Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/06/22

PD kërkon transparencë për pasurinë e kreut të opozitës

PD kërkon transparencë për pasurinë e kreut të opozitës

Vorpsi: Qytetarët duan përgjigje për pasurinë e Ramës

Partia Demokratike ringre pyetjet ndaj kryetarit të opozitës për transparencën e pasurisë së tij. Zedhensja Laura Vorpsi tha se qytetarët nuk mjaftohen t’u thuash se po ju flet me fjalë zemre, por duan të vërtetën mbi pasurinë e tij.
Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD-së
Edi Rama thotë se do “ndajë me ju zemrën e tij”, por qytetarët kërkojnë që ai të ndajë me ta detajet e të ardhurave të tij të fshehura, dhe taksat e papaguara. Sepse ai nuk flet për asnjë nga to. Në fakt, kanë kaluar pothuajse dy javë që kur mësuam se në mënyrë të paligjshme Edi Rama dështoi të paraqesë deklarimin e të ardhurave të tij. Dhe ende sot ai nuk i është përgjigjur as pyetjeve më të thjeshta të qytetarëve se përse e ka thyer ai ligjin?
Më pas ne mësuam nga lajmet se Rama jo vetëm që e ka fshehur deklaratën e të ardhurave, por ai gjithashtu nuk ka paguar as taksat për miliona lekë të ardhurash. Të gjitha këto në një kohë që është duke ndërtuar vilën e tij shumë milionëshe, që bazuar në të ardhurat e tij të deklaruara, ai nuk mund ta përballojë diçka të tillë. Atëherë, kush po e ndërton vilën e Edi Ramës? Ai as kësaj pyetje nuk po i përgjigjet.
Ndërsa tani, Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është dërguar një letër, ku i kërkohet FBI-së të hetojë Edi Ramën për pastrim parash. Nga erdhën paratë? Cili është burimi i tyre? Edi Rama as për këtë nuk po jep përgjigje.
Dhe mos të harrojmë për lejen e ndërtimit që i dha gruas së tij për një pallat të ndërtuar në Tiranë. E mbani mend? Ai ka thënë:
Por ky nuk është shpjegim. Ai nuk i ka dhënë asnjë përgjigje të vetme pyetjeve të qytetarëve. Dikush e ndërtoi. Dikush u pagua…Por askush nuk e di se kush.
Dhe nëse bëhet fjalë për Ramën, përse po e fsheh ai?
Gjashtë muaj dhe Edi Rama vazhdon t’i fshehë të vërtetën qytetarëve. Sepse ky është Edi Rama.
Rama thotë se ai do të rrisë taksat e qytetarëve, por ai nuk paguan taksat e tij. Rama thotë ai do të ndajë shumë gjëra me qytetarët, por ai nuk i përgjigjet as pyetjeve të tyre më të thjeshta. Dhe Rama thotë se qytetarët meritojnë një shpjegim, por ai refuzon të japë një shpjegim. Përse e fsheh Edi Rama të vërtetën?

Eurodeputetja Tanja Fajon: Parlamenti Europian pret maturi politike nga zgjedhjet e 23 qershorit

Fajon: Parlamenti Europian pret maturi politike nga zgjedhjet e 23 qershorit
Eurodeputetja Tanja Fajon në një intervistë për “ABC News” ka folur për atë që Parlamenti Europian prêt nga zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, maturi politike.
Pyetje: Sa e rëndësishme është për Parlamentin Europian që këto zgjedhje të mos kontestohen këtë radhë?
Ne presim shumë nga Shqipëria këtë rradhë. Presim që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Shpresojmë që Shqipëria të provojë pjekurinë e saj. Është koha tashmë për politikanët dhe qytetarët që të veprojnë me përgjegjësi, për të bërë të mundur avancimin e vendit drejt BE-së. Delegacioni ynë i vogël i Parlamentit Europian do të jetë prezent për zgjedhjet dhe do të ndjekë me shumë vëmendje proçesin. Shpresojmë, që politkanët shqipëtarë do të tregojnë pjekuri pas zgjedhjeve për njohjen e rezultatit. Nëse zgjedhjet do të kontestohen nga një palë ose tjetra, kjo ka të bëjë me pjekurinë politike. Herën e fundit, ne kemi vërejtur shumë vështirësi që u shfaqën me bojkotin e parlamentit, mosfunksionimin e duhur të institucioneve. Ky është hap mbrapa dhe jo krijimi I kushteve për një të ardhme më të mirë për qytetarët. Shqipëria nuk duhet ta humbasë këtë rast. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme parë edhe në kontekstin e krizës ekonomike dhe financiare, ku besimi i qytetarëve te politika në të gjithë Europën është jashtëzakonisht i ulët. Ndaj është koha që Shqipëria të performojë mirë me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të tregojë pjekuri.

Premieri shqiptar Prof.dr.Sali Berisha: Uragani i fitores sot është më gjigand se asnjëherë

Berisha: Uragani i fitores sot është më gjigand se asnjëherë
Partia Demokratike ka përmbyllur në Tiranë fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit.



Në mitingun madheshtor në sheshin “Nënë Tereza” kryeministri Berisha u shpreh uragani i fitores sot është më gjigand se asnjëherë, sepse është uragani i së ardhmes dhe i një mirëqenieje më të mirë.

“Kjo është Tirana blu, Tirana e fitores historike në 23 qershor. Kjo është Tirana dhe Shqipëria e integrimit dhe të ardhmes.


 Uragani i fitores sot është më gjigand se asnjëherë, është uragani i fitores. Uragani i fitores është ai i së ardhmes dhe një mirëqenie më të mirë.


Ora e madhe po afron, të bashkohemi të gjithë për fitore. Më 23 qershor të jemi të gjithë së bashku për të votuar PD-në.


