emrin UNMIK e  EULEX. Edhe ashtu pak kanë ndryshim këta dy emra,kanë të njëjtin veprim. Tani vendi prapë ndodhet në ri okupim me plane për ricopëtim, sundim e degradim të vlerave më sublimë,të luftës Çlirimtare, por tani me një okupator modern me ligje të pertrira nga ish sistemi i kaluar...

Të mos e quash këtë vend të riokupuar dhe në tentim për ta bërë copë-copë nuk mund të thuash se ke thënë të vërtetën. Kjo nuk ka filluar rastësisht. Ka qenë dhe është e paramenduar edhe mirë bile. Të gjitha këto që po ndodhin janë procese të montuara e të motivuara politikisht. Janë procese të turpshme e të pakuptimta fare. Këto po bëhen për ta barazuar krimin serb me luftën e drejtë të UÇK-së. Po bëhen për ta injoruar vlerën më sublime të popullit shqiptar, edhe atë me skenarë të ndyra e me personazhe të paramenduara, duke e krahasuar çlirimtarin me kriminelin, duke i quajtur kriminel ata që e ndaluan dhe e luftuan krimin. Kjo filloi me kurdisjen e skenarit për ngritjen e aktakuzës për “Rastin e Merdarës” pastaj vazhdoi me suspendimin e gjashtë komandantëve të UÇK-së, me rastin “Manaj”, rastin “Drini”, rastin “Raci”, arrestimin e komandantëve dhe ushtarëve të Zonës Operative të Dukagjinit, të Llapit e të zonave tjera, pastaj me rastin “Hajra” dhe po vazhdon me rastin herë “Shtëpia e verdhë” e herë “Shtëpia pa ngjyra” e Dikmartoviqit e herë rasti “Kleçka” dhe shumë raste tjera që janë vetëm imagjinata të pakuptimta të prokurorëve euleksian me ndihmën e dëshmitarëve të rrejshëm, por gjithsesi e vërteta ka filluar të dal në shesh dhe “drejtësia” ndërkombëtare po dështon për ditë e më shumë.
Unë do pyesja: A ka drejtësi në Kosovë dhe nëse po, për kë punon ajo? Kur dihet fare mirë së ligji bashkë me forcën kanë mbetur në duart e okupatorit. Unë çuditërisht nuk po e kuptoi pse luftuam? E po kush thotë së nuk luftuam kundër ligjeve jugosllave!? Kështu po vërtetohet thënia e lartcekur “E larguam një armik të përbetuar e na erdhën 30 tjerë me emrin unmikoeuleksian”. Unë, që kohën më të madhe pas lufte e kalova pas grilave të ndryshkura herë unmikiane e herë euleksiane, mendoi dhe jam i sigurt se është koha që dëshmitarët e shitur ta braktisin të keqën nga mendja e t’i ndalojnë të shpifurat kundër çlirimtarëve Është koha që ta çmojnë vlerën e luftës së lavdishme çlirimtare. Unë besoi së këtë e dinë edhe ata vet. Kush janë ata unë s’mund ta di por koha do t’ua tregoi fytyrat e tyre të marrosura e pastaj edhe fëmijët e tyre do t’i quajnë argat të të huajve, kurse unë assesi s’mund t’i pranoi si shqiptar ata që vetëm dinë ta flasin gjuhën shqipe e atë ta shfrytëzojnë me shpifje e gënjeshtra. Për fat të keq kjo po vjen pikërisht nga ajo pjesë e popullit të cilin e mbrojtën çlirimtarët dhe ju gjenden pranë në momentet më të vështira, duke dhënë ndihmë në mënyra të ndryshme e me sakrifica të mëdha.
Këto akuza e shpifje të turpshme një ditë do të përfundojnë së bashku me dëshmitarët shumëfytyrësh në zjarrin që po vazhdon të ndizet nga secili në mënyrën e vet. Të gjitha këto do të shkruhen si kapitull i turpit në histori.
Nuk dua dhe nuk kam për qëllim të lëshohem në detalet e akuzës sime, sepse tashmë këto aktakuza janë bërë përditshmëri e jona prej të cilave nuk ka e as nuk do ketë asgjë serioze, veçse zhvillim i një loje të përkohshme të turpit unmikoeuleksian.
E vërteta është se na luftuam ta mbrojmë popullin nga barbaria serbe, por jo që në liri të akuzohemi nga ajo pjesë e popullit e cila u është adoptuar menjëherë të huajve dhe për hatrin e tyre po vjellin zjarr mbi vlerat e luftës çlirimtare.!
E gjitha kjo që u tha më lart,është vetëm një pjesë e turpshme e turpeve të një procesi të montuar që bie mbi ndërgjegjen e një trupi gjykues të udhëhequr nga gjyqtar ndërkombëtar. Sidoqoftë,e pa bëre mund të mëveshët por jo gjatë kohë. Të huajt gjithmonë mbesin të huaj dhe një ditë nuk do të jetë më këtu, kurse këtu, që po pretendojnë ta marrin identitetin e së drejtës, zor se do t’u eci puna mbar. Këta do t’i përcjell turpi derisa t’a dorëzojnë shpirtin para djallit!...
Unë sot edhe mund të dënohem nga kjo gjykatë,por,nuk e kam të qartë në emër të cilit popull jam duket u dënuar ?!. Qysh me fillimin e seancave u pa ky proces është i montuar,plot politikë,me njëmijë faqe te zeza,akuza e ndërtuar mbi gënjeshtra,pa fakte e prova,me dëshmitar te mbrojtur e të mbështetur mbi bazën shpifëse...
Së dyti,Prokurori Publik është i njëanshëm dhe është përpjekur të rëndojë çështjen tine, dhe të mos e nxjerrë në pah të vërtetën,(sepse e vërteta është krime kanë bërë serbet e jo ne që e kemi mbrojtur popullin nga kriminelët). Ai e ka bërë këtë duket ushtruar presion mbi dëshmitarët,apo duke i blër ata me pak para!?,por e pavërteta gjithmonë mbetet e pa vërtet. Asnjë nga dëshmitaret në këtë lëndë nuk kishin arsye për të mos e thënë të vërtetën. Përfundimisht,është krejt e papranushme të paraqitet një ngjarje e re me plot të pa vërteta. Nuk është e vërtetë se unë kam marrë pjesë në ndonjë krim apo vepër kundërligjor, vetëm nëse i thonë krim luftës për liri ë bashkim kombëtar, ashtu siq jam i sigurt se as UQK-ja,as komandantet e saj e as edhe një pjesëtar i saj nuk kanë marrë pjesë në akte kriminale, në të kundërtën, ne e kemi mbrojtur kombin, atdheun dhe popullin ton, ashtu siç jemi të gatshëm ta mbrojmë edhe një milion herë nëse shtohet nevoja.
Të sakrifikohesh për liri,drejtësi e demokraci, është nder dhe krenari.
Të shkelet ligji dhe të mos respektohet drejtësia, siq po ndodh në Kosovë, është turp!
“Unë shpresoj se drejtësia herë do kur do të triumfojë, prandaj trupi gjykues le të vendos si të vendos, por nëse këtu ka drejtësi, atëherë jo vetëm unë, port të gjithë çlirimtarët që po mbahen pas grilave, për akuza të ngjashme, duhen të lirohen që ta gëzojnë këtë copëz lirie që e fituan me mund e sakrifica të mëdha, me gjak e me jetën e mbi 2000 dëshmorëve.”


VETËM NJË DREJTËSI E ÇMENDUR, DO TË THURTE DISERTACIONE QË DO TA KOMPLETONIN NJË VERDIKT, QË T’I SHPALLË ÇLIRIMTARËT SI KRIMINELË LUFTE!





Sabiti, edhe pse i lodhur nga sëmundjet e rënda e nga mërzia e gjithë këtyre padrejtësive që po i përjeton nga “drejtësia”, ai vazhdoi rrëfimin e tij në mënyrën më njerëzore, duke mos ndje për asnjë moment as më të voglën nervoz. Për këtë njeri mund të thuhet e të shkruhet edhe më shumë se kaq. Ky burrë Drenice flet pa paragjykime, qetë, pa nervoz e gjithçka që i kujtohet për ditët e lavdisë. Mund të thuhet e të vërtetohet se vërtet është i fort si guri dhe i palëkundur në qëndrimet e veta prej çlirimtari e që mund të quhet burrëgurgace.

