Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/07/28

Ja si na kanë copëtuar



Për të njohur më mirë të vërtetën e copëtimit të trojeve shqiptare gjatë 100 vjetëve, do të sjellë materiale dhe fakte shumica prej të cilave të panjohura deri më sot.
E ashtuquajtura Mbledhje e Londrës:
1-Njohësi dhe studiuesi më i mirë i saj, profesor Arben Puto, shprehet se: Është për tu theksuar që Konferenca gjatë zhvillimit të punimeve të saj nuk mbajti procesverbale, çka do të thotë se nuk kanë mbetur raporte të rregullta zyrtare mbi punimet e Konferencës. Megjithatë u bë praktikë që ambasadori francez Pol Kambon, të hartonte në gjuhën frënge përmbledhjen koncize të diskutimeve të seancave më të rëndësishme dhe ato tu dërgoheshin për njoftim kancelerive. (Arben Puto, Shqipëria Politike, faqe 55)
2-Mbledhja e ambasadorëve të 6 fuqive të mëdha në Londër nuk u thirr për të diskutuar lidhur me kombin shqiptar, por për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis 4 fuqive ndërluftuese ballkanike, Serbisëe, Greqisë, Malit te Zi, Serbisë dhe Turqisë, pas Luftës së Dytë ballkanike. Një nga pjesëmarrësit e kësaj mbledhje, ambasadori francez Pol Kambon e pohon një gjë të tillë. Ai shprehet se:
Pas nënshkrimit të paqes midis Turqisë dhe Italisë, maerja e vendimeve që do tu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqisë ju besua trupit diplomatik në Londër. Ai kishte për detyrë hartimin e marrëveshjeve midis shteteve të ndryshme ndërluftuese të Ballkanit. Mbledhja e Londrës u hap në 16 dhjetor 1912. (Pol Kambon, Corespodenca, faqe 31, botimet Grasset, viti 1946)
Pra e ashtuquajtura Konferencë e Londrës, u mblodh 18 ditë pasi ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë Natyrale nga Ismail Qemali. Në datën 29 nëntor 1912, ministritë e jashtme të 6 fuqive të mëdha u njohën me Aktin Juridik të shpalljes së Pavarësisë.
3-Në këto takime që zgjaten 6 muaj, territoret shqiptare u përdorën për të qetësuar dhe kënaqur palët ndërluftuese që ishin fqinjët e Shqipërisë. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë. Ai pohon në Kujtimet e tij se:.... Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plaçkës së luftës..... (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246).
Peër të kënaqur Greqinë, krahina shqiptare e Çamërisë ju aneksua asaj, megjithëse shumica dërrmuese e popullsisë ishte shqiptare. Sipas Memorandumit të qeverisë shqiptare të Vlorës në vitin 1913, në Çamëri jetonin 75 mijë shqiptarë nga të cilët 18 mijë shqiptarë të greqizuar, të cilët ishin vendosur në kazanë e Reshadijes (Igumenicës), 16 mijë shqiptarë në kazanë e Margëlliçit, 25 mijë shqiptarë, në kazanë e Filatit 20 mijë shqiptarë, në kazanë e Paramithisë 13 mijë shqiptarë……
Në kazanë e Luros 100 për qind shqiptarë…..(Memorandum i qeverisë së Vlorës, drejtuar Konferencës së Londrës, firmosur nga Mehmet Konica, Rashih Dino dhe Filip Noga).
Për të kënaqur Serbinë, krahina shqiptare e Kosovës me mbi 90 për qind popullsi shqiptare ju dha Serbisë. Vetë Grey e pohon një gjë të tillë duke folur me përbuzje për trojet shqiptare. Në Kujtimet e tij ai pranon se ....ne nuk mund të bënim luftë për disa fshatra si Gjakova....(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 249). Ndërkaq, territori që ju dha Sëerbisë përbënte 19 mijë kilometra katrore troje shqiptare. Ndërsa, trojet shqiptare nga Plava deri në Ulqin ju dhanë Malit të Zi.
4-Përgjatë një shekulli, bashkësia ndërkombëtare ka mashtruar opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar duke e justifikuar copëtimin e trojeve shqiptare, me gjoja ruajtjen e paqes europiane.
Këtë e thotë Grey në fillim të vitit 1914. Ja pohimi i tij: …. Marrëveshja ndërmjet fuqive lidhur me kufijtë veriore të Shqipërisë u arrit pas një përpjekje diplomatike të gjatë dhe të vështirë. U vendos që bregdeti dhe Shkodra ti mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra dhe pas shume bisedimesh, Gjakova të lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje lë një pjesë të madhe territori për tu ndare midis Serbisë dhe Malit të Zi si fryt i fitores së tyre…Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje do të jap shkas në shume pika për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin...Por ne e bëmë këtë për të ruajtur paqen europiane..(Fjalimi i Greyt në Dhomën e Komunëve, shkurt 1914).
Por, në Kujtimet e tij të botuara në vitin 1927, vetë Grey shprehet se kishte mashtruar, lidhur me atë që kishte pohuar në Dhomën e Komunëve. Ja pohimi i tij në Kujtimet e botuara: ...lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e çështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Çështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipëria, ku dominimi turk u thye pas luftës....(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 246).
5-Pjesëmarrësit e asaj që u konsiderua padrejtësisht Konferencë, pranojnë me pohimet e tyre, se ata nuk morën asnjë vendim. Takimi midis tyre, të ngjan më shumë me një Kazino Politike, në Tavolinën e së cilës ishin trojet shqiptare. Cilat janë Pohimet:
- Grey: …Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë, e megjithatë ne kishim bërë një punë të dobishme: ne kishim qenë mjeti i mbajtjes së gjashtë fuqive të mëdha në kontakt direkt dhe miqësor….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253)
-Pol Kambon, ish pjesëmarrës në mbledhjen e Londrës… Ballkaniket tanë ikën, por mbetën pa u zgjidhur problemet më të rënda, kufijtë e Shqipërisë dhe ishujt e Detit Egje (Pol Kambon, Korespodenca, faqe 51, botimet Grasset viti 1946).

Sa do të vazhdojë heshtja për nismën e Prof.dr. Koço Danaj?!

Prof.Dr.Eshref Ymeri



Përmes faqes së internetit të zotit Feliks Taho, me titull “S’ka paqe pa një Shqipëri natyrale”, të botuar dje, më 27 korrik, u njoha me nismën që ka ndërmarrë Prof. dr. Koço Danaj për përgatitjen e një peticioni me 1 milion firma, për t’ua dërguar Fuqive të Mëdha, në mënyrë që të hidhen poshtë vendimet kriminale të Konferencës famëkeqe të Londrës të vitit 1913 për copëtimin e trojeve etnike shqiptare, për të kënaqur epshet shoviniste grekosllave, dhe të thirret Konferenca Londër 2 për ndreqjen padrejtësisë më të madhe të shekulit XX në kontinentin evropian.

Prof.dr. Koço Danaj ka shumë të drejtë në përpjekjet e veta për rikrijimin e Shqipërisë Etnike, në kufijtë e vitit 1912, brenda katër vilajeteve, ashtu siç e shpalli pavarësinë figura e nderuar e kombit shqiptar, Ismail Qemali.


 Ujqit evropianë, ata të krishterë shovinistë, me Rusinë cariste në krye, armiken e betuar të kombit shqiptar, i copëtuan trojet tona etnike, sikur të ishin copa mishi në tregun e gjuetisë, për të kënaqur epshet shoviniste të çakejve të krishterë grekosllavë.


 Dhe këtë vepër kriminale ata e kryen vetëm e vetëm se shqiptarët, në shumicën e tyre dërrmuese, ishin të besimit mysliman. Shumë vendime politike që kanë marrë krerët evropianë, sot prehen në koshin e plehrave të historisë.


Vendime të rëndësishme mori Treshja e Jaltës në shkurt të vitit 1945, por tash mbi 20 vjet ato vendime janë flakur poshtë. Gjermania Lindore u bashkua me Gjermaninë Perëndimore dhe sot kemi një shtet të unifikuar gjerman.

Po atëherë cila na qenka ajo arsye “madhore” që kombi shqiptar u dashka të vazhdojë të jetë i hallakatur nëpër disa shtete të Evropës Juglindore dhe nuk na i takuaka e drejta për t'u shkrirë në një shtet të vetëm kombëtar, me një stemë dhe një flamur? Pse e drejta e ribashkimit na qenkej e shenjtëruar për kombin gjerman, kurse na qenka "e mallkuar" për kombin shqiptar? Apo se gjermanët janë komb i madh, kurse shqiptarët janë komb “i vogël”?



