Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/30

Situata e sigurisë në Kosovë është thellësisht e qetë

Pesë serbë e një shqiptar në Komandën rajonale të veriut
Suksesi i zgjedhjeve paraprake, sidomos në veri të Kosovës, do të ketë domethënie për konsolidimin e ardhshëm të paqes e të stabiliteti, ka vlerësuar Sekretari i Përgjithshëm i OKB –së Ban Ki-Moon.
Situata e sigurisë në Kosovë është thellësisht e qetë, me incidente të kohëpaskohshme etnike dhe të dy palët po dëshmojnë përkushtim të përforcuar për pengim të tensioneve në terren që të mundësojnë që dialogu i Prishtinës dhe i Beogradit për implementimin e asaj që është arritur të shkojë më tej, thuhet ë raportin tremujor të cilin e transmetojnë medie serbe.
Moon thekson se po vazhdon implementimi i Marrëveshjes së Brukselit por ka tërhequr vëmendjen se edhe pse udhëheqja e Serbisë është për zgjedhjet dhe po i shtyn serbët të marrin pjesë në to, në veri ende ka fushatë të fuqishme kundër daljes në zgjedhje.
Ban ka falënderuar Prishtinën e Beogradin për përpjekjen e vazhdueshme për dialog.
"Përparimi në terren drejt paqes e stabilitetit do të jetë me rëndësi vendimtare për synimet e Serbisë e të Kosovës drejt integrimeve evropiane. Të dy palët kanë ndërmarrë hapa impresivë për t’i afruar këtij qëllimi dhe përparimi i mëtejmë në normalizimin marrëdhënieve sipas kritereve të BE, do të jetë me rëndësi të veçantë", ka thënë Moon. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së që pritet të lexohet në gjysmën dytë në nëntorit, flet edhe për vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it më 19 shtator.
Në pjesën që ka të bëjë me çështje policie e të jurisprudencës theksohet se edhe përkundër problemeve, më 25 korrik pesë serbë dhe një shqiptar janë vendosur në Komandën rajonale për veriun Kosovës.
"Transferi i personelit të jurisprudencës dhe struktura gjyqësore ende është në bisedime dhe ai po zhvillohet ngadalë por Ministria serbe e Drejtësisë më 1 shtator ka zgjatur vendimin e mëhershëm për të suspenduar aktivitetet e veta në veri duke pritur përgjigjet për çështjet e pazgjidhura”, thuhet ndër të tjera në raport.

2013/10/29

GOLGOTA SHQIPTARE NDER SHEKUJ



Nga Agim Gashi

Kur në vitin 1990 pas daljes nga burgu, vazhduan represaljet e policisë serbe mbi mua dhe familjen time, u detyrova ta lë Kosovën time. Pas qëndrimit disa mujor në Slloveni, kalova në Kroaci për ta vazhduar aktivitetin tim politik dhe muzikor. Kontaktet me njeriun shqiptar që ishte i bollshëm sidomos në Zagreb, dhe duke iu falenderuar çunave nga të cilët çdo ditë më dhuronin rrespekt dhe dashuri shqiptare, rashë në kontakt me një ish oficier rus që jetonte në Zagreb. Atë ditë më erdhën dy të rinjë në banesën time në fashatin Botinec e që ishte periferi e Zagrebit. Më treguan se e njofin një njeri që kishte fotografi të vjetra të masakrave të ushtrisë serbe bërë në Kosovë gjat luftrave ballkanike. Poashtu kisha fatin që të banoja sebashku me prof. Dr. Shaban Hashanin i cili ishte historian me përvojë të madhe. Biseduam dhe u dakorduam që sëbashku me çunat të lajmërojmë edhe prof. Dr. Zekiria Canen i cili ato ditë qëndronte në Zagreb, e që të gjithë sëbashku të shkojmë tek ish oficieri rus në një lagje të Zagrebit. U ngjitëm me ashensor në një nga katet e asaj ndërtese të lartë dhe kur u afruam tek apartmani i tij, para na doli një plak i kërrusur që na priti me një dashamirësi të jashtëzakonshme. Duke pirë kafet që na i solli nusja e djalit të tij ai e filloi bisedën: “Quhem Nikolla Kizem, na tha, dhe dikur moti isha këshilltar i ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe për teritorin e Kosovës. Me vete mbaja një fotoaparat me detyrë që të bëja foto dhe ta lajmëroj Qeverinë ruse të asaj kohe për ngjarjet në Ballkan. Bëra shumë foto të ndryshme nga të cilat një pjesë i ruajta në albumin tim”. Pas një pauze të shkurtër, u ngrit dhe nga vitrina e tij nxori një album me shumë foto të vjetra. Ai ishte album që tregonte se sa gjaku i shqiptarit u derdh gjatë asaj kohe dhe në ato masakra serbe. E pagëzuam “Albumi i gjakut shqiptar”!
Derisa shiqonim albumin e rusit Kizem, rrënqethjet na e përshkonin trupin. Asnjëri nuk bënim vërr me gojë. Atmosferë e zymtë mbretëronte në banesën e rusit. Edhe më të zymtë u bëmë atëherë kur ai na e tregoi çmimin për çdo foto. Me ato para që kisha unë, mund ti blenim vetëm katër foto. Çmimi ishte shumë i lart, por fotot kishin një vlerë për ne sa smundeshim ta paramendonim. Zgjodhëm katër foto, i pagova dhe dolëm me shpresë se do të gjenim para që të marrim akoma foto që dëshmojnë kjartë gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar. Asnjëherë më, për mungesë parash, nuk munda ta vizitoj pronarin e „Albumit të gjakut“! Tani ndoshta edhe ka vdekur!