               
Sabit Geci gjatë qëndrimit në burg me Roland Barteckon-Shabanin e UCK_së

Fillimi i fundit
Ngjarja është interesante dhe me interes për lexuesit që ta kuptojnë se  cili ishte “SHABANI”  i UCK-së. Ky njeri quhet Roland Bartecko, një i huaj me pseudonimin e luftës “Shabani”. Ishte pjesëmarrës i luftës në Kroaci, në Bosnje dhe së fundi në Kosovë. Shabani i UCK-së ishte i plagosur një herë në Bosnje dhe dy herë në Kosovë. Ai, pasi kishte përfunduar lufta në Kroaci dhe në Bosnje kishte mësuar se pushtuesi serb kishte filluar luftën shfarosëse edhe kundër popullit shqiptar, me vetëdije të plot kishte marr rrugën për t’i dal në ndihmë këtij populli. Rolandi, pasi kishte arritur në Tiranë, kishte hasur në shumë vështirësi nga grupe të caktuara që i thoshin veti Ushtri e Kosovës (FARK), por ai me gjithë ato pengesa një ditë kishte takuar Xhevahirin dhe së bashku me një grup çlirimtarësh ia kishte mërsyer fronteve të nxehta të luftës. Pas shumë ditë udhëtimi Rolandi kishte hyrë në zonën e luftës, pra në Drenicë. Sipas rrëfimeve të Sabit Gecit, Shabani i UCK-së ndalon në këtë zonë, pikërisht në fshatin Qirez, ku takohet me Sabitin dhe me shumë shokë tjerë të pushkës çlirimtare. Kjo ka ndodh në vitin 1998, pra perëndimorët vullnetarisht ndihmojnë luftën e lavdishme çlirimtare.
Të flitet për Shabanin e UCK-së, duhet shumë kohë, por kësaj radhe po i përmendim vetëm disa nga ndodhitë më interesante dhe qesharake të “drejtësisë” në tokën e Kosovës. Rolandi, pas përfundimit të luftës në Kosovë arrestohet nga “drejtësia” që funksiononte e po vazhdon të funksionoi e punoi sipas orekseve të Beogradit fashist. Ky njeri i mirë, urtak e trim i luftës çlirimtare ishte arrestuar për vrasjen e disa serbëve, në mesin e tyre edhe të një eprori ushtarak serb me gradën kolonel, fillimisht është mbajtur i mbyllur në Bonstill, pastaj është dërguar në veri të Mitrovicës dhe së fundi e vuan dënimin prej hiq më pak se 23 vite në Burgun famëkeq të Dubravës. Sabiti me keqardhje tregon për sjelljet e egra dhe çnjerëzore të disa gardianëve shqipfolës, ndaj Shabanit të UCK-së, i cili ishte, është dhe do të mbetet pjesë e lirisë se Kosovës.

 

 Adem Jashari, Sabit Geci, Jetullah Geci  me grup shokësh (1989)

D. Fylli: Z. Sabit, kemi lexuar e kemi mësuar shumëçka për të gjitha padrejtësitë që ty dhe shumë çlirimtarëve po u bëhën pas lufte. A mund të na thoni me pak fjalë, kush ishte Sabit Geci dhe të parët e tij?
S. Geci: Nuk jam i prirë të flas për vetveten. Kësaj pyetje më së miri do t’u përgjigjen veprat e mija dhe shokët e luftës e të idealit por edhe vet fakti se jam invalidi i parë i UCK-së që nuk i kurseva gjymtyrët e trupit për lirin e atdheut.


D. Fylli: Për lexuesit do të ishte interesant të dinë më shumë për biografinë tënde dhe të trungut familjar. Na përshkruani më disa fjalë kush ishin të parët e Sabitit dhe sa dha kjo familje për qështjen kombëtare?
S. Geci: Historia e familjes sime nuk fillon me mua, Gjyshi im Beqir Geci, ka qenë bashkëluftëtar i Shaban Palluzhes dhe pjesëmarrës në të gjitha betejat që janë zhvilluar për lirinë e Kosovës në atë kohë, pastaj edhe i vëllai i gjyshit Isuf Geci, babai i mësuesit Halit, ka qenë zëvendës i Mehmet Gradicës, kurse vëllai tjetër i gjyshit Elezi, është i vrarë në Masakrën e Tivarit me shumë shqiptar tjerë që edhe sot e asaj dite nuk u dihet as varri. Derisa në luftën e fundit, familja jonë ka dhënë dëshmorin. Në luftë me bandat kriminele serbe ka rënë vëllai im Nuhiu, unë jam invalid me plagë të rënda, pastaj edhe vëllai tjetër Vehbiu vdiq më vonë me lentime të pasojave të luftës kurse vëllai tjetër Hamdiu, ka qenë i plagosur, pastaj edhe dy nipa kanë rënë dëshmor, Ilmi Shaqiri, i cili pas shërimit të dy plagëve ka rënë duke luftuar me armikun të Fusha e Mollës dhe Ramiz Rci, i cili ka rënë në Betejën e Rezallës. Më pas edhe tre dajat e mi nga Prellofci Brahim, Gani e Smajl Nura, kanë rënë dëshmor për lirinë e këtij vendi si dhe të plagosur kanë qenë Jakup Nura, shok i ngushtë i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Avni Nura. Kjo ishte ajo çka dha familja dhe farefisi im.
D. Fylli: Si mund të na përshkruani Betejës e Rezallës se re?
S. Geci: Për Betejën e Rezallës se Re, mund të thëmë se edhe ju dini mjaft, sepse ishit dëshmitar i ngjarjes, por pasi që po e kërkoni nga unë, do të mundohem që t’ua përshkruaj përafërsisht atë ngjarje historike për ne të gjithë. Këtë betejë e ka planifikuar, organizuar e udhëhequr Komandanti Legjendar Adem Jashari me pëlqimin dhe me bekimin e shokëve. Dua ta ceku se në një pozicion më mua ka qenë Ilaz Kodra, tash Dëshmor dhe mund të thëmë lirshëm se trimëria e këtij burri ka qenë dhe ka mbet e papërshkrueshme për mua. Të ky djalë Drenice, sy patrembur kam pa një qëndrim burrëror e trimëri të paparë. Pra planin operativ e ka bërë dhe e ka udhëhequr Adem Jashari dhe, ashtu siç e kishte planifikuar mirë, ky aksion përfundoi me sukses dhe doli fitimtar për ne të gjithë. Gjatë gjithë kësaj Beteje, nga radhët tona nuk pati asnjë humbje, kurse në anën e forcave armike u shkaktuan humbje të mëdha si në njerëz ashtu edhe në makinerinë e tyre që s’u ndihmoi aspak, bile ne arritëm që t’u rrëmbejmë armatim dhe goxha municion.

