Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/25

VETMI...NATËN...LARG ATDHEUT...LARG SHKODRËS



Në Shkodrën time ka njerëz të mirë në mënyrë të pafundme dhe kjo, edhe sepse atje këndojnë dhe qeshin të gjithë. Po, po, edhe lulet, që të çelin e të vallëzojnë në lëndinën e tyre apo në saksinë tënde, duan melodi. Ju betohem… pa vijeni veshin me kujdes një luleje që ju doni më shumë dhe rrini pranë saj pa lëvizur, ndërsa ajo po nis e çelë petalet e veta.

Keni për të ndjerë diçka të ëmbël, diçka që një vesh normal në kushte normale nuk e ndjenë dot – është melodia e çeljes së lules. Është krejt e ndryshme për secilën lule që don ti, siç ndryshon melodia e çdo filmi që të ka mbërthyer para ekranit të madh… shumë të madh, por kurrë më të madh sesa bota e lules që po çel para syve të tu dhe në prezencën e vetmisë tënde.

Në Shkodrën time njerëzit e duan shumë njeritjetrin. Atje kënaqen me gjithë shpirt për rezultatet tuaja dhe, ai që ka triumfuar më në fund, nuk kënaqet dot, poqese nuk ndjen fytyra dhe shpirtëra të gëzuar përqark. Më besoni mua!

Ejani të rrijmë së bashku në një cep të “Kafes së Madhe”*, në anë të rrugës dhe të kundrojmë kalimtarët e panjohur për ty! Që të gjithë i shikon, ja duke qeshur, ja duke vërshëllyer ndonjë melodi, në se janë vetëm, ja duke folur me zë të lartë – pra krejt çiltërsisht; ja duke treguar barsoleta.

Shkodranët janë shumë të bukur.

Njerëzit më të bukur të botës banojnë në Shkodër.

Sepse në Shkodër e duan muzikën si askund. Më besoni! Më besoni, për hir të kësaj vetmie të mrekullueshme, në këtë natë të mrekullueshme,larg...

Muzika është e vetmja magjistare që mund të zbutë edhe një gjarpër.

O njerëz! Më dëgjoni mua! Dëgjojeni këtë klithëm që del nga shpirti im, i një njeriu që i mungon atdheu sonte dhe që i përulet përnatë notave të një kënge shkodrane si të jetë para altarit!

A doni që njerëzit përqark t’u duan?

Që njerëzit përqark të mos u kenë frikë?

Mjerë ai njeri që e kanë frikë të tjerët. A nuk është kështu?

A doni që jeta juaj të kalojë si në një lëndinë me lule?

Që hallet tuaja t’u duken sikur je duke kaluar në një det me dallgë shumë e me stuhi, por që me siguri do të dalësh në breg dhe do të brohorasësh me hare?

E di si t’ia bëni?

Përpara se sa të zhvilloni prirjet tuaja të gjithfarshme, mësoni me hare me dashtë muzikën. Me e dashtë me të tana mundësitë tuaja, me të tana shqisat tuaja.

Shkodranët i duan poezitë që të gjithë, i duan sipas mënyrës së tyre, i duan në heshtje dhe pa i treguar kujt, siç nuK tregohen të fshehtat e shënjta të shpirtit.

Sa natë e bukur sonte!

Është qielli përplot me yje dhe është butë, si në një nga netët e verës në Velipojë.

Sa më ka marrë malli për Shkodrën! Ajo i mledh bijtë e saj si një mjelmë puplabardhë e zemërbardhë. I ndjell ata që larg, me tinguj që i di vetëm ajo.

Po më vjen për gjumë dhe mua. ...

Natën e mirë, atdheu im, që je kaq larg nga dritarja ime dhe nga ky oqean i dritave! ...
Natën e mirë Shkodra ime! Natën e mirë, atdheu im.

Po ju nis një pëllumb të madh dhe të bardhë që nga dritarja ime; – është puthja ime!

Puthja ime për sonte!

Një puthje në ajër të gjithëve, që nga dritarja ime.

Natën e mirë, hënë!… Ti , hënë e vetmisë sime!