Menjëherë shkova tek një fotograf dhe bëra nga dyqind kopje për çdo foto. Ia vura detyrë vedit që këto foto tua dërgoj të gjithë kryetarëve të shteteve të botës në mënyrë që ta ken të kjartë se çka hoqëm nën robërinë serbe. Letrat e parë me ato foto ua dërgova Dr. Franjo Tuxhmanit dhe Alia Izetbegoviqit, për arsyenat se atëherë veproja në Slloveni, Kroaci dhe B. e H. Pastaj nga Gjermania u shkruajta të tjerëve lider evropian, si dhe Presidentit të SHBA-s z. Bill Clinton.

Vlenë të theksohet se këto foto ia dhashë edhe gazetës “Dielli” që dilte aso kohe në Zagreb. Për çudi askund nuk figuronte emri im. Që të ishte çudia edhe më e madhe, aty shkruante se këto fotografi i paska zbuluar “Dielli”! Më vonë kishte raste kur disa persona të pa ndërgjegjëshëm jo që i publikonin këto fotografi, por i ngritnin “nam” vedit duke u krekosur se këto fotografi i “kanë blerë tek Nikolla Kizemi në Zagreb”, duke e marrë historiatin ashtu siç ua kisha treguar. Në anën tjetër kishte edhe aso njerz që posa i shiqonin këto foto më akuzonin se gjoja i kam marrë nga UDB-ja për të provokuar. Nga sulmet që më bëhen nga disa marksist-leninist për shkak të bindjeve politike shkojnë aq larg sa mendja e njeriut është vështirë që ti përthekoj, duke mu kërcnuar edhe me likuidim. Këto akuza vinë mu nga ata njerz që dikur ishin në sherbime direkte apo edhe indirekte me strukturat e sistemit të atëhershëm por edhe UDB-në. Njerzit e tillë akoma janë aktiv dhe shiten akoma patriot duke zënë vende kyçe në qeverinë e sotme.
Pas ardhjes sime në Gjermani, këto foto ua kam dërguar edhe shumë udhëheqësve shtetrorë të Evropës, si dhe Presidentit të Amerikës z. Bill Clinton. Bashkë me fotot shfrytzoja rastin që në ato aftësitë e mia tua shkruaj edhe nga një letër duke ua treguar të vërtetën mbi gjenocidin që kryente Serbia ndaj këtij populli liridashës. Letrën e Presidentit Clinton do tua paraqes ashtu siq e kam shkruar atëherë.
Origjinalet e këtyre fotografive i ruaj me një gjelozi të madhe. Kam menduar që një ditë do i dhuroj në Institutin e Historisë në Prishtinë.

Banda e Miliq Kërstes me shqiptarë të zënë rob, të vrarë e të plagosur. Pas fotografimit të gjithë likuidohen

Banda e Miliq Kërstes me shqiptarë të zënë rob, të vrarë e të plagosur. Pas fotografimit të gjithë likuidohen


Një artikull edhe në Gjermanisht:
DAS ALBANISCHE GOLGOTHA WÄHREND DER GESCHICHTE

Autor: Agim Gashi

Während das albanische Volk in Kosova wedwr die Möglichkeit hat,die Opfer des serbischen Massakers beizusetzen oder sie zu beweinen, schauen sich fast alle mit Gleichgültigk3eit den albanischen Holocaust an. Diese Beweise benötigen keinen Kommentar.
Kosova verblutet dem Jahre 1878. Die Metzger Serbienes wählten nie Mittel um das albanische Wesen zu vernichten. Mit den blutsaugendsten Methoden wie in der mittelalterlichen Inquisition, dauert noch heutzutage die slawische Barbarei an. Dieses Volk und dieser Boden ist von den serbischen Stiefeln ermüdet.
Die Garasaninus, Cubrilovics, Milics und Pecanacs sind durch die Milosevics, die Sesels,Arkans und Draskovics ersetzt wordwn. Die Schlange, die auf lateinisch serpe bedeutet, wechselt nur die Haut, aber nicht ihr Handwerk. Die Wetlt schaut dasjenige vom Jahre 1878, 1912, 1920, 1945, 1990, 1992,1997.
Der Blutsauger von Balkan, Milosevic, sendet Europa jeden Tag die entsetzlichsten Szenen, während das älteste Volk Europas,keine Möglichkeit hat ihre Opfer beizusetzennoch sie zu beweinen.Wie soll das Volk sie beweinen können, da um den Hals herum die serbische Schlange schlängelt.
Alle bleiben tatenlos und schaunen sich den albanischen Holokaust an.
Hunderte, Tausende von Kindern, Frauen und ältere Menschen in den Bergen, viele hunderte zerstörte Dörfer, Hunderte und Tausender Tote und Verwundete. Wiviel sollten noch getötet werden, um uns zu einigen?
In der Fortsetzung veröffentlichen wir einige Photos vergangener Massaker, welche von einem russischen Offizier, namens Nikolla Kizem mit Aufenthalt in Zagreb, der als Berater in der Gendarmerie und dem Militär des Königreichs Jugoslawiens gedient hat, gekauft sin. Die Originalpfotos befinden sich beim Autor dieses Schreibens.

Artikulli i botuar në „Rilindja“ më 25.08.1998 që ishte i përkthyer nga Donika Gërvalla

Hazir Kuka i prerë në fyt. Gjëra të tilla serbët bënë edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë

Hazir Kuka i prerë në fyt. Gjëra të tilla serbët bënë edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë



Letra dërguar Presidentit Të SHBA-ve:
LETER E HAPUR ZOTIT PRESIDENTIT TE SHB-ve BILL CLINTONIT


SHUME I NDERUAR ZOTI PRESIDENT!