 Fitorja juaj do të jetë për rroga dhe pensione më të larta. 4 vitet që vijnë çdo i ri do të punësohet pa taksa për 3 vjet. Katër vitet që vijnë çdo i ri do të mbështetet me kredi të buta. Bisnesmenët të bashkohen me PD për taksa më të ulëta”- deklaroi kryeminsitri Berisha


Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha nuk dha një përgjigje të qartë lidhur me të ardhmen e tij politike në rast të humbjeve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Gjatë një interviste gjatë në emisionin Top Story në televizionin Top Channel mbrëmë, kryeministri tha vetëm se ai do të lexojë verdiktin e sovranit dhe do të marrë vendimet e duhura. Ndërsa e cilësoi programin e tij si realist zoti Berisha hodhi poshtë mundësinë për të kërkuar një bashkëpunim të mundshëm me LSI-në nëse kjo do të diktohej nga rezultati, ndërsa ish presidentin Bamir Topi, partia e të cilit garon e vetme, ai e cilësoi si të majtë
Kryeministri Sali Berisha dha mbrëmë një intervistë të gjatë në televizionin Top Channel ku ai nuk shkelte prej shumë vitesh. Pasi prej shumë muajsh zgjodhi të qëndronte larg studiove televizive, zoti Berisha vendosi të rikthehej vetëm në fazën përmbyllëse të fushatës. I bindur në një fitore dhe mandat të tretët qeverisës, kryeministri nuk dha një përgjigje të qartë nëse në rast të një humbjeje në zgjedhje do të largohej nga skena politike ku për 23 vjet ka qenë një aktor kryesor: “Kam për detyrë të lexoj me përgjegjësinë më të madhe verdiktin e sovranit”


Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha nuk dha një përgjigje të qartë lidhur me të ardhmen e tij politike në rast të humbjeve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Gjatë një interviste gjatë në emisionin Top Story në televizionin Top Channel mbrëmë, kryeministri tha vetëm se ai do të lexojë verdiktin e sovranit dhe do të marrë vendimet e duhura. Ndërsa e cilësoi programin e tij si realist zoti Berisha hodhi poshtë mundësinë për të kërkuar një bashkëpunim të mundshëm me LSI-në nëse kjo do të diktohej nga rezultati, ndërsa ish presidentin Bamir Topi, partia e të cilit garon e vetme, ai e cilësoi si të majtë
Kryeministri Sali Berisha dha mbrëmë një intervistë të gjatë në televizionin Top Channel ku ai nuk shkelte prej shumë vitesh. Pasi prej shumë muajsh zgjodhi të qëndronte larg studiove televizive, zoti Berisha vendosi të rikthehej vetëm në fazën përmbyllëse të fushatës. I bindur në një fitore dhe mandat të tretët qeverisës, kryeministri nuk dha një përgjigje të qartë nëse në rast të një humbjeje në zgjedhje do të largohej nga skena politike ku për 23 vjet ka qenë një aktor kryesor: “Kam për detyrë të lexoj me përgjegjësinë më të madhe verdiktin e sovranit”
Sistemi zgjedhor shqiptar nuk krijon shumë mundësi për një diferencë të madhe mes palëve në garë. Në vitin 2009 kryeministri Sali Berisha u detyrua të kërkonte një bashkëpunim jo të zakontë me të majtët e Lëvizjes socialiste per integrim, e cila prej dy muaj është rikthyer në gjirin e familjes së vet politike. Hipotezave për një bashkëpunim të ri me zotin Meta në rast se rezultati i zgjedhjeve do ta kushtëzonte një gjë të tillë, kryeministri ju përgjigj negativisht: “Unë personalisht them jo. Sepse atëherë nuk ishte në koalicion me Ramën tani është në koalicion me të. Nuk i qëndroi përgjegjësisë së saj por u largua para kohe dhe nuk ka asnjë lloj motivi që të bëjë koalicion me partinë demokratike pas zgjedhjeve”. Disa orë më parë nga Berati edhe zoti Meta kishte hedhur poshtë gjithashtu në mënyrë kategorike, një tjetër bashkëpunim me zotin Berisha.
Në këto zgjedhje, e djathta rrezikon të pësojë fatin e së majtës në zgjedhjet e kaluara, për shkak të partisë Fryma e re demokratike e ish presidentit Bamir Topi. Pasi pothuajse gjatë gjithë fushatës nuk u mor me të, dje, partia demokratike nisi shpërndarjen e spoteve elektorale kundër zotit Topi, i cili sipas kryeministrit nuk është i djathtë: “Kur ne u hapëm për të djathtën ne nuk përjashtuam. Por ai nuk e ndjen veten djathtas. Problemi i tij është se ndjehet majtas, ai ndjehet tërësisht me Edi Ramën. Sepse ti nëse thua spektri i djathtë, nuk mund të thuash ky është ky nuk është. Por ai e përckatoi veten majtas”.
Kryeministri iu kundërvu shqetësimeve të shprehura nga përfaqësues ndërkombëtarë për procesin zgjedhor dhe veçanërisht për fazën e numërimit të votave: “Ata ndërkombëtarë që thonë se mund të kemi probleme me numërimin mund t’u them: Lërini pargjykimet. Shikoni sisitemin. Është sot sistemi më i saktë, vizual dhe elektronik”.
Sot përfundon zyrtarisht fushata zgjedhore. Socialistët organizuan mbrëmë në Tiranë mitingun e fundit në kryeqytetet, ndërsa kanë zgjedhur në mënyrë simbolike që mbylljen e fushatës së tyre ta bëjnë sot në Shkodër dhe në Vlorë. Ndërsa demokratët do i përmbahen traditës për zhvillimin e saj në Tiranë.