Mos vallë të drejtën e shenjtëruar të kombit gjerman për ribashkim dhe të drejtën “e mallkuar” të kombit shqiptar për një ribashkim të tillë na paskej parasysh ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, zonja Karola Muller Holtkemper, e cila, më shumë se një vit më parë, pati deklaruar:

“Ndihet një lloj aktivizimi në dialogun politik në Shqipëri. Vitin tjetër janë zgjedhjet dhe ne do të shikojmë masën se sa këto parti të reja do të arrijnë të tërheqin elektorat. Por shqetësim përbëjnë tonet nacionaliste që dëgjohen dhe kujtojmë që propaganda nacionaliste ishte në themel të historisë së shkuar të Ballkanit që u shpreh në qëllimin dhe realizimin e luftërave të ashpra, prandaj edhe unë jam e mendimit që tonet nacionaliste të Ballkanit janë diçka që duhet të shmangen” (Citohet sipas faqes së internetit: “Ambasadorja gjermane: Hiqni dorë nga tonet nacionaliste”. 05 prill 2012).

Pra, sipas zonjës ambasadore të Gjermanisë, tonet nacionaliste që ushtuan fuqishëm në Gjermaninë Perëndimore dhe në Gjermaninë Lindore në fillim të vitit 1990 dhe që në fillim të tetorit të po atij viti u konkretizuan me ribashkimin e të dyja Gjermanive, na qenkeshin tone të shenjtëruara, se gjermanët përfaqësojnë një komb të madh? Kurse tonet nacionaliste në Shqipëri duhet të shmangen se na qenkan “të mallkuara”, meqenëse shqiptarët na përfaqësuakan një komb “të vogël”?!

Ky ishte një qëndrim i pastër racist i zonjës ambasadore të Gjermanisë ndaj kombit shqiptar, e cila na bëkej thirrje kundër toneve shumë të drejta nacionaliste të Aleancës Kuq e Zi.

Por në Evropën Juglindore shqiptarët, në raport me shtetet rreth tyre, nuk janë komb i vogël. Ata arrijnë deri në 10 milionë frymë.

Turp për mjetet e informimit masiv të trekëndëshit Tiranë-Prishtinë-Shkup që vazhdojnë të heshtin për nismën e Prof.dr. Koço Danaj.

Turp për intelektualët shqiptarë të trekëndëshit në fjalë që s'bëhen të gjallë për një nismë të tillë. Turp për moderatorët dhe analistët e kanaleve televizive, të cilët u hedhin benzinë sherreve të brendshme politike pa kurrfarë vlere dhe e anashkalojnë qëllimisht çështjen e ribashkimit të trojeve tona etnike.

Turp për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për këtë shurdhmemece shembullore që bën të paditurin para nismës së Prof.dr. Koço Danaj dhe që ende nuk e ka hedhur poshtë botërisht Platformën e turpshme të tetorit të vitit 1998. Turp për Tiranën, si kryeqendra e atdheut amë, që vazhdon të heshtë për këtë çështje kaq madhore të mbarë kombit shqiptar.

Me rastin e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë, Kryeministri Berisha e shpalli me plotë të drejtë se trojet shqiptare fillojnë që në Prevezë. Prandaj për ne shqiptarët, Arta, Preveza, Paramithia, Janina, Filati, Konica, Manastiri, Shkupi, Presheva, deri në Ulqin e Tivar, janë simbole kombëtare.

Pa ribashkim kombëtar, kombi shqiptarë kurrë s’ka për t’u ngritur më këmbë. Madje ai do të vazhdojë të mbetet objekt talljesh, si deri më sot, prej shovinistëve karagjozë grekosllavë, të cilët përherë po na i vrasin bashkëkombasit tanë vëllezë si në një rezervat gjuetie, kurse trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup vazhdon të heshtë në mënyrën më të padenjë.


Sarandë, 28 korrik 2013


********************




NGA AGJENCIONI FLORIPRESS

Me një peticion masiv shqiptarë duan të bëjnë presion mbi bashkësinë ndërkombëtare për të realizuar qëllimin që shqiptarët të jetojnë në një shtet të përbashkët, paralajmëroi sot në Mynih (München) të Gjermanisë filozofi Koço Danaj, organizator i projektit “Shqipëria Natyrale”.
E përditshmja austriake Prese shkruan se “BE-ja fuqimisht kundërshton këtë projekt”. Në konferencë për gazetarë në Mynih, Danaj deklaroi se deri në muajin nëntor duhet të mblidhen një milion nënshkrime nga shqiptarët e diasporës, të cilët jetojnë jashtë “Shqipërisë Natyrale”, shkruan gazeta austriake.
Pas grumbullimit të nënshkrimeve, ato do t’iu dërgohen, pos tjerash, edhe qeverive të Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Austrisë.
Projekti është nisur me grumbullimin e mbrëmshëm në sheshin Karlsplatz të Mynihut.

Kjo përgjigje nuk synon vetëm kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci,që u shpreh pa ja kërkuar kush se nuk do të ketë “Shqipëri të Madhe” në një gazetë vieneze. Kjo përgjhigjë synon të gjithë ata politikanë shqiptarë dhe të huaj të cilët, ose për hir të pushtetit ose për hir të shovinizmit, ose për hir të megallomanisë, ju mohojnë shqiptarëve të drejtën për tu bashkuar në një shtet.