RIZA LAHI

Bastoret favorizojnë Haruki Murakamin për Nobel, në listë edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare

Bastoret favorizojnë Haruki Murakamin për Nobel, në listë edhe Kadare

Shkrimtari japonez, Haruki Murakami sërish është favoriti kryesor i sivjetshëm për Çmimin Nobel për Letërsi. Ky është emri që del nga sajtet e bastoreve të njohura botërore Ladbrokes.com i Unibet.com, një muaj para se Komiteti i Nobelit të komunikojë se kush do të jetë fituesi i sivjetshëm i këtij çmimi më prestigjiozë për letërsi.



Por, në këtë listë ndodhet edhe emri i shkrimtarit tonë, Ismail Kadare. A në listën e sajtit të bastores së Ladbrokes.com radhitet në vendin e njëzetenjëtë.
I dyti në këtë listë është Joyce Carol Oates, i treti Peter Nadas. Në listë janë po ahtu edhe Milan Kundera, Nuruddin Farah, Salman Rushdie, Umberto Eco dhe emra të tjerë të letërsisë botërore.

Shkrimtari më i njohur japonez, Haruki Murakami, që sivjet ka shkruar romanin “Cukuri Tazaki i pangjyrë dhe vitet e tij të pelegrinazhit”, njihet me romanet “Pylli norvegjez”, “Luaj, luaj, luaj”, dhe “1Q84” dhe konsiderohet kandidati më potencial për Çmimin e sivjetshëm të Nobelit.

luaje macë kokën e buallit-apo Minstri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri shkarkon policin Tomor Noku që e dënoi para 1 viti .







Tomor Noku, është një prej dhjetëra efektivëve të Policisë së Qarkullimit Rrugor, të shkarkuar dje nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai vijoi qetësisht shërbimin deri në orën 22:30 të mbrëmjes, pa u ndikuar aspak nga fakti që emri i tij ndodhej në listën e "zezë" të të ndëshkuarve. 


karrotrec


Krejt qetësisht, Tomor Noku, shprehet se për 19 vite punoi në radhët e Policisë së Shtetit me përgjegjësi e profesionalizëm dhe kurrë më parë nuk kishte kryer ndonjë shkelje. Noku rrjedh nga një familje e persekutuar dhe jeta e tij ka qenë jo e lehtë. Halleve të shumta, u shtohet tashmë dhe largimi nga puna, në një kohë që shprehet se nuk ka bërë asnjë shkelje, por ka zbatuar me rigorozitet ligjin. 

Tomor  Noku tregon edhe një `histori` interesante me ministrin e Brendshëm Tahiri, të cilit një vit më parë i vuri gjobë dhe i ngriti makinën me karroatrec, se kishte parkuar gabim… 
Z.Noku, jeni në dijeni të faktit që jeni shkarkuar nga radhët e policisë së Qarkullimit?

Unë jam në shërbim dhe e mbaroj turnin në orën 22:30. Ende nuk më është komunikuar një vendim për largim.
Ministria e Brendshme zyrtarisht deklaron se të gjithë të larguarit janë kapur me shkelje.

Cili është "mëkati" juaj?

Kam punuar me ndershmëri një jetë të tërë në radhët e policisë. Nëse ky mund të quhet mëkat, le të më largojnë. 

Prej sa vitesh punoni në radhët e policisë?

Prej 19 vitesh punoj në polici; tri vite të plota si inspektor i Qarkullimit Rrugor. 

Në tërë këto vite, keni marrë ndonjë masë ndëshkuese apo paralajmërim?

Asnjëherë, pasi gjithmonë kam zbatuar vetëm ligjin. Madje vitin që shkoi jam shpërblyer për punë të mirë. 

Si u shpërblyet?

Qendra tregtare TEG u kërkoi drejtuesve të komisariatit emrat e katër policëve me rezultatet më të mira në detyrë. Emri im ishte një prej tyre. Shkova tek TEG dhe më ofruan një televizor ose një lavatriçe. Unë mora televizorin, meqë s`e kisha një të tillë në shtëpi.


qeveria e re

E shikoni `spastrimin` e komisariatit të Qarkullimit Rrugor me prapavijë politike? 


Miistri rrebel 


Ky është një tjetër diskutim. Nuk mund ta them një gjë të tillë. Personalisht rrjedh nga një familje e persekutuar. 


Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim!-  FOTO

Më janë vrarë tre njerëz në shtëpi. Mezi jam mbajtur me bukën e gojës, kam punuar me ndershmëri e profesionalizëm. Por nëse duan të na heqin, le ta bëjnë. Do trokasim diku. 

E njihnit më herët ministrin Tahiri?

Kujtoj që një vit më parë e kam gjobitur 20 mijë lekë (të vjetra) për parkim të gabuar të makinës dhe ia ngritëm me karroatrec. E kishte parkuar makinën në një rrugë te Komuna e Parisit, në një kohë që tabela paralajmëronte se automjeti i merrej me karroatrec. I vura 20 mijë lekë (të vjetra) gjobë. Erdhi dhe kërkoi të shlyente detyrimet, por i thashë "nuk jam taksidar dhe shlyeji detyrimet në zyrat e shtetit".

2013/09/24

Mes lotëve të shelgut buzëqesh Riza Lahi!

From: Riza Laha <rizalahi@yahoo.com>
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>; Abdyl kosova <abdylkadolli@hotmail.com> 
Sent: Tuesday, 24 September 2013, 19:17
Subject: Re: Nga Flori Bruqi: Mes lotëve të shelgut buzëqesh Riza Lahi!



( SHKRUAN SHEFI I CIOFF ALBANIA, NIKO MIHALI)

...Kam pire kaq here kafe me ty, e me flisje per shume gjera, vec per poezine , flisje me pak, kurse ti paske xhevahire te vertete nder rreshta.. sa mire ke bere, ose ka bere ai Flori, qe i ka botuar,.... lotet e vajzes qe prishin emrin e letershkruesit, kenga e vajzave te Shkodres, shalli i motres Tone ( shume e bukur kjo gjetje ) apo djali i vogel me kostum qe perqafon poetin ( me siguri eshte djali i grupit te Eqeremit, sa shume i do ti dreq ata, sa edhe Kociu behet xheloz !!! ) etj etj u ndjeva mire kur i lexova, m'u kujtua Shkodra Loce qe ti e do vertet shume, edhe pse nusen e more nga Skrapari... eeeeeee gjithe keto tollovitje mbi kengen e ashikeve shkodrane... pas Migjenit nuk kam lexuar vargje me te bukura per Shkodren... te uroj suksese.. nga nje shok e mik qe kemi udhetuar se bashku nga Mostari ne Serbska...

-------------------------------------



Riza Lahi ka lindur në Shkodër në 16. 01. 1950. Për 30 vjet ka shërbyer si pilot në Forcat Ajrore, gazetar në shtypin ushtarak, si dhe pranë zyrës së OSBE - së në Tiranë. Përveç çmimeve letrare të fituara në nivele të ndryshme në Konkursin Kombëtar 1994 ka fituar çmimin e parë të letërsisë për fëmijë. Pjesë nga veprat e tij janë botuar në SHBA, Greqi, Rumani, Maqedoni, Kosovë, Iran, dhe së fundi në Indi. Lahi është anëtar i Shoqatës Botërore të Poetëve.Është nënkolonel i Ushtrisë Shqiptare në pension. 

Lexoni shkrimin:



   Nga Flori Bruqi: Mes lotëve të shelgut buzëqesh Riza Lahi!





Kush është Niko Mihaili ?



Niko Mihali.jpg

Niko Mihali ka mbaruar Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe dhe ka punuar për shumë vite si drejtor i kulturës dhe mësues i letërsisë në qytetin e Përmetit ku ka lindur dhe ku jeton. 

Është president i seksionit shqiptar të CIOFF-it (Qendra Ndërkombëtare e Organizatës së festivaleve folklorike) një shoqatë kombëtare, pjesë e familjes së madhe të CIOFF-it botëror me qendër në Francë, anëtar i UNESCO-s. Ka një përvojë të gjatë në shoqërinë civile, ka arritur disa projekte kulturore dhe ka përfaqësuar vendin ton në shumë aktivitete ndërkombëtare si në Francë, Itali, Bullgari, Turqi, Maqedoni, Mali të Zi, Greqi, Bosnje-Hercegovinë etj.


