Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/06/21

Fenomeni “ryshfet” ekziston edhe këtu!

 Brikena Sallo


Një peshë të fuqishme në brezin e ri të të arsimuarve shqiptarë jep edhe Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”. Me një sistem krejt ndryshe dhe autonomi të plotë qëndron veçmas nga sistemi arsimor shqiptar. Po a është ai veçmas nga gjithë problematika që mbart sistemi arsimor në Shqipëri? A ekziston korrupsion në auditorët e këtij fakulteti? Apo është i lirë dhe shembull siç është vetë sistemi amerikan që ky fakultet ka implementuar në politikat e veta arsimore dhe menaxhuese. Kjo ngelet për t’u parë në frekuentuesit e këtij fakulteti.

Në një takim me studentët dhe ish- student të këtij Universiteti, vërejmë se realiteti kur vjen puna për tek vlerësimi nuk është aq amerikan sa vetë politika e menaxhimit të këtij Universiteti. Lehtësirat janë të shumta për marrjen e informacioneve për secilin student me hedhjen e të gjitha të dhënave online dhe shmangien e pritjeve nëpër sekretarit e Fakulteteve. Regjistrimi dhe ç’regjistrimi i studentëve në lëndët përkatëse bëhet nga vetë ata në ditët dhe orët që kanë të përshtatshme nëpërmjet sistemit online “UMS”.

Në sezonet e provimeve situata ngelet po e njëjta si në të gjithë sistemin arsimor shqiptar. Fenomeni “ryshfet” ekziston edhe këtu. Metodat e kërkimit të parave janë nga më të shumtat, nëpërmjet sekserëve, studentëve të futur nga vetë pedagogët etj. Ka raste që këta, dallaveraxhinj notash, bredhin me muaj të tërë për të siguruar armatën e atyre që do të paguajnë për të kaluar në një provim. Dhe më pas dorëzojnë shumat e caktuara së bashku me listat tek pedagogu përkatës.

Një mënyrë e dytë është ajo e sekserit të centralizuar, që nuk e nxjerr pedagogun drejtpërdrejtë në skenë. Ka raste ku pedagogë janë lidhur me qendra interneti apo qendra arsimore private, ku studentët detyrohen që bëjnë kundër një pagesë nga 5000 deri në 7000 lekë të reja një detyrë kursi. Cilido që e bën një gjë të tillë arrin të marrë notën kaluese, sepse pedagogia azhornohet me “tatimpaguesit e lëndës”. Por këto janë vetëm dy mënyra klasike.

Ekziston një e tretë që është më e thjeshtë dhe ndoshta kushton më lirë. Takimi drejtpërdrejtë me pedagogun në zyrë apo biznesin e tij privat dhe me magji e ke marrë lëndën. Sistemi i ngritur nga Universiteti i Vlorës, ku provimi është i ndarë në tre pjesë dhe me pikëzim për detyrat e kursit dhe seminaret, lejon që pedagogu të bëjë të pamundurën për të kaluar nëse gjithmonë ka ndonjë interes prej teje. Në shumicën e rasteve asnjë nuk e di sa pikë ka tjetri, sepse ato hidhen në sistem. E në fund kur është provimi i tretë ti merr pikët e plota dhe arrin të marrësh sezonin. Këto janë vetëm tre sistemet e thjeshta, por ka edhe të tjerë. Shuma e kalueshmërisë varion nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë të reja, gjithmonë për lëndët e vështira si Matematikë, Fizikë, Kimi apo Gjuha e Huaj.

Në Vlorë ka një legjendë për një profesor të cilit një student i shkoi drejtpërdrejtë me para në dorë dhe i tha: ”Më kalo të lutem sepse nuk plotësoj kreditet për vitin tjetër”. Dhe profesori që është me gradë të lartë shkencore ia ktheu: “I dashur lekët i dua, por ka një problem. Unë kaloj me para 100 vetë. Fatkeqësisht lista është mbyllur. Ti ke dy mundësi tani. Ose të ç’regjistrosh lëndën dhe të më vish semestrin tjetër me këto në dorë, ose ta marrësh vetë”. Pra qartë edhe pse me sistem elektronik dhe shumë të kontrolluar nga rektorati, sërish bëhet e pamundura që auditorin pedagogët ta kthejnë në mënyrë përfitimi.