Qëllimi i saj, është evidentimi i fakteve, se shpallja e Shqipërisë Natyrale që lindi në 28 Nëntor 1912, nuk drejtohet as kundër paqes rajonale dhe as kundër fqinjëve të Shqipërisë. Në të kundërt, Shqipëria Natyrale, është një ofertë për paqe, për stabilitet dhe mirëqënie të të gjithë popujve të Ballkanit. Njëkohësisht, kjo analizë është edhe një ftesë për debat me cilindo, studiues apo politikan, turk, serb, grek, maqedonas apo malazez etj.
Vërtet rajoni I Ballkanit ndodhet para sfidave serioze që kanë synim kryesor Paqen dhe Progresin. Por, zgjidhja e parë dhe kryesore në Ballkan, e cila përbën sot Kycin e paqes rajonale, është bashkimi i shqiptarëve, është krijimi i Shqipërisë Natyrale. Pse e them këtë? Po paraqes disa fakte për dijeni, por edhe për gjykim.
Faktet e analizës
Fakti I parë: Rregullimi i statusit të trojeve shqiptare, përgjatë një shekulli i është nënshtruar 6 Marrëveshjeve ndërkombëtare, vendimet e të cilave ose kanë qenë koloniale ose kanë qenë rregullime pjesore të pjesëve të ndryshme te kombit shqiptar. Ato janë Marrëveshja e Londrës, Marrëveshja e Versajës, Marrëveshja e Jaltës e vitit 1945, Marrëveshja e Rambujesë e cila ju kushtua vetëm një pjese të territorit shqiptar siç ishte Kosova, Marrëveshja e Konçulit e marsit 2001, që ju kushtua një pjese të kombit shqiptar siç është Lugina e Preshevës, marrëveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua një pjese të territorit shqiptar në FYROM. Aktualisht kombi shqiptar jeton në dy shtete që janë Shqipëria artificiale dhe Kosova, në Shqipërinë Lindore në FYROM me status te popullit shtetformues dhe në dy pakica kombëtare në Mal të Zi dhe në Serbi. Por nuk ekziston fare në krahinën shqiptare të Çamërisë, pasi u deportua me dhunë në vitin 1944.
Fakti I dytë: Sot kur flitet për marrëdhënie të reja ndërkombëtare të mbështetura jo në të drejtën e forcës, por në forcën e së drejtës, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë riparimin tërësor dhe jo pjesor të padrejtësive koloniale që janë bërë ndaj tyre.
Fakti I tretë: Të gjithë fqinjët e Shqipërisë natyrale, e kanë fituar pavarësinë e tyre para shqiptarëve. Shqiptarët e fituan me aktin juridik të Kuvendit të Vlorës në 28 nëntor 1912. Por çfarë ka ndodhur? Të gjithë fqinjët e Shqipërisë Natyrale janë zgjeruar si territore pas shpalljes së pavarësisë, ndërsa vetëm shqiptarët janë rrudhosur dhe copëtuar si territor pas shpalljes së pavarësisë.
Fakti I katërt: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në Preambulën e saj, pranon të drejtën e bashkimit të shqiptarëve në një shtet si të drejtë legjitime. Fuqitë e mëdha që e kanë miratuar këtë Kushtetutë e kanë pranuar këtë të drejtë, duke mos bërë asnjë vërejtje për Preambulën e saj.
Parantezë
Më duhet të bëj një korrigjim nocionit politik të përdorur nga fqinjët dhe disa politikanë shqiptarë, serbë, grekë, maqedonas apo malazezë. Ata kur flasin për bashkimin e shqiptarëve, përdorin nocionin Shqipëri e Madhe. Unë jam kundër Shqipërisë së Madhe. Persë? Sepse nocioni Shqipëri e Madhe lindi pas marrëveshjes Ciano-Ribentrop të vitit 1941, pra është një nocion nazi-fashist. Ndërsa unë jam antifashist, prandaj pranoj Shqipëri Natyrale, domethënë, Shqipëria në kufijtë e saj natyrale. Dhe këto kufij janë ato që shpalli Kuvendi i Vlorës në vitin 1912.
Shqipëria Natyrale do ta qetësoje Rajonin, do ta stabilizoje atë, do të japë mundësi të stabilizohen edhe rajone të tjera si Bosnja, Sërbia apo Maqedonia. E kundërta, do vazhdoje ta destabilizoje rajonin, sepse do nxisë rryma radikale. Shqipëria Natyrale nuk drejtohet kundër askujt, ajo synon marrëdhënie miqësore me fqinjët, por secili në shtëpinë e tij. Shqipëri Natyrale do të thotë zëvendësimi i boshtit Beograd-Athinë me Trekëndëshin Tiranë-Beograd-Athinë, pas bashkimit të Kosovës dhe trojeve shqiptare në Maqedoni me Shqipërinë.
Disa politikanë serbë, grekë, maqedonas, malazezë, por edhe disa politikanë të Brukselit thonë se bashkimi i shqiptarëve do provokoje efektin Domino në rajon. Nuk është e vërtetë. Pse? Sepse në rajon nuk ka asnjë komb tjetër i cili përgjatë të gjithë kufirit të Shqipërisë aktuale të jetë i kufizuar me veten e tij, pra të ketë fqinj vetveten. Në rajon dhe në botë nuk ka asnjë komb tjetër që të ketë jashtë kufijve të tij shtetërorë dy te tretat e vehtes së tij. A ka ndonjë komb tjetër në rajon të ketë këtë dukuri? Jo, asnjë komb. Efekti Domino ekziston thjesht për të trembur ata që nuk e dinë realitetin e rajonit ose që duan ta fshehin atë.
Shqipëria Natyrale është një domosdoshmëri dhe një realitet që i duhet paqes dhe mirëqenies së rajonit të Ballkanit. Ja një shembull: Në Platformën e Shqipërisë Natyrale thuhet se Çamëria të shpallet zonë e lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Domethënë të jenë të lirë shqiptarët e Çamërisë të kthehen në territorin e tyre, nga i cili u dëbuan me forcë dhe padrejtësisht pra 60 vjetësh. A ka kërkesë me demokratike se sa kjo.
Tashmë Shqipëria në kufijtë e saj natyrale është një problem I shtruar për zgjidhje. Problemi u hap dhe një problem që hapet kërkon zgjidhje, por asnjëherë nuk mund të mbyllet. Në 28 Nëntor 2012, me rastin e 100 v jetorit te pavarsisë, Kombi shqiptar e shpalli bashkimin faktik në Vlorë dhe në Tiranë. Tashmë i takon politikës ta legalizojë me mjete juridike këtë bashkim. Kjo është politike kombëtarë dhe europiane njëkohësisht. Përballë kësaj situate që ngjason me Rilindjen Kombëtare, janë anakronike dhe antivetvehtes, deklarimet që erdhën nga Athina, Beogradi dhe Shkupi zyrtar . Na porositën që mos shikoni 100 vjet pas!!!!. Por nuk kanë të drejtë. Pse? Nuk janë shqiptarët që shikojnë 100 vjet pas, por është tërë politika greke që shikon 148 vjet pas, në vitin 1864 kur kryeministri grek i asaj kohe, Janis Koletis formuloi famëkeqen “Magaliide” që synonte grabitjen e teritoreve shqiptare deri në lumin Shkumbin. Ky projekt famëkeq, është akoma edhe sot në sirtarët e Ministrisë së jashtme greke. Eshtë politika greke që shikon 72 vjet pas, në vitin 1940, prandaj mban akoma në fuqi Ligjin famëkeq të Luftës me Shqipërinë, është politika greke që shikon 68 vjet pas kur dëboi me gjenocid nga trojet e tyre shqiptarët e Camërisë dhe sot nuk I lejon ata të kthehen në trojet e tyre. Eshtë politika sërbe që shikon 168 vjet pas, në kohën kur Ilia Garashanini formuloi Platformën mbi Sërbinë e Madhe, që shikon 77 vjet pas në kohën kur “Klubi I Beogradit”, miratoi Platformën mbi shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova të Cubrillovicit. Politika fqinje , para se tu japë “leksione shqiptarëve” , le ti djegë publikisht dhe zyrtarisht këto akte shoviniste ndaj shqiptarëve.
Mëndjet e ftohta të fqinjëve, të Brukselit dhe Uashingtonit tashmë e kanë kuptuar se Shqipëria natyrale është faktori kryesor I stabilitetit të Ballkanit. Ata e kanë kuptuar se Lufta e Parë Botërore filloi pas coptimit të trojeve shqiptare në mënyrën më makabre dhe raciste ne vitin 1913. E kanë kuptuar se Lufta e Dytë Botërore filloi në 7 Prill 1939 kur u pushtua Shqipëria nga fashizmi dhe jo ne 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia nga nazizmi. Me dhimbje njëshekullore, por po realizohet parashikimi profetik I Mehmet Konicës, Filip Nogës dhe Rashih Dinos i janarit 1913 se pa Shqipërinë Natyrale nuk do të ketë paqe në Ballkan. Po realizohet parashikimi profetik i ish-ambasadorit fran cez ne mbledhjen e Londrës, Pol Kambon i qershorit 1913 se “ballkanikët tanë ikën po mbetën pa u zgjidhur kufijtë e Shqipërisë”.
Fqinjët do të jenë më të qetë me Shqipërinë Natyrale, sepse ajo do të “prodhojë” vetëm paqe dhe stabilitet në Ballkan. Mjafton një shëmbull për të gjithë fqinjët: Ka më shumë se 20 vjet që minoriteti grek në Shqipëri voton në shumicë dërrmuese për partitë politike shqiptare. Përse? Sepse e ka parë në praktikë se Kombi shqiptar edhe në kulmin e varfërisë së tij, minoritetet I ka trajtuar më mirë se vehten e tij. Eshtë një Vlerë Europiane. Prandaj edhe Shqipëria Natyrale do të zëvëndësojë boshtin famëkëq dhe luftënxitës Beograd-Athinë, me trekëndëshin paqësor dhe progresist Tiranë-Beograd-Athinë. Luftën nuk e do askush, paqen e duan të gjithë. Një rajon destabilizohet kur problemet fshihen, jo kur ato thuhen hapur. Partizanët e Paqes në rajon, Bruksel dhe Uashington do të mbështësin Shqipërinë Natyrale, sepse kështu mbështesin stabilitetin, paqen, progresin dhe civilizimin. Ata që kundërshtojnë sot Shqipërinë Natyrale, duan trazira, duan Luftë, ata duan të zëvëndësojnë Pëllumbat e Paqes me Shigjetat e Luftës. Kjo është e vërteta historike dhe aktuale. Të pohosh të kundërtën vetëm mashtron. Por dhimbja e së vërtetës është më e lehtë se dhimbja e mashtrimit