Jam një rapsod popullor shqiptar, dhe sipas traditës sonë, nuk është vonë për urime, andaj më lejoni që me gjithë zemër t´ua uroj fitorën e Juaj për President të SHBA-ve.
U urojmë edhe hapjen e muzeut të Hollakastës në vendin Tuaj të madh, liridashës dhe demokratik. Ndaj, si shqiptar në fillim të kësaj letre po e marr një thënje të Mary Edith Durhanit, ku si antropologe, piktore e historiane, qëndroi me vite të tëra në Ballkan, e ku para 70 vitesh tha: “Për popullin shqiptar fundi ende nuk ka ardhur”. Dhe ne mbijetuam edhe ato 70 vite të tmerrshme të robrimit, përjetuam Golgotën e parë botrore, Holokaustën gjithashtu të pare, për të mbetur nën thundrrën slave atëherë dhe sot.
Po mos të Ju nderonim shumë, nuk do të shkruanim, por, me anë të kësaj letre nuk do të mundemi t´ua shkruajmë të gjitha ato tmerre që përjetoi populli ynë shqiptar: nënshtrime, tradhëti, mizori…që me gjakëftohtësi dhe me brutalitetin e pa pare njerzor ushtroi serboslllavia për ta futë nën thundrrën e saj këtë skaj të Ballkanit, i cili edhe në kohët më të herëshme, por edhe sot është një vatër lufte dhe vend i pa shpresë e I mjerimit. Po të vinit ke ne, do ta gjeni një popull të mjerë që lufton për vatrën e tij, por, që ka shpresë se një ditë nën mbikqyrjen e Juasj do ti gëzoj të drejtat e tija legjitime, sepse këto tmerre, gënjeshtra e intriga që u gatuan dhe gatuhen me shekuj ndaj popullit shqiptar u bënë monotone dhe janë të thjeshta e vetëm slave.

Ushtria franceze bën varrimin e viktimave të gjenocidit më 1917. Katolik e mysliman varrosen sëbashku sepse para se të ishin fetar, ata ishin shqiptarë.

Ushtria franceze bën varrimin e viktimave të gjenocidit më 1917. Katolik e mysliman varrosen sëbashku sepse para se të ishin fetar, ata ishin shqiptarë.

Shumicës I është e njohur se populli shqiptar është populli më I madh I Ballkanit, por që vdekshmëria e foshnjeve tek shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera etnike është më e madhja në Evropë. Shkenctari françez Ami Boue vërtetoi se më 1838 numri i popullsisë serbe në Ballkan ishte 900.000 (nëntëqind mijë), ndërsa numri I populates shqiptare 1.600.000 (një milion e gjashtëqind mijë). Pra popullata shqiptare atëherë ishte më e madhe se e grekëve, por dy herë më e madhe se e serbëve.. Këto të dhëna tregojnë fare kjartë se sa I tmerrshëm ishte gjenocidi ndaj shqiptarëve që u zhvilluan me metoda më barbare e që shekulli XX dhe XXI nuk duhet dhe nuk është dashtë ti lejoj. Edhe e sotmja, si e kaluarja, është kaq e mjeruar sa që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Dhe ne shqiptarët u Urojmë nga zemra që mu në shtetin e Juaj demokratik u hap një nuze I Holokaustës çnjerzore që u zhvillua ndaj popullit izraelit. Një frigë të madhe për një muze të tillë e pati edhe humanisti dhe publicisti izraelit Leo Freundlich kur para se të filloj Lufta e pare Botrore, në të Hënen e Kërshëndellave të vitit 1913 në Vien ua dha mediumeve botrore librin dokumentar, “Akti i gjykuar”, dokumentin për “Golgotën shqiptare”, i cili bën fjalë për holokastin I cili ndodhi para 80 vitesh. Kjo hollokaustë për fat të keq ndodhë edhe sot ndaj popullit shqiptar të Kosovës, si dhe ndaj muslimanëve të Bosnës, ku aktori është po ai I para 80 viteve. Andaj holokaustën e pare te Evropës e filluan dhe e planifikuan serbët më 1912-13, dhe ku Leo Freundlich shkruan: „Për më pak se gjysmë viti ushtria serbe dhe bandat serbo-çetnike u egërsuan dhe kjo soldateskë çnjerzore bëri krime të pa para. Disa dhjetra mijëra njerz të pambrojtur u vranë, grate u dhunuan, pleqët e fëmijët u masakruan ndërsa mijëra fshatra me zjarrë u bënë rrafsh me tokë- e Evropa s´bëzan”.
Këto ishin zhdukje kolektive Zoti President, por që fatkeqësisht janë edhe sot; gjërsa aktori I hollokaustës izraelite bnuk egziston më, ai I hollokaustës shqiptare vepron edhe sot, dhe para gjithë botës së shekullit XXI I kërcnohet edhe shtetit të Juaj demokratik e liridashës. Deri kur do ta lejon bota këtë tmerr?
Kur më 22 qershor të vitit 1912, ushtria serbe hyri në Prishtinë ajo më nuk u tërhoq kurrë, dhe, filloi pastrimin etnik të këtyre trojeve, gjë që ne jemi të bindur se poulli amerikan nuk e dashti kurre një robrim të popullit shqiptar. Nuk e don populli I Juaj as sot kur Ju po e udhëheqni, dhe një pastrim i sotëm etnik, nuk është asgjë tjetër pos realizim i Elaboratit të shovenistit të përbetuar serb Vaso Çubrilloviqit dhe I “nobelistit” Ivo Andriqit, që synonin pastrimin etnik të tërë Ballkanit dhe formimit të një shteti të madh serb. Serbia të drejtën për vetëvendosje nuk ia pranoi asnjë populli të Ballkanit e sidomos shqiptarëve, ku me hyrjen e ushtrisë së saj më 1912-13 në trojet shqiptare, e deri sot, zhduki nga faqja e dheut mbi 2 milion shqiptarë, duke vazhduar të zhdukë dhe shpërngulë nëpër fushat e Anadollit edhe 5 milion të tjerë, siq po synon të zhduki edhe 6 milion shqiptarë të sotëm..A nuk është kjo një hollokaustë e re? Dhe, përse sot bota hesht? Përse bota I ka armët e saja? Për ti përdorë vetëm kundër Irakut, apo vetëm për Somalinë?!!!! Pse nuk u shkrep ende asnjë plumb I botës paqëdashëse edhe në Ballkan? Mos vallë po pritni që të zhduket nga faqja e dheut popullata e Ballkanit dhe pastaj bota ta bën tërë Ballkanin Muze të Hollokaustit të shek. XXI?
Vallë, pse Ballkani e ka tretmanin si të ishte pjesë e teritorit të Hënës apo të ndonjë planeti tjetër? Ne shqiptarët dhe popujt tjerë të vegjël të Ballkanit mendojmë se edhe Ballkani është pjesë e Evropës dhe e Botës, ku në këtë teritor pos Ilirëve dhe Grekëve nuk jetonin popuj të tjerë. Atëherë kishim teritorin tonë, por ja që erdhën sllavët për të na vrarë, plaqkitë, dhe për të na e marrë plang e votër. E këta sllavë nuk ndryshuan kurrë në sjelljet e tyre barbare, dhe sot e gjithë ditën po këta sllavë merren me gënjeshtra, komlote e tradhëtira. Na e vodhën me dhunë çdo të drejtë kombëtare, lirinë, shtypin, radion e TV-në, na përzunë nga puna duke na vrarë e burgosin sot e gjithë ditën.