E si zakonisht semestre me radhë studentët ngelen peng e një ose më shumë provimeve për shkak të vështirësive që nxjerrin pedagogë për të marrë një provim. Ndërkohë që ata futen disa herë në sezone provimesh dhe nuk e marrin asnjëherë provimin po nuk kaluan nga alternativa e dhënies së parave për të blerë një notë kaluese.

Pedagogët: “Blini librat tanë, ndryshe penalizoheni.”

Entila Cuka



Pedagogët iu kërkojnë studentët të blejnë librat që mbajnë autorësinë e tyre. Këta libra kërkohen që në orën e parë të leksionit. Ky fenomen është i përhapur në shumicën e fakulteteve në Tiranë. “Pedagogia erdhi në orën e parë me 100 tekste të saj.

 Ajo vendosi në secilën bangë nga një tekst dhe na kërkoi shumën prej 800 lekësh që përkonte me çmimin e librit të saj. Studentët që nuk kishin aq të ardhura me vete u penalizuan që nga ai moment.” Kështu u shprehën studentët për një pedagoge në fakultetin e shkencave sociale.

I njëjti fenomen është përhapur edhe në fakultete të tjera. Studentët ankohen se pedagogët kërkojnë të blihen librat e tyre mepatjetër.

Ka raste që pedagogë të veçantë nuk paraqiten në asnjë orë leksioni nëse studentët nuk kanë librat e tyre dhe shkojnë vetëm orën e provimit. Në degë të veçanta, si ajo e gjeografisë, pedagogë që akoma nuk kanë përfunduar librin e tyre dhe sapo janë emëruar në detyrën e mësimdhënësit japin leksione me shënime për studentët dhe nuk pranojnë të sugjerojnë tekste të autorëve të tjerë.


Problemet me literaturën shfaqen në mënyra të ndryshme. Nuk ka vetëm literaturë “të detyruar” , por edhe mungesë literature. Në master studentët ankohen se nuk kanë tekstet bazë për shkak se nuk ka literaturë të përkthyer në gjuhën shqipe. Ndërsa studentët e sistemit Bachelor përballen me një tjetër problem: Leksione në gjuhë të huaj. Pedagogët në degë të ndryshme, si ajo e adminisTrimit dhe politikave sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale ju dërgojnë studentëve leksione anglisht përmes email-it, të marra nga faqe të ndryshme Web-i, pa i përkthyer apo shpjeguar më parë.

Studentët e sistemit Bachelor të viteve të para vijnë nga qytete të ndryshme. Gjithashtu të ndryshëm janë edhe programet mësimore të gjimnazeve nga ato vijnë.

 Përveç ndarjes së gjimnazeve sipas profilit të tyre shkollat e mesme ndahen edhe sipas gjuhëve të huaja, që kanë në program. Një pjesë e konsiderueshme e studentëve kanë mësuar në gjimnaz gjuhën frënge dhe është e vështirë për ata të mësojnë literaturën anglisht.

 Studentët thonë se e vështirë është edhe për ata që zotërojnë gjuhën angleze që të mësojnë leksionet në gjuhë të huaj për shkak të termave të panjohur dhe përmbajtjes së artikujve. Kjo literaturë në anglisht në provimet e sezonit që kaloi zuri rreth 50% të tezes së lëndës përkatëse.

Arsimi i lartë po plagoset nga përfitimet vetjake të pedagogëve të veçantë, ndërsa personat përgjegjës janë bërë palë me ata që shfrytëzojnë dijet e tyrë për të vënë disa para më tepër mënjanë. Gjithçka “në kurriz” të buxhetit të varfër të studentëve dhe arsimit cilësor.