Përgatiti Editori i  Agjencionit Floripress:Flori Bruqi

2013/09/23

"Unë kam qenë në Mat'hauzen" të SHpendi Topallaj


Një roman i shkruar në vetë të parë

"Unë kam qenë në Mat'hauzen" të SHpendi Topallaj

(esse )


Nga Përparim Hysi


Me Shpend Topallaj u "njohëm" fare rastësisht. Sikur secili prej ne të dy të kishte dalë për të huajtur pak "zjarr", kur thuhet nga anët tona për një takim që zgjat aq sa një e dalë fryme. "Hua zjarrin", po të vazhdoj në këtë linjë, e morëm në promovimin e librit të Meri Lalajt kushtuar Institutit Femëror "Nana Mbretëreshë". Në këtë promovim, Shpendi Topallaj, foli i fundit dhe,siç shkrova dhe më parë, ky, Shpendi,qe ëmbëlsira e gjithë atij promovimi. Po në festat e gëzuara (a nuk janë promovimet festa?) a nuk hahet bakllavaja në fund? Kështu ndodhi dhe me Shpendin. Recitoi aq bukur përmëndësh atë poezinë famoze të Bërnsit kushtuar Meri Morinsonit. NJë lirik i madh si Bërnsi ra ëmbël në veshët e gjithë auditorit,se poezia u shkrua nga një Mjeshtër si Bërnsi; u përkthye nga një mjeshtër si Poradeci dhe u risoll drejtpërdrejtë nga një recitues mjeshtër si ky, Shpend Topallaj. Si ish-ushtarak me profesion,qëlloi në shënjë. Meri Morinson në ato pak minuta qe Meri Lalaj. Nuk kish urim dhe komplimnet më të bukur se kaq. E sa për shqipërimin e Lasgushit, nga që qe kaq i qëlluar dhe i papërsëritshëm, e la ashtu, të paprekshme kur përktheu Bërnsin, Bardi i madh e Poezisë Mbarëshqiptare, Dritëro Agolli. Aq sa e njoh unë letërsinë, them se Dritëroi ka bërë një mrekulli me Bërnsin. Tek bëj këtë përqasje, më duket se po "më troket dera" dhe, "tek e hap", hyn si i gjallë, mitiku dhe gazmori,nga më të bukurit: Fidlei... Eh, përkthyesit ! Vallë, a do arrijë kush si ata?!...

* * *
Siç e shihni, m'u arratisën mendimet. "Faji" është i Shpend Topallaj. Sado pak zgjati takimi ynë, ai nxori nga çanta dhe më dhuroi dy libra: një me tregime dhe një roman.
Romanin e lexova dhe ky shkrim imi, për romanin është. Sidoqoftë, me lexuesit dua që të jem i ndershëm. Tek marrë të shkruaj, buza më shkon vesh më vesh. Befas,në dhomë hyn imeshoqe dhe, tek më sheh, që qesh me vete, më thotë:
-Po budallepsesh. Po qesh me vete tek shkruan.
Dhe a e dini që ka të drejtë. Po qesh se, tek do nis të shkruaj për Shpendin, nuk e mbaj të qeshurit, jo se tek ai shoh ndonjë gjë që të bën për të qeshur, por më vjen ndërmend një ngjarje, andej, nga anët tona (nënkupto Skraparin,nga kam rrënjët e prindërve). Pak për të jusitfikuar veten para gruas që nuk jam "budallepsur" dhe pak për të thënë atë ngjarjen që i rri pas trupit, Shpendi Topallajt, po "rrëfehem".
Erdhi një baba me djalin për të marrë nusen. Pra, krushku me të birin. Krushqit si krushqit. Njerëzia syrin kllap për t'i parë,se krushqi e re. Babai (krushku) i pavrarë nga puna, tregonte i ri. Dhëndrri si më i "moshuar" dhe graria, ia tha këngës shpotitëse:
"Atje poshtë tek larushku
Më i madh dhëndrri nga krushku !!!"
Për të qeshur, domosdo. E kështu është dhe me Shpendin. Kush nuk e njeh, po jua bëj të njohur unë. I shkurtër sa një "sterlinë", kur thotë populli. I shkurtër, i shkurtër, por nga viti 1996 e deri në vitin 2013 ka shrkuar e botuar deri tani plot tridhjetë e pesë libra. "Qeshja" ime prej budallai se mendova për një çast, po të vendosësh librat që ka shkruar, njëra mbi tjetrën,si shtëpitë e Beratit- një mbi një dritaret- do të shohësh që "mali" që krijohet do jetë ku e ku më i lartë se sa shtati i tij. Më shumë vepra se sa "jetë". Një bollëk i tillë vërtet që është i bukur.