Sot, qindra e mijëra shqiptarë lëshuan trojet e tyre etnike për tu strehuara në Evropë, sepse janë të vetëdijshëm se janë para një hollokauste të re. Këtu dua të shprehem me një fjalë të vjetër shqiptare që kur malsoret e maleve shqiptare bisedonin me të huajin për rrethanat e Ballkanit, gjithëherë gjithëherë thonin: „Leri sllavët të lirë e do të shohësh a do të ketë vend për njeri tjetër. Këtë mbajeni mend mirë“!-shpreheshin ata. Andaj Zoti President, a e dini se sa afër sot në Ballkan rrinë shkëndija me barotin, sepse shqiptarët dhe serbët nuk kanë qenë e as nuk do të jenë kurrë vllëzër. Dhe kjo për Ballkanin është një tragjedi sepse shqiptarët kurrë nuk do të pajtohen me një robërim të tillë. Ne ishim të robëruar që nga vdekja e Skënderbeut, por të nënshtruar kurrë!
E ndoshta një ditë nga vendet e Evropës dhe të Amerikës do të hudhen miliona shqiptar në tokat e tyre etnike për një të drejtë legjitime. Ne mendojmë se e kemi edhe përkrahjen e Juaj dhe të popullit amerikan, por një gjë të tillë do ta bëjmë vetëm atëherë kur do të jenë shterrë kanalet e rrugëve të diplomacisë demokratike, sepse ne shqiptarët duam të bisedojmë edhe me armikun tonë, por të barabart e tolerancë, sepse jemi një popull që armikut si falim asgjë, por për këtë arsye mikut i falim çdo gjë. Luftën nuk e dëshirojmë sepse jemi të vetëdijshëm se bota e civilizuar din ti zgjedhë qështjet me kulturë njerzore, por çdo të bënit ju me një armik siq është i yni (dhe i gjithë botës). Të luftosh me trimin është trimëri, me barbarin është çmenduri, por barbarin duhet ta luftoj e tërë bota për humanitet. Sot bota demokratike duhet të jetë më energjike në çrrënjosjen e dhunimeve, helmimeve, vrasjeve masive, çnjerzimeve dhe çdo gjëje që është jashtë kulturës njerzore, e që po ndodhin para syve të Juaj dhe të botës.

Neve shqiptarëve na i helmuan edhe fëmijët në shkolla, ku ushtria dhe policia serbosllave hodhi helmin nëpër mësonjëtoret tona, për të mbetur 7000 fëmijë pa familje të reja e trashëgimtar. A mos vallë që fëmijët e Ballkanit janë të gjykuar të jetojnë në këtë gjendje? Këtë barbarizëm të ushtrisë serbosllavo-malazeze, bota dhe Ju zoti President duhet ta ndalni, sepse keni forcën por e keni edhe arsyen. Pa zgjedhjen e drejtë të qështjes shqiptare ne jemi të bindur se nuk do të zgjidhet as kriza ballkanike.

Ju përshëndes Zoti President, duke Ju dëshiruar Juve dhe popullit të Juaj lumturi, prosperitet dhe jetë të gjatë. Ndërsa Muzeu i Hollokaustës le të jetë mësimi i fundit për botën e civilizuar. Kësaj bote i takon edhe populli liridashës shqiptar.


Agim Gashi
28 prill 1993,
Gjermani



Dëshmia e dërgesës për Dr. Franjo Tuxhmanin
Faqja e fundit e letrës dërguar z. Bill Clinton
Dëshmia e dërgesës për Dr. Franjo Tuxhmanin


Kadri Raka me plumb në zemër. Pastaj i lidhur me shokën e tij për një dyrek në qoshin e shtëpisë, ku qëndroi një javë. Gjatë gjithë asaj kohe duhej që familjarët e tij ta shikonin me orë të tëra. Këtë mund ta bën vetë dora sllavo-karpatiane.
Ndersa sipas variantit te nje kacanikasi: Ky eshte Shaqir Kuka nga fshati Kukaj afer Kaçanikut. Ishte ushtar ne ushtrine serbe dhe pasi dezerton ai rrinte i fshehur. Ishte njeri i zoti, 2 m i gjate. Nje nate e zane ne shtepine e tij sepse ishte percjellur nga hafijet (spiunet). E qesin para xhamise tek nje shelne dhe te Ura e Konakut dhe ne menyre publike e pushkatojne ne prani te familjes dhe farefisit. Pas ketij akti makaber ata e lidhin me shoken e tij per dyreku tek shtepia e tij dhe ashtu e lene per nje jave te tere.