“Stop piraterisë!”-Shkrimtarët duan agjenci kundër piraterisë



Ditë më parë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka filluar fushatën kundër piraterisë dhe falsifikimit, ku pas 15 gushtit do të konfiskohet çdo material i paautorizuar dhe do të ndiqen ligjërisht shkelësit e ligjit. Task Forca kundër piraterisë dhe falsifikimit, e themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka nisur fushatën informuese dhe edukuese kundër piraterisë dhe falsifikimit, me moton “Stop piraterisë!”.
Shkrimet e autorëve do të mbrohen me ligj, sipas Kodit Penal


Sipas Ligjit për të drejtat e autorit, nëse personi juridik, në kuadër të veprimtarisë së vet, ose në biznes me të tjerët, e shfrytëzon pa leje veprën e autorit ose lëndën nga të drejtat e përafërta, dënohet me gjobë prej dymijë (2 000) deri në dhjetëmijë (10 000) euro.


 Ndërkaq, sipas Kodit Penal, kushdo që bën shkeljen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta dënohet me gjobë, ose me burg prej 3 muaj deri në 8 vjet. Pajisjet për prodhimin e produkteve që i shkelin të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, sipas ligjit, konfiskohen. Ky lajm është i mirëseardhur për të gjithë autorët, veçmas për shkrimtarët, meqë tani e tutje krijimet e tyre do të mbrohen me ligj. Mirëpo, ata duan që ta kenë një agjenci të veten që do të merrej me mbrojtjen e të drejtës së autorit.


Shkrimtari Fahredin Shehu thotë se themelimi i një agjencie të tillë është nevojë e kohës.

“Është domosdoshmëri e kohës, ndoshta me fajin e vet, shkrimtarët nuk kanë mundur dhe ditur të ballafaqohen me rrethanat e reja, sepse nuk ka menaxhim të mirë të artit letrar. Vetëm nëpër festivale, shkrimtarët marrin ndonjë honorar simbolik, ose me rastin e ndonjë promovimi të veprave të tyre, por jo edhe nga institucionet.

 Nuk ka agjent letrar apo përfaqësues ligjor, i cili do t’i mbronte interesat e shkrimtarëve, të bëjë promovimin e tyre nëpër panaire të ndryshme ndërkombëtare, deri te mbrojtja e tyre nga plagjiatura që është me bollëk, pavarësisht se ekziston ligji për pronën intelektuale”.

Praktikat dhe sigla ‘copyright’

Ndërkaq botuesi i “Buzukut” dhe shkrimtari, Abdullah Zeneli, thotë se ligji për të drejtat e autorit është jetik. “Ligji do të duhej të gjente zbatim në të gjitha poret ku manifestohet kjo e drejtë. Fillimisht, te përfituesit e drejtpërdrejtë, siç janë botuesit e librit, të CD-ve (muzikës), radiot, televizionet, gazetat, por edhe subjektet publike që e shfrytëzojnë pronën intelektuale, si bibliotekat, lokalet publike që emetojnë muzikë, e kështu me radhë”, tha ai. Zeneli shton se mungesa e agjencive përkatëse vërehet shumë.

Mbase edhe sensibilizimi mungon, që nga hapat e parë e deri te maja e piramidës, shteti! Me gjykatat neglizhuese, e që i zvarritin lëndët me vite, vështirë të presim një mbrojtje adekuate të të drejtave të autorit, apo tarifave të larta të avokatëve në ndjekje të shkeljeve të të drejtave, që për një autor janë të papërballueshme. Po ashtu, edhe mungesa e agjencive të specializuara, të licencuara e koherente, që të merren praktikisht më shumë për drejtat e autorit.

Kurse shkrimtari Adrian Haxhaj thotë se Agjencia për mbrojtjen e te drejtave të autorëve do të përfshinte edhe fushëveprimtarinë e letërsisë. “Çështja e mbrojtjes të të drejtave të autorit është komplekse, por nuk nevojitet kohë për ta kuptuar, pasi sigla copyright tashmë e përcakton qartë këtë veprimtari. Ne vetëm duhet t’i zbatojmë praktikat e copyright-it, që bëhen në Perëndim”, shtoi ai.


B. ZYBERI

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje të pjesërishme për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit



Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje të pjesërishme për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, pas takimit që nisi të enjten mbrëma, ndërsa mbaroi në orët e para të së premtes.

