Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/07/28

Prokurori i Tribunalit të Hagës Serge Brammertz: Vendimet e Hagës tronditën Ballkanin



Foto: Reuters
Tribunali Ndërkombëtar për Krime Luftë në ish-Jugosllavi pritet që të përfundojë punë pas pak vjetësh, mirëpo vendimet kur të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm, kanë nxitur disa, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor të vënë në pikëpyetje punën e Gjykatës së Hagës, tha prokurori i këtij Tribunali, Serge Brammertz.
“Fakt është se tribunali apo zyra jonë ka padi kundër 161 personave. Shumica e këtyre proceseve janë përfunduar dhe unë besoj se një numër i madh i vendimeve tashmë janë marrë. Tani, askush nuk mund ta mohojë se vendimet e fundit e kanë lëkundur, nëse mund të them kështu, tribunalin”, ka thënë Brammertz, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
Ai ka thënë se “si pjesë e këtyre proceseve, ne duhet të pranojmë vendimet që merren prej gjykatësve, por ne e kemi bërë shumë të qartë se ne nuk mendojmë që ato kanë qenë vendime të duhura dhe se nuk mendojmë se ato vendime e reflektojnë realitetin e dëshmive, por, siç e thashë, ne jemi pjesëmarrës në ato procese. Se cili do të jetë ndikimi afatgjatë i trashëgimisë së tribunalit, kjo mbetet të shihet, por zyra ime është kryesisht e përqendruar në një numër të proceseve të apeleve ku e njëjta pyetje e drejtimeve specifike që ka çuar deri te lirimi në rastin e Perishiqit, diskutohet prapë”.
“Pra, ne e kemi përqendruar energjinë tonë në përpjekjet për të ndryshuar jurisprudencën e ankesave dhe, natyrisht, se ne kemi tri procese shumë të rëndësishme që janë duke u mbajtur, atë të Karaxhiqit, procesin e Ratko Mlladiqit dhe ish-liderin e serbëve të Kroacisë në kohën e luftës, Goran Haxhiq. Ne, natyrisht se do të sigurohemi që këto procese të vazhdojnë dhe se jemi të sigurt se ato do ta kenë rezultatin e duhur”, ka thënë ai.
I pyetur se çfarë mund të thotë rreth letrës së dalë në media të gjykatësit, Frederik Harhoff, ku ai e akuzon Gjykatën për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Brammertz tha se zyra e tij ka reaguar publikisht ndaj kësaj letre, në njërën anë duke thënë se ne nuk duan t’i hyjnë një debati në lidhje me ato dyshime specifike, por në të njëjtën kohë ka thënë se ne gjithashtu nuk jemi shumë të kënaqur me disa vendime, porse natyrisht se u përmbahemi të gjitha metodave ligjore që i kemi në posedim për të sfiduar ato vendime.
“Unë gjithashtu në një mënyrë kam bërë komente që, siç e dini, tërësisht ndaras nga letra e Harhoffit, ka pasur shumë kritika në media, ka pasur me dhjetëra e dhjetëra shkrime kritike në lidhje me ato vendime dhe s’e besoj që si Tribunal ne nuk duhet të injorojmë ato kritika dhe duhet t’i lejojmë ato”, tha ai.

2013/07/25

LEXONI (MOS)BESONI SE Ç'FAR THOTË ARBEN IDRIZI!