Faqja e fundit e letrës dërguar z. Bill Clinton

Kadri Raka me plumb në zemër. Pastaj i lidhur me shokën e tij për një dyrek në qoshin e shtëpisë, ku qëndroi një javë. Gjatë gjithë asaj kohe duhej që familjarët e tij ta shikonin me orë të tëra. Këtë mund ta bën vetë dora sllavo-karpatiane. Ndersa sipas variantit te nje kacanikasi: Ky eshte Shaqir Kuka nga fshati Kukaj afer Kaçanikut. Ishte ushtar ne ushtrine serbe dhe pasi dezerton ai rrinte i fshehur. Ishte njeri i zoti, 2 m i gjate. Nje nate e zane ne shtepine e tij sepse ishte percjellur nga hafijet (spiunet). E qesin para xhamise tek nje shelne dhe te Ura e Konakut dhe ne menyre publike e pushkatojne ne prani te familjes dhe farefisit. Pas ketij akti makaber ata e lidhin me shoken e tij per dyreku tek shtepia e tij dhe ashtu e lene per nje jave te tere.
Artikulli në gjuhën gjermane i botuar në gazetën „Rilindja“ më 25.08.1998
Artikulli në gjuhën gjermane i botuar në gazetën „Rilindja“ më 25.08.1998
Artikulli në gjuhën gjermane i botuar në gazetën „Rilindja“ më 25.08.1998
Artikulli në gjuhën gjermane i botuar në gazetën „Rilindja“ më 25.08.1998

Gozhda e Nastradinit grek në trupin e Shqipërisë së Jugut

Prof.Dr.sci.Eshref Ymeri



       Pas vendimit të qeverisë Nano në pranverën e vitit 2005 për lejen që i dha Athinës për ngritjen e varrezave, memorialeve dhe manastireve në nderim të ushtarëve agresorë grekë, gozhda e Nastradinit grek filloi të ngulej ca nga ca në trupin e Shqipërisë Jugut. Dhe tani, pas tetë vjetësh, ajo është ngulur aq thellë, saqë nuk ka darë që ta shkulë nga vendi.
       Pas nguljes mirë të kësaj gozhde të mallkuar në trupin e një pjese të vendit tonë pa zot, pelegrinët grekë, duke filluar që nga 28 tetori i vitit 2012, nisën të hyjnë vardar-vardar në territorin e Shqipërisë së Jugut, për të shënuar nismën e festimeve të përvitshme, në kujtim të sulmit të trupave italiane kundër Greqisë në vitin 1940. Se në cilin vend të botës festohet dita e një sulmi që një shtet agresor ka ndërmarrë kundër tij, këtë mund të na e tregojë vetëm Athina zyrtare!!! Me ritualet që do të pasojnë gjatë viteve në vazhdim për përkujtimin e 28 tetorit, Greqia u lë të nënkuptohet brezave të sotëm dhe breznive greke që do të vijnë, se sulmi që Italia fashiste ndërmori kundër saj, nisi nga një territor grek, siç është Shqipëria e Jugut. Sepse sipas protokollit Titoni-Venizellos të vitit 1914, Shqipëria e Jugut është territor grek. Aq më tepër që aty asokohe, më 17 shkurt 1914, u shpall edhe autonomia e Epirit të Veriut, me kryeministër tradhtarin Jorgo Zografo.
Prandaj çdo vit, më 17 shkurt, organizatat nazifashiste greke, me partinë nazifashiste “Agimi i Artë” tani në krye, mblidhen në Athinë dhe përkujtojnë ditën e shpalljes së autonomisë së Epirit të Veriut, siç u vu re edhe shkurtin që kaloi. Në këtë manifestim të fundit, si 99-vjetori i shpalljes së autonomisë në fjalë, merrte pjesë edhe hedhurina e kombit shqiptar me emrin Pirro Dhima, përfaqësuesi i partisë Demokracia e Re Kristo Janaris dhe përfaqësuesi i qeverisë greke Avram Gunaris.
       Me përkujtimet e 28 tetorit të vitit 2013 në Këlcyrë dhe në Bularat në nderim të ushtarëve agresorë grekë,  Janullatosi me siguri që e ndien veten shumë krenar për realizimin e një pjese të mirë të misionit të tij shovinist në Shqipëri.
       Politikanët shqiptarë kanë rënë në bark para Athinës zyrtare. Për hir të kolltukut personal dhe të një firme të fëlliqur greke për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke filluar nga marrja e statusit të vendit kandidat, ata, me sa duket, janë gati që jo vetëm Shqipërinë e Jugut ta kthejnë në “Vorio Epir” grek, por edhe veten ta nxjerrin në breg të pazarit grek.
Në këto kushte, shtrohet pyetja:
Vallë a do të jetë në gjendje Shqipëria të nxjerrë në shesh të mejdanit të tillë burra që gozhdën e Nastradinit grek ta shkulin nga trupi i Shqipërisë së Jugut dhe ta flakin në ujërat e Vjosës, apo Shqipëria e Jugut, me kalimin e kohës, do të shndërrohet në arenë të një lufte të frikshme civile mes shqiptarisë dhe tradhtisë?

Santa Barbara, Kaliforni
28 tetor 2012






2013/10/27

Arsyeja është pasqyrë e ndërgjegjes (Nevetes) së kujtdo

Vilhelme Vranari Haxhiraj:

"...Veprimi pa arsye nuk të çon askund.Është njëlloj si, kur të eturin e çon në100 çezma dhe nuk i jep një pikë ujë.Jeta pa arsye, ngjet me një udhëtim rrethplanetit pa orientim, pasi mungon busulla..."