Kundërshtarët e Shqipërisë Natyrale na thonë se kombi shqiptar nuk ka nevojë të bashkohet por duhet të ndjekë shëmbullin e Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. Eshtë një tezë kundërhistorike dhe kundërshqiptare. Eshtë kundër historike sepse kur në vitin 1291, përfaqësuesit e kantoneve të Urit, Shëycit dhe Untervaldenit vendosën themelimin e Konfederatës Helvetike, në Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria në vitin 1815, pas disfatës së Napoleonit u bë kryeqëndra e Koncertit të Vienës duke u dhënë tonin për gati një shekull marrëdhënieve ndërkombëtare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndërsa në 28 nëntor 1912, ata politikanë shqiptarë që u mblodhën në Vlorë, ishin jo vetëm nga gjithë hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallën pavarsinë e Shqipërisë Natyrale, që shtrihej në 4 vilajetet e atëhershme otomane me shumicë dërrmuese shqiptare ose 100 përqind shqiptare.
Por modeli që na serviret është edhe kundërshqiptar. Konferenca e Londrës e vitit 193, i coptoi shqiptarët në 5 pjesë, mbi bazën e llogjikës koloniale, duke shpërblyer me teritore shqiptare shtetet fqinjë që u konsideruan fitimtarë të Luftës ballkanike apo që kishin mbështetjen e kësaj apo asaj fuqie të madhe. Këtij pseudo argumenti ne do ti vëmë përballë një argument real dhe të freskët. Dhe ky është shëmbulli gjerman. Gjermania në vitin 1945 u nda në katër Zona Ushtarake dhe me vonë në dy pjesë për të kënaqur fitmtaret e Luftës së dytë botërore. Pas 45 vjetësh, kjo padrejtësi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky është shëmbulli që vlen edhe për kombin shqiptar. Përndryshe, kemi të drejtë të pohojmë se përballë kombeve dhe cështjeve të tyre kombëtare, bashkësia ndërkombëtare aplikon dy standarte. Segmente të ndryshme të BE shprehen se në rastin e Gjermanisë kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar. Po edhe ne, e kemi të sanksionuar ne Kushtetutë bashkimin kombëtar, bile në Preambulën e saj. Dhe këtë Kushtetutë pasi e miratuan shqiptarët e konsideruan të drejtë edhe juristët e Komisionit të Venecias, edhe ekspertët e NATO. Por kundërshtarët tanë na thonë akoma më shumë. Na thonë se tani që po shuhen kufijtë, nuk ka nevojë të bashkohen shqiptarët. Por ky nuk është argument, është thjesht një konstatim. Pse? Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptarëve, përkundër e shtron si imperativ të dorës së parë. Sa më shumë shtohet qarkullimi I lirë I njerëzve, aq më shumë lind nevoja e forcimit të shteteve në teritoret e të cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo për të garantuar cilësinë e këtij qarkullimi të lirë dhe për të parandaluar kaosin dhe rremûjën. Sa me shumë shtohet qarkullimm i lirë i ideve nga një vënd në tjetrin, aq më shumë forcohen identitetet kombëtare, të vëndeve të ndryshme. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se qarkullimi i lirë i ideve nuk do të thotë shuarje e identiteteve nacionale, por përkundrazi forcim I tyre. Sa më shumë shtohet qarkullimi I lirë I mallrave, aq më shumë po bëhen përpjekje për forcimin dhe përkrahjen e asaj që quhet sipërmarrje kombëtare. Globalizëm nuk do të thotë kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, që japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetërsuar njeri tek tjetri. Njerëzit lëvizin të Lirë në gjithë Europën, por trojet mbeten aty ku janë, shtetet aty ku jane, kombet aty ku janë. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare I civilizmit te një kombi është e drejta e tij për tu bashkuar. Dhe e fundit, disa politikanë dhe politologë fqinjë na thonë se trojet nuk bashkohen pa luftë. E kanë gabim ose vazhdojnë të gjykojnë me mentalitetin e Luftës së Ftoftë. Pse ?
Sot kur të gjitha regjimet në rajon janë demokratike, atëhere edhe Shqipëria Natyrale do realizohet në rrugë demokratike, pa luftë. Prandaj ne kemi si devizë parimin: Dialog me këdo, dialog për cdo gjë. Ne ju themi fqinjëve: Ejani në Tavolinën e bisedimeve, pse kini frikë, le të hedhim faktet dhe argumentet. Dhe kush ka të drejtë, të marrë të drejtën e Mohuar. Drejtesi e Vonuar, nuk do të thotë Drejtësi e Cunguar.
Ne nuk jemi arbitra të marrdhënieve nderkombëtare, por veprimtarë të cështjes shqiptare. Arbitër eshte Brukseli, SHBA etj. Ne nuk jemi profesorë të së drejtës nderkombëtare, por profesorë të së drejtës shqiptare. Dhe e fundit: “Arbitri ndërkombëtar” deri tani ka anulluar vendimet e dy konferencave zyrtare sic kanë qënë ajo e Versajës dhe e Jaltës. Shpërbërja e Jugosllavisë dhe bashkimi I Gjermanisë janë vetëm dy shëmbuj. Mal I Zi ka qënë shtet I pavarur deri në konferencën e Versajës. Por kur u krijua mbretëria serbo kroato sllovene, pushoi se qëni edhe pavarsia e tij. Aso kohe në Mal të Zi u zhvillua nje luftë e ashpër që në histori ka mbetur si “lufta e jeshilëve me të bardhët”. Por Versaja, pas viteve 90 pushoi se qëni, të gjitha vendimet e saj u riparuan, dhe në vënd të Jugosllavise lindën disa shtete. Ndërsa një nga vendimet kryesore të Jaltës ishte ndarja e Gjermanisë në katër zona ushtarake, që më vonë solli dy shtete, Lindore dhe Perëndimore. Pas 40 vjetësh, Gjermania u bashkua në rrugë paqësore, pra u riparua vetë Konferenca e Jaltës. Dhe të mos harrojmë se u bashkua në një kohë kur në Gjermaninë Lindore ndodheshin 155 mijë trupa sovjetike elitare. Por që nuk lëvizën nga kazermat. Atëhere, ka mbetur edhe një, ajo që konsiderohet Konferencë e Londrës e cila nuk ishte zyrtare, por ilegale dhe kriminale. Prandaj duhet të anullohet edhe Mbledhja famëkeqe e Londrës që I coptoi shqiptarët në 5 shtete. Si do të bëhet kjo? Me rrugë demokratike. Po sjell për opinionin tuaj, disa fakte, nga kjo konferencë.

Fakti i Parë:

 Konferenca e Londrës nuk është një Konferencë zyrtare. Që në fillim ajo mori vendim që të mos mbante proces-verbal. Një veprim i tillë, të kujton veprimet e atij që bën një krim dhe merr masa të fshehë gjurmët e krimit. Këtë e pohon vetë drejtuesi i Konferencës ish-ministri i jashtëm britanik Grey në Kujtimet e tij. Ja pohimi: .......Ne ishim gjashtë: Lichnoësky, Mensdorff dhe Imperiali, respektivisht ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë; Cambon dhe Benckendorff, ambasadorët e Francës dhe të Rusisë, dhe unë për Britaninë e Madhe. Më takoi përgjegjësia e drejtimit, por ne vendosëm ti thjeshtojmë procedurat dhe të bënim një komitet miqsh, ashtu sic edhe ishim. Në mblidheshim pasditeve, zakonisht rreth orës 4 dhe diskutonim deri rreth orës 6 ose shtatë me një pushim të vogël çaji. Konferenca vazhdoi deri më gusht 1913...(Edëards Grey, Memoires, faqe 248, botimet Payot, 1927)

Fakti i dytë: 

Kjo konferencë nuk u mblodh, për të diskutuar pavarësinë e Shqipërisë së shpallur në 28 nëntor 1912, por për të pajtuar Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë me Turqinë. Ja pohimi i ambasadorit francez në këtë konferencë, Pol Kambon: “U mblodhëm sot datë 16 dhjetor për të arritur një marrëveshje midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Turqisë në zyrën e Greyt” (Kambon, Korrespodenca, faqe 31, Botimet Grasset)

Fakti I tretë: Pjesmarrësit e asaj që u konsiderua padrejtësisht Konferencë, pranojnë me pohimet e tyre, se ata nuk morën asnjë vendim. Takimi midis tyre, te ngjan më shumë me një “Kazino Politike”, në Tavolinën e së cilës ishin trojet shqiptare. Cilat janë Pohimet: - Grey: …

Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253) Ne keto takime qe zgjaten 6 muaj, teritoret shqiptare u perdoren per te qetesuar dhe kenaqur palet nderluftuese qe ishin fqinjet e Shqiperise. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë. Ai pohon në Kujtimet e tij se:.... 

Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackës së luftës..... (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246) Per te kënaqur Greqine, krahina shqiptare e Camërisë ju aneksua asaj, megjithëse shumica dërrmuese e popullsisë ishte shqiptare. Sipas Memorandumit të qeverisë shqiptare të Vlorës në vitin 1913, në Camëri jetonin 75 mije shqiptarë nga të cilët 18 mijë shqiptarë të greqizuar. Per te kenaqur Serbine, krahina shqiptare e Kosoves me mbi 90 perqind popullsi shqiptare ju dha Serbise. Përsëri është vetë Grey që e pohon një gjë të tillë duke folur me përbuzje për trojet shqiptare. Ne Kujtimet e tij ai pranon se ....ne nuk mund të bënim luftë për disa fshatra si Gjakova....(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 249). Ndërkaq, teritori që ju dha Sërbisë përbënte 24 mije kilometra katrore troje shqiptare.

Fakti I katërt: 

Pë rfaqësuesit e 6 fuqive te mëdha, nuk u morën asnjëherë me aktin e shpalljes se pavarsisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912 nga politikanet shqiptare që nga Kosova deri në Camëri, që nga Durrësi deri ne Shkup. Kemi te bëjmë me nje akt juridik i cili i u injorua përgjatë cdo takimi. Qeveria shqiptare që u krijua pas 28 Nëntorit ishte një qeveri e përbërë nga përfaqesues të të gjitha trojeve shqiptare. Për shëmbull, ministër I mbrojtjes ishte Mehmet Pashë Deralla nga Tetova, ministër I bujqësisë ishte Hasan Prishtina nga Prishtina. Kryetar I Asamblesë ishte Vehbi Agolli nga Dibra e Madhe. Ndërsa dy vjet me pas po këta ambasadorë me Traktatin e fshehtë te Londrës vendosën ta coptojnë sërish Kombin shqiptar, duke quajtur Shqipëri vetëm nje krahinë muslimane përgjatë lumit Shkumbin dhe duke ja dhënë teritoret e tjera Italisë dhe Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi.