* * *
Romani "Unë kam qenë në Mat'hauzen" është shkruar në vetën e parë dhe i kushtohet një malësori patriot që quhet Ahmet Zeneli. Ahmet Zeneli, malësori nga Shpishani i Tropojës, nuk është as Muji i Jutbinës, që "tek merr frymë",shkul lisat nga toka. Jo. Ahmet Zeneli në roman del një malësor që,mbi të gjitha, do Atdheun. Atdheu për të nuk është aq i "vogël" sa paraqitet në hartat e kohës. Në vizioni e tij Atdheu është dhe Kosova që padrejtësisht na i kanë shkëputur "fuqitë e mëdha". Jeta e Ahmet Zenelit nuk kalon ashtu "urtë e butë" e plot tiganin. Përkundrazi. Kalon përmjet dallgësh dhe të një kalvari deri në dhimbje. Por heroi i këtij romani bëhet i bukur në thjeshtësinë e tij.
Në roman ka faqe e pasazhe që, po të shikohen me objektivitet, duhet të zënë vënd në librat shkollor si shëmbuj për brezat. Ahmet Zeneli nuk ka ndonjë shkollë të madhe, por është njeri me zemër të madhe. Edhe në detyrë, kur është puna, gjykon dhe vepron ashtu siç i thotë zemra. Sa për një "orientim" për ata që nuk e kanë lexuar, Ahmet Zeneli,me detyrë xhandar ( flitet për në kohën e Mbretërisë), tek shkon për kontroll armësh në malësi të Pukës, bëri sikur nuk e pa, një pushkë të fshehur në tavan. Ai e dinte se malësori pa pushkë nuk e kish të sigurt jetën. Duke vënë zemrën mbi ligjin,ai del në roman shpirtmadh. Duke vepruar kështu,ai del i bukur dhe i dashur për lexuesin. Të mirën hidhe në det dhe një ditë deti do ta nxjerrë e do ta sjellë para sysh.
Vite e vite nga kjo ngjarje ( ia zbukuron ky akt ballin heroit të romanit), kur Ahmet Zeneli gati e kish harruar këtë ngjarje, takohet me atë malësorin në Pukë. Sheqer e quanin malsorin dhe dy ditë e net festoi Ahmeti me me mikun me"pushkë".
Natyrisht, unë nuk marrë përsipër që të përshkruaj faqe për faqe romanin. Lexuesit i them. Nuk është lehtë të ndahesh me Ahemt Zenelin. Vërtet ka qenë xhandar, por ka ndihmuar në kohën e fashizmit dhe nazistëve gjermanë të gjithë ata që luftonin për liri: pa dallim krahine apo ideje. Komunist apo nacionalist. Pse qe një"xhandar" i tillë, ka qenë burgosur nga fashistët dhe ca më keq nga nazistët. Burgu fashist as që duhet zënë me gojë, jo se atje të trajtonin "njerëzisht", por ferri i vërtetë qe burgu nazist.
Ahmet Zeneli ka qenë i burgosur në Mat'hauzen. në një nga burgjet më famkeq të nazistëve. Aty, ku siç pohon, kishte gati qindmijë të burgosur të shndrruar nga njerëz, në numra. Në Mat'hauzen ku nazistët qenë shndrruar në bisha. Ka pasazhe e pasazhe tmerri, por nuk ka se si mos të mbetë në mëndje një episod rrëngjethës. Bishat "loznin" me fatet e "numrave". NJë ditë shpikën një nga ato "ndeshjet" alla-gladiator: ndesheshin dy "numra". Fituesi shpëtonte, kurse i munduri përfundonte në një hon me gozhdë. Për fat të keq, në "tapetin mankth" fati caktoi një shqiptar e një polak. Na mbahej fryma,- tregon heroi,- tek vërenim këtë skenë makabre. Pamë që shqiptari fjalosej me "numrin" tjetër. Filloi ndeshja dhe për fatkeq, shqiptariri dha frymë mbi ato gozhdët poshtë, në hon. Na iku mendja dhe na dhëmbi shpirti. Dhe vërtet a ka skenë më tragjike se kaq?! Por ky rrëfim do ishte i mangët, po të qëndronte deri këtu.
... Pas ndeshjes, qe polaku që na u afrua. Na tha: - Nga shqiptari e kam jetën. Më pyeti:- A je i martuar?
-Po.
-Po fëmijë a ke?
-Po.
Atëhere,- kish thënë shqiptari,- je ti që do "fitosh" ndeshjen. Unë jetën e kam prej tij.
Lexues! A nuk është një shëmbull sakrifice e zëmërbardhësie që duhet ta njohin brezat? Fëmijët tanë. Por fëmijët tanë po edukohen me "Harri Porter", thonë okej dhe në gjitha koncertet, hiq këngët popullore, këndohet anglisht apo italisht dhe,pa e kuptuar, po i bëjmë një dëm të madh edukimit të brezave. Ky pasazh nuk qe i vetëm. Në Mat'hauzen, tropojani Sadri Din Lusha, kur pa që do ta pushkatonin, rrëmbeu një lopatë dhe la të vdekur një oficer nazist. Sadrinë e dogjën në kremtarium,ama kund nuk është ndjerë në "historinë" e heroizmave të pasçlirimit.
Mat'hauzeni ka qenënjë ferr i vërtetë. Nga ky ferr, Ahmet Zeneli dhe një grup bashkëshokësh mundën që të arratiisen dhe të rikthehen gjallë në atdhe. Ndryshe nga bashkëshokët e tij të kampit, Ahmet Zeneli, kthehet në shtëpinë e tij, në Shpishan.Aty u kthye. Aty dhe vdiq duke lënë pas djemtë e tij,nipër e mbesa. Por mos kujtoni se ky, martir, pas çlirimit e kaloi jetën e tij familjare vaj. Jo. Përkundrazi. Ai si luftëtar i për liri e demokraci u bëri oponencë të fortë të gjithë atyre "reformave" që ndërmorën komunistët në tërë vendin. Kolektivizimin e priti me këmbët e para. Asnjë ditë nuk punoi në kooperativë. U sëmbua keqas kur filloi lufta kundër besimeve fetare. Ithtar i Dervish Luzhës, ai u bëri "karshillëk anti" të gjithë këtyre "reformave" që vetëm varfëronin popullin.
Në libër, Ahmet Zeneli, del jo vetëm një malësor trime bujar, por,mbi të gjitha, një njeri i ndershëm dhe i lidhur ngusht me vendin, fshatin, malësinë e më tej deri në Kosovë.