Sistemi zgjedhor shqiptar nuk krijon shumë mundësi për një diferencë të madhe mes palëve në garë. Në vitin 2009 kryeministri Sali Berisha u detyrua të kërkonte një bashkëpunim jo të zakontë me të majtët e Lëvizjes socialiste per integrim, e cila prej dy muaj është rikthyer në gjirin e familjes së vet politike. Hipotezave për një bashkëpunim të ri me zotin Meta në rast se rezultati i zgjedhjeve do ta kushtëzonte një gjë të tillë, kryeministri ju përgjigj negativisht: “Unë personalisht them jo. Sepse atëherë nuk ishte në koalicion me Ramën tani është në koalicion me të. Nuk i qëndroi përgjegjësisë së saj por u largua para kohe dhe nuk ka asnjë lloj motivi që të bëjë koalicion me partinë demokratike pas zgjedhjeve”. Disa orë më parë nga Berati edhe zoti Meta kishte hedhur poshtë gjithashtu në mënyrë kategorike, një tjetër bashkëpunim me zotin Berisha.
Në këto zgjedhje, e djathta rrezikon të pësojë fatin e së majtës në zgjedhjet e kaluara, për shkak të partisë Fryma e re demokratike e ish presidentit Bamir Topi. Pasi pothuajse gjatë gjithë fushatës nuk u mor me të, dje, partia demokratike nisi shpërndarjen e spoteve elektorale kundër zotit Topi, i cili sipas kryeministrit nuk është i djathtë: “Kur ne u hapëm për të djathtën ne nuk përjashtuam. Por ai nuk e ndjen veten djathtas. Problemi i tij është se ndjehet majtas, ai ndjehet tërësisht me Edi Ramën. Sepse ti nëse thua spektri i djathtë, nuk mund të thuash ky është ky nuk është. Por ai e përckatoi veten majtas”.
Kryeministri iu kundërvu shqetësimeve të shprehura nga përfaqësues ndërkombëtarë për procesin zgjedhor dhe veçanërisht për fazën e numërimit të votave: “Ata ndërkombëtarë që thonë se mund të kemi probleme me numërimin mund t’u them: Lërini pargjykimet. Shikoni sisitemin. Është sot sistemi më i saktë, vizual dhe elektronik”.
Sot përfundon zyrtarisht fushata zgjedhore. Socialistët organizuan mbrëmë në Tiranë mitingun e fundit në kryeqytetet, ndërsa kanë zgjedhur në mënyrë simbolike që mbylljen e fushatës së tyre ta bëjnë sot në Shkodër dhe në Vlorë. Ndërsa demokratët do i përmbahen traditës për zhvillimin e saj në Tiranë.


Përmbyllet fushata në Shqipëri
Është përmbyllur fushata në Shqipëri. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të Shqipërisë e kanë përmbyllur fushatën në Tiranë. Ndërkaq nesër, pritet të jetë heshtje zgjedhore për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të dielën kur Shqipëria pritet të votojë.
Partia Demokratike e përmbyll fushatën e saj në Tiranë në një miting në sheshin "Nënë Tereza duke i qëndruar kështu traditës të mbylljes së fushatës në kryeqytet.
Në këtë po jipen edhe mesazhet e fundit elektorale para zgjedhjeve të së dielës, ku qytetarët me votën e tyre do të vendosin për ata që do të drejtojnë vendin për katër vitet e ardhshme.
Pas fjalimeve nga drejtuesit e listave të kandidatëve nëpër qarqe dhe në fund Kryeministri Sali Berisha Foli do të flaës votuesit.
Ndërkaq, ndryshe nga tradita e proceseve të mëparshme elektorale, Partia Socialiste do ta përmbyllë fushatën në dy qendra të rëndësishme, në Shkodër dhe në Vlorë, qytete në të cilat janë ndarë edhe figurat më të rëndësishme të partisë më të madhe të opozitës.
Fillimisht këtë pasdite të së premtes, kreu i PS-së Edi Rama ishte në Shkoder, ku theksoi se era e Rilindjes po fryn fort në kryeqendrën e veriut.
"Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni. Nuk duhet të jetojmë më me ndasitë e vjetra ndaj duhet të ndëshkojmë me votë marrëzinë e përçarjes", tha Rama.
Kreu socialist theksoi qytetarët shqiptarë ndodhen në kushte të vështira të jetesës dhe për këtë përgjegjës është Kryeministri.
"Kush i thotë sot vetes shqiptar i mirë nuk duhet ta harrojë se kur e keqja e kap një vend për fyti, faji nuk është i të këqinjve por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë", tha Rama.
Kreu socialist shprehu lumturinë që fushata zgjedhore përmbyllet pikërisht në dy qendra të rëndësishme të vendit, që Rama i cilësoi si qytetet e krenarisë shqiptarëve, por edhe të origjinës së tij
Rama: Të dyfishojmë votën. Garant për mbrojtjen e votës, presim 80 mandate

Ndërsa mbeten 24 orë nga zgjedhjet parlamentare të së djelës, dy aleatët e majtë Edvin Kristaq Rama dhe Ilir Meta kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp ku kanë garantuar mbrojtjen e votës për një fitore të Aleancës për Shqipërinë Europiane. Në fjalën e tij, kryesocialisti Edvin Kristaq Rama theksoi se do të jetë pikërisht boshti PS-LSI i cili do garantojë fitoren e madhe të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

“Kemi arritur në fund të pjesës së fushatës që ka të bëjë me publikun dhe na ndajnë vetëm 48 orë në një ditë historike për Shqipërinë. Kemi zhvilluar një fushatë fantastike me një skuadër që unë e konsideroj më të mirën të pasur ndonjëherë, me mbështetje dhe koalicionin më të madh dhe më të fortë që ka zbritur ndonjëherë në fushën e betejës elektorale, ku boshti PS-LSI është garancia që do sjellë për gjithë shqiptarët këtë fitore”, tha Rama.
Rama: Kryeqyteti është pararoja e fitores së rilindjes

Por kryesocialisti Rama edhe pse u shpreh i bindur për fitore, theksoi se do të festohet vetëm pasi të jetë vulosur rezultati, i cili sipas tij duhet të dalë nga kutitë i patjetërsuar ndërsa garantoi se grupet e numërimit do të garantojnë mbrojtjen e çdo vote.
Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama i bëri thirrje votuesve të marrin me vete edhe një tjetër në kutinë e votimit për të dyfishuar votën.
“As edhe një gjë nuk ka mbaruar të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjithandej, 48 orët më të rëndësishme që do vendosin jo kush do qeverisë, por çfarë atdheu do të kemi për një gjeneratë., në këto orë për fatet e vendit tonë, si ne, si cdo zgjedhës, qytetrarët, deputetët, kemi një detyrë ta dyfishojmë votën që kemi në dorë, duke marrë përdore në qendrën e votimit një zgjedhës që nuk ka votuar apo ka votuar për kundërshtarët. Çdo votë duhet mbrojtur dhe mbrojtja më e sigurtë është dyfishimi i votës, në radhët e të lëkundurve përreth. Secili ta bëjë sy më sy, me telefon, përmes rrjeteve sociale, ta gjejë votën rreth vetes për të mbrojtur votën e tij” tha Rama.