Kryeministrat e dy vendeve Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, zgjidhën detajet për disa çështje të hapura në fushën e drejtësisë, policisë dhe rreth zhvillimit të zgjedhjeve lokale në vjeshtë.

Mikpritësja e takimit, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton tha se në këto negociata është analizuar përparimi i deritashëm...

“Është bërë punë e mirë dhe është arritur progres konkret. Kryeministrat sot shkuan tutje dhe u pajtuan për një varg çëshjesh të hapura, në veçanti në fushën e drejtësisë, policisë dhe zgjedhjeve të ardhshme komunale", tha Ashton.

Takimi është zhvilluar para takimit të liderëve të BE-së, i caktuar për javën e ardhshme më 28 qershor, për të vlerësuar nëse është arritur mjaft përparim në pajtimin e palëve, në mënyrë që Serbia të marrë datën e anëtarësimit në BE, dhe që Kosova të nis negociatat për paktin e stabilizimin asociimit.

“Në saje të takimit të Këshillit [të ministrave] dhe Këshillit Evropian javën e ardhshme, unë do të njoftoj vendet anëtare të BE-së për përparimin dhe zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Ashton në një deklaratë që lëshoi pas takimit.

Darka e punës në Bruksel që nisi në orën nëntë të mbrëmjes të enjten, ka mbaruar rreth orës 3 pas mesnate.

Edhe përkundër lajmerimeve, palët nuk arritën që gjatë asaj kohe të pajtohen për temat e telekomit dhe energjetikës.

Kryeministri Hashim Thaçi tha pas takimit se ka pajtueshmëri të përgjithshme për zgjedhjet komunale që do të zhvillohen në vjeshtë “reformën, mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, periudhat kohore, e në të njejtën kohë që do të ftohet edhe OSBE-ja si lehtësuese, menaxhuese dhe organizuese e këtyre zgjedhjeve”.

“Kemi vazhduar së diskutuara edhe sa i përket policisë, mundësisë së emërimit të shpejt të komandantit regjional në Mitrovicë, që duhet të punoj sipas ligjit dhe standardeve kosovare. Kemi shënuar progres edhe në ligjin për amnisti, megjithëse të dy ministrat e drejtësisë janë duke vazhduar së diskutuari, edhe me ekipet e tyre profesionale që ta përmbyllin sonte përfundimisht”, tha ai.

“Kështu që lirisht mund të them se ka qenë një takim i vullnetit të mirë, të ecjes përpara, dhe i implementimit të marrëveshjes së 19 prillit, ndërsa jemi dakorduar në të njëjtën kohë që takimi i radhës të mbahet në nivel të kryeministrave më 8 korrik”, theksoi kryeministri Thaçi.

Delegacioni serb nuk është prononcuar pas takimit.

Bisedimet do të vazhdojnë në nivel të kryeministrave më 8 korrik, ndërsa grupet punuese do të vazhdojnë punën në temat e energjetikës dhe telekomit gjatë ditës së sotme, dhe ditëve të ardhshme.

The Washington Post: SHBA duhet të mbështesë Kosovën në NATO







E përditshmja e kryeqytetit amerikan, The Washington Post, në një editorial të botuar në numrin e sotëm i sugjeron administratës së presidentit Barack Obama që të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-së. Gazeta amerikane merr shkas vizitën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke zbuluar se ardhja e tij në kryeqytetin amerikan në fakt ishte synimi i tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Ai (Thaçi) shpresonte se administrata e Obama-së do të bëj trysni tek aleanca që të ndërmarrë hapa paraprakë drejt pranimit të vendit të tij”, shkruan The Washington Post, gazetarët e së cilës kishin intervistuar kryeministrin kosovar javën e kaluar në Washington.

“SHBA duhet të mbështesin këtë ambicie dhe gjithashtu të bëjnë trysni tek vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, përfshirë edhe disa vende fqinje të saj në Evropën juglindore”, transmeton rtk në qëndrimin e saj redaksional gazeta amerikane.