Ethnic Albanian refugees from Kosovo at a camp in Kukes, Albania


D. Fylli: A mund të na i thoni me emra protagonistet e kësaj Beteje?
S. Geci: Fillimisht do të kërkoi falje nëse me shpëton ndonjë emër nga shokët që ishin atë ditë në Betejën e Rezallës se Re, kjo nuk do të thotë se nuk i përmendi qëllimisht, por duhet të me besoni së vërtet kanë kaluar shumë vite e unë nëpër këto kthina të errta kam vuajtur shumë prandaj ndodh harresa por jo e qëllimshme. Përpos Komandantit Legjendar Adem Jashari, që unë me plot meritë do ta quaja Prijatar të Luftës Clirimtare kanë qenë edhe: Mujë Krasniqi, Abedin Rexha, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Jetullah Geci, Unë, Tafë Tahiri, Miftar Qerimi, Rrahim Hoxha, Avni Haxha, Ilaz Derguti, Xhevahir Geci, Sejdi Geci, Nuhi Geci, Rushit Vojvoda, Hamit Vojniku, Brahim dhe Afrin Rexha.
D. Fylli: Qka mund të kujtosh rreth organizimit dhe pjesëmarrjes në betejën e radhës në Likoshan që ndodhi më 28 shkurt 1998?
S. Geci: Në Betejën e Likoshanit kemi shkuar vullnetarisht, jo vetëm unë por thuajse të gjithë. Unë me bashkëluftëtarët e mi, me vëllain tim Hamdiun, dajë Avni Nuren dhe me Halimin ishim duke u përgatitur për një aksion-sulm mbi postbllokun e policisë serbe në Klinë të Epërme, ky ishte urdhër që ta largojmë atë postbllok nga ai vend dhe posa u nisem me makinë na lajmëroi Jetullahu se në Likoshan po zhvillohen luftime të mëdha dhe se ka lajme se atje ka të vrarë dhe të plagosur, ne pasi që morëm këtë lajm, e thyem udhën dhe shkuam që t’u dalim shokëve në ndihmë.
D. Fylli: Na përshkruaj se si erdhi deri të plagosja e juaj në këtë betejë?
S. Geci: Pasi që ne mbërritëm në Likoshan, menjëherë filluam t’i tërhiqnim të plagosurit nga vija e frontit. Pas një kohe arritëm që t’i largojmë të plagosurit nga zona e luftimeve, pastaj Hamdiu me Halimin mbeten që t’u ndihmojnë të plagosurve, kurse unë me Musë Jasharin u nisem me makinë për ta dërguar Sabit Lladrofcin të mjeku sepse ishte i plagosur rënd. Posa e kemi marr Sabitin dhe jemi nisur me makinë, policia serbe na kan vërejtur, kanë lajmëruar ekipin nga ajri dhe menjëherë kanë filluar gjuajtjen nga helikopteri. Prej Likoshani deri në Prellofc, nga helikopteri nuk janë ndalur të shtënat në drejtim tonin dhe ne tre u plagosem shumë rënd. Me gjithë insistimin e policisë serbe që të na kapin të gjallë, falë ndihmës dhe pushkës se Komandantit Legjendar Adem Jashari, Nuredin Lushtakut, Rifat Mëziut e Ilir Lushtakut, të cilët pandërpre gjuanin në drejtim të helikopterit, ai u detyrua të tërhiqet dhe ne shpetuam pa rënë në dorë të armikut.
D. Fylli: Që nga fillimi i kësaj interviste e deri tash disa herë i keni falënderuar shokët e pushkës, në veçanti Komandantin Legjendar, pse e thua këtë kur shokët e tu pak janë kujdesur për ty? Në fakt cilët janë shokët e tu?
S. Geci: Thënë të drejtën për Komandantin Legjendar nuk mund të flas unë më mirë se historia që ka fol, po flet e do të vazhdoi të flas për heroizmin e tij, kurse për shokët tjerë (të gjallët), nuk e kam humbur respektin dhe derisa të jam gjallë do t’i falënderoi për kohen e luftës së lavdishme çlirimtare, pavarësisht se ata nuk janë kujdesur sa duhet për mua. Kurse cilët ishin shokët e mi nuk dua t’i përmendi me emra sepse mund t’i shkojnë në vesh ndonjë prokurori emrat e tyre e pastaj... zoti e di se çfarë mund të ndodh me ta, sepse unë e kam thënë edhe më herët se këtu në Kosovë nuk ka drejtësi. Aty ku nga “drejtësia” shkelet ligji, mund të ndodh gjithçka, prandaj respekt për të gjithë ata që e morën armën në dorë për ta çliruar vendin nga okupatori serb.
Hotel Drenica, Durres, Albania

EDHE PSE NË GJENDJE JO TË MIRË SHËNDETËSORE, SABITI NUK JU NDA SHOKËVE NËPËR BETEJA





Në këtë vazhdim, me Sabit Gecin do të flasim për një temë që rrallë herë është fol ose të mos themi fare pak e përmendur në opinionin publik. Sabiti do të na rrëfej për gjendjen shëndetësore dhe shërimin e tij gjatë kohës së luftës e deri në ditët e sotme. Shumë kush ka dhënë mendime të ndryshme për ekipet mjekësore gjatë asaj kohe, por Sabiti tregon e flet, respekton e nderon të gjithë ata mjek që u përkujdesen për shëndetin e tij prej plagosjes e deri në këto momente kur po e zhvillojmë këtë bisedë në njërin nga lokalet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

 
JPEG - 9.5 ko
Fillimi i fundit
Burgu i Dubravës ka qenë dhe do të mbetet famëkeq.
Në kujtesën tonë mbeti si shtëpia e tmerrit.
E para; Ajo që ndodhi brenda këtij burgu ishte masakra e vitit 1999 nga forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe, ku në mënyrën më çnjerëzore ua morën jetën afro 190 të burgosurve shqiptar. Veprimet e tyre çnjerëzore shkuan deri aty sa shumicën e këtyre të burgosurve i patën lënë të plagosur e pa ndihmë mjekësore që të vdisnin nëpër puseta e nëpër qoshe të pavijoneve. Për këtë ngjarje të tmerrshme nuk dua të flas sepse është folur e shkruar aq shumë sa që unë me këtë rast do të isha kopje e ndonjë shkrimi të deritanishëm, por ama nuk mund të mos i shtroi pyetje vetes dhe të tjerëve; Çka ndodhi dhe çka po ngjet me fatin e veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti?!
E dyta; Një tragjedi e tmerrshme ndodhi më 4 shtator 2003 në këtë shtëpi tmerri, por për ndryshim nga ajo e para, këtë ngjarje e nxiten disa të huaj të cilët nuk ishin dhe nuk janë hiq më të mirë se ata që ikën turpshëm nga ky vend. Ata ishin ndërkombëtarët e unmikistanit, të cilëve punën ua kryenin gardianet stupcaxhi që unë nuk mund t’i quaj shqiptar, por vetëm shqipfolës me gjak të përzier. Edhe kësaj radhe, si për inat ua morën jetën 5 të burgosurve dhe i lënduan rënd hiq më pak se 170 të tjerë. Këtë akt kriminal e kryen me mjete-stupca, të cilat ua kishte lënë amanet regjimi i kaluar serb. Për çudi, edhe kësaj radhe numri i të dëmtuarve po i afrohej atij që ishte bërë në vitin 1999 nga kriminel serb.



Sa i përket çështjes se burgosjeve e shumë padrejtësive që po ndodhin tash e sa vite pas përfundimit të luftës, kemi biseduar e do të bisedojmë edhe më shumë se kaq, do të lexojmë e do të shkruajmë e nuk do të ndalemi duke nxjerr në shesh shumë fakte e argumente, të cilat do t’ua ulin kokën të gjithë atyre që po shkelin mbi ligjin, por në këtë vazhdim do të zhvendosim bisedën shumë kohë para fillimit të luftës, do të kalojmë nëpër kohën e luftës dhe prapë do të kthehemi të lufta për liri në liri.

 
 Burgu famëkeq i Dubravës

D. Fylli: Qysh në fillim të luftës frontale me forcat serbe ishit plagosur rënd, thuajse mbetet i palëvizshëm, a na thoni si dhe sa zgjati shërimi juaj gjatë kohës së luftës?
S. Geci: Po, unë u plagosa më 28 shkurt 1998 në Betejën e Likoshanit. Si dhe qysh jam plagosur ua thash më herët. Edhe pse unë isha pa vetëdije, për shkak të plagëve të rënda, shokët me morën dhe me dërguan në Ticë, aty më është dhënë ndihmë mjekësore dhe trajtim adekuat, kuptohet me ato kushte që lejonin rrethanat e asaj kohe. Bashkë me mua ishin edhe Musë Jashari e Sabit Lladrofci, ku kemi qëndruar afro 45 ditë nën përkujdesjen e Dr. Fadil Bekës, i cili për asnjë moment nuk na u është ndarë. Ai ka dhënë maksimumin për shërimin tonë, prapë po e potencoi me ato kushte që ekzistonin në atë kohë.
D. Fylli: Pastaj nga Tica, gjegjësisht nga oda e Dr. Fadilit, ku ju dërguan për trajtim mjekësor?
S. Geci: Pasi që luftimet shtoheshin dita ditës dhe nevoja shtrohej për një spital ku do të mund të kryheshin edhe operacione, atëherë u themelua Spitali i parë ushtarak në Likofc, ne na transferuan atje për trajtim të mëtutjeshëm. Aty në Spitalin e Likofcit, pas disa ditësh e sollën të plagosur rënd edhe Komandant Mujë Krasniqin, i cili me mërziti tej mase kur e pash të plagosur nj trim siç ishte Kapuçi. Unë kam qëndruar në Spitalin Ushtarak të Likofcit 6 muaj. Aty me janë bërë dy operacione. Herën e parë më ka operuar Dr. Sami Beqiri, kurse pas një kohe jo të gjatë, me kanë operuar për të dytën herë, operacioni ka zgjatur hiq më pak se 8 orë. Ekipi mjekësor që kanë marr pjesë në operacion kanë qenë: Dr. Shpëtim Robaj, anesteziolog, dhe ortopedet Dr. Cenë Bytyqi e Dr. Arben Grazhdani, kurse motra Rabë Aliu së bashku me Dr. Fadilin u kanë ndihmuar ekipit të mjekëve.