Konkluzion I analizës

Përgjatë një shekulli, bashkësia ndërkombëtare ka mashtuar opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar duke e justifikuar coptimin e trojeve shqiptare, me gjoja ruajtjen e paqes europiane. Në Kujtimet e tij të botuara në vitin 1927, vetë Grey shprehet se kishte mashtruar, lidhur me atë që kishte pohuar në Dhomën e Komuneve në 1914. Ja pohimi i tij ne Kujtimet e botuara: :.... lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave , sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë.....(Grey, Memoires, Botimet Payot, viti 1927, faqe 246) Ndërsa, Pol Kambon në fund të Konferencës pohon se: “Ballkanikët tanë ikën, por mbetën pa u zgjidhur dy problemet më të rënda, Kufijtë e Shqipërisë dhe ishujt e detit Egje”. (Po aty, faqe 57).
Si përfundim, më duhet të pohoj se anullimi I Mbledhjes së Londrës, do të thotë “Legalizim” I Shqipërisë Natyrale. Dhe Shqipëri natyrale me kufij nga Presheva ne Prevezë, nga Durrësi në Shkup, do të thotë paqe, do të thotë progres, do të thotë stabilitet I Ballkanit. Për një shekull, boshti famëkeq Beograd-Athinë, prodhoi luftë dhe trazira. Ndërsa trekëndëshi Tiranë-Beograd-Athinë do të prodhojë vetëm paqe dhe stabilitet.

Mr.sci.Flori Bruqi

Koço Danaj përëfaqësues i mendimeve për një emancipim mbarë shqiptar dhe hartues i tezës mbi nevojën e Shqipërisë Natyrale.



KOÇO DANAJ lindi më 31 mars 1951 në Tepelenë. Mbasi mbaron gjimnazin në Tepelenë, në moshën 18 vjeç, fillon studimet e larta në Tiranë, dega Filozofi. Pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera, fillon punë në Shkodër, si Sekretar Rinie. Më pas vjen në Tiranë si Sekretar në Komitetin Qëndror të Rinise. Mbas disa vitesh punë në këtë post, në moshën 31 vjeç(1982), kalon si Nëndrejtor dhe Shef i Katedrës së Organizimit të Partise në Shkollën e Lartë të Partisë. Më 1986 merr titullin Doktor i Shkencave Politike. Më 1988 çohet në detyrën e Sekretarit të Partisë në Rrethin e Sarandës. Më 1990 vjen në Tiranë dhe bashkpunon me disa gazeta si Analist Politik i Pavarur. Më 1992 detyrohet të largohet nga Shqipëria dhe qëndron në Zvicër deri më shtator të 1997. Gjatë kësaj periudhe, bashkpunon ngushtë me redaksinë e gazetës "Zëri i Kosovës" dhe shkruan në disa revista dhe gazeta të diasporës. Në Shtator 1997 kthehet në Shqipëri dhe vazhdon të punojë si Analist Politik i Pavarur. Më Nëntor 1999 fillon punën si Shefi i Kabinetit dhe Këshilltar Politik i Kryetarit të Partisë Socialiste Shqiptare, Z. Fatos Nano. Prej Shtatorit 2000 deri në Shkurt 2002 punon si Këshilltar Politik i Kryeministrit të Shqipërise të asaj kohe, Z. Ilir Meta. Nga Shkurti 2002 deri ne Korrik 2002 punon si Këshilltar pranë Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Pandeli Majko. Shtator 2002 deri më Shtator 2003 punon si Këshilltar i Zëvendëskryeminitrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Z.Ilir Meta. Z. Danaj është Drejtor i Qëndrës së Prognozave Politike dhe Sociale.

Tituj të veprave


Koha e demokracisë apo e shpëtimit kombëtar
Tragjiket e Evropës
50 vjet histori e pa humbur
Totalitarizmi ne marrëdhënie ndërkombëtare
Ndërgjegjja e vrare
Idealistet-këta tragjike
Pof.dr.UÇK dhe cinizmi i politikes
Doktrina Klinton dhe shekulli i 21-te
Shqipëria Natyrale
Kryengritje e pambaruar
Të dënuar të Bashkohemi
Popull i tradhtuar
E majta Nacionaliste



Marreveshja e demshme per Kosoven

danaj

Kryetari i Listës për Shqipëri natyrale, Koço Danaj e konsideroi të dëmshme për çështjen shqiptare dhe me pasoja të rënda për paqen në rajon marrëveshjen prej 15 pikash midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas Danajt, politikanë të lartë të qeverisë së Kosovës, deklarojnë se marrëveshja me Serbinë është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Politikanë të larte nga Tirana dhe Shkupi nxituan ta përshëndetin këtë marrëveshje. Të gjithë këtë e konsiderojnë fitore. Por kushdo që lexon Kushtetutën e Kosovës, e kupton qartë se Marrëveshja me Serbinë është totalisht kundër Kushtetutës së Kosovës. Marrëveshja me Serbinë bazohet në Ahtisaari Plus, bazohet në 6 pikat e Ban Ki-moon, bazohet pjesërisht në marrëveshjen nazifashiste Ciano-Ribentrop e cila ndau Mitrovicën në vitin 1941. Edhe ata që e pranuan këtë Marrëveshje, edhe ata që e përshëndetën atë, treguan se kanë rënë “në gjunjë” para Beogradit”, ka deklaruar Danaj për shqiperianatyrale.com.

Danaj numëron disa fakte kundër marrëveshjes

“Në marrëveshje thuhet se bashkësia serbe e katër komunave do të ketë president, parlament, shef policie, Gjykate Apeli etj. Ndërsa në Kushtetutën e Kosoves, neni 59 “Mbi te drejtat e minoriteteve”, në nën pikën 14 thuhet se ato “kanë të drejtë: të themelojnë shoqata të kulturës, artit, shkencës dhe arsimit, si dhe shoqata të studiuesve e shoqata të tjera për shprehjen, avancimin dhe zhvillimin e identitetit të tyre”.

Kushdo që ballafaqon Marrëveshjen me Kushtetutën e kupton se është shkelur me të dyja këmbët Kushtetuta”.
Provincial heroes, could share ethnic Albania
“Në Kushtetutën e Kosovës thuhet se Kosova është shtet unitar. Ndërsa Marrëveshja me Beogradin legalizon ndarjen e njërit prej qyteteve kryesorë të Kosovës siç është Mitrovica. Mitrovica e veriut shkëputet nga pjesa e jugut dhe bashkohet me Bashkësinë serbe të katër komunave të veriut. Asnjë nen I Kushtetutës së Kosovës nuk justifikon 15 pikat e Marrëveshjes. Thjesht kemi të bëjmë me një mashtrim për shqiptarët dhe me gjunjëzim para Beogradit”.
Separatists gaining ground in Europe
Danaj vazhdoi duke thënë se “për ata që e kanë ndjekur në vazhdimësi problemin e Veriut të Kosovës, për rata që njohin Marrëveshjen e Kumanovës, që njohin bisedimet e Vjenës, që njohin dëshmitë e ish-administratorit Bernard Kouchner, të ish-Komandantit të KFOR Reinhardt e kanë të qartë se kjo Marrëveshje që krijoi ‘Berlinin lindor dhe perëndimor’ në Kosovë duke ndarë Mitrovicën, kjo ka qenë në mënyrë figurative si Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar, për të cilën politika shqiptare nuk bëri asgjë për ta ndalur”.

“Mjafton dëshmia e Reinhardt për ta vërtetuar. Ja se çfarë thotë ai gjatë vizitës në Kosovë: ‘Ndarja e Mitrovicës erdhi si pasojë e politikës ndërkombëtare,ndërsa unë si ushtarak ndonëse tentova ta hapë dy herë Kutinë e Pandorës për ta zgjidhur këtë problem nuk isha i fuqishëm për ta parandaluar këtë’. Mjafton libri i Bernard Kochhner ‘ Luftëtarët e Paqes’ ku midis te tjerash thotë: ‘Kur shkova me komandantin e KFOR Reinhardt dhe i kërkova komandantit francez të KFOR në veri të Kosovës që të hiqte rojet serbe të Urës së Ibrit, ai mu përgjigj: Për këtë çështje, unë nuk marr urdhra nga ju, por nga ministri im i mbrojtjes’”.

“Politikanët shqiptarë e kishin ditur, por ia fshihen popullit ndarjen e Mitrovicës, krijimin e nje Republike Sërpska në Kosovë. Ata nuk bënë as më të voglën përpjekje për të mos e lejuar copëtimin e Kosovës, as në Prishtinë, as në Tiranë dhe as në Shkup”.

Sipas Danajt, me nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, më përgëzimet e Tiranës dhe Shkupit për këtë marrëveshje, politika mbarëkombëtare shqiptare tregoi në thelb se është “gjunjëzuar” para Beogradit dhe lobit proserb të Brukselit.
Poll: Albania, the most racist country in Europe
“ I takon Parlamentit të Kosovës të mos e pranojë atë dhe në fund, i takon shqiptarëve ta refuzojnë atë dhe të mos lejojnë zbatimin e saj. Me këtë Marrëveshje, Brukseli krijoi edhe një vatër tjetër krize në rajon, krahas Bosnjës dhe Maqedonisë.


****************



A po e financon Amerika “Shqipërinë etnike”?