Gazeta më tej përkujton dhe arsyeton ndërhyrjen ushtarake 14 vjet më parë të SHBA kundër Serbisë përkundër obstruksioneve të Rusisië në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Me ndihmën e SHBA, kryengritësit kosovarë ja arritën të zmbrapsin ushtrinë e Sllobodan Millosheviqit dhe të marrin kontrollin mbi Kosovën”, nënvizon gazeta amerikane.

The Washington Post, shkruan edhe për marrëveshjen e 19 prillit në Bruksel, për të theksuar se ajo ‘i bën thirrje Serbisë që të pranojë dhe njoh pushtetin e qeverisë së Kosovës në gjithë territorin e saj në këmbim të një autonomie të zgjeruar për serbët etnikë aty ku ata përbëjnë shumicën’.

"Kosova asnjëherë më, po e përsëris, asnjëherë nuk do jetë më pjesë e Serbisë".

Ministrja e Kosovës për Integrime Evropiane Vlora Çitaku merr sot pjesë në konferencën e organizuar për Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd.

Drejtori i këtij forumi, Dushan Janjiq tha për medet se tema e diskutimeve do të jenë integrimet evropiane dhe zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithçka është planifikuar në atë mënyrë, që ne bashkërisht të mbajnë një ligjeratë”, ka thënë Janjiq, shkruan Express.

Sipas tij, formati i diskutimeve në këtë konferencë do të jetë sipas formulës Gimnych, ku pjesëmarrësit përfaqësohen vetëm me emra e mbiemra, e jo me titujt e tyre institucional.

Në një komunikatë për opinion të zyrës së ministres Çitaku, thuhet se ajo udhëtoi për në Beograd me ndërmjetësimin e zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd.

Sipas njoftimit, ministrja Çitaku, përvec pjesëmarrjes në debat do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues diplomatik në Beograd.

Jozyrtarisht është thënë se ekziston mundësia që ajo të takohet edhe me zëvendëskryeministren e Serbisë për integrimet evropiane, Suzana Grubjeshiç.

Kjo do të jetë hera e parë që një përfaqësues i qeverisë së Kosovës realizon një vizitë në Beograd.
Çitaku në Beograd
Ministrja për Integrime Evropiane e Kosovës, Vlora Çitaku gjatë fjalimit që mbajti në kryeqytetin serb, Beograd ka thënë se "Kosova asnjëherë më, po e përsëris, asnjëherë nuk do jetë më pjesë e Serbisë".

Ajo këtë e tha gjatë adresimit para mediave serbe në konferencën "integrimi në B Edhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë". Kjo konferencë është organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike që edhe e ka ftuar Ministren Çitaku në kryeqytetin serb.

Gjatë një fjalimi 15 minutësh, Vlora Çitaku ka folur për frikën dhe terrorin që e kanë përjetuar shqiptarët përgjatë periudhës së regjimit të Slobodan Millosheviqit.

"Fatkeqësisht unë kam parë shumë masakra dhe njerëz të vrarë dhe gra të dhunuara se cilido tinejxher ka mundur ndonjëherë t`i shoh"` ka thënë Ministrja Çitaku. Ajo megjithatë ka kujtuar se në Serbi edhe gjatë kohërave të errëta ka pasur njerëz që kanë vlera të vërteta evropiane si Natasha Kandiq, Dusan Jannjiq, Ivan Vejvoda dhe Sonja Biserko.
Vlora Çitaku u nis drejt Beogradit
Vizita e ministres kosovare në Beograd, ndonëse pa asnjë takim me qeveritarë serbë, ka marrë vëmendjen e të gjitha medieve kryesore serbe. Një numër i madh i gazetarëve kanë bërë pyetje të ndryshme ministres, ndërsa në fund e kanë duartrokitur paraqitjen e saj.

Vlora Çitaku gjatë ditës është takuar me Shefin e delegacionit të Be në Serbi, Vincent Degert dhe ka vizituar edhe zyrën ndërlidhëse të Kosovës.

Valdet Sadiku ka nisur punën sot si zyrtar ndërlidhës i Kosovës në Serbi.
........................
Vlora  Ccedil itaku  zyrtarja e par euml  e Kosov euml s n euml  Serbi
Ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku ka marrë lëvdata prej udhëheqësit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Vincent Degert për vizitën që po e bënë në Beograd.