Berisha: Vota për PD është votë për zhvillimin e vendit
Rama ka thënë më tej se aleanca do të garantoj paprekshmërinë e çdo vote ndërsa theksoi se koalicioni i majtë do të marrë 77-80 mandate.
“I kujtoj pjesëtarëve të skuadrës sonë të përfshirë në administrimin zgjedhor se, PS dhe aleanca jonë ka detyrim të deklarojë paprekshmërinë e çdo aleati në garë. Asnjë votë të mos cënohet, të mbrohet çdo parti e vogël, të mos tjetërsohet në numërim. Na intereson të fitojmë me dinjitet, ne jemi aleanca për Shqipërinë Europiane dhe bashkë me LSI përfaqësojmë opozitën në komisione dhe grupe numërimi, jemi të vendosur të mbrojmë votën e çdo zgjedhësi. Do ia dalim të nxjerrim nga kutitë rezultatin që presim 77 deri në 80 mandate, ditën e dielën ky rezultat duhet të dalë i paprekur nga kutitë”, tha Rama.


Ilir Meta: Berisha të garantojë zgjedhje të lira. Të dielen vendi ndahet nga qeveria e Sali Berishës
Ndërsa kreu i LSI-së Ilir Meta ndërsa ka vlerësuar aleancën me PS-në ka garantuar se kjo aleancë është e fortë dhe e qëndrueshme.
I pyetur nëse do të ketë një bashkim me PD-në pas zgjedhjeve, kreu i LSI-së theksoi se ai kapitull është i mbyllur përgjithmonë.
“Cilido të jetë rezultati jemi në një aleancë para e paszgjedhore, edhe pse fitorja është në duart tona nuk e lëmë të na ikë nga dora, por do të jetë një fitore për gjithë vendin. Aleanca do të jetë edhe më e gjerë se këtë e garanton fryma e tolerancës dhe gjithpërfshirjes, do të thotë një mentalitet i ri i qeverisjes në vend dhe i raportit me qytetarin, shoqërinë civile, grupet e interesit, shumë më gjerë se çështje partish” tha Meta.


Ndërsa mbeten 48 orë nga zgjedhjet parlamentare të së dielës, dy aleatët e majtë Edi Rama dhe Ilir Meta kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp ku kanë garantuar mbrojtjen e votës për një fitore të Aleancës për Shqipërinë Europiane, raporton Ora News.
Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama theksoi se do të jetë pikërisht boshti PS-LSI i cili do garantojë fitoren e madhe të zgjedhjeve të 23 qershorit.
“Kemi arritur në fund të pjesës së fushatës që ka të bëjë me publikun dhe na ndajnë vetëm 48 orë në një ditë historike për Shqipërinë. Kemi zhvilluar një fushatë fantastike me një skuadër që unë e konsideroj më të mirën të pasur ndonjëherë, me mbështetje dhe koalicionin më të madh dhe më të fortë që ka zbritur ndonjëherë në fushën e betejës elektorale, ku boshti PS-LSI është garancia që do sjellë për gjithë shqiptarët këtë fitore”, tha Rama.
Por kryesocialisti Rama edhe pse u shpreh i bindur për fitore, theksoi se do të festohet vetëm pasi të jetë vulosur rezultati, i cili sipas tij duhet të dalë nga kutitë i patjetërsuar ndërsa garantoi se grupet e numërimit do të garantojnë mbrojtjen e çdo vote.
Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama i bëri thirrje votuesve të marrin me vete edhe një tjetër në kutinë e votimit për të dyfishuar votën.

Nishani: Nuk jam sëmurë, po kryej detyrën

Presidenti përgënjeshtron informacionet mbi gjendjen e tij shëndetësore

(I plotësuar) - Presidenti Nishani në një deklaratë për mediat ka hedhur poshtë informacionet se ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Nishani garantoi qytetarët se është në krye të detyrës dhe se po e kryen atë në përputhje të plotë me detyrimet kushtetuese.
Sipas tij burime burime të papërgjegjshme kanë dezinformuar mediat. Kreu i shtetit në këtë komunikim me mediat theksoi se jo vetëm që nuk ka qenë sëmurë, por gjatë ditës së sotme ka kryer me përpikmëri disa detyra si President i vendit.
“Arsyeja e këtij komunikimi ishte për të përcjellë tek dashamirësit e mi, një mesazh qetësie. Sepse para disa çastesh, disa burime të papërgjegjshme kanë dërguar në media të ndryshme një lajm të vërtetë ku pretendohej për një gjendje të rënduar time. Dua të shpreh keqardhje për shqetësimin që u ka ardhur, sepse bëhet fjalë për Presidentin e Republikës për kreun e shtetit. Duke përfituar nga ky rast dua të garantoj se presidenti është në krye të detyrës dhe do përmbushë me sukses të gjitha detyrat”, deklaroi Nishani.
“Axhenda ime gjatë ditës së sotme ka qenë, në drekë jam kthyer pas një vizite të sukseshme në Izrael, mblodha në KLD dhe më pas iu drejtova banesës në Durrës për t’u bashkuar me familjen, nga ku dhe mësova lajmin e rremë mbi gjendjen time shëndetësore”.
Presidenti Nishani shtrohet në spital në gjendje të rëndë
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përfunduar në spital. Mësohet se ai është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk ka të dhëna në lidhje me konsultat mjekësore.
Masat e policisë për zgjedhjet e 23 qershorit
Policia e Tiranës së bashku me OSBE kanë trajnuar 1644 efektivë policie për zgjedhjet. Drejtori Bernard Caushaj ka dhënë detaje rreth planit të masave të policisë së kryeqytetit.
Drejtori Caushaj garantoi se Strukturat e Policisë së Tiranës, për zbatimin e detyrave funksionale gjatë këtij procesi udhëhiqen nga profesionalizmi, korrektësia, objektiviteti, paanësia dhe respektimi rigoroz i ligjit.
Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë veprimet e kundraligjshme, të individëve të veçantë, që pengojnë lirinë e tyre në ushtrimin e të drejtës së votës.
Hoxha: Rama po e politizon çështjen e ndërtimeve pa leje
Asnjë ndërtim pa leje në qytetin Tiranës nuk do të mbijetojë dot. Këtë ka rideklaruar sot drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Florenc Hoxha, gjatë aksionit për prishjen e disa ndërtimeve pa leje në Tiranë. Ndërsa Inspektorati vazhdon aksionet e tij gjatë 24 orëve, kryetari i PS po i politizon ato.
Drejtori i Inspektoratit të Ndërtimit, Florenc Hoxha i ka bërë thirrje Edi Ramës, që të kontribuojë në frenimin e ndërtimeve pa leje, duke urdhëruar eksponentët e lartë të partisë së tij, të pezullojnë ndërtimet e tyre pa leje në Tiranë. Një nga ndërtimet e prishura gjatë ditës së sotme, ka qenë në rrugën “Pjeter Budi”, në zonën e Qytetit Studenti. Hyrja në fuqi e planit urbanistik përjashton nga çdo lloj mundësi legalizimi të shtesave pa leje dhe fati i tyre do të jetë prishja.
“Sot Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës po vazhdon prishjen e objekteve të tjera pa leje brenda territorit të qytetit të Tiranës. I bëj thirrje Edi Ramës, që të mos e politizojë këtë çështje, po nëse do të kontribuojë në këtë drejtim për të parandaluar ndërtimet pa leje, t’i bëjë thirrje eksponentëve të lartë të partisë së tij, që të pezullojnë dhe të mos ndërtojnë pa leje. Gjithashtu, po ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mos shpenzojnë kot në këtë drejtim, pra duke ndërtuar pa leje, pasi nuk do të lejojmë dhe do të godasim çdo objekt pa leje që po ndërtohet apo do të ndërtohet në qytetin e Tiranës.”- deklaroi z. Hoxha.
Ai tha se të gjitha objektet të cilat janë prishur dhe do të kenë të njëjtin fat edhe në ditët në vijim, janë objekte pa leje dhe jashtë çdo kriteri ligjor, ndërkohë që këto prishje janë bërë duke mos rënë në kundërshtim me procesin e legalizimit.
Procesi zgjedhor, ushtria merr në ruajtje objektet e rëndësisë së veçantë për zgjedhjet
Objektet e rëndësisë së veçantë merren në ruajtje nga forcat e ushtrisë.
Ky urdhër është nxjerrë në zbatim të akteve ligjore që normojnë detyrat e policisë dhe të forcave të armatosura në kuadër të procesit zgjedhor, si dhe Urdhrit të Përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, dhe ka si qëllim zëvendësimin e punonjësve të policisë së ruajtjes dhe sigurimit të objekteve e planifikimin e tyre me shërbime para dhe gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar strukturat vendore të Policisë që të marrin masa për dorëzimin e sigurimit të objekteve shtetërore dhe të trupit diplomatik, strukturave të forcave të armatosura. Dorëzimi i këtyre objekteve do të bëhet i shoqëruar dhe me dokumentacionin përkatës të çdo objekti që ka të bëjë me garantimin e sigurisë së tyre.
Për Procesin Zgjedhor Qershor 2013, është shtuar numri i Objekteve të VNV-ve, si dhe QV-ve, me rreth 700 objekte më tepër se në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore Maj 2011 dhe ruajtja e sigurimi i tyre kërkon angazhimin e rreth 1000 punonjësve të policisë, për këtë lindi si domosdoshmëri angazhimi me këto detyra i personelit policor të strukturave të Objekteve që merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me ruajtjen e Objekteve të Rëndësishme Shtetërore.