Projekti amerikan për të krijuar “Shqipërinë e Madhe” po realizohet që disa vite, ngadalë, me mjete ushtarake dhe diplomatike, shkruan ditorja kroate Slobodna Dalmacija.
“Është i pandalshëm bashkimi i shqiptarëve”, ka thënë në Tiranë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjë që në mediat rajonale është komentuar si shpallje e projektit të “Shqipërisë së Madhe”. Për këtë ide është folur edhe gjatë 100 vjetorit të shënimit të pavarësisë së Shqipërisë, që është festuar në Tiranë, Prishtinë, Shkup...

Kah fundi i vitit 2010, Koço Danaj, Drejtor i Institutit të Parashikimeve Rajonale, ka thënë se në vitin 2013 në mënyrë paqësore duhet të formohet shteti që do të përfshinte territoret shqiptare. Derisa disa analistë thonë se shteti i ri shqiptar është projekt real i cili tek disa ngjallë frikën se mund të sjellë tensione të reja, të tjerët thonë se fjalët e Berishës janë keqinterpretuar.

Projekti amerikan i krijimit të “Shqipërisë së Madhe” po realizohet ndër vite me mjete diplomatike dhe ushtarake. Ekziston një histori e angazhimit amerikan në rajon, por kur është fjala tek ky projekt, duhet cekur disa detaje kyçe. Këtu është bombardimi amerikan, i NATO-s, ndaj Serbisë më 1999, pas së cilës NATO në Kosovë ka dislokuar 50.000 trupa të armatosura mirë.

Këtu është edhe Marrëveshja e Ohrit, projekti i SHBA-ve, me të cilin filloi procesi i reformave politike të Maqedonisë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe me miratimin e një sërë ligjeve të reja që ofrojnë më tepër të drejta për shqiptarët e Maqedonisë. Ndërsa, pika e tretë, sipas ditores kroate, është mbështetja e pavarësisë së Malit të Zi dhe Kosovës, me çka është dobësuar Serbia, është realizuar zbërthimi i saj, dhe është arritur një ekuilibër rajonal. Politika amerikane, me këto angazhime ushtarako-diplomatike, përgatit projektin e “Shqipërinë së Madhe”, thotë analistja Jadranka Polovic.

Politologia nga Spliti ceku rëndësinë e Kosovës si pjesë të Evropës Juglindore.

“Juglindja e Evropës, si në të kaluarën ashtu edhe sot, ka një domethënie të rëndësishme gjeopolitike dhe gjeostrategjike, që përcakton të ardhmen politike të rajonit. E lidhur me Mesdheun, Lindjen e Mesme, malet e Kaukazit dhe Azinë Qendrore, si dhe rajonin e Danubit dhe Evropën Qendrore, ka qenë gjithmonë subjekt i interesave të fuqive të mëdha. Për shkak të rëndësisë së energjisë në gjeopolitikën e shekullit XXI, kjo hapësirë, ku janë rrugët e rëndësishme të transitit, bëhet një zonë e konkurrencës të fortë të qendrave të pushtetit botëror. Në fakt, Evropa Juglindore është rruga më e shkurtë transiti midis Evropës Perëndimore dhe zonave të pasura me gaz dhe naftë në Azinë Qendrore dhe basenit Kaspik, dhe si i tillë është i aftë të bëhet pjesë e lojës së re të madhe gjeopolitike, pra një hapësirë ku ballafaqohen interesat e Shteteve të Bashkuara, Evropës, Rusisë dhe Turqisë”, thekson Polovic.

Ekspertja kroate shton se projekti i dominimit amerikan në Euroazi në fakt fillon në Evropën Juglindore me Shqipërinë, ndërsa përfundon në Kinë. Shtetet e Bashkuara, gjeostrategjinë e saj drejt Azisë Qendrore, e mbështesin në rrjetin e shteteve proamerikane në Evropën Juglindore, si Maqedonia, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Turqia, Greqia, e në kontekstin e fundit edhe Kosova, si dhe shtetet e rajoni Kaspik - Azerbajxhani dhe Uzbekistani – por edhe Gjeorgjia dhe Ukraina, në të cilën, siç thotë ajo, përhapet strategjia e unifikimit të amerikanizimit botëror.

“Udhëheqësit e lëvizjes kombëtare shqiptare këto ditë thanë se SHBA-të dhe Rusia kanë rënë dakord për rishikimin e kufijve, në mënyrë që Presheva, Kosova, dhe unë besoj një pjesë e Maqedonisë dhe e Malit të Zi, do të gjenden brenda një Shqipëri të Madhe. Unë ju besoj, sepse konfigurimi i deritashëm i rajoneve të ish Jugosllavisë është bërë në rrugën e dy proceseve integruese: anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Shtetet kombëtare e kanë humbur kuptimin, ndërsa akterët globalë avancojnë me projektet e zgjerimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, që nënkuptojnë globalizimin e varfërisë në rajon. Shtetet e reja janë krejtësisht të varura nga kapitali i huaj, ndërsa këto ditë shohim Qeverinë kroate si shembull që adapton gjithçka që akterët e huaj u thonë”.

Të gjitha proceset gjyqësore ku ishin përfshirë ish- ushtarët e UÇK’së, deri më sot i ka trajtuar prokurori italian Maurizio Salustro.


Të gjitha proceset gjyqësore ku ishin përfshirë ish- ushtarët e UÇK’së, deri më sot i ka trajtuar prokurori italian Maurizio Salustro. Në EULEX thonë se ai është shef i departamentit për krimet e luftës, prandaj edhe merret me to. Në Kosovë ekziston paragjykimi se shumica e ndërkombëtarëve janë të dështuar profesionalisht në vendet e tyre, por duket se këtu bën përjashtim Salustro, i cili në vendin e tij ka qenë prokuror i suksesshëm

Sa herë lindin dyshime se ndonjë ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë, aty është edhe prokurori Maurizio Salustro.

Ai është zyrtari i vetëm i misionit të EULEX’it nëpër duart e të cilit kalojnë gjitha këto raste. Duke u nisur nga viti 2003 e deri më sot, janë plot tetë raste të tilla me të cilat është marrë dhe po merret prokurori Salustro. Disa ka arritur t’i dënojë e disa janë në proces gjyqësor.

Rasti i parë ishte ai i grupit të Llapit. Hetimet e para për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit kanë filluar në vitin 2001. Gjykimi pati filluar në vitin 2002, derisa aktgjykimi qe shpallur nga drejtësia e UNMIK’ut në korrik të vitit 2003. Asokohe, Latif Gashi, Rrustem Mustafa, Nazif Mehmeti si dhe tashmë i ndjeri Naim Kadriu qenë dënuar me gjithsej 45 vjet heqje lirie. Ky i fundit ka vdekur në një aksident komunikacioni.

Rasti i njëjtë u kthye në rigjykim për tri herë me radhë. Dy herët e para prokuror ishte Maurizio Salustro, derisa në rastin e tretë dhe të fundit prokuror ishte Charles Hardway i cili i dënoi ata me 13 vjet burg.

Salustros iu besua edhe rasti i “Kleçkës”. Në mesin e 10 ish-ushtarëve të UÇK’së për të cilët është ngritur aktakuzë në vitin 2011 është edhe deputeti Fatmir Limaj, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës.

Pas shumë proceseve gjyqësore, Fatmir Limaj Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Sabit Shala, Refi Mazreku, Arben Krasniqi, Shaban Shalë, Behlul Limaj dhe Besim Shurdhajt të gjitha ish-ushtarë. Por edhe ky rast u kthye në rigjykim në dhjetor të vitit të kaluar dhe vendimi pritet të merret në shtator të këtij viti. I njëjti prokuror në vitin 2010 ka ngritur aktakuzë edhe kundër Sabit Gecit njërit prej ish-komandantëve të UÇK-së dhe Riza Alijajn, që të dy nën akuzën e njëjtë, për krime lufte në fshatin lufte në Ponoshec të Gjakovës. Një rast tjetër me po të njëjtat motive, krime të luftës gjatë vitit 1999 është edhe ai i vëllezërve Geci nga fshati Llaushë të Drenicës, me të cilin po merret Salustro.




Të arrestuar në nëntor të vitit të kaluar Rrustem, Hetem dhe Sabit Geci po vazhdojnë të gjykohen në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

E po i njëjti prokuror, është marrë me tri rastet e të vetëquajturit agjenti i SHIK-ut, Nazim Bllaca, i cili ishte dëshmitar bashkëpunues i EULEX në dy raste “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2”, derisa u dënua javë më parë me 4 vite e 5 muaj burg.



Në dy rastet Salustro ka arritur t’i dënojë me 18 vjet burg Fahredin Gashin dhe me gjithsej 54 vjet dënim, pesë të pandehurit Shpresim Uka, Bekim Syla, Driton Hajdari, Sadik Abazi dhe Shaban Syla. Derisa në “Bllaca 3” në të cilin Nazim Bllaca e ka pranuar se e ka vrarë Ibush Kllokoqin, prokurori ka kërkuar dënim minimal për të, për shkak të statusit që Bllaca kishte në dy rastet e para. Si rezultat a u dënua më pak se pesë vite.