                                                                     
Gjatë shërimit 1998/’99

D. Fylli: Z. Sabit, a mund të na i thoni emrat e mjekëve që kanë shërbyer në Spitalin Ushtarak të Likofcit, apo të paktën ata që sipas nevoje kanë ardhur kohë pas kohe?
S. Geci: Ti gjithherë po kërkon emra, unë edhe mund të mos i kujtoi të gjithë e pastaj me vjen keq prej tyre, por gjithsesi unë do t’i përmend emrat e atyre që me kujtohen, gjithmonë duke kërkuar falje nëse me shpëton ndonjë. Mjekët që nuk kursyen asgjë nga vetja për t’i dal në ndihmë të plagosurve në Zonat e luftës ishin: Dr. Fadil Beka, i cili asnjëherë nuk është larguar nga të plagosurit, Dr. Hysen Hyseni, Dr. Bajram Rexhepi, i cili është përkujdesur për shërimin tim edhe në vitin 1989, Dr. Sami Gjoka, Dr. Ali Zatriqi, Dr. Faton Morina, Dr. Sebadin Jaha, Dr. Bajram Koci, Dr. Nehat Baftiu, Dr. Ymer Aliu, i cili për një ditë i ka bërë 18 operacione, Dr. Arben Grazhdani, Dr. Cen Bytyqi, motra Rabe Aliu si dhe shumë Motra medicinave e teknik medicinal që sot e gjithmonë shprehi respekt e konsideratë të thellë për ta dhe për kontributin e tyre.
D. Fylli: Sa zgjati shërimi juaj atë kohë?
S. Geci: Shërimi im po zgjatë edhe sot e asaj dite, bile edhe nuk po i duket fundi. Këtë po e thëmë sepse kështu po tregojnë mjekët.
D. Fylli: Realisht sa plagë keni?
S. Geci: Pak e shumë këto plagë me lan që nga ajo kohë nëpër spitale e nëpër burgje. Së pari i kam tre plumba në mushkëri, plagë në këmbën e majtë e cila me mbeti më e shkurtër për 5 cm. Një tentativë e kam të këputur fare, tetë bri i kam të thyera, e shumë lëndime tjera që nuk do t’i numëroi, që të gjitha këto plagë i kam marr nëpër beteja.
D. Fylli: Ju edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, nuk u ndaluat dot që të merrni pjesë nëpër beteja. A mund të na i thoni disa prej tyre?

S. Geci: Thënë të drejtën nuk kishte më vështir se sa me i pa shokët që niseshin për në front e unë i shtrirë në spital, disa herë, kur e ndjeja veten më mirë shkoja edhe unë. Me kujtohet Beteja në Bardh të Madh, ku isha me Xhevahirin, me Bekim Berishën, me Komandan Fehmi Lladrofcin e me disa shokë tjerë. Aty edhe pse me plagë të pashëruara, mora plagë të reja. Pastaj kam marr pjesë edhe në beteja tjera si në Rahovec, në Llapushnik, në Rezallë e në disa vende tjera, që për mua kanë metë të paharruara për jetë e mot.
D. Fylli: Tash po duket qartë se ende nuk jeni i shëruar nga plagët që i keni marr nëpër beteja. Cka mund të na thoni për përkujdesjen mjekësore dhe për mjekët që u përkujdesen për shëndetin tënd pas lufte?
S. Geci: Po, është e vërtet se ende po vuaj nga plagët e marra gjatë luftës dhe si po duket as nuk do të kanë të ndalur këto vuajtje. Unë do t’i falënderoja të gjithë mjekët që janë përkujdesur për shëndetin tim tash e sa vite pas lufte, duke filluar nga ata që shërbejnë në burgun e Dubravës e deri të këta që sot janë në QKUK.
D. Fylli: Unë po e kuptoi sinqeritetin tënd, por unë kur filluam këtë intervistë të pyeta drejt dhe të thash se do të flasim shul shqip, prandaj edhe dua të dëgjoi nga ti, kush janë ata mjek që po përkujdeseshin e po vazhdojnë të përkujdesen për shëndetin tënd?
S. Geci: Unë nuk është që nuk dua t’i përmendi, por ata mund të ma shohin sherrin, sepse do të jenë pastaj në shënjestër të euleksianëve, ashtu siq ishin në shënjestër të unmikianëve.
D. Fylli: Kësaj nuk i thonë shul shqip!
S. Geci: Pasi po insiston do t’i thëmë. Në Burgun e Dubravës janë përkujdesur për mua dhe vazhdojnë këtë përkujdesje ndaj meje e plagëve të mija ende të pa shëruara janë dhe vlenë të falënderohen Dr. Milazim Gjoci, Dr. Nexhip Shatri, Dr. Nusret Pepa dhe i gjithë stafi mjekësor që treguan kujdes të jashtëzakonshëm për shëndetin tim.


D. Fylli: Unë po i vërej edhe këtu në Qendrën Klinike në Prishtinë shqetësimet e mjekëve. Çka mund të na thoni për këta doktor, si po sillen me ty?
S. Geci: Këta jo që janë të shqetësuar, por po me duket se po i ndjejnë dhimbjet e mija. Këtu duhet falënderuar të gjithë me rend, por une do t’i përmendi disa nga mjekët që për mua kanë konsideratë të veçantë. Unë shpreh mirënjohje për Dr. Bujar Kastratin, Dr. Nehat Halilajn, Dr. Nehat Baftiun, i cili me shikon me sy të maleve, Dr. Armend Gërveshi, Dr. Bedri Zaiti, Kardiologun Dr.Irfan Daullxhiun, Një respekt të veçantë për të gjithë doktorët e Kirurgjisë Vaskulare, të cilët ma shpëtuan këmbën pa amputim si: Dr. Daut Cejku, Dr. Valbona Gashi, Dr. Hajriz Rudari, Eshref Osmani, Dr. Hysni Arifi, si dhe ortopedët; Dr. Cenë Bytyqi, Dr. Arben Tolaj, Dr. Faton Morina, Dr. Arben Grazhdani e shumë të tjerë që janë në mendjen time e nuk do t’ua harroj këtë për jetë e mot.

Bisedën me Sabitin na ndërprenë thirrjet e një ekipi euleksian, që e donin Sabit Gecin në dhomën e tij për disa pyetje. Ai mori një dozë nervozizmi dhe shkoi për t’ua pa fytyrat e tyre e unë mbeta duke shikuar pas se si një invalid i luftës keqtrajtohet në këso forma të pakuptimta. Shpresoj që kësaj radhe të mos ndodh të pjell ndonjë kalë shale. Eh, këtu në Kosovë, siç e thotë edhe vet Sabiti ndodhin edhe këto lloj gjerash. Kështu nuk është dashtë të ishte, por ja që ndodhin edhe këso gjerash që as kanë fillim e as nuk u duket fundi i fillimit, por gjithsesi janë gjera të turpit unmikianoeuleksian me argatët e tyre shqipfolës hiq më pak se me një milion fytyra.



JA EDHE DISA RRENA PËR LUFTËTARË TË LIRISË:

http://static.nzz.ch/files/7/8/9/kosovo+-+Haliti+Xhavit_1.9248789.pdf












Tri poezi nga Përparim Hysi


Nga Përparim Hysi


1. Pleqëria


Pleqëria ka vënë llullën
Dhe tymos mbi jetën time
Do mbi "shkresa" të vejë vulën
Nëpër vargje edhe shkrime.


Se si qe fëmijëria
Me opinga apo zbathur
Më tej erdhi djalëria
Djalërisë, sa kam vuajtur !


Se m'u hapën ca shkresa
Made in biografi
Dhe më doli keq "licenca"
Qe me "rrudha" djalëri!


Dyzet vjet me përkushtim
Bëra punë e delipunë
Por më shihnin biografinë
Dhe më zinte mua me shkumë.


Ndaj u "rrita" parakohe
Nëpër vuajtje e mundime
E kujtoj. Nuk shpëtoj "ohe"
Ja, e tillë qe jeta ime.