2013/06/21

“Një histori e Kontestuar”

Nga Flori Bruqi

Reagim i argumentuar dhe i domosdoshëm kundër një historie të sajuar e cila derisa nuk është e vërtetë nuk mund të quhet as histori. Kështu është vlerësuar libri i historianit Jakup Krasniqi, “Një histori e Kontestuar”, kritikë librit të Oliver Jens Schmitt “Kosova-histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”.

Akademiku dhe historiani i letërsisë, Rexhep Qosja më pozitiven e këtij libri e ka quajtur fillimin siç ka thënë të praktikimit të reagimit në jetën tonë shkencore, pasi ky veprim ka qenë i rrallë duke mos shfrytëzuar faktet.

“Libri është i liruar prej retorikës, prej patetikes për të cilës ne vuajmë. Kudo ne vuajmë, vuajmë në shkencë, vuajmë në publicistikë, vuajmë madje edhe në politikë.

Flet me argumente dhe me argumente, me argumente pothuaj i ka demantuar i ka komprometuar shumë konstatime të këtij autori zviceran”, ka thënë Akademik Prof.Dr.Rexhep Qosja.

Për Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ftesës për debat të Schmitt Krasniqi i është përgjigjur me armët e tij të duhura si historian dhe argumenteve të autorëve të tjerë të huaj.

“Përdorë argumentet e historianëve, shkencëtarëve, albanologëve, studiuesve të huaj dhe kjo më duket mu është mënyra më e mirë për të kundërshtuar një të huaj sepse është i besueshëm”, ka thënë Lauka.

Ndërkohë autori i librit, Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Prof.Dr.sc. Jakup Krasniqi ka thënë se libri i Schmitt ka qenë politik dhe i shkruar për qarqe të caktuara.


“Është një libër politik për qarqe të caktuara dhe që i kundërvihet një libri të një historiani që për mua është një nga librat më të mirë që është shkruar për historinë e Kosovës, për Noel Malkolmin ‘Historia e shkurtër e Kosovës’ dhe mendoj se më tepër i është kundërvënë asaj libre sesa diçka tjetër ”, ka thënë Krasniqi.

Schmitt është kritikuar shumë për ato që ka shkruar, të cilat janë cilësuar falsifikime në përpjekje për të krijuar një të ashtuquajtur histori alternative të shqiptarëve në këtë kohë pluralizmi. Libri është vënë në një vend me raportin e Dick Martit. Krasniqi ka thënë se libri i tij i botuar nga Shtëpia Botuese “Buzuku” do të përkthehet edhe në gjuhë tjera.










Jakup Krasniqi, lindi më 01.01.1951 në Negrovc të Drenasit, është politikan shqiptar, ish zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori. Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb.

Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike.

Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Tani është sekretar i përgjithshëm i PDK-së, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së në parlamentin e Kosovës dhe anëtar i Grupi politik strategjik për negociata. Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake:

1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat;
1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas;
1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj;
1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas;
1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas;
1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);
1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë;
1999–Janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim;
2001-Deputet në Legjislaturën e Parë;
Mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës;
Tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II;
2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës;
Nëntor 2007 deputet, mandati III;
Janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves;
1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës;
1981–1991 I burgosur politik;
1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas;
1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës;
1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK;
1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, Nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës.

Libra


Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2006. ISBN 978-9951-08-059-6

"Kosova i a historical context"; Shtëpia Botuese "Eeuroprinty", 128 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-05-109-X

"Një luftë ndryshe për Kosovën"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 224 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-08-092-2

"Pavarësia si kompromis"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-116-6


"Kosova në kontekst historik"; Botim i dytë i plotësuar. Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-115-0

"Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991 sipas shtypit shqiptar"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2011; ISBN 978-9951-08-140-5

Guxo ta duash lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.