Megjithëse arrestimet dhe vendosmëria e Salustros për t’u marrë me ish- ushtarët e ish-komandantët e UÇK’së, nuk përfundon këtu. Së fundmi ai dha urdhër për arrestimin e shtatë ish-ushtarëve e komandantëve të zonës së Drenicës, i njohur si “Grupi i Drenicës”. Në mesin e të arrestuarve është Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimit dhe ish- Komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku. Të dyshuar të tjerë janë edhe ish- komandanti i brigadës 111, Jahir Demaku, vëllau i tij Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi.

Selimi akuzohet për shtatë vepra penale, Lushtaku me tri vepra penale, ndërsa Sahit Jashari me tetë vepra penale. Sipas pretendimeve të Salustros ish- pjesëtarët e UÇK’së dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK’së në Likovc (komuna e Skenderajt). Derisa Sami Lushtaku dyshohet për vrasjen e një civili. Hetimet për këtë rast, janë në fazën fillestare.

EULEX: Salustro është shefi

E për krejt këto EULEX ka një shpjegim të thjeshtë. Sipas tyre Salustro përcaktohet për ndjekjen e të gjitha rasteve të dyshuara për krime të luftës, për arsye se ai është Shef i Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës."Maurizio Salustro është Shef i Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës”, ishte përgjigja e vetme që zyra e informimit në EULEX dha për Express. Derisa preferojnë të mos flasin më shumë për biografinë e këtij prokurori. Express ka pritur plot dy javë nga EULEX për një biografi të Salustros, përfshirë edhe punën e tij si prokuror në shtetin italian. Përgjigja e tyre e vetme ishte që ky mision nuk ka një biografi të tij.

I lindur në Romë me 18 korrik të vitit 1955, Maurizio Salustro thuhet se në Itali është marrë me suksesshëm me krime të rënda, duke përfshirë këtu edhe mafinë e atij shteti. Fillimisht si gjyqtar në mandatin e UNMIK’ut Salustro erdhi në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës.



Mustafë Krasniqi- Këngë për Etninë (Jusufi, Kadriu e Bardhi)





Kush tha se nuk janë Në mes nesh...!? Kam shfletuar me mijëra faqe E në çdo faqe për faqe Kam gjet emrat e juaj Unë me ju, e ju me mua.



Më thanë se kotë lutesh, dikush...

Për çudi nëpër çdo faqe dritë

Unë, po dëgjojë këngën e tyre

Thjesht, unë isha për dritë

E ju... mbi ne vetëm rreze lëshuat.




Heu, ka si nuk ka ore...

Në dialog me vetën

Nata në heshtje më tha:

Drita është për ju

ME ata... ishin për dritën.


Unë, prapë unë me zë e lot

theva eshtra, krah në pagjumësi

e mbi supe mbaj amaneti tuaj

për etninë që ju u flijuat.




Gjuhën varrë ende e kam

Vëlla Jusuf, Kadri e Bardh

E di se do të më qortoni

Për këngën e etnisë.


Dikush po vihet në “lapidar”

Në shesh si “trim” po ngjitet

Thonë se është mik i dreqit

E engjëjt po qajnë

Vëlla Jusuf, Kadri, Bardh.


Mos ma thyej aortën e sheshit, o ogurzi

Se shekuj në të janë skalitur me emrat

... edhe të Jusufit, Kadriut, e Bardhit.


E me ju, treshe hero në lapidar

Sheshit t’ia kthejnë nderi e etnisë

Dhe ti... si kasnec i natës

mik i dreqit, ku do të mbetesh?


Vetëm për një...


Besova thellë vetëm në një...

Nata më iku më shpejt se mendova

Në heshtje kuptova të tërën

Heshtja ma ktheu përgjigjen.



Heu më iku nata

Vertikalisht mendova

Heu sa net shkuan

Unë prapë se prapë unë.


Heshtjen e natës

Një vrimë drite ma morri

Me të po jetoi

Vetëm për një...


Sa e bukur është Shqipëria.


Ti dakull e natës së përvjedhur

Si kasnec i mbërthyer lak

Djalli i lig i së keqes

në vrap do vetëm emër.



Nuk të duhej kapja e horizontit

Të jesh i pari, i shtati, apo i dhjeti

Vetëm arsyeja të përqafon

Për atë që tik-taket e zemrës rrahin.




Ti... mos kërko të kotën

Me dhjetëra herë kokës lakmi

Se dot nuk kapet horizonti

Në ditën kurë vlon gjaku.



Ju që i vëni kokës pjesëtime të kota

Kotësish do ta humbisni kokën

Fytyra do t’ju skuqet all

E nata tmerrësisht do t’u haj.


Unë kam rrugën time

Jam aorta e këtij trolli

Që përherë stolis atdheun

E i përulur nderoi gjakun.


Për mua ka vetëm një emër

Sa e bukur është Shqipëria.

Interesimi, gjithnjë e në rritje për botimet elektronike



Studiuesi Avni Rudaku ka thënë se teknologjia po e zbeh librin fizik në rolin që ka pasur dikur në jetën e lexuesve, sepse ajo ka ndikuar në distribuimin më të lehtë, më të shpejtë dhe më ekonomik të librit, nga një hapësirë letrare e një ane të botës në anën tjetër dhe anasjelltas
Botimet elektronike kohëve të fundit janë bërë mjaft të kërkuara, jo vetëm për autorët, por edhe për lexuesit, të cilët me zhvillimet teknologjike që ka arritur vendi mundësojnë qasjen shumë të lehët në internet. Përdorimi i botimeve elektronike është rritur shumë dhe shkarkimi dhe mundësia e leximit të tyre po praktikohet gjithnjë e më shumë. Edhe pse libri fizik konsiderohet nga studiuesit si i pazëvendësueshëm dhe që jep kënaqësi më të madhe.
Proza, më e preferuar
Në një prononcim për “Kosova Sot”, shkrimtari Albatros Rexhaj, themelues i shtëpisë së botimeve elektronike ‘Filozofia Urbane”, ka thënë se interesimi për botimet elektronike është rritur dhe po vazhdon të rritet, si nga krijuesit ashtu edhe nga lexuesit. Bile, sipas tij, ka muaj kur numri i shkarkimeve kalon 300- in. “Gjatë verës interesimi për botimet elektronike të “Filozofisë Urbane” është më i vogël, por ka pasur muaj kur janë shënuar 300 deri 400 shkarkime të librave”, ka thënë ai, duke shtuar se interesimet për publikim në “Filozofinë Urbane” vijnë edhe nga krijuesit. Por, Rexhaj ka thënë se për botimin e veprave, menaxhmenti i “Filozofisë Urbane” zbaton dy mënyra, njëra kur menaxhmenti u ofron mundësi krijuesve të caktuar për të botuar botimet e tyre në “Filozofinë Urbane”, dhe tjetra kur krijuesit kërkojnë që veprat e tyre të përfshihen në programet e kësaj shtëpie të botimeve elektronike. Ndërsa më të preferuarit janë krijuesit e prozës, për shkak se, siç pohon Rexhaj, qëllimi është për të krijuar një balancë mes zhanreve. Ndërsa, meqë “Filozofia Urbane” është një shtëpi jofitimprurëse, botimi i veprave në të bëhet në bazë të një plani të koordinuar. “Gjatë vjeshtës ‘Filozofia Urbane’ planifikon të botojë edhe një numër veprash të reja”, tha shkrimtari Albatros Rexhaj.
Distribuimi më i lehtë
Ndërsa në një prononcim për “Kosova Sot”, studiuesi Avni Rudaku ka thënë se teknologjia ka ndikuar në distribuimin më të lehtë, më të shpejtë dhe më ekonomik të librit, nga një hapësirë letrare e një ane të botës në anën tjetër dhe anasjelltas. Ai ka thënë se teknologjia po e zbeh librin fizik në rolin që ka pasur dikur në jetën e lexuesve. “Por përmes një ‘ajpad’-i (Ipad) ose ‘e-reader’-i, e kemi mundësinë qindra e mijëra libra t’i kemi me një vegël aq të rëndësishme teknologjike, ndërsa kjo fizikisht është e paimagjinueshme”, ka thënë Rudaku, duke shtuar se libri fizik merr dashuri më shumë nga më të moshuarit, ndërsa te të rinjtë teknologjia dhe inovacionet pranohen shumë më lehtë dhe përqafohen me ritëm më të shpejtë. Sipas tij, leximi përmes teknologjisë hap shumë mundësi që të lexohen informacionet më të reja, lexuesit kanë qasje më të shpeshtë dhe është krijuar varësia ndaj qasjes në rrjetet e ndryshme sociale, sakaq leximi është bërë i mundshëm vetëm përmes teknologjisë. “Ka shumë libra që nuk mund t’i gjeni fizikisht, tregu është më pak i pasur me literaturë botërore nga lëmenj të ndryshme profesionalë e të ngjashëm. Ndoshta një prej sfidave mbetet mirëmbajtja e kualitetit të shikimit gjatë leximit përmes teknologjisë”, ka thënë ai. Rudaku i quan shokë të ngushtë librin fizik dhe atë elektronik, “mirëpo teknologjia ka bërë që shumë autorë të harruar të lexohen, shumë autorë që kanë qenë provincialë dhe në pamundësi të shpërndarjes së tyre në të gjitha grupet e lexuesve të bien në ‘desktop’-ët e tyre”, ka thënë Rudaku.
I.Vatovci