Tash dhe "llulla" sosi tymin
Gjithçka shkoi për mos-harruar
Ju që s'njihni Përparimin
Tërë jetës është munduar.


2. Si duron ?


Ndryshe ndien ti përbrënda
Ndryshe hiqesh në mjedis
Unë të pyes:- Si duron zëmra
Që,papritur, s'pëson "krizë?!"


Hiqesh krejt indeferente
Brënda, mënd ndizesh zjarr
Si duron e fsheh nën vete
Si duron që fsheh atë mall?!


Befas ja tek jemi vetëm
Dhe më hidhesh mu në grykë
Unë e lexoja mirë të fshehtën
Se më kot nuk jam ashik.


3. Më zien gjaku


Më zien gjaku
Si SHën Andonit në shkretëtirë
Dhe dihet shkaku
Pse s'ndihem "mirë"


Kaloi një nga ato
E bërë si me dorë
Unë,opopo!
Sa s'mora horë!


Është "lodër" e rëndë
Për moshën time
Por mëndja pëndë
Prej një bjondine.


Me flokët ar
Më hëngri me sy
Dhe gjaku valë
Plaç, pleqëri!


Plaç pleqëri
Të veshë në dreq!
Veç nga një sy
Të ndihem keq ?!!!


Pa filloi azma *
Me gërr e fërr
Pranon "Parajsa"
Si unë, një dërr ?!!!!

*Nga viti 1968 jam me azëm.


15-18 qershor 2013

EDI RAMA PARA PASQYRËS (shfletime nga libri “Refleksione” të Edi Ramës)


REXHEP SHAHU



Edi Rama e ka problem veten e tij. I villet vetja, nuk e do veten. Don ta zhbëje veten. E ka të pamundur ta ndërrojë vetveten. Të pajtohet me vetveten. T’i pëlqejë vetja apo të bëje paqë me veten. Duket se rrin para pasqyrës gjithë natën dhe, kur ka kohë, edhe ditën. Bën prova para pasqyrës. Monologon, aktron. Si do të dukem para kryesisë. Para asamblesë. Para grupit parlamentar. Para studentëve. Para tironsve të gruas së tij të radhës, që i shpërfilli 11 vjet kur kishte pushtetin në Tiranë. Para fshatarëve etj etj. Para mitingashëve. Si do të dukem para Berishës. A thua do më stigmatizojë me heshtje e shpërfillje Berisha. A thua do të qeshë ai me mua. Si do ta poshtroj filanin. Si do ta terrorizoj fistekun. Gjithë kohën para pasqyrës. Nervoz gjithmonë. I ngutur. I pakënaqur. I pa vetmjaftueshëm. I paduruar. Shumë i sikletosur, i paqetë, i parehatuar, i pa sigurtë.

E ka zgjedhur vetë këtë gjë. Unë e respektoj të mos i ndërrojë thinjat e veta. Ka boll bojë, por ai s’e përdor. Ka heqë dorë nga ekstravaganca e dikurshme e tij. Thjeshtë për t’u dukë më interesant. Për t’u dukë më trim nga sa është në të vërtetë.
Prapë i vjen të ulërijë si dikur “oooo doooktoooooooorrrrr”, por e frenon vetën. E ka mundur veten në këtë aspekt. Por prapë e prapë nuk i pëlqen vetja e tij. Është stresuese kjo. E mundimshme. E dhimbshme. E sikletshme.

E sheh veten se po plaket. Po shëmtohet sa më shumë shkurtohet (duhet të vuajë nga dekalcifikimi). I ka filluar deformimi i kurrizit. Jeta prej bohemi e ka taksën e vet dhe kjo taksë duhet paguar me patjetër. Jo e sheshtë po progresive. Siç e paguajnë të gjithë njerzit.

Me u plakë s’do të thotë me u përbuzë. I duket vetja si pikëpyetje. Do të kishte qejf të ishte pikëçuditëse. E sheh tek doktori.

Gjithnjë e më shumë Rama po bëhet pikëpyetje e pazbërthyeshme. Pikëpyetje pa përgjigje as me program as me ide as me vizion.

Ai kritikon te doktori të gjitha ato gjëra që i mungojnë tek vetja e tij dhe të gjitha ato gjëra që nuk i pëlqejnë të vetja e tij.

Si pëlqen arroganca. Arrogant është doktori. S’i pëlqen populizmi. Populist është doktori.
Ka dashur gjithnjë të hiqet si antikomunist. Por asnjëherë nuk e fshehu dot se është i biri i Kristaq Ramës, anatarit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe se ka përfituar privilegje pafund si i tillë, privilegje që nuk kishte si të mos i gëzonte. Nuk i refuzoi kurrë privilegjet e anëtarit të KQPPSH.

I thotë Saliut komunisti i fundit, ndërkohë që ka 4 parti komuniste në koalicion. Ka të birin e Enver Hoxhës në koalicion. Ka ushtarët e Nexhmije Hoxhës në koalicion.
Por komunist duhej të ishte Berisha, të etiketohej ai si i tillë. Ai që arriti të rrëzojë sistemin e Enverit. T’i vërë para enveristët.

Madje edhe Ramiz Alinë (të cilit i kishte rënë të fikët kur ai lexonte autokritikën 70 faqëshe ndërsa Enveri flinte gjumë në mbledhje byroje dhe kur mbaroi leximin, Enveri u zgjua e dhe i tha “Hë mo… vetëm kaq…” dhe Ramizi ra në dysheme. “Hidhini ujë, tha Enveri.

S’ka, i thanë. Në banjo mirrni, tha ai. Dhe shkoi pastruesja mbushi kovën në fuqinë e banjove dhe ia hodhën. U ngjall Ramizi. Edhe një mo, tha Enveri. Dhe ia hodhën dhe një kovë ujë të ndënjur shokut Ramiz, shpresës së Ramës. U zgjua Ramizi. Nuk ishte keq mo, tha Enveri…”.

Pra Berisha e vuri para edhe Ramiz Alinë tek i cili Rama shpresonte shumë dhe nga ky besim i shkroi letër në vitin 1991 dhe i lutej ta bënte Shqipërinë…
Cili është sekreti i fasadës mavi? Është tek përralla e peshkut të kuq që u bë mavi që rastësisht e zbulova.

Rama e sheh Saliun si gjysh. Saliu nuk e kundërshton. Përkundrazi ai mburret si gjysh. Mburret me nipat e mbesat dhe gëzohet për këtë. Është e natyrshme. Saliu e sheh shumë të natyrshme këtë sepse ai e din se atdheu fillon tek familja, tek fëmijët, nipat, mbesat.
Berisha në punë me kohë më shumë se të plotë.

Gjysh full-time, me kohë të plotë, baba full-time me kohë të plotë, burrë full-time me kohë të plotë, jo me korespondencë...

Për ta nxjerrë Berishën nga faza kanë gjetë pikën apo thembrën e tij: ia sulmojnë fëmijët.

Nëse nuk do pjellën tënde, si mund të duash pjellën e huaj. Nëse nuk do familjen tënde, si mund ta duash të huajën. Nëse nuk ndërton familjen tënde si mund ta ndërtosh të huajën.

Rama është baba prej më shumë se 20 vitesh. Biologjikisht mund të ishte edhe gjysh. Por ai nuk ka zgjedhë të jetë as gjysh as baba. Ai nuk ka zgjedhë të jetë baba me kohë të plotë, bir dhe burrë (full-time) me kohë të plotë.

Ai ka zgjedhë të jetë herë pas here i martuar. Por jo i martuar me kohë të plotë edhe në muajt që është i martuar. Saliu e mban gruan në shtëpi, me vete kudo, kujdeset gruaja për të, ndersa Rama gruan e punëson larg. Modern.

Për foto vjen gruaja. Për një emision televiziv vjen gruaja. Për përditë kujdeset mamaja për të. Natyrisht nuk i pëlqen vetja. Dhe shpesh i kujton dhe reciton para grave vargjet “Burrat nën hije, lozin kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë…”. Këto i ka për vete. Por gratë socialiste kujtojnë se e ka me burrat e tyre. Ndryshe nuk do ta punësonte gruan në Prishtinë.

Do ta merrte në fushatë. Por duket ajo po e pajton Raman me Kosovën nëpërmjet OJF-ve afrikanoaziatike sepse edhe jo e ka kuptuar se përmasa që ulëret se i mungon Ramës është përmasa e patriotit dhe nacionalistit. Ai është kozmopolit.