* * *
Mosha bëri të vetën dhe për Ahmet Zenelin. Ai u nda nga jeta në vitin 1980. Por të bie në sy dhe bëhet i paharrueshëm një amanet i tij:
- Faslli,- i thotë të birit,- unë nuk shkoj dot më në Mat'hauzen, por dheu nuk më tretë po nuk shkove ti me pa vëndin ku ka vuejt baba dhe dhjetra shqiptarë të tjerë.
Në vitin 1990, Fasli Çeka, me porfesion avokat shkon për vizitë në Mat'hauzen. Çonte amanetin e babës së vet. Kur shkon për vizitë atje, mu mbi pushkën e atij partizanit tonë në monumentin që është ngritur,fekste një lule e kuqe. Vallë, kush mund ta kish vënë atë lule mbi pushkën e shqiptarit?
-E kam vënë unë,- tha një qytetar polak. Ma ka lënë porosi imatë.Babai im shpëtoi vetëm nga një shqiptar. Dhe vit për vit,në 9 maj, vendos nga një lule. Lexues ! A ka nevojë për komente?!... A nuk duhet bërë e ditur për gjithë brezat?! Shpend Topallaj e ka bërë. Dhe nuk ka se si shkruhet më bukur. Duke u "fshehur" pas tirqeve të malësorit të bukur,Ahmet Zeneli.