Kultura, nocion pa përmbajtje

“Kam thënë edhe më herët se shkrimtarët nuk paguhen nga shteti ashtu siç paguhen aktorët në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe bëhet nami nëse dikush si Qosja apo Demaçi marrin një subvencion për një komplet librash. Çohen njerëzit dhe i sulmojnë, sepse nuk janë mësuar t’i respektojnë vlerat e veta”, ka thënë shkrimtari Shehu

Shkrimtarët janë një nga shtresat më të margjinalizuara të shoqërisë kosovare. Puna dhe roli i tyre në zhvillimet kulturore në vend nuk vlerësohet as nga shoqëria kosovare. Ndërsa institucionet shtetërore nuk janë duke bërë sa duhet. Kështu thonë për “Kosova Sot” shkrimtarët kosovarë. Sipas tyre, shkrimtarët e kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e kulturës në vend dhe ata duhet të çmohen dhe të respektohen ashtu siç e meritojnë.

Shkrimtarët nuk marrin paga

Në një prononcim për “Kosova Sot”, shkrimtari Fahredin Shehu ka thënë se shkrimtarët në Kosovë janë lënë totalisht në margjina, madje, sipas tij, janë të diskriminuar edhe në mesin e krijuesve të tjerë. “Kam thënë edhe më herët se shkrimtarët nuk paguhen nga shteti ashtu siç paguhen aktorët në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe bëhet nami nëse dikush si Qosja apo Demaçi marrin një subvencion për një komplet librash. Çohen njerëzit dhe i sulmojnë, sepse nuk janë mësuar t’i respektojnë vlerat e veta”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk mund të flasim për ndonjë rol përderisa publiku nuk është i vetëdijshëm për rëndësinë e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve të tjerë kultivuese të frymës kombëtare dhe qytetëruese. “Shkrimtar ishte Rugova, shkrimtar është edhe Van Rompuy, kryesues i Këshillit te Evropës (Mjeshtër i Haiku poezisë). Vetëm te ne është mëkat të jesh shkrimtar, prandaj unë nuk shoh se ne kemi ndonjë rol në shoqërinë aktuale, por krijojmë për shoqërinë që do të vijë, mbase më e vetëdijshme”, ka pohuar shkrimtari Fahredin Shehu.

Kultura, nocion pa përmbajtje

Edhe krijuesi Ardian Haxhaj e ka vënë në pah gjendjen aspak të favorshme që kalojnë sot shkrimtarët në Kosovës. “E thonë të gjithë; kjo kohë nuk është e shkrimtarëve dhe e intelektualëve. Zhvillimet kulturore sot janë në agjendat e teknokrateve dhe politikanëve, për të cilat kultura është vetëm nocion pa përmbajtje”, ka thënë ai. Prandaj, sipas Haxhajt, ndodh që gjithçka të fillojë dhe të mbarojë me deklaratat dhe pamjet e politikanëve. “Në shoqërinë kosovare shkrimtari më nuk ka mbetur kurrfarë modeli dhe natyrisht se kjo u konvenon atyre që i sundojnë shkrimtarët”, është shprehur krijuesi Ardian Haxhaj, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës. Ndërsa Reshat Sahitaj, që e kryeson Unionin e Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, ka thënë se institucionet shtetërore, veçanërisht MKRS-ja nuk është duke bërë sa duhet për kulturën, veçmas për hapjen e saj jashtë kufijve. Sepse, sipas tij, MKRS-ja u ndihmon vetëm klaneve dhe individëve të caktuar, kurse ata që në fakt janë krijues të mirëfilltë kjo ministri vetëm sa i ka bllokuar. “MKRS-ja duhet të bëjë më shumë për përkrahjen e krijuesve dhe të kuptojë që krijues janë ata që ndikojnë në zhvillimet kulturore, veçmas për njohjen e saj jashtë”, ka thënë Sahitaj.

I. Vatovci

Vendlindja e kujton Podrimjen në Francë!




Një vit më parë, në qytetin Lodeve të Francës, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në një manifestim të madh të fjalës poetike, ka ndërruar jetë Ali Podrimja, njëri ndër poetët më të mëdhenj shqiptarë. Vdekja e tij në këtë qytet bëri që më vonë, qyteti i lindjes së poetit, Gjakova dhe ai i vdekjes, Lodeve, të binjakëzohen, në ç’mënyrë ka filluar një periudhë e bashkëpunimit të mirë të këtyre dy qyteteve që janë ngushtë të lidhura me emrin e Ali Podrimjes.
description
Pllaka përkujtimore në vendin ku Podrimja e dha frymën e fundit
 
Në njëvjetorin e vdekjes së Podrimjes, institucionet kosovare, por as qyteti i tij i lindjes, Gjakova, nuk denjuan që të organizojnë ndonjë manifestim përkujtues. Ndryshe nga qytetet kosovare, zyrtarët e qytetit francez Lodeve nuk e harruan mysafirin e tyre të nderuar në njëvjetorin e vdekjes, duke organizuar një sërë manifestimesh përkujtimore. Në këto manifestime mori pjesë edhe një delegacion i Gjakovës, i prirë nga kryetari i komunës Pal Lekaj, në ç’mënyrë ua rikthyen vizitën francezëve, të cilët muaj më parë, në kuadër të edicionit të 49-të të Mitingut të Poezisë, i cili në tërësi iu kushtua Podrimjes, qëndruan në Gjakovë ku e nënshkruan kartën e binjakëzimit. “Ne ishim të ftuar si mysafirë në kuadër të edicionit të 16-të të Festivalit të poezisë “Zërat e Mesdheut”, ku u shënua edhe përvjetori i parë i vdekjes së poetit të madh”, ka bërë të ditur Lekaj, me t’u kthyer nga Franca.
Siç pohojnë anëtarët e delegacionit gjakovar, në vendin ku Ali Podrimja kishte lexuar poezinë e fundit, në një rrugë të qytetit Lodeve, afër një lumi ishte zbuluar pllaka përkujtimore në shenjë nderimi të poetit. Në këtë mënyrë, poeti i madh shqiptar do të vazhdojë “të jetojë” dhe të përkujtohet gjithnjë nga kolegët e tij nga shumë vende të botës, sa herë që ata mblidhen në këtë festival ndërkombëtar të poezisë. Me këtë rast, poeti francez Zhulian Blan, kishte lexuar një poezi kushtuar Ali Podrimjes dhe atë në gjuhën frëngjishte dhe në gjuhën shqipe, e përkthyer dhe e botuar në një libër të veçantë, në të cilën ishte futur edhe poezia e fundit e Podrimjes që e kishte shkruar në vendin, ku edhe e dha frymën e fundit.

Pse nuk e përkujtoi Kosova?!
“Duke iu falënderuar respektit të madh që kishin për të ndjerin, na është bërë një pritje dinjitoze. Ndërsa skalitja e emrit të Aliut në pllakën përkujtimore, do t’ia mundësojë të ndjerit që gjithnjë të kujtohet me respekt. Ndërkaq neve na është bë një pritje siç priten mysafirët nga një shtet mik. Lirisht mund të them se gjakovarët, tash e tutje e kanë edhe një “shtëpi” atje në Francë, në qytetin Lodeve”, ka thënë Lekaj. Nga ana tjetër, poeti Engjëll I. Berisha që ishte pjesë e delegacionit gjakovar, ka potencuar faktin se Ali Podrimja, sipas pohimeve të mirëpritësve të tyre, kishte vdekur me lule në duar, ndërsa në afërsi kishte lënë një poezi në dorëshkrim që u dedikohej luleve. “Të gjitha këto, francezët i çmonin shumë dhe falë këtij respekti që kishin për Podrimjen, ata bënë çmos që ne të ndihemi si qytetarë të një vendi të kulturës dhe kjo në bënte të krenohemi me bashkëvendësin tonë, me poetin e madh të përmasave botërore, Ali Podrimjen”, ka thënë Berisha.
Edhe pse nuk dëshirojmë ta mohojmë faktin se anëtarët e delegacionit të Gjakovës, me shkuarjen në Francë në njëvjetorin e vdekjes së Ali Podrimjes, e kanë nderuar figurën e shquar të poetit, megjithatë nuk mund t’i shmangemi bindjes së Podrimja e ka merituar të përkujtohet edhe në qytetin e tij të lindjes, në Gjakovë, por gjithsesi edhe në qytetet e tjera të Kosovës, të cilat çuditërisht heshtën. B.Vula

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...