Kosovën nuk e ka përfshirë fare në programin e tij politik veç fjalës “ndërtim i një partneriteti shumëplanësh me shtetin e ri të Kosovës”. Kosovën ia ka lënë ta qeshë Pandeli Majko.

Pra Rama është prind modern me kohë të pjesëshme part - time, burrë modern me kohë të pjesëshme part-time , bir modern me kohë të pjesëshme part-time.

Gjithnjë e më shumë PS u bë parti e miqve dhe shokëve për interesa dhe po quhet edvinparti. Parti përsonale. Ai akuzon Berishën për parti familjare e qeveri familjare. Sa ishte Nano, PS karakterizohej si klub polifonik.

Tashmë mbizotëron homofonia. Që duket si karakteristikë e gegëve si mënyrë këndimi e jo qeverisje sepse gegët e toskët kanë kuvendet si pushtet, kuvende në të cilat sejcili dëgjohet me respekt, nuk i pritet fjala, radha, ku sejcili ështe i barabartë në log dhe askush nuk pranon me iu varë bolet në pragun e sipërm të derës së shtëpisë së huaj…

Vetë nuk artikulon dot Rama as fjalë patriotishte. U dridh kur Berisha nënshkroi në pergamentë në Vlorë për Prevezë e Ulqin, për kudo ku ka tokë shqiptare.


Rama mbathi Nikun e tmerrshëm. Me patkonj të dollartë. Vrit e prit o Nik shqiponja. Bashkoi vlonjatët që la pa bashkue Ismail Qemali, bashkoi ato që vrau Dushan Mugosha, Miladin Popoviçi, Nexhmije dhe Enver Hoxha, Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Manush Myftiu, Shefqet Peçi, bashkoi familjet e të vrarëve të Ramize Gjebresë, Sadik Premtes, Anastas Lulos dhe gjithë familjet e shkatërruara vlonjate të kundërshtave të diktaturës. Trazo detet o Nik shqiponja me pashallarë detesh, fryj bulçitë, stërpik me pështymë mikrofona pa fund, ulerij e ço dallgë, dridh Greqi e Serbi, dridh po deshe dhe Amerikë.


Po çfarë mund të bënte Niku i shkretë të cilit Rama ia hoqi pendët e shqiponjës dhe mezi ia vuri puplat e sorrës. E shumta Niku i famshëm e i tmerrshëm e tash i shkretë mund të shkaktonte, siç ka qejf ta citojë Konicën Rama “një të papëmbajtur gaz”. Na shkriu gazit Niku i Ramës.

Sepse me një të kollitur Berisha ia shëmbi e rrëzoi përdhe kështjellat Nik Ramës.
Dhe pas festimeve ekzaltuese në Shkup, Vlorë, Tiranë, ku shkëlqeu patriotizmi natyral, real dhe krejt i brendshëm i Beridhës, u identifikua rreziku Nik, këcënimi i Nikut të tmerrshëm që ia futi dridhmat Ballkanit derisa Turqia, Serbia dhe Greqia mobilizuan në gadishmëri numër një ushtritë e tyre nga frika e Nikut të hatashëm. Pra kur Berisha shpalosi dimensionet e tij natyrale patriotike Rama u drodh se mos Niku i tmerrshëm mund t’i merrte ndonjë votë majtas se djathas jo më kurrë. Në këtë kushte shqiponja u bë sorrë e lodhur.

Pa pikën e respektit njerzor për mundin dhe shpenzimin që kishte bërë Niku, Rama e nxori jashtë me shqelma. Si i panevojshëm dhe i pavlerë për përdorim të mëtejshëm. Anise i përdoruri mund të përdoret kur të duash e nga cilido.

Edi Rama tek Kreshnik Spahiu pa karikaturën e vet. Sepse Rama as Niku veç e veç por as të dy bashkë edhe të mijëfishuar s’mund të bëheshin dot Skënderbe i nacionalizmit shqiptar.

Ai s’mund të fliste për Prekazin si Krujë e dytë e qëndresës së shqiptarëve. Dhe as mund t’ia bënin dot askujt të qartë në asnjë katund të vendit e jo më në tryezat gjeopolitike më të rëndësishme të sigurisë globale se nuk mund të luhet më me shqiptarët, nuk mund të klonohen kombe shqiptare.

Këto i bëri dhe deklaroi Berisha që patriotizmin e ka natyral.

Ai s’mund të bëhej më shumë se klloun kur atikulon një tezë apo deklaratë që s’e ka të brendëshme të shpirtit.
Berisha është entusiazt i pandreqshëm dhe Rama përpiqet të përfitojë nga ky entuziazëm.
Ky lloj entuziazmi i Berishës i ka habit edhe të huajt të cilët s’po ia marrin seriozisht Ramës asnjë ankesë. Sepse Rama është shpallur fitues ende pa u bërë zgjedhjet. Krihet, lyhet, dridhet e përdridhet para pasqyrës sikur është kryeministër ende pa u bërë zgjedhjet. Të huajt s’po ia marrin seriozisht ankesat Ramës sepse ai është shpallur fitues ende pa u bërë zgjedhjet pasi ai don ose fitues ose nuk i njeh, i kundërshton, nuk i pranon, i refuzon zgjedhjet. Prandaj ka lënë litarin jashtë me KQZ e pa plotësuar.

Me mendtë që ka Rama mund të fitojë me 32 qershor e jo me 23 qershor.
Për një gjë të jemi të sigurtë. Kritikat për Berishen Rama i bën para pasqyrës. Aty e ka shumë të lehtë për të identifikuar çfarë i duket e shëmtuar nga vetja e tek vetja dhe këto që i duken të shemtuara ai ia atribon Berishës

Drejtori amerikan Moor përplasi kokën një ditë tek muri antiamerikan i edvinistëve të shtypit të paguar prej Ramës që shkuan si dërgatë speciale në ambasadën Amerikane. Por ai ua hoqi çdo merak kur u tha se e vetmja gjë që mund të cënojë marrëdhëniet amerikano-shqiptare janë protestat e dhunshme paszgjedhore të atyre që kanë lënë litarin jashtë me mosplotësimin e vendeve vakante në KQZ.

Rama arriti në mënyrë spektakolare të përçajë çamët për të favorizuar Partinë e të Drejtave të Njeriut të minoritetit grek në Shqipëri.

Rama është përjashtues. U thotë kundërshtarëve dilni përjashta. Berisha i bashkoi të gjithë.

Edhe të përjashtuarit e Ramës. Zemëroi edhe demokratë, por bashkoi edhe kundërshtarët e Ramës, i futi në lista në vende të sigurta, edhe pse ato deklarojnë qartë se nuk kanë shkuar si ushtarë të Berishës.

Rama ka bërë një aleancë me liliputët. Por po shkurtohet, po hyn në ujë nga analistët e bashkëpunëtorët e shkurtë, po e shkurtojnë.

Aleanca e Ramës është me paratë. Është kundër integrimeve europiane, megjithëse i votoi tre ligjet vonë, kur nuk i hynin në punë vendit për momentin. Edhe nderi i shkon dëm. Megjithëse e ka merak shumë ndershmërinë, por shumë ama.

Aq sa nuk din të na shpjegojë taksimin e ndershëm apo ndershmërinë e taksave. Kur ka pushtet ka dhënë prova se i rrit taksat sa të dojë e si të dojë. Kur s’ka pushtet i ul taksat.

I ngjan Leninit dhe shokut Enver që bënin rezil kundërshtarët I shkrin kundërshtarët.
Po nuk e di çfarë ka bërë me dragojtë e kuq të Smokthinës.

Ku janë dragojtë e kuq të Smokthinës? A u pajtua me to? Si u pajtua?

Edi Rama me stërmundim po përpiqet të ndërtojë me fjalë një realitet tjetër nga ky që shohin dhe prekin njerzit në Shqipëri. Një realitet të tijin virtual të na e shesë për realitet real. I janë nakatosur bojnat në telajo.