Pranvera e lirisë ‘81, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.

Flijimi për lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.

Etj

Agim Vinca: Letërsia e diasporës, pjesë integrale e letërsisë shqipe


Profesori i letërsisë, Agim Vinca, njihet si albanolog, poet dhe studiues i letërsisë. Ai   shpalosi disa pikëpamje të tija për letërsinë e diasporës, ku vuri në pah vlerat që ka kjo letërsi dhe kontributin që ajo e ka dhënë për zhvillimin e përgjithshëm të letërsisë shqipe.

Roli i kolonive shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare

“Letërsia shqipe e diasporës është pjesë integrale e letërsisë sonë në përgjithësi. Si e tillë ajo ndikon në përcaktimin e fizionomisë historiko-letrare të letërsisë shqipe.

Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, kur nuk ekzistonte shteti shqiptar, letërsia shqipe është krijuar kryesisht në kolonitë shqiptare në mërgim (Stamboll, Kajro, Bukuresht etj.), si dhe tek arbëreshët e Italisë.

Aty kanë krijuar penat më të shquara të letërsisë shqipe të asaj kohe (Naimi, Samiu, Pashko Vasa, Jani Vreto, Kristoforidhi, Çajupi, Asdreni etj.). Pa ta, letërsia, gjuha dhe kultura shqiptare as që mund të merret me mend.

Pas krijimit të shtetit shqiptar (1912) dhe sidomos nga vitet  1920 e këndej, fuqizohen qendrat kulturore në Shqipëri, si Shkodra, Korça, Elbasani etj., më vonë, pasi bëhet kryeqytet (nga viti 1920 e tëhu), Tirana bëhet qendër e zhvillimeve letrare dhe kulturore shqiptare, për të mbetur e tillë edhe sot.

 Por, Noli, Konica e të tjerë vazhdonin të krijonin në mërgim (kryesisht në Amerikë)”, tha prof.dr. Agim Vinca. Ai shtoi se një numër i shkrimtarëve të mëdhenj pas Luftës së Dytë Botërore krijuan jashtë shtetit.


 “Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore një numër i konsiderueshëm shkrimtarësh dhe intelektualësh shqiptarë, kryesisht të orientimit antikomunist, do ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre letrare e shkencore në botën e jashtme, kryesisht në Perëndim.

Të tillë ishin dhe janë: Martin Camaj, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Kark Gurakuqi, Namik Resuli, Bardhyl Pogoni, Nexhat Peshkëpia etj. Dy të parët sidomos janë pa dyshim dy nga emrat më të spikatur të letërsisë dhe kulturës bashkëkohore shqiptare.

Letërsia bilinguale në kohën e globalizimit

Pastaj vjen brezi i krijuesve të rinj shqiptarë, kryesisht nga Kosova, që pas vitit 1981, për arsye politike largohen në Perëndim (Zvicër, Gjermani, Suedi etj.).

Në mesin e tyre, krahas krijuesve të zakonshëm, ka edhe krijues të talentuar”, nënvizoi prof. Vinca. Vala më e re e mërgimit është ajo e pas vitit 1990, kur shumë krijues, të të gjitha fushave, përfshirë edhe letërsinë, mërgojnë në vende të ndryshme të botës.


 “Disa prej tyre do të krijojnë në dy gjuhë (shqip dhe në gjuhën e vendit ku vendosen) ose, madje, në ndonjë rast, edhe vetëm në gjuhë të huaj (italisht, frëngjisht, anglisht etj.), një fenomen që ekzistonte në letërsinë shqipe në periudhën e Rilindjes dhe që do të rishfaqet në fund të shekullit XX dhe në fillim të këtij shekulli (XXI).

E kam fjalën për bilinguizmin si quhet ky fenomen, i njohur jo vetëm ndër ne, po edhe në botë. Jetojmë në kohën e globalizmit. Komunikimi mes njerëzve sot është shumë më i shpejtë dhe më i lehtë se dikur.

Vlerat që krijohen në botë mund të komunikojë me lexuesit në atdhe (në Shqipëri, Kosovë etj.) dhe e kundërta. Pa krijuesit e diasporës nuk mund të hartohet asnjë antologji dhe histori e letërsisë shqipe”, nënvizoi profesor Agim Vinca.

Situata e arsimimit tek fëmijët romë

Eneas Mullaji


Popullsia Rome është e pranishme në Shqipëri që para shumë dekadash dhe jeton pothuajse kudo në territorin tonë. Romët kanë qenë më të prekurit nga tranzicioni pas komunist për shkak të nivelit të ulët të arsimimit dhe për shkak të diskriminimit që u është bërë. Skamja e tyre është e dukshme në numrin e lartë të të papunëve, të kushteve të mjerueshme të jetesës, mungesës së arsimimitdhe ndihmës sociale. Popullsia rome në Shqipëri llogaritet të jetë nga 80,000 në 150,000, sipas statistikave të “INSTAT” (Instituti i Statistikave) dhe ajo përballet me një shkallë të lartë diskriminimi dhe përjashtimi social, me përqindje shumë të larta analfabetizmi që ka tendencë të përkeqësohet. Fëmijët romë kanë një frekuentim shumë më të ulët të shkollës krahasuar me fëmijët joromë.

Në intervista të marra me disa prindër tëkëtij komuniteti, në qëndrimet e tyre ndaj shkollimit të fëmijëve, pohuan se duan që fëmijët e tyre të arsimohen. Duke parë se si fëmijët joromëavancojnë në shoqëri përmes shkollimit dhe diplomimit, ata e kuptojnë se po të kesh profesion jeton më mirë sesa pa profesion. Konkluzioni është se ndihma e vetme që mund t’i jepet janë shkollat profesionale për mundësinë e punësimit, por edhe këtu qëndron problemi i mbulimit të shpenzimeve akademike të fëmijëve.Kjo e fundit ka sjellë atëqë tashmëështë e njohur: fëmijët romë e fillojnë punën që në moshë shumë të vogël, kryesisht duke mbledhur materiale të riciklueshme ose duke larë xhama makinash.Kjo për arsyen se fëmijët romë nëShqipëri vijnë nga familje me një varfëri ekstreme. Kyështë një disavantazh i thellë social i lidhur me fëmijët joromë: ata nuk mund të ndjekin kopshtin, nuk kanë pajisje mësimore dhe krahas këtyre problemeveështë dhe fakti se kur futen në klasën e parë ata nuk dinë as gjuhën shqipe.