"Kjo është një vizitë historike pas një marrëveshjeje historike", ka thënë Degert në fillim të takimit që po zhvillohet edhe në këto momente.

Ministrja për Integrime, megjithatë ka reaguar duke thënë se jeta saj ka plot momente historike, "ka ardhur koha për normalitet", tha ajo.

Vlora Citaku është ftuar në Beograd, nga forumi për marrëdhënie ndëretnike, organizatë joqeveritare kjo që udhëhiqet nga sociologu i njohur serb, Dusan Janjiq. Ajo në Beograd po shoqërohet nga zyrtari i ri ndërlidhës kosovar në Beograd, Valdet Sadiku, i cili e ka marrë detyrën nga dita e sotme.

Ministrja Çitaku pas takimit me shefin e delegacionit të BE-së do e vizitojë edhe Zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ndërsa më vonë gjatë ditës do të takohet me ambasadorët e vendeve të Quintit.

Kanë shumë të drejtë z. Moisiu dhe znj. Kati, por…


Prof.Dr.sc.Eshref Ymeri


       Në organin “Gazeta Shqiptare” të ditës së djeshme (20 qershor), zonja Fatmira Nikolli kishte botuar një material interesant me titull: “Kisha ortodokse: meshat bëhen shqip, përveç zonave minoritare”. Në këtë material, zonja Nikolli citon edhe një deklaratë të ish-Presidentit Moisiu:
       “Ka disa pakujdesi në kisha. Në disa raste, shërbimet fetare mbahen në gjuhën greke, kur duhen mbajtur në gjuhën shqipe. A nuk është Bibla shqip? Unë mendoj se për të kuptuar gjuhën e Zotit, lutjet duhen thënë në gjuhën amtare, që ta kuptojnë të gjithë, sepse nuk di tjetri as arabisht, as rumanisht”.
       Në këtë vijë arsyetimi, edhe zonja e nderuar Kozara Kati, kur flet për kishën e Labovës, e cila nuk ka prift dhe për meshën shkon një prift nga Gjirokastra, deklaron si më poshtë:
       “Ndihem keq kur prifti që vjen i lexon psalmet në gjuhën greke. Ajo nuk është kishë greke, është kishë shqiptare, autoktone. Prifti që vjen është shqiptar dhe unë ia kam thënë që duhet t’i lexojë psalmet shqip”.
       Ky është një shqetësim shumë i drejtë që shtrojnë dy intelektualë shqiptarë.
       Me këtë rast, nga Gazeta Shqiptare janë kërkuar shpjegime në Kishën Ortodokse “Autoqefale Shqiptare” dhe zëdhënësi i saj, zoti Thoma Dhima, ka dhënë këtë sqarim:
       “Liturgjia hyjnore dhe të gjitha shërbesat në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë bëhen në gjuhën shqipe. Përjashtim bëjnë vetëm kishat që u shërbejnë minoriteteve, ku bëhen sipas gjuhës përkatëse amtare”.
       Ish-Presidenti Moisiu dhe zonja Kozara Kati thonë të vërtetën, kurse zoti Thoma Dhima mashtron. Për dijeninë e lexuesve të nderuar, duhet theksuar se shërbimet fetare në kisha ortodokse jo të zonës së minoritetit, domosdo që bëhen në greqisht se kështu është porosia e prerë e Janullatosit, e këtij poshtëruesi të veprës së Fan Nolit dhe të mbretit Ahmet Zogu, si dy themeluesit kryesorë të Kishës së Pavarur Ortodokse të Shqipërisë, e cila ka më shumë se njëzet vjet që është kthyer në një filial të kishës shoviniste greke, të kësaj armikeje të betuar të kombit shqiptar.