Ka halle robi. Kur nuk të pëlqen kurrë vetja, kur nuk je në paqë kurrë me veten është hall i madh. Është vështirë të duash të jesh gjithçka e të mos mbërrish të jesh agjë, të mos spikatësh askund si i përveçëm, ani se Përralla e peshkut të kuq i pati parathënë se do të jesh mbret i mbretërve në mbretërinë e peshkërisë, në peshknajën e peshqve mavi që nuk u bënë dot blu dhe nga dhimbja që ther e dhëmb mavija bëhet më mavi…

Me tërbim është sulë si në të fundmën betejë për të plotësuar premtimin bërë vetës për nxjerrjken e PS jashtë ligjit dhe krijimin e partisë së tij përsonale Edvin Partia, por me targë të vjedhur PS.

Po përpiqet të krijojë një realitet shumë të zymtë e të shëmtuar. Shumë më të pistë nga ky që është në fakt, që njerzve nuk u duket i mrekullueshëm sepse s’është i tillë, por që kurrësesi nuk ngjan me atë realitet të zi e të flliqtë që pikturon Rama për Shqipërinë si piktor i realizmit socialist.

Një e dy thotë s’ka ndërtuar rrugë qeveria, ndërkohë që udhëton në autobuz brenda ditës sa në Jug e Veri dhe nuk i derdhet kafeja në sedile. Të vërbohen njerzit, thotë ai, që të mos shohin udhët. Të prishën gjithë orët që kanë njerzit dhe të mos orientohen në kohë për ta ditur se në sa orë udhëton nga Veriu në Jug, thotë ai. Të anullohet qenia e Shqipërisë në NATO, të mos quhet sepse e ka firmosur Saliu.

(Nuk është natë NATO-ja, ani pse ai gabon ndonjëherë dhe e quan natë.

Janë reminishencat e së kaluarës apo frikërat e së kaluarës kur i shkonte shurra nga “Dragonjtë e kuq” të Smokthinës që e kërcënonin të mos shante Enverin. Dragonjtë e Kuq të Smokthinës i shkruanin “Ne përdorim metoda bashkëkohore si aksident automobilistik, thika, leva prapa koke, verbim me HCL, Cianur Potasi, Revolver Beret, ose rrëmbim fëmije, gruaje etj”.

Rama mërmëriste kundër Enverit, por ama ia kish lënë zemrën në dorë Ramizit. I shkroi kartë publike Ramizit në vitin 1991. E goditi se nuk i tha me fjalën “shoku” por “zoti” sekretar i parë… Iu lut ta mbarësonte Shqipërinë.

Sepse kish gjithë besimin e Ramës, ishte shpresa e Ramës. Dhe pranon në atë letër se shoku Enver në latoi, na shtroi si gurë “në kalldrëmin e socializmit” 3 milionë shqiptarë. Duke iu lutur për bashkëpunim Ramiz Alisë, në letrën e tij Rama i thotë se “Ju i keni ende në dorë të gjitha mjetet për t’i dhënë drejtimin e duhur erërave që po fryjnë në Shqipëri në mënyrë që ato të mos shndërrohen në uragan shkatërrimtar”.

Por dragonjtë e Smokthinës nuk njihnin tjatër veç Enverit që ish dielli për Shqipërinë. Megjithësie është pajtuar me dragonjtë e kuq të Smokthinës se u ka premtuar atyre se do bëhëm vetë Enver… Dhe po bëhet ngadalë.

Ditët e fundit reformat ë Enverit ka propozuar. Tapi toke për ata që e kanë punuar tokën 20 vjet, tha Rama (kush po pjerdh pronarët…).

Shëndetësi falas thosh Enveri, kështu deklaron dhe Rama (ani se është fjala me gisht nga pas se falas në socializmë mundet të genjejë por jo në kapitalzmë shoku Edi…). Taksë të nderçme për 95 përqind të shqiptarëve. Po kush janë ata 5 përqind që do e hanë të panderçme. Kush hyn tek 5 përqindëshi i shqiptarëve. Nxënësit, studentët, pensionistët ku hyjnë, te 5 apo te 95.

Taksë të ndërçme e taksë kurvë… Vetë nuk po i del koha ta spjegojë ëndrrën, ta tregojë ëndrrën të plotë, ta rithotë të plotë përrallën e peshkut të kuq që deshi të bëhej blu, por nga fërkimi i madh për t’ia heqë luspat e për ta bërë blu, e vereniki shumë dhe peshku u bë mavi. Për këtë ka rithirrë në ndihmë edhe gazetarët e “zuskës plakë Zëri i Popullit”, me emra antishqiptarë si Hamdi Jupe…

“Nuk kisha patur ndonjëherë respekt për gazetarët e ZP, megjithatë asnjëherë nuk i kisha parë aq agresivë në mbrojtje të historisë së Partisë së Punës, që kishte filluar të kutërbonte nga të katër anët”. Këto gazetarë të ZP ishin “Mësues tetëvjeçareje të dështuar, gazetarë mejhanesh, që në kohë tjetër nuk do të kishin qenë më shumë se akçinj ne sherbim të Ali Pashë Tepelenit, me ca emra antishqiptarë, si Gëllçi ose Jupe, shfrytëzonin tani njohuritë e tyre në shkrim e këndim për të sulmuar gjithë intelektualët me një farë vlere në Shqipëri”. Si në 1946-1947.

Mor, po me Hamdi Jupen çfarë të ketë Peshkaqeni i detit mavi. Hamdiu shqiptar sakllam është, çam safi dhe çamët shqiptarë janë. Apo mbretëria e peshqëve mavi nuk i quan çamët shqiptarë.

Të anullohet levizja e lirë e shqiptarëve nëpër Europë sepse edhe këtë e nënshkroi Saliu, thotë Rama. Nuk e gëlltit dot që sot edhe katundari më i largët, i cepit më të fundmë, shkon drejt e në aeroport dhe shalon avion dhe i bie qark Europës.

Bile katundari shqiptar dhe hapet udhëve, shesheve e metrove të Parisit si Rama dikur i privilegjuar në atë Paris mrekullie ku e gjeti Nano dhe e solli drejt e në qilim…, duke ia ndërprerë karierën e shkëlqyer të piktorit. E ka pak shqelmin bythës Fatos Nano. Mirë ia bën Rama që nuk e afron sepse ai ia ndërpreu karierën në Paris ku Rama i pati vënë poshtë gjithë piktorët e Avropit, të gjallët e të vdekurit.

Nuk ma besoni dot sot askush se Rama po mbërrin gati në finale të realizimit të ëndrrës së tij të kahershme për “nxjerrjen jashtë ligjit të PPSH (partia e sotme socialiste), si i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH (Partia socialiste) për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare…”. Ndryshe PS s’mund ta ketë të drejtën për të qenë parti e ligjshme.”, shkruante Rama, sjellësi i peshkokracisë mavi.

Sado që çirret e ulëret se peshkokracia është e të gjithëve, sa më shumë e thekson këtë, pohohet në realitet e kundërta, peshkokracia është e miqve të tij jo e të gjithëve. Është e peshqëve më mavi, më të mavijosur, më të verenikur…

Nga ngjyra biçimblu që “hyri në modë” nga “ushqimi pa jetë që i dha lëkurës së tyre biçimblunë”, meqenëse bluja e pastër nuk pëlqehej nga gratë dhe e kuqja shihej me neveri të madhe, ai arriti të pajtohej, pelqente, impononte, diktonte, urdhëronte ngjyrën mavi, ose “një lloj vishnje e mavijosur”.
Rama zgjodhi ta shkatërrojë ndryshe PS. Të krijojë Edvin Partinë e tij, me shoket e miqtë e tij, tashmë jo idealistë, por biznesmenë që shkërdhejnë përditë moralin. Dhe PS i mori apo grabiti vetëm targën PS sepse në këto zgjedhje druhet të hyjë me targë të re për Edvin Partinë. PS do të mbetet në rënie të lirë. Para se të bjerë në humnerë, do t’i dalë para si shpëtimtar Ilir Meta që lutet e punon ditë e natë ta marrë PS, të marrë armatën e votuesve të saj.