  • ​ MBI MITIN
    Nga Arben Idrizi | 25 Korrik 2013
    Mos u frikësoni të debatoni. Me guximin për të debatuar mendjet e ndritura kanë arritur bile edhe ta shpallin vdekjen e Zotit. Nëse e kemi vdekur Zotin, pse s’do të mundkemi t’i... më shumë
    0Komentet
  • MBI VRASËSIT E TJERË
    Nga Arben Idrizi | 18 Korrik 2013
    Lubonja sall sa ka thënë diçka që duhej ta kishim thënë ne. Për këtë duhet t’i jemi mirënjohës, pafundësisht mirënjohës. Unë për veten, PO. më shumë
    175Komentet
  • A PO ÇIFTËZOHET VETËVENDOSJE ME EKSTREMIZMIN ISLAMIK
    Nga Arben Idrizi | 30 Qershor 2013
    Vetëvendosje është në armiqësinë më të thellë politike dhe ideologjike pikërisht me fuqinë intelektuale dhe njerëzore, fuqinë nacionaliste pra, të djeshme. Ajo fuqi nacionaliste e djeshme... më shumë
    43Komentet
  • NJERIU, JO NATYRA
    Nga Arben Idrizi | 12 Qershor 2013
    Kjo që po ndodh është një zgjatim i shumë fenomeneve jo ligjore e jo humane që kanë ndodhur jo vetëm në kryeqytet dhe jo vetëm nga njëri subjekt i caktuar politik a tjetër. më shumë
    4Komentet
  • MBI ARRESTIMET QË DUHEJ T’I BËNIM VETË
    Nga Arben Idrizi | 24 Maj 2013
    Do të vazhdojmë të jetojmë në të tashmen e në të ardhmen tonë të afërme e të lagët në mesin e disa (të dyshuarve) kriminelëve të luftës, të cilët, për hir të krimeve të tyre, do të jenë... më shumë
    35Komentet
  • MBI TË QENIT PËR SË MBARI DHE PËR SË MBRAPSHTI
    Nga Arben Idrizi | 21 Prill 2013
    Njëjtë si terroristët islamikë që pak para sulmit duken për së mbari, edhe shqiptarët e serbët pak para lufte dukeshin për së mbari në raport me njëri-tjetrin. Kalimi nga njëra gjendje në... më shumë
    21Komentet
  • MBI TURPIN
    Nga Arben Idrizi | 28 Mars 2013
    Duke mos i pranuar për viktima, duke e mohuar dhe injoruar fatkeqësinë e këtyre femrave: nënave, motrave dhe bijave tona, ne i themi Historisë së e pranojmë se ato duhej të dhunoheshin, se... më shumë
    16Komentet
  • KUR NIS ME NJË FATURË
    Nga Arben Idrizi | 14 Mars 2013
    Protesta e nisur për faturat, thënë jo veç metaforikisht, në fund mund t’i shkojë Qeverisë, e jo vetëm asaj, pra tërë kësaj skene të krimbur politike, si një faturë që do të ketë punë... më shumë
    7Komentet
  • (KUR) TË GJITHË HERONJTË PERSONALIZOHEN
    Nga Arben Idrizi | 05 Mars 2013
    Kurti vetëm sa ka shkuar hapave të paraardhësve dhe bashkëkohanikëve të vet. Askush nuk e ka edukuar t’ia dalë mbanë pa heronj, pra pa dhunë, gjak dhe mashtrim. Askush s’e ka... më shumë
    18Komentet
  • BANDITË E HAJVANË V
    Nga Arben Idrizi | 21 Shkurt 2013
    Adem Grabovci nuk është kundër veprimeve të bijve të vet. Ai i ka edukuar bijtë e vet me këngën e Zagrebit, apo me këngë të tjera kushtuar banditëve e hajvanëve, kriminelëve të tjerë të... më shumë
    39Komentet

ZËDHËNËSI I AAK'SË HARTON LISTA TRADHTARËSH

ZËDHËNËSI I AAK'SË HARTON LISTA TRADHTARËSH

Nga Express 25 Korrik 2013 

Anëtari i Kryesisë së AAK'së dhe njëherësh Zëdhënës i këtij subjekti politik, ka "hartuar" një listë me persona publikë kosovarë, të cilët sipas tij, mendojnë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një organizatë kriminale.
Sipas, Lumës, Fatos Lubonja, Berat Buzhala, Avni Zogiani dhe Arben Idrizi janë "gjen i fëlliqtë". Të gjithë këta, zyrtari i AAK'së i ka radhitur përkrah atyre që dikur konsideroheshin "shqiptarë të ndershëm", si HalitTërrnavci.
Por krahasimi nuk është ndalur këtu.
Lubonjën, Zogianin, Buzhalën dhe Idrizin, Luma i ka krahasuar edhe me Slobodan Milosevicin, Dobrica Cosicin, Renate Flotau, Carla Del Ponte, Vladan Batic, dhe Nebojsa Covic.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...