 Arsyeja është thirrja që ndërgjegjja i bën logjikës, për të arritur një pikësynim, apo për realizime sa më të avancuara të jetës. Nëse arsyeja i përgjigjet kësaj thirrjeje, atëherë vepron logjika e ftohtë dhe e fortë dhe cilido di të udhëtojë drejt zgjidhjes së çdo enigme.
  Veprimi pa arsye nuk të çon askund. Është njëlloj si, kur të eturin e çon në 100 çezma dhe nuk i jep një pikë ujë. Jeta pa arsye, ngjet me një udhëtim rreth planetit pa orientim, pasi mungon busulla.
  Kur mungon arsyeja, mendimi është si pema e tharë që nuk jep fruta, pasi njeriu është pa asnjë synim në rrugëtimin e tij të gjatë që e ka emrin jetë. Nëse në një mendje gjendet një arsye e fortë dhe bindëse, gjithsesi ajo nuk është e aftë të bëjë asgjë, kur individit i mungon talenti dhe pasioni. Duhet të theksoj se arsyeja është individuale, është vetjake siç është liria e shpirtit, liria vetjake, së cilës i përgjigjet vetëm "Njëmendësia". Kjo e fundit vepron sipas aftësisë mendore, shpirtërore, fizike dhe mbështetet në talentin, pasionin dhe vullnetin me të cilat është pajisur individi.Që arsyeja të veprojë siç duhet, veç atyre cilësive të lartpërmendura, nevojitet kurajo dhe guxim për të vepruar.
  Duke kujtuar thënien e një poeti, piktori dhe filozofi Libanez, Khalil Gibran(Jubrān Khalīl Jubrān- që lindi më 6/12/ 1883 dhe vdiq 10 /4 /1931 në New York), se: "Arsyeja dhe pasioni janë timoni dhe vela e shpirtit tonë lundrues...",po vazhdoj...
  Jeta e njeriut i ngjan lundrimit të një detari, në kohë dhe mot të ndryshëm, anija e të cilit vozit në ujëra të qeta, të turbullta apo të trazuara nga stuhitë. Sipas Khalil Gibran, arsyeja është timoni i anijes, kurse pasioni është vela që ecën në drejtim të erës ose kundër saj. Ç'ndodh me njeriun vallë gjatë këtij lundrimi të gjatë e të vështirë në thellësi apo në cekëtina, sipas rrymës apo kundër saj? Si formohet ky njeri? Ç'shkallë personaliteti dhe nga se karakterizohet individualiteti i tij?
  Arsyeja, talenti dhe pasioni përbëjnë një trinom i cili jep rezultat
e diuhura, kur janë krijuar kushtet dhe janë të gjitha mundësitë për njohjen e botës. Arsyeja jashtë realitetit është si një hambar i zbrazët. Ndaj si bazë e aryes shërben njohja, jo si termë filozofik, por përmes saj arrihet tek realja nëpërmjet të të prekurit të shqisave dhe të menduarit.
  * Më parë duhet të dimë se deri ku mund të arrijë njohja, gjë që varet nga vullneti për ta arritur në një konkluzion. Veçanërisht duhet të dimë se a është e aftë apo në gjendje "Njëmendësia"(Nevetja) të arrijë kufirin e njohjes së botës dhe të zbulojë se sa vërtetësi ka në këtë njohje? Nëse në njohjen e botës mungon e vërteta, atëherë në të gjitha shkencat do të sundojë subjektivja.    
  * Po kështu nuk mund të ketë letërsi dhe kulturë që t'i përgjigjet realitetit nëse nuk ekziston liria vetjake e të menduarit. Theksoj se kjo liri fitohet kur e njeh botën dhe një nga kushtet e kësaj njohjeje është përvoja jetike, që ndryshe, ose shkencërisht quhet empirizëm.
  *Ato që e bëjnë individin ta njohë botën deri në qelizë, janë shqisat, përmes të cilave krijohen ndjesitë për të shprehur atë që njohe dhe çfarë ndjen gjatë njohjes. Kjo quhet "Përvoja Ndijore" (sensuale), që është burim i pazëvendësueshëm i njohjes. Kjo është mëse e vërtetë. Bota reale nuk mund të njihet pa njohjen e jashtme të saj, nëse nuk shihet, nuk preket, nuk dëgjohet ,nuk shijohet dhe nuk nuhatet.
  *Por për ta njohur botën dhe vetveten, njeriut i duhet edhe përvoja e brendshme, ndjesitë e individit(sensualiteti) lidhur me atë çka ndodh brenda qenies së tij. Duke u nisur nga këto ndjesi që pëcillen nga gjymtyrët apo nga gjendja e brendshme shpirtërore, njeriu reflekton përmes ndërgjegjes.
 *Disa filozofë(Platoni, Lajbnici, Dekarti, Spinoza etje) thonë: "Arsyeja është i vetmi burim kryesor i njohjes së botës." Pa arsye nuk mund të kuptohet se cila është themelore në jetë. Pa veprimin e mendjes apo arsyes nuk mund ketë as shkencë, as art, as letërsi, as kulturë dhe as zhvillim tërësor të njerëzimit. Kjo shkallë e njohjes quhet Racionalizëm. 
  Duke e lidhur me artin apo letërsinë, them se nuk ka art të mirëfilltë, të shkallës sipërore kur mungon përvoja jetike dhe njohja e thellë e botës. Nëse vendosim përballë dy autorë letrarë të shquar, për realizimin e një drame letrare me temë të njëjtë nga genocidi i diktaturës komuniste edhe në rolet të jenë aktorë nga shtresa të ndryshme sociale. Autorët të jenë me prejardhje të ndryshme shoqërore, pavarësisht se tema do të jetë zgjedhja e tyre, sipas mendimit tuaj, cila prej tyre do të jetë më e arrirë?