Sipas INSTAT-it në Republikën e Shqipërisë jetojnë rreth 5000 fëmijëromëtë grupmoshës,3-16 vjec ku rezulton që 62%e tyre, nuk ndjekin asnjë lloj niveli arsimor, ndërsa vajzat pas përfundimit të shkollës fillore nuk u jepet mundësia për të vazhduar studimet, në fillimet e adoleshencës. Pasi kanë ndërprerë shkollimin ato zakonisht martohen. Nënjë intervistë të bërëmenjë prind rom, i cili shiste rroba pranë tregut tek Spitali 5: “S`më intereson shkolla fare mua, është e rrezikshme nuk i lë gocat vetëm të ikin, unë vetë nuk i coj dhe t’i marr pasi jam gjithë ditën këtu, prandaj nuk i coj më mirë fare në shkollë, edhe unë pa shkollë jam, s`më ka gjetur gjë. Vetëm çunat shkojnë në shkollë, çunat le të ikin të bëjnë qejf nuk i gjen gjë ata. Po dhe cunat s`dinë me mësu, prandaj them që s’ka ç`na duhet shkolla neve, jemi mirë dhe kështu”.

Në një intervistë të marrë nga mësuesja e parë rome në shkollën “Zemra e Nënës”ajo shprehu shqetësimin e saj duke thënë seështë pamundësia ekonomike që nuk i lejon prindërit të sjellin fëmijët në shkollë, ku ka pasur dhe raste që pas fillimit të shkollës e kanë braktisur për arsyen e vetme se kostojaqë ka arsimi është e lartë, dhe familjet nuk arrijnë dot ta përballojnë; familjarët përmendin shpesh se mungesa e librave dhe pamundësia për t’i blerë, si dhe për t’i pajisur me materialet dhe veshjet e duhura si fëmijët joromëështëdicka dekurajuese për pjesën më të madhe të nxënësve. Romët ndjejnë se shkollimi i fëmijëve të tyre nuk do të shoqërohet me ato përfitime që kanë nga arsimimi fëmijët joromë. Ata ndjejnë se do të merren përsëri me të njëjtat punë sic merren tani që nuk janë të shkolluar. Kjo është arsyeja pse ata nuk besojnë fort në rolin e shkollës dhe të arsimit në përgjithësi.Më tej mësuesja shtoi se: “Unë si pjesë e komunitetit rom jam munduar t’i jap këshilla duke marrë shembull veten time dhe çfarë kam arritur përmes shkollimit, gjë e cila ka arritur të ndikojë sado pak tek familjet e tyre”.

Intervista më pas vazhdoi me një fëmijë të moshës 15 vjeci cili u shpreh se: “Mbase është i rëndësishëm arsimimi, po për cfarë duhet, se mos do fillojmë punë? Ja prapë këtu do përfundojmë në rrugë duke shitur rroba ose duke gërmuar nëpër plehra. Kështu shprehet djaloshi, duke vijuar me kërkesën që qeveria duhet t’i ndimojë të paktën brezat që po vijnë me heqjen e shpenzimeve shkollore dhe dhënien e një mundësie të arsimit si gjithë fëmijët e tjerë.

Shqipëria në moshën e internetit

 Edison Xhakoni


Nëse kërkohen të dhëna në internet dhe nuk gjenden, nuk do të thotë domosdoshmërisht që nuk ka të dhëna për çështjen mbi të cilën kërkohet. Për ta ilustruar duhet marrë një shembull, një personazh që kërkon e, çfarë, si dhe ku kërkon, çfarë gjen e çfarë nuk gjen, e kështu me radhë. Duhet një histori, pra. Dhe historia është e një studenti që kërkon ambjentet publike në shërbim të tij, ku mund të kalojë kohën e lirë, të merret me art, sport a çfarëdolloj aktiviteti jashtë fushës që studion, në Tiranë, në vitin 2012 të erës sonë. Kur dëgjohet të thuhet se në Tiranë ka ambjente të tilla, nuk ka pse të dyshohet. Gjithsesi, për t’i gjetur duhet kërkuar pak, pasi fakulteti nuk jep të tilla, përveç bibliotekës dhe stolave të oborrit, nëse mund të konsiderohen.

Në internet informacionet janë ose munguese, ose të vështira për t’u gjetur. Në faqen e Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve nuk gjendet asgjë, e as në tirana.gov.al të bashkisë. Në faqen e Institutit të Statistikave informacionet kufizohen në disa rreshta, përveç komunikatave për shtyp, që prapëseprapë nuk janë aq të gjata dhe gjithsesi, nuk gjendet gjë mbi temën. E njëjta mungesë (ose fshehtësi) informacioni edhe në faqet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe universiteteve publike apo Qytetit Studenti.



Në këtë pamundësi, ku nuk përjashtohet mundësia e paaftësisë në kërkim, telefoni duket si alternativë, por rezultatet nuk ndryshojnë shumë; Ministria e Arsimit, Instat-i dhe Universiteti i Tiranës nuk janë të arritshëm nëpërmjet telefonit, bashkia përgjigjet por kërkojnë paraqitjen atje dhe nuk japin ndonjë informacion, ndërsa për drejtorinë e QS-së nuk gjendet as një numër telefoni. Studenti Telefonon një mik që banon atje, por as ai nuk di të thotë ndonjë gjë më tepër. Në MTKRS e presin dy vajza mjaft të sjellshme dhe të gatshme të ndihmojnë, por nuk dinë t’u përgjigjen pyetjeve të tij. Ato i vënë në dispozicion një email dhe e drejtojnë tek një adresë ku do të duhej të ishin zyrat e Këshillit Rinor, por që apartamenti ishte në rikonstruksion dhe pas shumë trokitjesh derën e hap një punëtor tepër i sjellshëm, që s’di të thotë asgjë.