* * *
Tek e mbyll këtë shkrim modest timin, nuk kam se si mos i referohemi, të ndjerit dhe të bukurit,shkrimtarit doktor Astrit Delvina, që kur e pyeta njëherë për trimërinë;
- Doktor, a ekziston trimëria? (biseda intime është prag viteve gjashtëdhjetë), m'u përgjigj:
- Ekziston, po është e fshehur.
Dhe kishte të drejtë. A nuk ka qenë trim Ahmet Zeneli? Kush e mbajti fshehur?
Jam i befasuar nga ky personazh dhe nga pena made in Shpend Topallaj. Jam aq i obsesuar sa më duket se dhe "unë kam qenë në Mat'hauzen!!". Nuk më besoni?
- Pasha malin e Shkëlzenit që po...

Tiranë, 23 shtator 2013

Pse hesht Tirana zyrtare?


Eshref Ymeri

Pse hesht Tirana zyrtare?

Profesor Kristo Frashëri deklaron qartë dhe prerë:

“Janullatosi nacionalist grek, do Vorio-Epirin" (Gazeta Shqiptare, 23 shtator 2013, f. 1).

Pse hesht Presidenti i Republikës, zoti Bujar Nishani? Pse hesht Kryeministri i vendit, zoti Edi Rama?
Pse heshtin në mënyrë kaq të pahijshme intelektualët e vendit? Pse heshtin mjetet e informimit masiv? Pse heshtin analistët? Pse heshtim moderatorët e kanaleve televizive? Pse heshtin gazetarët? Nga kush kanë frikë këta gazetarë që nuk ngrihen në mbrojtje të Profesorit të nderuar Kristo Frashëri? Të jetë e vërtetë vallë që këtyre, të gjithëve, Janullatosi ua paska zënë kokën me derë dhe prandaj rrinë sus e s’kuturisin të hapin gojën?
Është e turpshme për vendin tonë dhe madje për mbarë kombin shqiptarë që në krye të kishës ortodokse fanoliane të vazhdohet të mbahet një kryepeshkop i paligjshëm, një mashtrues i thekur që erdhi në vendin tonë për t’u ngrysur si eksark dhe pa pritur e pa kujtuar na u gdhi kryepeshkop, i cili, me arrogancën e tij karakteristike, kërkon të na imponojë neve, shqiptarëve, që fenë ta vendosim mbi kombin.
Pyes Presidentin e vendit, zotin Bujar Nishani: dhe sa kohë do të vazhdojë të mbahet e pushtuar kisha ortodokse fanoliane nga një kryepeshkop grek i paligjshëm, i komanduar në Tiranë me urdhër të kishës shoviniste greke, armikes së betuar të kombit shqiptar, me urdhër të shovinizmit grekokaragjoz dhe të Athinës zyrtare, të cilët bëjnë sikur nuk e dinë që trojet tona etnike (ashtu siç deklaroi ish-Kryeministri Berisha) shtrihen deri në Prevezë, kurse ata shikojnë ëndrra me sy hapur për Epirin e Veriut?
Pyes Kryeministrin Rama: pse vazhdoni të heshtni për ngjarjen e Përmetit, zoti Kryeministër? Nuk e dini vallë që kishën tonë ortodokse fanoliane e drejton një kryepeshkop i paligjshëm? Edhe sa kohë do të vazhdojë të mbahet e pushtuar kisha ortodokse fanoliane nga një kryepeshkop shovinist grek me emrin Janullatos, i cili, si pararojë e shovinizmit grekoleckaman në Tiranë, kërkon të greqizojë Shqipërinë e Jugut? Pse nuk dilni në mbrojtje të Profesorit të nderuar Kristo Frashëri, zoti Kryeministër?
Zoti President dhe zoti Kryeministër! Ju lutem të deklaroni hapur para opinionit publik shqiptar se me kë jeni: me Profesor Kristo Frashërin apo me shovinistin Janullatos, të cilit Profesor Kristo Frashëri ia ka çjerrë maskën përfundimisht si pararojë e kishës shoviniste greke dhe e shovinizmit të Athinës zyrtare?

Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
23 shtator 2013

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...