  Jam e bindur se autori që e ka provuar dhembjen deri në palcë, do të nxjerrë një vepër të përkryer, madje madhore, sepse nuk mbështet në hamendësime, por në njohjen e realitetit, i prekur fiszikisht dhe shpirtërisht nga ai. Jo më kot është thënë:"Arti, letërsia burojnë prej dhembjes, por pa lënë në harresë lumturinë."Veçse arti që buron nga dhembja është tronditës, të bënë të mendohesh dhe të mbash qëndrim kritik ndaj problemeve që shkaktojnë dhembje dhe vuajtje. Kurse ai që buron nga lumturia është si limonada me akull në verën e nxehtë. Iku vapa , akulli shkrin dhe ky lloj arti apo letërsie harrohet. Ndërsa ai që ka në qendër tragjedinë e një kombi, lë vragë dhe nuk harrohet. Ky art shërben si udhërrëfyes i njereiut pozitiv, që e do ndryshimin dhe zhvillimin e kombit.
 *Duke e parë në mënyrë kritike njohjen që vjen si bashkëpunim i shqisave me mendjen. Njohja fillon me shqisat por formën e saj të plotë e jep mendja, e cila formëson materialin e shqisave që paraqitet në një kaos të vërtetë. Për këtë shoshitje formuese, Kanti si pëfaqësues i Kriticizmit thotë:"Mendja është ligjëdhënëse e Natyrës".Janë njerëz ata që formësojnë ligjet. Ligjëvënësit, a nuk nisen nga arsyeja që njeriu të njoh ligjin, ta respektojë e ta zbatojë atë, që njerëzit të jenë të barabartë para tij dhe duke u mbështetur në kushtetutë janë të prirur të kërkojnë drejtësi. Përsëri është Arsyeja ajo, që ekzekutuesit e ligjshmërisë i shkelin ato për inetersin vetjak. Shohim se  mendja ndërton dhe prapë ajo shkatërron atë që ngriti vetë.  
  *Njohja e vërtetë, njohja e Njëmendësisë, është e mundur vetëm përmes intuitës. Ky proces ndjesish të qëndrueshme(permanente) që nuk spjegohen nga logjika dhe arsyeja humane (por janë aftësi irracionale të njeriut), quhet intuitivizëm. Sipas tij vetëm intuita është në gjendje të njohë dhe të dallojë atë që është kryesore apo më thelbësore për jetën. Pikërisht të nisur nga intuita si bazë njohjeje, shumë autorë veprash e marrin tematikën nga eposi antik, për mos t'i lejuar vetes hapësira kritike.  
  *Për mundësinë e njohjes së botës ekzistojnë dy pikëpamje po aq të skajshme si: dogmatizmi (besimi në të shkuarën dhe kundërshtim i të resë) dhe skepticizmi :pavendosmëri (luhatje në përcaktimin e njohjes). Këto sot janë nga dukuritë më jetike. Lidhur me dogmatizmin dhe skepticizmin si pikëpamje që pengojnë zhvillimin përmes njohjes së realitetit, shohim se politika e çdo ngjyre, apo njerëzit që udhëheqin kulturën, institucionet e saj, janë gati të hyjnizojnë çdo vepër të së shkuarës, të vlerësojnë dhe mitizojnë shkrimtarët, regjisorët, aktorët që kanë vdekur, vetëm e vetëm për të mos i pasur si ferra nëpër këmbë krijuesit e rinj që japin vlera bashkëkohore.
  Lind pyetja:Mos vallë Arsyeja apo Mosarsyeja e shndërrojnë njeriun në dogmatik, skeptik apo realist? Njeriu e zgjedh vetë rrugën për arritjen e qëllimit. Sipas përzgjedhjes dhe zgjidhjes së formimit ndërgjegjësor, gjithmonë vepron arsyeja, e cila nuk është e përkohëshme, as rastësore. Arsyeja mund të jetë e varfër ,por asnjëherë luks fasade, por ajo vepron sipas kushteve, faktorëve në të cilat kalon jeta e individit. Janë pikërisht këto dukuri që ndikojnë në formimin individual të tij. Mbështetur në këndvështrimin individual ndaj botës, problemeve sociale të cilitdo, vepron arsyeja. Nuk është erosi i vetmi ndijim që të burojë art nga shpirti i poetit. Tek një individ që ka lindur me dhunti, duke jetuar me problemet, dramat dhe tragjeditë, nis e vepron arsyeja. Pra bota që e rrethon, me të gjitha dukuritë dhe fenomenet e saj, ndikon në "Njëmendësinë", në njohjen e "Nevetes". Nëse arrin të njohësh veten, ke arritur shkallën më të lertë të të menduarit. Mendimi apo arsyeja e këtij njeriu vepron krahas ligjeve të natyrës dhe kurrë krahas kushteve që vënë politikat apo qeveritë. Ato shkojnë e vijnë, kurse njeriu me intuitën e tij, duke vënë përballë dy të kundërtat e arsyes, formëson karakterin e tij, i cili shprehet në të gjitha fushat ku ai vepron si: art, letërsi, shkencë, ekonomi, kinematografi , drejtësi etje.     
  Atëherë arrijmë në përfundimin se duhet Logjika që të njohim format dhe parimet e të menduarit real dhe të vërtetë. "Logjika është mjeti për të hyrë në studimin e shkencave, në art dhe në fushat krijuese. (Aristotel)"
  Shkenca filozofike, që merret me studimin e mundësisë, vëllimit, të vërtetësisë e të kritereve të njohjes së botës, sendeve dhe dukurive të ndryshme, është Gnoseologjia. Duhet studiuar kjo shkencë që të njohim botën dhe veten, gjithmonë përmes arsyes.