       Ish-Presidenti Moisiu dhe zonja Kati, gjurmët e ujkut nuk duhet t’i kërkojnë nëpër kisha të tjera, deri edhe në Labovë, kur ujkun e ish-Ortodoksisë së Pavarur të Shqipërisë e kanë në Katedralen Ortodokse të Tiranës dhe quhet Anastas Janullatos. Ofiqari servil i Janullatosit, me emrin Thoma Dhima, para se të lëshojë deklarata mashtruese për opinionin publik, le t’u shpjegojë shqiptarëve se pse Janullatosi shërbesën fetare me rastin e Pashkëve të fundit e bëri në gjuhën greke dhe të pranishmit e dëgjuan me përkthyes?! Po ata ortodoksë shqiptarë që ishin mbledhur atje pse nuk patën burrërinë të protestonin kundër fjalës së Janullatosit në greqisht dhe të kërkonin që në atë katedrale të flitet shqip? Pse ata ortodoksë shqiptarë nuk kërkojnë largimin e Janullatosit nga kreu i kishës fanoliane, në mënyrë që në mbarë kishat ordodokse jashtë zonës së minoritetit të shërbehet në shqipen e Naim Frashërit, e Faik Konicës, e Fan Nolit, e Gjergj Fishtës, e Ndre Mjedës, e Migjenit, e Nonda Bulkës, e Ismail Kadaresë, e Dritëro Agollit? Pse ata ortodoksë shqiptarë kanë rënë në bark dhe zvarriten me servilizëm para Janullatosit? Cila është arsyeja që vetëdija kombëtare e këtyre ortodoksve shqiptarë paska rënë kaq poshtë dhe qenka katandisur deri në atë derexhe, saqë “qenka e pamundur” që nga radhët e tyre, pas njëzet e dy vjetësh, të dalë një shqiptar me dinjitet kombëtar që të kërkojë mbledhjen e Sinodit të Shenjtë dhe vendosjen në krye të kishës fanoliane të një njeriu me gjak shqiptar dhe me prejardhje shqiptare? Edhe sa kohë do të vazhdojë poshtërimi i kishës fanoliane prej komisares politike të shovinizmit grekokaragjoz që quhet kishë shoviniste greke dhe përfaqësuesit të flaktë të saj që quhet Anastas Janullatos?
       Ish-Presidenti Moisiu dhe znj. Kati, si ortodoksë shqiptarë që janë, pse nuk e ngrenë zërin me forcë dhe të kërkojnë largimin e Janullatosit nga Shqipëria se është bërë si gjellë e thartuar në vendin tonë? Pse druhen ta bëjnë një gjë të tillë? Nga kush kanë frikë?Vallë ta kenë harruar ata porosinë e të madhit Fan Noli, i cili kërkonte që dhespotlerët grekë duhet t’i pastrojmë me mashë nga vendi ynë se ata janë armiq të egër të kombit shqiptar? Vallë ta kenë harruar ata thirrjen që një nënë shqiptare nga Shqipëria e Jugut i drejtonte mikeshës së kombit tonë, zonjës Edit Durham:
       “Na shpëtoni nga prifti grek!”.
       Ish-Presidenti Moisiu duhej ta kishte luajtur siç duhet rolin e vet si Kryetar i Shtetit për mbrojtjen e veprës së Fan Nolit dhe të mbretit Ahmet Zogu, duke kërkuar me kohë largimin e Janullatosit nga vendi ynë. Por ai nuk e luajti një rol të tillë dhe tani, pas akshamit, i bëka përshtypje që në ca kisha, jashtë zonës së minoritetit, shërbesat fetare bëhen në gjuhën e Janullatosit. Vallë të mos e dijë zoti Moisiu që Janullatosi tashmë është shndërruar në një “nepërkë-kulaç” në shullërin shqiptar dhe, nisur nga disa burime konfidenciale që kanë dalë që nga brenda katakombeve të Katedrales gjigante në qendër të Tiranës, ai, sipas porosisë së prerë tëAthinës, kur Zoti ta thërrasë për në botën e përtejme, do të varroset në Bishtin e Pallës?! Kështu që Shqipërisë, krahas dy “shenjtorëve” të huaj, Vladimirit serb dhe Kozmait grek, do t’i shtohet edhe i treti grek, “shenjtori” Anastas?!


Sarandw, 21 qershor 2013 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...