Personazhi i shkruan vajzës së ministrisë për t’i treguar që aty ku e drejtoi nuk kishte asgjë përveç një apartamenti bosh dhe për t’i kërkuar ndonjë informacion tjetër, duke i përsëritur pyetjet që i kishte bërë, por akoma nuk ka marrë një email përgjigjeje. I vetmi informacion i dobishëm dhënë prej vajzës së Ministrisë së Kulturës është ekzistenca e një qendre për fëmijë e të rinj, të quajtur Ten, vendosur në ambjentet e ish kinema Dajtit, për të cilën, çuditërisht, në faqen e bashkisë nuk gjendet asnjë e dhënë.Një qendër multifunksionale në varësi të Bashkisë së Tiranës në funksion që prej shkurtit 2010, që me sa duket ofron mundësi mjaft të mira, jo vetëm argëtimi. Në këtë qendër ka një sallë projektimi me kapacitet prej 130 personash, sallë leximi, prezantime librash, kurse aktrimi, vokali apo veglash muzikore, trajnime për spiker radiofonik, kurse kërcimi, kurse pikture, korridor ekspozimi, etj., dhe të gjitha këto falas! Nuk gjendet gjithsesi një faqe web e qendrës, ku të ketë informacione mbi aktivitetin e saj, përveç disa artikujve në faqe të ndryshme, që më së shumti janë shkruar me rastin e vizitave atje të kryebashkiakut të asaj kohe, dhe një profili në facebook, ku nuk ka asgjë! Megjithatë, kjo qendër duket të jetë ende në funksion, edhe pse ndoshta jo ashtu siç do të duhej të ishte.

Në faqen web të bashkisë ka edhe diçka me emrin Qendra Kulturore Tirana, por nuk ka informacion se çfarë është dhe nga cili institucion varet. Dhe nga dy numrat e telefonit që ndodhen aty përgjigjet vetëm zyra e financës, që normalisht nuk kanë pse i përgjigjen këtyre lloj pyetjesh.Jashtë internetit, mësohet që edhe Qyteti Studenti ka ambjente për të kaluar kohën e lirë, si bibloteka, ku mund të lidhesh edhe në internet falas, salla e lojrave, fusha e sportit, pavarësisht se e amortizuar si dhe salla interneti nëpër godina, me një çmim 40-50 lekë ora. Gjithashtu është vendosur edhe një ekran i madh në hyrje, kryesisht për t’u bërë të mundur studentëve ndjekjen e kampionatit europian të futbollit. Me shaka, ndonjë mik student, mund të thotë që në QS ka edhe mitingje falas.

Të kërkuarit për atë që nuk është sjell ndoshta një prej zhgënjimeve më të mëdha. Por sjell edhe ndjesinë e të mos ndjerit i paaftë për mungesën e rezultatit. Kjo sepse në Tiranë, i vetmi ambjent publik, në funksion të riorganizimit shpirtëror e mendor të kujt ka dëshirë, është Ten-i. Të tjera nuk ka. Dhe nëse është dëshira për ta krahasuar këtë gjendje të kryeqytetit me atë të para rreth 25 vjetësh, nuk është mundësia. Në asnjë kënd të faqeve zyrtare shqip nuk gjenden të dhëna të tilla. Edhe nëse INSTAT-i i ka ato, në faqen e tyre ose nuk janë hedhur. Por problemi nuk është se nuk u gjet diçka që nuk ishte. Problem është mungesa e përgjithshme e informacionit shqip në internet, apo vështirësia në gjetje dhe paqartësia e tij. Vështirë është gjetja e një shtëpie me qera me çmim të përballueshëm, e literaturës didaktike për të thelluar studimet, e një libri artistik që mund të lexohet falas, një filmi apo kënge të viteve të shkuar, apo qoftë edhe një jetëshkrim i rëndomtë stil Wikipedia i një personazhi publik. Nuk ka informacion mbi programet studimore të universiteteve publike, ambjentet apo stafin akademik, ku aplikantët e rinj të njihet paraprakisht me çfarë do të kenë të bëjnë. Nuk ka të dhëna mbi literaturën e përdorur për mësimdhënie e atë ku mbështetet kjo literaturë, çmimet e librave, mundësitë e shfletimit të tyre online, nuk ka asgjë.

Në Shqipërinë e moshës së internetit, nëse nuk zotëron njohuri të ndonjë gjuhe të huaj, ku anglishtja spikat, nuk ka shumë shanse të mund të ulesh në ndonjë “wireless zone” e, ndërsa kryen ritualin e pirjes së kafesë edhe të hapësh kompjuterin e të merresh me ndonjë gjë më të dobishme materialisht se rrjetet sociale apo muzika me videoclip. Sepse në Shqipërinë ku gjuhët e huaja kanë maksimumin e koefiçientit në provimet e pranimit për universitetet publike, ndërsa gjuha shqipe vetëm së fundmi është rifuturnëpër shkollat e mesme, gjithsesi e integruar me lëndën e letërsisë, me sa duket askush nuk e merr mundimin të përjetësojë në rrjet filmat e kinostudios “Shqipëria e Re”, muzikën e Marie Krajës apo festivaleve të RTSH-së, letërsinë e shkrimtarëve vendas që lihet jashtë teksteve shkollore, apo qoftë edhe biografitë e atyre artistëve a sportistëve që nuk jetojnë më, por që aq shumë i kanë dhënë këtij vendi. Ka shumë pak nga këto. Aq pak sa na bën të njohim shumë herë më mirë një këngëtar të muzikës country në Amerikë se një këngëtar të Festivaleve të Pranverës. Dikush ndoshta do të duhej t’ia qartësonte konceptin e internetit atyre që drejtojnë institucionet e kulturës. Një alternativë, mbetet vizitimi një e nga një i arkivave të Republikës. Dhe nëse nuk kërkon një film, por një edicion të festivalit folklorik, ku ka kërcyer gjyshi me ansamblin, as që bëhet fjalë të marrësh gjë. Si zgjidhje, le të mësohet masivisht anglishtja, se na duhet edhe më shumë tani që u liberalizuan vizat. Sa i përket pjesës shpirtërore, për çdo lloj nevoje kemi hollywood, youtube, wikipedia, imdb, utorrent, e shumëçka tjetër. Shqip? Filmat tek T-ja e digitalb-it ose tek Preza Tv, letërsia në bibliotekën publike, nëse mund të depërtohet përmes punonjëseve të zellshme, që s’lënë asnjë person të dyshimtë t’i afrohet dijes, dhe muzika e vjetër në kujtimet e prindërve apo në mëshirën e ndonjë drejtuesi emisioni televiziv, që fton këngëtarë të asaj kohe.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...