  Arsyeja është pasqyrë e ndërgjegjes (Nevetes) e cila kur arrin shkallën më të lartë të të menduarit, mendimin e avancuar, ka krijuar Mbinjeriun apo Gjeniun. Pra si pasojë e Arsyes, roli i "Njëmendësisë",është sa i avancuar në formimin e njeriut "Njeri" dhe po aq i vyer në dhënien e vlerave reale kombëtare. Nga Arsyeja varet formimi i karakterit të njeriut dhe se çfarë është në gjendje ai të krijojë.       

Shokuese: Publikohet video e vajzës bionde në kampin romë, ajo është detyruar të...

0c9a6c4075ac0cfaa14d4fb92c0afd39















Zbulohen  detaje të reja në lidhje me jetën e Marijes së vogël, biondja me sy të kaltër e cila u gjet në një kamp të romëve në Greqi.

Së fundi është publikuar një video ku shihet se si Marija është duke kërcyer në një festë së bashku me një grua, kurse kjo video është komentuar nga DailyMail se vajza është detyruar të kërcej për ti argëtuar romët, kurse ajo kishte vetëm katër vjet.




Kush ishte vajza bionde?

Policia greke është duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të identifikuar një vajzë 4 vjeçe, e cila është gjetur duke jetuar në një kamp të romëve, me njerëz që nuk janë familja e saj.
Policia ka gjetur vajzën, e cila mban emrin Maria, gjatë një operacioni për zbulimin e lëndëve narkotike në kampin e romëve pranë qytetit Farsala.
Autoritetet dyshojnë se vajza mund të jetë rrëmbyer në lindje.
“Në këtë pikë, duket se fëmija është rrëmbyer ose marrë në vitin 2009, në rrethana të panjohura”, ka thënë drejtori i policisë rajonale në qytetin Farsala, Vassilis Halatsis.
Në deklaratën e policisë thuhet se “vajza ka lëkurë të bardhë, flokë të verdhë dhe sy të gjelbër – karakteristika krejtësisht të ndryshme nga ato të prindërve të supozuar”.
Burri dhe gruaja rome, të cilët janë paraqitur si prindërit e saj, kanë dhënë dëshmi kundërthënëse. Në fillim, kanë thënë se janë prindërit e vërtetë të vajzës, por pas testit të ADN-së, i cili ka treguar mungesë të plotë të përputhshmërisë mes tyre dhe vajzës, ata kanë pranuar se nuk është fëmija i tyre, porse e kanë gjetur në një supermarket.
Çifti rom është arrestuar dhe mund të përballet me akuza penale. Vajza, ndërkaq, është vendosur në një qendër të kujdesit për fëmijë, shkruan v.tela.
Kostas Yannopoulos, president i Organizatës Buzëqeshja e Fëmijës, me seli në Athinë, e cila po bën përpjekje të identifikojë voglushen, ka thënë se ajo është e hutuar dhe e tronditur nga ndryshimi i mjedisit. Sipas tij, prindërit e supozuar e kanë përdorur atë edhe për të lypur në rrugë.
“Mund të jenë të dyja rastet: edhe rrëmbim, edhe përpjekje e kombinuar e këtyre njerëzve për të blerë dhe shitur fëmijë”, ka thënë Yannopoulos.
BBC thotë se vajza, në bazë të karakteristikave të jashtme, mund të jetë nga Evropa veriore ose lindore.
Një zëdhënës i çiftit britanik, Kate dhe Gerry McCann, vajza e të cilëve është zhdukur në Portugali në vitin 2007, ka thënë se rasti u jep atyre shpresë të madhe se ajo do të gjendet e gjallë.
Policia ka shpërndarë foton e vogëlushes Maria dhe kërkon ndihmën e komunitetit për gjetjen e prindërve biologjikë të saj. Po ashtu ka dyshime se mund të jetë fjala për një organizatë të madhe të trafikimit të fëmijëve.

Tmerruese, "rebelët sirian" i`a presin kokën një ushtarit të Sirisë në mes të qytetit - Video +18















https://www.facebook.com/photo.php?v=549500268454108

Edhe një video tronditëse na vjen nga lufta e përgjakshme qytetare në Siri. Këtë herë janë ushtarët për çlirimin e Sirisë ata që e kanë tmerruar botën me këtë video.
Pas kapjes së një ushtarit të Sirisë ata në mes të qytetit e kanë lënë pa kokë dhe më pas kokën e tij e kanë shfytëzuar si "marketin" para popullatës duke e bartuar në qytet.
Video ka përmbajtje të rënda, andaj nuk preferohet të shikohet nga fëmijët.

Paraqiten Anakondat në Shkup!

Unë shkova  për ti mbledhur rrobat e thara kur e pash një gjarpër të madh i cili po rrezitet në diell. Nga frika kam lëshuar rrobat dhe kamë ikur në heshtje dhe më pas asnjëher nuk kam dalur në oborrin e pasëm të shtëpis që ka dalje në kanalin e lagjes me pamje drejt parkut "Boris Trajkovski" thotë një banore e lagjes "Finlanda" të Komunës Gazi Babë të Shkupit.

Temperaturat e larta këtë vitë kanë qenë shkaku që banorët e kësaj lagje të shohin "mysafir" të paftuar në oborret e tyre. Vetëm një javë më herët edhe një banore e kësaj lagje është ankuar se në oborrin e saj ka vërejtur një gjarpër shumë të madh i cili ishte mbështjellur për bredhin kurse vetëm disa metra larg ka pasur fëmijë të cilët luanin.
Rasti më shokues ka ndodhur kur një tjetër banore e kësaj lagje në kuzhinën e saj ka vërejtur pseë gjarprinjë të vogël të cilët sipas saj kan ardhur nga kanali.

Nëse bisedon me banorët e kësaj lagje ata të tregojnë shumë raste të ngjajshme kurse thonë se kanali është i mbushur me bretkoca dhe gjarpirnjë për të cilët nuk është duke reaguar askush deri sa të ndodhë ndonjë rast tragjik, janë shprehur banorët e kësaj lagje.
eeeeee

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...