2013/06/16

Në panairin e Librit në Prishtinë,ishin rreth 90 botues




Edicioni i sivjetshëm i Panairit të Librit të Prishtinës është përmbyllur dje, në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjatë një jave sa zgjati këtë vit ky panair, u zhvilluan shumë aktivitete të rëndësishme për librin, u dhanë shumë mesazhe, kurse më i rëndësishmi ishte mesazhi që u dha për letërsinë për fëmijë. Kështu ka thënë në një prononcim për "Kosova Sot", shkrimtari Albatros Rexhaj, i cili nga juria e Panairit është zgjedhur shkrimtari i vitit, për romanet 'Bombë në Beograd" dhe "Ditar dashurie i një shkrimtari".
Foto: Nje pershendetje e perzemert me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe drejtorin e Rugova Art, Naim Kelmendi...
I nderuar me çmimin e jurisë

Rexhaj ka thënë se me mbarëvajtjen që ka pasur ky panair ka arsyetuar plotësisht epitetin jubilar. "Panairi i 15-të i librit ka sjellë risi, aktivitete të shumta, ka krijuar atmosferën e festës, e më i rëndësishmi është mesazhi që u dha në mbyllje të panairit, e që është kujdesi dhe promovimi më i madh i letërsinë për fëmijë", ka thënë Rexhaj, duke shtuar se ka mbetur mjaft i emocionuar, por edhe i nderuar me çmimin që i është dhënë nga juria e Panairit. "Ky çmim për mua ka vlerë shpirtërore, emocionale, të papërshkrueshme", ka thënë Rexhaj, duke u bërë thirrje krijuesve të rinj që të mos dorëzohen nga zhgënjimet që do të përballen në rrugën e tyre krijuese.
Foto: Pranë stendes së Shtëpise Botuese "Rugova Art":Naser Rugova dhe Naim Kelmendi
Librat elektronikë

Përveç çmimit, Rexhaj i ka sjellë panairit të Prishtinës dhe të veçantën e këtij viti, e që është prezantimi i botimeve elektronike përmes Shtëpisë së tij të Botimeve Elektronike, "Filozofia Urbane". Qëllimi i prezantimit të botimeve elektronike, sipas tij, ishte rekrutimi i lexuesve, që siç ka thënë ai, është përfitimi më i madh. "Edhe ne, nëse duam ta rrisim interesimin për librin sikurse është në botë, nuk mund ta bëjmë po nuk rekrutuam lexues. Ideja ishte që ta përdorim këtë rast unik, ta promovojmë leximin dhe kjo u tregua shumë e suksesshme. Libraria elektronike ishte shumë prezente, sepse u diskutua për librin elektronik, atë klasik dhe në të gjitha këto diskutime njerëzit e mbajnë në mend vetëm një gjë, librin", ka thënë Rexhaj.

Pjesëmarrës, 90 botues

Duke e vlerësuar si të suksesshëm Panairin e sivjetmë, organizatorët në një konferencë për medie kanë thënë se çdo gjë ka ecur sipas parashikimeve. Sipas tyre, këtë vit kanë marrë pjesë 90 botues.

Foto

 Ndërsa u mbajtën 40 aktivitete të ndryshme, si promovime, prezantim krijuesish dhe përvjetorë për krijuesit e mëdhenj shqiptarë. Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës Daut Demaku ka thënë se me gjithë mangësitë që kanë mundur të jenë evidentuar, nga organizatorët është bërë më e mira. "Një përgëzim të veçantë e meriton nënkryetari i SHBK-së dhe stafi i tij për organizimin e mirë", ka thënë Demaku.
Foto: Interesim i veçantë për botimet e Shtëpisë Botuese "Rugova Art" në panairin e 15/të të librit...tradita dhe kualiteti i botimeve vazhdon...

Ndërsa më pas, organizatorët kanë shpallur edhe librat më të kërkuar të autorëve shqiptarë, si: "Një histori e kontestuar", i Jakup Krasniqit, "Shqipëria dhe Kosova" i Rexhep Qosjes, "Bisedë për brilantet e pasdites së dhjetorit", i Kadaresë dhe "Kukullat nuk kanë atdhe" i Flutura Açkës.



Ndërsa, autorët e huaj më të shitur, sipas organizatorëve, ishin: "Dhe malet oshtinë" i Khalid Hossein, "Revolta e atlasit" i Ayn Rand, "Aleph", i Paolo Kohelos, "Nderi" nga Elof Shafak dhe Mistriku O'Sho. Ndërsa librat më të shitur për fëmijë ishin "Eko lbirus" nga Drenusha Zajmi- Hoxha, "Histori gazmore"nga Jeronim Sticton, "Djali i miliarderit" i David Valliams, "Minierat e mbretit Sallomon" nga H.R. Hegerd dhe "101 fabula dhe përralla' nga vëllezërit Tafaj. Kurse në fund, redaksitë e Kulturës së medieve të ndryshme dhanë edhe rekomandimet e tyre për librin më të lexuar të Panairit.

Përmes letërsisë kultivohet gjuha


Diaspora shqiptare gjithmonë ka pasur shkrimtarë të mëdhenj, pa të cilët assesi nuk mund të imagjinohet letërsia shqipe. Kujtojmë, Sami e Naim Frashërin, Fan Nolin, Faik Konicën, e dhjetëra shkrimtarë të tjerë që kanë dhënë kontribut të shquar që letërsia shqipe e krijuar në diasporë të jetë shumë e fuqishme. Në fakt, shkrimtarët që përmendëm më lart janë shumë të rëndësishëm për letërsinë shqipe dhe letërsia jonë nuk mund të imagjinohet pa ta. Poeti dhe kritiku Avni Rudaku thotë se ende diaspora nuk trajtohet si forcë kulturore. "Diaspora ende nuk trajtohet si forcë kulturore, letrare apo profesionale, por vetëm si një komunitet jashtë vendit, i cili ka forcë financiare dhe ekonomike. Së pari, duhet ta ndërrojmë qëndrimin tonë që kemi për diasporën, në mënyrë që t'ia njohim rëndësinë e fuqisë së krijimtarisë së tyre letrare. Së dyti, ne shumë pak bëjmë promovime të librave të tyre dhe aspak nuk shkruhet për letërsinë që zhvillohet në diasporë. Madje, kur flasim për diasporë, kemi autorë të profileve të ndryshme letrare dhe të kodit tematik, varësisht a është diasporë në Kanada, SHBA, Zvicër, Gjermani, Francë, Suedi, Belgjikë, etj", tha ai.

Diaspora të trajtohet institucionalisht

Rudaku thotë se duhet ta ndërrojmë logjikën e të menduarit, sepse diasporën nuk bën ta njohim vetëm privatisht, por edhe institucionalisht. "Ne vetëm privatisht e njohim diasporën, që shkruan dhe boton libra, por jo si institucion, por edhe si qasje studimore. Shoqatat dhe klubet tona letrare në vend, do të duhej që sa më shumë të bashkëpunonin me letrarët dhe shoqatat letrare jashtë vendit, në mënyrë që të njiheshim me literaturën e tyre që krijohet, por edhe ata të njihen me literaturën që krijojmë ne. Roli i diasporës në krijimtarinë tonë letrare është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ata mund të jenë edhe ndërmjetësues dhe përçues të letërsive botërore dhe letërsinë shqiptare. Ata janë ura ndërlidhëse në mes të literaturës lokale dhe globale", mendon ai. Kurse, shkrimtari Fahredin Shehu thotë se në përgjithësi letërsia shqiptare këto vitet e fundit ka bërë shumë pak që të njihet jashtë vendit.

Përmes letërsisë kultivohet gjuha

"Letërsia shqipe në kohët e fundit ka bërë shumë pak vend për vete, jo vetëm në botë, por edhe trojet ku flitet dhe shkruhet shqip. Rëndësia e krijuesve të diasporës pa dyshim se është e madhe, sepse pavarësisht vendit dhe distancës ata krijues përpiqen maksimalisht që ta ruajnë identitetin kombëtar dhe ky dihet mirëfilli se është ruajtur më së miri me gjuhën, kështu që kultivimi i artit dhe fjalës së bukur nuk duhet mohuar, andaj kam pritje se bartësit e përgjegjësisë në kulturën kosovare do ta kenë parasysh këtë fakt", thotë Shehu.
Ndërkaq, shkrimtari tjetër, Adrian Haxhaj, thotë se sot në përgjithësi letërsia shqipe promovohet si rezultat i angazhimeve individuale të krijuesve. "Letërsia shqipe në përgjithësi sot promovohet si rezultat i angazhimeve të vetë krijuesve brenda dhe jashtë vendit. Prandaj, ndodh që një krijues i konsoliduar të mos i dëgjohet shumë emri, ndërkohë që tjetri që e shkarravit letërsinë, të bëhet emër i njohur. Letërsia shqipe sot po mundohet të gjejë treg jashtë vendit, ndërkohë që tregu brenda vendit duket si inferior", nënvizoi Haxhaj.

B. ZYBERI

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...